Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë ose ndodhen aktualisht në Iran.

Ministria ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas protestave të dhunshme në vend të cilat kanë sjellë dhjetëra viktima.

Gjithashtu minsitria ka ndarë numra kontakti ku shqiptarët mund të komunikojnë në rast emergjence.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: embassy.doha@mfa.gov.al

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al

Tel: +965 94048219

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: embassy.UAE@mfa.gov.al

Tel: +971 50 980 7881

AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI

Email: embassy.ankara@mfa.gov.al”, njofton ministria.

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA ka bërë me dije se të paktën 420 protestues janë vrarë gjatë demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit në Iran kundër regjimit në vend. Mësohet se mes viktimave janë tetë fëmijë. Gjithashtu HRANA bën me dije se 10,000 persona janë arrestuar.

Mbetet e paqartë nëse numri i të vdekurve nga HRANA-ja e pasqyron plotësisht shkallën e viktimave, duke pasur parasysh mbylljen e internetit dhe linjave telefonike nga autoritetet në të gjithë vendi.

22:59 Tre gola në minutat shtesë, çmenduri në pjesën e parë të “El Clasicos”

Barcelona dhe Real Madridi kanë dhuruar një pjesë të parë spektakolare në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u mbyll me rezultat 2-2 pas 45 minutave dramatike.

Barcelona e nisi më mirë ndeshjen dhe gradualisht mori kontrollin e lojës, duke qenë skuadra më këmbëngulëse në fazën ofensive. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 14-të, kur Vinicius Junior depërtoi në zonë, por goditja e tij u ndal nga Joan Garcia.

Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm. Në minutën e 15-të, Eric Garcia ishte shumë pranë golit pas një goditjeje këndi, por mbrojtja e Real Madridit ndërhyri në momentin e fundit për ta larguar topin nga vija fatale.

Presioni katalanas u konkretizua në minutën e 36-të, kur Raphinha realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Braziliani kaloi disa kundërshtarë dhe nga jashtë zone lëshoi një goditje precize në këndin e poshtëm, duke i dhënë epërsinë Barcelonës prej 1-0.

Skuadra e Hansi Flickut vazhdoi të shtyjë përpara edhe pas golit. Fermín dhe Lamine Yamal patën raste të pastra në minutat 40 dhe 41, por Thibaut Courtois reagoi në mënyrë vendimtare për të mbajtur Real Madridin në lojë.

Megjithatë, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Real Madridi barazoi rezultatin. Në minutën e 45+2’, Vinicius Junior realizoi një aksion individual brilant dhe me një goditje të saktë brenda zonës barazoi shifrat në 1-1.

Drama nuk përfundoi me kaq. Vetëm dy minuta më vonë, Barcelona reagoi sërish. Pedri gjeti një pasim perfekt në thellësi për Robert Lewandowskin, i cili me shumë qetësi realizoi një parabël të bukur mbi Courtois për golin e epërsisë 2-1 në minutën e 45+4’.

Sidoqoftë, vetëm një minuta më vonë Gonzalo Garcia realizoi nga afërsia pas një rivendje këndore (45+6’).

Mbetet të shihet se cila skuadër do të arrijë ta fitojë në fund Superkupën e Spanjës, ku na mbesin edhe 45 minuta të zjarrtë./mxh

22:47 “Mos kopjoni raportimet nga Bosfori”/ Aktori Can Yaman reagon pas lajmeve se u arrestua për drogë

Aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman ka reaguar në lidhje me lajmet se ishte arrestuar në Turqi për posedim droge.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Yaman shkruan se shtypi turk prej kohësh ka qenë i padrejtë ndaj tij, por kjo nuk është gjë e re.

Aktori i drejtohet shtypit italian, duke i thënë se nuk duhet të bëjë gabimin e të kopjuarit të lajmit nga Bosfori.

Yaman shprehet se nëse do të ishte kapur me lëndë narkotike nuk do të lirohej aq shpejt dhe aq më tepër të udhëtonte drejt Italisë ditën tjetër.

