Mësimi gjithëditor në Prishtinë do të zgjerohet në katër shkolla të tjera të Prishtinës, ndërsa nga 1 shtatori nxënësit do të rikthehen në procesin mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës. Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka thënë se komuna është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai ka bërë të ditur se këtë vit do të zgjerohet edhe mësimi gjithëditor në disa shkolla, ndërsa “Zenel Hajdini” dhe “Asim Vokshi”, të cilat vitin e kaluar kanë funksionuar të bashkuara, do të ndahen sërish dhe nxënësit do të kthehen në shkollat e tyre.
“Sigurisht do të vazhdojmë edhe me implementimin e mësimit gjithëditor, duke u zgjeruar në katër shkolla të reja, të cilat do të jenë Mehmet Gjevori Afrim Gashi, shkolla në Vranidoll, pra do të jenë këto shkolla të cilat do të përfshihen në kuadër të mësimit gjithëditor, edhe njëherësh edhe Asim Vokshi, që janë ndarë tashmë ndryshe prej vitit të kaluar ku këto kanë qenë të fuzionuara, po tentojmë që t'i ndajmë, të implementohet në dy shkolla: edhe në Zenel Hajdini, edhe në shkollën Asim Vokshi. Pra nxënësit të kthehen prapë në vendet e tyre”, ka deklaruar Elshani.
Ai ka thënë se investimet në shkollat ku zbatohet mësimi gjithëditor, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit për të i furnizuar shkollat që të kenë kushtet për mbajtjen e mësimit tërëditor.
“Investimet në këto shkolla do të jenë pra gjatë gjithë kohës, nuk do të ndalen asnjëherë. Nuk është e thënë që këto punë të mbarojnë vetëm gjatë muajve të të verës. Pra ka edhe çështje të tjera që janë kryesisht investime, furnizime me materiale, që nënkupton me kokëshiltet, me inventarin e ri shkollor dhe me shumëçka tjetër që do të jenë për gjatë gjithë vitit do të investohet në këto shkolla, që nuk ndikojnë asnjëherë në procesin mësimor”, ka thënë ai.
Elshani e ka cilësuar implementimin e mësimit gjithëditor si sfidues, pasi Prishtina është komuna e parë që ka nisur këtë proces dhe nuk ka përvoja të ngjashme nga komunat e tjera.
Ndërkohë, për zgjatjen e orarit të parafillorëve nga dy në katër orë, drejtori i Arsimit ka thënë se ky ndryshim është bërë edhe në bazë të kërkesave të prindërve dhe nevojave të fëmijëve.
“Pra ka qenë një gatishmëri, për të cilën unë i falënderoj të gjithë edukatorët që janë të angazhuar në kuadër të kësaj grupmoshe, pra në parafillorët për 5 dhe 6, për grupmoshat 5 deri në 6. Ka qenë një gatishmëri e tyre për të pranuar një ndryshim të orarit meqenëse ashtu siç kanë punuar gjatë viteve të kaluara ka qenë e vështirë edhe për ata. Mirëpo në anën tjetër ka qenë edhe një kërkesë e prindërve, por edhe e fëmijëve, nxënësve, për të pasur një orar më të gjatë, një orar më të përshtatshëm për prindërit meqë pothuajse secili sot është i angazhuar në punë edhe kanë qenë vështirësi të mëdha që dikush të shkojë në punë në ora 8:00, pastaj të kthehet në shtëpi, ta dërgojë fëmijën në ora 9:00, të qëndrojë fëmija aty deri në ora 11:00, ta marrë prapë edhe ta dërgojë në qendrim ditor. Tash jemi duke mundësuar një orar të plotë 4-orësh ku fëmijët të qëndrojnë në kuadër të mësimit të parafillorëve edhe të nivelit të pasdites”, ka deklaruar Elshani.
Sipas tij, orari katërorësh do t’u mundësojë fëmijëve të kenë më shumë mundësi për aktivitete, socializim dhe përgatitje për klasën e parë.
Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator. /KP/
Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë ka akuzuar qeverisjen komunale të drejtuar nga kryetari Ardian Gjini për, siç ka pretenduar, keqpërdorime dhe përfshirje të personave të lidhur me AAK-në në raste të ndryshme që lidhen me pronën komunale, tenderët dhe administratën.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Qendra e LVV-së në Gjakovë e ka cilësuar komunën si institucion ku, sipas saj, "uzurpatorët dhe grupet kriminale kanë hyrë thellë në sistem".
LVV-ja ka përmendur ndër të tjera një rast të raportuar më herët, lidhur me pronë komunale, si dhe raste që i ka cilësuar si manipulime të proceseve të prokurimit.
"Rasti i publikuar ditë më parë në mediumin Kallxo, ku në mënyrë të paprecedentë një ish-drejtor komunal i mundësohet marrja e pronës komunale për ndërtim, me lajthitje institucionale herë si objekt afarist e herë si hotelier, pasuar me manipulime tenderësh për lule e tenderë të manipuluar për rrënime objektesh, bashkë dhe me militantë në zyrat e Komunës të zënë me sasi droge sikur të ishin kartele të botës së tretë, janë vetëm maja e ajsbergut të aferave nën qeverisjen e AAK-së", thuhet në reagimin e LVV-së.
Partia opozitare ka deklaruar se këto raste dhe të tjera i ka ngritur në Kuvendin Komunal dhe përmes konferencave për media, ndërsa ka thënë se disa lëndë i ka dërguar edhe te organet e sigurisë.
"Ndonëse po e përsërisim se këto raste dhe të tjera i kemi denoncuar në vazhdimësi në Kuvendin Komunal, në konferenca për media, madje kemi dërguar edhe lëndë organeve të sigurisë edhe gjatë mandatit të Ardian Gjinit, për çfarë nuk kemi marrë përgjigje adekuate asnjëherë, konsiderojmë se është momenti i fundit që Prokuroria të vihet në alarm dhe t’i hetojë seriozisht këta individë e zyrtarë të një klike të ngushtë klienteliste, të cilët për vite me radhë shkatërruan Gjakovën dhe të ardhmen e saj", thuhet më tej në reagim.
AAK: Pretendimet janë shpifje dhe manipulim
Ndaj këtyre akuzave ka reaguar dega e AAK-së në Gjakovë, e cila i ka cilësuar pretendimet e LVV-së si "shpifje" dhe "manipulime".
AAK-ja ka thënë se rastet e përmendura nga LVV-ja lidhen me zhvillime të ndodhura vite më parë dhe, sipas saj, jashtë qeverisjes së kryetarit Ardian Gjini.
"Pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje të publikuara sot në një postim të tyre në rrjetet sociale janë të bazuara në zhvillime të ndodhura shumë vite më parë, jashtë qeverisjes së kryetarit Ardian Gjini. Përpjekja e tyre për t’i paraqitur si skandale aktuale është një manipulim i qëllimshëm dhe një tentativë për të ndërtuar narrativa goditëse mbi shpifje dhe sajesa të fabrikuara", thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK-ja ka mbrojtur punën e Komunës së Gjakovës, duke deklaruar se institucioni funksionon mbi bazën e transparencës dhe ligjshmërisë.
"Komuna e Gjakovës funksionon mbi bazën e transparencës dhe ligjshmërisë. Kjo është dëshmuar gjatë këtyre viteve, duke u shpallur shumë herë komuna më transparente nga instanca të ndryshme monitoruese", ka deklaruar AAK-ja.
Sipas kësaj partie, proceset tenderuese dhe dhënia e lejeve të ndërtimit kalojnë nëpër kontrolle institucionale, ndërsa çdo keqpërdorim i mundshëm, sipas saj, trajtohet në përputhje me vendimet e institucioneve të drejtësisë.
"Ne e dënojmë fuqishëm çdo veprim joligjor të kujtdo qoftë dhe ndërmarrim masa pas vendimeve të institucioneve të drejtësisë", thuhet në reagim.
AAK-ja ka kritikuar gjithashtu gjuhën e përdorur nga LVV-ja ndaj kryetarit Gjini, duke e cilësuar qasjen e saj si "banditeske dhe obsesive".
"Frika juaj nga Ardian Gjini ju është shndërruar në obsesion dhe e keni të pamundur të mos merreni me të të paktën një herë në ditë", thuhet në reagimin e AAK-së.
Përplasja mes dy subjekteve politike vjen pas akuzave të LVV-së për raste që lidhen me administrimin komunal, ndërsa AAK-ja ka mohuar se këto raste përbëjnë përgjegjësi të qeverisjes aktuale dhe ka thënë se do të vazhdojë punën në bazë të "transparencës, ligjshmërisë dhe përgjegjësisë". /Telegrafi/
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se transferet e parave nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar përbëjnë ndonjë parregullsi, duke deklaruar se bëhet fjalë për transaksione ndërmjet llogarive të tij bankare.
