Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Sekuestrohen 10 ton kokainë, sasia rekord kishte destinacion Europën, ishte fshehur mes kripës

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në kontejnerë me kripë.

Oficerët e Grupit të Operacioneve Speciale hipën në anijen tregtare me flamur të Kamerunit javën e kaluar pasi ajo u nis nga Brazili, duke kapur 9,994 kilogramë kokainë të fshehur në 294 pako.

13 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan dhe një armë zjarri e përdorur për të mbrojtur sasinë e madhe u sekuestrua gjatë operacionit.

Anija mbeti pa karburant pas bastisjes dhe qëndroi në det për gati 12 orë, duke bërë që shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ta tërhiqte atë në Ishujt Kanarie.

Operacioni, me emrin e koduar “Batica e Bardhë”, përfshinte Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët, Administratën Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Policinë Federale Braziliane, qendrën e inteligjencës spanjolle dhe autoritetet nga Franca dhe Portugalia.

Policia tha se hetimi kishte në shënjestër një organizatë shumëkombëshe që dyshohet se transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

Policia e përshkroi operacionin e së hënës si një goditje historike ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës.

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Europë.

Norvegjia paketë mbështetje për Ukrainën, 340 mln euro për sektorin energjetik

Norvegjia njoftoi se do të ofrojë 340 milionë euro ndihmë emergjente për të mbështetur sektorin e energjisë të Ukrainës dhe për të ndihmuar qeverinë të mirëmbajë shërbimet kritike.

Kjo paketë vjen si pjesë e ndihmës për Ukrainën e cila është e shkatërruar nga lufta.

Sulmet ruse kanë synuar prej kohësh rrjetin energjetik të Ukrainës dhe janë intensifikuar në muajt e fundit, ndërsa temperaturat e dimrit vijojnë të jenë të ulëta.

Nga paketa e ndihmës politike, 4 miliardë u ndanë edhe për mbështetje fiskale dhe rindërtim, dhe 3.5 miliardë për ndihmë humanitare, me fonde shtesë të destinuara për zhvillimin e biznesit, shoqërinë civile dhe reformat e qeverisjes.

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-presidentit

Këtë të hënë u zhvillua në GJKKO procesi paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se Ilir Meta është i pranishëm në seancën gjyqësore.

Në përfundim, seanca është shtyrë sërish. Data e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës është vendosur më 22 janar.

/abcnews.al/

 

Qarku i Korçës mbulohet nga dëbora/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Bashkinë Korçë. Sipas tij, gjatë orëve të fundit reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e bashkisë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Rama bën me dije se punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit, duke kryer kriposjen e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative. Ndërhyrje të posaçme janë realizuar edhe në zonat malore, ku janë evidentuar problematikat më të mëdha për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave.

Sipas informacionit të publikuar, qarkullimi rrugor është mbajtur i hapur dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.

Në përfundim, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në akset rrugore.

/abcnews.al

Pas tensioneve në Venezuelë, Papa Leoni takon lideren e opozitës venezuelane në Vatikan

Vatikani bëri të ditur se të hënën 12 janar 2026, Papa Leoni XIV ka zhvilluar një takim me lideren e opozitës venezuelane dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës. Takimi u përfshi në axhendën zyrtare të Papës për ditën e hënë, të publikuar në buletinin e përditshëm të Selisë së Shenjtë, por nuk ishte përmendur në një njoftim të mëparshëm për shtyp lidhur me programin e tij ditor.

Ditët e fundit, pas operacionit që çoi në kapjen e presidentit venezuelan Nicolás Maduro, Papa Leoni XIV ka bërë thirrje që Venezuela të mbetet një vend i pavarur. Në një fjalim të rëndësishëm mbi politikën e jashtme, të mbajtur të premten, Ati i Shenjtë dënoi përdorimin e forcës ushtarake si mjet për arritjen e qëllimeve diplomatike dhe kërkoi respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Venezuelë.

Maria Corina Machado, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, ishte përjashtuar nga kandidimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024 nga autoritetet e regjimin e Maduros. Pas këtij vendimi, ajo mbështeti një kandidat alternativ, i cili nga shumë vëzhgues u konsiderua fitues i zgjedhjeve, pavarësisht pretendimit për fitore nga ana e Maduros.

