Reading view

Kompania e kryeministrit që prodhon makina me buxhet total rrogash 12 mijë euro në muaj

Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti mes shoqërisë publike Kayo dhe asaj private Timak. Por kur qytetarët vërshuan me komente në rrjetet sociale se si një kompani shqiptare prodhon automjete Toyota, Land Cruiser apo Man, kryeministri u detyrua të […]
  •  

Isabel Allende: “Çdo libër është një mesazh i mbyllur në një shishe dhe i hedhur në det

Sot, në ditëlindjen e një prej zërave më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore, kujtojmë Isabel Allenden, shkrimtaren që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën më të sigurt të shpirtit. Në universin e saj letrar, historia nuk është vetëm rrëfim, por një akt shpëtimi; kujtesa nuk është thjesht rikthim, por mënyra më e thellë për të mos humbur vetveten.

Për Allenden, të shkruarit nuk buron nga ambicia për të qenë shkrimtare, por nga një nevojë e pashmangshme për të mbijetuar përmes kujtesës. Çdo roman i saj është një përpjekje për të ndalur harresën, për të ruajtur zërat që koha kërkon t’i shuajë dhe për t’u dhënë jetë historive që rrezikojnë të treten në heshtje.

“Të shkruarit është për mua një përpjekje e dëshpëruar për të ruajtur kujtesën. Unë jam një endacake e përjetshme dhe kujtimet mbeten në rrugën time, si copa të grisura nga fustani im. Shkruaj që të mos më nënshtrojë harresa dhe të më ushqejë rrënjët e mia, të cilat deri më tani nuk zhyten në asnjë vend gjeografik, por vetëm në kujtesën time dhe në librat që kam shkruar.

Shpesh, duke kërkuar frymëzim para një faqeje bosh, mbyll sytë për një çast dhe kthehem në kuzhinën e shtëpisë ku jam rritur dhe te gratë e jashtëzakonshme që më kanë rritur. Të shkruarit nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet komunikimi.

Çfarë është një libër përpara se dikush ta hapë dhe ta lexojë? Vetëm një grumbull fletësh të lidhura së bashku. Janë lexuesit ata që i japin jetë një libri. Në rastin më të mirë, letërsia përpiqet t’u japë zë atyre që nuk kanë zë ose atyre që janë detyruar të heshtin. Por kur shkruaj, nuk i vendos vetes për detyrë të përfaqësoj askënd, të jap mesazhe apo të shpjegoj misteret e universit. Thjesht përpiqem të rrëfej, me tonin e një bisede intime. Nuk kam përgjigje; kam vetëm pyetje, gjithmonë të njëjtat pyetje që më ndjekin si fantazma.

Shkrimi është një punë e ngadaltë, e qetë dhe e vetmuar. Çdo libër është një mesazh i mbyllur në një shishe dhe i hedhur në det. Nuk e di në cilin breg do të dalë, as në duart e kujt do të mbërrijë. Shkruaj verbërisht dhe është gjithmonë një mrekulli kur marr letra apo përqafime nga lexues entuziastë. Kjo do të thotë se dikush i ka lexuar faqet e mia, se deti nuk i ka gëlltitur.

Pse shkruaj? Nuk e di. Për mua është një domosdoshmëri fiziologjike, si gjumi apo amësia. Të them dhe të tregoj… është e vetmja gjë që dua të bëj.

Shkrimi formëson realitetin; ai krijon dhe rikrijon botën. Sipas Biblës, në fillim ishte Fjala. Zoti tha: “U bëftë dritë”, dhe drita u bë; u ndanë ujërat nga toka. Kjo metaforë përshkruan botën përpara artit të gjuhës dhe të shkrimit: përpara Fjalës kishte vetëm kaos, ankth dhe hije. Përpara Fjalës, ngjarjet e njerëzimit binin në harresë; nuk mund të përcillnim përvojën, dijen, historitë tona apo t’u shpjegoheshim të tjerëve. Pa Fjalën nuk kishte histori.

Kështu ishte edhe në jetën time: përpara se të gjeja rrugën e letërsisë kishte vetëm konfuzion dhe harresë. Fjala e shkruar më shpëtoi nga një ekzistencë e zakonshme.

