❌

Reading view

Gra, harroni meshkujt më të rinj! Ja kur burrat arrijnë kulmin e dëshirës seksuale



Një studim me mbi 67 mijë persona sfidon bindjet e deritanishme dhe sugjeron se dëshira seksuale e meshkujve arrin kulmin shumë më vonë nga sa mendohej

Për vite me radhë është besuar se gratë arrijnë kulmin e jetës seksuale në të dyzetat, ndërsa burrat në të njëzetat. Megjithatë, një studim i ri sfidon këtë teori dhe sjell rezultate që mund të befasojnë shumëkënd.

Studiues nga Universiteti i Tartu në Estoni, të cituar nga Daily Mail, analizuan të dhënat e më shumë se 67 mijë të rriturve të moshës 20 deri në 84 vjeç.

Rezultatet treguan se dëshira seksuale e meshkujve rritet gjatë të njëzetave, por nuk arrin kulmin në atë moshë. Përkundrazi, ajo vazhdon të rritet dhe arrin nivelin më të lartë në fillim të të dyzetave, përpara se të fillojë një rënie graduale.

Madje, studimi zbuloi se burrat në të gjashtëdhjetat raportuan nivele të dëshirës seksuale të ngjashme me ato të meshkujve në të njëzetat, transmetonn Telegrafi.

Nga ana tjetër, rezultatet tregojnë se gratë e arrijnë kulmin e dëshirës seksuale në moshën e hershme të rritur, mes të njëzetave dhe fillimit të të tridhjetave. Më pas, dëshira bie gradualisht, ndërsa pas të pesëdhjetave rënia bëhet më e theksuar.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se dëshira seksuale nuk është i vetmi tregues i cilësisë së jetës intime.

Kur merren parasysh edhe faktorë si qëndrueshmëria, vetëbesimi, pjekuria emocionale, komunikimi dhe aftësia për të kuptuar partnerin, tabloja ndryshon ndjeshëm.

Sipas autorëve, në të njëzetat meshkujt kanë më shumë energji dhe nivele të larta testosteroni, por shpesh u mungon përvoja dhe ndikohen nga pritshmëri joreale. Në të tridhjetat fitojnë më shumë vetëbesim, ndërsa në të dyzetat, ata që kanë ndërtuar përvojë dhe kanë mësuar të komunikojnë me partneren, mund të ofrojnë një përvojë seksuale më të kënaqshme sesa në kulmin e tyre fizik. /Telegrafi/

  •  

Ylli maroken ‘çmend’ BarcelonĂ«n, Deco nis operacionin pĂ«r transferimin e tij



Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë boshllëkun e lënë nga mungesa e gjatë e Frenkie De Jongut.

Mesfushori holandez do të mungojë tre deri në katër muaj, pasi pësoi një këputje të ligamentit kolateral medial në gjurin e djathtë.

Sipas emisionit spanjoll El Chiringuito, drejtuesit e Barcelonës po e shqyrtojnë seriozisht transferimin e 26-vjeçarit maroken. Lëndimi i De Jongut e ka lënë të zbuluar repartin e mesfushës, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Marc Casado e ka shtuar nevojën për një përforcim.

Girona, e cila ra nga La Liga në kategorinë e dytë spanjolle, kërkon 25 milionë euro, sa është edhe klauzola e lirimit të Ounahit.

Interesimi për marokenin nuk vjen vetëm nga Barcelona. Sipas raportimeve, edhe Ajaxi, i drejtuar nga ish-trajneri i tij Michel, po monitoron situatën.

Ndërkohë, drejtori sportiv Deco është nën presion për ta mbyllur marrëveshjen, pasi opsionet e Barcelonës në mesfushë janë të kufizuara te Pedri, Gavi dhe Marc Bernal, me sezonin e ri që po afron.

Pavarësisht rënies së Gironës nga elita, Ounahi zhvilloi një sezon të mirë në aspektin individual. Ai shënoi pesë gola dhe dhuroi dy asistime në 24 paraqitje në kampionat, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Një dëmtim e pengoi marokenin të përballej me Barcelonën në dy ndeshjet e sezonit të kaluar, edhe pse ai ishte një nga lojtarët kyç në planet e Michel.

Edhe pse Ounahi ka karakteristika më sulmuese dhe mund të luajë si mesfushor ofensiv apo edhe në krah, Barcelona beson se ai është profili i duhur për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e gjatë e De Jongut./Telegrafi/

  •  

Pse Ceuta i përket Spanjës dhe jo Marokut - si hyjnë masivisht migrantët në të?



Ceuta, territori i vogël spanjoll në bregun verior të Afrikës, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një vale të jashtëzakonshme migratore nga Maroku.

Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 49 mijë migrantë raportohet se kanë hyrë në këtë enklavë spanjolle, ndërsa të paktën 18 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin.

Përballë këtij fluksi masiv, qeveria spanjolle ka ndërmarrë masa emergjente, duke dislokuar forca ushtarake, duke forcuar patrullimet detare dhe ajrore, si dhe duke kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për menaxhimin e krizës dhe kontrollin e kufirit.

Kufiri i vetëm tokësor i BE-së me Afrikën

Ceuta, së bashku me Melillën, është një nga dy territoret spanjolle të vendosura në kontinentin afrikan. E shtrirë në bregdetin verior të Marokut, ajo përbën kufirin e vetëm tokësor të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke e kthyer atë në një pikë strategjike për kontrollin e migracionit drejt Evropës.

Për këtë arsye, prej vitesh Ceuta është një nga rrugët kryesore të përdorura nga migrantët që përpiqen të hyjnë në territorin evropian, duke kërkuar mundësi më të mira jetese ose duke u larguar nga konfliktet, pasiguria dhe varfëria në vendet e tyre të origjinës.

Territori mbrohet nga një sistem i avancuar sigurie kufitare, i cili përfshin një gardh të dyfishtë rreth gjashtë metra të lartë, të pajisur me sensorë lëvizjeje dhe kamera vëzhgimi.

Përgjatë kufirit ka një prani të vazhdueshme të forcave të policisë dhe ushtrisë spanjolle, të angazhuara për monitorimin dhe parandalimin e kalimeve të paligjshme.

Si hyjnë migrantët në Ceutë?

Migrantët përpiqen të hyjnë në territorin spanjoll të Ceutës përmes disa rrugëve dhe metodave të ndryshme. Disa prej tyre tentojnë të kalojnë kufirin duke notuar pranë barrierave nga zonat bregdetare të Marokut, ndërsa të tjerë përdorin varka të vogla për të arritur në brigjet e enklavës spanjolle.

Megjithatë, pjesa më e madhe e përpjekjeve përqendrohet te gardhi kufitar, ku grupet e migrantëve tentojnë ta kapërcejnë atë ose ta dëmtojnë duke përdorur mjete prerëse metalike, me qëllim hapjen e një kalimi drejt territorit të Bashkimit Evropian.

Pavarësisht masave të forta të sigurisë dhe kontrollit të rreptë kufitar, mijëra migrantë vazhdojnë çdo vit të përpiqen të hyjnë në Ceuta, ndërsa shumë prej tyre humbin jetën gjatë udhëtimeve të rrezikshme në det ose gjatë përpjekjeve për kalime masive të kufirit.