Vizita e Machado-s në Vatikan përkoi me ditën e lirimit të Alberto Trentinit dhe Mario Burlòs, përkatësisht punonjës humanitar nga Veneto dhe sipërmarrës nga Piemonte, të cilët kishin qenë të ndaluar në Venezuelë për 423 ditë. Lajmi për lirimin e tyre u konfirmua në orët e paradites nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Ndërkohë, liderja e opozitës venezuelane pritet të zhvillojë një takim «të martën ose të mërkurën» me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti amerikan, i cili megjithatë ka deklaruar se “përjashton mundësinë që Machado të ketë një rol udhëheqës në Venezuelë”.

Takimi i Machado-s me Papën dhe kontaktet e saj në Shtetet e Bashkuara vijnë në një moment delikat për Venezuelën, e cila po përballet me tensione të thella politike, ndërkombëtare dhe institucionale, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet në vend.

Rivlerësimi i pronave me 5%/ Agjentja imobiliare: Prona me vlerë reale në treg. Zonat më të prekura Paskuqani dhe Farka

Ulja e taksës së rivlerësimit të pronës nga 15% në 5% pritet të rrisë ndjeshëm interesin e qytetarëve për këtë proces deri më 31 dhjetor 2026.

E ftuar në emisionin “Money Report” në ABC News, agjentja imobiliare Ester Subashi sqaroi se ligji ka karakter fiskal dhe administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në tregun imobiliar, ndërsa theksoi se nuk priten rritje të çmimeve në zonat elitare, por një stabilitet i përgjithshëm dhe rritje graduale në zonat në zhvillim, si Paskuqani dhe Farka.

Interesi kryesor për rivlerësimin, sipas saj, mbetet kryesisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare, me synimin që pronat të reflektojnë vlerën reale të tregut.

“Nga 15% do të jetë i reduktuar në 5%. Nuk përcaktohet një numër i caktuar pronash, por çdo qytetar dhe pronar i ndonjë subjekti mund të përfitojë deri në 31 dhjetor 2026. Qytetarët paraqesin vlerësimin e pronës në Kadastër dhe më pas jepet rivlerësimi i pronës. Interesi këtë vit për kryerjen e rivlerësimit do të jetë i lartë, duke qenë se ka pasur një kohë të gjatë që nuk është aplikuar.

Do të kemi prona me vlerë reale në treg. Ligji ka karakter fiskal dhe administrativ, jo ndikim në treg. Nuk mendoj se do të ketë një rritje të çmimeve, vetëm do të ketë një stabilitet. Nuk do të ketë një rritje çmimesh në zonat e zhvilluara, kurse në zonat më pak të zhvilluara do ketë një rritje graduale. Zonat më të ndikuara do jenë zona e Paskuqanit dhe Farkës, duke qenë se janë në një zhvillim graduar. Kurse zonat elitare nuk pritet që të ketë një rritje të çmimeve. Më shumë e përqendruar është në kryeqytet, por edhe në zonat e bregdetit”, tha Subashi.

Sherr në Lezhë/ Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka bashkë me të birin bëjnë për spital dy kushërinjtë (ishin të armatosur)

Nikolin Marku dhe Gjergj Marku kanë mbërritur të plagosur në spitalin e Lezhës dhe pas ndihmës së parë kane bërë kallëzim në policinë e Lezhës ku kanë deklaruar se janë konfliktuar tek një lokal me Gëzim Nokën (vëllain e ish deputetit Arben Ndoka) dhe djalin e tij dhe këta të fundit kanë qenë të armatosur dhe i kanë goditur me qyte pistolete.

Sipas dëshmisë konflikti ishte i momentit por kanë patur edhe me herët konflikt me ta dhe sot agrovoi. Për këtë arsye janë shpallur në kërkim babe e bir dhe janë kryer kontrolle në banesën e tyre./abcnews.al

Ministri iranian: Jemi gati për luftë, por edhe për dialog!

