❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama pĂ«r “21 janarin”: KatĂ«r tĂ« vrarĂ« nuk prehen ende nĂ« paqe, drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«

TIRANË, 21 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka pĂ«rkujtuar ngjarjen e “21 janarin” ku nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” pĂ«rballĂ« kryeministrisĂ« mbetĂ«n tĂ« vrarĂ« katĂ«r protestues.

Rama shprehet nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se “15 vite mĂ« parĂ« ndodhi njĂ« krim shtetĂ«ror i pashembullt nĂ« historinĂ« e demokracisĂ« sĂ« re shqiptare”.

Kreu i qeverisĂ« thekson se “katĂ«r tĂ« vrarĂ« ende nuk prehen dot nĂ« paqe dhe drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«â€.

Rama shpreh bindjen se “sado tĂ« vonojĂ« drejtĂ«sia pĂ«r 21 janarin nuk do tĂ« harrojĂ«â€.

MĂ« 21 Janar tĂ« vitit 2011 gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PS-sĂ«, humbĂ«n jetĂ«n Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, tĂ« cilĂ«t 10 vite mĂ« vonĂ« u shpallĂ«n “DĂ«shmorĂ« tĂ« Atdheut”.

Gjykata e LartĂ« ka vendosur nĂ« mars tĂ« 2024-Ă«s qĂ« dosja e “21 janarit” tĂ« hetohet nga SPAK duke pranuar kĂ«rkesĂ«n e familjarĂ«ve tĂ« viktimave.

The post Rama pĂ«r “21 janarin”: KatĂ«r tĂ« vrarĂ« nuk prehen ende nĂ« paqe, drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot shĂ«nohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja nĂ« rihetim nga SPAK

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shĂ«nohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatĂ« njĂ« proteste tĂ« PartisĂ« Socialiste, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«, u vranĂ« katĂ«r protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilĂ«suar vrasjen e katĂ«r protestuesve si “krim shtetĂ«ror qĂ« duhej zbardhur”.

Drejtues tĂ« PartisĂ« Socialiste kanĂ« kĂ«rkuar zbatimin e vendimit tĂ« GJEDNJ-sĂ« pĂ«r ngjarjen e “21 janarit”. Disa ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PS-sĂ«, kreu i grupit Taulant Balla vuri nĂ« dukje se presin nga drejtĂ«sia, veçanĂ«risht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve tĂ« GJEDNJ-sĂ« dhe GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, lidhur me plot aspekte tĂ« asaj ngjarjeje.

“Ne nuk kemi hyrĂ« asnjĂ«herĂ« nĂ« meritĂ«n apo pĂ«rmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« kontrollin e zbatimit tĂ« vendimeve tĂ« GJEDNJ-sĂ« bashkĂ« me MinistrinĂ« e DrejtĂ«sisĂ«â€, theksoi Balla.

/gj.m/j.p/

The post Sot shĂ«nohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja nĂ« rihetim nga SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – TjetĂ«r aksident hekurudhor, njĂ« i vdekur dhe 37 tĂ« plagosur

BARCELONË, 21 janar/ATSH-EFE/- NjĂ« tjetĂ«r aksident hekurudhor ka ndodhur mbrĂ«mjen e sĂ« martĂ«s ku humbi jetĂ«n shoferi i trenit dhe u plagosĂ«n 37 pasagjerĂ«, katĂ«r prej tĂ« cilĂ«ve u plagosĂ«n rĂ«ndĂ«.

Aksidenti ndodhi nĂ« njĂ« tren udhĂ«tarĂ«sh midis qyteteve Sant SadurnĂ­ d’Anoia dhe Gelida, rreth 40 kilometra nga Barcelona ku e gjithĂ« Katalonja Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga shira tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m.

Aksidenti ndodhi dy ditë pas përplasjes mes dy trenave në Kordoba, në jug të Spanjës, për arsye ende të panjohura, e cila shkaktoi vdekjen e mbi 40 personave.

Claudi Gallardo, kreu i ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve të Generalitat, tha për mediat se muri mbajtës u shemb rreth orës 21:00 ndoshta për shkak të reshjeve të fundit.

Muri ra mbi vagonin e parë të trenit të udhëtarëve, duke e deformuar atë dhe bllokuar brenda shumicën e pasagjerëve.

Shoferi i trenit vdiq në aksident dhe 37 pasagjerë u trajtuan nga ekipet e urgjencës mjekësore.

Sistemi i Emergjencave Mjekësore (SEM) dërgoi 20 ambulanca në zonë për të evakuuar të plagosurit në spitalet MoisÚs Broggi, Bellvitge dhe Vilafranca./a.g/

The post SPANJË – TjetĂ«r aksident hekurudhor, njĂ« i vdekur dhe 37 tĂ« plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Kush Ă«shtĂ« diplomati qĂ« Trump e emĂ«roi pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« lartĂ« pĂ«r GazĂ«n?

UASHINGTON, 20 janar /ATSH/ – Diplomati bullgar dhe ish-ministri i JashtĂ«m, Nikolay Mladenov, do tĂ« udhĂ«heqĂ« administratĂ«n kalimtare nĂ« Rripin e GazĂ«s, konfirmoi ShtĂ«pia e BardhĂ«.

Sipas njoftimit, Mladenov do të mbajë postin e përfaqësuesit të lartë për Gazën.