“I dashur shtyp italian, prej kohësh shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por kjo nuk është risi! Por ju jo! Ju lutem, mos bëni edhe ju gabimin të kopjoni lajmet që vijnë nga Bosfori. A ju duket normale që unë të shëtis nëpër lokale me substanca të ndaluara në një periudhë kur policia po kryen hetime të gjera, duke arrestuar shumë persona të famshëm? Po të kishte qenë qoftë edhe minimalisht e vërtetë, nuk do të isha liruar në një kohë kaq të shkurtër dhe as do të kisha mundur të kthehesha në Itali që të nesërmen. Ju dua shumë.I dashur shtyp italian, prej kohësh shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por kjo nuk është risi! Por ju jo! Ju lutem, mos bëni edhe ju gabimin të kopjoni e ngjitni lajmet që vijnë nga Bosfori. A ju duket normale që unë të shëtis nëpër lokale me substanca të ndaluara në një periudhë kur policia po kryen hetime të gjera, duke arrestuar shumë persona të famshëm? Po të kishte qenë qoftë edhe minimalisht e vërtetë, nuk do të isha liruar në një kohë kaq të shkurtër dhe as do të kisha mundur të kthehesha në Itali që të nesërmen. Ju dua shumë”, shkruan Yaman./mxh

22:35 Departamenti Amerikan i Sigurisë dërgon qindra oficerë policie shtesë në Minesota

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka vendosur të dërgojë qindra oficerë policie shtesë në Minesota, një ditë pasi dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Minneapolis për të protestuar kundër të shtënave fatale të 37-vjeçares, Renee Goode nga një oficer i Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Kështu ka deklaruar Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një deklaratë sot. Oficerët do të vendosen sot dhe të hënën për të forcuar sigurinë e agjentëve të Imigracionit, Doganave dhe Patrullës Kufitare që ndodhen tashmë në Minesota.

Rreth 2,000 oficerë federalë janë vendosur tashmë në zonën Minneapolis-St. Paul, pjesë e operacionit më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Përforcimet e reja të policisë ishin planifikuar të fillonin, edhe pse më shumë se 1,000 protesta ishin planifikuar në të gjithë vendin këtë fundjavë kundër shtytjes së qeverisë federale për dëbime dhe të shtënave fatale të 37-vjeçares Renee Goode të mërkurën nga një oficer i ICE-së./mxh

22:27 Protestat e dhunshme/ Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët që ndodhen në Iran

Në Iran vijojnë prej më shumë se dy javësh protestat e dhunshme, ku pasur protestues të vrarë dhe të arrestuar. Ministria e Jashme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë atje .

Ministria këshillon shqiptarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: embassy.ankara@mfa.gov.al
Tel: +90 (549) 561 19 85./mxh

22:15 Braktisi tre fëmijët e mitur/ Procedohet 33-vjeçarja në Durrës

Tre fëmijë të mitur janë gjetur të braktisur në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas raportimeve, fëmijët janë lënë të vetëm në një apartament nga nëna e tyre, ndërsa dyshohet se kishin disa ditë që nuk ishin ushqyer.

Policia ka shoqëruar të miturit në spitalin e Durrësit për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën nën kujdes nga shërbimi social. Ndërkohë bëhet me dije se është proceduar penalisht nëna e fëmijëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./mxh

22:07 Tre muaj pas armëpushimit/ Sulmet izraelite vrasin tre palestinezë në Gaza

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën tre palestinezë në Gazë. Lajmin e kanë njoftuar autoritetet lokale të shëndetësisë, ndërsa tensionet po rriten për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

Mjekët thanë se një palestinez u vra në lagjen Tuffah në qytetin e Gazës, në një zonë nën kontrollin palestinez, ndërsa dy të tjerë u vranë në qytetin Bani Suhaila në lindje të Khan Younis, një zonë që Izraeli ende e pushton. Ndërkohë bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria izraelite lidhur me incidentet.

Luftimet janë zbutur kryesisht që kur Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas ranë dakord për një armëpushim në tetor, dy vjet pas fillimit të luftës, por nuk janë ndalur plotësisht. Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer akuza për shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit.