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se protestat e përhapura në mbarë vendin janë kthyer qëllimisht në të dhunshme dhe të përgjakshme për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara një justifikim për ndërhyrje ushtarake.

Gjatë një takimi me diplomatë të huaj në Teheran, Araghchi tha se dhuna u intensifikua gjatë fundjavës, por theksoi se “situata tani është plotësisht nën kontroll”.

Sipas tij, paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Trump për ndërhyrje ushtarake në rast se protestat do të përshkallëzoheshin në dhunë, kanë nxitur grupe që ai i cilësoi si “terroriste” të sulmojnë protestuesit dhe forcat e sigurisë për të provokuar ndërhyrje të huaj.

“Ne jemi të përgatitur për luftë, por edhe për dialog”, u shpreh Araghchi.

Ai shtoi se autoritetet iraniane disponojnë pamje filmike që tregojnë shpërndarjen e armëve te protestuesit dhe se së shpejti do të publikohen rrëfimet e personave të ndaluar. Ministri theksoi se autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet në terren dhe se protestat janë “të nxitura dhe të financuara nga elementë të huaj”.

Sipas Araghchi-t, forcat e sigurisë do të identifikojnë dhe ndëshkojnë personat përgjegjës për aktet e dhunës.

Ai konfirmoi gjithashtu se qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e rëna gjatë protestave, përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Duke iu referuar bllokimit të internetit në mbarë vendin, Araghchi tha se lidhja do të rikthehet së shpejti dhe se qeveria po koordinon hapat me strukturat e sigurisë, duke shtuar se shërbimi do të rikthehet edhe për ambasadat dhe institucionet shtetërore.

Rafuna: I ‘heq kapelën’ Shkëlqim Devollit për rikthimin e shpejtë të prodhimit në Comodita Home

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar sot “Comodita Home”, ku ka rifilluar prodhimi vetëm pak ditë pas zjarrit që e kishte përfshirë këtë fabrikë javën e kaluar.

Rifillimi i punës në një afat kaq të shkurtër është vlerësuar si një sukses i madh për industrinë vendore dhe ekonominë e vendit, raporton Klankosova.tv

Rafuna theksoi se rikthimi i shpejtë i prodhimit tregon përkushtimin e Shkëlqim Devollit, aksionarit të Devolli Corporation, ku bën pjesë edhe Comodita Home, të cilin e përgëzoi.

“Ky është lajmi ma i mirë për gjithë Kosovën, për ekonominë e Kosovës. Me të vërtetë duhet me ia heq kapelën z.Shkëlqim Devolli, që ka arritë në këtë periudhë kanë të shkurtë kohore ta rikthejë prodhimin dhe punëtorët të mos e ndjejnë ndaljen e prodhimit, ose uljen e eksportit. Uroj që të ecë e të shtohet prodhimi. I lus institucionet qendrore të krijojnë fonde, të qendrojnë afër biznesit. Çdo shtet lufton që ta shtojë eksportin.” – tha Rafuna për Klan Kosovën.

Protesta të përgjakshme në Iran/ Eksperti: Vetëm, ndërhyrja nga jashtë mund të ndihmojë protestuesit. Pse nguron Trump?!

Protestat e shpërthyera në Iran, të cilat deri më tani kanë shkaktuar rreth 500 viktima, kanë në thelb krizat e thella ekonomike dhe pakënaqësinë sociale, por po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një përplasje të fortë mes shoqërisë dhe regjimit fetar.

Kështu u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, i ftuar në “News Line” në ABC News, duke theksuar se reagimi i ashpër i qeverisë iraniane, mbyllja e internetit dhe dhuna ndaj protestuesve tregojnë frikën e regjimit nga përhapja masive e revoltës, ndërsa ndërhyrja e jashtme mbetet e pamundur për shkak të interesave gjeopolitike dhe pozitës strategjike të Iranit.

