Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Avokati Plarent Ndreca e ka cilësuar rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si më flagrantin dhe skandalozin në vendosjen e një mase sigurie.

Komentet Ndreca i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku u diskutua për numrin e lartë të të paraburgosurve në vend, ç’ka bëri që për këtë çështje të reagonte edhe KiE.

Ndreca theksoi se në rastin e Veliajt Prokuroria nuk ka asnjë argument për ta mbajtur në paraburgim, teksa shtoi se nuk është marrë parasysh as fakti që ai është kryetari i Bashkisë më të madhe në Shqipëri.

“Është shumë e rëndësishme, gjatë gjithë kohës Prokuroria ka barrën për t’i treguar gjykatës se përse duhet të vijojë ajo masa e sigurimit ‘arrest me burg’, një gjë që nuk zbatohet. Madje kodi i procedurës e ka njëherë në 2 muaj. Prokurori duhet të shkojë para gjykatës dhe të informojë gjykatën pse duhet të rrijë në burg. Kur përmenda rastine Beqjas, por në fakt më skandaloz dhe besoj që është kulmi i arbitraritetit dhe me vendosjen e një mase është rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sepse është heqje nga detyra dhe askush nuk ka vlerësuar proporcionalitetin dhe faktin që ky zotëria është drejtuesi i qytetit më të madh të Shqipërisë dhe ka një interes publik për qëndrimin e tij në zyrë. Dhe e kanë hequr nga detyra. I caktuan një masë dhe po bën një vit dhe askush nuk verifikon, para dy ditësh bëri një kërkesë për zëvendësim mase dhe nuk jepen… e di kush ishin argumentat? Argumenti i prokurorisë është ‘sepse zotëria është mbrojtur’.

Pra sipas Prokurorisë ai s’duhet të realizojë as të drejtën për t’u mbrojtur që të ketë mundësi që të dalë jashtë. Pra i thonë ‘ti ke lobuar në Amerikë’ apo ‘ke lobuar me avokatë’. Dhe fakti që ti ke lobuar është shkak për të mbajtur në burg. Dhe kë? Kryetarin e Bashkisë të qytetit më të madh shqipfolës. Dhe unë mendoj se ky është kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë. Por nuk verifikohet çfarë rreziku ka, ose nëse duhet të qëndrojë akoma në paraburgim apo jo”, tha mes të tjerash Ndreca.

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ekspertë të njohur të drejtësisë evropiane dhe Këshillit të Europës (KiE) kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri, duke propozuar edhe disa ndryshime konkrete ligjore për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.

Ish-Prokurori Ervin Karanxha në studion e emisionit ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, teksa është diskutuar për këtë çështje, ka thënë se numri i lartë i të paraburgosurve vjen kryesisht nga formimi profesional i prokurorëve e gjyqtarëve.

Kjo pasi sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë 9 masa të ndryshme sigurie që mund të kërkojnë e aplikojnë, por zgjedhin vetëm atë të ‘arrestit me burg’.

Karanxha shtoi se numri i lartë i të paraburgosurve i ka nxjerrë namin e keq Shqipërisë edhe në botë, pasi sipas tij, këtu diskutohet që të burgosesh për 0.2 gram hashash.

“E para vjen nga formimi profesional i gjyqtarëve. Pra domethënë kur nuk i njeh mirë masat e sigurimit. Kodi i procedurës penale ka 9 masa sigurimi, pse pikërisht zgjedh vetëm atë të arrestit me burg që po krijon një imazh negativ për vendin tonë. Pra në çdo vend diskutohet edhe në raportet ndërkombëtare që në Shqipëri burgosesh edhe për gjëra që nuk janë ligjore. Këtu shikon burgosje edhe për 0.2 gram kanabis. Njëri në Peqin ishte në paraburgim për 0.7 gram hashash. Diskutohet për 7 vite burg”, tha mes të tjerash Karanxha.