Kjo është historia e një gruaje dhe e një burri që e kanë dashur njëri-tjetrin plotësisht, duke shmangur kështu një jetë të zakonshme. E kam ruajtur këtë histori në kujtesë që të mos e shkatërronte koha dhe vetëm tani, në netët e heshtura të këtij vendi, mund ta rrëfej më në fund. Do ta bëj për atë burrë dhe atë grua që ma besuan jetën e tyre, duke më thënë: “Merre. Shkruaje, që të mos e fshijë era.”

Në veprën e Isabel Allendes, letërsia nuk është një luks estetik, por një akt besimi te fuqia e fjalës. Ajo është dëshmi se rrëfimi mund të jetë një formë kujtese, kujtesa një formë drejtësie dhe shkrimi një mënyrë për t’i rezistuar harresës. Ndoshta për këtë arsye, librat e saj vazhdojnë të udhëtojnë si shishe të lëshuara në oqeanin e kohës, duke gjetur vazhdimisht brigje të reja dhe lexues të rinj, të gatshëm të hapin atë mesazh që dikush, dikur, e shkroi me shpresën se nuk do të humbiste përgjithmonë.

Përgatiti: Albert Vataj/ KultPlus.com

  •  

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), mbrëmjen e 2 gushtit 2026, shumica e pikave të kalimit kufitar në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë pa pritje të konsiderueshme, me kohë pritjeje prej vetëm 3–5 minutash për automjete dhe kamionë. Megjithatë, në disa pika kufitare janë regjistruar kolona dhe pritje më të […]
  •  

Haxhiu: Zbulimi i varrezave masive dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dyshimet për zbulimin e një varreze të dytë masive në Kosovë, duke e cilësuar atë si një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës. Haxhiu ka deklaruar se dyshimet për varrezën e re dëshmojnë se procesi i drejtësisë për krimet […]
  •  

Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës

Gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok po vazhdojnë, ndërsa autoritetet e Kosovës po hetojnë edhe një lokacion të ri në fshatin Jabukë, ku dyshohet për praninë e mbetjeve mortore. Zbulimet e mundshme në këto lokacione mund të sjellin dëshmi të reja për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe për fatin […]
  •  

Të shtëna me armë zjarri nga një jaht në Palasë! Autoritetet në ndjekje të mjetit lundrues (Detajet)

Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar forcat e rendit mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Rreth orës 21:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se nga një jaht në det, përballë zonës së Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë ngritur me urgjencë në këmbë dhe i janë vënë në ndjekje mjetit lundrues në hapësirën detare.

Për të vendosur nën kontroll të gjithë perimetrin e sigurisë, janë njoftuar menjëherë edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë si dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat kanë nisur kontrolle me patrulla nga toka përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Aktualisht po vijon operacioni detar për ndalimin e jahtit, me qëllim verifikimin e plotë të informacionit, identifikimin e personave në bord dhe dokumentimin e ngjarjes.
  •  

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/ KultPlus.com

  •  

Horoskopi 2 Gusht/ Një ditë vendimesh të rëndësishme për disa shenja

Dashi Një shpërthim fati i mbarë në karrierën tuaj është shumë më afër nga sa mendoni. Çelësi sot është të përcaktoni hollësitë e planit tuaj. Duhet të bëni një plan nëse nuk e keni bërë ende. Diskutojeni me të tjerët dhe merrni mendime të ndryshme. Demi Dikush do të hapë vrima në planin tënd të […]

The post Horoskopi 2 Gusht/ Një ditë vendimesh të rëndësishme për disa shenja appeared first on BoldNews.al.

  •  

22:59 Kur vapa nuk lejon stilim, këto katër modele flokësh ju shpëtojnë për pak minuta

Mjaftojnë disa llastikë, karfica ose një kapëse që flokët të duken të rregulluar, edhe kur nxehtësia prish çdo plan

Gjatë verës, rrallëkush dëshiron të kalojë shumë kohë para pasqyrës me tharëse ose piastra në dorë. Temperaturat e larta dhe lagështia shpesh e prishin modelin e flokëve vetëm pak minuta pasi dalim nga shtëpia, ndaj zgjidhjet e thjeshta dhe praktike janë më të mirat.