Rama është pyetur për këtë çështje një ditë pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar materiale në hetuesi, të cilat, sipas tyre, ua ka përcjellë një sinjalizues anonim.
Sipas pretendimeve të asamblistëve të LVV-së, në materialet e dorëzuara përmenden transfere të shumave të konsiderueshme të parave nga një llogari bankare në Kosovë drejt një llogarie në Britani të Madhe.
Ata kanë pretenduar gjithashtu se lidhur me këto transfere kanë nisur hetime nga autoritetet e Kosovës dhe ato britanike.
I pyetur lidhur me pretendimet, Rama ka thënë se ka llogari bankare në të dyja shtetet dhe se transaksionet janë bërë ndërmjet llogarive të tij.
“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th. transferet bankare janë totalisht legjitime dhe nuk ka asnjë problem. Janë prej kontos time në konton time”, ka deklaruar Rama.
Pretendimet për transferet janë bërë publike nga drejtuesi i grupit të asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili një ditë më parë tha se në Prokurori kanë dorëzuar materiale të pranuara nga një person që prezantohet si punëtor i Komunës së Prishtinës.
Sveçla tha se materiali lidhet kryesisht me pretendime për legalizime të paligjshme në Komunën e Prishtinës, ndërsa në të, sipas tij, përmenden biznese, zyrtarë dhe shkelje të pretenduara ligjore.
Ai deklaroi se dokumentet përmbajnë edhe pretendime për transfere të shumave të mëdha të parave nga Kosova drejt Anglisë.
Sipas Sveçlës, personi që ka përcjellë materialet ka pretenduar se për këto transfere kanë nisur hetime edhe autoritetet angleze, edhe Prokuroria e Kosovës.
Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të materialeve, Sveçla ka pretenduar se disa prej objekteve të legalizuara kanë pasur probleme të ndryshme ligjore, duke përmendur edhe raste kur, sipas tij, objektet janë ndërtuar në pronë publike.
Pretendimet e bëra nga asamblistët e LVV-së janë dorëzuar për hetim, ndërsa Rama i ka cilësuar transferet e përmendura si transaksione të ligjshme ndërmjet llogarive të tij bankare. /Telegrafi/
Makinat elektrike po fitojnë terren në Ballkanin Perëndimor, por ritmi i kalimit drejt tyre ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin, ndërsa qeveritë, importuesit dhe konsumatorët përballen me çmime, politika fiskale dhe infrastrukturë të ndryshme.
Shqipëria po shënon një rritje të fortë të regjistrimeve të automjeteve elektrike. Në Kosovë, importet po shtohen dhe automjetet që vijnë nga Kina dominojnë tregun. Mali i Zi po përdor subvencione për të nxitur blerjet, edhe pse rrjeti i karikimit mbetet i kufizuar.
Në Bosnjë-Hercegovinë, ndërkohë, tregu i makinave plotësisht elektrike mbetet relativisht i vogël, ndërsa kompanitë dhe industria po kërkojnë mundësi që lidhen me elektromobilitetin.
Ndryshimet vijnë ndërsa tregu europian po zhvendoset gradualisht nga motorët tradicionalë. Sipas të dhënave, në tremujorin e parë të vitit 2026 në Bashkimin Europian u regjistruan 546,937 makina të reja plotësisht elektrike, duke arritur një pjesë tregu prej 19.4%. Automjetet hibride kishin 38.6% të tregut, shkruan Monitor.al.
Peshë e ulët e makinave elektrike në Ballkan
Makinat elektrike vijojnë të kenë një peshë shumë të ulët në flotën e automjeteve të pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat më të fundit të Eurostat, për fundin e vitit 2024, tregojnë se në të gjitha vendet e rajonit automjetet elektrike përbëjnë më pak se 1% të totalit të makinave në qarkullim.
Shqipëria ka peshën më të lartë në rajon, me 0.738% të flotës së makinave të pasagjerëve me energji elektrike, por edhe ky nivel mbetet rreth tre herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 2.219%.
Pas Shqipërisë renditen Maqedonia e Veriut me 0.260%, Mali i Zi me 0.232% dhe Serbia me vetëm 0.107%. Në Bosnjë-Hercegovinë pesha e makinave elektrike ishte 0.047%, ndërsa për Kosovën e dhëna e fundit e disponueshme është e vitit 2021 dhe rezulton vetëm 0.017%.
Në Europën Qendrore dhe Jugore, hendeku është më i vogël. Gjermania ka një peshë prej 3.35%, Franca 2.85% dhe Portugalia 2.69%. Italia, me 0.676%, mbetet madje pak poshtë Shqipërisë, ndërsa Greqia është në 0.298%. Spanja, me 0.780%, është vetëm pak mbi Shqipërinë.
Diferenca me vendet kryesuese është shumë e madhe: në Norvegji pesha e makinave elektrike është 27% e totalit, ose rreth 37 herë më e lartë se në Shqipëri, ndërsa në Danimarkë (12.1%) dhe Islandë (12%) rreth 16 herë më e lartë. (shiko grafikun në fund).
Shqipëria
Tregu shqiptar po regjistron një rritje të shpejtë të makinave plotësisht elektrike.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, në Shqipëri u regjistruan për herë të parë 5,714 automjete All-Electric, një rritje prej 182% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Rritja po shoqërohet edhe me një ndryshim të përbërjes së tregut të makinave të reja. Sipas DPSHTRR-së, automjetet elektrike, hibride dhe plug-in hibride përbënin 73.1% të autoveturave me zero kilometra të regjistruara gjatë periudhës janar-qershor 2026.
Mjetet elektrike përbënin rreth 11% të regjistrimeve për herë të parë në gjashtë muajt e parë të vitit.
Në fund të qershorit, Regjistri Kombëtar Shqiptar numëronte rreth 1.1 milion mjete aktive në total. DPSHTRR publikon si të dhënat mbi regjistrimet e reja, ashtu edhe të dhënat mbi flotën aktive, të përditësuara më 30 qershor 2026.
Bosnjë-Hercegovina
Në Bosnjë-Hercegovinë, makinat plotësisht elektrike vazhdojnë të zënë një pjesë të kufizuar të tregut. Gjatë vitit 2025, tregu automobilistik u karakterizua nga hyrja dhe zgjerimi i markave të reja, veçanërisht atyre kineze, si dhe nga një ofertë më e madhe e automjeteve hibride dhe plug-in hibride.
Çmimet e larta, fuqia e kufizuar blerëse dhe infrastruktura e pamjaftueshme e karikimit përmenden ndër arsyet kryesore të zhvillimit më të ngadaltë të tregut të makinave elektrike. Në të njëjtën kohë, tregu vazhdon të dominohet nga automjetet e përdorura të importuara, ndërsa hibridet plug-in po shihen gjithnjë e më shumë si një zgjidhje praktike kalimtare për një numër të madh drejtuesish.
Anela Karahasan, eksperte e lartë për industrinë dhe shërbimet në Dhomën e Ekonomisë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe sekretare e Shoqatës për Elektromobilitetin, thotë se elektromobiliteti tashmë është pjesë e transformimit të sistemit modern të transportit.
“Sot mund të themi me siguri se elektromobiliteti nuk është më e ardhmja apo një eksperiment i entuziastëve – ai është bërë një realitet strukturor i sistemit modern të transportit. Megjithatë, dinamika e zhvillimit ka ndryshuar ndjeshëm. Nuk po flasim më vetëm për një mënyrë alternative transporti, por për transformimin e të gjithë sistemit energjetik dhe të transportit,” tha Karahasan.
Sipas saj, makinat elektrike tashmë janë pjesë e një koncepti më të gjerë që përfshin qytetet inteligjente, tranzicionin e gjelbër dhe pavarësinë energjetike. Zhvillimi i elektromobilitetit, thotë ajo, duhet të shoqërohet me investime më të shpejta në infrastrukturën e karikimit, dixhitalizimin e transportit dhe integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.
Karahasan veçon gjithashtu përparimin në teknologjinë e baterive, ku prodhuesit po punojnë për të rritur autonominë e automjeteve, për të shkurtuar kohën e karikimit dhe për të ulur kostot.
“Sot, makinat elektrike arrijnë një autonomi mesatare prej 450 deri në 600 kilometra, ndërsa falë arkitekturës së baterive 800 volt, ato mund të karikohen nga 10% në 80% për vetëm 15 deri në 20 minuta – praktikisht gjatë një pushimi për kafe,” tha ajo.
Në Europë, sipas Karahasan, fokusi nuk është më vetëm te automjeti, por te krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm, që përfshin prodhimin e baterive, riciklimin e lëndëve të para, zhvillimin e zinxhirëve lokalë të vlerës dhe ekonominë qarkulluese. Synimi është ulja e çmimeve të makinave elektrike dhe rritja e aksesit të tyre për një numër më të madh qytetarësh.
