❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

Fillimi i vitit 2026 ka ardhur me një surprizë të bukur nga Agnesa Vuthaj. Ish-Miss Shqipëria ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke emocionuar ndjekësit me lajmin më të rëndësishëm të jetës së saj personale. Postimi i bërë më 1 janar ka ndezur menjëherë reagime dhe urime të shumta. Pas muajsh spekulimesh dhe [
]

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

NjĂ« zjarr gjatĂ« natĂ«s sĂ« Vitit tĂ« Ri nĂ« barin “Le Constellation” nĂ« restorant luksoz tĂ« skive Crans-Montana ka shkaktuar tĂ« paktĂ«n 47 viktima dhe 115 tĂ« plagosur, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t janĂ« edhe shumĂ« shtetas italianĂ«, disa prej tĂ« cilĂ«ve rezultojnĂ« tĂ« zhdukur.

Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.

Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.

Presidenti i KonfederatĂ«s Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilĂ«soi zjarrin si “njĂ« nga tragjeditĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« Zvicra ka pĂ«rjetuar ndonjĂ«herĂ«â€.

Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

“Lutjet dhe mendimet tona janĂ« me tĂ« gjithĂ« tĂ« prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e bashkuar pĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« ka ndodhur dhe pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rsĂ«ritjen e njĂ« tragjedie tĂ« tillĂ«â€,tha Parmelin.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.

Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.

Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.

20:56 U betua para Kuranit, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut

Zohran Mamdani është betuar si kryebashkiak i New Yorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në disa gjenerata që merr detyrën në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Mamdani, demokrat, u betua nĂ« njĂ« stacion historik tĂ« metrosĂ« nĂ« Manhattan pak pas mesnatĂ«s tĂ« enjten, duke vendosur dorĂ«n mbi Kuran gjatĂ« betimit. “Ky Ă«shtĂ« vĂ«rtet nder dhe privilegji i jetĂ«s,” tha ai.

Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James (Leticia Xhejms), një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të City Hallit, një nga stacionet origjinale të metrosë, i njohur për tavanet e tij të bukura me hark.

Mamdani do tĂ« betohet pĂ«rsĂ«ri nĂ« njĂ« ceremoni publike nĂ« City Hall nĂ« orĂ«n 13:00 sipas kohĂ«s lokale nga senator i SHBA-sĂ«, Bernie Sanders, njĂ« nga idhujt politikĂ« tĂ« kryebashkiakut. Pas saj do tĂ« organizohet njĂ« festĂ« publike nĂ« Broadway, nĂ« segmentin e njohur si “Canyon of Heroes”, i famshĂ«m pĂ«r paradat me letra.

Ai nis tani një nga detyrat më të vështira në politikën amerikane, si një nga politikanët më të ndjekur të vendit. Përveçse është kryebashkiaku i parë mysliman, Mamdani është i pari me origjinë nga Azia Jugore, i pari i lindur në Afrikë dhe në moshën 34-vjeçare, kryebashkiaku më i ri në qytet në disa gjenerata./mxh

20:47 Të gjitha ndryshimet fiskale që nisin nga 1 janari

Nis nga 1 janari 2026 zbatimi i paketës fiskale, që përfshin 6 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, ndër më kryesore janë marrëveshja për paqen fiskale, fshirjen e detyrimeve të bizneseve në tatime dhe dogana, kompensimi 10% i TVSH për fermerët, ulja e pragut të përdorimit të parasë cash nga individët etj.

Marrëveshja e paqes Fiskale, Si do aplikohet nga janari

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe ligji “PĂ«r marrĂ«veshjen e paqes Fiskale”, pavarĂ«sisht kundĂ«rshtimeve tĂ« shprehura nga Bashkimi Europian (BE), Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe Dhoma Amerikane e TregtisĂ« (AmCham), qĂ« nisma pritet tĂ« nxisĂ« pastrimin e parave dhe tĂ« kapitalit tĂ« dyshimtĂ«.

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.

GjatĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje me afat 1 vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri 2 herĂ«), biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur. Pra biznesi nuk do tĂ« parapaguajĂ« njĂ« tatim tĂ« çfarĂ«doshĂ«m, por qĂ« do tĂ« llogaritet mbi bazĂ«n e tatueshme e pĂ«rbĂ«rĂ« nga fitimi i tatueshĂ«m i vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus 18% rritje. NĂ«se fitimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus njĂ« marzh shtesĂ« prej 18%), mbi kĂ«tĂ« shtesĂ« do tĂ« paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj mĂ« herĂ«t nĂ« takimin me sipĂ«rmarrjen pĂ«r paketĂ«n fiskale 2026 tha se kĂ«rkesa e biznesit pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale me administratĂ«n tatimore pasi tĂ« shqyrtohet nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis nĂ« muajin janar, ndĂ«rsa pritet qĂ« Ministria e Financave tĂ« miratojĂ« udhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r zbatimin e procedurave.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion.

Detyrimet nĂ« tatime dhe dogana qĂ« do t’i falen biznesit nga 1 janari 2026

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin ligji “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore dhe detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ qĂ« pĂ«rcakton fshirjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve e papaguara nĂ« Tatime dhe Dogana deri mĂ« 31 dhjetor 2024.

Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.

Falen detyrimet e krijuar nga 2015–2019 me kushtin nĂ«se paguhet 50%

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.

Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Do falen gjobat pĂ«r borxhet nga 2020–2024 me kushtin tĂ« paguhet detyrimi

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Nga bizneset nĂ« tatime dhe dogana deri nĂ« vitin 2014 rezultojnĂ« se janĂ« 100 mln lekĂ« apo rreth 1 mld euro detyrime tĂ« papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri nĂ« 2014 qĂ« parashikohet tĂ« fshihet plotĂ«sisht u bĂ« publike nga ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« mbledhjen e mĂ«parshme tĂ« Komisionit Parlamentar pĂ«r Çështjet Ligjore.

Sipas të dhënave të bëra publike në relacionin e ligjit në total administrata tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,5 mld lekëve apo rreth 1,7 mld euro deri më 31 dhjetor 2024. Principali zë 60% të borxhit në shumën e 98,4 mld lekëve apo rreth 1 miliardë euro. 35% të tij e zënë gjobat në shumën e 581 mln eurove dhe 5% zënë interesat në shumën e 79 milionë eurove.

Deri në 31 dhjetor 2014 në tatime është krijuar borxh në shumën e 29,5 miliardë lekë apo rreth 304 mln euro. Në totali i borxhit deri më 31 dhjetor 2014, pa përfshirë në llogaritje kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, llogaritet 25 mld lekë apo rreth 260 mln euro.

Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në Dogana llogariten në vlerën e 48,5 mld lekë apo rreth 500 mln euro i pashlyer nga 4,684 debitorë. Principali zë 27% të borxhit, me vlerë 13,1 mld lekë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga gjobat me vlerë 26,5 mld lekë (55% të totalit) dhe kamatëvonesat me vlerë 8,9 mld lekë apo 18% të totalit.

Deri më 31 dhjetor 2014, borxhi i krijuar në Dogana është në shumën e 25,7 mld lekëve apo rreth 266 mln euro, detyrime të papaguara mbi 10 vite që do të fshihen.