Lajmi i mirë është se me disa llastikë, karfica ose një kapëse mund të krijoni një model flokësh që duket i rregullt dhe elegant, ndërsa përgatitet në më pak se dhjetë minuta.

Kemi përzgjedhur katër modele verore, të cilave mund t’u riktheheni sa herë që dëshironi të dukeni të rregulluara me sa më pak mundim.

Topuzi i ulët

Topuzi i ulët është sinonim i elegancës, por edhe i praktikës, pasi për ta realizuar nuk nevojiten më shumë se disa minuta.

Do t’ju duhen xhel dhe llak për flokë, krehër, llastikë dhe disa karfica. Krehini mirë flokët, ndajini në mes ose anash dhe lidhini në një bisht të ulët e të tendosur.

Më pas, lëmoni fijet e shkurtra përreth fytyrës dhe flokët e bishtit thurini në një gërshet të shtrënguar. Mbështilleni gërshetin ngadalë rreth bazës së bishtit dhe fiksojeni me një ose dy llastikë.

Sipas nevojës, përforcojeni me karfica. Për një pamje më të çlirët, nxirrni disa fije të holla që të kornizojnë fytyrën.

Gjysmëbishti

Gjysmëbishti është një tjetër zgjedhje e bukur dhe praktike, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Ky model duket shumë mirë në flokë me teksturë natyrale. Pas tharjes, mos i stiloni me pajisje të nxehta, por përdorni pak shkumë për flokë, në mënyrë që të krijoni efektin e valëve sikur sapo keni dalë nga deti.

Ndani pjesën e përparme dhe të sipërme të flokëve dhe lidheni në një gjysmëbisht. Mund ta krijoni të lëmuar dhe të rregullt, por duket po aq bukur edhe kur fijet nuk janë krehur në mënyrë të përkryer dhe pamja është më e shkujdesur.

View this post on Instagram

A post shared by Talia (@taliamaizels)

Gërsheta, sa më shumë gërsheta

Me gërshetat është pothuajse e pamundur të gaboni. Ato duken bukur në shumë variante, ndërsa gjatë verës më praktiket mbeten modelet klasike, pa ndërlikime të panevojshme.

Mund t’i mblidhni të gjitha flokët dhe t’i thurni drejtpërdrejt në një gërshet, duke i fiksuar vetëm me një llastik. Mundësia tjetër është që fillimisht të krijoni një bisht të ulët dhe më pas ta thurni pjesën e mbetur.

Varianti i parë duket më i çlirët dhe më natyral. Mund ta lironi pak gërshetin dhe të nxirrni disa fije përreth fytyrës, duke krijuar një pamje verore të shkujdesur, por të rregullt.

Kaçurrela të krijuara gjatë natës

Për realizimin e këtij modeli ju nevojiten vetëm rreth dhjetë minuta, por flokët duhet të qëndrojnë të mbështjellë për disa orë.

Përdoret një rrip ose rul sateni për kaçurrela pa nxehtësi, rreth të cilit mbështillen flokët. Procesi është shumë i thjeshtë dhe zgjat vetëm pak minuta.

Pasi të flini me flokët e mbështjellë ose t’i mbani ashtu për disa orë, lirojini kaçurrelat, shkundini lehtë me gishta dhe fiksojini me pak llak.

Rezultati janë flokë të valëzuar, me vëllim dhe pamje sikur sapo keni dalë nga salloni, pa përdorur tharëse, piastra ose pajisje të tjera të nxehta.

/T

  •  

Aksident në Prrenjas, plagosen dy të rinj

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, të lënduar kanë mbetur një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet […]

The post Aksident në Prrenjas, plagosen dy të rinj appeared first on BoldNews.al.

  •  

22:46 Çfarë ndodh nëse mbeteni shtatzënë ndërsa përdorni ilaçe për dobësim? Studimi i ri sjell përgjigje

Të dhënat e fundit ndryshojnë tonin e debatit, por një pikëpyetje e rëndësishme mbetet ende pa përgjigje përfundimtare

Nëse po planifikoni një shtatzëni ose keni mbetur papritur shtatzënë ndërsa përdorni barna GLP-1, si semaglutidi, ka të ngjarë të keni shumë pyetje. Edhe pse rekomandimet e deritanishme kanë qenë të kujdesshme, një studim i ri sjell të dhëna disi inkurajuese – por ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes.