Duke iu referuar të dhënave për tremujorin e parë të vitit 2026, ajo tha se në Bashkimin Europian u regjistruan 546,937 automjete të reja elektrike me bateri, duke arritur një pjesë tregu prej 19.4%. Makinat hibride arritën ndërkohë në 38.6% të tregut.
Regjistrimet e makinave me benzinë ranë me 18.2%, ndërsa pjesa e përbashkët e makinave me benzinë dhe naftë ra në 30.3%, nga 38.2% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Karahasan e konsideron infrastrukturën një nga elementët kryesorë për zhvillimin e mëtejshëm të tregut.
“Çelësi për zhvillimin e elektromobilitetit mbetet infrastruktura – zhvillimi i rrjeteve të karikimit, menaxhimi inteligjent i karikimit dhe teknologjitë e karikimit pa kabllo,” tha ajo.
Sipas saj, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe karikimit dydrejtimësh, që lejon makinën të përdoret si burim energjie për një familje, biznes apo pajisje elektrike.
“Sigurisht, sfidat vazhdojnë të ekzistojnë dhe ndryshojnë nga një treg në tjetrin – nga kuadri rregullator dhe infrastruktura te çmimet e automjeteve dhe disponueshmëria e teknologjisë. Megjithatë, drejtimi i zhvillimit është i pandalshëm,” tha Karahasan.
Në vitet e fundit, Bosnjë-Hercegovina ka bërë hapa drejt zhvillimit më sistematik të industrisë automobilistike. Sipas Karahasan, zhvendosja e industrisë globale drejt makinave elektrike mund të krijojë mundësi të reja edhe për ekonominë e vendit.
“Ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian, Bosnjë-Hercegovina fatkeqësisht ende nuk i ndjek tendencat e zhvillimit të elektromobilitetit me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtën shkallë, por nuk mund të themi se ai mungon apo se nuk është bërë përparim,” tha ajo.
Sipas Karahasan, është veçanërisht inkurajuese që kompanitë po i njohin gjithnjë e më shumë përfitimet e makinave elektrike përmes kostove më të ulëta operative, standardeve ESG dhe reduktimit të emetimeve të CO₂.
Tradita industriale e Bosnjë-Hercegovinës, pozicioni gjeografik, fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot konkurruese të prodhimit përbëjnë, sipas saj, potencial për të tërhequr investime në elektromobilitet dhe industri të lidhura me të.
“Në këtë kontekst, elektromobiliteti përfaqëson një mundësi të rëndësishme biznesi për Bosnjë-Hercegovinën, e cila tashmë, edhe pse në mënyrë modeste, po njihet përmes iniciativave dhe projekteve të para vendase,” tha Karahasan.
Ajo përmend zhvillimin dhe prodhimin e automjetit të parë elektrik vendas për transport mallrash dhe biçikletës elektrike, prezantimin e prototipit të skuterit të parë elektrik boshnjak, si dhe prodhimin lokal të karikuesve për automjetet elektrike. Vendi po kërkon gjithashtu mundësi në prodhimin e komponentëve, sistemet e baterive, infrastrukturën energjetike dhe zgjidhjet software që lidhen me mobilitetin.
Përveç prodhimit, sipas saj, po zhvillohen edhe modele të reja biznesi, nga sistemet car-sharing te menaxhimi inteligjent i karikimit dhe infrastruktura për makinat elektrike.
“Elektromobiliteti nuk përfshin vetëm automjetet, por zhvillimin e një ekosistemi të tërë – nga energjia dhe dixhitalizimi te arsimi, kërkimi dhe zhvillimi i teknologjive të reja,” tha Karahasan.
“Pikërisht për këtë arsye, Bosnjë-Hercegovina ka një mundësi të pozicionohet si partnere rajonale në zinxhirët e furnizimit dhe në zhvillimin e mobilitetit të qëndrueshëm,” përfundoi ajo.
Mali i Zi
Numri i automjeteve elektrike dhe hibride po rritet edhe në Malin e Zi. Sipas të dhënave të MONSTAT, vendi kishte 326,711 automjete të regjistruara në vitin 2025, 6.5% më shumë se 306,680 një vit më parë.
Në vitin 2023, në Malin e Zi ishin regjistruar 552 automjete elektrike dhe 1,232 hibride. Numri i makinave elektrike u rrit me afro 30% gjatë vitit 2024.
Qeveria po përdor subvencionet për të nxitur zgjerimin e tregut. Fondi shtetëror Eco Fund rriti mbështetjen për blerjen e makinave elektrike deri në 7,500 euro, ndërsa automjetet hibride dhe plug-in hibride mund të përfitojnë subvencione deri në 4,000 euro.
Gjithsesi infrastruktura mbetet një problem. Përfaqësues të sektorit thonë se Mali i Zi ende nuk ka një rrjet të zhvilluar të karikimit, ndërsa çmimi i makinave të reja elektrike mbetet i lartë për një pjesë të konsumatorëve.
Importuesit kanë ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve. Një prej tyre, i cituar në kushte anonimiteti, kërkon që mbështetja të zgjerohet edhe për automjetet e përdorura hibride dhe elektrike deri në një moshë të caktuar.
Kosova
Në Kosovë, importet e makinave elektrike janë rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në vitin 2022 u importuan 150 makina elektrike. Numri u rrit në 350 në vitin 2023, në 550 në 2024 dhe në 590 në vitin 2025. Vetëm gjatë janarit dhe shkurtit 2026 u importuan edhe 109 automjete elektrike.
Në vlerë monetare, importet e dy muajve të parë të vitit arritën në rreth 1.7 milionë euro.
Vlera e importeve të makinave elektrike ishte 5.6 milionë euro në 2022, 11.7 milionë euro në 2023, 10.8 milionë euro në 2024 dhe 11 milionë euro në 2025, sipas të dhënave doganore.
Kina është burimi kryesor i automjeteve elektrike që hyjnë në Kosovë. Në janar dhe shkurt 2026, 75% e tyre u importuan nga Kina, krahasuar me 73% gjatë gjithë vitit 2025.
Përfaqësues të Toyota-s në Kosovë kanë vlerësuar se industria automobilistike e vendit do të përballet me sfida gjatë tranzicionit drejt elektrifikimit. Sipas kompanisë, politikat aktuale fiskale nuk e mbështesin mjaftueshëm procesin krahasuar me praktikat e përdorura në Bashkimin Europian, ku automjetet me emetime më të ulëta përfitojnë shpesh stimuj.
Serbia prodhon, por nuk i përdor
Në Serbi, përdorimi i makinave elektrike mbetet ende shumë i ulët, edhe pse vendi po përpiqet të zhvillojë njëkohësisht prodhimin, infrastrukturën dhe subvencionet për elektromobilitetin. Sipas Eurostat, në fund të vitit 2024 makinat elektrike përbënin vetëm 0.107% të flotës së autoveturave, një nga nivelet më të ulëta në rajon.
Sipas Forbes Serbia, gjatë vitit 2026 në vend numëroheshin rreth 7,200 automjete elektrike, ndërsa rrjeti publik kishte rreth 230 pika karikimi. Autoritetet po përgatisin edhe një kuadër të ri ligjor për zgjerimin e infrastrukturës së karikimit dhe karburanteve alternative.
Sipas Biznis.rs, qeveria serbe ka vijuar subvencionet për blerjen e automjeteve elektrike, me një fond prej 170 milionë dinarësh për vitin 2026 dhe mbështetje deri në 5,000 euro për automjet.
Ndërkohë, sipas eKapija, Serbia po forcon rolin si bazë prodhuese për automjetet elektrike. Fabrika e Stellantis në Kragujevac prodhon Fiat Grande Panda elektrike, krahas versioneve hibride dhe modeleve të tjera elektrike. Kjo krijon një kontrast të fortë: Serbia po prodhon automjete elektrike për tregun europian, ndërsa përdorimi i tyre në tregun vendas mbetet ende minimal. /Monitor.al/
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar që menaxhimi i pastrimit të qyteteve dhe mbeturinave të organizohet në bazë të komunave dhe regjioneve.
Rama e ka bërë këtë propozim pas takimit me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, takim i cili ishte thirrur për të diskutuar situatën me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Sipas Ramës, modeli ku secila komunë do të kishte ekipin e saj dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pastrimin e territorit do të ishte zgjidhja më e përshtatshme për menaxhimin e këtij shërbimi.
“Mënyra më e mirë për secilin qytet është që pastrimi të krijohet në bazë të regjioneve, në bazë të komunave, secila komunë ta ketë ekipin e vet, të jetë përgjegjëse 100% për ekipin e vet dhe të jetë përgjegjëse për pastrimin e zonave të veta. Këto janë ato për të cilat diskutuam dhe për të cilat jemi në një vijë, pra 100%”, ka thënë Rama.
