Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kiara Tito surprizohet në emision për ditëlindje, nuk i mban dot lotët



Në nisje të “Fan Club”, Kiara Tito, u surprizua nga produksioni për ditëlindjen e saj të 30-të.

Në kufje asaj iu komunikua sikur në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një zarf i zi dhe duhej shfaqur momenti në “Fan Club” por klipi në fakt ishte një surprizë për të.

Në video ishin momentet më të bukura të Kiarës dhe mesazhi i urimit për të.

Foto: YouTube

Nga koha kur ishte fëmijë deri te ëndrrat e saj, pjesëmarrja në Big Brother e tani që është bërë dhe me vajzë.

Pas gjithë klipit, prezantuesja nuk mbajti dot lotët, duke shprehur edhe falënderime.

Foto: YouTube

Kiara pak vite më parë në Big Brother VIP Albania 2 u njoh me dashurinë e jetës së saj, Luiz Ejllin, me të cilin edhe u martua.

Në vitin 2024 gjithashtu vlen të ceket se u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë: Vota nuk tjetërsohet



Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sonte lidhur me manipulime të supozuara të votës në disa komuna, duke akuzuar struktura të caktuara për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në dëm të kandidatëve të rinj dhe reformues.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se vota nuk është marrë kandidatëve të rinj për shkak të gabimeve të tyre, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk i përshtaten një politike të ndërtuar mbi interesa personale.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma”, shkruan ai.

Abdixhiku ka theksuar se LDK, krahasuar me partitë e tjera, ka më së paku parregullsi, por pikërisht për këtë ka përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve dhe reformës brenda partisë.

Ai ka paralajmëruar se pas mbajtjes së Kuvendit të LDK-së do të ketë pasoja konkrete për ata që kanë cenuar procesin zgjedhor, jo vetëm në aspektin ligjor dhe publik, por edhe përgjegjësi politike brenda partisë.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka kërkuar gjithashtu veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se çdo shkelës i ligjit duhet të marrë përgjigjen e merituar.

“Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka shkruar ai.

Në përfundim, Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, duke theksuar se vota nuk duhet të tjetërsohet dhe duhet të mbrohet.

“Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill



Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.

“Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkestin DLZ.

“Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe kurrë më…”.

“Çfarë kanë bërë administrata, e kush është ministri i Punëve të Jashtme? Çfarë ka bërë ai në Uashington nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po bëhet një kohë të gjatë?”

“Po ju them që në muajin mars ose prill do të prezantohet dokumenti, prandaj ata po frikësohen, sepse kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper”.

“Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

- YouTube www.youtube.com

Xherdan Shaqiri e Kreshnik Hajrizi më të mirët në derbin e shqiptarëve në Zvicër



Baseli ka ndarë pikët me Sionin ne një barazim 1-1, sfidë ku të pranishëm ishin plot pesë futbollistë shqiptarë.

Xherdan Shaqiri te Baseli u përballen me Sionin e Kreshnik Hajrizit, Donat Rrudhanit, Benjamin Kolollit e Rilind Nivokazit.

Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes pas një paraqitje spektakolore, ku edhe dhuroi një asistim, kësisoj mori notën 8.4 nga “SofaScore”.

🔚 𝖤 𝖴𝗇𝖾𝗇𝗍𝗌𝖼𝗁𝗂𝖾𝖽𝖾 𝗓𝗎𝗆 𝖲𝗍𝖺𝗋𝗍 𝗂𝗇𝗌 𝗇𝖾𝗎𝖾 𝖩𝗈𝗈𝗋 🔴🔵#rotblaulive #FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch

Mit neuer Energie ins nächste Spiel @IWB_Basel pic.twitter.com/8T7bsZfObt
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) January 18, 2026


Në anën tjetër, te Sioni u dallua Hajrizi me notën 8.0 pasi disa herë e shpëtoi klubin nga pësimi i golit. Rilind Nivokazi u vlerësua vetëm me 6.9 pavarësisht asistimit kurse Rrudhani me notën 6.3, edhe pse u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e një lëndim.