Mjekët zakonisht i këshillojnë gratë që planifikojnë shtatzëni të mos përdorin barna GLP-1, kryesisht për shkak të rezultateve të studimeve te kafshët, të cilat kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm të anomalive kongjenitale.

Kjo natyrisht mund të shkaktojë ankth te gratë që zbulojnë se janë shtatzënë ndërkohë që ende e përdorin terapinë.

Megjithatë, një studim i ri sjell disa të dhëna qetësuese.

Rezultatet treguan se gratë që kishin përdorur barna GLP-1 pak para shtatzënisë ose që i kishin ndërprerë vetëm pasi kishin mësuar se ishin shtatzënë, nuk kishin një rritje të dukshme të komplikimeve të shtatzënisë apo anomalive kongjenitale te foshnjat.

Ekspertët theksojnë se këto të dhëna janë të rëndësishme, pasi deri më tani informacionet për ekspozimin ndaj këtyre barnave në fillim të shtatzënisë kanë qenë të kufizuara.

Megjithatë, studimet e disponueshme ende nuk konsiderohen të mjaftueshme për të ndryshuar rekomandimet aktuale.

U analizuan pothuajse 37 mijë shtatzëni

Për të krijuar një pasqyrë më të qartë, studiuesit kryen një metaanalizë që përfshinte katër studime të mëparshme me afro 37 mijë shtatzëni.

Ata krahasuan gratë me diabet dhe/ose obezitet që kishin përdorur barna GLP-1 me gratë që kishin marrë terapi të tjera për diabetin.

Rreth 21 për qind e grave në grupin GLP-1 e kishin përdorur ilaçin deri në momentin kur kishin mësuar se ishin shtatzënë, ndërsa të tjerat e kishin ndërprerë më herët.

Studiuesit analizuan komplikime të ndryshme, përfshirë:

  • tensionin e lartë të gjakut dhe preeklampsinë;
  • diabetin gestacional;
  • lindjen me prerje cezariane;
  • humbjen e shtatzënisë.

Gjithashtu u analizuan edhe rezultatet te foshnjat, si lindja e parakohshme, anomalitë kongjenitale, lindja e foshnjës pa shenja jete dhe pesha jo e zakonshme në lindje.

Rezultatet nuk treguan se ekspozimi ndaj barnave GLP-1 lidhej me rrezik më të madh për fetusin, ndërsa në disa rezultate gratë që i kishin përdorur këto barna kishin më pak komplikime krahasuar me grupet që merrnin terapi të tjera.

A mund të ndikojë kontrolli më i mirë i peshës dhe sheqerit?

Obeziteti para shtatzënisë lidhet vetë me rrezik më të lartë për komplikime të ndryshme gjatë shtatzënisë.

Studiuesit mendojnë se një shpjegim i mundshëm për rezultatet e vërejtura mund të jetë kontrolli më i mirë metabolik, i peshës trupore dhe i nivelit të glukozës para konceptimit.

Megjithatë, ata theksojnë se bëhet fjalë për një lidhje të vërejtur në studime dhe jo për dëshmi se barnat GLP-1 janë të sigurta apo të dobishme për përdorim gjatë shtatzënisë.

A duhet ndërprerë terapia me GLP-1?

Sipas rekomandimeve aktuale, disa barna të kësaj klase duhet të ndërpriten një periudhë para një shtatzënie të planifikuar. Për semaglutidin, rekomandohet ndërprerja të paktën dy muaj para konceptimit.

Arsyeja është se ilaçi qëndron për një kohë të gjatë në organizëm dhe nevojiten disa javë që të eliminohet.

Pavarësisht rezultateve të reja, ekspertët theksojnë se rekomandimet aktuale nuk kanë ndryshuar. Derisa të ketë studime më të mëdha dhe më të besueshme, përdorimi i këtyre barnave gjatë shtatzënisë nuk rekomandohet.

Barnat për humbje peshe dhe shtatzënitë e papritura

Te disa gra, humbja e peshës dhe përmirësimi i metabolizmit mund të ndikojnë në rikthimin ose rregullimin e ovulacionit, veçanërisht te ato me rezistencë ndaj insulinës ose sindromën e vezoreve policistike (PCOS).