Takimi kishte në fokus sfidat aktuale në menaxhimin e mbeturinave, koordinimin ndërmjet komunave dhe mundësitë për bashkëpunim për përmirësimin e shërbimeve të pastrimit.
Rama nuk ka dhënë më shumë detaje rreth mënyrës se si do të funksiononte konkretisht ky model dhe nëse do të nënkuptonte ndryshime në organizimin aktual të kompanive rajonale të pastrimit.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ndërkaq, kryetari i Podujevës, kryetari i Fushë Kosovës dhe kryetari i Obiliqit munguan në takim, pasi nuk iu përgjigjën ftesës së Ramës. /Telegrafi/
Diaspora e Kosovës vazhdon të ruajë interesim të madh për zhvillimet në vend, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e saj shpreh gatishmëri për t’u kthyer dhe investuar.
Këto janë disa nga gjetjet kryesore të një pyetësori të realizuar nga Telegrafi, përmes të cilit janë analizuar planet e tyre për kthim, interesimi për investime, punësimi, përmbajtjet që duan të shohin në mediat kosovare dhe ndryshimet që i konsiderojnë të nevojshme në Kosovë.
Planifikimi për t’u kthyer
Rezultatet tregojnë se 52.25 për qind e pjesëmarrësve planifikojnë të kthehen në Kosovë, megjithëse për shumicën kthimi mbetet një synim afatgjatë.
Nga 446 të anketuar, 203 persona apo 45.52 për qind kanë deklaruar se planifikojnë të kthehen, por në një të ardhme më të largët. Vetëm 30 persona, përkatësisht 6.73 për qind, synojnë të kthehen brenda vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, 111 persona apo 24.89 për qind ende nuk kanë vendosur, kurse 102 të anketuar, ose 22.87 për qind, kanë thënë se nuk planifikojnë të kthehen.
Nëse përfshihen edhe personat që nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, 77.13 për qind e pjesëmarrësve nuk e përjashtojnë mundësinë e kthimit në Kosovë.
Rreth 66 për qind planifikojnë të investojnë në Kosovë
Gatishmëria për investime rezulton më e lartë se gatishmëria për kthim.
Gjithsej 294 persona, ose 65.92 për qind e të anketuarve, kanë deklaruar se planifikojnë të investojnë në Kosovë në forma të ndryshme. Megjithatë, pjesa më e madhe e interesimit është e orientuar drejt patundshmërive.
Në këtë kategori, 156 persona apo 34.98 për qind kanë zgjedhur investimet në shtëpi, banesa ose tokë për përdorim personal dhe familjar.
Hapjen ose zgjerimin e një biznesi privat e kanë përzgjedhur 92 persona, përkatësisht 20.63 për qind e pjesëmarrësve. Për investime në bujqësi janë deklaruar 24 persona apo 5.38 për qind, ndërsa 22 persona, ose 4.93 për qind, janë të interesuar për letra me vlerë, depozita dhe fonde investimi.
Në anën tjetër, 152 persona apo 34.08 për qind kanë deklaruar se nuk planifikojnë të investojnë në Kosovë.
Të dhënat tregojnë se ekziston një potencial i konsiderueshëm financiar në diasporë, por investimet vazhdojnë të orientohen më shumë drejt sigurimit të pronës sesa drejt veprimtarive prodhuese ose instrumenteve financiare.
Këtë potencial e përforcon edhe niveli i lartë i punësimit: 401 nga 446 pjesëmarrësit, apo 89.91 për qind, kanë deklaruar se janë të punësuar.
Diaspora kërkon më shumë kulturë, tradita dhe lajme ekonomike
Pyetësori ka analizuar edhe llojin e përmbajtjeve që diaspora dëshiron të shohë më shumë në mediat e Kosovës.
Përmbajtjet kulturore dhe traditat janë përzgjedhur nga 248 persona, ose 55.61 për qind e pjesëmarrësve. Menjëherë pas tyre renditen lajmet për ekonominë, biznesin dhe investimet, të zgjedhura nga 237 persona apo 53.14 për qind.
Për historitë e suksesit të diasporës janë shprehur të interesuar 138 persona, ose 30.94 për qind, ndërsa 136 persona apo 30.49 për qind duan më shumë përmbajtje sportive.
Informacionet praktike për dokumente, konsullata dhe procedura administrative janë përzgjedhur nga 111 persona, ose 24.89 për qind. Analizat politike dhe shoqërore janë kërkuar nga 98 persona apo 21.97 për qind, ndërsa videot dhe podkastet nga 49 persona, përkatësisht 10.99 për qind.
Në këtë pyetje, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të zgjedhin më shumë se një kategori, prandaj përqindjet nuk përbëjnë një total prej 100 për qind.
Rezultatet sugjerojnë se diaspora dëshiron përmbajtje që e mban të lidhur me identitetin, kulturën dhe traditat e Kosovës, por njëkohësisht kërkon informacion konkret për mundësitë ekonomike dhe investuese.
Politika, drejtësia dhe ekonomia – fushat ku kërkohen ndryshime
Në pyetjen e hapur se çfarë do të ndryshonin në Kosovë, janë përgjigjur 343 persona, ose 76.91 për qind e pjesëmarrësve.
Për shkak se secili ka pasur mundësi të përgjigjet me fjalët e veta, janë regjistruar mbi 300 formulime të ndryshme. Megjithatë, disa tema janë përsëritur më shpesh.
Pjesëmarrësit kanë përmendur politikën dhe klasën politike, funksionimin e institucioneve, drejtësinë, prokurorinë, korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kritika dhe kërkesa për ndryshime janë shprehur edhe për shëndetësinë, arsimin, ekonominë, pagat dhe krijimin e vendeve të punës.
Në përgjigje janë përmendur gjithashtu mentaliteti shoqëror, raportet ndërmjet qytetarëve, pastërtia, infrastruktura, planifikimi urban, mbështetja për prodhimin vendor dhe trajtimi i diasporës nga institucionet dhe shoqëria në Kosovë.
Shumica e pjesëmarrësve jetojnë në Gjermani dhe Zvicër
Nga 446 pjesëmarrësit, 172 apo 38.57 për qind jetojnë në Gjermani, ndërsa 101 persona ose 22.65 për qind në Zvicër. Së bashku, këto dy vende përfaqësojnë 61.21 për qind të të gjithë të anketuarve.
Pas tyre renditen Suedia me 33 pjesëmarrës, Austria me 25, Finlanda me 17, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 15 dhe Norvegjia me 14.
Sa i përket moshës, grupi më i madh përbëhet nga personat mbi 46 vjeç, me 181 pjesëmarrës apo 40.58 për qind. Grupmosha 26–36 vjeç përfaqësohet me 132 persona, ndërsa ajo 37–45 vjeç me 115 persona.
Vetëm 18 pjesëmarrës, ose 4.04 për qind, i përkasin grupmoshës 18–25 vjeç.
Në aspektin gjinor, 414 pjesëmarrës apo 92.83 për qind janë burra, 26 apo 5.83 për qind janë gra, ndërsa gjashtë persona nuk kanë dashur të deklarohen.
Për shkak të këtij përfaqësimi të pabarabartë gjinor dhe dominimit të pjesëmarrësve nga Gjermania dhe Zvicra, rezultatet duhet të lexohen si qëndrime të personave që kanë marrë pjesë në pyetësor dhe jo si përfaqësim statistikor i të gjithë diasporës së Kosovës.
Në përgjithësi, të gjeturat tregojnë se diaspora mbetet e lidhur me Kosovën dhe shfaq interesim të madh për të kontribuar financiarisht.
Por kthimi i përhershëm shihet kryesisht si një mundësi afatgjatë, ndërsa pakënaqësitë me politikën, institucionet dhe kushtet ekonomike vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si pjesëtarët e diasporës e shohin të ardhmen e tyre në vend. /Telegrafi/
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë planifikuar bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e urës në Veternik, mbi rrugën “A”, me vlerë të parashikuar prej 10 milionë eurosh, raporton Telegrafi.
Sipas të dhënave të përfshira në dosjen e tenderit, financimi i projektit është planifikuar të shtrihet në disa vite, deri në vitin 2029.
Për vitin 2026, Komuna e Prishtinës ka paraparë 1 milion euro, ndërsa MMPHI-ja 2 milionë euro.
Në vitin 2027, Komuna planifikon të ndajë 1 milion euro, kurse Ministria 1.5 milion euro.
Për vitin 2028, sipas planifikimit të paraqitur në dokumentacion, Komuna do të ndajë 2 milionë euro, ndërsa MMPHI-ja 1.5 milion euro.
Ndërkaq, për vitin 2029 është paraparë që Komuna e Prishtinës të ndajë edhe 1 milion euro për këtë projekt.