Lajmi vjen tre muaj pas arritjes sĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje armĂ«pushimi nĂ« GazĂ« ndĂ«rmjet Izraelit dhe Hamasit – grupit qĂ« qeveris GazĂ«n dhe konsiderohet terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

MarrĂ«veshja u arrit me ndĂ«rmjetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara dhe ishte hapi i parĂ« i planit tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« GazĂ«.

Emërimi i një administrate kalimtare në enklavë është pjesë e këtij plani.

NĂ« rolin e tij si pĂ«rfaqĂ«sues i lartĂ« pĂ«r GazĂ«n, Nikolay Mladenov “do tĂ« veprojĂ« si lidhje nĂ« terren” ndĂ«rmjet Bordit pĂ«r Paqe – njĂ« strukturĂ« qĂ« SHBA-ja po e krijon pĂ«r tĂ« ushtruar pĂ«rkohĂ«sisht kontroll mbi qeverisjen e GazĂ«s – dhe Komitetit KombĂ«tar pĂ«r Administrimin e GazĂ«s, i cili do tĂ« funksionojĂ« si qeveri e pĂ«rkohshme, nĂ«n mbikĂ«qyrjen e Bordit pĂ«r Paqe, thuhet nĂ« njoftimin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Ai “do tĂ« mbĂ«shtesĂ« mbikĂ«qyrjen e Bordit nĂ« tĂ« gjitha aspektet e qeverisjes, rindĂ«rtimit dhe zhvillimit tĂ« GazĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua me të, më herët në janar, dhe tha se ai do ta udhëheqë autoritetin kalimtar në Gazë.

Në të kaluarën, Mladenov ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, ka qenë deputet dhe eurodeputet.

Po ashtu, ka mbajtur poste të larta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përvojë në ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Hamasit.

Deputet, eurodeputet, ministër


Nikolay Mladenov ka lindur më 5 maj të vitit 1972 në Sofje.

Ai ka përfunduar studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje dhe ka një diplomë master në Shkenca Ushtarake nga Kolegji Mbretëror në Londër.

Karrierën politike e ka nisur në Bashkimin e Forcave Demokratike (SDS), ku ka shërbyer edhe si zëdhënës i partisë.

Në vitin 2001, ai është zgjedhur deputet në Kuvendin e 39-të të Bullgarisë nga radhët e ODS-së.

Pas përfundimit të mandatit në vitin 2005, ai ka punuar si konsulent për Bankën Botërore dhe për organizata të tjera ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme, thuhet në biografinë e tij zyrtare.

Para se është emëruar ministër i Jashtëm, Mladenov ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian. Ai është zgjedhur në vitin 2007 nga lista e partisë GERB dhe ka qenë ndër eurodeputetët e parë bullgarë pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

Si do të qeveriset Gaza?

Plani 20-pikĂ«sh i Trumpit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« GazĂ« parashikon qĂ« enklava tĂ« administrohet nga njĂ« qeveri e pĂ«rkohshme, e quajtur Komiteti KombĂ«tar pĂ«r Administrimin e GazĂ«s.

Ky komitet do të mbikëqyret nga Bordi për Paqe, përbërja e të cilit u bë publike të premten nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, Trump do të jetë kryetar i Bordit, ndërsa pjesë e tij janë gjithashtu: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i fondit të investimeve Apollo Global Management, Marc Rowan, presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe këshilltari i Trumpit, Robert Gabriel.

Plani i SHBA-së parashikon, gjithashtu, çarmatosjen e Hamasit dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gazë. Komandant i tyre është emëruar gjeneral-major Jasper Jeffers, ish-komandant i operacioneve speciale të SHBA-së, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Plani ka marrë mbështetje të gjerë në OKB, ku është miratuar një rezolutë që autorizon forcat ndërkombëtare të stabilizimit për të garantuar sigurinë në Gazë, aprovon administratën kalimtare nën kontrollin e Trumpit dhe parashikon një mundësi të ardhshme për një shtet të pavarur palestinez.

Plani i SHBA-së hyri në fuqi në tetor, pas arritjes së një armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të cilët luftuan për më shumë se dy vjet, shkruan REL   /os/

The post KOMENT – Kush Ă«shtĂ« diplomati qĂ« Trump e emĂ«roi pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« lartĂ« pĂ«r GazĂ«n? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEKNOLOGJI – Google Maps ndihmon shoferĂ«t tĂ« gjejnĂ« makinĂ«n mĂ« shpejt

ROMË, 21 janar /ATSH-ANSA/ – TĂ« harrosh se ku e ke parkuar makinĂ«n u ndodh tĂ« gjithĂ«ve, por mund tĂ« bĂ«het problem nĂ« mjedise tĂ« mbushura me njerĂ«z si aeroportet, stadiumet ose qendrat e mĂ«dha tregtare.

Për vite me radhë, aplikacionet e navigimit u kanë lejuar përdoruesve të ruajnë manualisht vendndodhjen e tyre.

Tani, Google Maps ka prezantuar ruajtjen automatike të parkimit. Kjo lehtësi, për përdoruesit e iPhone, i ngjan shumë asaj që ka qenë prej kohësh në dispozicion me Apple Maps, megjithëse me disa ndryshime.

Risia kryesore e prezantuar nga Google është automatizimi.