Sipas llogaritjeve nga të dhënat publike ligji parashikon në total të fshijë plotësisht rreth 525 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve deri më 31 dhjetor 2014.

Nga 260 mln euro që do të fshihen plotësisht në tatime, borxhi më i madh është krijuar për TVSH e papaguar në vlerën e 11,6 miliardë lekë, për tatim fitimin 6,2 mld lekë, për taksa të tjera me vlerë 6,5 miliardë lekë dhe për TAP shuma e papaguar rezulton 675 mln lekë.

Në Dogana për borxhin që kërkohet të fshihet peshën më të madhe e zënë gjobat dhe interesat me vlerë 200 mln euro.

Miratimi i ligjit “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e tĂ« detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ krijoi debate te deputetĂ«t e opozitĂ«s dhe ekspertĂ«t. DeputetĂ«t e opozitĂ«s kĂ«rkuan disa herĂ« bĂ«rjen publike tĂ« listĂ«s me emrat e pĂ«rfituesve qĂ« do t’u fshihen automatikisht detyrimet e papaguara deri nĂ« vitin 2014.

Ekspertët gjithashtu theksuan se lista duhej të bëhej publike, pasi ka shumë biznese që përfitojnë bazuar në listën pasive, por ndërkohë ushtrojnë aktivitete të tjera, i njëjti person ka pasur një fabrikë ka falimentuar dhe ka hapur një kompani ndërtimi. Pra ky subjekt gjeneron të ardhura dhe fitime dhe nuk ka pse të lehtësohet me fshirjen e detyrimeve. Ekspertët nënvizuan se kjo mungesë e transparencës së listës do të dekurajojë bizneset e rregullta.

Kompensimi 10% për fermerët, nga janari Tatimet do nisin sqarimet për aplikimet në e-Albania

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe skema e kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, ‘PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« pĂ«rcakton se kompensimi i TVSh-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve do tĂ« bĂ«het mbi vlerĂ«n e faturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre bujqĂ«sore.

Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.

P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

KĂ«rkesa pĂ«r kompensim do tĂ« bĂ«het dy herĂ« nĂ« vit, pĂ«r periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.

Sipas sqarimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Monitor nga 2026 fermerët do të udhëzohen se kur do të dorëzojnë kërkesën e kompensimit të TVSH-së përmes platformës e-Albania. Përveç kërkesës, fermerët do të duhet të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre, me qëllim shmangien e abuzimeve prej përpunuesve. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve. Tatimet pohuan se nxjerrjes së udhëzimit nga Ministria e Financave për zbatimin e ligjit, në mbarë vendin do të nisë fushata për orientimin e procedurave për fermerët.

Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.

Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin.

Edhe kjo skemë u kundërshtua nga Shoqata e Blegtorëve të Qumështit. Më herët në Komisionin e Ekonomisë Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive. Shoqata e Blegtorëve gjithashtu kërkoi edhe barazimin e TVSH-së për blerjet dhe shitjet e mallrave me TVSh të fermerit, si dhe zbatimin e skemës së kompensimit mbështetur mbi litra qumësht të prodhuar.

Nga ulja e pĂ«rdorimit tĂ« Cash te detyrimi i bizneseve pĂ«r terminalet “POS”, hyjnĂ« nĂ« fuqi ndryshimet te procedurat tatimore

Nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr.9920, datĂ« 19.5.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”

Ndryshimet pĂ«rfshijnĂ« zbatimin e disa nismave tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, si zvogĂ«limi i pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« nĂ« transaksionet ndĂ«rmjet bizneseve, duke ulur kufirin e lejuar pĂ«r pagesat me para nĂ« dorĂ« nga 150,000 lekĂ« nĂ« 100, 000 lekĂ«. Kjo masĂ« synon tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n dhe gjurmueshmĂ«rinĂ« e transaksioneve, si dhe tĂ« reduktojĂ« evazionin fiskal, duke nxitur pĂ«rdorimin e pagesave pĂ«rmes sistemit bankar, tĂ« cilat janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u kontrolluar dhe verifikuar nga administrata tatimore.

Ndryshimet sollĂ«n edhe vendosjen e njĂ« kufiri pĂ«r transaksionet me para nĂ« dorĂ« qĂ« personat fizikĂ«, individĂ«t e vetĂ«punĂ«suar dhe tregtarĂ«t apo entitetet kryejnĂ« me individĂ«, kur vlera e transaksionit kalon pragun 500,000 lekĂ«. “Kjo ndĂ«rhyrje synon tĂ« forcojĂ« kontrollin mbi qarkullimin e parasĂ« jashtĂ« sistemit financiar formal dhe tĂ« rrisĂ« nivelin e formalizimit tĂ« transaksioneve”, theksohej nĂ« relacion.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave pĂ«r reduktimin e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« dhe nxitjen e pagesave elektronike, gjithashtu u miratua vendosja e detyrimit pĂ«r pajisjen me terminal “POS” nĂ« pikat e shitjes tĂ« tatimpaguesve qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike me pagesa nĂ« para nĂ« dorĂ«, sipas afateve tĂ« parashikuara nĂ« ligj.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët sqaroi se brenda datës 30 Maj 2026, detyrimi duhet të përmbushet nga çdo biznes që operon në sektorin e turizmit edhe në atë të transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pajisjet POS, apo forma të tjera elektronike.
Ndërkohë ky detyrim duhet të përmbushet nga të gjithë bizneset e tjera, brenda datës 31 Dhjetor 2026.

Ndër të tjera ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë edhe nismat si: Përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të një akti ligjor apo nënligjor me efekte prapavepruese ose i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Ky përjashtim synon të mbrojë institucionet publike nga penalitete që burojnë nga faktorë objektivë dhe të pavarur nga vullneti i tyre;

Vendosjen e sanksioneve administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softëare-it të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë në rastet kur kërkohet hapja ose verifikimi i pajisjeve fiskale të konfiskuara. Me këtë ndryshim vendoset detyrimi ligjor për bashkëpunim dhe parashikohen sanksione administrative në rast refuzimi, me synim forcimin e kontrollit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit të fiskalizimit;

E drejta e tatimpaguesve individë për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime. Gjithashtu, parashikohet reduktimi i afatit për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj.

Nga 1 janari nis zbatimin rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5%; Referencat e reja do rrisin taksën e banesës në rrethe

Nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« paluajtshme”, qĂ« do t’u japĂ« mundĂ«sinĂ« qytetarĂ«ve dhe bizneseve tĂ« rivlerĂ«sojnĂ« pronat e tyre me tatim tĂ« reduktuar 5% nga 15% qĂ« Ă«shtĂ« norma, si dhe VKM pĂ«r çmimet e ndryshuara tĂ« referencĂ«s nĂ« rrethe.

Periudha e zbatimit të procesit të rivlerësimit do të jetë nga data 1 janar 2026 deri më 31 mars 2027. Afati maksimal për dorëzimin e kërkesës për rivlerësimin e pasurisë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është deri më 31 dhjetor 2026.

