❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut në Davos, i përmend synimin për anëtarësim në BE, KiE dhe NATO

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të pandërprerë që Luksemburgu ka ofruar për Kosovën në të gjitha fazat e procesit të shtetndërtimit.

“NĂ« vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik tĂ« vendit dhe synimet e KosovĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian, KĂ«shillin e EvropĂ«s dhe NATO, gjersa falĂ«nderoi Luksemburgun pĂ«r mbĂ«shtetjen ndaj KosovĂ«s nĂ« kĂ«to procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrĂ«dhĂ«nieve bilaterale, thellimin e bashkĂ«punimit pĂ«rfshirĂ« nĂ« arsim dhe investime dhe rritjes sĂ« lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanĂ«â€, pĂ«rfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut në Davos, i përmend synimin për anëtarësim në BE, KiE dhe NATO appeared first on Sinjali.

Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi mĂ« 21 janar se mĂ«nyra e vetme pĂ«r zgjidhjen e krizĂ«s rreth GrenlandĂ«s Ă«shtĂ« “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “nĂ« prapaskenĂ«â€ pĂ«r kĂ«tĂ« çështje.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.

“Ju siguroj se pĂ«r kĂ«tĂ« çështje po punoj nĂ« prapaskenĂ«â€, tha shefi i NATO-s gjatĂ« njĂ« paneli nĂ« Davos.

Ai pĂ«rsĂ«riti se nuk do tĂ« prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta zgjidhur krizĂ«n Ă«shtĂ« diplomacia e menduar mirĂ«â€.

Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trumpin në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.

Duke folur nĂ« panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten tĂ« pĂ«rkushtuara ndaj aleancĂ«s, por shtoi se AmerikĂ«s i duhet “njĂ« EvropĂ« e sigurt dhe njĂ« Arktik i sigurt”.

Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.

“Duhet ta mbrojmĂ« Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte, njofton rel.

Ai po ashtu kĂ«rkoi qĂ« Evropa dhe SHBA-ja qĂ« mospajtimet pĂ«r GrenlandĂ«n t’i shpĂ«rqendrojnĂ« nga lufta nĂ« UkrainĂ«, qĂ« Rusia e nisi afĂ«r katĂ«r vjet mĂ« parĂ«.

“PĂ«rqendrimi nĂ« UkrainĂ« duhet tĂ« jetĂ« prioriteti ynĂ« kryesor, Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r sigurinĂ« evropiane dhe tĂ« SHBA-sĂ«â€, u shpreh ai.

Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Grenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.

Grenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Grenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës appeared first on Sinjali.

Ministri i JashtĂ«m rus thotĂ« se Britania nuk duhet tĂ« quhet mĂ« “E Madhe”

Ministri i JashtĂ«m rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar tĂ« martĂ«n se Britania nuk duhet tĂ« quhet mĂ« Britani e Madhe, duke argumentuar se Ă«shtĂ« i vetmi vend nĂ« botĂ« qĂ« zyrtarisht e quan veten “E Madhe”.

“Mendoj se Britania duhet tĂ« quhet thjesht Britani sepse ‘Britania e Madhe’ Ă«shtĂ« i vetmi shembull i njĂ« vendi qĂ« e quan veten ‘E Madhe’”, u ka thĂ«nĂ« Lavrov gazetarĂ«ve, teksa fliste pĂ«r kolonializmin nĂ« kontekst tĂ« çështjes sĂ« GrenlandĂ«s.

Ai ka pĂ«rmendur edhe njĂ« shembull tjetĂ«r historik tĂ« njĂ« shteti qĂ« e kishte pĂ«rdorur termin “i madh”.

“NjĂ« shembull tjetĂ«r i njĂ« vendi qĂ« e quan veten ‘e madhe’ ishte ‘Xhamahiria e Madhe Popullore Socialiste Libiane’ e udhĂ«hequr nga Muammar Gaddafi. Por nuk ekziston mĂ«â€, ka deklaruar Lavrov.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën e Donald Trumpit, synojnë të rikthejnë lidhjet me Moskën dhe të ndërmjetësojnë paqen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në këtë kontekst, Britanisë i është dhënë statusi i armikut publik numër një të Rusisë.

Nga ana tjetër, Britania ka deklaruar se Rusia përbën një kërcënim për Evropën. Në mes të luftës në Ukrainë, Rusia dhe vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i JashtĂ«m rus thotĂ« se Britania nuk duhet tĂ« quhet mĂ« “E Madhe” appeared first on Sinjali.

Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer operimin me pesë njësi gjeneruese, pas rikthimit në funksion të njësisë A3.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme dhe është kthyer në operim në orët e hershme të mëngjesit.

“Korporata Energjetike e KosovĂ«s (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se NjĂ«sia A3 ka pĂ«rfunduar me sukses tĂ« gjitha sanimet dhe ndĂ«rhyrjet teknike pas ndaljes sĂ« pĂ«rkohshme. NjĂ«sia Ă«shtĂ« startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orĂ«s 06:47, duke respektuar tĂ« gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisĂ«.”

Me rifillimin e operimit të A3, KEK ka rikthyer funksionimin me gjithsej pesë njësi gjeneruese aktive.