Nëse telefoni juaj smartphone është i lidhur me makinën tuaj nëpërmjet Bluetooth, kabllit USB, Android Auto ose CarPlay, aplikacioni interpreton fundin e udhëtimit tuaj si një sinjal kyç.

Kur humbet lidhja me automjetin (për shkak se motori është fikur, kablli është shkëputur ose seanca e infotainment mbaron), Google Maps arrin në përfundimin se makina është parkuar dhe ruan automatikisht vendndodhjen.

Një PIN shfaqet në hartë, i cili mund të mbetet i dukshëm deri në 48 orë, përveç nëse fshihet manualisht para kësaj kohe.

Kur sistemi zbulon një nisje të re, i njëjti PIN hiqet automatikisht, duke shmangur ngatërresën me ndalesat e mëparshme.

Kjo eliminon nevojĂ«n pĂ«r tĂ« kujtuar tĂ« prekni pikĂ«n blu dhe tĂ« zgjidhni “Ruaj Parkimin”, siç ndodhte nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

Mekanizmi bazohet në një kombinim të sinjaleve dixhitale. E para është lidhja midis telefonit dhe automjetit: ndërprerja e saj interpretohet si fundi i udhëtimit.

Kësaj i shtohen të dhënat e lëvizjes të ofruara nga sensorët e telefonit, si GPS, akselerometri dhe xhiroskopi, të cilat i lejojnë sistemit të dallojë një ndalesë të vërtetë nga një bllokim i thjeshtë trafiku.

ËshtĂ« i njĂ«jti parim i pĂ«rdorur nga Apple Maps nĂ« iPhone: kur CarPlay fiket ose telefoni humbet lidhjen me makinĂ«n, sistemi ruan pozicionin e fundit si njĂ« vend parkimi.

Dallimi Ă«shtĂ« se Apple tenton ta mbajĂ« atĂ« pozicion derisa tĂ« mbishkruhet nga njĂ« ngjarje e re e ngjashme, ndĂ«rsa Google ka zgjedhur njĂ« menaxhim mĂ« “dinamik”, duke fshirĂ« PIN-in sapo makina tĂ« ndizet pĂ«rsĂ«ri.

Sinjalet GPS mund të dobësohen, duke zvogëluar saktësinë e vendndodhjes së ruajtur. Kjo është arsyeja pse Google Maps kombinon burime të shumta të dhënash, duke u përpjekur të ruajë vendndodhjen e besueshme edhe në mjedise komplekse.

Krahasuar me Apple Maps, Google përqendrohet në automatizim, ndërsa Apple favorizon thjeshtësinë.   /os/

 

The post TEKNOLOGJI – Google Maps ndihmon shoferĂ«t tĂ« gjejnĂ« makinĂ«n mĂ« shpejt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 21.01.2026

DAVOS (ZvicĂ«r) – Fjala e presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump.

DAVOS (ZvicĂ«r) – Fjalimi i presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

DAVOS (ZvicĂ«r) – Fjala e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

DAVOS (ZvicĂ«r) – BisedĂ« me drejtorin ekzekutiv tĂ« Nvidia, Jensen Huang.

DAVOS (ZvicĂ«r) – Fjala e presidentit argjentinas, Javier Milei.

NARA (Japoni) – Tetsuya Yamagami dĂ«nohet pĂ«r vrasjen e ish-kryeministrit, Shinzo Abe.

MOSKË (Rusi) – Gjykata ruse jep vendimin nĂ« gjyqin pĂ«r vrasjen e gjeneralit Igor Kirillov.

PARIS (FrancĂ«) – 50-vjetori i fluturimit tĂ« parĂ« komercial tĂ« ”Concorde”.

ANTWERP (BelgjikĂ«) – Prezantimi i raportit tĂ« vitit 2025 mbi sekuestrimin e drogĂ«s nĂ« portin e Antwerpit, njĂ« qendĂ«r pĂ«r trafikimin e drogĂ«s.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Gjykata Supreme dĂ«gjon argumentet nĂ« lidhje me pĂ«rpjekjen e Trump pĂ«r tĂ« shkarkuar kryetaren e RezervĂ«s Federale, Lisa Cook.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhja e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r Haitin./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 21.01.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje shiu në formë shtrëngate, dëborë në lartësitë mbi 300 metër

TIRANË, 21 janar/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«n tĂ« ditur se vendi ynĂ« ditĂ«n e mĂ«rkurĂ« pritet tĂ« ndikohet nga kushte tĂ« paqĂ«ndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Parashikohet reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore, reshjet e  shiut do të jenë në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten të pranishme herë pas here në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe në jug të vendit hera-herës oarashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, relievet malore në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-800 metër, parashikohet reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht reshje bore me intensitet deri mesatar kryesisht në juglindje.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – lindje me shpejtĂ«si mesatare 8m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era fiton shpejtĂ«si deri nĂ« 18m/s shoqĂ«ruar me valĂ«zim nĂ« dete i forcĂ«s 3-4 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

2/7 Re shi

Kukës

-3/0 Re shi/borë

Lezhë

3/9 Re shi

Dibër

-3/2 Re shi/borë

Durrës

4/11 Re shi

Tiranë

5/11 Re shi

Elbasan

2/8 Re shi

Berat

2/11 Re shi

Vlorë

5/11 Re shi

Korçë

-2/0 Re shi/borë

Gjirokastër

-1/8 Re shi/borë

Sarandë

5/11 Re shi

 

The post Reshje shiu në formë shtrëngate, dëborë në lartësitë mbi 300 metër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Cikloni “Harry” vazhdon tĂ« godasĂ« KalabrinĂ«, SiçilinĂ« dhe SardenjĂ«n

ROMË, 20 janar /ATSH-ANSA/- ErĂ«ra me shpejtĂ«si mbi 120 kilometra/orĂ« dhe valĂ« stuhish po godasin bregdetin e ItalisĂ«.