Baseli mund të thuhet se “humbi” dy pikë në këtë sfidë, pasi po ëndërronte titullin kampion – kurse tani ka 33 sosh, plot 10 më pak se lideri Thun.

⏸️ 𝟭:𝟬 𝘇𝘂𝗿 𝗛𝗮𝗹𝗯𝘇𝘆𝘁 𝗯𝗶𝗺 𝗥ü𝗰𝗸𝗿𝘂𝗻𝗱𝗲𝘀𝘁𝗮𝗿𝘁 𝗴𝗲𝗴𝗲 𝗱𝗿 𝗙𝗖 𝗦𝗶𝗼𝗻 ❤️💙

Unser Tor erzielte Flavius Daniliuc nach einem Freistoss in der 4. Spielminute ⚽ #rotblaulive #FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch pic.twitter.com/N1YVDI18Df
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) January 18, 2026


Në anën tjetër, Sioni qëndron në mesin e tabelës, në vendin e pestë me 31 pikë./Telegrafi/

Maqedoni, dukshmëria në disa rrugë është zvogëluar për shkak të mjegullës



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht me lagështi.
Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në qafën malore Pletvar, 50 metra në Krushevë dhe Strazhë, 40 metra në Mavrovë, 50 metra në rrugën Shtip – Negotinë (afër Sertës) dhe 30 metra në rrugën Tetovë – fshati Lisec, njoftoi sonte LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Mjegull në qafat malore Strazhë, Pletvar dhe Krushevë


2022/12/mjegull-780x470-1-1.jpg

Përleshjet midis grupeve në një rajon strategjik për prodhimin dhe trafikimin e kokainës në Kolumbi lënë 27 të vdekur



Të paktën 27 anëtarë të një grupi në Kolumbi u vranë në përleshje me një fraksion rival në një luftë për kontrollin e një zone në Kolumbinë jugperëndimore, raportuan autoritetet ushtarake të dielën.

Përleshjet, të cilat kanë qenë më të dhunshmet në muajt e fundit, ndodhën në zonën rurale të komunës El Retorno, në departamentin e Guaviare, 300 kilometra (186 milje) në jugperëndim të Bogotës, tha një burim ushtarak.

Rajoni është strategjik për prodhimin dhe trafikimin e kokainës.

Përleshjet ndodhën midis një fraksioni të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) të udhëhequr nga Nestor Gregorio Vera, i njohur me emrin e tij të luftës Ivan Mordisco, dhe një tjetri të udhëhequr nga Alexander Diaz Mendoza, i njohur ndryshe si Calarca Cordoba, specifikoi një burim i dytë ushtarak.

Të dy grupet ishin pjesë e të ashtuquajturit Shtabi i Përgjithshëm Qendror, por u ndanë në prill 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme.

Viktimat ishin të gjitha nga grupi i Vera, sipas dy burimeve ushtarake, të cilat folën në kushte anonimiteti.

Një udhëheqës nga grupi i Mendozës konfirmoi gjithashtu përleshjet dhe 27 vdekjet për Reuters.

Fraksioni guerilas i udhëhequr nga Diaz Mendoza është aktualisht i angazhuar në bisedime paqeje me Presidentin Gustavo Petro, ndërsa grupi i Veras vazhdon armiqësitë pasi qeveria pezulloi një armëpushim dypalësh.

Këto fraksione tani rivale kishin refuzuar një marrëveshje paqeje të vitit 2016 që lejonte afërsisht 13,000 anëtarë të FARC-ut të braktisnin luftën e armatosur dhe të riintegroheshin në shoqëri pas çarmatimit.

Konflikti i armatosur i Kolumbisë, i cili zgjati mbi gjashtë dekada dhe u financua kryesisht nga trafiku i drogës dhe minierat e paligjshme, ka rezultuar në mbi 450,000 vdekje dhe miliona të zhvendosur, me përpjekjet e paqes të Petros që aktualisht kanë ngecur. /Telegrafi/

Trepça e fortë për Vëllaznimin, fiton si mysafir



Në një sfidë interesante në Gjakovë, Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me shifrat 73:78 (11:24, 15:17, 28:21, 19:16), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 2:22, derisa çereku i parë përfundoi 11:24. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, sidoqoftë, u kontrollua nga ‘Xehetarët’ që shkuan në pushim me rezultat 26:41.