Një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit ndodhi në vitin 2022 në Melillë, enklavën tjetër spanjolle në Afrikë, ku të paktën 23 migrantë humbën jetën gjatë një përleshjeje dhe shtypjeje masive, teksa qindra persona tentuan të kalonin barrierën kufitare drejt territorit spanjoll.

Pse Ceuta i përket Spanjës?

Ceuta ka një histori të gjatë dhe komplekse, e shtrirë përgjatë mijëra viteve. Gjatë shekujve, territori ka kaluar nën sundimin e disa prej qytetërimeve më të rëndësishme të Mesdheut, përfshirë kartagjenasit, grekët, romakët dhe bizantinët.

Në vitin 1415, Ceuta u pushtua nga Portugalia, duke shënuar fillimin e një periudhe të re në historinë e saj. Më vonë, kur Portugalia dhe Spanja u bashkuan nën të njëjtën kurorë në vitin 1580, administrimi i Ceutës kaloi gradualisht nën kontrollin spanjoll.

Pas ndarjes së kurorave në vitin 1640, qyteti mbeti nën sundimin e Spanjës dhe që atëherë vazhdon të jetë pjesë e territorit spanjoll, pavarësisht pretendimeve të vazhdueshme të Marokut.

Më pas, me Traktatin e Lisbonës të vitit 1688, ajo u njoh zyrtarisht si pjesë e Spanjës, shkruan enciklopedia britanica.

Që nga viti 1995, Ceuta ka statusin e një qyteti autonom brenda Spanjës, me një shkallë të veçantë vetëqeverisjeje, të ngjashme me atë të komuniteteve autonome spanjolle.

Megjithëse ndodhet nën administrimin e Spanjës prej më shumë se pesë shekujsh, statusi i Ceutës dhe Melillës mbetet një çështje e debatueshme me Marokun.

Rabati zyrtar nuk e njeh sovranitetin spanjoll mbi këto dy territore, duke i konsideruar ato pjesë të territorit maroken dhe duke i cilësuar si territore të pushtuara. Spanja, nga ana tjetër, i konsideron Ceutën dhe Melillën pjesë integrale të territorit të saj.

This map clarifies what is going on in Morocco - note that Spain is across the Mediterranean Sea. The cities of Ceuta and Melilla are located on disputed lands in Morocco and are claimed as Spanish territories in Morocco. Adds reality context.
[H/T to @visegrad24 ] pic.twitter.com/w2kbdNrHT0
— B Scott (@BScottKona) July 30, 2026

Burim i vazhdueshëm tensionesh mes Spanjës dhe Marokut

Ceuta ka qenë disa herë në qendër të tensioneve diplomatike mes Spanjës dhe Marokut, për shkak të çështjeve të kufirit dhe mosmarrëveshjeve mbi sovranitetin e saj.

Një nga krizat më të rënda u regjistrua në vitin 2021, kur autoritetet marokene lehtësuan përkohësisht kontrollet në kufi, duke lejuar që rreth 10 mijë persona të hynin në Ceuta brenda vetëm dy ditësh.

Fluksi i papritur shkaktoi një krizë të madhe humanitare dhe të sigurisë, duke detyruar Spanjën të angazhonte forcat e saj për menaxhimin e situatës dhe kthimin e një pjese të migrantëve.

Ky veprim u pa gjerësisht si një presion diplomatik ndaj Madridit, pas vendimit të Spanjës për të lejuar trajtim mjekësor në territorin e saj për Brahim Ghali, liderin e Frontit Polisario, lëvizjes që kërkon pavarësinë e Saharasë Perëndimore dhe që kundërshtohet fuqishëm nga Maroku.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan vetëm pasi Madridi ndryshoi qëndrimin e tij shumëvjeçar lidhur me Saharanë Perëndimore dhe rivendosi bashkëpunimin me autoritetet marokene.

Shumica e migrantëve kthehen në Marok

Migrantët që arrijnë të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Ceuta, në shumicën e rasteve përballen me procedura të shpejta kthimi drejt Marokut. Një pjesë e tyre, megjithatë, dërgohet në qendra pritëse, ku kanë mundësi të paraqesin kërkesë për azil dhe të presin shqyrtimin e statusit të tyre ligjor.

Edhe pse Ceuta dhe Melilla konsiderohen simbole të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian në Afrikë, shumica e migrantëve që mbërrijnë në Spanjë nuk hyjnë përmes këtyre enklavave.

Rruga kryesore e migracionit vazhdon të jetë ajo detare, veçanërisht përmes Ishujve Kanarie dhe Ishujve Balearikë, ku mijëra persona çdo vit përpiqen të arrijnë territorin spanjoll me varka të vogla.

Sipas të dhënave të autoriteteve spanjolle, në Spanjë jetojnë rreth 10 milionë persona të lindur jashtë vendit, me komunitetet më të mëdha të origjinës nga Kolumbia, Venezuela dhe Maroku.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre është e integruar në tregun e punës dhe kontribuon në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë spanjolle, veçanërisht në bujqësi, turizëm dhe shërbime, fusha ku kërkesa për fuqi punëtore mbetet e lartë. /Telegrafi/

  •  

Buzukja hyn me flamurin shqiptar nĂ« Beograd, tifozĂ«t shpĂ«rthejnĂ«: “Vrisni, vrisni shqiptarĂ«t”

Atmosfera në UFC Beograd ishte e tensionuar jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, para përballjes mes luftëtarit shqiptaro-amerikan Dennis Buzukja dhe Bogdan Gradit.

Buzukja hyri në arenë duke mbajtur flamurin shqiptar, veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut vendas.

Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve reagoi me thirrje fyese dhe antishqiptare ndaj tij, duke krijuar tension para nisjes së duelit.

“Vrisni, vrisni shqiptarĂ«t”, raportohet se brohoriti njĂ« pjesĂ« e turmĂ«s nĂ« momentin kur Buzukja u shfaq me flamurin kuqezi.

Përballja u zhvillua në kategorinë featherweight, ndërsa fitorja iu dha Bogdan Gradit pas një ndërprerjeje kontroverse në rundin e dytë. Buzukja protestoi menjëherë ndaj vendimit të gjyqtarit, duke pretenduar se lëvizja e tij nuk ishte dorëzim.

Pas përfundimit të duelit, publiku serb festoi fitoren e Gradit, ndërsa hyrja e Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimet nga tribunat u bënë ndër momentet më të komentuara të mbrëmjes.