Teksa tha se shqiptarët po kalben burgjeve, Karanxha kërkoi që gjyqtarët e prokurorët të ndryshojnë mentalitetin përmes trajnimeve të ndryshme, në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë një numër kaq të lartë të paraburgosurisht.

Karanxha gjithashtu se nevojiten edhe ndryshime ligjore, për të ulur trendin e lartë të paraburgimeve, në mënyrë që t’i përshtatemi politikave të BE-së, ku Shqipëria synon të aderojë.

“Po i kalbim shqiptarët burgjeve. Nuk është kjo zgjidhja. Trupa e prokurorëve e gjyqtarëve duhet të ndryshojnë mentalitetin. E dyta duhen ndryshime ligjore. Fati që numri i të paraburgosurve është shumë më i lartë se numri i të burgosurve, tregon që kemi një trend të krijuar ndër vite. Është trend që nuk korrespondon me drejtimin që po shkojmë ne në Europë. Ky trend është rritur shumë. Amnistitë gjithmonë kanë dalë njëherë në 4 vite. Tani s’kanë kaluar 2 vite dhe kemi nevojë për amnisti sërish. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të merret vetëm me amnistinë, por duhet të nxjerrë shkaqet pse u mbushën burgjet kaq shpejt. Tregon për një politikë të ashpër penale. Duhet të marrim masa që të mos ndodhin sepse i bie që të mbushen burgjet prap dhe të bëjmë amnisti çdo 6 muaj”, shtoi Karanxha.

Numri i të paraburgosurve në Shqipëri është rreth 2570, ndërsa numri i të burgosurve 1898, ç’ka tregon edhe një disbalancë jo logjike.

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Një nismë pozitive dhe të nevojshme, e ka cilësuar demokrati Ilir Alimehmeti iniciativën e politologut Ermal Hasimja për bashkimin e opozitës, në një kohë ku sipas tij qeveria punon vetëm për goditjen e opozitës.

“Po ajo është një iniciativë unë mendoj e mirë, e nevojshme. E kemi diskutuar këtë tavolinë e sa tavolina të tjera fraksionimin e opozitës. Një nga pikat ku mbështetet kjo qeveri këtu, pra mbështetet duke punuar aktivisht në goditjen e opozitës dhe fraksionimin e saj. Ju e dini goditjen që është bërë Partisë Demokratike vitet e kaluara dhe ka qenë një nga pikat e forta për t’u mbajtur në këmbë vetë, se kjo është një qeveri që de facto është duke rënë vetë. E në këtë aspekt nevojitet të sanifikosh këtë pjesë këtu të problemit. Nuk është i vetmi problem, por është një pjesë e rëndësishme që duhet rregulluar, duhet sjellë në shëndet të plotë dhe në këtë aspekt, por unë mendoj që është një nisëm të jetë pozitive dhe e nevojshme”, deklaroi Alimehmeti.

Alimehmeti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e funksionimit të drejtësisë në kohë, duke u ndalur edhe te rasti i zv.kryeministres Balluku.

“Parimi për mua është i thjeshtë. një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Pra, drejtësi kur, për sa kohë? Kjo është jetë e rëndësishme. Dhe nga aspekti tjetër, po ta shohim konkretisht te rasti Balluku, ne nuk mund të pranojmë dot që të mbrohesh përmes postit, të mbrohesh nga drejtësia. Jep dorëheqjen apo shkarkohesh apo hiqet imuniteti, ç rëndësi ka cila është cili është formati? Përballesh me drejtësinë si qytetar i lirë dhe në kohë të vlefshme. Pse them kohë të vlefshme? Për dy arsye. Gjëja e parë është për të ulë abuzimin që mund të vazhdosh të bësh dhe gjëja e dytë përdor një rol model pozitiv për ata që do pasojnë se do jetë gjithmonë një pasues mbrapa”, tha ai.

