Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Bashkësia Islame

Myftiu i KosovĂ«s, Naim TĂ«rnava, ka reaguar ashpĂ«r pas djegies dhe pĂ«rdhosjes sĂ« Kuranit tĂ« ShenjtĂ« nĂ« zonĂ«n e Ăabratit nĂ« GjakovĂ«, duke e cilĂ«suar aktin si vandal, kriminal dhe thellĂ«sisht shqetĂ«sues.
Në një deklaratë publike, Myftiu Tërnava tha se është i tmerruar dhe i tronditur nga ky veprim, i cili sipas tij është kryer me mision të qartë kriminal nga persona ende të panjohur.
Ai theksoi se një akt i tillë cenon rëndë vlerat universale humane dhe godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit shqiptar.
Sipas tij, populli shqiptar historikisht është identifikuar për harmoni, bashkëjetesë dhe mirëkuptim ndërfetar, si dhe për respektimin e besimit dhe traditës së tjetrit, veçanërisht në çështjet e ndjeshme që lidhen me fenë.
Myftiu i KosovĂ«s ka shprehur shqetĂ«simin se kohĂ«ve tĂ« fundit kĂ«to vlera janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r nga, siç i quajti ai, lĂ«vizje tĂ« errĂ«ta qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« âshqiptarieâ tĂ« deformuar dhe tĂ« ashtuquajturit âkthim nĂ« rrĂ«njĂ«â, po promovojnĂ« urrejtje, pĂ«rçarje dhe dhunĂ«.
Ai ka akuzuar individë dhe grupe të organizuara për përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve të besimit mysliman, si dhe për cenim të trashëgimisë dhe kulturës islame.
Tërnava ka deklaruar se kjo propagandë e rrezikshme, sipas tij, në disa raste është përkrahur edhe nga persona me pozita akademike.
Djegien e Kuranit në Gjakovë, Myftiu e ka cilësuar si një akt alarmues që, sipas tij, vjen si pasojë direkte e ideologjive antishqiptare dhe antiislame, të cilat synojnë përçarjen dhe destabilizimin e shoqërisë.
Në fund, Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje organeve kompetente shtetërore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme ligjore ndaj autorëve të këtij akti, por edhe ndaj, siç u shpreh ai, ideatorëve dhe nxitësve të urrejtjes.
Ai ka kërkuar gjithashtu nga institucionet që të marrin masa konkrete për ruajtjen e kohezionit shoqëror, harmonisë ndërfetare dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve.






