Kuqezinjtë në pjesën e dytë ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 73:75, por në momentet vendimtare, kampionët me përvojën e tyre vendosën ndeshjen, për fitoren e radhës.


Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 23 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët Mustapha Amzil kishte 14 pikë e shtatë kërcime, kurse 14 pikë shtoi edhe Kenneth Hasbrouck, ndërsa Akili Vining e mbylli ndeshjen me 18 pikë.

Vëllaznimi ka pesë fitore e 11 humbje, ndërsa Trepça 13 fitore e tri humbje. /Telegrafi/

Eskalon situata në Big Brother - Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t'kqijat



Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin.

Ai ka shpërthyer në drejtim të saj, duke i nxjerr fjalë e gjëra që nuk janë thënë më parë, gjë që ka befasuar.

I njëjti gjatë bisedës e akuzoi se nuk flet as me nënën e as me babanë e saj dhe nuk ka marrë kurrë këshilla prej tyre.

"Ti s'ke kontakt me mamin dhe babin, çfarë babi e mami po flet ti. Kurrë nuk ke marrë këshilla as nga mami e babi. Unë po ta them", u shpreh ai.

Mes tjerash e quajti 'të pamoralshme' përfshirë këtu edhe Ludo Lee, me të cilin siç thotë ka shprehur interesim.

"Loja jote është e djegur. E bën edhe në realitet. Ti je false. Ti mos me pas kamera nuk të intereson kush është i martuar apo jo", "Je e pamoralshme. Unë e di kur dikush do diçka. A do me të thënë gënjeshtrën", kanë qenë mes tjerash deklaratat e Limit.

Alba ka filluar të qaj e t'i kërkoj llogari banorit për gjithë këto fjalë që tha. /Telegrafi/




Zbulohen 350 mijë euro të murosura te shtëpia e një gjytari të Shkupit



Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, janë gjetur 350 mijë euro në murosura në shtëpinë e prindërve të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit në Shkup, i cili dyshohet për kriminalitetit.


"Në kuadër hetimit të zgjeruar të Prokurorisë për Krim të Organizuar e iniciuar pas 14 dhjetorit, kur avokati i dyshuar për veprën penale pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm, në vazhdimësi janë marrë veprime që kanë rezultuar në zgjerim të procedurës edhe ndaj gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup", thonë nga Prokuroria.


Ata theksojnë me urdhër të prokurorit publik është kontrolluar një objekt në Negotinë, ku qëndrojnë prindërit të gjykatësit të dënuar dhe janë gjetur para në murosura me vlerë prej 350 mijë eurove. Këto para dyshohet se janë fituar paligjshëm, ndërkaq kontrollet vazhdojnë", thonë nga Prokuroria.


Ata theksojnë se ky është një nga hetimet më të gjera deri më sot mbi dyshimet për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë, i cili, theksojnë ata, mbështetet nga informacionet dhe raportet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.


" Veprimet e koordinuara nga prokurori publik po ndërmerren nga anëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, përkushtimi dhe integriteti profesional i të cilëve kontribuan në zbulimin me sukses dhe sigurimin e provave për njërën nga format më të rënda dhe komplekse të krimit, njofton Prokuroria Publike./Telegrafi/

Finalja e AFCON 2025: Formacionet zyrtare, Maroku - Senegal



Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 do të përbëhet nga dy kombëtaret më të larta të kontinentit, ndërsa vendësit Maroku përballen me Senegalin në një duel që premton emocione të mëdha.

Të dy ekipet kërkojnë të sigurojnë titullin e tyre të dytë në historinë e turneut, duke e bërë këtë përballje historike dhe shumë të rëndësishme.

Senegali do të dalë në fushë me formacionin e rregullt, duke filluar nga portieri Mendy. Sulmi përbëhet nga Jackson dhe Mane.