Pikërisht për këtë arsye janë raportuar edhe shtatzëni të papritura gjatë përdorimit të këtyre terapive, të cilat në rrjetet sociale janë quajtur joformalisht edhe “foshnjat Ozempic”.

Gratë që nuk planifikojnë shtatzëni duhet të diskutojnë me mjekun ose farmacistin për një metodë të besueshme kontraceptive gjatë trajtimit. Për disa preparate specifike, mund të nevojiten masa shtesë kontraceptive, ndaj rekomandimet duhet të kontrollohen sipas ilaçit që përdoret.

Çfarë të bëni nëse mbeteni shtatzënë?

Nëse zbuloni se jeni shtatzënë ndërsa përdorni një ilaç GLP-1, kontaktoni sa më shpejt gjinekologun ose mjekun që ju ka përshkruar terapinë dhe mos merrni vendime për vazhdimin e trajtimit pa këshillë profesionale.

Të dhënat e deritanishme janë inkurajuese dhe nuk kanë treguar një rritje të qartë të rrezikut për anomali kongjenitale pas ekspozimit të hershëm, por informacionet janë ende të kufizuara. Prandaj, kujdesi dhe ndjekja mjekësore mbeten thelbësore. /et

  •  

Aksident tragjik në Itali/ Përplasen autobusi, kamperi dhe tre makina: 6 të vdekur, 27 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën kombëtare SS79, pranë Colli sul Velino, në provincën e Rietit, afër kufirit me rajonin e Umbrias.

Në aksident u përfshinë një autobus, një kamper (autokamp) dhe tre automjete. Sipas informacioneve paraprake, autobusi dhe kamperi, që po lëviznin në drejtime të kundërta, u përplasën me forcë në dalje të tunelit të Greccios.

Si pasojë e përplasjes, tre automjete që udhëtonin pas tyre nuk arritën të shmangnin mjetet e përfshira në aksident dhe u përplasën gjithashtu, duke e rënduar bilancin.

Nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve italiane, tre deri në katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Të lënduarit me gjendjen më kritike janë transportuar me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit, ndërsa të plagosurit e tjerë janë dërguar për trajtim në spitalet e Rietit, Ternit dhe Folignos.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

  •  

22:40 BMW ekspozon për herë të parë të gjitha 20 veturat ‘artistike’

Për të festuar 50-vjetorin e koleksionit BMW Art Cars, BMW Welt në Mynih po organizon ekspozitën “BMW Art Cars – 20 Artists, 50 Years of Innovation. Reunited at BMW Welt”, e hapur nga 29 korriku deri më 31 gusht 2026.

Për herë të parë, të gjitha 20 veturat artistike të BMW-së, të njohura si “skulptura mbi rrota”, janë ekspozuar së bashku në një vend.

Ekspozita shënon edhe përmbylljen e turneut botëror BMW Art Car World Tour, i cili vizitoi më shumë se 30 vende.

Koleksioni nisi në vitin 1975, kur artisti Alexander Calder pikturoi një BMW 3.0 CSL për garën 24 Orët e Le Mans.

Që atëherë, modele të BMW-së janë shndërruar në vepra arti nga emra të njohur si Andy Warhol, Roy Lichtenstein, David Hockney, Jeff Koons, Olafur Eliasson dhe Julie Mehretu, autorja e veturës më të fundit artistike të bazuar në BMW M Hybrid V8. /et

  •  

22:40 Të shtëna me armë nga një jaht në Palasë. Policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Të shtëna me armë janë shënuar sot nga nga një jaht në Palasë rreth orës 21:00.

“Menjëherë pas njoftimit, në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Paralelisht, Komisariati i Policisë Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi po kryejnë kontrolle përgjatë vijës bregdetare”, bën me dije policia e Vlorës.

Operacioni për ndalimin e jahtit dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes vijon.

Policia bëri të ditur se pas përfundimit të veprimeve të para hetimore do të japë informacion të plotë për rastin./et

  •  

Të shtëna me armë nga një jaht në Palasë. Policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues

Të shtëna me armë janë shënuar sot nga nga një jaht në Palasë rreth orës 21:00.