Sipas Alimehmetit, çështjet e drejtësisë nuk lidhen vetëm me korrupsionin, por edhe me sigurinë e qytetarëve.

“Sot nuk jemi duke folur jo vetëm për sepse ka qenë ka pasur korrupsion në shkallë më të vogël, por ka pasur korrupsion. Po sot neve jemi duke folur jo vetëm për korrupsion, por për siguri fizike. Pra ato veprat për të cilat zonja Balluku është sot nën akuzë, ato janë vepra rrugore të cilat po diskutohen që janë siguri fizike për njerëzit. Pra nuk dihet a mund të kalosh a s’mund të kalosh në mënyrë të sigurt aty. Unë jam shumë i shqetësuar”.

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Deputeti dhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku u prit nga Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe nga Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

Në këtë takim, Kamberi theksoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke përmendur diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet, si dhe politikat e Beogradit që synojnë zhdukjen administrative të komunitetit shqiptar.

“Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë. Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington”, deklaroi Kamberi, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

Deputeti falënderoi gjithashtu përkrahësit e tij në SHBA, duke veçuar Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë shërbyer si ura direkte drejt institucioneve amerikane.

Kamberi theksoi se çështja e Luginës së Preshevës nuk është vetëm temë lokale, por çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit rajonal në Ballkan.

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

Avokati i njohur Saimir Visha, në një intervistë për Klan News të moderatorit Besard Jacaj sot në 4 shkurt foli për çështjen e pagave të gjyqtarëve, funksionimin e SPAK-ut dhe sigurinë në gjykata.

Visha u shpreh se pagat për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rriten, pasi ata kanë në duar dosje voluminoze.

“Për mua është normale që të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë duhet që të ketë rritje page. Korrupsioni nuk zhduket vetëm me rritje page, por zbehet ndjeshëm, edhe me faktin që gjyqtari apo prokurori duhet ta ndjejë veten të plotësuar ekonomikisht. Nëse punonjësi i drejtësisë e sheh veten të plotësuar, nuk ka pse shikon duart e qytetarit që gjykon, aq më tepër kur sot gjyqtarët lexojnë shumë e shumë dosje dhe japin këtë drejtësi, që vetëm drejtësi nuk është. Është punë tjetër nëse gjyqtarët e fitojnë këtë betejë për pagat në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtarët sot kanë paga 2000 deri në 5000 apo 6000 euro, por për ngarkesën që ata kanë sot, rroga është e ulët. Gjyqtarët kanë dosje voluminoze. Kryeministri nuk ia ka idenë se çfarë do të thotë një dosje, sepse ajo dosje duhet lexuar me kujdes, sepse do ankimohet në katër shkallët e gjykimit dhe në bazë të volumit, gjyqtarët e prokurorët meritojnë t’ju rritet rroga . Unë them që edhe administrata e meriton rritjen e pagës, sepse punojnë pa pushuar. Edhe gjyqtarët kanë punë deri në 5 pasdite apo në 8 pasdite. Jemi në kushte emergjente, sepse gjyqtarët kanë shumë dosje në duar. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë volum të madh pune. Më lëmsh janë dosjet në Gjykatën Administrative. Nuk na vjen e keqja nga rritja e pagave, sepse e keqja është tek firmat që hidhen e ku vidhen miliona euro”, tha Visha.

Avokati deklaroi se është i shqetësuar për “ndërhyrjet politike në drejtësi”. Sipas tij, qeveria sot ka 84 vota dhe mund të shkojë deri atje sa edhe ta shkrijë SPAK-un.

“Kjo reformë ishte vrastare. Disa u kënaqën nga kjo reformë. Hoqëm disa individë profesionalë dhe kemi patronazhistë. Duhet të shikohet mirë kjo reformë. Ne akoma nuk ndajmë dot politikën nga pushteti gjyqësor. Kuvendi i Shqipërisë bën vizitë në SPAK dhe kjo nuk shkon. Jo, pushtetet janë të ndara. Ka ardhur koha që pushteti gjyqësor të funksionojë më vete, në mënyrë të pavarur. Qeveria ka 84 vota dhe nesër mund të arrijë deri në shkritjen e SPAK-ut ose vendosjen e një emri të ri për SPAK”, u shpreh ai.