Rivlerësimi do të kryhet nga ekspertë të licencuar ndërsa tatimi 5% do të paguhet mbi diferencën e vlerës së shitblerjes së pronës.

Hartës së re të çmimeve në rrethe, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, i shtohen edhe 54 zona të reja kadastrale. Numri i tyre arrin në 119 zona nga 65 që ishin më parë.

Referuar vendimit “PĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ‘ndĂ«rtesa’, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj” ndryshimet mĂ« tĂ« larta tĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s pĂ«r rrethet rezultojnĂ« nĂ« DurrĂ«s.

Me hartĂ«n e re, DurrĂ«si do tĂ« ndahet nĂ« 13 zona kadastrale me çmime qĂ« varion nga 45 mijĂ« lekĂ« deri nĂ« 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror nga 67,5 mijĂ« lekĂ« qĂ« ishte çmimi i mĂ«parshĂ«m. NĂ« DurrĂ«s ndryshimet mĂ« tĂ« larta prej 196%, krahasuar me çmimin e mĂ«parshĂ«m, janĂ« pĂ«r zonĂ«n kadastrale nr.13, e cila nĂ« terren pĂ«rkon nĂ« portin e DurrĂ«sit, ku po zhvillohet edhe projekti i “DurrĂ«s Yahts Marina”. Nga 67,5 mijĂ« qĂ« Ă«shtĂ« çmimi i vetĂ«m i referencĂ«s sĂ« shitblerjes sĂ« apartamenteve nĂ« DurrĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« vendimit, çmimi i do tĂ« jetĂ« 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.

Rritja të lartë për çmimet e referencës ka edhe për zonat e tjera bregdetare, si: Himara, Saranda, Vlorë dhe ishulli i Sazanit. Me hartën e re Himara ndahet në 5 zona kadastrale, ku rritja më e lartë e çmimit prej 141% është për zonën nr.1.

Nga 58 mijë lekë për metër katror çmimi arrin 140 mijë lekë për metër katror. Saranda gjithashtu do të ndahet në 5 zona kadastrale, ku për zonat nr.1 dhe nr.3 çmimi arrin 100 mijë lekë për metër katror apo 78.6% më shumë sesa çmimi i mëparshëm. Vlora do të jetë e ndarë në 7 zona kadastrale, ku 4 prej tyre janë brenda qytetit, dhe zonat e tjera do jenë ajo e Rradhimës, Orikumit dhe ishullit të Sazanit. Në Vlorë rritja më e lartë për çmimet e referencës është në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Për ishullin e Sazanit çmimi i referencës është 200 mijë lekë për metër katror apo 233% më shumë sesa çmimi i mëparshëm për qytetin e Vlorës.

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në gusht të vitit 2023, rritja e çmimeve të referencës do të sjellë rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës për familjarët dhe bizneset, pasi vlera e pronës për llogaritjen e taksës, bëhet sipas çmimeve të referencës së apartamenteve. Rritja e detyrimit do të jetë në njëjtën vlerë me ndryshimet e referencës.

Çmimet e reja tĂ« referencave pĂ«r shitblerjen e apartamenteve nĂ« rrethe do tĂ« rrisin edhe detyrimin e ndĂ«rtuesve pĂ«r taksĂ«n e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ«.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerat referuese të metodologjisë së miratuar nga qeveria.

PĂ«r qytetin e DurrĂ«sit taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« pĂ«r ndĂ«rtime banime, qĂ« nuk janĂ« tĂ« destinuara tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r turizĂ«m, industri apo pĂ«r shĂ«rbime publike Ă«shtĂ« 8%, sipas vendimit “PĂ«r sistemin e taksave dhe tarifave vendore nĂ« qytetin e DurrĂ«sit pĂ«r vitin 2023” i miratuar nĂ« muajin dhjetor 2022.

Për një objekt rezidencial me sipërfaqe 100 mijë katror, me vendndodhje pranë portit të Durrësit, sipas llogaritjeve me çmimin aktual të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesin është 540 mln lekë. Detyrimi i taksës i llogaritur me çmimin e ri të referencës që hyn në fuqi nga 1 janari 2026 për një ndërtim me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet rreth 1 mld lekë. Detyrimi i ndërtuesit për taksën do të rritet në përqindje të njëjtë me ndryshimin e referencave.

Ndërtuesit paralajmërojnë se rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë do të shtojë koston për ta, që do të reflektohet me ndryshim të shitjes së çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare si Durrësi dhe Qerreti.

Hyn në fuqi shtyrja e afatit për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes

Paketa fiskale 2026 solli ndryshime edhe te afati i dorëzimit të faturave të fiskalizuara, që përmbajnë librat e shitjes dhe blerjes së tatimpaguesve.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87, datĂ« 18.12.2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit’, tĂ« ndryshuar” miratoi shtyrjen me 1 ditĂ« tĂ« afatit tĂ« plotĂ«simit dhe dorĂ«zimit tĂ« librave tĂ« shitjes dhe blerjes. Nga data 10 e muajit pasardhĂ«s e lejuar pĂ«r plotĂ«simin e librave tĂ« shitjes dhe blerjes u pĂ«rcaktua si afat data 11 e muajit pasardhĂ«s.

Nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe të blerjes transferohen automatikisht nga platforma e faturave në sistemin I-tax. Pas datës 11 mund të bëhet përditësimi i librit që shfaqet në sistemin I-tax të tatimpaguesit. Pra pas kësaj date, tatimpaguesi nëse ka ndryshim mund të çojë variantin e tij të rregulluar.

Në relacionin e draftit theksohej se shtimi i afatit me 24 orë është një masë praktike që do të lehtësojë përpunimin e faturave brenda sistemit të fiskalizimit.

EkonomistĂ«t pohuan mĂ« herĂ«t se shtyrja e afatit do t’i kufizojĂ« nĂ« kohĂ« pĂ«r kryerjen e pagesĂ«s mujore tĂ« TVSH-sĂ« qĂ« Ă«shtĂ« data 14 e muajit. Furnizuesit e ShĂ«rbimit Universal (FSHU) dhe Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ« (FTL) i dorĂ«zojnĂ« faturat e fiskalizuara mĂ« datĂ« 10 apo 11 tĂ« muajit pasardhĂ«s, por qĂ« pĂ«r njĂ« biznes qĂ« e ka shpenzim kryesor energjinĂ«, si nĂ« rastin e prodhuesve kjo shkakton limitim kohe pĂ«r llogaritjen e TVSH-sĂ«.

Ligji gjithashtu zgjati afatin pĂ«r fiskalizimin e faturĂ«s nĂ« rastet e importeve, nga deri nĂ« 3 ditĂ« pas vendosjes sĂ« mallrave tĂ« importit nĂ«n regjimin e qarkullimit tĂ« lirĂ«, deri nĂ« ditĂ«n e 7-tĂ« tĂ« muajit pasardhĂ«s nga data e vendosjes sĂ« mallrave nĂ« kĂ«tĂ« regjim. “Ky ndryshim synon tĂ« pĂ«rshtatĂ« afatin ligjor pĂ«r fiskalizimin e faturave tĂ« importeve me funksionimin praktik tĂ« sistemeve elektronike, duke lehtĂ«suar pĂ«rmbushjen e detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit”, theksohet nĂ« relacion.