“Protestat janë për shkak të ekonomisë së ulët. Janë shumë faktorë që çuan në një protestë që si fillim në tregjet tregtare dhe më pas shpërthyen në nivel kombëtar. Kur protestat u bënë masive, pati edhe një reagim të ashpër nga qeveria, ku u mbyll interneti për të mos pasur shumë komunikim, dhe u vranë në mënyrë masive shumë protestuese. E vetmja gjë që mund të ndihmojë protestuesit iranianë, është ndërhyrja e jashtme, por që zor se mund të vijë. Trump heziton për shumë arsye.

Irani konsiderohet si aleat i ngushtë, edhe sot e kësaj dite furnizon Rusinë më mjete ushtarake dhe furnizon Kinën me naftë. Është i lidhur me interesa ekonomikë, por edhe gjeopolitikë. Iran nuk mund të futesh me trupa ajrorë. Ideja i territorit dhe popullsisë së madhe bën të pamundur një fushatë me trupa tokësore, e vetmja është ndërhyrja ajrore. Megjithatë duhet parë se sa efekt do të ketë, pasi kemi të bëjmë me një vend diktatorial fetar. Duhet kuptuar që Irani është një komb që ka një kulturë shumë të lashtë. Ka një element kulturore dhe trashëgimie kulturore të kombit iranian që është shumë e fortë që të asimilohet nga feja.

Kjo ka bërë që në Iran, feja të përdoret për të justifikuar dhunën dhe diktaturën, ka bërë që të ketë një neveritje ndaj fesë. Në këto protesta kemi pasur djegie të xhamisë, ka pasur edhe mbyllje të xhamive për shkak të braktisjes së fesë nga të rinjtë. Kjo ka bërë që në Iran të ketë këtë përplasje mes qeverisë që përdor fenë për të justifikuar veprimet e saj. Protestuesit mund të arrijnë një zbutje të regjimit për kërkesat ekonomike, por jo ato politike”, tha eksperti./abcnews.al

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin:

🕗 Ora 20:00 – 06:00
📅 Datat 13–14.01.2026

➡ Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore
• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

 

Gjyqi ndaj Berishës/ Për kompleksin “Partizani”, avokati kërkon dëshminë e Ramës

Është mbajtur këtë të hënë në GJKKO, seanca e radhës për cëshjen Partizani ku i pandehur është marrë ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe zyrtarë të tjerë.

Në procesin e sotëm avokati i Sali Berishës ka kërkuar të thirret si dëshmitar edhe Edi Rama, në cilësinë e deklaruesit pasi ka qenë kryetar bashkie. Mbrojtësi ligjor i Berishës, bëri kërkesë për prova se kush është gjeneza e procesit dhe si është hetuar.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”./abcnews.al

 

Tri ditë pas zjarrit rifillon puna, Gjini nga Comodita Home: Eksportuesi më i madh i Kosovës, zinxhir që s’guxon të këputet

Fabrika lidere Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, është rikthyer në operim në kohë rekorde për të vazhduar të jetë simbol krenar i prodhimeve cilësore ‘Made in Kosova’ dhe ta vijojë pa ndërprerje prezencën në tregjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar sot fabrikën e cila është rikthyer në funksion, pas zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të depos.

Ai tha për Klan Kosovën se rifillimi i prodhimit ka rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë lokale dhe atë të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që sot ka rifilluar prodhimi. Është diçka e jashtëzakonshme ajo që ka bërë kompania. Unë besoj se ndërprerja e një prodhimi të tillë e shkëput një zinxhir të tërë ekonomik, sepse ndikon te pagat e punëtorëve, familjet e tyre dhe te shumë sektorë të tjerë të ekonomisë. Është vërtet shumë e rëndësishme që prodhimi ka rifilluar kaq shpejt, sidomos duke pasur parasysh se dëmi ka qenë i madh”, tha Gjini në prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

Ai përgëzoi menaxhmentin, pronarët dhe punëtorët për rikthimin e shpejtë në punë, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për Gjakovën, por për gjithë Kosovën.