Duke komentuar sigurinë në gjykata, sidomos pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja, Visha u shpreh se duhet të shtohet më tepër siguria. Ai tha se edhe mbajtja në kafazin e xhamit e të pandehurit nuk është normale, pasi i pandehuri duhet të flasë me mbrojtësin e tij ligjor.

“Unë jam avokat edhe në Europë dhe bëj gjyqe kudo në shtete europiane. Nuk ndodh që në një derë të hyjnë të gjitha palët në gjyq. Dyert janë të ndara, kurse tek ne hyjnë të gjithë nga një derë. Fakti që hyjnë në një derë sjell pasiguri. Oficerët e sigurisë duhet të jenë dhe në sallë, por edhe në korridore. Nuk është hera e parë që goditet një gjyqtar. Elementi i sigurisë është shumë i ulët në Shqipëri. Kemi polici private, ku janë të moshuar mbi 60 vjeç e marrin pagën qesharake që marrin. Duhet të jetë një trup e specializuar ose komisariat më vete. Nuk duhet që të ndodhë, që i pandehuri të mbahet në xham. Ajo që ndodh është se mbahet i pandehuri në xham, ku nuk flet dot me avokatin e nuk komunikon dot me mbrojtësin e tij. I pandehuri duhet të jetë i lirë në sallën e gjyqit”, përmbylli avokati.

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi ishte kthyer ilegalisht në Itali pavarësisht se kishte marrë urdhër dëbimi. Ai u ndalua në një rrugë dytësore të fshatit Torre Pedrera.

Pavarësisht se ai tregonte leje drejtimi dhe pasaportë origjinale shqiptare, nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në shtetin italian. Mediat italiane shkruajnë se ai nuk kishte lejen e nevojshme të qëndrimit. Hetimet zbuluan se ai kishte qenë marrës i dëbimit dhe i ishte ndaluar rihyrja në shtetin italian.

Për të anashkaluar masën, pasi u riatdhesua, ai kishte lidhur martesë duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Falë të dhënave të ndryshme personale, ai kishte marrë dokumente të reja identiteti, me të cilat kishte hyrë ilegalisht në Itali, duke besuar se nuk do të identifikohej. 42-vjeçari shqiptar u arrestua për shkelje të rregullave të emigracionit.

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Analizë nga Matthew Chance, CNN

Që nga shpërbërja e Bashkimit të vjetër Sovjetik, Rusia ka luajtur një rol dukshëm më të zvogëluar në skenën ndërkombëtare.

Shpërbërja, në vitin 1991, e asaj që Presidenti amerikan Ronald Reagan e quajti dikur një “perandori e së keqes”, e la Kremlinin me më pak territor, më pak fuqi financiare dhe më pak ndikim në mbarë globin.

Por Rusia e ruajti ndikimin e saj në një fushë vendimtare: Statusi i saj i vazhdueshëm si superfuqi bërthamore, pothuajse në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara, garantoi që edhe një Moskë e dobësuar të kishte vend në tryezën kryesore të diplomacisë ndërkombëtare.

Në samitet bërthamore, udhëheqësi i Kremlinit mund të ulej me madhështi përballë presidentit të Shtëpisë së Bardhë – njësoj si në ditët e lavdisë së Luftës së Ftohtë – për të vendosur mbi çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Në vitin 2010, Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, bënë pikërisht këtë, duke arritur marrëveshjen për New START (Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike), i cili u përshëndet atëherë nga Shtëpia e Bardhë si “historik”.