“Me rifillimin e operimit tĂ« A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesĂ« (5) njĂ«si gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, pĂ«r aq kohĂ« sa lejojnĂ« parametrat operacionalĂ«, duke garantuar vazhdimĂ«sinĂ« e prodhimit, stabilitetin dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e plotĂ« tĂ« sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftĂ«sinĂ« profesionale tĂ« ekipeve teknike dhe menaxhuese pĂ«r tĂ« kryer ndĂ«rhyrje preventive dhe riparime tĂ« nevojshme nĂ« kohĂ« optimale.”, thuhet nĂ« njoftim.

KEK vlerëson se ky zhvillim garanton vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në vend.

Në fund, korporata ka falënderuar stafin për angazhimin dhe reagimin profesional.

“KEK sh.a. falĂ«nderon stafin teknik dhe punonjĂ«sit pĂ«r reagimin e shpejtĂ«, profesionalizmin dhe pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m, tĂ« cilat sigurojnĂ« funksionimin e besueshĂ«m tĂ« sistemit dhe prodhimin e sigurt me energji elektrike pĂ«r qytetarĂ«t. Korporata mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj prodhimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« energjisĂ«, stabilitetit tĂ« sistemit dhe besueshmĂ«risĂ« sĂ« plotĂ« tĂ« rrjetit elektroenergjetik tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm appeared first on Sinjali.

CilĂ«ve kandidatĂ« tĂ« PDK-sĂ« iu “tkurrĂ«n” votat pas rinumĂ«rimit nĂ« SkĂ«nderaj?

Për shkak të parregullësive të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po kryhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në nivel vendi.

Në komunën e Skenderajt është përfunduar rinumërimi 100% i 72 vendvotimeve.

Gjatë këtij procesi, kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës iu janë hequr vota.

Ndër ta janë:

Bedri Hamza -29

Sala Jashari -36

Arian Tahiri -10

Mërgim Lushtaku -94

Jakup Nura -32

Xhevahir Geci -14

Ganimete Musliu -20

Ilir Murtezaj -25

Vlora Çitaku -9

Shahin Dervishaj -42

Ariana Musliu Shoshi -30

Uran Ismaili -11

Artan Behrami -5

Isak Neziri -9

Gëzim Qerimi -8

Besa Kabashi Ramas -2

Enver Hoxhaj -22

Musli Gucati -1

Fadil Demaku -3

Hajdar Beqa -3

Rrahman Rama -4

Nait Hasani -4

Xhavit Haliti -16

Idriz Vehapi -5

Elmi Reçica -5

Selver Xhelili -2

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post CilĂ«ve kandidatĂ« tĂ« PDK-sĂ« iu “tkurrĂ«n” votat pas rinumĂ«rimit nĂ« SkĂ«nderaj? appeared first on Sinjali.

Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për përfundimin e procesimit të të gjitha votave të rinumëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, të gjitha 57 janë përpunuar dhe rezultatet janë regjistruar në platformën elektronike të KQZ-së.

Në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është vërejtur një diskrepancë e madhe mes vendit të parë dhe të dytit sa i përket heqjes së votave.

Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, ka humbur 231 vota nga 2,805 të rinumëruara.

Pas tij, ndryshime të vogla janë regjistruar tek:

Valon Hoti – 45 vota mĂ« pak

Glauk Konjufca – 28 vota mĂ« pak

Albin Kurti – 20 vota mĂ« pak

Një numër i konsiderueshëm votash iu hoq edhe kandidatit të PDK-së, Xhevahir Geci, i cili nga 264 vota të rinumëruara humbi 87 vota.

Megjithatë, Mustafa mbetet kandidati me më së shumti vota të hequra si pasojë e rinumërimit në këtë komunë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave appeared first on Sinjali.

Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit

Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të inicuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka raportuar të mërkurën gazeta Corriere della Sera, duke përmendur shqetësimin se bashkimi me një grup të udhëhequr nga lideri i një vendi të vetëm mund të shkelte kushtetutën e Italisë.

Plani i Trumpit ka shkaktuar deri tani reagime të kujdesshme nga aleatët perëndimorë, pasi diplomatët vënë në dukje se Bordi mund të minojë punën e Kombeve të Bashkuara.

Një burim i ka thënë agjencisë Reuters se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, udhëheqëse e krahut të djathtë që ka pasur marrëdhënie të mira me Trumpin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i propozuar do të kryesohet nga Trumpi dhe do të trajtojë fillimisht konfliktin në Gazë, përpara se të zgjerohet në çështje të tjera globale. Vendet anëtare do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh secila për të fituar anëtarësim të përhershëm.

Sipas kushtetutĂ«s sĂ« ItalisĂ«, vendi mund t’i bashkohet organizatave ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« sigurojnĂ« “paqe dhe drejtĂ«si midis kombeve” vetĂ«m “nĂ« kushte tĂ« barabarta me shtetet e tjera”, njĂ« kusht qĂ« nuk pĂ«rputhet me dominimin e SHBA-sĂ« nĂ« Bordin e ri, shkruan Corriere della Sera.

Deri më tani, kundërshtimin për pjesëmarrje në Bordin e Paqes e ka shprehur edhe Franca.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit appeared first on Sinjali.

Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij

Në rastin e 20-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, liderët kanë përkujtuar figurën e tij të shquar dhe trashëgiminë e tij në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me familjen e Rugovës, ka bërë homazhe tek varri i tij në Velani, duke theksuar se ai e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Presidenti Rugova e bĂ«ri bashkĂ« gjithĂ« popullin e KosovĂ«s rreth kauzĂ«s pĂ«r liri, pavarĂ«si dhe demokraci. KauzĂ« kjo qĂ« Ă«shtĂ« akoma e gjallĂ« dhe Ă«shtĂ« jetĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« sakrificĂ«s sĂ« madhe tĂ« popullit tonĂ«, luftĂ«s sonĂ« çlirimtare dhe ndĂ«rtimit tĂ« aleancave me aleatĂ«t tanĂ« strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca kĂ«to qĂ« i ndĂ«rtoi presidenti Rugova me njĂ« vizion tĂ« pashoq qĂ« sot mbetet dritĂ« nĂ« udhĂ«rrĂ«fyesin pĂ«r gjithsecilin prej nesh qĂ« e duam KosovĂ«n akoma mĂ« tĂ« fortĂ« dhe tĂ« integruar nĂ« strukturat euroatlantike nĂ« familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi pĂ«r presidentin Rugova do tĂ« jetĂ« i pĂ«rjetshĂ«m dhe vizioni i tij do tĂ« rrojĂ« pĂ«r aq kohĂ« sa do tĂ« rrĂ«nojĂ« dhe Kosova, do tĂ« rrojĂ« pĂ«rjetĂ«sisht”, ka deklaruar Osmani.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës, duke e nderuar në këtë përvjetor të veçantë. Ai tha se Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave dhe kjo obligon të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.

“Sot, nĂ« 20-vjetorin e largimit tĂ« atit themeltar tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, e vendit tonĂ«, shtetit tonĂ«, nderojmĂ« Ibrahim RugovĂ«n. Njeriun i cili jo vetĂ«m realizoi njĂ« Ă«ndĂ«rr historike tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r liri, pavarĂ«si, demokraci, por krijoi njĂ« projekt madhor, mĂ« tĂ« madhin ndĂ«r shqiptarĂ«t e KosovĂ«s. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari mĂ« i madh i tĂ« gjitha kohĂ«rave, dhe si i tillĂ« na obligon edhe sot tĂ« sillemi me dinjitet, maturi dhe pĂ«rkushtim pĂ«r atdheun tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Rugovën me mirënjohje të përhershme:

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin tĂ« bashkĂ«punoj nĂ« ditĂ«t e para tĂ« lirisĂ«, nĂ« njĂ« periudhĂ« vendimtare dhe jashtĂ«zakonisht tĂ« ndjeshme tĂ« shtetndĂ«rtimit. Sot, nĂ« pĂ«rvjetorin e 20-tĂ« tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta, e kujtojmĂ« me respekt tĂ« thellĂ« dhe mirĂ«njohje tĂ« pĂ«rhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« forcimit tĂ« lidhjeve me PerĂ«ndimin, duke kultivuar miqĂ«sinĂ« e pĂ«rjetshme me AmerikĂ«n, veprime kĂ«to qĂ« i paraprinĂ« pavarĂ«sisĂ« dhe qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbeten themel i vizionit tonĂ« si shtet”, ka shkruar Haradinaj nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij appeared first on Sinjali.

Eskalon debati nĂ« Big Brother, Klodi i thotĂ« BenitĂ«s se “mashkullin e do vetĂ«m pĂ«r para”

Së fundmi ka shpërthyer një përplasje e fortë ndërmjet banorëve të Big Brother VIP, Benita Zena dhe Klodian Mihaj, gjatë një debati që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

NĂ« momentin e ngjarjes ishte e pranishme edhe Elijona Binakaj.

Konflikti nisi kur Klodian i tha BenitĂ«s se “mashkullin e do vetĂ«m pĂ«r para”. KĂ«ngĂ«tarja reagoi menjĂ«herĂ«, duke u larguar nga vendi i debatit ndĂ«rsa bĂ«rtiste dhe qante.

“Ti e pĂ«rmend Endrin pĂ«r pare”, iu drejtua ai.

Benita ia ktheu disa herĂ« me fjalĂ«t: “Marre duhet me tĂ« ardh”.

Pas kësaj, ajo hyri brenda shtëpisë dhe u mbyll në tualet, ku filloi të qante me të madhe.

Gjatë bisedës më vonë me banorët e tjerë, Benita theksoi se nuk e priste një reagim të tillë nga Klodi, duke treguar se konflikti e kishte prekur thellë emocionalisht.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eskalon debati nĂ« Big Brother, Klodi i thotĂ« BenitĂ«s se “mashkullin e do vetĂ«m pĂ«r para” appeared first on Sinjali.

Çka Ă«shtĂ« Bordi i Paqes i Trumpit, nĂ« tĂ« cilin do tĂ« bĂ«jĂ« pjesĂ« edhe Kosova?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« vendeve tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n, duke pĂ«rfshirĂ« KosovĂ«n dhe ShqipĂ«rinĂ«.