Për eksportin e mallrave te individët, pra në rastet se blerësi është individ, do të kërkohet saktësim i faturës së fiskalizuar, që do të duhet të përfshihet në te edhe numri personal i identifikimit (ID) të blerësit, për një gjurmueshmëri më të qartë.

Sipas relacionit të draftit, përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore dhe doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87, datĂ« 18.12.2019, ‘PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit’, ndĂ«r tĂ« tjera synon tĂ« adresojĂ« nevojat e pĂ«rshtatjes sĂ« legjislacionit tatimor me zhvillimet e fundit nĂ« fushĂ«n e tatimeve mbi tĂ« ardhurat, si zĂ«vendĂ«simin e tĂ« gjitha referencave nĂ« ligj, pĂ«rkatĂ«sisht “tatimi mbi fitimin” dhe “tatimi i thjeshtuar mbi fitimin pĂ«r biznesin e vogĂ«l”, pĂ«r tu zĂ«vendĂ«suar me pĂ«rkufizimet e reja pĂ«rkatĂ«sisht “tatimi mbi tĂ« ardhurat e korporatĂ«s” dhe “tatimi mbi tĂ« ardhurat personale nga biznesi”, duke siguruar kĂ«shtu koherencĂ« ligjore dhe pĂ«rshtatje me kuadrin e ri tatimor.

Me paketĂ«n e re fiskale nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r disa shtesa nĂ« ligjin nr. 9632, datĂ« 30.10.2006, “pĂ«r sistemin e taksave vendore”, tĂ« ndryshuar” qĂ« pĂ«rjashton nga pagesa e taksĂ«s sĂ« ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« e investimeve tĂ« financuara nga buxheti i njĂ«sive tĂ« qeverisjes qendrore dhe vendore, tĂ« ndĂ«rtimeve pĂ«r qĂ«llime publike nĂ« fushĂ«n e arsimit, shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe mbrojtes sociale./Mxh

20:39 Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enĂ«ve tĂ« ripĂ«rdorshme

Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon një paketë masash që synojnë uljen e mbetjeve në disa sektorë kyç të ekonomisë, nga ushqimi te ndërtimi, me afate të ndryshme zbatimi.

Mes tyre, sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kateringut (HoReCa) shihet si një nga fushat me potencial të lartë për të reduktuar ndjeshëm mbetjet që gjenerohen çdo ditë.

Fokusi vihet te ushqimet dhe pijet “take-away” (me vete), ku pĂ«rmes dy masave tĂ« veçanta parashikohet futja e enĂ«ve tĂ« ripĂ«rdorshme si alternativĂ« ndaj ambalazheve njĂ«pĂ«rdorimshe.

Masa e parĂ«, ajo me numĂ«r 38, e titulluar “Vendosja e detyrimit pĂ«r rimbushje pĂ«r sektorin e ushqimit qĂ« ambalazhohet me vete (take-away)”, vendos rregulla tĂ« detyrueshme pĂ«r operatorĂ«t e HoReCa-s. Sipas saj, shitĂ«sit me pakicĂ« qĂ« ofrojnĂ« pije tĂ« nxehta apo tĂ« ftohta dhe/ose ushqime tĂ« gatshme pĂ«r t’u marrĂ« me vete, do tĂ« duhet tĂ« krijojnĂ« sisteme qĂ« u lejojnĂ« klientĂ«ve tĂ« sjellin enĂ«t e tyre pĂ«r rimbushje.

Në këto raste, produktet duhet të shiten me të njëjtin çmim dhe në kushte po aq të favorshme sa ato të ofruara në ambalazhe njëpërdorimshe. Po ashtu, operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë konsumatorët në pikat e shitjes, përmes njoftimeve të dukshme dhe lehtësisht të lexueshme, mbi këtë mundësi.

NdĂ«rkohĂ«, masa e dytĂ«, ajo nr. 39, e parashikon kĂ«tĂ« praktikĂ« si opsionale. E titulluar “Vendosja e opsionit pĂ«r ofrimin e ripĂ«rdorimit nĂ« sektorin e ushqimit qĂ« ambalazhohet me vete (take-away)”, ajo u kĂ«rkon operatorĂ«ve tĂ« HoReCa-s t’u ofrojnĂ« klientĂ«ve mundĂ«sinĂ« e zgjedhjes sĂ« produkteve tĂ« ambalazhuara nĂ« enĂ« tĂ« ripĂ«rdorshme, pĂ«rmes njĂ« sistemi tĂ« dedikuar ripĂ«rdorimi.

Edhe në këtë rast, shitësit do të duhet të afishojnë njoftime të qarta për të informuar konsumatorët mbi disponueshmërinë e këtij opsioni. Për më tepër, programi përcakton që të paktën 10% e produkteve të shiten në formate ambalazhi të ripërdorshme, ndërsa çmimi dhe kushtet e shitjes të jenë të njëjta me ato të ambalazheve njëpërdorimshe.

Plani i qeverisĂ« parashikon qĂ« aktet nĂ«nligjore qĂ« do tĂ« detajojnĂ« kĂ«to masa tĂ« miratohen gradualisht pĂ«rgjatĂ« disa viteve, ndĂ«rsa dy masat qĂ« lidhen me enĂ«t e ripĂ«rdorshme pĂ«r ushqimet dhe pijet “take-away” pritet tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi nĂ« vitin 2027./mxh

20:27 Asani e nis me gol, shënon në sfidën e parë të vitit 2026

Jasir Asani e ka nisur vitin 2026 në mënyrë pozitive me fanellën e Esteghlal.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 2-1 ndaj Sepahan në transfertë.

Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të të takimit, duke realizuar nga pika e penalltisë. Goli i tij i dha avantazhin skuadrës së Esteghlal.

Ky ishte goli i nëntë i Asanit me këtë skuadër. Ai i ka realizuar këto gola mes kampionatit vendas dhe Ligës së Kampioneve aziatike 2./mxh

20:17 Aksidenti me autobotin bllokoi rrugën drejt doganës/ Hapet pika kufitare e Qafë Thanës

Zhbllokohet rruga “StrugĂ«-QafĂ« ThanĂ«â€, ku ndodhi aksidenti i autobotit me gaz, pas heqjes sĂ« mjetit nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në aksin rrugor, rreth 3 km nga dogana maqedonase, ku një autobot me gaz bllokoi rrugën.

Për këtë arsye u bllokua lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga u rihap plotësisht dhe u bë e kalueshme për mjetet.

Mjeti është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare. Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës./mxh

20:05 5 ushtrime praktike për ta nisur vitin me aktivitet fizik (Lifestyle)

Viti i ri konsiderohet një moment ideal për të nisur zakone të reja dhe më të shëndetshme, veçanërisht në lidhje me aktivitetin fizik. Ekspertët sugjerojnë pesë ushtrime praktike, të përshtatshme për nivele të ndryshme fizike, që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies gjatë vitit të ri.

Sipas specialistëve, ushtrimet janë të ndara në tre kategori: për fillestarë, nivel mesatar dhe të avancuar, duke i bërë të arritshme për këdo, pavarësisht përvojës në stërvitje.