Traktati New START kufizon të dy vendet në një maksimum prej 1,550 koka bërthamore të vendosura në sisteme shpërndarjeje, duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale, raketa të lëshuara nga nëndetëset dhe bombardues.

Por ato ditë, ashtu si vetë traktati New START që skadon të enjten, tani duket se kanë marrë fund.

Fundi i marrëveshjes së fundit të kontrollit të armëve

Shuarja e marrëveshjes së fundit të kontrollit të armëve mes SHBA-së dhe Rusisë – për të cilën Uashingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Moskën se e ka shkelur duke ndaluar inspektimet në objektet bërthamore ruse – është minimizuar nga administrata Trump.

Vetë presidenti amerikan ka shpërfillur perspektivën e frikshme të një bote pa kufizime bërthamore.

“Nëse skadon, skadon,” tha Trump në janar, duke sugjeruar se një marrëveshje “më e mirë” mund të bëhet më vonë.

Kjo mungesë urgjence nga Uashingtoni bie në kontrast të fortë me ankthin në Moskë, ku ka pasur shumë shqetësim dhe alarm lidhur me çështjen e reduktimit të armëve.

Duke folur për gazetarët në Moskë ndërsa afati i traktatit po afrohej, Medvedev – tashmë jo president, por një zyrtar i zëshëm sigurie në periferi të pushtetit – paralajmëroi për rrezikun e lejimit të marrëveshjes të përfundojë.

Ai sugjeroi se kjo do ta afronte më shumë “Orën e Apokalipsit” (Doomsday Clock), simboli që tregon sa afër është njerëzimi shkatërrimit të botës.

“Nuk dua të them se kjo do të sjellë menjëherë katastrofë dhe një luftë bërthamore, por gjithsesi duhet të alarmojë të gjithë,” shtoi Medvedev.

Kremlini padyshim duket i alarmuar.

Rusia kërkon zgjatje, por SHBA hesht
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, propozimi i Rusisë për të zgjatur New START deri tani është pritur me heshtje nga pala amerikane, duke kërcënuar të hapë një epokë të re pasigurie.

“Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, dy vendet që zotërojnë arsenalët më të mëdhenj bërthamorë në botë, do të mbeten pa një dokument themelor që kufizon dhe kontrollon këto arsenale,” tha Peskov.

“Ne besojmë se kjo është shumë e keqe për sigurinë globale dhe strategjike,” shtoi ai, duke nxitur frikën që ka gjasa të ndahet në pjesën më të madhe të botës.

Pse shqetësimi i Kremlinit mund të jetë strategjik

Por shprehjet e shqetësimit të Kremlinit mund të jenë më tepër të interesuara dhe strategjike sesa ata janë të gatshëm ta pranojnë.

Përveçse humbin një platformë për reduktimin e armëve që u jepte mundësinë të shfaqnin një nga mbetjet e fundit të fuqisë sovjetike, Moska tani përballet me një të ardhme ku SHBA mund të zgjerojë arsenalët e saj bërthamorë pa kufizime.
Administrata Trump, për shembull, ka rikthyer idenë e anijeve luftarake të armatosura me armë bërthamore të tipit “Trump-class”, një politikë e Luftës së Ftohtë e braktisur prej dekadash.

Bashkimi Sovjetik do të kishte mundur ta përballonte këtë. Por me një ekonomi dhe buxhet mbrojtjeje shumë më të vogël se ai i Uashingtonit, Moska pothuajse nuk ka asnjë shpresë të mbajë hapin – duke thelluar më tej hendekun e madh në fuqi dhe ndikim mes rivalëve të vjetër.

Sigurisht, edhe SHBA ka arsyet e veta për të lejuar që kontrolli bërthamor me Rusinë të përfundojë, veçanërisht dëshirën për të përfshirë Kinën, një fuqi bërthamore në rritje, në marrëveshjet e ardhshme.