Lideri amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.

Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Synimi i Bordit është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Megjithatë, jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë të Bordit janë Franca, siç ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sipas mediave do ta refuzojë ftesën e Trumpit.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë kryeministri Edi Rama. Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë njofton se ky organ do të përqendrohet në çështje si: ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit.

Përbërja kryesore e Bordit:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

Steve Witkoff, negociatori special i Trump

Jared Kushner, dhëndri i Trump

Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Marc Rowan, miliarder amerikan

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, këshilltar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së

Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës

Ky organ, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga teknokratĂ«, do tĂ« “mbikĂ«qyrĂ« restaurimin e shĂ«rbimeve publike kryesore, rindĂ«rtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme nĂ« Gaza”.

Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)

Bordi Ekzekutiv i Gazës

Ky entitet ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« “mbĂ«shtesĂ« qeverisjen efektive” dhe tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbime pĂ«r popullin e GazĂ«s.

Anëtarë përfshijnë:

Steve Witkoff

Jared Kushner

Tony Blair

Marc Rowan

Nickolay Mladenov, diplomat bullgar

Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

UdhĂ«heqĂ«s tĂ« tjerĂ« tĂ« ftuar pĂ«r t’u bashkuar

Presidenti argjentinas Javier Milei

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Kryeministri kanadez Mark Carney

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Mbreti jordanez Abdullah II

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Presidenti paraguaian Santiago Pena

Presidenti rumun Nicusor Dan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka Ă«shtĂ« Bordi i Paqes i Trumpit, nĂ« tĂ« cilin do tĂ« bĂ«jĂ« pjesĂ« edhe Kosova? appeared first on Sinjali.

​Djali qĂ« dyshohet se e privoi nga jeta nĂ«nĂ«n e tij nĂ« RestelicĂ«, kishte aktakuza tĂ« mĂ«parshme



Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit ku dyshohet se djali 30-vjeçar, F.B e ka vrarë nënën e tij 60-vjeçare. T.B. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës.

30-vjeçari i cili dyshohet se kreu vrasjen është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.

Këto i ka deklaruar për KosovaPress drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija, i cili tha se viktima ka pasur lëndime në gjithë trupin, por që në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur mjete të forta apo armë.

Faton Alija, drejtori i Policis\u00eb p\u00ebr Rajonin e Prizrenit

“Rreth orĂ«s njĂ« tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme kemi pranuar njĂ« njoftim pĂ«rmes telefonit se mund tĂ« jetĂ« njĂ« person i vdekur nĂ« njĂ« familje nĂ« fshatin RestelicĂ«. NjĂ«sitĂ« tona kanĂ« shkuar nĂ« vendin e ngjarjes e kanĂ« hasur nĂ« shtĂ«pi viktimĂ«n femĂ«r e KosovĂ«s. I dyshuar pĂ«r kĂ«tĂ« rast sipas hetimeve tĂ« cilat janĂ« bĂ«rĂ« tej tash Ă«shtĂ« djali i saj rreth moshĂ«s 30 vjeçare. Lidhur me kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« njoftuar prokurori kujdestar i krimeve tĂ« rĂ«nda, po ashtu hetimet rajonale me tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« tjera dhe eprorĂ« kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes. JanĂ« kryer tĂ« gjitha veprimet hetimore, kĂ«qyrja e vendit tĂ« ngjarjes. I dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar ka qenĂ« nĂ« kontroll mjekĂ«sor edhe tash me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«â€, tha ai.

Sipas drejtorit të Policisë për rajonin e Prizrenit në vendit e ngjarjes nuk është gjetur mjet i dyshimtë qoftë mjet i fortë apo armë. Sipas tij dyshimet janë se një konfrontim fizik apo përmes duarve ka quar në vdekjen e viktimës.

Alija theksoi se viktima e moshës rreth 60-vjeçare ka pasur lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

“Bazuar nĂ« raportet qĂ« i kemi pranuar nga hetuesit nĂ« vendin e ngjarjes, nĂ« vendngjarje nuk janĂ« gjetur mjete tĂ« dyshimta, mjete tĂ« forta apo armĂ« tĂ« cilat mund tĂ« kenĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r me shkaktuar pasojĂ«n e vdekjes. Dyshimet janĂ« se do tĂ« thotĂ« me ndonjĂ« konfrontim fizik ka ardhur, me duar tĂ« thata deri te lĂ«ndimet me pasoja tĂ« vdekjes. Vlen tĂ« theksohet se kjo familje Ă«shtĂ« katĂ«r anĂ«tarĂ«she, po nĂ« momentin kritik kur ka ndodhur ngjarja apo incidenti, nĂ« familje kanĂ« qenĂ« vetĂ«m viktima, nĂ«na, edhe djali, sepse dy familjarĂ« tĂ« tjerĂ« sipas njoftimeve janĂ« me punĂ« jashtĂ« KosovĂ«s
 (Mosha e viktimĂ«s) Rreth 60 vjeçare, lĂ«ndime nĂ« pjesĂ« tĂ« ndryshme tĂ« trupit sipas shikimeve tĂ« para qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« deri tash nĂ« vendin e ngjarjes, ndĂ«rsa Instituti Mjekoligjor do t'i jep raportin definitiv pĂ«r lĂ«ndimet edhe shkaqet e vdekjes”, tha ai.