The Atlas Lions’ dreams hang on these walls tonight. 👕🇲🇦#TotalEnergiesAFCON2025 pic.twitter.com/rKNNrcenXP
— TotalEnergies AFCON 2025 (@CAF_Online) January 18, 2026


Nga ana tjetër, Maroku ka konfirmuar gjithashtu 11-shin e saj zyrtar. Në portë do të jetë Bono, ndërsa mbrojtjes i prijnë Achraf Hakimi dhe Nayef Augerd. Në sulm do të jetë Diaz, Kaabi dhe Ezzalzoui,

Të dy ekipet kanë strategji të qarta për këtë finale, me Senegal që synon të shfrytëzojë shpejtësinë dhe forcën fizike të lojtarëve të saj në krahë, ndërsa Maroku kërkon të dominojë posedimin e topit dhe të krijojë hapësira për sulmuesit e saj teknikë.

Senegal: E. Mendy, Sarr, Camara, Diouf, I. Gueye, P. Gueye, Jackson, Mane, A. Mendy, Ndiaye, Niakhate.


Maroku: Bono, Hakimi, Augerd, Diaz, El Aynaoui, Kabbi, Al Khannouss, Azzalzouli, Messin, Mazraoui, Saibari.



Një valë e ftohtë po përfshin Maqedoninë



Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi një mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë verilindore.
Ndryshimi i vërtetë i motit vjen të martën.
“Të martën, vonë gjatë ditës, natës dhe të mërkurën, priten reshje të herëpashershme, kryesisht borë.” Gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të variojnë nga një minimum prej -10°C deri në një maksimum prej 7°C të martën, ndërsa të mërkurën maksimumi ditor do të arrijë 6°C .
Stabilizim pritet nga e enjtja, por me kushte mjegulle në lugina. “Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë kushte për mjegull në lugina.” Temperaturat në gjysmën e dytë të javës do të rriten pak, me maksimume ditore deri në 10°C të shtunën.

Elvis Rexhbecaj shënon gol të bukur me kokë ndaj Freiburgut



Mesfushori Elvis Rexhbecaj ka shënuar një gol të bukur me kokë ndaj Freiburgut.

Ylli i Kosovës përfitoi nga një harkim ndërsa me një goditje të saktë e la portierin të shtangur (49’).

Më e bukura është se goli i Rexhbecaj erdhi vetëm tre minuta pas inkuadrimit, ku hyri në pjesën e dytë pas lëndimit të Jakic.

Për ta parë golin, kliko KËTU.

Përndryshe, ky është goli i parë i futbollistit nga Prizreni në Bundesliga për këtë edicion./Telegrafi/

Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda pasi "ekipi përfundoi misionin"



Një ekip zbulimi ushtarak gjerman prej 15 ushtarësh, i dërguar së fundmi në Grenlandë, u nis nga ishulli Arktik të dielën për në Kopenhagen, tha një zëdhënës ushtarak për DPA-në.

Ekipi mbërriti të premten si pjesë e një misioni zbulimi të udhëhequr nga Danimarka që synonte forcimin e sigurisë përreth Grenlandës.

Disa vende evropiane të NATO-s dërguan gjithashtu ekipe të vogla personeli.

Dhe zëdhënësi i qendrës së komandës dhe kontrollit tha se ekipi e kishte përfunduar misionin e tij.

"Rezultatet e zbulimit do të analizohen në ditët në vijim".

The German Bild reports that less than 44 hours after the German soldiers landed in Greenland "to demonstrate a presence" in the face of President Trump's threats, they were instructed to leave Greenland.

The directive was given without explanation. The soldiers left secretly.… pic.twitter.com/b1gQ8laVwX
— Chaya’s Clan (@ChayasClan) January 18, 2026

Dislokimi vjen pas shtytjes agresive të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë Grenlandën, një ishull Arktik gjysmë-autonom i pasur me burime, që është zyrtarisht pjesë e Danimarkës, një anëtare e NATO-s.

Të shtunën, Trump përshkallëzoi tensionet duke njoftuar tarifa shtesë për tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, duke filluar nga shkurti.

Ai tha se masat e shkallëzuara do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për "blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës" dhe kritikoi praninë e trupave evropiane në ishull.