Tenderi me titullin “Ndërtimi i urës (Mbikalimi dhe Nënkalimi për vetura dhe automjete) në Veternik mbi rrugën ‘A’ – Bashkëfinancim me MMPHI-në” është hapur më 11 gusht 2026.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 14 shtatori 2026, në ora 13:30.
Çfarë parasheh projekti në Veternik?
Sipas përshkrimit teknik të përfshirë në dosjen e tenderit, në këtë zonë është planifikuar një nyje shumëfunksionale që do të përfshijë rrethrrotullim, rampa lidhëse dhe nënkalim.
Projekti synon të mundësojë shpërndarjen e trafikut ndërmjet rrugës “A”, lagjes “Kalabria” dhe rrjetit ekzistues rrugor të Veternikut.
Sipas dokumentacionit, rrethrrotullimi do të shërbejë për organizimin e lëvizjes së automjeteve në drejtime të ndryshme, ndërsa rruga “A” do të kalojë përmes nënkalimit, shkruan Telegrafi.
Në këtë mënyrë, sipas projektuesve, qarkullimi në aksin kryesor do të vazhdojë pa ndërprerje nga trafiku lokal.
Lidhja e rrugës “A” me lagjen “Kalabria” parashihet të realizohet përmes rampave hyrëse dhe dalëse, të cilat do të mundësojnë qasje në të dy drejtimet.
Në kuadër të projektit janë paraparë edhe rampa që lidhin zonën e Veternikut dhe atë të Spitalit me rrugën “A”.
Dokumentacioni parasheh gjithashtu ndërtimin e trotuareve në të dy anët e rrugëve, të cilat do të pajisen me shirita taktilë orientues për personat me dëmtime në shikim.
Sipas dosjes së tenderit, organizimi i korsive dhe sinjalizimit është konceptuar për të rritur rrjedhshmërinë e trafikut dhe sigurinë e automjeteve e këmbësorëve, si dhe për ta integruar nyjën e re me infrastrukturën ekzistuese.
Me realizimin e këtij projekti synohet krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejtë ndërmjet rrugës “A” dhe “Kalabrisë”, përmirësimi i lidhjes së Veternikut me rrjetin primar rrugor dhe qasja më efikase drejt kompleksit spitalor.
Një tjetër objektiv i projektit është eliminimi i konflikteve të trafikut në aksin kryesor përmes nënkalimit, si dhe rritja e kapacitetit dhe sigurisë së rrjetit rrugor në këtë pjesë të Prishtinës.
Sipas dosjes, ndërhyrja pritet të përmirësojë lidhshmërinë e pjesës jugore të kryeqytetit me rrugën “A”, duke ndikuar në kohën e udhëtimit dhe sigurinë në komunikacion. /Telegrafi/
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj personave dhe operatorëve që ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik pa licencë.
Sipas njoftimit të IQMT-së, aksioni po zhvillohet në bazë të Ligjit Nr. 08/L-074 për Turizmin dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2024 për kushtet, kriteret dhe procedurat e regjistrimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë.
Inspektimet gjatë së mërkurës janë zhvilluar në rajonet e Prizrenit, Prishtinës dhe Obiliqit, me qëllim të evidentimit dhe parandalimit të ushtrimit të paligjshëm të kësaj veprimtarie.
“Gjatë ditës së sotme, inspektimet janë duke u zhvilluar në regjionet e Prizrenit, Prishtinës dhe Obiliqit, me qëllim të parandalimit dhe evidentimit të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë pa licencë”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të mbikëqyrjes, IQMT ka evidentuar edhe angazhimin e udhërrëfyesve jo-vendas nga kompani turistike të vendeve të rajonit, të cilët, në rastet kur veprojnë pa licencën e nevojshme, janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Sipas IQMT-së, përveç aspektit ligjor, angazhimi i personave të palicencuar mund të ndikojë edhe në mënyrën e prezantimit të historisë, trashëgimisë kulturore dhe vlerave të lokacioneve turistike në Kosovë.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes IQMT-së, mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie dhe do të ndërmarrë masat përkatëse ndaj operatorëve turistikë, personave juridikë, bizneseve individuale dhe personave fizikë që ushtrojnë ose mundësojnë ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik pa licencë dhe në kundërshtim me ligjin e Turizmit”, thuhet në njoftim.
IQMT ka rikujtuar se ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik në kundërshtim me dispozitat ligjore përbën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 3 mijë deri në 9 mijë euro.
Inspektorati u ka bërë thirrje operatorëve turistikë që udhërrëfyesit t’i angazhojnë në mënyrë të ligjshme, duke respektuar kriteret dhe procedurat përkatëse.
“Republika e Kosovës posedon vlera të rëndësishme historike, kulturore dhe turistike. Për këtë arsye, vizitorët duhet të marrin informacione të sakta, profesionale dhe të besueshme për vendet që vizitojnë, nga persona të përgjegjshëm dhe të licencuar”, thuhet në njoftim.
IQMT ka inkurajuar kompanitë turistike që të angazhojnë udhërrëfyes vendorë të licencuar, me qëllim të respektimit të legjislacionit, informimit të drejtë të vizitorëve dhe promovimit të trashëgimisë dhe vlerave turistike të Kosovës. /Telegrafi/
Mungesa e kushteve bazë të infrastrukturës së sigurisë dhe mospërputhja e të dhënave për rastet e dhunës karakterizojnë gjendjen në shkollat publike të Komunës së Ferizajt, sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Në 10 shkollat e audituara në këtë komunë, në librat e evidencave fizike janë gjetur të shkruara 198 raste të dhunës për periudhën 2022–2025, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, në sistemin digjital SMIA ishin transmetuar vetëm 17 raste, ndërsa Policia e Kosovës kishte të regjistruara 37 raste.
Një nga gjetjet kryesore të raportit në Ferizaj lidhet me menaxhimin e rreziqeve.
Shkolla e cila kishte numrin më të lartë të rasteve të dhunës sipas raporteve të Policisë nuk ka pasur fare kamera sigurie, duke i instaluar ato vetëm në qershor të vitit 2026.
Në anketën e zhvilluar me 197 nxënës në Ferizaj, 8 për qind e tyre kanë pohuar se kanë parë armë brenda hapësirave shkollore.
Përmes kërkesave të tyre, nxënësit e shkollës "Faik Konica" kanë kërkuar prani të policisë civile dhe kontrolle sistematike për parandalimin e bartjes së armëve të ftohta.
Po ashtu, nxënësit e shkollës "Kuvendi i Arbërit" kanë kërkuar kontrolle të çantave dhe vendosje të menjëhershme të kamerave të sigurisë. /Telegrafi/
Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe të ofertojnë për marrje me qira të zyrave lokaleve në Terminalin Doganor Hani i Elezit, sipas përshkrimit në vijim:
Dhënia me qira e hapësirave për zyre/lokale sipas çmimit fillestar të qirasë mujoreplus shpenzimet shtesë për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbledhjes se mbeturinave, sipas pjesëve në vijim:
Nr. Lokalit
Lokacioni
Kati
Vlera e qirasë + shpenzimet shtesë
Sipërfaqja m²
Çmimi për njësi-€ (duke përfshirë të gjitha taksat etj)
1
Objekti Doganës
Përdhese
112.00 Euro + 30 euro për shpenzime shtesë
22.5
2
Objekti Doganës
Përdhese
110.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
22
3
Objekti Doganës
Përdhese
112.00 + 30 euro për shpenzime shtesë
25.5
4
Objekti Doganës
Përdhese
112.00 + 30 euro për shpenzime shtesë
22.5
5
Objekti Doganës
Përdhese
120.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
24
6
Objekti Doganës
Përdhese
110.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
22
7
Objekti Doganës
Përdhese
112.00 + 30 euro për shpenzime shtesë
22.4
8
Objekti Doganës
Kati II
65.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
26
9
Objekti Doganës
Kati II
47.50 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
19
10
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.4
11
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.4
12
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.4
13
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.4
14
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.4
15
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.4
16
Objekti Doganës
Kati II
56.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
22.5
17
Objekti Doganës
Kati II
52.50 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
21
18
Objekti Doganës
Kati II
47.50 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
19
19
Objekti Doganës
Kati II
51.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20.5
20
Objekti Doganës
Kati II
47.50 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
19
21
Objekti Doganës
Kati II
60.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
24
22
Objekti Doganës
Kati II
54.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
21.5
23
Objekti vjetër
Përdhese
70.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
14
24
Objekti vjetër
Përdhese
130.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
26
25
Objekti vjetër
Përdhese
57.50 + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
26
Objekti vjetër
Përdhese
57.50 + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
28
Objekti vjetër
Përdhese
40.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
10
30
Objekti vjetër
Përdhese
48.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
12
31
Objekti vjetër
Përdhese
50.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
12.5
33
Objekti vjetër
Kati I
100.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
28.5
34
Objekti vjetër
Kati I
47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
13.5
35
Objekti vjetër
Kati I
47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
13.5
36
Objekti vjetër
Kati I
47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
13.5
37
Objekti vjetër
Kati I
47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
13.5
38
Objekti vjetër
Kati I
47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
13.5
39
Objekti vjetër
Kati I
47.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
13.5
40
Objekti vjetër
Kati I
49.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
14
41
Objekti Vjetër
Kati I
102.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
29
42
Objekti vjetër
Përdhese
94.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
23.5
43
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
44
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
45
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
46
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
47
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
48
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
49
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
50
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
51
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
52
Objekti vjetër
Përdhese
46.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
11.5
53
Objekti vjetër
Kati I
40.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
10
54
Objekti vjetër
Kati I
40.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
16
-
55
Objekti vjetër
Kati I
102.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
29
56
Objekti vjetër
Kati I
49.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
14
57
Objekti vjetër
Kati I
49.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
14
58
Objekti vjetër
Kati I
70.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
20
59
Objekti vjetër
Kati I
49.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
14
60
Objekti vjetër
Kati I
158.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
45
61
Objekti vjetër
Kati I
100.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
28.5
62
Objekti vjetër
Kati I
65.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë
18.5
Derisa pastrimi i zyrave bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit.