@24chasa.mk

бЕНЗИЧНО НА УЀЊ ВО БЕЛГРАД: Đ•Ń‡Đ”ŃˆĐ” „УбО, убО йоптара“ – Đ‘ŃƒĐ·ŃƒĐșја ĐČĐŸ салата ĐČлДзД ŃĐŸ Đ°Đ»Đ±Đ°ĐœŃĐșĐŸ Đ·ĐœĐ°ĐŒĐ” УЀЊ ĐČДчДрта ĐČĐŸ БДлграЎ ĐŽĐŸĐœĐ”ŃĐ” Đ¶Đ”ŃŃ‚ĐŸĐșа Đ°Ń‚ĐŒĐŸŃŃ„Đ”Ń€Đ° Đž ĐČĐŸ ĐŸĐșŃ‚Đ°ĐłĐŸĐœĐŸŃ‚ Đž ĐœĐ° Ń‚Ń€ĐžĐ±ĐžĐœĐžŃ‚Đ”. ĐĐŒĐ”Ń€ĐžĐșĐ°ĐœŃĐșĐžĐŸŃ‚ Đ±ĐŸŃ€Đ”Ń† ŃĐŸ Đ°Đ»Đ±Đ°ĐœŃĐșĐŸ ĐżĐŸŃ‚Đ”ĐșĐ»ĐŸ Đ”Đ”ĐœĐžŃ Đ‘ŃƒĐ·ŃƒĐșја ĐČĐŸ Đ°Ń€Đ”ĐœĐ°Ń‚Đ° ĐČлДзД ŃĐŸ Đ°Đ»Đ±Đ°ĐœŃĐșĐŸ Đ·ĐœĐ°ĐŒĐ”, ĐżĐŸ ŃˆŃ‚ĐŸ ЎДл ĐŸĐŽ публОĐșата сĐșĐ°ĐœĐŽĐžŃ€Đ°ŃˆĐ” „УбО, убО йоптара“. ЕĐșопата ĐœĐ° 24часа Đ”ĐșсĐșлузОĐČĐœĐŸ ĐŸĐ±Đ”Đ·Đ±Đ”ĐŽĐž ĐČĐžĐŽĐ”ĐŸ ĐŸĐŽ ĐŒĐŸĐŒĐ”ĐœŃ‚ĐžŃ‚Đ” ĐșĐŸĐž прДЎОзĐČĐžĐșаа ĐłĐŸĐ»Đ”ĐŒĐŸ ĐČĐœĐžĐŒĐ°ĐœĐžĐ” ĐČĐŸ Đ°Ń€Đ”ĐœĐ°Ń‚Đ°. ĐŸĐŸ ĐœĐ”ĐžĐ·ĐČĐ”ŃĐœĐ°Ń‚Đ° Đ±ĐŸŃ€Đ±Đ° ĐČĐŸ ĐżĐ”Ń€ĐŸĐ»Đ”ŃĐœĐ° ĐșĐ°Ń‚Đ”ĐłĐŸŃ€ĐžŃ˜Đ°, ĐŽĐŸĐŒĐ°ŃˆĐœĐžĐŸŃ‚ ĐŒĐžĐ»Đ”ĐœĐžĐș Đ‘ĐŸĐłĐŽĐ°Đœ ГраЮ бДшД ĐżŃ€ĐŸĐłĐ»Đ°ŃĐ”Đœ за ĐżĐŸĐ±Đ”ĐŽĐœĐžĐș. ĐŸŃƒĐ±Đ»ĐžĐșата Đ±ŃƒŃ€ĐœĐŸ ĐłĐŸ ĐżŃ€ĐŸŃĐ»Đ°ĐČĐž ĐœĐ”ĐłĐŸĐČĐžĐŸŃ‚ Ń‚Ń€ĐžŃƒĐŒŃ„, а Đ°Ń‚ĐŒĐŸŃŃ„Đ”Ń€Đ°Ń‚Đ° ĐČĐŸ бДлграЎсĐșата ĐŃ€Đ”ĐœĐ° ĐŸŃŃ‚Đ°ĐœĐ° ĐČĐ¶Đ”ŃˆŃ‚Đ”ĐœĐ° ĐŽĐŸ ŃĐ°ĐŒĐžĐŸŃ‚ Đșрај ĐœĐ° ĐŒĐ”Ń‡ĐŸŃ‚. #fyp #skopje #viral #goviral #ufc

♬ Heart Racing – David Chappell

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Buzukja hyn me flamurin shqiptar nĂ« Beograd, tifozĂ«t shpĂ«rthejnĂ«: “Vrisni, vrisni shqiptarĂ«t” appeared first on Sinjali.

  •  

Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak.

Përmes dekretit, Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.

Marrëveshja lidhet me një hua direkte ndërmjet Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi marrëveshjen më 27 korrik 2026 me 74 vota pro. Seanca u bojkotua nga opozita, ndërsa marrëveshja mori mbështetjen vetëm të deputetëve të Partisë Socialiste.

Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të përfitojë një hua në vlerë totale prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në appeared first on Sinjali.

  •  

“Vrisni, vrisni shqiptarĂ«t”, skandal nĂ« UFC Beograd: Buzukja u pĂ«rball me thirrje anti-shqiptare nga tribunat



Atmosfera në UFC Beograd ishte e nxehtë jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, ku një moment para përballjes së Dennis Buzukjas shkaktoi shumë reagime.

Luftëtari amerikan me prejardhje shqiptare u shfaq në arenë duke mbajtur në duar flamurin shqiptar, një veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut në sallë.

Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve në tribunë reaguan me thirrje fyese ndaj Buzukjas, duke krijuar një atmosferë të tensionuar para fillimit të duelit.

“Vrisni, vrisni shqiptarĂ«t”, ishin brohoritjet e turmĂ«s nĂ« momentin kur Buzukja u fut me flamurin shqiptar nĂ« krah.

@24chasa.mk бЕНЗИЧНО НА УЀЊ ВО БЕЛГРАД: Đ•Ń‡Đ”ŃˆĐ” „УбО, убО йоптара“ - Đ‘ŃƒĐ·ŃƒĐșја ĐČĐŸ салата ĐČлДзД ŃĐŸ Đ°Đ»Đ±Đ°ĐœŃĐșĐŸ Đ·ĐœĐ°ĐŒĐ” УЀЊ ĐČДчДрта ĐČĐŸ БДлграЎ ĐŽĐŸĐœĐ”ŃĐ” Đ¶Đ”ŃŃ‚ĐŸĐșа Đ°Ń‚ĐŒĐŸŃŃ„Đ”Ń€Đ° Đž ĐČĐŸ ĐŸĐșŃ‚Đ°ĐłĐŸĐœĐŸŃ‚ Đž ĐœĐ° Ń‚Ń€ĐžĐ±ĐžĐœĐžŃ‚Đ”. ĐĐŒĐ”Ń€ĐžĐșĐ°ĐœŃĐșĐžĐŸŃ‚ Đ±ĐŸŃ€Đ”Ń† ŃĐŸ Đ°Đ»Đ±Đ°ĐœŃĐșĐŸ ĐżĐŸŃ‚Đ”ĐșĐ»ĐŸ Đ”Đ”ĐœĐžŃ Đ‘ŃƒĐ·ŃƒĐșја ĐČĐŸ Đ°Ń€Đ”ĐœĐ°Ń‚Đ° ĐČлДзД ŃĐŸ Đ°Đ»Đ±Đ°ĐœŃĐșĐŸ Đ·ĐœĐ°ĐŒĐ”, ĐżĐŸ ŃˆŃ‚ĐŸ ЎДл ĐŸĐŽ публОĐșата сĐșĐ°ĐœĐŽĐžŃ€Đ°ŃˆĐ” „УбО, убО йоптара“. ЕĐșопата ĐœĐ° 24часа Đ”ĐșсĐșлузОĐČĐœĐŸ ĐŸĐ±Đ”Đ·Đ±Đ”ĐŽĐž ĐČĐžĐŽĐ”ĐŸ ĐŸĐŽ ĐŒĐŸĐŒĐ”ĐœŃ‚ĐžŃ‚Đ” ĐșĐŸĐž прДЎОзĐČĐžĐșаа ĐłĐŸĐ»Đ”ĐŒĐŸ ĐČĐœĐžĐŒĐ°ĐœĐžĐ” ĐČĐŸ Đ°Ń€Đ”ĐœĐ°Ń‚Đ°. ĐŸĐŸ ĐœĐ”ĐžĐ·ĐČĐ”ŃĐœĐ°Ń‚Đ° Đ±ĐŸŃ€Đ±Đ° ĐČĐŸ ĐżĐ”Ń€ĐŸĐ»Đ”ŃĐœĐ° ĐșĐ°Ń‚Đ”ĐłĐŸŃ€ĐžŃ˜Đ°, ĐŽĐŸĐŒĐ°ŃˆĐœĐžĐŸŃ‚ ĐŒĐžĐ»Đ”ĐœĐžĐș Đ‘ĐŸĐłĐŽĐ°Đœ ГраЮ бДшД ĐżŃ€ĐŸĐłĐ»Đ°ŃĐ”Đœ за ĐżĐŸĐ±Đ”ĐŽĐœĐžĐș. ĐŸŃƒĐ±Đ»ĐžĐșата Đ±ŃƒŃ€ĐœĐŸ ĐłĐŸ ĐżŃ€ĐŸŃĐ»Đ°ĐČĐž ĐœĐ”ĐłĐŸĐČĐžĐŸŃ‚ Ń‚Ń€ĐžŃƒĐŒŃ„, а Đ°Ń‚ĐŒĐŸŃŃ„Đ”Ń€Đ°Ń‚Đ° ĐČĐŸ бДлграЎсĐșата ĐŃ€Đ”ĐœĐ° ĐŸŃŃ‚Đ°ĐœĐ° ĐČĐ¶Đ”ŃˆŃ‚Đ”ĐœĐ° ĐŽĐŸ ŃĐ°ĐŒĐžĐŸŃ‚ Đșрај ĐœĐ° ĐŒĐ”Ń‡ĐŸŃ‚. #fyp #skopje #viral #goviral #ufc ♬ Heart Racing - David Chappell