Cikloni “Harry” po vazhdon tĂ« shkatĂ«rrojĂ« KalabrinĂ«, SiçilinĂ« dhe SardenjĂ«n, dhe alarmi nuk ka mbaruar ende.

Moti i keq që ka goditur të tre rajonet që nga e diela pritet të vazhdojë në orët në vijim.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ri – qĂ« tregon zgjatjen e alarmit tĂ« kuq pĂ«r nesĂ«r.

Mbylljet e shkollave, parqeve dhe kopshteve janë zgjatur gjithashtu, si dhe ndalimet në zonat e ekspozuara, në bregdet.

Në Lamezia Terme, një qendër tregtare është urdhëruar gjithashtu të mbyllet. Si masë paraprake, qindra familje janë evakuuar.

Gjatë natës, ka përfunduar evakuimi i 100 familjeve në lagjen Roccelletta di Borgia, në Catanzaro.

Ndërkohë, në Crotone, kryetari i bashkisë urdhëroi evakuimin e banorëve që jetonin në bodrume, gjysmë-bodrume dhe katet e para në dy lagje bregdetare.

Rreth 100 evakuime të tjera u urdhëruan në zonën e Cagliarit për shkak të frikës nga përmbytjet e lumenjve dhe përrenjve.

Ndërkohë, shiu dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha.

KALABRIA
Alarmi i kuq në Kalabri është konfirmuar edhe për nesër, për të tretën ditë radhazi, për shkak të valës së motit të ashpër që ka goditur rajonin.

Bazuar në parashikimet nga qendra ARPACAL, Departamenti Rajonal i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të kuq për bregdetin jonian të Catanzaros dhe të gjithë provincën e Reggio Calabrias; një alarm portokalli për bregdetin jonian të Cosenzas dhe Crotones dhe bregdetin tiren të Catanzaros dhe Vibo Valentias; dhe një alarm të verdhë për pjesën tjetër të rajonit.

Sipas parashikimeve nga ShĂ«rbimi Rajonal Meteorologjik – Zona Meteorologjike e QendrĂ«s Funksionale me Rrezik tĂ« ShumĂ«fishtĂ« ARPACAL, kushtet e rĂ«nda tĂ« motit po pĂ«rkeqĂ«sohen nĂ« mĂ«nyrĂ« progresive, me reshje shiu dhe stuhi tĂ« pĂ«rhapura, veçanĂ«risht nĂ« pjesĂ«t qendrore dhe jugore tĂ« rajonit.

Sipas parashikimit, gjatë natës dhe deri në fillim të pasdites nesër, reshjet e dendura do të lëvizin gradualisht nga zonat jugore drejt Detit Jon të Sipërm.

SARDENJA
Evakuimi i afërsisht 100 personave përgjatë bregdetit është duke u zhvilluar në Capoterra, një qytet rreth 20 kilometra larg Cagliarit.

Alarmi i kuq u konfirmua për shkak të rreziqeve hidrogjeologjike; në orët në vijim, do të vlerësohet një zgjatje.

Situata mbetet një emergjencë: parashikimet tregojnë se era dhe shiu duhet të reduktohen në orët në vijim.

Era e fortë, e cila ka goditur Sardenjën që nga dje me shpërthime që tejkalonin 100 kilometra/orë, shkaktoi një valë stuhie përgjatë vijës bregdetare të Poettos në Cagliari, me ujin që përmbyti plotësisht plazhin dhe mbylli trafikun.

SIÇILIA
Moti i ashpër që ka përfshirë Siçilinë që nga dje, duke bërë që departamenti rajonal i mbrojtjes civile të lëshojë alarm të kuq për Siçilinë lindore, ka shkaktuar dëme të shumta, të cilat departamenti rajonal po i monitoron.

Në Furci Siculo (Messina), forca e valëve goditi bregdetin. Në Capizzi (Messina), u raportuan shkëmbinj që binin në rrugën komunale të Rivierës.

Përroi Mela ka dyfishuar rrjedhën e tij në Francavilla di Sicilia (Messina), duke shkaktuar përmbytje. //a.i/

 

The post ITALI – Cikloni “Harry” vazhdon tĂ« godasĂ« KalabrinĂ«, SiçilinĂ« dhe SardenjĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi

TIRANË, 20 janar /ATSH/ NesĂ«r shĂ«nohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatĂ« njĂ« proteste tĂ« PartisĂ« Socialiste, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«, u vranĂ« katĂ«r protestues nga Garda e RepublikĂ«s.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste , Taulant Balla u shpreh sot se, shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi.

“Gjykata e LartĂ«, nĂ« dritĂ«n e vendimit historik tĂ« GjykatĂ«s Europiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, ka konkluduar me emra tĂ« pĂ«rveçëm”, theksoi Balla duke sjellĂ« vendimin e gjykatĂ«s.

“AsnjĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« tentuar pĂ«r tĂ« shtrirĂ« hetimet – lidhur me “ngjarjen e 21 janarit” – ku mbeten tĂ« vrarĂ« katĂ«r demostrues dhe tĂ« plagosur dhjetĂ«ra tĂ« tjerĂ« – nga zjarri i armĂ«ve tĂ« pĂ«rdorura nga efektive tĂ« GardĂ«s
, pĂ«rtej nivelit tĂ« mirĂ«filltĂ« ekzekutues tĂ« krimit (krimeve) – tĂ« sipĂ«rcituar (efektivĂ« dhe drejtues tĂ« GardĂ«s) – por edhe tĂ« paballafaquar minimalisht (nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«) me indiciet individualizuese – evidentuese tĂ« implikimit tĂ« nivelit mĂ« tĂ« lartĂ« drejtues shtetĂ«ror – pĂ«rfshirĂ« Kryeministrin dhe Ministrin e BrendshĂ«m tĂ« kohĂ«s – pĂ«rtej atij tĂ« mirĂ«fillte ekzekutues – tĂ« vĂ«na nĂ« dispozicion tĂ« organit tĂ« procedimit”, thuhet nĂ« vendim.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011 u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilĂ«suar vrasjen e katĂ«r protestuesve si “krim shtetĂ«ror qĂ« duhej zbardhur”.

/gj.m/j.p/

The post Balla: Shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Bordi i Paqes “mund” tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« Kombet e Bashkuara

UASHINGTON, 20 janar /ATSH/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump tha sot se Bordi i Paqes, i krijuar pĂ«r administrimin e GazĂ«s, mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« Kombet e Bashkuara, sipas “Euronews”.

I pyetur nĂ«se dĂ«shironte qĂ« Bordi i ri i Paqes tĂ« zĂ«vendĂ«sonte Kombet e Bashkuara, presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump u pĂ«rgjigj: “Mund tĂ« jetĂ« edhe kĂ«shtu”.

Trump e cilĂ«soi OKB-nĂ« si joefektive pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«rave.

“OKB-ja thjesht nuk ka qenĂ« shumĂ« e dobishme. UnĂ« jam njĂ« adhurues i madh i potencialit tĂ« OKB-sĂ«, por ajo kurrĂ« nuk e ka pĂ«rmbushur potencialin e saj”, tha Trump gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“OKB-ja duhet tĂ« kishte zgjidhur tĂ« gjitha luftĂ«rat qĂ« unĂ« zgjidha”, shtoi ai.

Bordi i Paqes u formua si pjesĂ« e marrĂ«veshjes sĂ« Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s Izrael-Hamas nĂ« Gaza.

Ai u dërgoi ftesa udhëheqësve botërorë këtë javë për të shërbyer në panel, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar ofertĂ«n e presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump pĂ«r t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” tĂ« ngarkuar me mbikĂ«qyrjen e hapave tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« Gaza.

MĂ« herĂ«t, nĂ«nsekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i NdihmĂ«s Emergjente, Tom Fletcher, tha se Bordi i Paqes i Trump nuk mund ta zĂ«vendĂ«sonte organizatĂ«n e tij.

“UnĂ« jam i qartĂ« dhe kolegĂ«t e mi janĂ« tĂ« qartĂ« se Kombet e Bashkuara nuk do tĂ« shkojnĂ« askund”, tha ai pĂ«r CNN. //a.i/

 

 

The post SHBA – Trump: Bordi i Paqes “mund” tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« Kombet e Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Organizata mbrojtĂ«se amerikano-kanadeze dĂ«rgon avionĂ« nĂ« GroenlandĂ«

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Avionë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja pritet të mbërrijnë së shpejti në një bazë ajrore në Groenlandë, tha dje Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD).

“Ky hap Ă«shtĂ« rĂ«nĂ« dakord me DanimarkĂ«n dhe qeveria e GroenlandĂ«s Ă«shtĂ« informuar”, shkroi NORAD nĂ« X.

NORAD, njĂ« organizatĂ« e pĂ«rbashkĂ«t mbrojtĂ«se amerikano-kanadeze pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r monitorimin e ajrit dhe hapĂ«sirĂ«s, tha se avionĂ«t do tĂ« mbĂ«rrinin sĂ« shpejti nĂ« bazĂ«n ajrore ushtarake amerikane, BazĂ«n HapĂ«sinore “Pituffik”, nĂ« GroenlandĂ«.

Avionët do të mbështesin aktivitetet afatgjata të NORAD-it, duke u bazuar në bashkëpunimin e qëndrueshëm të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, si dhe Mbretërisë së Danimarkës.

Njoftime të tilla nuk do të ishin të rëndësishme në rrethana normale.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendon të marrë kontrollin e ishullit Arktik të Groenlandës, i cili i përket Danimarkës, duke rritur frikën e një konflikti midis aleatëve dhe shkaktuar pasiguri për pjesën tjetër të NATO-s.

NORAD ka njoftuar se po kryen rregullisht misione për të mbrojtur Amerikën e Veriut. Komandanti i organizatës ka informuar si presidentin e SHBA-së, Donald Trump ashtu edhe kryeministrit kanadez, Mark Carney. //a.i/

The post FOKUS – Organizata mbrojtĂ«se amerikano-kanadeze dĂ«rgon avionĂ« nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – OBSH: Proshuta e pĂ«rpunuar konsiderohet kancerogjene pĂ«r njerĂ«zit

ROMË, 20 janar /ATSH/ –  Proshuta e pĂ«rpunuar mbetet njĂ« ushqim normal nĂ« recetĂ«n e pĂ«rditshme, por nuk Ă«shtĂ« mĂ« kĂ«shtu sipas  OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH) e cila i ka klasifikuar mishrat e pĂ«rpunuar si Grupi 1: kancerogjene pĂ«r njerĂ«zit, shkruan adnkronos.it.

