Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vila e “Hurit dhe Elitarit”*

Vila e “Hurit dhe Elitarit”

Mbrëmjen e datës 28 shkurt 2026, gjatë protestës së radhës së opozitës në Tiranë, një pjesë e turmës së protestuesve, e shtyrë prej forcave policore, u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Ismail Qemali”. Teksa turma kalonte ndanë objektit qeveritar, njohur si “Vila 31”, lëshoi fishekzjarrë dhe hodhi bomba molotov drejt saj. Prej […]

The post Vila e “Hurit dhe Elitarit”* appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e ndihmëses ligjore Majlinda Tosku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi të enjten, më 5 mars, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Majlinda Tosku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e ndihmëses ligjore Majlinda Tosku appeared first on Reporter.al.

Ish-zyrtarja e Ministrisë thotë se hetimet për Lleshajn ‘kanë fryrë fashikullin e dosjes’

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës Parë u zhvilluan të enjten dy seanca për çështjen penale në ngarkim të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të disa institucioneve, të akuzuar për abuzime me tenderat e projektimit të komisariateve të policisë. Sipas SPAK, Ndreca dhe të pandehurit e tjerë akuzohen se […]

The post Ish-zyrtarja e Ministrisë thotë se hetimet për Lleshajn ‘kanë fryrë fashikullin e dosjes’ appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 mars vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili gjendet në parburgim prej korrikut të vitit 20024, kur u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje, përfshi dhe atë të njohur si “Toyota Auris”. […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka appeared first on Reporter.al.

Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut

Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut

Procedura parlamentare për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku po shkon drejt limiteve kohore, ndërsa mazhoranca socialiste po zvarrit votimin në seancë plenare me pretendimin se nuk kanë ende një qëndrim politik. Në seancën e së enjtes, opozita kërkoi përfshirjen në rend të ditës të votimit të raportit të […]

The post Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Lufta e rrezikshme e Donald Trump në Iran

Ka shumë për të thënë rreth vendimit të Shteteve të Bashkuara për të sulmuar Iranin – dhe mbi atë që mund të rrjedhë nga sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite ndaj objektivave ushtarake dhe politike në të gjithë vendin. Fatkeqësisht, pak nga këto gjëra janë qetësuese. Para së gjithash, kjo është një luftë e zgjedhur. SHBA-ja kishte […]

The post Lufta e rrezikshme e Donald Trump në Iran appeared first on Reporter.al.

Boshti ruso-iranian i propagandës: Nga “Kulti i Baalit” te skandali Epstein

Bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran kanë shërbyer si një katalizator për një fushatë të re dezinformimi në gjuhën shqipe nga media ruse, iraniane dhe nga ato që riprodhojnë qëndrimet e këtyre të fundit. Një analizë e teksteve të publikuara së fundmi në rrjete të ndryshme tregon një shkrirje të narrativave të makinerisë shtetërore […]

The post Boshti ruso-iranian i propagandës: Nga “Kulti i Baalit” te skandali Epstein appeared first on Reporter.al.

Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Gjykata e Posaçme shpalli të mërkurën vendimin për tetë nga nëntë të pandehurit për aferën e koncesionit të sterilizimit, proces që po zhvillohet me gjykim të shkurtuar pas ndarjes më vete të çështjes së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bib Ndreca dhe me anëtarë Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri […]

The post Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit appeared first on Reporter.al.

Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike

Kanë kaluar tashmë shtatëmbëdhjetë vjet që kur Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO, por ky anëtarësim duket sikur nuk ekziston nëse shohim tonin, jo tamam alarmist, por disi ngazëllues dhe pa kontekst të qarkullimit të lajmeve të llojit “Irani mund të shënjestrojë Shqipërinë” apo “Shqipëria gjendet brenda rrezes së raketave […]

The post Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 4 mars vendimin për lenien në fuqi të konfirmimit në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj, duke rrëzuar si të pabazuar qëndrimin e drejtuesit të SPAK për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit për shkak të problemeve në […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj appeared first on Reporter.al.

PD: Propozimet e PS për Rregulloren janë “dhunë e shumicës”

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kundërshtoi të mërkurën propozimet e njëanshme të socialistëve për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, duke i konsideruar ato si diktim i njëanshëm i rregullave të bashkëjetesës. “Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike”- shkruajti ai në […]

The post PD: Propozimet e PS për Rregulloren janë “dhunë e shumicës” appeared first on Reporter.al.