Buzukja u përball me luftëtarin Bogdan Grad në kategorinë featherëeight, në një duel që u zhvillua nën një presion të madh nga publiku vendas.

Pas përfundimit të përballjes, fitorja iu dha Gradit, ndërsa publiku serb festoi fuqishëm triumfin e tij. Megjithatë, atmosfera në Beograd Arena mbeti e tensionuar deri në fund të mbrëmjes.

Momenti i hyrjes së Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimi i një pjese të tifozëve u bënë ndër skenat më të komentuara të mbrëmjes së UFC-së në Beograd./Telegrafi/

  •  

Kurti në takimin e VV-së me mërgimtarët: Po krijojmë kushtet që të ktheheni në Kosovë



LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka organizuar njĂ« takim me mĂ«rgimtarĂ«t nĂ« sheshin “Adem Jashari” nĂ« PrishtinĂ«, ku ka marrĂ« pjesĂ« edhe kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar rolin e diasporës, duke i cilësuar mërgimtarët si një lidhje të rëndësishme të Kosovës me botën dhe si mundësi për zhvillimin e vendit.

“PĂ«r neve bashkatdhetarĂ«t janĂ« zgjatje e KosovĂ«s, por njĂ«kohĂ«sisht edhe mundĂ«si pĂ«r tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Kurti.

Ai ka theksuar se mërgimtarët, sipas tij, luajnë rolin e ambasadorëve të Kosovës dhe shqiptarëve në vendet ku jetojnë.

“UnĂ« e di qĂ« secili prej juve nĂ« perĂ«ndim, prej nga do qĂ« jeni, prej AmerikĂ«s e KanadasĂ«, te Australia, prej BritanisĂ«, SkandinavisĂ« e GjermanisĂ«, ZvicrĂ«s, AustrisĂ«, kudo qĂ« ndodheni, jeni njĂ« lloj ambasadori i vogĂ«l i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe i kombit shqiptar”, Ă«shtĂ« shprehur Kurti.

Kryeministri në detyrë ka thënë se kontributi i diasporës në arenën ndërkombëtare është i rëndësishëm për Kosovën.

“ShumĂ« kĂ«ta ambasadorĂ« tĂ« vegjĂ«l, siç Ă«shtĂ« bashkatdhetari shqiptar, bashkĂ« e bĂ«jnĂ« ambasadĂ«n mĂ« tĂ« madhe. Jo veç tonĂ«n, por asnjĂ« komb tjetĂ«r unĂ« nuk di qĂ« ka nĂ« EvropĂ« ambasadĂ« qysh kanĂ« shqiptarĂ«t, pĂ«r shkak tĂ« diasporĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« bashkatdhetarĂ«ve tĂ« tyre. Prandaj edhe ne u jemi pafundĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s e falĂ«nderues pĂ«r kĂ«tĂ« angazhim qĂ« e bĂ«ni nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, ka deklaruar ai.

Kurti ka folur edhe për mundësinë e kthimit të mërgimtarëve në Kosovë, duke thënë se, sipas tij, në vend po krijohen kushte për një proces të tillë.

Ai ka përmendur sundimin e ligjit, qeverisjen, luftimin e korrupsionit dhe investimet në sektorë të ndryshëm si faktorë që, sipas tij, mund të ndikojnë në kthimin e bashkatdhetarëve.

“NĂ« KosovĂ« po krijohen kushtet pĂ«r shkak tĂ« sundimit tĂ« ligjit, pĂ«r shkak tĂ« qeverisjes sĂ« mirĂ«, pĂ«r shkak tĂ« luftimit tĂ« korrupsionit, pĂ«r shkak tĂ« investimeve nĂ« bujqĂ«si e nĂ« ushtri, po krijohen kushtet qĂ« bashkatdhetarĂ«t me u kthy”, ka thĂ«nĂ« Kurti.

Ai ka theksuar se një pjesë e familjeve të diasporës tashmë po shqyrtojnë mundësinë e kthimit në Kosovë, ndërsa ka shprehur interesimin që mërgimtarët të përfshihen në institucionet publike dhe sektorin privat.

“Por edhe ne jemi tĂ« interesuar qĂ« me qindra e qindra bashkatdhetarĂ« tĂ« kyçen nĂ« institucionet publike tĂ« shtetit e me mijĂ«ra tĂ« kyçen nĂ« sektorin tonĂ« privat”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

  •  

Greqia në flakë, mbi 100 banesa të dëmtuara dhe mijëra banorë nën urdhër evakuimi

Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë disa zona të Greqisë, ndërsa situata më e rëndë paraqitet në Porto Germeno, në Atikën Perëndimore, ku flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e disa zonave të banuara.

Zjarri ka arritur në malin Kithaironas dhe po lëviz drejt zonës së Venizës. Për shkak të përmasave të mëdha të tij, autoritetet kanë aktivizuar numrin emergjent 112, duke kërkuar largimin e banorëve nga Alepochori, Psatha, Veniza, Loumpa dhe Zachouli drejt Megarës.

Autoritetet greke e kanë përshkruar situatën si një nga vatrat më të vështira të ditës, ndërsa erërat e forta kanë penguar ndjeshëm ndërhyrjen e mjeteve ajrore.

Sipas zëdhënësit të Zjarrfikëses greke, Janis Artopios, gjatë ditës janë angazhuar rreth 30 mjete ajrore, por në shumë raste ato nuk kanë mundur të operojnë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

“AsgjĂ« nuk ka pĂ«rfunduar ende. Do tĂ« kemi njĂ« natĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe tĂ« gjitha forcat do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« gatishmĂ«ri”, deklaroi Artopios, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« zbatojnĂ« udhĂ«zimet e autoriteteve.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit në Porto Germeno janë angazhuar më shumë se 450 zjarrfikës, 126 mjete zjarrfikëse, si dhe ekipe të përforcuara nga Franca dhe Rumania.