Pompat një nga ushtrimet më të rekomanduara për fillestarët, nuk kërkon pajisje apo investime financiare dhe ndihmon në forcimin e muskujve të barkut, shpinës dhe shpatullave.

Një tjetër ushtrim i thjeshtë, por shumë efektiv, është ecja. Ekspertët theksojnë se rreth 10 mijë hapa në ditë përbëjnë një objektiv të shëndetshëm për ruajtjen e aktivitetit fizik dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

PĂ«r ata qĂ« kanĂ« njĂ« nivel mesatar tĂ« aktivitetit fizik, rekomandohet pĂ«rdorimi i bandave tĂ« rezistencĂ«s, tĂ« cilat janĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u pĂ«rdorur, tĂ« transportueshme dhe ofrojnĂ« mundĂ«si tĂ« shumta pĂ«r forcimin e muskujve.

Po ashtu, gjithnjë e më popullore po bëhen edhe shërbimet online të stërvitjes, të cilat funksionojnë si anëtarësi digjitale në palestër, duke ofruar klasa të regjistruara apo live për ushtrime të ndryshme.

Për ata që kërkojnë një sfidë më të madhe fizike, ekspertët sugjerojnë HIIT, një metodë stërvitjeje me intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të shkurtër, e cila ndihmon në djegien e kalorive dhe përmirësimin e kondicionit fizik.

Specialistët theksojnë se, pavarësisht llojit të ushtrimit të zgjedhur, konsistenca dhe përshtatja me mundësitë individuale janë çelësi për një vit të shëndetshëm dhe aktiv./mxh

19:59 5 kilogramë më pak për disa javë: A funksionon metoda 16:8? (Lifestyle)

Nëse nuk e dini se çfarë është dieta 16:8 ekspertët kanë disa vite që e praktikojnë. Ndryshe quhet dieta 8 orarëshe dhe është shumë e ngjashme me argjerimin disaorësh që njohim edhe ne. Kjo dietë e ndan ditën tuaj në dy pjesë përsa i përket regjimit ushqimor dhe argjerimit dhe mendohet si një nga mënyrat më efikase për të humbur në peshë, thote AgroWeb. Pra ju konsumoni ushqim rregullisht vetëm për 8 orë dhe argjëroni për 16 të tjera në mënyrë që trupi të krijojë balancë.

Por a funksionon vërtetë dhe a është e sigurtë?
Në mënyrë që kjo dietë të jetë sa më efikase për ju është e rëndësishme që argjerimi të përputhet me ushqimin dhe stërvitjen. Nëse veproni në këtë mënyrë ka shumë mundësi që të humbisni deri në 5 kilogamë në vetëm disa javë. Kjo e dhënë mbështetet në më shumë se 40 studime të ndryshme të publikuara në revistën Molecular and cellular Endocrincology.

Studiuesit zbuluan se dikush që peshonte mesatarisht 90 kg ose më shumë do të humbiste 5% të peshës trupore për një periudhë 10 javore me këtë dietë. Një tjetër studim i publikuar në vitin 2018 në Journal of Nutrition and Healthy Eating, tregoi se plani 16:8 i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë pa pasur nevojën e numrimit të kalorive. Kjo për shkak se argjerimi prej 16 orësh që ju i ofroni trupit arrin të djegë plotësisht kaloritë e tepërta për ju.

Si funksionon kjo dietë?
Sigurisht kjo nuk do të thotë se ju duhet të konsumoni çdo gjë që ju del përpara gjatë 8 orëve të para të ditës. Edhe nëse po mbani këtë dietë duhet gjithnjë që të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni shumë mish, vezë, bulmet, perime, arrorë dhe bishtajorë në regjimin tuja të përditshëm.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« mos i kufizoni ushqimet e shĂ«ndetshme dhe natyrale. Pra nisni me njĂ« mĂ«ngjes tĂ« bollshĂ«m dhe konsumoni po kĂ«shtu tĂ« gjitha vaktet nĂ« vijim. Pasi tĂ« kaloni 8 orĂ«t e para tĂ« ditĂ«s nuk duhet tĂ« konsumoni mĂ« ushqime pĂ«rveç lĂ«ngjeve natyrale apo ujit. Kjo dietĂ« nuk ka njĂ« kohĂ«zgjatje ju mund ta ktheni nĂ« njĂ« regjim tuajin tĂ« pĂ«rditshĂ«m, pa harruar tĂ« ushqheni shĂ«ndetshĂ«m./mxh

19:48 Ukraina sulmoi rezidencĂ«n e Putinit? Kremlini i “pĂ«rgjigjet” CIA-s: Kemi tĂ« dhĂ«nat e fluturimit tĂ« dronit ukrainas drejt ndĂ«rtesĂ«s

Sulmi i supozuar ukrainas me 91 dronĂ« ndaj rezidencĂ«s sĂ« Presidentit rus Vladimir Putin nĂ« rajonin e Novgorodit ka nxitur njĂ« “pĂ«rplasje” deklaratash mes MoskĂ«s, Kievit dhe Uashingtonit.

Fillimisht, autoritetet ruse raportuan se kishin zmbrapsur një sulm masiv me dronë, duke pretenduar se objektivi ishte një nga objektet e rezidencës presidenciale të Putin. Megjithatë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se Ukraina nuk ka kryer asnjë sulm ndaj presidentit rus apo rezidencës së tij.

Ky reagim u pasua nga një deklarat e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, i cili e informoi Presidentin amerikan Donald Trump se agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë prova që Ukraina ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga Putin.

Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Kremlini iu përgjigj zyrtarisht qëndrimit të CIA-s, duke deklaruar se shërbimet ruse të sigurisë kishin rikuperuar regjistrin e fluturimit të një droni ukrainas, i cili, sipas tyre, tregonte se destinacioni final ishte rezidenca presidenciale në Novgorod.

Ministria ruse e Mbrojtjes e cilĂ«soi sulmin e raportuar gjatĂ« natĂ«s sĂ« 29 dhjetorit si njĂ« “akt terrorist” nga Ukraina. Sipas deklaratĂ«s zyrtare, “dekodimi i tĂ« dhĂ«nave tĂ« rrugĂ«zimit nga arkivi i rikuperuar tregoi se objektivi pĂ«rfundimtar i sulmit me dron ukrainas ishte njĂ« nga objektet e rezidencĂ«s presidenciale tĂ« FederatĂ«s Ruse nĂ« rajonin e Novgorodit”./mxh

19:36 “Zoti President, a keni njĂ« rezolutĂ« pĂ«r Vitin e Ri?”, Trump i pĂ«rgjigjet pyetjes sĂ« gazetarit: Paqe. Paqe nĂ« TokĂ«

Presidenti Donald Trump zbuloi rezolutën e tij për Vitin e Ri të mërkurën pasi u pyet nëse kishte një të tillë.

“Paqe. Paqe nĂ« TokĂ«â€, tha ai sĂ« bashku me zonjĂ«n e parĂ« Melania Trump nĂ« pronĂ«n e tij nĂ« Mar-a-Lago nĂ« Florida.