Molotovët mbi vilën e diktatorit si zhvendosje e zemërimit dhe si përsëritje e traumës

Një artiste e huaj që ka qenë me grupin e parë të atyre që qëndruan në  vilën e Enver Hoxhës më dërgoi një mesazh, ku më kërkoi një mendim për çfarë ndodhi gjatë protestës së fundit, kur mbi vilën e Hoxhës u hodhën molotovë. Thelbin e përgjigjes që i dërgova po e bëj të njohur […]

The post Molotovët mbi vilën e diktatorit si zhvendosje e zemërimit dhe si përsëritje e traumës appeared first on Reporter.al.

Kosovës i mbetet shumë pak kohë për të gjetur një President të ri

Qarkullimi i parave te krimit nga Belgjika në Shqipëri dhe anasjelltas

Prej javësh, Vjosa Osmani ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Zor se kalon një ditë pa publikuar një përmbledhje videosh të aktiviteteve të saj si Presidente e Kosovës, brenda apo jashtë vendit. Mandati i saj pesëvjeçar përfundon më 5 prill dhe Kushtetuta e Kosovës kërkon që një President i ri – ose një mandat […]

The post Kosovës i mbetet shumë pak kohë për të gjetur një President të ri appeared first on Reporter.al.

Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

Pas një ngërçi dymujor, palët politike u rikthyen në tryezën e reformës zgjedhore në mesin e muajit shkurt, me një kompromis dhe shumë mosbesim. Produkti i parë i dakordësuar është një ligj i veçantë për Financimin e Partive Politike – i prezantuar njëherazi si domosdoshmëri dhe detyrim i negociatave me Bashkimin Europian. Damian Gjiknuri, bashkëkryetari […]

The post Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella appeared first on Reporter.al.

PS propozon shkurtim edhe më të madh të kohës së deputetëve në Kuvend

Tre deputetë të shumicës parlamentare depozituan të martën një draft për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi rregulloren aktuale për shkak të miratimit të saj në shkelje të procedurës. Propozimi është firmosur nga deputetët Taulant Balla, Erion Malaj dhe Erjo Mile. Në të rikonfirmohet arkitektura e kuvendit me 11 […]

The post PS propozon shkurtim edhe më të madh të kohës së deputetëve në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Mashtrimi me call center, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove pasuri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën se ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror ndaj Jusel Micit dhe Mendim Domit, të akuzuar si organizatorë të një grupi të strukturuar kriminal, që nëpërmjet mashtrimit online në Shqipëri dhe Itali u zhvatën shtetasve […]

The post Mashtrimi me call center, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove pasuri appeared first on Reporter.al.

Gjykata u jep prokurorëve të SPAK “detyra shtëpie” në çështjen ndaj Ilir Beqajt

Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme u caktoi të martën si detyrë prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi që të përgatisin me shkrim argumentet lidhur me akuzat e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës dhe grupit të strukturuar kriminal ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në çështjen e njohur si afera e strerilizimit. Dy prokurorët e […]

The post Gjykata u jep prokurorëve të SPAK “detyra shtëpie” në çështjen ndaj Ilir Beqajt appeared first on Reporter.al.

Trashëgimia vdekjeprurëse e Ajatollah Khamenei-t

Brenda disa orësh pas shpërthimit masiv pranë kompleksit në Teheran të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në mëngjesin e 28 shkurtit, burime izraelite dhe amerikane njoftuan – dhe më vonë mediat shtetërore iraniane e konfirmuan – se Khamenei ishte vrarë. Nëpër qytetet iraniane dhe mes komuniteteve të diasporës, shpërthyen festime spontane, një katarsis i […]

The post Trashëgimia vdekjeprurëse e Ajatollah Khamenei-t appeared first on Reporter.al.

Pro dhe kundër: Argumentet e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilit u rrëzua ankimi i Këshillit të Ministrave kundër pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra, tregon se palët u ndanë në dy grupe të barabarta, kryesisht mbi argumentet mbi imunitetin dhe ndarjen e pushteteve. Katër gjyqtarët në favor të kërkesë së Këshillit të Ministrave, Fiona Papajorgji, Sonila […]

The post Pro dhe kundër: Argumentet e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje

Më 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin për Korridorin VIII me praninë e zyrtarëve shtetërore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cilësoi projektin si “aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë europiane” dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt si “një nga nyjet më të besueshme”. Por ende […]

The post Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje appeared first on Reporter.al.

❌