Mënyra e paraqitjes se ofertës:
Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur në mënyrë konfidenciale dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:
1.Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin ku shënohet veprimtaria si agjent doganor (shpedicion);
2.Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi pragun minimal të përcaktuar;
3.Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 1 punëtor për ofrimin e shërbimeve të shpedicionit;
Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesën nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Hani i Elezit. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 08.09.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës, adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirat e zyrave në terminalin doganor Hani i Elezit me datën 04.09.2026 nga ora 11:00 – 12:00.
Hapja e ofertave bëhet nga Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në mënyrë publike në prani të ofertuesve, të cilët kanë shprehë interesim të marrin pjesë. Hapja e ofertave bëhet me datën 08.09.2026, koha 14:30, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë.
Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.
Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.
Objekti i kontratës është i ndarë pjesë / lokale si hapësira për zyre (zyre lokale)). Ofertuesi mund të paraqesë ofertë për një zyre, dy zyre apo më shumë zyre, mirëpo mund të shpallet fitues vetëm për një zyre sipas çmimit me te lartë të ofertuar. Numri maksimal i zyrave që do të mund të shpërblehet tek një ofertues është 1 zyre.
Ofertuesi/ qiramarrësi pas nënshkrimit te kontratës dhe para fillimit të ofrimit te shërbimeve është i obliguar qe me shpenzime te veta ta bëjë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e gjithë hapësirës se zyrës.
OBAVEŠTENJE O PRIKUPLJANJU PONUDA ZA IZDAVANJE
KANCELARIJA POD ZAKUP
Carina Kosova objavljuje ovaj poziv kojim poziva sve zainteresovane strane da daju ponude za zakup kancelarijskog prostora na carinskom terminalu Hani i Elezit, prema sledećem opisu:
Iznajmljivanje kancelarijskog/poslovnog prostora po početnoj mesečnoj ceni zakupa, prema sledećim odeljcima:
Br. Lokala
Lokacija
Sprat
Vrednost zakupa + dodatni troškovi
Površina
m²
Cena po jedinici-€ (uključujući sve
takse itd.)
1
Carinski Objekat
Prizemlje
112.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
22.5
2
Carinski Objekat
Prizemlje
110.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
22
3
Carinski Objekat
Prizemlje
112.00 + 30 Evra za dodatne troškove
25.5
4
Carinski Objekat
Prizemlje
112.00 + 30 Evra za dodatne troškove
22.5
5
Carinski Objekat
Prizemlje
120.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
24
6
Carinski Objekat
Prizemlje
110.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
22
7
Carinski Objekat
Prizemlje
112.00 + 30 Evra za dodatne troškove
22.4
8
Carinski Objekat
Sprat II
65.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
26
9
Carinski Objekat
Sprat II
47.50 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
19
10
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.4
11
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.4
12
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.4
13
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.4
14
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.4
15
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.4
16
Carinski Objekat
Sprat II
56.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
22.5
17
Carinski Objekat
Sprat II
52.50 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
21
18
Carinski Objekat
Sprat II
47.50 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
19
19
Carinski Objekat
Sprat II
51.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20.5
20
Carinski Objekat
Sprat II
47.50 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
19
21
Carinski Objekat
Sprat II
60.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
24
22
Carinski Objekat
Sprat II
54.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
21.5
23
Stari Objekat
Prizemlje
70.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
14
24
Stari Objekat
Prizemlje
130.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
26
25
Stari Objekat
Prizemlje
57.50 + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
26
Stari Objekat
Prizemlje
57.50 + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
28
Stari Objekat
Prizemlje
40.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
10
30
Stari Objekat
Prizemlje
48.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
12
31
Stari Objekat
Prizemlje
50.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
12.5
33
Stari Objekat
Sprat I
100.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
28.5
34
Stari Objekat
Sprat I
47.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
13.5
35
Stari Objekat
Sprat I
47.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
13.5
36
Stari Objekat
Sprat I
47.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
13.5
37
Stari Objekat
Sprat I
47.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
13.5
38
Stari Objekat
Sprat I
47.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
13.5
39
Stari Objekat
Sprat I
47.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
13.5
40
Stari Objekat
Sprat I
49.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
14
41
Stari Objekat
Sprat I
102.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
29
42
Stari Objekat
Prizemlje
94.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
23.5
43
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
44
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
45
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
46
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
47
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
48
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
49
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
50
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
51
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
52
Stari Objekat
Prizemlje
46.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
11.5
53
Stari Objekat
Sprat I
40.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
10
54
Stari Objekat
Sprat I
40.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
16
55
Stari Objekat
Sprat I
102.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
29
56
Stari Objekat
Sprat I
49.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
14
57
Stari Objekat
Sprat I
49.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
14
58
Stari Objekat
Sprat I
70.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
20
59
Stari Objekat
Sprat I
49.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
14
60
Stari Objekat
Sprat I
158.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
45
61
Stari Objekat
Sprat I
100.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
28.5
62
Stari Objekat
Sprat I
65.00 Evra + 30 Evra za dodatne troškove
18.5
Čišćenje kancelarija obavlja zakupac/ponuđać.
Način podnošenja ponuda:
Ponuda mora biti podneta u zatvorenoj koverti na poverljiv način i mora sadržati sledeće dokaze:
1.Sertifikat o poslovanju/biznisu zajedno sa podacima o poslovanju u kojem je navedena delatnost carinskog agenta (špedicija);
2.Pismena izjava o ponuđenoj ceni, pri čemu ponuđena cena mora biti iznad minimalnog praga utvrđenog za deo koji nudite;
3.Pismeni dokaz da ponuđač može da obezbedi najmanje 1 zaposlenog za pružanje usluga špedicije;
Uslovi licitiranja: Sve zainteresovane strane mogu preuzeti poziv sa veb stranice Carine Kosova https://dogana.rks-gov.net/ ili u carinskoj ispostavi na Carinskom Terminalu Hani i Elezit. Potpisana i zapečaćena ponuda u koverti biće primljena od strane Carine najkasnije do 08.09.2026. godine, u 14:00 časova, Kancelarija za javne nabavke, Carina Kosova, adresa: Naselje Kalabrija, ul. „Rexhep Krasniqi“ 10000 Priština, Republika Kosovo.
Svi zainteresovani mogu posetiti kancelarijske prostorije na carinskom terminalu Hani i Elezit dana 04.09.2026. god., od 11:00 do 12:00 časova.
Otvaranje ponuda sprovešće Komisija za otvaranje i procenu ponuda javno u prisustvu ponuđača koji su izrazili interesovanje za učešće. Otvaranje ponuda održaće se 08.09.2026. godine, u 14:30 časova, u Kancelariji za javne nabavke, Carina Kosova. Adresa: Naselje Kalabrija, ul. „Rexhep Krasniqi“ 10000 Priština, Republika Kosovo.
Ako mesečna zakupnina prelazi hiljadu (1.000) evra, pre potpisivanja ugovora, ponuđača pobednik mora da obezbedi bankarsku garanciju u vrednosti od najmanje tri (3) meseca zakupnine. Trajanje ugovora do 36 meseci.
Kriterijum za dodelu ugovora je odgovarajuća ponuda sa najvišom cenom iznad minimalnog praga koji je odredila Carina Kosova.
Predmet ugovora je podeljen na delove/lokale kao kancelarijski prostor (lokalna kancelarija). Ponuđač može podneti ponudu za jednu, dve ili više kancelarija, ali može biti proglašen pobednikom samo za jednu kancelariju prema najvišoj ponuđenoj ceni. Maksimalan broj kancelarija koje se mogu dodeliti ponuđaču je 1 kancelarija.