Sipas autoriteteve lokale, dëmet janë të konsiderueshme. Nënkryetari i bashkisë Mandra-Eidyllias, Dimitris Pagonis, ka bërë të ditur se më shumë se 100 banesa janë djegur ose kanë pësuar dëmtime.

Banorët e zonave Agia Paraskevi, Mytikas, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios janë urdhëruar të largohen për arsye sigurie.

Vatra të tjera aktive janë regjistruar edhe në Fokidë, Beoti dhe Aigialeia. Në Beoti, dy zjarrfikës janë dërguar në spital gjatë operacioneve, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar probleme kardiake.

Ndërkohë, situata është përmirësuar në Rethymno të Kretës dhe në Aigialeia, ku ekipet po përpiqen të vënë nën kontroll vatrat e mbetura.

Sipas Mbrojtjes Civile greke, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 59 zjarre në zona bujqësore dhe pyjore. Prej tyre, 45 janë vënë nën kontroll në fazat e para, ndërsa në vatrat e tjera operacionet po vazhdojnë.

Autoritetet kanë ngritur alarmin për kushtet ekstreme meteorologjike dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Greqia në flakë, mbi 100 banesa të dëmtuara dhe mijëra banorë nën urdhër evakuimi appeared first on Sinjali.

  •  

Drejt një marrëveshjeje, por pa garanci për formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për një marrëveshje që do të çonte drejt formimit të institucioneve të reja. Por, vëzhguesit mbeten skeptikë se një marrëveshje e tillë do të ofronte zgjidhje, duke përmendur përçarjet brenda partisë që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë kuvendit partiak të mbajtur më 30 korrik, është arritur pajtimi që ky subjekt të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve.

“NĂ« parim ne jemi pajtuar. ËshtĂ« konfirmuar edhe nga kuvendi qĂ« LDK-ja do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« procesin e bashkĂ«punimit pĂ«r ndĂ«rtimin e institucioneve, duke dhĂ«nĂ« kontribut nĂ« pĂ«rballimin dhe largimin e njĂ« mundĂ«sie pĂ«r zgjedhje tjera nĂ« KosovĂ«â€, thekson Haziri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Bisedimet e LDK-së me LVV-në për një marrëveshje të mundshme u pezulluan më 15 korrik, për shkak të kërkesës së një pjese të zyrtarëve të LDK-së për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas pakënaqësive për rezultatin zgjedhor.

Abdixhiku i mbijetoi mocionit për shkarkim, por dallimet dhe mospajtimet brenda LDK-së, të cilat janë shpërfaqur përmes votimit për dhe kundër tij, mbeten të qarta, vlerësojnë zyrtarë të lartë të LDK-së, por edhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Krijimi i unitetit në LDK rreth një vendimi të përbashkët të 18 deputetëve të saj lidhur me një marrëveshje eventuale me LVV-në, mbetet sfidë. Në mesin e tyre ka edhe persona që votuan për largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të premten, në një konferencë për media e cilësoi lajm të mirë paralajmërimin e Abdixhikut për heqjen e pezullimit për bisedimet për krijimin e institucioneve.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të përmbyllet konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

“Pra, ato [takimet] tĂ« thirren dhe tĂ« mbahen dhe tĂ« ketĂ« pĂ«rpjekje maksimale, seriozitet, qĂ« tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje, me tĂ« cilĂ«n arrijmĂ«, pra tĂ« kemi njĂ« konsensus pĂ«r zgjedhjen e presidentit apo presidentes sĂ« vendit. Pra Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« kĂ«to takime tĂ« vazhdojnĂ« sa mĂ« parĂ«â€, tha Haxhiu.

Por, një marrëveshje e mundshme ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, ende nuk duket në horizont, ndonëse kanë mbetur më pak se një javë deri në seancën konstituive të Kosovës, të caktuar më 6 gusht.

Me konstituimin e Kuvendit, nis rrjedhja e afateve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, por edhe zgjedhjen e presidentit. Për këtë të fundit, deputetët e legjislaturës së re do të kenë kohë 60 ditë nga data e konstituimit të Kuvendit që ta votojnë kreun e ri të shtetit.

Haziri: Për 24 orë, LDK-ja i mbyllë të gjitha çështjet parimore
Kuvendi i LDK-së, ku delegatët i dhanë besimin Abdixhikut që të vazhdojë në krye të partisë, shpërfaqi qartë dallimet përbrenda kësaj partie.

Për vazhdimin e mandatit të kryetarit Lumir Abdixhiku votuan 170 delegatë, 152 ishin kundër dhe 5 abstenuan.

Haziri thekson se me gjithë dallimet e dukshme përbrenda LDK-së, ajo tash gjendet përballë ofertës nga partia e parë fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, për bashkëpunim.

Parimet, të cilat LDK i ka shprehur si parakushte për një marrëveshje tëmundshme me LVV-në janë: marrëveshje për të gjitha (institucionet; Kuvend, Qeveri, Presidencë) ose asnjë; agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i vendit si dhe ndarja e përgjegjësive.

“KĂ«to tri parime neve na bashkojnĂ« si Grup Parlamentar. Kuvendi [i LDK-sĂ«] ka kĂ«rkuar qĂ« kjo e drejtĂ« tĂ« ushtrohet deri nĂ« fund. Se si do tĂ« pĂ«rmbyllet kjo kĂ«rkesĂ«, tani Ă«shtĂ« çështje e negociatave [me LVV-nĂ«]”, thekson Haziri.

Ai shton se që nga bisedimet e para formale, të zhvilluara mes Kurtit, Abdixhikut dhe ish-presidentes Vjosa Osmani më 10 korrik, LVV-ja është njoftuar për parimet mbi të cilat LDK-ja e sheh një marrëveshje të mundshme.

Sipas tij, tani i takon LVV-së, që në bisedimet e ardhshme, të tregojë nëse i respekton dhe pajtohet me këto parime.

Haziri thotë se në rast se arrihet pajtimi, uniteti i Grupit parlamentar të LDK-së mund të sigurohet përmes bashkëpunimit të brendshëm.

“KĂ«to nuk janĂ« çështje tĂ« thjeshta, por nĂ«se ka vullnet politik dhe ka gatishmĂ«ri [nga LVV-ja], atĂ«herĂ« LDK-ja i pĂ«rmbyll pĂ«r 24 orĂ« tĂ« gjitha çështjet parimore. Neve [nĂ« LDK] nuk na ndan asgjĂ«, ndĂ«rkaq ndarja e pĂ«rgjegjĂ«sive Ă«shtĂ« krejt e fundit”, thekson Haziri.

Ai shprehu besimin në pjekurinë politike të Grupit Parlamentar të LDK-së, për një unitet rreth vendimeve të kreut të partisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejt një marrëveshjeje, por pa garanci për formimin e institucioneve appeared first on Sinjali.