Por skadimi i New START shënon fundin e një epoke: jo vetëm të traktateve të kontrollit të armëve që fokusoheshin vetëm te Moska dhe Uashingtoni, por edhe të një periudhe kur SHBA ishte e gatshme të pranonte kufizime bërthamore.

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Partia Demokratike është në tendencë rënëse.

“Grupi opozitar ka një parti të madhe që është Partia Demokratike. Por, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet. E dyta, është në tendenca për rënie. Me zotin Basha morëm 650 000 vota. Me zotin Berisha kanë marrë 480 000 vota. Tregon që tendenca e ngritjes, vektori pozitiv brenda opozitës, është te këto grupet e reja, te kjo lloj alternative. Nuk është më kjo zgjidhja, se nëqoftëse për shembull PD-ja është e zonja vetë, e marrin vetë në dorë këtë punë. S’ka nevojë fare për ne, siç nuk kanë pasur dhe përpara ndoshta për ne”, tha Shehi.

“Duhet ta marrin vesh kush është trendi i ri i politikës. Pse është ky ngërç? Pse në vend që të shkojmë përpara vijmë mbrapsht, në një kohë që qeveri të korruptuar si kjo s’ka pasur Shqipëria. Por, nuk ikën vetë ky. Asnjë nuk ikën vetë. Atëherë, hajde të krijojmë ca kushte që opozita të marrë maksimumin e asaj që është humusi opozitar, që unë besoj që është i madh. Por, nuk përfaqësohet më. Atje te PD-ja ta thashë përfaqësohet deri në atë nivel. Të tjerët janë të rinj, janë në rritje. Të shikojmë, ndoshta dalin edhe të rinj të tjerë. Unë këtu e shoh këtë lloj dinamike të re, këtë lloj dialektike brenda frontit opozitar dhe këtu e shoh edhe shpresën unë. Te ata që mendojnë ndryshe, që po përballen… Edhe gjykoj që një pjesë e qytetarëve do t’i vijë nga mbrapa. Atyre që kanë qenë, qoftë edhe si puna ime, tregon që s’e paskan më këtë punë në dorë”, shtoi Shehi.

‘Flasim me sy mbyllur me njëri-tjetrin…”/ Bashkëshortja e Mirit komenton raportin e tij me Selin: Nuk jam xheloze

E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë për Top Albania Radio. Ajo u shpreh për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, e shumë të tjera.

Marrëdhënia e Mirit dhe Selin ka qenë ndryshe nga të tjerat. Unë mendoj që edhe Selin përfiton shumë nga Miri, e shikon si një person i rritur nga ku mund të marë këshilla. Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë, ne e njohim me sy mbyllur njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim te ai se e njoh shumë mirë. Çfarë bën Selin nuk më përket mua, por edhe nëse ajo do donte diçka e di që ai do i thoshte stop.

Selin e ka kuptuar që te Kutia e Pandorës ka diçka lidhur me të dhe atë do të zbulojë. Nëse nuk do ishte Miri, Selin nuk do kishte arritur aty ku është. Ajo nuk do që të distancohet Miri se ajo ka shumë përfitime nga kjo gjë. Unë mendoj, ashtu si e shoh unë, është një presion i madh për Mirin sepse është i mbyllur aty brenda për aq gjatë. E shoh që është pak i lodhur, por çuditem si e gjen këtë durimin që ka. Nëse do isha unë atje brenda, nuk do kisha reaguar aq qetë sa ai. Nuk kam frikë fare nga ajo marrëdhënie. Kur ti ke një martesë dhe nuk ke besim, por ke xhelozi, kjo do të thotë që në marrëdhënië ka diçka që nuk shkon. Pak xhelozi i jep zjarr raportit, por aq shumë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë, nuk puthen, nuk bëjnë asgjë.

The post ‘Flasim me sy mbyllur me njëri-tjetrin…”/ Bashkëshortja e Mirit komenton raportin e tij me Selin: Nuk jam xheloze appeared first on iconstyle.al.