Ponuđač/zakupac, nakon potpisivanja ugovora i pre početka pružanja usluga, dužan je da o svom trošku izvrši dezinfekciju, dezinsekciju i deratizaciju celog kancelarijskog prostora.
Kancelarije će biti otvorene od 08:00 do 16:00 časova tokom cele nedelje radnim danima. U skladu sa zahtevima i potrebama, kancelarije mogu biti otvorene i posle 16:00 časova i vikendom.
Një hendek i thellë mes numrit real të rasteve të dhunës dhe raportimit zyrtar është identifikuar në shkollat publike të Komunës së Prishtinës, sipas raportit më të fundit të auditimit të performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
Gjatë periudhës 2022–2025, në evidencat fizike të 13 shkollave të audituara në Prishtinë janë regjistruar 230 raste të dhunës, raporton Telegrafi.
Megjithatë, në sistemin online të Ministrisë së Arsimit (SMIA) nga këto shkolla janë raportuar vetëm 37 raste, përderisa Policia e Kosovës ka pasur të evidentuara 127 raste që lidhen me të njëjtat institucione arsimore.
Sipas anketimit të kryer me 462 nxënës në Prishtinë, 21 për qind e tyre kanë deklaruar se kanë qenë dëshmitarë të posedimit të armëve brenda mjediseve të shkollës.
Po ashtu, vetëm 38 për qind e nxënësve konsiderojnë se drejtoritë e shkollave reagojnë në mënyrën e duhur kur ndodh një incident.
Në shkollën "Ismail Qemali", nxënësit kanë ngritur shqetësime për praninë e lokaleve afër oborrit ku dyshohet se shiten substanca të palejuara, ndërsa në shkollat "Meto Bajraktari" dhe "Andon Z. Çajupi" janë raportuar pasiguri në tualete dhe raste të mbajtjes së thikave.
Raporti i ZKA-së veçon si dështim institucional funksionimin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë.
Në asnjërën nga tri qendrat e QPS-së në kryeqytet nuk është caktuar zyrtar i specializuar për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa përgjatë tri viteve është mbajtur vetëm një tryezë multidisiplinare.
Komuna e Prishtinës ishte e vetmja që nuk ka dërguar komente apo letër konfirmimi ndaj gjetjeve të auditimit. /Telegrafi/
Komuna e Gjakovës ka shënuar nivelin më të lartë të zbatimit të masave parandaluese për sigurinë në shkolla, megjithëse sfidat me raportimin e rasteve të dhunës dhe praninë e armëve mbeten të pranishme.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit tregon se në 7 shkollat e përfshira në mostrën e Gjakovës janë identifikuar 107 raste dhune në evidencat e brendshme, kundrejt 49 rasteve të evidentuara nga Policia e Kosovës dhe 25 rasteve të raportuara në sistemin SMIA.
Sipas të dhënave, Gjakova prin me masa konkrete organizative, raporton Telegrafi.
Të gjitha shkollat e vizituara zbatojnë planin e kujdestarisë në korridore, ndërsa 86 për qind e tyre kryejnë kontrolle të rregullta te nxënësit.
Si rezultat i këtyre masave, 71 për qind e nxënësve të anketuar janë deklaruar se ndihen të sigurt në shkollë, që përbën përqindjen më të lartë mes tri komunave të audituara.
Ndër praktikat e veçanta të evidencuara në Gjakovë është ajo e shkollës "Hajdar Dushi", ku në orën e parë të mësimit mblidhen telefonat celularë të të gjithë nxënësve dhe ruhen në sallën e arsimtarëve deri në përfundim të orarit.
Pavarësisht nivelit më të lartë të disiplinës, 16 për qind e nxënësve të anketuar në këtë komunë kanë deklaruar se kanë qenë dëshmitarë të posedimit të armëve në ambientet e shkollës. /Telegrafi/
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për zbatimin e Ligjit për Trashëgimi Kulturore në Qendrën Historike të Prishtinës, duke theksuar se ky aset është nën mbrojtje që nga viti 2020.
Në një reagim të publikuar në Facebook, ministria ka sqaruar se statusi i mbrojtjes së Qendrës Historike të Prishtinës ka paraprirë miratimin e Planit të Konservimit.
“Është e pakontestueshme se Qendra Historike e Prishtinës është nën mbrojtje që nga viti 2020. Me përfshirjen e saj nën mbrojtje janë përcaktuar edhe kufijtë e asetit, përkatësisht perimetri dhe zona mbrojtëse rreth tij”, thuhet në reagim.
Sipas ministrisë, duhet bërë dallim ndërmjet statusit të mbrojtjes dhe Planit të Konservimit. Statusi përcakton regjimin që duhet respektuar për ruajtjen e vlerave të një aseti të trashëgimisë kulturore, ndërsa Plani i Konservimit përcakton mënyrën e trajtimit, ruajtjes dhe konservimit të tyre.
“Kjo nënkupton se Plani i Konservimit është instrumenti përmes të cilit përcaktohen masat dhe mënyra e trajtimit dhe konservimit të një aseti që tashmë gëzon statusin e mbrojtjes”, ka deklaruar ministria.
Në reagim përmendet edhe Rregullorja (MKRS) Nr. 05/2024 për përcaktimin e kushteve, kritereve dhe procedurave për hartimin e planeve të konservimit të integruar të trashëgimisë kulturore.
Ministria ka theksuar se Qendra Historike e Prishtinës bën pjesë në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturale, në nënkategorinë “fushë e konservimit arkitektural”.
Po ashtu, institucionet qendrore të trashëgimisë kulturore kanë rikujtuar se institucionet publike kanë detyrim ligjor për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
“Qendra Historike e Prishtinës është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore dhe, si e tillë, çdo ndërhyrje në të duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e mbrojtjes dhe procedurat përkatëse”, thuhet në reagim.
Ministria ka vlerësuar se harta dhe përcaktimi i perimetrit të Qendrës Historike të Prishtinës janë pjesë e regjimit të mbrojtjes dhe duhet të respektohen.
“Ndërhyrjet brenda këtij regjimi nuk mund të trajtohen si çështje e zhvillimit të zakonshëm urban, pa u respektuar procedurat ligjore dhe pa marrë paraprakisht lejet dhe pëlqimet përkatëse, aty ku ato kërkohen”, ka theksuar ministria.
Sipas saj, ndërhyrjet pa lejet e nevojshme, pa projekt të miratuar dhe në kundërshtim me regjimin e mbrojtjes kërkojnë trajtim institucional dhe zbatim të ligjit.
“Fakti që ndërhyrje të tilla po përsëriten nuk e zbeh detyrimin për t’i parandaluar dhe trajtuar ato në përputhje me kompetencat ligjore”, thuhet në reagim.
Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se në hartimin e Planit të Konservimit të Qendrës Historike të Prishtinës kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës.
Në fund, ministria ka bërë thirrje që diskutimi për këtë çështje të zhvillohet mbi bazën e dokumenteve zyrtare dhe fakteve të verifikueshme.
“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e përbashkët institucionale”, ka përfunduar ministria. /Telegrafi/
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se të rinjtë dhe qytetarët e Rajonit të Gjilanit do të kenë mundësi të ndjekin trajnime profesionale pa pagesë në Qendrën për Aftësim Profesional (QAP) në Gjilan.
Sipas njoftimit të ministrisë, grupet e reja të trajnimeve do të fillojnë më 1 shtator 2026, ndërsa qytetarët do të mund të aftësohen në gjashtë profile profesionale.
“Trajnimet janë pa pagesë, profesionale dhe të përshtatura me nivelin dhe nevojat e tregut të punës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Profilet në të cilat do të zhvillohen trajnimet janë kontabiliteti, dizajni grafik, kuzhinieria, rrobaqepësia, metalpunimi dhe saldimi, si dhe zdrukthëtaria.
Ministria ka bërë të ditur se pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses trajnimin dhe plotësojnë kriteret e vlerësimit do të pajisen me certifikatë.
“Pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses trajnimin dhe plotësojnë kriteret e vlerësimit pajisen me certifikatë, duke dëshmuar aftësimin e tyre në profesionin përkatës”, thuhet në njoftim.
Referimi dhe aplikimi bëhet përmes Zyrave të Punësimit në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Për informacione dhe aplikim, qytetarët mund të kontaktojnë Zyrën e Punësimit në Gjilan në numrin +383 280 440 057, Zyrën e Punësimit në Kamenicë në +383 280 372 383 dhe Zyrën e Punësimit në Viti në +383 280 381 084.
Ndërkaq, Qendra për Aftësim Profesional në Gjilan mund të kontaktohet në numrin +383 280 310 230. Qendra ndodhet në rrugën “Vjosa” 108, në Gjilan.