Klasifikimi i vendos mishrat e përpunuar në Grupin 1 bazuar në prova të mjaftueshme tek njerëzit, me lidhjen më të fortë me kancerin kolorektal.

Përkufizimi përfshin produktet e përpunuara me anë të kriposjes, kurimit, fermentimit, tymosjes ose proceseve të tjera që synojnë ruajtjen dhe shijen: proshuta (e gatuar dhe e gjallë), salçiçe, salçiçe, mish të konservuar dhe përgatitje të ngjashme.

Fusha e zbatimit është e gjerë, nuk kufizohet vetëm në një recetë ose markë të vetme: ka të bëjë me një teknologji ushqimore.

Përcaktimi sasior më i cituar dhe një nga të paktat që ka hyrë në gjuhën e zakonshme, është rritja relative e rrezikut të kancerit kolorektal, e vlerësuar në rreth 18% për çdo porcion prej 50 gramësh të mishit të përpunuar të konsumuar çdo ditë, i nxjerrë nga analizat e studimeve.

Ky numĂ«r shpjegon pse, nĂ« njĂ« popullatĂ« qĂ« konsumon kĂ«to produkte rregullisht, njĂ« rritje “e moderuar” e rrezikut pĂ«r njĂ« individ mund tĂ« bĂ«het njĂ« problem i shĂ«ndetit publik.

OBSH vëren se Grupi 1 përfshin agjentë shumë të ndryshëm, nga tymi i duhanit te azbesti e deri te mishi i përpunuar.  /os/

 

The post FOKUS – OBSH: Proshuta e pĂ«rpunuar konsiderohet kancerogjene pĂ«r njerĂ«zit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave

PRISHTINË, 20 janar/ATSH/ Kosova dhe Bahamet kanĂ« nĂ«nshkruar marrĂ«veshje pĂ«r heqjen e ndĂ«rsjellĂ« tĂ« vizave pĂ«r qytetarĂ«t e tyre, njoftoi Presidenca e KosovĂ«se tĂ« martĂ«n.

“Ky hap dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r forcimin e partneritetit ndĂ«rmjet KosovĂ«s e Bahamas dhe, mbi tĂ« gjitha, pĂ«r forcimin e lidhjeve mes qytetarĂ«ve tanĂ«, duke i afruar ata edhe mĂ« shumĂ« me njĂ«ri-tjetrin”, njoftoi Presidenca nĂ« rrjetet sociale.

Heqja e vizave për qytetarët e tyre vjen një muaj pasi Bahamet e njohën pavarësinë e Kosovës.

Presidenca tha se heqja e vizave ishte hapi i radhës për të cilin ishin pajtuar në dhjetor presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Bahameve, Philip Davis, kur e nënshkruan marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bahamet – vendi ishullor i Oqeanit Atlantik – u bĂ«nĂ« vendi 121-tĂ« i botĂ«s qĂ« e njeh KosovĂ«n.

Ky vend në Karaibe deri tani ka qenë në mesin e 106 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë para se të udhëtojnë për ta vizituar.

Tani, Bahamet janë vendi i 53-të në botë ku kosovarë mund të udhëtojnë lirshëm.

NĂ« vitet e fundit vendime tĂ« ngjashme pĂ«r t’ia hequr regjimin e vizave kosovarĂ«ve kishin marrĂ« edhe Tajvani e Malajzia. /rel/

The post Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lagjja tregtare Zdrale i shtohet ofertës turistike të Shkodrës

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Lagjja 300-vjeçare e Zdrales nĂ« ShkodĂ«r, njĂ« prej zonave historike mĂ« tĂ« njohura tĂ« qytetit nĂ« veri tĂ« vendit tashmĂ« Ă«shtĂ« e transformuar.

Falë projektit të bashkisë Shkodër nisur në vitin 2024, kjo lagje historike është shndërruar në një destinacion të ri tregtar, social dhe turistik, duke i shtuar vlerë të konsiderueshme ofertës turistike të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, një album fotografish nga kjo zonë e njohur në Shkodër, duke e etiktuar lagjen Zdrale, si një tjetër shembull të rilindjes.

Projekti për rivitalizimin e Zdrales është një investim prej 2.5 milionë eurosh. I konceptuar në detaje për transformimin e kësaj lagjeje historike, projekti ka prekur infrastrukturën tokësore, fasadat, pjesën e xhamave dhe dyqaneve.

Lagja Zdrale, sot shërben edhe si një pedonale për këmbësorët, ndërsa subjektet tregtare janë unifikuar të gjithë në ngjyra dhe detaje.

/e.i/j.p/

The post Lagjja tregtare Zdrale i shtohet ofertës turistike të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Liria ka emĂ«r”, mĂ« 17 shkurt protestĂ« nĂ« PrishtinĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK

PRISHTINE, 20 janar/ATSH/ NĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s do tĂ« protestohet mĂ« 17 shkurt – pĂ«rvjetorin e shpalljes sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Siç mĂ«son KosovaPress kjo protestĂ«, e cila pritet tĂ« mbahet nĂ« PrishtinĂ«, kĂ«saj radhe organizohet nga platforma “Liria ka emĂ«r”.