  •  

"Vajza e ish-burrit tim po ma kthen jetën në ferr": Psikologia tregon si të përballeni me këtë situatë



Një grua rrëfen vështirësitë që po përjeton me vajzën e bashkëshortit nga martesa e parë, ndërsa ekspertët shpjegojnë pse fëmijët reagojnë kështu dhe si mund të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme

Të krijosh një familje me një partner që ka fëmijë nga një martesë e mëparshme nuk është gjithmonë e lehtë. Një grua ka ndarë historinë e saj, duke treguar se vajza e bashkëshortit nuk e pranon dhe bën gjithçka për ta larguar nga jeta e tij.

"Kur u martuam, vajza e burrit tim ishte pesĂ« vjeçe. Nuk e prisja qĂ« ajo do tĂ« jetonte njĂ« javĂ« me ne dhe javĂ«n tjetĂ«r me nĂ«nĂ«n e saj. ËshtĂ« kokĂ«fortĂ« dhe sillet me armiqĂ«si ndaj meje. Kam pĂ«rshtypjen se ende shpreson qĂ« prindĂ«rit e saj tĂ« ribashkohen.

Natën zgjohet duke qarë dhe i lutet të atit të kthehet te nëna e saj. Kur kërkon vëmendjen e tij, qan dhe shtiret si viktimë. Sapo ai del nga shtëpia, më thotë: 'Mami nuk të ka falur', ose 'Nuk di të gatuash, nuk do ta ha këtë'.

Shpesh më vë në provë, më fsheh sendet dhe shpik histori për mua që nuk janë të vërteta. Po ma kthen jetën në ferr dhe kam frikë se kjo situatë po dëmton edhe martesën time.

Burri im dëshiron shumë që ne të kemi një marrëdhënie të mirë. Ajo është vajza e tij e dashur dhe e kuptoj plotësisht sa shumë e do. Prandaj e di se nuk ka kuptim të konkurroj me një fëmijë për vëmendjen e tij.

MegjithatĂ«, ndihem plotĂ«sisht e pafuqishme. Çdo ditĂ« jam mĂ« e dĂ«shpĂ«ruar dhe e mbushur me emocione negative. Nuk dua tĂ« ndahem nga burri, sepse e dua sinqerisht. E di se ndoshta kjo vajzĂ« po e pĂ«rjeton mĂ« rĂ«ndĂ« se tĂ« gjithĂ« ne, por kjo jetĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« dhe nuk di mĂ« si tĂ« veproj. Ajo dĂ«shiron tĂ« mĂ« largojĂ« nga jeta e babait tĂ« saj, ndĂ«rsa unĂ« nuk e di edhe sa do tĂ« mund ta pĂ«rballoj."

Pse reagon kështu fëmija?

Psikologia Irina Perelomova shpjegon se fëmijët nuk janë kurrë "ish-fëmijë" dhe do të mbeten gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës së prindërve.

Sipas saj, vajzat shpesh e idealizojnë babanë, sidomos pas divorcit të prindërve, ndaj partneren e re mund ta shohin si kërcënim ose rivale.

"Lakmia për vëmendje, xhelozia dhe qëndrimi armiqësor nuk janë të pazakonta. Fëmija përpiqet të ruajë vendin që kishte më parë në jetën e të atit", shpjegon psikologia, transmeton Telegrafi.

Mos u përpiqni të zëvendësoni nënën

Perelomova thekson se gabimi më i madh është kur njerka përpiqet të marrë rolin e nënës biologjike.

"Fëmija tashmë ka një nënë. Qëllimi juaj nuk është ta zëvendësoni atë, por të ndërtoni gradualisht një marrëdhënie të bazuar në besim dhe respekt."

Sipas saj, kjo kërkon kohë, durim dhe qëndrueshmëri, jo ultimatume apo garë për vëmendjen e babait.

Ritualet e përbashkëta ndihmojnë

Psikologia rekomandon krijimin e kujtimeve të përbashkëta përmes ritualeve të vogla familjare, si drekat së bashku, leximi i një historie para gjumit, shëtitjet apo festimi i ditëlindjeve.

Këto momente i japin fëmijës ndjenjë sigurie dhe e ndihmojnë të pranojë më lehtë ndryshimet në familje.

Respekti është më i rëndësishëm se gjithçka

Ekspertja thekson se partnerja nuk duhet të ndihet në faj nëse nuk e do fëmijën e bashkëshortit si fëmijën e saj.

"Mjafton ta respektoni dhe të silleni me sinqeritet ndaj saj. Respekti është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme, ndërsa dashuria shpesh ndërtohet me kalimin e kohës."

Ajo përfundon se, kur të rriturit veprojnë si një ekip, pa akuza dhe rivalitet, fëmija ndihet më i sigurt dhe marrëdhëniet familjare bëhen gradualisht më të harmonishme. /Telegrafi/

  •  

E kryer, Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e sulmuesit të PSG-së



Juventus ka arritur marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Randal Kolo Muanit nga Paris Saint-Germain, ka konfirmuar eksperti i afatit kalimtar Fabrizio Romano.

Sulmuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë me klubin torinez deri në vitin 2031, pasi dy klubet kanë përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes.

Sipas Romanos, Juventusi do të paguajë një shumë fikse prej 38 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të varura nga paraqitjet dhe sukseset e lojtarit.

Kjo marrĂ«veshje ndryshon nga formula e huazimit qĂ« ishte diskutuar mĂ« herĂ«t, pasi Kolo Muani tashmĂ« do tĂ« transferohet direkt dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« permanente te “Zonja e VjetĂ«r”.

âšȘ⚫✈ Final details for Randal Kolo Muani to Juventus.

Permanent deal. €38m fee plus €12m add-ons.

No longer a loan with obligation to buy but permanent.

Contract valid until 2031, slightly over €5m net per season.

Here we go since Tuesday, confirmed. 🔐 pic.twitter.com/PNpCG1BuHg
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2026

Sulmuesi francez pritet të përfitojë një pagë prej pak më shumë se 5 milionë euro neto në sezon në Torino.

Transferimi i jep fund një sage të gjatë, pasi Juventusi e kishte vendosur 27-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë pas paraqitjeve të tij pozitive gjatë periudhës së kaluar në klub.

Kolo Muani tashmë do të vazhdojë karrierën në Torino në një projekt afatgjatë, ndërsa Juventusi siguron një sulmues me eksperiencë ndërkombëtare për repartin ofensiv./Telegrafi/

  •  

Rritet fluksi në kufi, pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë pritjet dhe kolonat e automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit, situata më e ngarkuar paraqitet në Muçibabë, ku pritjet janë deri në 60 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat arrijnë deri në 1.000 metra në të dy drejtimet.

Në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje zgjasin nga 60 deri në 70 minuta, me kolonë deri në 500 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 30 deri në 40 minuta, me kolonë rreth 300 metra.

Pritje më të shkurtra raportohen edhe në Jarinjë, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta për hyrje, si dhe në Hanin e Elezit dhe Stançiq, ku pritjet janë rreth 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, ndërsa për automjetet e rënda nuk raportohet për pritje apo kolona.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet fluksi në kufi, pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë appeared first on Sinjali.

  •  

Edhe nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme do të zbatohen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i kamionëve do të lejohet pa kufizime.

Ministria bën të ditur se nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë appeared first on Sinjali.

  •  

Zjarret në Evropë, flakët vazhdojnë të përhapen në Francë dhe Greqi



Një zjarr i madh në rajonin e Provencës në Francë vazhdoi të përhapet, ndërsa përpjekjet gjatë natës i ndaluan me sukses flakët të arrinin në qytetet e afërta Correns dhe Montfort-sur-Argens.