“Ishte dashuri me shikim të parë…”/ Nga njohja me këngëtarin deri tek takimi me vajzën, rrëfehet gruaja e Mirit

Mbremjen e sotme, e ftuar në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë për Top Albania Radio. Ajo u shpreh për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, e shumë të tjera. Lidhur me surprizën e veçantë, që Artisja vajza e tyre i bëri Mirit, Rabea u shpreh:

Ajo ka dhënë përgjigjet që kishte në zemër. Doja të thoja edhe Selin, edhe Stelina, të dyja i kishte shumë qejf më tha. Ajo ka folur si një fëmijë i pafajshëm, atë që kishte në zemër. Pas takimit, ajo ishte e lumtur që takoi të atin më në fund. Por ishte edhe e mërzitur, sepse Miri ngeli ende brenda në shtëpi. Kur doli, ajo ka qarë shumë, e kisha shumë të vështirë ta qetësoja.

Dashuri ka me mua, me gocën me familjen e tij. Ai është xheloz vetëm për gjërat që ka përzemër, e ka për të mirë xhelozinë.

Po ashtu, ajo ka treguar edhe historine e njohjes me Mirin.

Rabea: E kam mësuar shqipen vetë. E njoha Mirin dhe ne flisnim anglisht. Por ne kishim një lidhje serioze dhe për mua kur ke një bashkëshort nga një shtet tjetër për mua është më se normale. Kisha edhe pak turp se mos bëj gabime.

Elona: A ishte dashuri me shikim të parë?

Rabea: Po, mund ta them. Unë jetoja dhe punoja në Gjermani, ku kisha një koleg dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht. Ai u martua me një shqiptare dhe më ftoi në dasmën e tyre dhe atje e pashë. Aty pyeta kush është ky, se është shumë i bukur. Kushërira e tij na prezantoi.

Miri më tha se ishte këngëtar, por unë s’e njihja. Më tha të futem në YouTube dhe të kërkoj “West Side Family”. Kështu ishte dashuri me shikim të parë. Kënga e preferuar nga “West Side Family” është “Jehona”. Është shumë e bukur, ishte një nga këngët e para të Mirit që kam dëgjuar, ka një vend të veçantë në zemrën time.

The post “Ishte dashuri me shikim të parë…”/ Nga njohja me këngëtarin deri tek takimi me vajzën, rrëfehet gruaja e Mirit appeared first on iconstyle.al.

Pse burrat nuk shkojnë te psikologu?

Një burrë i vetëm në makinë, natën vonë. Një tjetër përballë ekranit, duke lëvizur mekanikisht. Dikush që punon pa pushim, dikush që zemërohet pa e ditur pse, dikush që hesht  jo sepse nuk ndien, por sepse nuk ka mësuar kurrë të flasë për atë që ndien. Edhe pse biseda për shëndetin mendor është hapur më shumë se kurrë, burrat vazhdojnë të shmangin psikoterapinë.

Këtë fenomen e analizon Stephen Blumenthal, psikolog klinik konsulent dhe psikoanalist, në një artikull të botuar në The Guardian. Sipas tij, arsyeja nuk është mungesa e dhimbjes apo problemeve, por mënyra se si burrat janë rritur dhe çfarë u është mësuar të quajnë “mashkullore”.

Të edukuar për veprim, jo për fjalë

Që në fëmijëri, djemtë inkurajohen të veprojnë, jo të shpjegojnë se si ndihen. Gjuha e emocioneve vjen vonë dhe shpesh nuk vjen fare. Shumë burra përjetojnë ankth apo depresion pa i njohur si të tillë; ata i shprehin në forma të tjera: tension, izolim, rrezikim, ose shpërthime zemërimi. Psikoterapia, e ndërtuar mbi të folurin dhe përpunimin emocional, u duket si një gjuhë e huaj që nuk e kanë mësuar kurrë.