Trump argumenton se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për të garantuar sigurinë në Arktik, duke i justifikuar planet e tij me shqetësime sigurie rreth kërcënimeve nga Kina dhe Rusia në rajon.

Por aleatët e NATO-s thonë gjithashtu se Grenlanda nuk ka nevojë të merret nga SHBA-të për të mbrojtur Arktikun. /Telegrafi/

"Mashtruese je ti, unë nuk prish familje", debat i ashpër mes Françeska Muratit dhe motrës së Keijsit



Një debat i ashpër ka ndodhur sot (e diel) në “Fan Club” mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP Albania 5.

Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues.

Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.

Pjesë nga debati mes tyre:

Françeska Murati: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.

Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.

Françeska Murati: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.

Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet.

Françeska Murati: Unë nuk prish familje.

Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare, kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.

Franceska Murati: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.

Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllanë tim. Unë jam një familjar dhe vëllanë tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rama mohon raportimet e “Bloomberg”: Gënjeshtër që Shqipëria do të paguajë 1 miliard dollarë apo të pranojë palestinezë



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga Bloomberg, i cili u shpërnda gjerësisht në mediat shqiptare, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka mohuar gjithashtu zërat se palestinezët do të vendosen në Shqipëri, duke i quajtur këto raportime “gënjeshtra”.

“Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër”, ka shkruar Rama, duke shtuar se ajo që po ndërtohet sot është “një Shqipëri tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht”.

Kryeministri ka theksuar se për të personalisht rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, të cilët, sipas tij, e kanë mbajtur katër herë në krye të shtetit, si dhe respekti i liderëve ndërkombëtarë dhe evropianë, të cilin e sheh si mjet për të nderuar dhe lartësuar Shqipërinë.

Në reagimin e tij të plotë, Rama ka renditur disa pretendime që i ka cilësuar si të pavërteta, përfshirë atë se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro dhe se palestinezët do të vijnë në Shqipëri.

Sipas Ramës, e vërteta është shumë më e thjeshtë sesa ajo që, sipas tij, prodhohet nga “mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë”, sidomos në raste kur Shqipëria nderohet në arenën ndërkombëtare.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, ka përfunduar Rama.

Florent Hadërgjonaj shënon supergol ndaj Fenerbahçes



Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadëgjonaj, realizoi një supergol në ndeshjen kundër Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke.

Hadërgjonaj mori një top jashtë zonës, vazhdoi kontrollin dhe me një gjuajtje të fortë nga mbi 20 metra hapi rezultatin për 1-0.

Fenerbahçe nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson Talisca.

Hadergjonaj, Ederson'u perişan etti 😮💨
pic.twitter.com/Wq4upHujYL
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) January 18, 2026


Hadërgjonaj ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 4 asiste në të gjitha garat me fanellën e Alanyasporit.

Ai është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin turk për edhe tre vite të tjera. /Telegrafi/

Maqedoni, gripi sezonal përkeqësohet me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë



Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët presin përkeqësimin e situatës me gripin. Sipas drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi brenda 24 orëve, mbi 150 prindër trokasin në dyert e kësaj klinike me fëmijët në krahë. Gripi nuk kursen askënd, nga foshnjat e deri te fëmijët e moshës shkollore.

“Momentalisht kemi duku afër 30 fëmijë të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve që kanë simptoma të gripit apo komplikime nga virusi i gripit dhe viruse të tjera sezonale sikur që është virusi respirator sensicial. Kemi pacientë të moshave nga foshnjat deri te fëmijët e moshave shkollore dhe kuptohet pjesa dërmuese e tyre janë me ndezje në mushkëri, pneumoni, bronhiolit. Kemi edhe pacientë që kanë komplikim apo ndezje në muskuj, miozit, ndonjëherë ndodhë që mund të kemi edhe komplikime edhe më serioze”, tha Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Memedi tha për Alsat se grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe klasa pritet të përshpejtojë transmetimin e virusit, i cili javëve të fundit ka mbushur plot institucionet shëndetësore. SIpas tij, një kollitje apo një bisedë e afërt në bankë është mjaftueshëm që virusi të udhëtojë nga një fëmijë te tjetri.