Llogaria zyrtare e reagimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« nĂ« X ndau njĂ« postim tĂ« Fox News nĂ« X qĂ« shfaqte videoklipin e komenteve tĂ« presidentit, duke shkruar: “Presidenti i Paqes – dhe Zonja e ParĂ« mĂ« mahnitĂ«se nĂ« histori”.

NjĂ« vjetori i fillimit tĂ« mandatit tĂ« dytĂ« tĂ« Trump Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« muaj larg – ai u betua mĂ« 20 janar 2025./mxh

19:29 10 zakone të thjeshta për një vit të ri të shëndetshëm(Lifestyle)

Një Vit i Ri është koha ideale për të rivendosur dhe për të përqafuar zakone që mbështesin një person më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Në të njëjtën kohë, statistikat thonë se shumica e njerëzve nuk i mbajnë premtimet e Vitit të Ri. Pra, çfarë mund të bëni? Angazhohuni për ndryshime të vogla, kuptimplota që nuk janë të tepërta. Ja dhjetë zakone të thjeshta dhe të shëndetshme për ta nisur vitin tuaj me një notë pozitive:

1. Qëndroni të hidratuar

Pirja e ujit Ă«shtĂ« njĂ« nga mĂ«nyrat mĂ« tĂ« lehta pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar shĂ«ndetin tuaj. NjĂ« rekomandim i pĂ«rgjithshĂ«m Ă«shtĂ« tĂ« pini pĂ«r gjysmĂ«n e peshĂ«s sĂ« trupit tuaj nĂ« gramĂ«. Kjo do t’ju ndihmojĂ« tĂ« qĂ«ndroni energjikĂ«, tĂ« pĂ«rmirĂ«soni shĂ«ndetin e lĂ«kurĂ«s dhe tĂ« mbĂ«shtesni tretjen. Mbani njĂ« shishe uji tĂ« ripĂ«rdorshme pĂ«r ta bĂ«rĂ« hidratimin njĂ« gjĂ« tĂ« lehtĂ« gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s.

2. Jepini përparësi gjumit

Gjumi cilësor është themeli i shëndetit të mirë. Krijoni një rutinë gjumi, kufizoni kohën para ekranit para gjumit dhe synoni 7-9 orë pushim çdo natë. Gjumi më i mirë mund të përmirësojë humorin, të përmirësojë kujtesën dhe madje të forcojë sistemin tuaj imunitar.

3. Përgatitja e vakteve

PĂ«rgatitja e vakteve paraprakisht kursen kohĂ« dhe siguron qĂ« po hani ushqime tĂ« ekuilibruara dhe ushqyese. Filloni me hapa tĂ« vegjĂ«l duke planifikuar dreka ose darka pĂ«r javĂ«n. PĂ«rfshini njĂ« shumĂ«llojshmĂ«ri perimesh shumĂ«ngjyrĂ«she, drithĂ«ra tĂ« plota dhe proteina pĂ«r t’i mbajtur vaktet tĂ« mbushura me lĂ«ndĂ« ushqyese.

4. Lëvizni çdo ditë

Aktiviteti i rregullt fizik nuk do të thotë domosdoshmërisht të shkoni në palestër. Një shëtitje e shpejtë, shtrirje ose vallëzim në dhomën tuaj të ndenjes mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit tuaj aktiv dhe humorin tuaj të ngritur. Ndiheni ambiciozë? Provoni të vendosni një objektiv hapash ditor ose të eksploroni aktivitete të reja në natyrë për shumëllojshmëri.

5. Hani më shumë ushqime të plota

Përfshini më shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina në dietën tuaj. Këto ushqime të pasura me lëndë ushqyese ushqejnë trupin tuaj dhe mbështesin mirëqenien e përgjithshme. Zëvendësoni ushqimet e përpunuara me opsione të freskëta si arra, fara ose fruta.

6. Praktikoni mirënjohjen

Merrni njĂ« moment çdo ditĂ« pĂ«r tĂ« reflektuar mbi atĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n jeni mirĂ«njohĂ«s. Mbajtja e njĂ« ditari mirĂ«njohjeje mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« qĂ«ndroni pozitivĂ« dhe tĂ« zvogĂ«loni stresin. Ndarja e mirĂ«njohjes suaj me tĂ« tjerĂ«t gjithashtu mund tĂ« forcojĂ« marrĂ«dhĂ«niet.

7. Vendosni kufij rreth kohës para ekranit

Shkurtimi i kohës para ekranit, veçanërisht në mediat sociale, mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor dhe të lirojë kohë për aktivitete më kuptimplote. Vendosni afate kohore specifike për aplikacionet ose caktoni zona pa ekran në shtëpinë tuaj.

8. Vendosni synime realiste për vitin 2026

Vendosni synime të vogla dhe të arritshme për të ndërtuar vrull. Qoftë duke pirë një gotë shtesë me ujë apo duke ngjitur shkallët, çdo hap ka rëndësi. Ndani synimet më të mëdha në detyra të menaxhueshme për të qëndruar të motivuar dhe për të ndjekur progresin tuaj.

9. Caktoni kontrolle të rregullta

Kujdesi parandalues ??është çelësi për të qëndruar i shëndetshëm. Caktoni takime për pastrimet tuaja vjetore fizike, dentare dhe çdo kontroll të nevojshëm. Të qëndruarit proaktiv në lidhje me shëndetin tuaj mund të ndihmojë në kapjen e problemeve të mundshme herët.

10. Merrni kohë për kujdesin ndaj vetes

QoftĂ« duke lexuar njĂ« libĂ«r, duke medituar apo duke shijuar njĂ« hobi, gjeni kohĂ« pĂ«r t’u çlodhur dhe pĂ«r t’u rimbushur. Kujdesi ndaj vetes nuk Ă«shtĂ« egoist; Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« ruajtur ekuilibrin dhe pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar lodhjen./mxh

Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari u shpreh sot nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive, se kriteri qĂ« udhĂ«heq AmnistinĂ« Penale Ă«shtĂ« rrezikshmĂ«ria e ulĂ«t shoqĂ«rore.

Lamallari tha se përzgjedhja e kategorive që përfitojnë nga kjo amnisti është bërë në mënyrë që të mos cenohet siguria publike dhe të favorizohet një qasje humane dhe e drejtë.

“Kriteri qĂ« ka udhĂ«hequr kĂ«tĂ« amnisti ka qenĂ« rrezikshmĂ«ria e ulĂ«t shoqĂ«rore. Sa i pĂ«rket burrave, pĂ«rfitojnĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« dĂ«nuar me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« me burgim deri nĂ« tre vjet, ose nĂ«se kanĂ« njĂ« vendim mbi tre vjet por qĂ« u ka mbetur tre vjet e poshtĂ« pĂ«r tĂ« shlyer dĂ«nimin, duke pĂ«rfshirĂ« faktin se nuk janĂ« tĂ« dĂ«nuar pĂ«r vepra qĂ« pĂ«rjashtohen nga amnistia, vepra me karakter tĂ« theksuar tĂ« rrezikshmĂ«risĂ« shoqĂ«rore”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari tha se “sa i pĂ«rket grave, janĂ« ato tĂ« cilat janĂ« tĂ« dĂ«nuara me vendim gjykate deri nĂ« katĂ«r vite burg, dhe tĂ« gjitha ato gra qĂ« kanĂ« dĂ«nim mĂ« tĂ« madh por qĂ« kanĂ« shlyer pjesĂ«n e dĂ«nimit qĂ« kanĂ« pasur dhe periudha e mbetur Ă«shtĂ« mĂ« pak se katĂ«r vite”.