“Menjëherë pas njoftimit, në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Paralelisht, Komisariati i Policisë Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi po kryejnë kontrolle përgjatë vijës bregdetare”, bën me dije policia e Vlorës.

Operacioni për ndalimin e jahtit dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes vijon.

Policia bëri të ditur se pas përfundimit të veprimeve të para hetimore do të japë informacion të plotë për rastin.

Të shtëna me armë nga një jaht në Palasë. Policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues pic.twitter.com/x0azQ99Bmu

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 2, 2026

The post Të shtëna me armë nga një jaht në Palasë. Policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues appeared first on Euronews Albania.

  •  

Të shtëna nga një jaht në Palasë, policia vihet në ndjekje të mjetit lundures

Policia ka reaguar lidhur me raportimet për të shtëna me armë zjarri nga një jaht në det, përballë bregdetit të Palasës. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00 është marrë informacion se nga një jaht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare […]

The post Të shtëna nga një jaht në Palasë, policia vihet në ndjekje të mjetit lundures appeared first on BoldNews.al.

  •  

22:35 Dëshironi një Ferrari të ri – duhet të prisni të paktën deri në vitin 2028

Blerësit që dëshirojnë të blejnë një Ferrari të ri do të duhet të kenë shumë durim, pasi prodhuesi italian i veturave luksoze ka tashmë një listë të gjatë porosish dhe dorëzimet e disa modeleve të reja mund të shtyhen deri në vitin 2028.

Kërkesa për modelet e Ferrarit ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë. Prodhuesi nga Maranello ka raportuar se librat e porosive janë të mbushura për një periudhë të gjatë, ndërsa klientët e rinj duhet të presin disa vite për të marrë automjetin e tyre.

Interesi i madh është nxitur veçanërisht nga modelet e reja të markës, përfshirë Ferrari 12Cilindri, i cili zëvendësoi modelin 812 Superfast, si dhe nga modelet e tjera ekskluzive me prodhim të kufizuar.

Ferrari vazhdon të ruajë strategjinë e prodhimit të kufizuar për të mbajtur ekskluzivitetin e markës. Për kompaninë italiane, më pak automjete të prodhuara nënkuptojnë ruajtjen e vlerës dhe kërkesës së lartë për secilin model.

Për shumë klientë të pasur, çmimi i lartë nuk është pengesa kryesore – sfida më e madhe është pritja e gjatë. Në disa raste, blerësit duhet të presin deri në disa vite para se të marrin veturën e porositur.

Kjo situatë tregon se pavarësisht ndryshimeve në industrinë e automobilave, përfshirë kalimin drejt automobilave elektrike dhe rritjen e kostove të prodhimit, kërkesa për markat më prestigjioze të veturave sportive mbetet jashtëzakonisht e lartë. /et

  •  

Të shtëna me armë zjarri në ajër nga një jaht në Himarë, policia në ndjekje të mjetit lundrues

Himarë – Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën detare përballë Palasës, ku dyshohet se nga një jaht janë qëlluar të shtëna në ajër.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:00, Policia është njoftuar për ngjarjen dhe menjëherë ka angazhuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

Paralelisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Policia bën me dije se operacioni për lokalizimin dhe ndalimin e jahtit vijon, me qëllim verifikimin e plotë të informacionit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

  •  

Pas suksesit ndërkombëtar, Varg e Vi me “4 në 1” u prezantua në Kamenicë 

Varg e Vi pas prezantimit të suksesshëm ndërkombëtar me projektin “4 në 1” në Stamboll, Stokholm, Vjenë dhe Frankfurt të Gjermanisë, në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, me një set pikturash të Din Azizit, fotografi të Migjen Fazliut, art postdigjital e konceptual të Avni Rudakut, si dhe stand up komedinë nga Avni Shkodra, ofroi një atmosferë të veçantë verore në oborrin dhe amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë.

Ngjarjen e përshëndeti Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke i uruar mirëseardhje publikut që mbushi plot amfiteatrin.