Më shumë se 440 palestinezë, shumica e tyre civilë sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza, janë vrarë që nga armëpushimi, si dhe tre ushtarë izraelitë./mxh

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

✇27.al
By: 27

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej nga disavantazhi dhe të siguronte një barazim 2-2 kundër Interit në një përballje shumë emocionuese për kreun e Serisë A. Kjo ndeshje e bëri këtë duel të katërtin nga pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave që përfundon në barazim, duke konfirmuar balancën dhe rivalitetin e fortë mes tyre.

Napoli siguroi barazimin e dytë radhazi, që të paktën i rikthen ata në vendin e tretë. Ndërkohë, edhe pse ky barazim i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh radhazi të Interit në Serie A, zikaltrit mbeten ende kryesues të tabelës me tre pikë avantazh.

INTER-NAPOLI 2-2

Dimarko 9′ , Çalhanoglu 72′ (p)/ Mek Tominej 26′, 81′

81′ GOOOOOL NAPOLI 2-2/ Rikthehet sërish baraspesha, përsëri ai, Skot Mek Tominej, që me instiktin e një bomberi, nuk fal

72′ GOOOOL INTER 2-1/ Ekzekutim perfekt i Çalhanoglu nga pika e bardhë, zikaltrit sërish në avantazh.(VIDEO) 

26′ GOOOOOL NAPOLI 1-1/ Rikthehet baraspesha në San Siro, skuadra e Kontes realizon me anë të Skot Mek Tominej, që i shpëton mbulimit të Akanzhit, dhe godet saktë brenda zonës.(VIDEO) 

9′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dimarko kalon zikaltrit në avantazh, me një gjuajtje diagonale nga e majta, duke e dërguar topin në cepin e portës.(VIDEO) 

gijotina.com/

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

✇27.al
By: 27

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah.

Ekipi i Flick realizoi i pari me Raphinhan pas 36 minutash lojë. Vinicius barazoi shifrat në minutën e 45-të.

Në shtesën e fraksionit të parë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, me Lewandowskin e Garcian.

Goli i Raphinhas në minutën e 73-të nderoi Barcelonën, me këta të fundit që festojnë këtë triumf të merituar. Video e golit:

gijotina.com/

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

✇27.al
By: 27

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

gijotina.com/ 

Irani në gjak: qindra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

ATSH–ANSA, TEHERAN, 11 janar 2026 — Represioni i autoriteteve iraniane ndaj protestave mbarëkombëtare është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u shndërruar në një nga episodet më të përgjakshme të viteve të fundit. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, numri i viktimave mes protestuesve ka arritur në qindra, ndërsa mijëra persona janë arrestuar.

Human Rights Activists News Agency (HRANA) raporton të paktën 490 të vrarë mes manifestuesve, ndërsa burime të opozitës dhe Fondacioni Narges Mohammadi flasin për mbi 2.000 protestues të vrarë vetëm në 48 orët e fundit. Numri i të arrestuarve vlerësohet mbi 10.600 persona. HRANA raporton gjithashtu për 48 viktima në radhët e forcave të sigurisë. Të dhënat mbeten të vështira për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, për shkak të kufizimeve të rënda të informacionit.

Sipas dëshmive dhe pamjeve të publikuara në rrjete sociale, trupat e viktimave janë grumbulluar në spitale dhe morgje, ndërsa familjet hasin vështirësi të mëdha për identifikimin e të afërmve, për shkak të pengesave të vendosura nga autoritetet. Burime të opozitës pretendojnë se familjeve u kërkohet të paguajnë rreth 6.000 dollarë për lirimin e trupave, të cilat raportohet se mbahen në thasë të zinj ose të grumbulluara në ambiente spitalore.

Protestat shpërthyen fillimisht për shkak të krizës ekonomike dhe rënies së monedhës kombëtare, por shpejt u shndërruan në një sfidë të drejtpërdrejtë politike ndaj regjimit. Ato konsiderohen më të mëdhatë që nga lëvizja “Grua, jetë, liri” e vitit 2022, e nisur pas vdekjes së Mahsa “Jina” Amini.