Edhe drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija deklaroi sipas raporteve mjekësore që i janë kryer sot ekzitojnë dyshime se i dyshuari ka probleme të shëndetit mendor.

Ai theksoi se 30-vjeçari edhe më herët kishte qenë i njohur për organet e rendit për dhunë në familje pasi në vitin 2021 dhe në vitin 2024 ishin regjistruar raste për dhunë kryesisht brenda familjes.

“Raportet mjekĂ«sore tĂ« cilat janĂ« gjetur nga hetuesit aty, po ashtu vizita mjekĂ«sore specialistike qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« sot nĂ« spitalin e Prizrenit e konstatojnĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« sepse ai dyshimet janĂ« se ka çrregullime psikike
 KĂ«ta thashĂ« kanĂ« qenĂ« njĂ« familje katĂ«r anĂ«tarĂ«she edhe ky ka tre raste tĂ« regjistruara tĂ« cilat janĂ« proceduar nĂ« polici, prokurori edhe nĂ« gjykatĂ«, nĂ« vitin 2021 edhe rasti i fundit nĂ« vitin 2024. TĂ« gjitha rastet janĂ« proceduar edhe janĂ« marrĂ« veprimet konkrete. Rastet e tij lidhen do tĂ« thotĂ« me sulm apo lĂ«ndim kryesisht brenda familjes”, tha ai.

Edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për këtë vrasje të rëndë për fshatin Restelicë të Dragashi.

“Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat fillestare tĂ« hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nĂ«nĂ«n e tij, T.B., duke ushtruar dhunĂ« fizike nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre nĂ« fshatin RestelicĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e ProkuroriasĂ« Themelore tĂ« Prizrenit.

Nga Prokuroria deklaruan se i dyshuari F.B edhe më herët ka pasur aktakuza për dhunë në familje dhe se për këto raste janë nxjerr aktgjykime dënuese.

“Nga tĂ« dhĂ«nat zyrtare tĂ« prokurorisĂ«, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenĂ« mĂ« herĂ«t i pĂ«rfshirĂ« nĂ« tri (3) raste penale tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje, tĂ« trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. NjĂ« (1) rast Ă«shtĂ« trajtuar gjatĂ« vitit 2024, ndĂ«rsa dy (2) raste gjatĂ« vitit 2021. PĂ«r kĂ«to raste, Prokuroria ka ndĂ«rmarrĂ« veprimet ligjore pĂ«rkatĂ«se, ka ngritur aktakuza dhe pĂ«r tĂ« njĂ«jtat raste janĂ« nxjerrĂ« aktgjykime dĂ«nuese”, thonĂ« nga Prokuroria. /Kp/

Kia refuzon të heqë butonat: Ka disa funksione që ju nevojiten



Disa prodhues makinash shkuan paksa larg, duke i mbingarkuar makinat e tyre me ekrane me prekje dhe duke hequr shumë kontrolle fizike. Kia nuk ishte një prej tyre.

Ndërsa automjetet e fundit të prodhuesit të makinave kanë ekrane të mëdha, butonat mbeten për funksionet kryesore si HVAC dhe media. Dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti, transmeton Telegrafi.

"Ka disa funksione që duhet t'i gjeni menjëherë dhe nuk doni të bëni gabime, kështu që i mbajmë ato fizike", tha Jochen Paesen, shefi i dizajnit të brendshëm të Kia-s, në një intervistë me Autocar.

Prodhuesi i makinave ka mësuar se qasja në një funksion që kërkon tre prekje në një menu është "e keqe për të gjithë", sipas Paesen.

Ai i vlerësoi prodhuesit kinezë të makinave për futjen e ideve dhe teknologjive të reja në makina, por shtoi se është e rëndësishme që kompanitë të mos shtojnë vetëm karakteristika të pafundme - ato duhet të jenë edhe të dobishme.

"ÇelĂ«si Ă«shtĂ« gjetja e ekuilibrit tĂ« krijimit tĂ« njĂ« niveli tĂ« caktuar ngrohtĂ«sie dhe aspirate", tha ai, dhe kjo do tĂ« thotĂ« eksplorimi i mundĂ«sive tĂ« reja ndĂ«rsa teknologjia e lejon dhe eksperimentimi me automjetet e ardhshme tĂ« Kia-s.

Nuk ndodh shpesh që prodhuesit e automjeteve të pranojnë se kanë gabuar dhe të ndryshojnë drejtim, por butonat kanë qenë të ndryshëm.

Në muajt e fundit, Mercedes-Benz, Ferrari, Volkswagen, Skoda dhe të tjerë kanë shprehur mbështetje për ruajtjen ose rivendosjen e kontrolleve fizike në automjetet e tyre.

Ekranet me prekje kërkojnë që shoferët të largojnë sytë nga rruga ndërsa shfletojnë menutë, gjë që është e rrezikshme. Butonat kapacitivë nuk janë shumë më të mirë, por prodhuesit e automjeteve madje po tërhiqen nga përdorimi i tyre, si VW.