Sipas ministrisë, aftësitë e fituara përmes këtyre trajnimeve synojnë t’u krijojnë pjesëmarrësve mundësi më të mira për punësim, zhvillim profesional dhe integrim në tregun e punës. /Telegrafi/
Drejtuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Prokurori materiale të pranuara nga një person që, sipas tij, prezantohet si punëtor i Komunës së Prishtinës.
Sveçla tha se materialet lidhen me pretendimet për legalizime të paligjshme në Komunën e Prishtinës, ndërsa sipas tij, në dokumentet e dorëzuara përmenden biznese, zyrtarë dhe shkelje të pretenduara ligjore.
“Sot, pranë hetuesisë kemi dorëzuar materiale që i kemi pranuar nga një sinjalizues që prezantohet se është punëtor i Komunës (së Prishtinës)”, tha Sveçla, raporton Telegrafi.
Ai deklaroi se materialet kanë të bëjnë me çështjen e legalizimeve, për të cilën ka pasur raportime dhe akuza të mëhershme.
“Materialet kanë të bëjnë me çështjen tashmë të përfolur për legalizimet e paligjshme që kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës”, potencoi ai.
Sipas Sveçlës, në materialet e pranuara përmenden emra të bizneseve dhe zyrtarëve, si dhe shkelje të pretenduara gjatë procesit të legalizimit.
“Tashmë tregohet qartë se përmenden emrat të biznesve, emrat e zyrtarëve dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi”, bëri të ditur shefi i grupit të asamblistëve të VV-së.
Sveçla ka pretenduar gjithashtu se disa prej objekteve të legalizuara kanë pasur, sipas tij, probleme ligjore, përfshirë raste kur objektet janë ndërtuar në pronë publike.
“Legalizimi është i rregulluar me ligj në Kosovë, ndërkohë që objektet e legalizuar kanë deficite të ndryshme ligjore, kemi raste të tjera kur objektet janë ndërtuar në pronë publike”, deklaroi më tej ai.
Ai tha se materialet përmbajnë edhe pretendime të tjera, përfshirë transfere të shumave të mëdha të parave nga Kosova drejt Anglisë.
“Ky email përpos çështjes se legalizimeve, përmbanë edhe një varg pretendishmesh të tjera, që sipas sinjalizuesit tonë, tregojnë edhe për transfere të shumave të mëdha, që kanë ndodhur nga Kosova për në Angli, e për të cilat sipas pretenduesit, autoritet angleze kanë filluar hetimet, po ashtu thuhet se edhe Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet”, shtoi më tej Sveçla. /Telegrafi/
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë e Kosovës për bllokimin e projektit “Ishulli Urban”, për të cilin thotë se lidh rreth 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën e kryeqytetit.
Reagimi i Ramës vjen lidhur me ndalimin e punimeve në këtë projekt. Më 21 maj 2026 ishte paralajmëruar edhe një konferencë e Ramës në “Ishullin Urban”, pas bllokimit të punimeve nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore.
Në një postim në Facebook, Rama ka kërkuar nga Vetëvendosje që t’u japë qytetarëve sqarime lidhur me vendimin për ndalimin e punimeve.
“Vetëvendosje, tregoni qytetarëve kush ju dha urdhër me blloku Prishtinën?”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, përveç ndërhyrjeve në sheshin “Xhorxh Bush”, është bllokuar edhe projekti “Ishulli Urban”.
“Përveç sheshit ‘Xhorxh Bush’, edhe ‘Ishulli Urban’, projekt që lidh 30,000 banorë të Arbërisë me qendrën, u bllokua nga kjo Qeveri!”, ka deklaruar ai.
Rama ka paraqitur edhe datat që, sipas tij, lidhen me ndalimin e punimeve dhe miratimin e aktit ligjor.
“20 MAJ 2026 – ndalohen punimet. 5 QERSHOR 2026 – miratohet akti ligjor”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
Ai ka kërkuar sqarime se mbi çfarë baze janë ndalur punimet dhe kush ka urdhëruar vendosjen e shiritave në hapësirën ku po zhvillohej projekti.
“Tregoni qytetarëve të Prishtinës, mbi çfarë baze i ndalët punimet? Me urdhër të kujt i vendosët shiritat?”, ka pyetur Rama.
Kryetari i Prishtinës ka ngritur edhe pyetje lidhur me arsyet dhe përfituesit e kësaj bllokade, duke e lidhur atë me zhvillimin e kryeqytetit.
“Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit?”, ka shkruar ai.
Rama ka përmendur edhe debatin politik rreth zhvillimit të Kosovës, duke pyetur se “kush po don me e pa Kosovën si ‘Kandahar’”.
Në fund, ai ka deklaruar se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e projekteve.
“Ne do të vazhdojmë me ndërtu. Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvillimin e Kryeqytetit!”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/
Më 26 gusht të vitit 1998, artileritë serbe, vranë 11 anëtarë të familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimes, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.
Në këtë ngjarje të dhimbshme, kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998). Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani./KP/
Inspektorati Komunal i Kamenicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe gjobitur një person i cili dyshohet se kishte hedhur mbeturina në hapësirën përgjatë rrugës që lidh fshatrat Muçivërc dhe Krenidell.
Sipas njoftimit të Komunës së Kamenicës, personi është identifikuar gjatë kontrolleve dhe monitorimit të hapësirave publike me dronë.
“Në kuadër të kontrolleve dhe monitorimit të hapësirave publike me dronë është identifikuar personi i cili kishte hedhur mbeturina në skaj të rrugës duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për menaxhimin e mbeturinave”, thuhet në njoftim.
Për shkeljen e konstatuar, personit përgjegjës i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh, ndërsa është obliguar që brenda pesë deri në shtatë ditësh t’i largojë mbeturinat.
“Për këtë shkelje personit përgjegjës i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, ndërsa njëkohësisht është obliguar që brenda afatit prej 5 deri në 7 ditësh të bëjë pastrimin dhe largimin e mbeturinave të hedhura”, njofton Komuna.
Në rast se mbeturinat nuk largohen brenda afatit të përcaktuar, Komuna ka paralajmëruar se rasti do të procedohet më tej dhe do të ndërmerren masa të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se kontrollet në këto hapësira do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Këto hapësira do të jenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përfshirë monitorimin me dronë”, thuhet në njoftim.
Sipas Komunës, kontrollet do të synojnë identifikimin e personave që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme, por edhe të atyre që ndezin zjarre në hapësira të palejuara ose në mënyrë të rrezikshme. /Telegrafi/
Drenasi do të përfitojë 3 milionë e 10 mijë euro për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila ka njoftuar se marrëveshja për realizimin e projektit është nënshkruar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.
Sipas saj, në kuadër të projektit do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social.
“Me investim prej 3 milionë e 10 mijë euro, në Drenas do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social, ndërsa do të renovohen 15 dhe rindërtohen 7 shtëpi private për familjet e cenueshme”, ka deklaruar ajo.
Pacolli-Dalipi ka bërë të ditur se projekti do të financohet tërësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në total, sipas ministres në detyrë, përmes këtij projekti do të përfitojnë 58 familje apo banesa.
“Gjithsej, 58 familje/banesa do të ndihmohen përmes këtij projekti, duke krijuar mundësi të reja për banim të denjë dhe përmirësuar kushtet e jetesës për familjet në nevojë”, ka shkruar Pacolli-Dalipi. /Telegrafi/
Asamblisti i Komunës së Prishtinës, Betim Abdullahu, i është bashkuar Aleancës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar përvojën e Abdullahut në institucionet lokale të kryeqytetit.
“Nga sot, Aleancës i bashkohet asambleisti i Komunës së Prishtinës, Betim Abdullahu”, ka shkruar Gjini.
Sipas tij, Abdullahu ka mbi 10 vjet përvojë në institucionet lokale të Prishtinës dhe së fundmi ka shërbyer si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal.
“Betimi sjell në Aleancë një përvojë të gjatë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, me mbi 10 vjet angazhim në institucionet lokale të kryeqytetit dhe, së fundmi, si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka deklaruar Gjini.
Kryetari i AAK-së e ka falënderuar Abdullahun për vendimin për t’iu bashkuar kësaj partie.
“E falënderoj Betimin për besimin dhe vendimin për t’iu bashkuar Aleancës. Angazhimi i Betimit dhe i profesionistëve të tjerë në Aleancë na jep forcë për të shtyrë përpara procese të rëndësishme”, ka shkruar ai.
Gjini ka përgëzuar edhe kryetarin e AAK-së në Prishtinë, Kreshnik Smajlajn, për angazhimin në fuqizimin e degës së partisë në kryeqytet.
Në fund, Gjini i ka uruar mirëseardhje Abdullahut në AAK.
“Mirë se vjen në Aleancë, Betim!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/