Shumë manifestues kërkojnë me zë të lartë rikthimin e djalit të shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, i cili nga mërgimi në Shtetet e Bashkuara u bën thirrje qytetarëve të mos i braktisin rrugët dhe është shprehur i gatshëm të kthehet në Iran “sa më shpejt të jetë e mundur” për të udhëhequr një tranzicion politik dhe për të mundësuar zgjedhje të lira dhe transparente.

Një skenar i tillë shihet me interes nga Izraeli, ku zhvillimet e fundit kanë çuar në ngritjen e nivelit maksimal të gatishmërisë. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur mbledhje të posaçme për sigurinë dhe ka shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, duke deklaruar se Izraeli dhe Irani mund të rikthehen partnerë pas rënies së regjimit të Teheranit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se janë “të gatshme të përgjigjen nëse do të jetë e nevojshme”.

Në planin ndërkombëtar, Uashingtoni po vlerëson hapat e ardhshëm. Sipas burimeve amerikane, ish-presidenti Donald Trump pritet të marrë një “briefing” mbi opsionet që përfshijnë sanksione të reja, sulme kibernetike dhe veprime të mundshme ushtarake kundër Iranit. Sipas “New York Times”, mes opsioneve janë përmendur edhe sulme ndaj objekteve jo ushtarake në Teheran, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Në terren, represioni shoqërohet edhe me izolim të vendit nga bota e jashtme. Në disa zona janë regjistruar ndërprerje të gjata të energjisë elektrike dhe internetit. Në Teheran, pas më shumë se 72 orësh pa energji dhe lidhje online, qindra qytetarë ndriçuan natën me dritat e telefonave celularë. Disa pamje kanë qarkulluar falë lidhjeve satelitore Starlink, ndërsa video të tjera tregojnë ndërtesa në flakë, përplasje të armatosura dhe grafite përpara turmave të mëdha.

Trazira janë raportuar në disa qytete, përfshirë Isfahanin, Shirazin, Tabrizin, Qomin, Ahvazin, Kermanin dhe Saqqezin. Në Mashhad, qyteti i lindjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei, manifestuesit kanë ngritur barrikada dhe janë përplasur me forcat e policisë.

Autoritetet kanë reaguar me masa edhe më të ashpra. Kreu i policisë kombëtare, Sardar Radan, ka pranuar se “niveli i përplasjes me rebelët është rritur”, duke njoftuar “arrestime të rëndësishme”. Sipas Iran International, forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe armë me presion ajri edhe kundër familjarëve të viktimave gjatë ceremonive mortore në varrezat Behesht-e Zahra në Teheran.

Pas minimizimit fillestar të protestave, autoritetet iraniane tani e pranojnë përmasën e tyre, por i përkufizojnë si “betejë e rezistencës kombëtare”. Regjimi ka shpallur tre ditë zie kombëtare për të “nderuar” viktimat në radhët e forcave të sigurisë.

Presidenti Masoud Pezeshkian, i cili më herët kishte shprehur gatishmëri për dialog, ka deklaruar se protestuesit janë “terroristë të lidhur me fuqi të huaja”. Ndërkohë, prokurori i përgjithshëm ka kërcënuar manifestuesit dhe këdo që i mbështet, duke i cilësuar si “armiq të Zotit”, një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje. Një qasje që mbyll çdo hapësirë për dialog dhe e lë vendin mes një represioni gjithnjë e më të ashpër dhe një proteste që, pavarësisht gjithçkaje, vazhdon të mbushë rrugët.

The post Irani në gjak: qindra të vrarë dhe mijëra të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet

TIRANË, 11 janar/ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, së bashku me kryetaren e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, dhe kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Gjatë takimeve, ministri Salla zhvilloi bashkëbisedim me banorët, fermerët dhe blegtorët e zonës mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ai theksoi se institucionet janë pranë çdo qytetari dhe po ndjekin nga afër situatën.

“Jemi në terren dhe pranë çdo qytetari. Verifikimi i dëmeve po vijon dhe çdo qytetar, fermer e blegtor i prekur do të dëmshpërblehet”, u shpreh ai.

