Reading view

“Global Sumud Flotilla” ankoron në Vlorë, thirrje për bashkim për “jetën, dinjitetin, tokën” 

699af87b 1033 4152 90e3 c214c4e6ade8
Veliera e 'Global Sumud Flotilla' e ankoruar në Vlorë. Foto kortezi Algert Harizi
Ndërsa velierat e vogla, të cilat sollën në Shqipëri dhjetëra aktivistë të “Global Sumud Flotilla” dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, u ankoruan dhe lidhën litarët në skelat e portit të Vlorës të premten në mesditë (21 gusht), ata dhe aktivistët vendas që i pritën kënduan në kor “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha […]The post “Global Sumud Flotilla” ankoron në Vlorë, thirrje për bashkim për “jetën, dinjitetin, tokën”  appeared first on Reporter.al.
  •  

Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

640 0 1737360265xkushi 919
Ishulli i Sazanit.
Tridhjetë e pesë vjet më parë, në gusht të vitit 1991, anija tregtare “Vlora” kaloi Adriatikun me rreth 20,000 shqiptarë në bord, të cilët po i largoheshin kolapsit ekonomik dhe mjerimit. Ishte një nga zbarkimet më të mëdha në historinë e Italisë. Sot, një tjetër lloj flote po përgatitet të bëjë të njëjtin rrugëtim në […]The post Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove” appeared first on Reporter.al.
  •  

‘Absurditet juridik’: Si e rrëzoi gjykata padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

veliaj ne gjykate
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.
I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërmori një ofensivë të shumëfishtë prokurorit të çështjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, Ols Dado. Pas një fushate mediatike dhe lobimit ndërkombëtar, Veliaj e përshkallëzoi betejën duke e zhvendosur atë në […]The post ‘Absurditet juridik’: Si e rrëzoi gjykata padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado appeared first on Reporter.al.
  •  

Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online

mbyllen bastet sportivelsa e1710340666158
Një dyqan bastesh sportive në rrugën Myslym Shyri në Tiranë duke hequr tabelën më 29 dhjetor 2018. Shqipëria vendosi mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në tetor 2018. Foto: Arben Celi/LSA
Kur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënjë të një plage sociale që kishte mbushur çdo cep rruge në Shqipëri. Në ato kohë nuk kishte lagje pa dy-tre pika bastesh, një pjesë e të cilave në afërsi të shkollave apo mjediseve të frekuentuara nga të […]The post Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online appeared first on Reporter.al.
  •  

Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani
Një protestuese me pankartë kundër projektit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. | Foto: Nensi Bogdani
Një grup nismëtar prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile dorëzuan të enjten një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për të nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi që synon shfuqizimin e ligjit kontrovers “21/2024”, që lejon ndërtimin e resorteve brenda Zonave të Mbrojtura. Kërkesa i drejtohet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, […]The post Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura appeared first on Reporter.al.
  •  

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca

daniel b photos judge 1587300
Çekiçi i gjyqtarit. Foto ilustruese nga Daniel B, Pixabay.
Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë caktoi të premten masën e sigurisë “arrest në burg” për aktivisten politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi. Gjyqtari Kujtim Vraniçi pranoi kërkesën e […]The post Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca appeared first on Reporter.al.
  •  

Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh

Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private. Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” […]The post Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh appeared first on Reporter.al.
  •  

“Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

rama smart
Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të qendrës së kontrollit të projektit Smart City. Foto: Ministria e Brendshme.
Pas mbylljes antikushtetuese të TikTok, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi sërish vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, këtë herë për të reklamuar projektin e kushtueshëm “Smart City” si një zgjidhje të artë për dhunën në shkolla. Gjatë inaugurimit të një qendre komande më 16 korrik, Rama tha se nuk e kishte harruar fëmijën e vrarë, […]The post “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat? appeared first on Reporter.al.
  •  

‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, miratoi më 17 korrik një rregullore të re që përcakton udhëzime për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e saj. Ky vendim, i shoqëruar nga një komentar voluminoz prej 532 faqesh, prek njëherazi aksesin e mediave dhe gazetarëve në gjykatë. Në një hapësirë të veçantë dedikuar […]The post ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve appeared first on Reporter.al.
  •  

SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale

SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA
Prokuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend. Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin […]The post SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale appeared first on Reporter.al.
  •  

Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec

710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)
Gjatë punimeve për ndërtimin e një ure në Pishë-Poro. Foto: PPNEA.
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës […]The post Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
  •  

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

Urgjenca polivalente në spitalin qendror në QSUNT. Foto: Esmeralda Keta,
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi. Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate […]The post Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.
  •  

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Foto: LSA.
Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi […]The post Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës appeared first on Reporter.al.
  •  

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

policia 2
Një protestues qëndron me duar të lidhura përpara punonjësve të policise. Foto: LSA.
Qindra protestues u përplasën me policinë mëngjesin e së enjtes në barrikadat metalike me të cilat ishte rrethuar Parlamenti, për të penguar protestuesit që t’u afroheshin rrugëve ku kalonin makinat e deputetëve. Përplasja filloi kur Policia tentoi të shtynte me disa metra barrikadën dhe të ndalonte portestuesit të qëllonin me vezë dhe domate makinat e […]The post Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit appeared first on Reporter.al.
  •  

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një konflikt të dikurshëm me ish-ministren e Kulturës për atë që ai e quajti “algoritmi fake”. Në kohën kur ishte në detyrë, Çuli thotë se i ishte kërkuar që të shpërndante dhe të pëlqente postimet e Ministrisë dhe […]The post Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës appeared first on Reporter.al.
  •  

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

herbert2512 jet boat 2779896
Foto ilustruese nga herbert2512/ Pixabay.
Më 11 shtator 2025, pushimet e Davidit, një 18 vjeçar nga Praga, morën një rrjedhë të papritur në gjirin e Sarandës, ndërsa ai po bënte xhiro në det me një “Jet Ski”. Gjatë kthimit me shpejtësi të ulët drejt bregut, ku do të merrte të ëmën si pasagjere, ai u godit fuqishëm nga një mjet […]The post Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.
  •  

‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSA
Një projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë, i hartuar për të përafruar legjislacionin vendas me atë të Bashkimit Evropian, ka tejkaluar qëllimin e tij duke ofruar një mburojë penale për drejtuesit e institucionit përmes forcimit të imunitetit përballë ndjekjes penale dhe masave të arrestit. Shqetësimi kryesor lidhet me nenin 72 të projektligjit, i cili […]The post ‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika appeared first on Reporter.al.
  •  

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend | Foto: LSA
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës parlamentare ndaj hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi drejtësinë dhe dëmtojnë besimin publik te institucionet. Komisioni ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, por paralelisht […]The post Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku appeared first on Reporter.al.
  •  

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

posta palase
Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps.
Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”. Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda […]The post Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë appeared first on Reporter.al.
  •  

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Flamingot në lagunën Vjosë-Nartë. Foto: Geri Emiri.
Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet infrastrukturore dhe turistike në peizazhin e mbrojtur të Vjosa-Nartës, një zonë e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald. Në një letër të fundit të 15 korrikut 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore në Shqipëri, Byroja shpreh “keqardhje” […]The post Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën appeared first on Reporter.al.
  •  
❌