Rreth 1,300 zjarrfikës janë vendosur në vend për të shuar flakët, të cilat janë rishfaqur në zonën e Gros Bessillon, duke djegur afërsisht 1,250 hektarë të tjerë që nga e premtja.

Deri në fund të javës, autoritetet thanë se ishin djegur gjithsej 4,500 hektarë.

Pavarësisht vështirësive, 2,500 njerëz ende nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi.

Ndërkohë, autoritetet thonë se zjarri më i madh në Francë në 70 vjet është vënë nën kontroll pranë qytetit jugperëndimor të Bordeaux.

Zjarri i Girondës ka djegur 420 kilometra katrorë pyll pishe në perëndim të qytetit, një sipërfaqe katër herë më e madhe se Parisi.

Zjarrfikësit thanë se zjarri mbeti i kontrolluar brenda atij perimetri të shtunën, që do të thotë se flakët nuk kishin shpërthyer përtej kufijve ekzistues.

Por zjarri nuk ishte shpallur "i fiksuar" - pika në të cilën ekipet përcaktojnë se një zjarr nuk po përparon më - dhe sektorët aktivë dhe vatrat e nxehta të varrosura vazhduan të ishin të pranishme.

20 departamente franceze ishin nën një paralajmërim për vapë të shtunën, kryesisht në lindje dhe juglindje. Temperaturat nga 35 deri në 39 gradë Celsius u parashikuan në të gjithë Mesdheun, ndërsa tetë departamente përballeshin me një rrezik të lartë zjarresh në pyje.

Në Greqi, qindra zjarrfikës të shtunën po luftonin për të shpëtuar një vendpushim bregdetar të njohur në veriperëndim të Athinës, ndërsa erërat e forta përfshiu vendin, duke penguar operacionet.

Më shumë se 400 zjarrfikës, të mbështetur nga disa dhjetëra avionë të specializuar, po luftonin me flakët në zonën e Porto Germenos, tha departamenti i zjarrfikësve të vendit.

Sipas meteo.gr, shërbimit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës, të shtunën u regjistruan erëra deri në 130 kilometra në orë.

Zjarri shpërtheu të premten pranë fshatit bregdetar fqinj të Agios Vasileios. Banorët fillimisht injoruan një thirrje të mbrojtjes civile për t'u evakuuar dhe rreth 300 persona u desh të shpëtoheshin nga deti.

Zjarret kanë shpërthyer në disa pjesë të vendit këtë javë, përfshirë ishullin e njohur të Kretës, dhe deri më tani tre zjarrfikës kanë humbur jetën. /Telegrafi/

  •  

Pite verore me mollĂ« si nĂ« filmin kult “Kur Harry takoi Sally”



E frymëzuar nga një prej skenave më të famshme të filmit romantik, kjo pite me mollë është krokante, aromatike dhe ideale për ditët e verës

Billy Crystal dhe Meg Ryan u bënë të pavdekshëm në rolet e Harry-t dhe Sally-t në komedinë romantike kult Kur Harry takoi Sally. Filmi mbahet mend për shumë skena ikonike, përfshirë edhe atë në restorant, ku Sally bën një porosi shumë specifike të pites me mollë.

E frymëzuar nga kjo skenë, ju sjellim recetën e kësaj ëmbëlsire klasike.

Përbërësit për brumin

  • 2 gota miell
  • Ÿ lugĂ« çaji kripĂ«
  • 115 g gjalpĂ« i ftohtĂ«
  • 1 vezĂ« e madhe
  • 2 lugĂ« çaji ujĂ« tĂ« ftohtĂ«
  • 1 lugĂ« çaji uthull

Përbërësit për mbushjen

  • 60 g gjalpĂ«
  • 1 kg mollĂ«
  • 1 lugĂ« çaji lĂ«ng limoni
  • ÂŒ gotĂ« miell
  • œ lugĂ« çaji kripĂ«
  • Ÿ gotĂ« sheqer i bardhĂ«
  • œ gotĂ« sheqer kaf
  • 1 bisht vaniljeje

Për lyerje

  • pak ujĂ«
  • 1 vezĂ« e rrahur
  • sheqer pĂ«r spĂ«rkatje

Përgatitja

Përzieni miellin, kripën dhe gjalpin e prerë në kubikë derisa të krijohet një masë e thërrmuar. Shtoni vezën, ujin e ftohtë dhe uthullën, më pas punojeni brumin derisa të bashkohet.

Ndajeni në dy pjesë të barabarta, formoni dy disqe, mbështillini me qese plastike dhe vendosini në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Për mbushjen, shkrini gjalpin në temperaturë mesatare derisa të marrë ngjyrë të artë. Qëroni mollët, pritini në copa të mëdha dhe përziejini me lëngun e limonit.

Në një enë tjetër bashkoni miellin, kripën, sheqerin e bardhë, sheqerin kaf dhe farat e vaniljes. Hidhni mbi mollë gjalpin e skuqur dhe përzierjen e thatë, më pas përziejini me kujdes.

Hapni pjesën e parë të brumit dhe shtrijeni në tavën e pites. Shtoni mbushjen me mollë dhe lagni lehtë skajet me ujë.

Hapni pjesën tjetër të brumit, mbulojeni piten dhe bashkoni mirë skajet. Me një thikë bëni disa prerje të vogla në sipërfaqe dhe vendoseni piten në ngrirje për rreth 30 minuta.

Ngrohni furrën në 200°C. Lyejeni piten me vezën e rrahur, spërkateni me pak sheqer dhe piqeni 15 minuta. Më pas ulni temperaturën në 180°C dhe vazhdoni pjekjen edhe për rreth 60 minuta.

Lëreni të ftohet plotësisht para se ta shërbeni. Për shijen më të mirë, përgatiteni një ditë më parë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

  •  

Kosova fiton nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos



Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik për Seniorë, i cili u mbajt në Tiranë të Shqipërisë, duke siguruar gjithsej nëntë medalje.

Xhudistët kosovarë dominuan në garat rajonale, duke fituar pesë medalje të arta, tri të argjendta dhe një medalje të bronztë, duke konfirmuar edhe një herë forcën e këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

Medaljet e arta për Kosovën i fituan Erza Muminoviq në kategorinë deri në 48 kilogramë, Laurina Gashi në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, Elvira Ukaj në kategorinë deri në 70 kilogramë dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në podiumin e dytë u ngjitën Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, Enise Zijade në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë, të cilët siguruan medalje të argjendta.

Medaljen e bronztë për Kosovën e fitoi Furkan Kelmendi në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Përveç medalistëve, rezultate të mira regjistruan edhe Arba Hasanaj në kategorinë deri në 70 kilogramë, Andi Reshitaj në kategorinë deri në 66 kilogramë dhe Jon Veseli në kategorinë deri në 73 kilogramë, të cilët e përfunduan garën në vendin e pestë.

Në Kampionatin Ballkanik, ekipin kosovar e udhëhoqën emra të njohur të xhudos, si Majlinda Kelmendi, Fatos Tabaku dhe Kushtrim Gashi, ndërsa drejtësinë në tatami e ndau gjyqtari kosovar Zymer Zeka.