“Po flasim për eksportuesin më të madh të Kosovës dhe ky është një zinxhir që nuk guxon të këputet”, tha Gjini. /Klankosova.tv

Zeka: Devolli Corporation njëri nga taksapaguesit më të mëdhenj të Kosovës, ia ka dalë gjithmonë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka vizituar fabrikën lidere, Comodita Home, në ditën e rinisjes së prodhimit, vetëm tre ditë pas incidentit në Gjakovë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Zeka tha se Devolli Corporation gjithmonë ia ka dalë të bëjë dallimin dhe të krijojë kushte pune, duke qenë edhe njëri prej taksapaguesve më të mëdhenj në vend, teksa u shpreh i lumtur dhe aspak i habitur për nisjen kaq të shpejt të punës, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk befasohem me rinisjen kaq të shpejtë të punës, duke e ditur krejt qëndrueshmërinë që e karakterizon edhe korporatën Devolli, edhe natyrisht pronarin e saj, Shkëlqim Devolli. Është diçka që e kemi parë përgjatë viteve, pavarësisht vështirësive një në vend i cili nuk ofron ndoshta kushtet më të mira për të bërë biznes, korporata Devolli gjithmonë ia ka dalë që ta bëjë dallimin dhe të krijojë mijëra vende pune, dhe natyrisht të jetë njëri prej tatimpaguesve më të mëdhenj të vendit”, u shpreh Zeka.

Pos tjerash, ai tha se fabrika të tilla si Comodita Home, dhe njësi tjera të korporatës Devolli, i duhen Kosovës.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për atë që ndodhi javën e kaluar. Ishte një pamje që nuk do të donim ta shihnim në Kosovë. Kosova ka nevojë për më shumë fabrika si Comodita, dhe si njësitë biznesore të korporatës Devolli, dhe jo për mbyllje të vendeve të punës”.

Kujtojmë se nga incidenti, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

VIDEO/ Tri ditë pas zjarrit, Comodita Home rihap dyert në kohë rekord

Tri ditë pas incidentit në Gjakovë, fabrika lidere Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, është rikthyer në operim në kohë rekorde për të vazhduar të jetë simbol krenar i prodhimeve cilësore ‘Made in Kosova’.

Këtë të hënë, Comodita Home ka nisur punën me kapacitete funksionale, duke ruajtur standardet e cilësisë dhe efikasitetit, siç ishte edhe më parë, transmeton Klankosova.tv.

Rikthimi kaq i shpejtë në punë është bërë për shkak të solidarizimit të punëtorëve të kësaj fabrike lidere.

Ndërkohë, në ditën e rifillimit të prodhimit në Comodita Home, fabrikën e vizituan pos pronarit Shkëlqim Devolli, edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kujtojmë se nga ky rast, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Bordi drejtues, në një njoftim për publikun të premten, bëri të ditur se vendimi për rifillimin e punës është marrë me përgjegjësi të plotë, duke pasur parasysh rëndësinë që vazhdimësia e operimit të kompanisë ka për mijëra familje që varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Comodita Home, si dhe për partnerët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët tanë në vend dhe jashtë vendit.

Ngricat vështirësojnë qarkullimin/ ARRSH: Akset kombëtare janë të hapura

Ulja e temperaturave disa gradë nën zero ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se problematikë janë kryesisht segmentet në veri dhe juglindje pavarësisht se gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Termometri  gjatë natës ka regjistruar temperatura të acarta që arritën deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë.

Pavarësisht vështirësive raportohet se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë të shtuar janë në terren pa ndërprerje ku kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Drejtuesve te mjeteve i kërkohet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

PD çon “avokatin” në Kushtetuese/ Dërgon padi për zgjedhjen e Endrit Shabanit

Partia Demokratike e ka çuar zyrtarisht ne Gjykate Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Pavarësisht  se dhanë firmat e tyre në mbështetje të Shabanit, Demokratët i tërhoqën më pas ato, dhe ky është një ndër argumentet e tyre përse zgjedhja e tij bie ndesh me Kushtetutën.

PD kërkon verifikimin e zgjedhjes se Shabanit dhe konstatimin e papajtueshmërisë, me disa nene të Kushtetues. Së dyti, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit dhe votat që shkuan në mbështetje të tij.

Ata gjithashtu kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë vendimin e zgjedhjes së Shabanit Avokat të Popullit deri në shqyrtimin në themel të të gjithë procedurës.

❌