Deri më tani është raportuar, se protesta do të organizohet nga kategoritë e dala nga lufta.

MegjithatĂ«, KosovaPress mĂ«son se OVL-UÇK nuk do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e bashkĂ« organizimit pĂ«r shkak se “nuk dĂ«shirojnĂ« tĂ« jenĂ« pjesĂ« e ngjyrimeve partiake”.

DitĂ«n e nesĂ«rme Ă«shtĂ« njoftuar se “Liria ka emĂ«r” do tĂ« mbajĂ« konferencĂ« pĂ«r media nĂ« orĂ«n 13:30, ku do tĂ« “trajtohen çështje qĂ« lidhen me aktivitetet dhe qĂ«ndrimet e platformĂ«s”.

Vitin e kaluar janĂ« organizuar pesĂ« protesta me thirrjet “DrejtĂ«si per ÇlirimtarĂ«t”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup. /Kosovapress/

The post “Liria ka emĂ«r”, mĂ« 17 shkurt protestĂ« nĂ« PrishtinĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLGJ: Nuk kemi ende shkresën zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka

TIRANË, 20 janar /ATSH/ KĂ«shilli i LartĂ« GjyqĂ«sor bĂ«ri sot me dije se, deri nĂ« orĂ«n 20:30 nĂ« adresĂ« tĂ« tij nuk ka mbĂ«rritur asnjĂ« dokument zyrtar nga Prokuroria e PĂ«rgjithshme lidhur me njoftimin e sotĂ«m pĂ«r miratimin e rezultateve tĂ« verifikimit tĂ« thelluar tĂ« deklarimeve tĂ« bĂ«ra nĂ« Formularin e VetĂ«deklarimit pĂ«r gjyqtaren nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, Irena Gjoka (Shpata, Maneku).

Sipas njoftimit, sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLGJ-së dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka përfunduar verifikimet brenda dhe jashtë vendit për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.

Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe e ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimin për gjyqtaren Irena Gjoka pas një shkrimi të publikuar në mediet greke se është dënuar në vendin fqinj për falsifikim dokumentesh.

Irena Gjoka Ă«shte edhe gjyqtarja paraprake e dosjes “Partizani”, nĂ« tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« marrĂ« i pandehur ish-kryeministri Sali Berisha.

/gj.m/j.p/

 

The post KLGJ: Nuk kemi ende shkresën zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE propozon ndalimin e eksporteve tĂ« dronĂ«ve dhe raketave drejt Iranit

BRUKSEL, 20 janar /ATSH/- BE-ja po pĂ«rgatit gjithashtu sanksione tĂ« tjera ndaj personave qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r shtypjen e vazhdueshme dhe brutale tĂ« protestave qĂ« kanĂ« tronditur RepublikĂ«n Islamike, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “Le Monde”.

“Evropa qĂ«ndron nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me gratĂ« dhe burrat e guximshĂ«m tĂ« Iranit qĂ« po rrezikojnĂ« jetĂ«n e tyre pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar liri pĂ«r veten e tyre dhe brezat e ardhshĂ«m”, shkroi Von der Leyen nĂ« X.

“Sot, ne po propozojmĂ« tĂ« ndalojmĂ« eksportet shtesĂ« tĂ« teknologjive kritike tĂ« dronĂ«ve dhe raketave”, shtoi ajo.

Protestat përbëjnë sfidën më të madhe për udhëheqjen iraniane ndër vite. Shkalla e plotë e goditjes ka dalë në pah në mënyrë të pjesshme, ndërsa Irani mbetet nën një mbyllje të gjerë të internetit që tani ka hyrë në ditën e 11-të.

Pavarësisht vështirësisë në aksesin në informacion, OJQ-ja e të Drejtave të Njeriut në Iran ka verifikuar 3 428 protestues te vrarë nga forcat e sigurisë.

“Autoritetet kanĂ« vazhduar me arrestimet pas valĂ«s sĂ« demonstratave”, sipas medieve dhe monitoruesve vendas, pavarĂ«sisht presionit ndĂ«rkombĂ«tar.

BE-ja tashmë ka sanksionuar disa qindra zyrtarë iranianë për goditjet ndaj lëvizjeve të mëparshme të protestave dhe mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Blloku ka ndaluar gjithashtu eksportin në Iran, të një sërë komponentësh që mund të përdoren në prodhimin e dronëve dhe raketave të vendit. //a.i/

The post BRUKSEL – BE propozon ndalimin e eksporteve tĂ« dronĂ«ve dhe raketave drejt Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MADRID – Hekurudhat spanjolle kufizojnĂ« shpejtĂ«sinĂ« e trenave pas incidentit tĂ« fundit

MADRID, 20 janar /ATSH-ANSA/ –  Adif, kompania qĂ« menaxhon rrjetin hekurudhor spanjoll, ka urdhĂ«ruar njĂ« kufizim shpejtĂ«sie pĂ«r trenat nĂ« linjĂ«n Madrid-Barcelona pas daljes nga shinat nĂ« Adamuz.

Sipas disa raporteve të medias, vetë kompania ua komunikoi këtë makinistëve të trenave, duke specifikuar se një shpejtësi maksimale prej 150-160 kilometrash në orë është vendosur në pika të caktuara përgjatë rrugës.