Kërkesa për butona dhe çelësa të vërtetë është aq e lartë midis konsumatorëve sa Hyundai po fillon të vërë në dyshim nëse makinat kanë nevojë për ekrane të mëdha.

Nëse nuk kanë, kjo u jep projektuesve më shumë liri për të krijuar ambiente të brendshme me pamje unike që janë më shumë sesa vetëm dy tableta të mëdhenj në panelin e kontrollit. /Telegrafi/

Page Match i Spotify do t'ju lejojë të sinkronizoni progresin tuaj midis librave audio dhe atyre fizikë



Spotify është në lajme sot dhe jo për shkak të një rritjeje tjetër çmimesh, besoni ose jo. Në vend të kësaj, një raport i ri ka zbuluar një veçori që do të vijë së shpejti në audiolibrat e Spotify.

Quhet Page Match dhe është mjaft i zgjuar - ju lejon të bëni një foto të një faqeje në një libër fizik, dhe sapo ta bëni këtë, Spotify do t'ju çojë në të njëjtin vend në audiolibrin.

Kjo ju lejon të kaloni lehtësisht nga versioni audio në një tekst fizik, nëse dëshironi, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, është bidireksional - kështu që ju lejon gjithashtu të dini se cilës faqe në librin fizik i korrespondon vendi ku ndodheni në audiolibrin.

Page Match është zbuluar në kodin e aplikacionit më të fundit të Spotify, por veçoria nuk është ende funksionale.

Megjithatë, kompania po punon për të, siç dëshmon pamja e ekranit më sipër, kështu që do të vijë së shpejti.

Page Match do të funksionojë vetëm nëse e zotëroni ose e zhbllokoni audiolibrin në Spotify më parë.

Natyrisht, kjo do të jetë e disponueshme vetëm në tregjet ku Spotify ofron audiolibra.

ËshtĂ« interesante se Amazon ka diçka tĂ« ngjashme, por funksionon vetĂ«m midis audiolibrave dhe librave elektronikĂ«, jo librave fizikĂ«. /Telegrafi/

Rama e uroi për ftesën për në Bordin e Paqes, Osmani: Faleminderit nga zemra, Edi



Pasi kryeministri Edi Rama uroi presidenten e vendit, Vjosa Osmani për ftesën që mori nga presidenti amerikan, Donald Trump që Kosova të jetë pjesë e Bordit të Paqes, i menjëhershëm ishte reagimi i Osmanit.

Osmani pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« platformĂ«n X ka shkruar “Faleminderit nga zemra, Edi!”.

Tutje Osmani ka shkruar se Kosova dhe ShqipĂ«ria, tĂ« bashkuara nĂ« aleancĂ«n e udhĂ«hequr nga lideri i botĂ«s sĂ« lirĂ« – Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. /Telegrafi/


Faleminderit nga zemra, Edi!

Kosova dhe ShqipĂ«ria, tĂ« bashkuara nĂ« aleancĂ«n e udhĂ«hequr nga lideri i botĂ«s sĂ« lirĂ« – Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s!
đŸ‡œđŸ‡°đŸ‡șđŸ‡žđŸ‡ŠđŸ‡± https://t.co/zxdusD9BR8
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 21, 2026

Policia ndalon një punonjës nga Gjykata Themelore e Gostivarit, dyshohet se ka marrë ryshfet



Policia ka ndaluar një punonjës nga Gjykata Themelore e Gostivarit, për shkak se dyshohet se ka marrë ryshfet për të fshirë gjobat e një personi tjetër.

"Më 20.01.2026 në orën 20:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Rostushës kanë ndaluar personin A.J.(49) nga fshati Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të dyshimit për vepër penale "marrje e ryshfeti" sipas nenit 357 të Kodit Penal.

Sipas denoncimit nga N.A. nga fshati KalishtĂ«, komuna e Vrapçishtit, A.J. – punonjĂ«s nĂ« GjykatĂ«n Themelore tĂ« Gostivarit, ka kontaktuar mikun e tij S.M. nga Gostivari dhe i ka ofruar qĂ« pĂ«r shumĂ«n prej 100 eurosh tĂ« fshijĂ« njĂ« gjobĂ« gjyqĂ«sore prej 200 eurosh dhe ndalesĂ«n pĂ«r drejtim tĂ« automjetit prej gjashtĂ« muajsh, duke pretenduar se dokumentet kanĂ« arritur tek ai pĂ«r ekzekutim dhe se mund t'ia kryejĂ« punĂ«n.

Siç është denoncuar, N.A. në emër të shokut të tij ka kontaktuar personin A.J. dhe kanë rënë dakord për një takim në një objekt hotelerik në Gostivar, ndërsa pasi janë takuar, e ka informuar se është gazetar dhe se po xhiron, pas së cilës A.J. ka tentuar të arsyetohet se po bën shaka dhe është përpjekur të arratiset.

A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/


Një kompani po ofron pagë 30 mijë funtëshe dhe shpenzime të paguara, e vetmja pengesë është se është në Antarktidë



Nëse jeni duke kërkuar një punë të re dhe nuk ju shqetëson i ftohti, një postim i ri mund të jetë pikërisht për ju.