“Gjithashtu pĂ«rfituese kemi gratĂ« e dĂ«nuara qĂ« janĂ« mbi moshĂ«n 50 vjeç nĂ« momentin e hyrjes nĂ« fuqi tĂ« amnistisĂ«, si dhe tĂ« dĂ«nuarit burra qĂ« janĂ« mbi moshĂ«n 60 vjeç. Po ashtu kemi treguar njĂ« akt humanizmi pĂ«r njĂ« kategori shumĂ« vulnerabĂ«l, qĂ« janĂ« tĂ« miturit ku tĂ« gjithĂ« personat nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç do tĂ« lirohen, sigurisht duke pĂ«rjashtuar veprat e karakterit tĂ« rrezikshmĂ«risĂ« sĂ« lartĂ« shoqĂ«rore”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë njoftoi se me Amnistinë Penale, 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.

/e.i/j.p/

The post Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët mosbesues ndaj politikës, të shqetësuar për çmimet e larta dhe ndotjen e ajrit

Çmimet e larta janĂ« çështja mĂ« shqetĂ«suese ekonomike e shqiptarĂ«ve sipas rezultateve tĂ« Barometrit tĂ« Ballkanit 2025 tĂ« publikuar sĂ« fundmit nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal. PĂ«r 72 pĂ«r qind tĂ« shqiptarĂ«ve rritja e çmimeve janĂ« problemi mĂ« madhor, niveli mĂ« i lartĂ« nĂ« Rajon, pas KosovĂ«s ku pĂ«r 77 % tĂ« qytetarĂ«ve atje çmimet [
]

The post Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët mosbesues ndaj politikës, të shqetësuar për çmimet e larta dhe ndotjen e ajrit appeared first on BoldNews.al.

Proda: Zero tolerancë për alkoolin në timon gjatë natës së Vitit të Ri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, zhvilluan një takim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë, të angazhuar gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Gjatë takimit, Drejtori Proda uroi punonjësit për Vitin e Ri 2026 dhe falënderoi të gjithë efektivët që ishin në shërbim, duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e tyre në garantimin e sigurisë së qytetarëve. Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll rrugor ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve.

Kreu i Policisë kërkoi profesionalizëm, korrektësi dhe komunikim etik me qytetarët, si dhe kujdes maksimal për sigurinë personale të efektivëve dhe bashkëpunimin mes tyre.

Në momentin e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin e situatave operative. Ai theksoi se çdo telefonatë dhe informacion duhet të trajtohen me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi i saktë me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë festimeve të Vitit të Ri, si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare në Vaqarr, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr. Rastet janë regjistruar kryesisht në Tiranë (16 raste), si dhe në Durrës, Lezhë, Fushë-Arrëz dhe Korçë.

Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, ambienteve ku zhvillohen festime dhe gjithë territorit.

Policia e Shtetit uron të gjithë qytetarët: Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Me besim dhe bashkëpunim për më shumë siguri.

Viti kaotik i Elon Musk: Pushtet, skandale dhe ndikimi global në 2025

Viti 2025 shënoi një nga periudhat më të trazuara dhe kontradiktore në jetën publike të Elon Musk, njeriut më të pasur në botë.

Nga korridoret e pushtetit në Uashington te krizat në kompanitë e tij dhe përplasjet personale të bujshme, Musk u shndërrua në një figurë që polarizoi opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar më shumë se kurrë më parë.

Sipas një analize të detajuar nga mediat ndërkombëtare, Musk e nisi vitin si një nga figurat më të fuqishme pranë presidentit Donald Trump, por e mbylli atë mes polemikash, humbjesh politike dhe një reputacioni gjithnjë e më të diskutueshëm.

Nga “miku i parĂ«â€ i Trump te pĂ«rplasja publike

Pas rolit tĂ« tij si donatori kryesor republikan nĂ« zgjedhjet e vitit 2024, Musk u pĂ«rfshi drejtpĂ«rdrejt nĂ« administratĂ«n Trump si drejtues de facto i tĂ« ashtuquajturit “Department of Government Efficiency” (DOGE). QĂ« nĂ« ditĂ«t e para, prania e tij u shoqĂ«rua me kaos dhe reagime tĂ« forta.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit presidencial, një gjest i Musk u interpretua nga shumëkush si përshëndetje fashiste, duke nxitur dënime nga organizata për të drejtat e njeriut dhe komunitete hebraike. Kontroversat u thelluan më tej me mbështetjen e tij për parti të ekstremit të djathtë në Evropë dhe deklarata që minimizonin krimet e së kaluarës naziste.

DOGE, nën drejtimin e Musk, ndërmori shkurtime masive në administratën federale, përfshirë programe humanitare ndërkombëtare. Këto vendime u shoqëruan me padi ligjore dhe kritika të ashpra nga ekspertë, të cilët paralajmëruan për pasoja serioze humanitare.

Marrëdhënia e ngushtë me Trump u shemb publikisht në qershor, kur Musk e akuzoi presidentin në rrjetin X për lidhje me dosjet Epstein, një postim që më vonë u fshi, por që shënoi pikën e thyerjes mes dy figurave më të fuqishme të së djathtës amerikane.

Biznese miliardëshe, por nën presion

Ndërkohë, perandoria ekonomike e Musk përjetoi kontraste të forta.

SpaceX siguroi kontrata të reja qeveritare dhe miratime për rritjen e lëshimeve raketore, pavarësisht incidenteve të përsëritura me raketën Starship.

Tesla, në anën tjetër, u përball me rënie globale të shitjeve, protesta, zjarrvënie ndaj makinave dhe hetime të shumta për sigurinë e teknologjisë Autopilot. Megjithatë, aksionarët miratuan një paketë shpërblimi rekord për Musk, që teorikisht mund ta çojë atë drejt statusit të trilionerit të parë në histori.

Një goditje e rëndë erdhi në fund të vitit 2025 nga autoritetet e Kalifornisë, të cilat akuzuan Teslën për mashtrim të konsumatorëve dhe paralajmëruan ndalim të shitjeve nëse kompania nuk korrigjon pretendimet për teknologjinë e saj.

X, inteligjenca artificiale dhe kritikat për ekstremizëm

Në fushën e teknologjisë digjitale, Musk konsolidoi kompanitë X dhe xAI, duke integruar chatbot-in Grok në rrjetin social. Por Grok u përfshi në skandale për përhapje teorish konspirative dhe deklarata antisemitike, duke ngritur shqetësime serioze, edhe pse xAI arriti të sigurojë një kontratë prej 200 milionë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve.

Jeta personale dhe konfliktet publike

Paralelisht me betejat politike dhe ekonomike, jeta personale e Musk vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes.

Në vitin 2025 u bë publik fakti se ai kishte 14 fëmijë, ndërsa marrëdhëniet e tensionuara me vajzën e tij transgjinore u reflektuan edhe në media të mëdha amerikane.