Kufizimi u dekretua si masë sigurie pasi u raportuan disa probleme kritike në linjë, për shkak të gjendjes së një tuneli dhe pajisjeve të caktuara hekurudhore.

Sindikata e makinistëve të trenave kishte njoftuar dje qëllimin e saj për të kufizuar shpejtësinë e trenave në këtë linjë nga maksimumi i lejuar 300 kilometra në orë në 230 kilometra në orë për një shtrirje prej afërsisht 200 kilometrash, midis Madridit dhe Calatayd, për shkak të problemeve të hasura me infrastrukturën hekurudhore.

Vendimi i Adif u njoftua pas aksidentit në linjën me shpejtësi të lartë Madrid-Andaluzi në qytetin Adamuz (Cordoba), i cili vrau të paktën 41 persona.

Dhe pas muajsh paralajmërimesh dhe kërkesash për këtë qëllim nga sindikata Semaf, e cila përfaqëson numrin më të madh të makinistëve të hekurudhave.   /os/

 

The post MADRID – Hekurudhat spanjolle kufizojnĂ« shpejtĂ«sinĂ« e trenave pas incidentit tĂ« fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: PD do votojë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Deputetja e PartisĂ« Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se opozita do tĂ« votojĂ« pro pjesĂ«marrjes sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« nismĂ«n e presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Donald Trump nĂ« Bordin e Paqes pĂ«r GazĂ«n.

Në një intervistë televizive për A2CNN, Zhupa deklaroi se opozita do ta votojë pa asnjë diskutim nismën e Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

“PD-ja ka qenĂ«, Ă«shtĂ« dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« parti proamerikane dhe proeuropiane dhe i shikon si partner strategjik SHBA-tĂ«â€, tha Zhupa.

“Fakti qĂ« Presidenti amerikan po ndĂ«rton njĂ« bord me tĂ« gjitha shtetet, ku ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« bĂ«nte pĂ«rjashtim, pasi aty gjen RusinĂ«, BjellorusinĂ« etj, pra nuk Ă«shtĂ« privilegj pĂ«r RamĂ«n, por thjesht je njĂ« shtet qĂ« do tĂ« jesh pjesĂ« e njĂ« bordi me mbi 100 shtete”, theksoi Zhupa.

“Sa i pĂ«rket PD-sĂ«, jo vetĂ«m jemi parti proamerikane, por kemi mbajtur edhe qĂ«ndrim publik nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« Presidentit Donald Trump”, tha deputetja demokrate.

“MbĂ«shtesim çdo iniciativĂ« tĂ« paqes dhe Trumpit dhe nuk do jemi kurrĂ« kundĂ«r vendimeve tĂ« marra nga administrata amerikane”, tha Zhupa.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« as çështje pĂ«r diskutim nĂ« PD. ËshtĂ« nĂ« statutin tonĂ« dhe nĂ« idealin tonĂ«. Tentativa e Edi RamĂ«s pĂ«r ta shitur ftesĂ«n si njĂ« miqĂ«si personale, si sukses apo lider i pĂ«rzgjedhur, ishte propagandĂ« sepse nuk ka lidhje me ndonjĂ« arritje tĂ« mazhorancĂ«s. ËshtĂ« diçka protokollare dhe PD-ja nuk i ngatĂ«rron qĂ«ndrimet e saj ndaj mazhorancĂ«s me raportin qĂ« ka me SHBA-nĂ«â€, theksoi Zhupa.

/gj.m/j.p/

The post Zhupa: PD do votojë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lara Colturi, e 20-ta në Slalomin Gjigant të Italisë

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi u rendit nĂ« vendin e 20-tĂ« nĂ« garĂ«n e Slalomit Gjigant tĂ« zhvilluar kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« nĂ« Kronplatz, nĂ« ndalesĂ«n e radhĂ«s tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s pĂ«r SkitĂ« Alpine.

NĂ« lĂ«shimin e parĂ«, skiatorja e cila pĂ«rfaqĂ«son ngjyrat kuqezi nuk shkoi mĂ« shumĂ« se vendi i 22-tĂ« duke e mbyllur garĂ«n me kohĂ«n 1 minutĂ« 16 sekonda e 42 tĂ« qindtat, por duke marrĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r t’u kualifikuar pĂ«r nĂ« lĂ«shimin e dytĂ«.

Në këtë të fundit Lara u pozicionua sërish e 22-ta me kohën 1 minutë 7 sekonda e 54 të qindtat, që në finale e pozicionuan në vendin e 20-të në klasifikimin e përgjithshëm me kohën totale 2 minuta 23 sekonda e 96 të qindtat.

Në garën e Slalomit Gjitant të Italisë, në vend të parë u rendit Julia Scheib, në vend të dytë zvicerania Camille Rast dhe në vendin e tretë Sara Hector e Suedisë.

Në renditjen finale të këtij sezoni Lara Colturi zbret në vendin e dhjetë me 445 pikë.

Ndërsa, skiatori shqiptar Denni Xhepa u endit në vendin e gjashtë në garën e Slalomit Gjigant për meshkuj, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Serre Chevalier të Francës.

Xhepa e përfundoi garën në vendin e 6-të me kohën 1 minutë e 7 sekonda.

/e.i/j.p/

The post Lara Colturi, e 20-ta në Slalomin Gjigant të Italisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