British Antarctic Survey (BAS) po kërkon njerëz për të punuar në stacionet e saj kërkimore në Antarktidë.

Lista e pozicioneve përfshin shefa kuzhine, hidraulikë dhe marangoz, si dhe operatorë të impianteve, oficerë lundrimi dhe vëzhgues meteorologjikë.

Me paga që fillojnë nga 30,244 funte dhe kosto zero jetese, mund të tundoheni të aplikoni, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, jeta në Polin e Jugut nuk është për ata që janë të dobët.

I gjithë kontinenti i Antarktidës është i përfshirë në errësirë të plotë për gjysmën e vitit, ndërsa banorët janë të njohur për përballimin e stuhive të ngrirjes prej -89.2°C.

"Nëse mendoni se çfarë duhet për të mbajtur një komunitet në punë - hidraulikë, marangoz, mekanikë, inxhinierë, shefa kuzhine - ka një punë për këtë", tha Mike Brian, i cili menaxhon operacionet për Stacionin Kërkimor Rothsera.

'Njerëzit që punojnë në stacionet tona janë njerëz të zakonshëm, shpesh duke bërë një punë të zakonshme - thjesht në një vend të jashtëzakonshëm', shtoi ai.

Grupi i parë i vendeve të punës është postuar në faqen e internetit të BAS dhe përfshin Operator të Impiantit Bujqësor, Teknik të Gjenerimit të Energjisë Dizel, Oficer të Lundrimit, Oficer Zhytjeje, Vëzhgues Meteorologjik dhe Operator Radioje.

Megjithatë, më shumë vende të lira pune do të postohen gjatë tre muajve të ardhshëm - duke përfshirë shefa kuzhine, udhëheqës stacionesh dhe asistentë zoologjikë në terren.

Kontratat zgjasin nga gjashtë deri në 18 muaj dhe janë fleksibile, ndërsa pagat fillojnë nga 30,244 funte në vit, me një paketë përfitimesh.

ËshtĂ« gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se nuk ka kosto jetese nĂ« AntarktidĂ«.

'Akomodimi, ushqimi, udhëtimi, veshjet e specializuara, mjetet dhe trajnimi ofrohen të gjitha', shpjegoi BAS.

Phill Coolman, një zdrukthëtar në Stacionin Kërkimor Halley VI, u bashkua për herë të parë me BAS gjashtë vjet më parë dhe është kthyer çdo sezon që atëherë.

'Të jesh zdrukthëtar në Antarktidë kërkon përshtatshmëri dhe punë ekipore. Kam fituar aftësi këtu që i kam sjellë në "botën reale" dhe kam bërë gjëra që kurrë nuk mendoja se do të kisha mundësinë t'i bëja', tha ai.

'Halley nuk është vetëm një stacion dhe një ekip, është një shtëpi dhe një familje, dhe ne të gjithë punojmë së bashku për ta mbajtur stacionin dhe shkencën në punë, edhe kur moti ka ide të tjera! Planifikova të vija në Antarktidë për një sezon dhe jam kthyer çdo sezon për 6 vitet e fundit dhe nuk kam dëshirë të ndalem së shpejti', shtoi ai.

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet se si është realisht jeta në Antarktidë.

Megjithatë, TikToker Matty Jordan (@marrykjordan) ndan rregullisht video nga jeta e tij në Polin e Jugut - duke përfshirë disa këshilla mbijetese.

Të lësh darkën dhe pijet jashtë është një ndalesë e madhe, pasi këto mund të ngrijnë plotësisht para se të hani diçka.

Gjithashtu do t'ju duhet të vishni të paktën tre shtresa të trasha rrobash kur temperatura është -43°C, ose pesë nëse temperatura bie nën -50°C.

Kjo përfshin një xhaketë të specializuar për mot të ftohtë ekstrem, dy shtresa dorezash, një kapelë, çizme dhe madje edhe syze mbrojtëse.

Jordan shpjegoi: "Shumë njerëz kanë pyetur nëse kemi xhaketa të mëdha për të na mbajtur ngrohtë, por gjëja më efektive që mund të bëni për t'u përgatitur për motin e ftohtë është të vishni shumë mirë shtresa. Shtresa bazë termike është ndoshta shtresa që dëshironi të keni siç duhet. Ne veshim shtresa bazë merino". /Telegrafi/

Kurti në Davos u takua me kryeministrin e Luksemburgut - biseduan për synimin e Kosovës për anëtarësim në BE



Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.




Sipas një njoftimi për media thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë. /Telegrafi/


"Nënshkrimi i pamundur" për Real Madridin



Paris Saint-Germain ka reaguar qartë ndaj interesimit të Real Madridit për Vitinhan, duke e mbyllur çdo derë për një transferim të mundshëm.

Mesfushori portugez është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të futbollit evropian falë paraqitjeve të tij të nivelit të lartë dhe aftësisë për të drejtuar lojën me inteligjencë dhe qetësi.

Performancat e tij e kishin futur prej kohësh në radarët e klubeve më të mëdha, përfshirë edhe klubin madrilen.

Në Paris, Vitinha konsiderohet një shtyllë e projektit sportiv të drejtuar nga Luis Enrique.