Ministrit Salla deklaroi se procesi i verifikimit po kryhet në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përkatëse, me qëllim evidentimin e plotë të dëmeve në bujqësi dhe blegtori, si dhe garantimin e mbështetjes për të gjithë të prekurit.

The post Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi për ditën e nesërme, 12 janar 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni […]

The post Horoskopi për ditën e nesërme, 12 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Sfida e pretendentëve, Interi dhe Napoli ndajnë pikët në ‘San Siro’

Interi dhe Napoli u ndanë në barazim 2-2 në një përballje të zjarrtë, të mbushur me raste, ritëm të lartë dhe tension deri në minutat e fundit. Zikaltrit kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të ndërtuar bukur. Marcus Thuram asistoi për Federico Dimarcon, i cili krijoi hapësirë për gjuajtje dhe dërgoi topin me […]

The post Sfida e pretendentëve, Interi dhe Napoli ndajnë pikët në ‘San Siro’ appeared first on BoldNews.al.

Japoni, kryeministrja Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, tha të dielën kryetari i partnerit të koalicionit të partisë së saj, pasi media raportoi se ajo po shqyrtonte një votim në shkurt. Do të ishte hera e parë që konservatorja Takaichi, kryeministrja e parë femër e Japonisë dhe një fanse e Margaret Thatcher të […]

The post Japoni, kryeministrja Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë automjeti pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, rreth 500 metra larg rrethrrotullimit të Rrogozhinës. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë makinën papritur gjatë lëvizjes. Fatmirësisht, drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen […]

The post Merr flakë automjeti pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës appeared first on BoldNews.al.

Spektakël me pesë gola, Barcelona mund Realin dhe fiton për herë të 16-të Superkupën e Spanjës

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi i Flick realizoi i pari me Raphinhan pas 36 minutash lojë. Vinicius barazoi shifrat në minutën e 45-të. Në shtesën e fraksionit të parë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, me Lewandowskin e Garcian. […]

The post Spektakël me pesë gola, Barcelona mund Realin dhe fiton për herë të 16-të Superkupën e Spanjës appeared first on BoldNews.al.

“Nuk i braktisa, është një kurth nga ish-vjehrra”/ Nëna e tre fëmijëve në Durrës: Jam në punë, nuk mund…

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. “Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e […]

The post “Nuk i braktisa, është një kurth nga ish-vjehrra”/ Nëna e tre fëmijëve në Durrës: Jam në punë, nuk mund… appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Spektakël në Inter-Napoli, por pa fitues

Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 20-të të Serie A mes Interit dhe Napolit, me ekipet që ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9’ me anë të Dimarcos, por në të 26’, ishte McTominay që riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Calhanoglu kaloi për herë të dytë në avantazh zikaltrit me anë të një penalltie në minutën e 73’, ndërsa dy minuta më parë Conte u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Gjithsesi, ishte sërish McTominay që barazoi sfidën në të 81’, duke mos lënë zikaltrit të shkëputeshin në krye.

Kështu Interi ruan sërish kreun e kampionatit me 43 pikë, tre më shumë se Milani i vendit të dytë dhe katër më shumë se Napoli i vendit të tretë.

VIDEO/ Barça fiton “El Clasico”-n në Arabi dhe bën të sajën Superkupën e Spanjës

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës.

Finalja e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite mes klubit katalanas dhe Real Madrid u mbyll në shifrat 3-2.

Pjesa e parë u mbyll pas 4 golash, në barazim 2-2.

E para shënoi Barcelona me Raphina në minutën e 26, ndërsa në minutat shtesë u shënuan plot 3 gola me autorë Vinicius Jr, Raphina dhe Garcia.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me ritëm por me Barcelonën më konkrete.

Në minutën e 73-të Barça gjeti edhe golin e avantazhit, sërish me Raphinan.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

Kjo është Superkupa e 15-të për Barcelonën, ndërsa Real Madrid mbetet në 13.

Dy gjigandët e futbollit spanjoll tani duhet të përqëndrohen në kampionat dhe Champions League, ku rivaliteti mbetet sërish i fortë.

❌