Publiku në hyrje të oborrit të Shtëpisë së Kulturës, e pa ekspozitën me piktura të Azizit në anën e djathtë, duke i mbështetur për drunjtë e oborrit, fotografitë e varura në drunj të Fazliut në anën e majtë dhe art postdigjital me televizor tradicional në qendër të hyrjes në institucionin lokal kulturor, dhe më pas vazhdoi në amfiteatrin e hapur, për të ndjekur stand-up komedinë e Shkodrës.

Publiku soditi fotografitë e Fazliut që treguan momente të përditshmërisë, traditat dhe kulturën shqiptare, fotografi të ekspozitës “Memento Vivere” – si ekspozitë familjare me fotografi të gjyshit të tij nga linja atërore biologjike, e fotografit të ndjerë, Muhamed Fazliut, si një thënie “Kujto të jetosh”, e cila na thërret për rëndësinë e jetës dhe eksperiencës së të qenit gjallë. Në kohërat e vështira, si ajo e inflacionit dhe pandemisë, është edhe më e rëndësishme të kujtojmë që jeta është një akt dhe proces i papërsëritshëm dhe duhet të përjetohet për çdo çast. Në këtë kontekst, shkrepjet fotografike si ato të Muhamedit, të përzgjedhura me mjeshtri artistike nga fotografi – Migjeni, janë kujtesë individuale, familjare e institucionale. Në anën tjetër, pjesëmarrësit vizituan ekspozitën me piktura të Din Azizit, me konceptin “Post-trauma”, ku portretet janë të shëmtuara, jo nga pamja fizike, por nga vuajtjet psikologjike. Janë trauma lufte, që rizgjohen me çdo asociacion. Janë personazhe të rraskapitura, që nuk duan asgjë, përveç jo më luftë, sepse e kanë përjetuar atë dhe e ripërjetojnë edhe sot. Fytyrat, kokat dhe sytë e tyre, i bëjnë figura që janë të frikësuar, shqetësuar, tmerruar, ku vuajtja gjenerohet sa herë i shikon me kujdes. Është art post-traumatik.

Më pas, në një televizor tradicional pink, u shfaqën fotografitë postdigjitale të Rudakut, me konceptin “Skrollokracia”, ku paraqitet historia mijëravjeçare e njerëzimit me më pak se 2 minuta, në periudha të ndryshme të gjuetisë së kafshëve të egra, këputjes së bimëve të egra, peshkatarisë, lindjes së bujqësisë e blegtorisë, zejtarisë e tregtisë, e deri në revolucionin industrial, elektronik, digjital e AI, duke eksperimentuar me pozicionin e duarve që shenjëzojnë epoka e deri në ditët e sotme, me gishtin e madh a tregues, për skroll, duke u sunduar nga shiriti lëvizës me miliona foto e video që qarkullojnë pa u ndalur kurrë e zoomokracia – bjerrjes së gjatë të kohës, duke zmadhur fotografi e duke dashur njohje të detajit e kontrollit total të hollësive, shpesh të padobishme.

Stand-up komedia e Shkodrës bëri jehonë te publiku, me batutat për përditshmërinë kosovare, rrëfimet për vitet e ’90-ta, ndikimin e mërgatës në familjet kosovare dhe transformimin e tyre, raportet e ndryshuara me mërgatën me kalimin e viteve, rrëfimet komike të fëmijërisë e rinisë, raportet Kosovë-Shqipëri, satirën për raportin e audiencës me tekstet e muzikës, suksesin ndërkombëtar të futbollit e muzikës dhe një sërë mahish për mendësinë e evoluar kosovare.

Projekti “4 në 1” në Kamenicë, është financuar nga Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër thirrjes së përvitshme publike për organizatat joqeveritare kulturore./ KultPlus.com

  •  

Kosovë/ Zgjerohen kërkimet në Zubin-Potok, identifikohet një tjetër vend me dyshime për mbetje mortore

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se është identifikuar një lokacion i ri i dyshuar në fshatin Jabukë, në Zubin-Potok, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas një komunikate të përbashkët, zbulimi u bë të dielën gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në terren në kuadër të hetimeve për krimet e luftës.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë një kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.

“Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi, të martën, në lokalitetin Kalludër e Vogël u zbulua një varr masiv.

Autoritetet në Kosovë kanë theksuar se hetimet do të vijojnë në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, me synim zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e mbetjeve mortore.

  •  
❌