Musk u përfshi gjithashtu në përplasje publike me politikanë, gazetarë, akademikë dhe figura të kulturës, përfshirë shkrimtaren Joyce Carol Oates, duke forcuar imazhin e një miliarderi të fuqishëm, por thellësisht konfliktual.

Një vit me pasoja afatgjata

Siç vëren The Guardian, pavarësisht elementeve shpesh absurde të dramave që e shoqëruan, viti 2025 ishte thellësisht i rëndësishëm për Musk.

Ai tregoi se si një individ i vetëm, me pasuri dhe ndikim të jashtëzakonshëm, mund të ndikojë drejtpërdrejt politikën, ekonominë dhe diskursin publik global.

Elon Musk e mbylli vitin me njĂ« pasuri tĂ« vlerĂ«suar rreth 600 miliardĂ« dollarĂ«, por edhe me njĂ« trashĂ«gimi politike dhe shoqĂ«rore qĂ« vazhdon tĂ« ngjallĂ« debate tĂ« forta
 njĂ« figurĂ« po aq e fuqishme sa edhe e paparashikueshme.  / abcnews.al /

Sulm me dronë në natën e ndërrimit të viteve/ Rusia akuza Ukrainës për vrasjen e 24 personave

Rusia akuzoi të enjten Ukrainën se ka vrarë të paktën 24 persona, përfshirë një fëmijë, në një sulm me dron gjatë natës së Vitit të Ri, duke goditur një hotel dhe një kafene ku civilët po festonin, në një zonë të kontrolluar nga Rusia në rajonin jugor të Khersonit.

Akuzat u bĂ«nĂ« fillimisht nga Vladimir Saldo, guvernatori i vendosur nga Rusia nĂ« kĂ«tĂ« rajon, i cili deklaroi se tre dronĂ« ukrainas goditĂ«n vendin e festimeve nĂ« Khorly, njĂ« fshat bregdetar. Sipas tij, sulmi ishte i qĂ«llimshĂ«m dhe i drejtuar ndaj civilĂ«ve, duke shtuar se shumĂ« persona “u dogjĂ«n tĂ« gjallĂ«â€.

Ministria e Jashtme ruse tha se sipas informacioneve paraprake, 24 persona u vranĂ« dhe rreth 50 tĂ« tjerĂ« u plagosĂ«n, pĂ«rfshirĂ« gjashtĂ« tĂ« mitur qĂ« po trajtohen nĂ« spital. NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare, ministria e cilĂ«soi sulmin si “krim lufte” dhe “akt terrorist”, duke theksuar se dronĂ«t kishin nĂ« shĂ«njestĂ«r zona ku civilĂ«t ishin mbledhur pĂ«r tĂ« festuar ndĂ«rrimin e viteve.

Ushtria ukrainase nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesave për koment. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vrasjen e civilëve në sulmet e saj ndaj qyteteve ukrainase.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, fajësoi gjithashtu mbështetësit perëndimorë të Ukrainës për ngjarjen. Sulmi u dënua ashpër edhe nga politikanë të lartë rusë, përfshirë kryetarët e të dy dhomave të parlamentit rus.  / abcnews.al /

Autoboti bllokoi rrugën/ Hapet Pika Kufitare e Qafë Thanës pas dy ditësh

Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe, pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite, ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.

Njoftimi zyrtar:

”Pika e Kalimit Kufitar QafĂ« ThanĂ«

Nga kontakti i vazhdueshĂ«m me autoritetet e policisĂ« kufitare tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor “StrugĂ«-QafĂ« ThanĂ«â€, i cili ishte i bllokuar qĂ« nĂ« datĂ«n 30.12.2025, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« aksidenti rrugor, aktualisht Ă«shtĂ« zhbllokuar.

Lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.

Ju faleminderit!“

FOTOLAJM/ Në mbështetje të Palestinës, mbi 500 mijë qytetarë marshojnë në Stamboll me flamuj e pankarta

Rreth 500 mijĂ« njerĂ«z filluan tĂ« mblidheshin nĂ« ditĂ«n e parĂ« tĂ« vitit tĂ« ri, nĂ« UrĂ«n e GalatĂ«s nĂ« Stamboll pĂ«r njĂ« marshim nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« PalestinĂ«s. Duke shĂ«nuar mĂ«ngjesin e hershĂ«m tĂ« ditĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit, protestuesit u mblodhĂ«n me pjesĂ«marrjen e rreth 400 organizatave tĂ« shoqĂ«risĂ« civile nĂ«n sloganin “Nuk trembemi, nuk do tĂ« heshtim, nuk do ta harrojmĂ« PalestinĂ«n”, duke kĂ«rkuar fundin e gjenocidit nĂ« PalestinĂ«.

Përpara ngjarjes, qytetarët u mblodhën para namazit të sabahut në disa xhami të mëdha në Stamboll, përfshirë Xhaminë e Madhe të Aja Sofisë, Sultanahmetin, Fatihun, Sulejmanijen dhe Xhaminë e Re Eminonu.

ShumĂ« pjesĂ«marrĂ«s u panĂ« duke mbajtur flamuj turq dhe palestinezĂ« ndĂ«rsa mblidheshin nĂ« oborret e xhamive pĂ«r tĂ« treguar solidaritet me PalestinĂ«n. PavarĂ«sisht motit tĂ« ftohtĂ«, pjesĂ«marrja ishte e lartĂ«. Masa tĂ« gjera sigurie u vendosĂ«n, veçanĂ«risht nĂ« sheshin “Sultanahmet”, ku pjesĂ«marrĂ«sve iu ofruan edhe pije tĂ« nxehta.

Pas namazit të sabahut, protestuesit u nisën në këmbë drejt Urës së Galatës, të shoqëruar nga disa ministra, zyrtarë të lartë dhe figura të listuara në protokollin zyrtar. Ngjarja filloi në orën 8:30 të mëngjesit sipas orës lokale në Urën e Gallatës.

NjĂ« banderolĂ« e madhe qĂ« pĂ«rshkruante “Hanzala”, figura ikonike e krijuar nga karikaturisti i ndjerĂ« palestinez Naji al-Ali dhe e lidhur ngushtĂ« me kauzĂ«n palestineze, ishte varur nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« pas platformĂ«s kryesore tĂ« shtypit.

Programi pĂ«rfshinte performanca tĂ« veprave nga artistĂ« dhe muzikantĂ« tĂ« njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht, pĂ«rfshirĂ« kĂ«ngĂ«tarin libanezo-suedez Maher Zain, artistin turk Esat Kabakli dhe grupin “Yuruyus”.

Pesë minuta para ndërrimit të viteve gjendet i vrarë me thikë një person, arrestohet një çift i ri

Policia britanike ka nisur hetimet për një vrasje të ndodhur vetëm pak minuta para ndërrimit të viteve në Bury të Anglisë. Ngjarja është raportuar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, kur shërbimet e emergjencës u thirrën për një incident në Tarn Drive. Në vendngjarje, efektivët gjetën një burrë të ri me plagë të shkaktuara nga mjeti prerës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për


Source

❌