I pranishëm në këtë garë ishte edhe Driton Kuka, i cili mori pjesë në cilësinë e delegatit të Federatës Ballkanike të Xhudos (BJA)./Telegrafi/

  •  

Harrojini ilaçet! Metoda e thjeshtë që ndalon të përzierat gjatë udhëtimit



Mjekja zbulon se frymëmarrja e kontrolluar dhe zgjedhja e vendit të duhur në mjetin e transportit mund të lehtësojnë simptomat dhe ta bëjnë udhëtimin më të rehatshëm

Për shumë njerëz, pushimet nisin me një ndjesi të pakëndshme për shkak të të përzierave gjatë udhëtimit. Mjekja Punam Krishan ka ndarë një metodë të thjeshtë që mund të lehtësojë simptomat pa përdorimin e ilaçeve, si dhe ka shpjeguar se cilat janë vendet më të përshtatshme për t'u ulur në makinë, autobus, tren, avion apo anije për të zvogëluar rrezikun e kësaj gjendjeje.

Ndërsa disa mezi presin të nisen për pushime, të tjerë ndiejnë të përziera që në mendimin e një udhëtimi të gjatë. Nëse kjo ju ndodh shpesh, nuk jeni të vetmit.

Të përzierat gjatë udhëtimit janë një problem i zakonshëm që shfaqet gjatë lëvizjes me automjet, autobus, tren, avion ose anije.

Kjo ndodh kur truri merr sinjale kontradiktore për lëvizjen e trupit. Për shembull, sytë regjistrojnë se jeni ulur pa lëvizur, ndërsa veshi i brendshëm, i cili kontrollon ekuilibrin, ndien çdo kthesë, frenim apo lëkundje. Këto sinjale të ndryshme mund të shkaktojnë të përziera, marramendje, djersë të ftohta dhe ndjesi të përgjithshme parehatie.

Mjekja Punam Krishan, e cila foli për këtë temë në emisionin Morning Live të BBC-së, shpjegon se disa persona janë natyrshëm më të prirur ndaj kësaj gjendjeje.

Ajo shfaqet më shpesh te fëmijët, sistemi i ekuilibrit të të cilëve është ende në zhvillim, por edhe gjatë shtatzënisë ose menstruacioneve.

Sipas saj, frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë është një nga mënyrat më efektive për të lehtësuar simptomat. Kjo teknikë ndihmon në ngadalësimin e ritmit të zemrës, ul tensionin dhe qetëson reagimin e organizmit ndaj stresit, duke zbutur ndjesinë e të përzierave. Ajo mund të ndihmojë edhe personat që ndihen të shqetësuar ose ankthiozë gjatë udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Ku është më mirë të uleni?

Edhe zgjedhja e vendit ku uleni ka rëndësi.

  • NĂ« makinĂ«, zgjidhni sediljen e pĂ«rparme pranĂ« shoferit.
  • NĂ« autobus, preferoni njĂ« vend pranĂ« dritares nĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme.
  • NĂ« tren, uluni nĂ« drejtimin e lĂ«vizjes.
  • NĂ« avion, zgjidhni njĂ« vend pranĂ« krahĂ«ve.
  • NĂ« anije, qĂ«ndroni nĂ« pjesĂ«n qendrore, ku lĂ«kundjet ndihen mĂ« pak.

Mjekja këshillon gjithashtu të shmangni vaktet e rënda para udhëtimit, pasi ato mund të përkeqësojnë simptomat. Po ashtu, përdorimi i zgjatur i telefonit, tabletit apo pajisjeve të tjera elektronike gjatë udhëtimit mund të shtojë të përzierat, ndaj është më mirë ta mbani shikimin të drejtuar nga rruga ose horizonti.

Përveç frymëmarrjes së kontrolluar, disa persona mund të përfitojnë edhe nga produktet me xhenxhefil, byzylykët e akupresurës ose ilaçet kundër të përzierave. Kombinimi i këtyre metodave, së bashku me zgjedhjen e vendit të duhur, mund ta bëjë udhëtimin dukshëm më të rehatshëm. /Telegrafi/

  •  

Rrëzohet aeroplani turistik në Peru, 13 të vdekur



Një aeroplan turistik është rrëzuar në Peru, duke lënë të vdekur 13 persona, sipas autoriteteve lokale.

Aeroplani u rrëzua në një fushë pranë Nazcas, një qytet në bregdetin jugor të Perusë i famshëm për atraksionet e tij arkeologjike dhe turistike.



Autoritetet thanë se aeroplani po fluturonte mbi vijat Nazca, një seri gjeoglifesh të lashta të gdhendura në shkretëtirë, të cilat mund të shihen plotësisht vetëm nga ajri.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Autoritetet peruane kanë nisur një hetim dhe më shumë detaje rreth rrethanave të aksidentit priten pas hetimit. /Telegrafi/

  •  

Rubio paralajmëron Iranin: Nuk jeni përballur kurrë me një president si Trump

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po përballet me një president ndryshe nga paraardhësit e tij, duke e cilësuar Donald Trumpin si një lider që ndërmerr veprime dhe nuk toleron shkeljet e regjimit iranian.

“Nuk mendoj se regjimi iranian Ă«shtĂ« pĂ«rballur ndonjĂ«herĂ« me njĂ« president si presidenti Trump, i cili Ă«shtĂ« dikush qĂ« ndĂ«rmerr veprime”, tha Rubio.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News, ai deklaroi se autoritetet iraniane janĂ« mĂ«suar prej dekadash t’i shmangen pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r gĂ«njeshtra, shkelje tĂ« marrĂ«veshjeve dhe mashtrime nĂ« negociata, por shtoi se kjo qasje nuk funksionon me administratĂ«n Trump.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Rubio tha se gjatë javëve të ardhshme priten përpjekje për rifillimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

MegjithatĂ«, sipas tij, tĂ« dyja palĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« kenĂ« “vija tĂ« kuqe”, tĂ« cilat e vĂ«shtirĂ«sojnĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje.

Rubio komentoi edhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke paralajmëruar se çdo konflikt, qoftë ekonomik apo ushtarak, do të ishte katastrofik për të dyja vendet dhe për mbarë botën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rubio paralajmëron Iranin: Nuk jeni përballur kurrë me një president si Trump appeared first on Sinjali.

  •  

OIK dënon sulmin ndaj infermieres në Viti



Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka dënuar sulmin fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, e cila dyshohet se është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së saj.

Në një reagim publik, OIK e ka cilësuar dhunën ndaj profesionistëve shëndetësorë si të papranueshme, duke theksuar se raste të tilla cenojnë sigurinë e tyre në vendin e punës dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.

“Dhuna ndaj profesionistĂ«ve shĂ«ndetĂ«sorĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe cenon dinjitetin e profesionit, sigurinĂ« nĂ« vendin e punĂ«s dhe funksionimin e sistemit shĂ«ndetĂ«sor”, thuhet nĂ« reagimin e OIK-ut.

Oda ka theksuar se asnjë rrethanë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës, kërcënimeve apo ushtrimin e presionit ndaj punonjësve shëndetësorë.

Ndërkaq, kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, ka shprehur mbështetje për infermieren e sulmuar dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitet.

“Kryetarja e OIK-ut, znj. Nexhmije Gori, shpreh mbĂ«shtetjen e plotĂ« pĂ«r infermieren e lĂ«nduar dhe kĂ«rkon nga organet kompetente qĂ« rasti tĂ« trajtohet me seriozitet, tĂ« zbardhet dhe autorĂ«t tĂ« vihen para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« reagim.

OIK-u u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. /Telegrafi/


  •  
❌