“Masat preventive janë shumë të rëndësishme në kuptimin që personat të cilët kanë simptoma të gripit të qëndrojnë në shtëpi në fillim tash të shkollës. Fëmijët të cilët kanë simptoma të gripit, kanë temperaturë të lartë trupore, kollitje, dhimbje në muskuj, skuqje të syve, rrjedhje të hundëve, dhimbje në fund, këta fëmijë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.
Drejtori Memedi u bën thirrje prindërve dhe institucioneve arsimore që deri sa kulmi i gripit të kalojë, higjiena personale, vitaminat dhe ajrosja e klasave mbeten mjetet e vetme për të mbajtur shkollat hapur dhe spitalet jashtë rrezikut të stërngarkimit me pacientë.

Vendet evropiane: Kërcënimet e SHBA-së me tarifa "minojnë marrëdhëniet transatlantike"



Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar publikuan sot një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë dënuar kërcënimet e fundit të SHBA-së për vendosjen e tarifave për shkak të Grenlandës, duke riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik, duke ruajtur njëkohësisht sovranitetin e tyre, transmeton Anadolu.

“Kërcënimet me tarifa dëmtojnë marrëdhëniet transatlantike dhe rrezikojnë një spiralë të rrezikshme në rënie. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të koordinuar në përgjigjen tonë. Jemi të përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

Ajo rithekson angazhimin e tetë vendeve për forcimin e sigurisë në Arktik “si një interes i përbashkët transatlantik”.

“Stërvitja daneze e parapërgatitur ‘Qëndrueshmëria e Arktikut’, e zhvilluar me aleatët, i përgjigjet kësaj nevoje. Ajo nuk përbën kërcënim për askënd”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë është shprehur gjithashtu “solidaritet i plotë” me Danimarkën dhe Grenlandën.

“Duke u bazuar në procesin e nisur javën e kaluar, jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilat i mbështesim fuqishëm”, shtohet më tej.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se Washingtoni do të vendosë tarifa 10 për qind për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda duke filluar nga 1 shkurti, të cilat do të rriten në 25 për qind në qershor, derisa të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës”.

Udhëheqësit evropianë janë zotuar për një përgjigje të koordinuar. /AA/

Biznesmeni në Angli rrezikon të humbasë vilën milionëshe - pas ndërtoi një bodrum pa leje ndërtimi



Një biznesmen në Hove të Anglisë është urdhëruar të shembë shtëpinë e tij luksoze me vlerë rreth 1.2 milionë paund, ose afërsisht 1.4 milionë euro, pasi ndërtoi një bodrum pa leje ndërtimi.

Michael Deller, 41 vjeç, kishte marrë miratim për një shtëpi dykatëshe, por më pas shtoi edhe një nivel nëntokësor.

Ai pretendon se ishte këshilluar të ndërtonte fillimisht dhe të aplikonte më pas për leje, për të shmangur një taksë të lartë infrastrukture.

Këshilli Bashkiak i Brighton and Hove e refuzoi aplikimin dhe lëshoi një urdhër shembjeje për të gjithë objektin.

Banorët përreth janë shprehur të zemëruar, duke e cilësuar ndërtimin si zhvillim të tepruar dhe dëmtues për zonën.

Pavarësisht vendimit, prona është nxjerrë në shitje për rreth 1.25 milionë paund, ose afro 1.47 milionë euro. /Telegrafi/

Qytetari nga Ferizaj gjen portofol me para dhe dokumente, i dorëzon në Polici



Një gjest shembullor qytetar është shënuar në Ferizaj, ku një qytetar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar menjëherë në Polici.

Sipas njoftimit, më 18 janar 2026, rreth orës 16:00, qytetari A. Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur një portofol që përmbante para dhe dokumente personale.

Në portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga zvicerane, 5 dollarë amerikanë, si dhe dokumente personale në emër të B. Ç., 29 vjeçe. Pas identifikimit, pronarja e portofolit është kontaktuar nga Policia dhe është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj, ku i janë kthyer të gjitha paratë dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për veprimin e tij human dhe shembullor, duke vlerësuar lart ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

❌