Trajneri spanjoll e sheh atë si element kyç në organizimin e lojës, si në fazën ofensive ashtu edhe në balancën taktike të ekipit.

Roli i tij ka evoluar ndjeshëm dhe sot ai është referencë absolute në mesfushën e PSG-së, duke diktuar ritmin dhe strukturën e çdo ndeshjeje.

Sipas raportimeve të The Athletic, drejtuesit e PSG-së i kanë përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë Real Madridit: Vitinha nuk është në shitje.

Qëndrimi i klubit francez është i prerë dhe nuk lidhet me aspektin financiar, por me rëndësinë strategjike që lojtari ka për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.

Edhe nga rrethi i lojtarit është bërë e qartë se largimi nga Parisi është i pamundur në këtë fazë.

Kjo situatë e detyron Real Madridin të rishikojë planet e tij për përforcimin e mesfushës.

Interesimi për Vitinhan ishte pjesë e strategjisë për të gjetur një dirigjent loje, por refuzimi i PSG-së e bën këtë të parealizueshme.

Klubi madrilen tashmë po orienton vëmendjen drejt objektivave të tjerë, ndërsa Vitinha vazhdon të jetë lideri dhe simboli i projektit ambicioz parisien. /Telegrafi/

Noam Bettan përfaqëson Izraelin në Eurovision 2026



Noam Bettan do të përfaqësojë Izraelin në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të mbahet në Vjenë këtë maj.

Ai fitoi konkursin "HaKokhav HaBa".

I njëjti e filloi karrierën e tij muzikore gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në IDF dhe tërhoqi vëmendjen e publikut vendas në vitin 2018 pasi fitoi vendin e tretë në konkursin "Aviv".

- YouTube www.youtube.com

Në vitin 2024, publikoi këngën "Pokeach Einayim", teksti i së cilës u shkrua nga komandanti i IDF-së, Yaron Oree Shay, i cili u vra në një sulm të Hamasit më 7 tetor 2023.

Artisti deklaroi se ishte shumë krenar, falënderoi audiencën dhe tha se kishte pasur shumë ulje-ngritje në këtë udhëtim.

"Mesazhi im për Evropën është të përgatitet. Do të sjellim një këngë lavdërimi, do të sjellim gjithçka që kemi. Do të sjellim dritë dhe dashuri dhe do të bashkohemi", theksoi ndër tjerash.

Siç dihet, Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision sepse Izraelit iu lejua të konkurronte.

- YouTube www.youtube.com

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj në Wiener Stadthalle.

Gjysmëfinalja e dytë është planifikuar për 14 maj. Finalja e këtij konkursi muzikor do të mbahet më 16 maj. /Telegrafi/

“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarkimit nga Real Madridi



Ish-sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ka reaguar ndaj shkarkimit të Xabi Alonsos, duke deklaruar se edhe një mospërputhje e vogël në rezultate me gjigantët spanjollë do të shënojë fundin e tij.

Alonso u largua nga detyra e trajnerit të Real Madridit pas humbjes 3-2 kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Ai gjithashtu pati probleme me gjysmën e dhomave të zhveshjes dhe presidentin Florentino Perez.

Bale e njeh dhomën e zhveshjes së Real Madridit nga brenda e nga jashtë, pasi ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij atje. Me klubin, në fakt, ai fitoi Ligën e Kampionëve pesë herë.

Tani, pas largimit të Xabi Alonsos nga skuadra pak më shumë se një javë më parë, Bale u pyet për arsyet pse koha e trajnerit në stol nuk kishte funksionuar siç pritej.

“Ai Ă«shtĂ« njĂ« trajner i jashtĂ«zakonshĂ«m. Ai ka fituar gjithçka qĂ« ka fituar me Bayer Leverkusen, ka fituar trofe, e ka stĂ«rvitur ekipin jashtĂ«zakonisht mirĂ«. Por kur arrin te Real Madrid, nuk ke nevojĂ« tĂ« jesh trajner, duhet tĂ« jesh menaxher. Duhet tĂ« menaxhosh egot nĂ« dhomĂ«n e zhveshjes", ka thĂ«nĂ« fillimisht Bale pĂ«r TNT Sports.

Uellsiani e përsëriti pikëpamjen e tij, por gjithashtu theksoi cilësinë e lojtarëve të Real Madridit, të aftë për ta kthyer ndeshjen në një çast. Dhe kjo, për të, është gjëja më e rëndësishme.

"Duhet tĂ« menaxhosh egon. Nuk ke nevojĂ« tĂ« bĂ«sh kaq shumĂ« gjĂ«ra taktike. NĂ« dhomĂ«n e zhveshjes, ka superyje qĂ« mund tĂ« ndryshojnĂ« ndeshjet sa hap e mbyll sytĂ«. Pra, po, mund tĂ« thuash se ai Ă«shtĂ« njĂ« trajner dhe taktikant i shkĂ«lqyer, por te Real Madridi, padyshim, nuk funksionoi”.

“Nuk jam i befasuar. E kuptoj plotĂ«sisht se si funksionon Real Madridi dhe nĂ«se rezultatet nuk po vijnĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« e thĂ«nĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« shumta, ti je larguar”, pĂ«rfundoi uellsiani. /Telegrafi/

❌