Kur trajtimi perceptohet si “femëror”

Shërbimet e shëndetit mendor janë zhvilluar kryesisht përmes përvojave të grave: biseda ballë për ballë, rrëfim emocional, verbalizim i ndjenjave. Shumë burra, përkundrazi, ndihen më të sigurt krah për krah, në veprim të përbashkët, jo në ekspozim të drejtpërdrejtë. Kjo shpjegon pse ata shpesh përgjigjen më mirë ndaj formateve në grup, aktiviteteve me lëvizje ose strukturë të qartë jo sepse u mungon thellësia, por sepse ekspozimi i frikëson.

Dobësia dhe frika nga rënia në “hierarki”

Për shumë burra, të tregosh dobësi nënkupton rrezik: humbje terreni, ulje statusi, turp. Psikoterapia kërkon heqjen e “blindimit” emocional dhe kjo mund të duket kërcënuese, jo çliruese. Ironikisht, është pikërisht ky blindim i vazhdueshëm që i bën burrat më të brishtë në afatgjatë.

Miti i vetë-mjaftueshmërisë

Figura e burrit që “ia del vetëm” është thellë e rrënjosur. Por terapia nis nga një premisë e thjeshtë: nuk ke pse ia del vetëm. Kjo bie ndesh me një nga mitet më të qëndrueshme të identitetit mashkullor dhe e bën kërkimin e ndihmës të duket si dështim.

Kur emocionet “mbyten”

Shumë burra mendojnë se emocionet mund të përballohen vetëm në doza të vogla. Kur biseda thellohet, shfaqen ankthi, tensioni dhe ndjesia e “mbytjes”. Ata janë mësuar të japin zgjidhje të shpejta, jo të qëndrojnë me pasigurinë. Terapia, megjithatë, nuk ofron receta të menjëhershme ofron kohë. Dhe kjo është e vështirë për t’u duruar.

Ndihmë vetëm kur është vonë

Shpesh ndihma kërkohet vetëm kur gjithçka ka arritur kufirin: marrëdhënie në shkatërrim, varësi, kriza të hapura. Jo sepse shenjat mungonin, por sepse ndihma kërkohet tepër vonë. Kështu, problemet e vogla kthehen në male.

Standardet kulturore mungojnë

Rrallë shohim burra që flasin hapur për psikoterapinë si diçka normale, njësoj si ushtrimet fizike apo kontrolli mjekësor. Terapia shfaqet shpesh vetëm si “zgjidhja e fundit”, pas një krize. Kjo forcon idenë se, nëse shkon te psikologu, “diçka ka shkuar shumë keq”.

Fuqia nuk humbet, transformohet

Sipas Blumenthal, psikoterapia nuk ua heq pushtetin burrave; ajo e ndryshon formën e tij. Krijon një hapësirë ku kontrolli mund të relaksohet pa pasoja, ku ndjenjat nuk shtypen, por pranohen. Pengesa kryesore nuk është personale, por kulturore. Për sa kohë që vlera mashkullore lidhet vetëm me durimin dhe heshtjen, ndihma do të shihet si dobësi.

The post Pse burrat nuk shkojnë te psikologu? appeared first on iconstyle.al.

Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

Lim Hoti ka reaguar për herë të parë publikisht vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund çdo dileme që kishte mbajtur publikun në pritje.

Rrugëtimi i tij në reality show u shënua nga një trekëndësh i ndërlikuar emocionesh, ku në qendër ishin ish-partnerja Alba dhe banorja tjetër Dolce. Megjithatë, deklarata e parë e Limit jashtë shtëpisë ka qenë e prerë dhe pa ekuivoke: nuk ka vend për ribashkim me asnjërën prej tyre.

Në një intervistë telefonike për Andale Media, Limi ka zgjedhur të flasë hapur, duke ofruar një këndvështrim ndryshe nga ai që u krijua gjatë transmetimit të spektaklit. I pyetur për raportin me Albën, ai surprizoi me deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një figurë të dëmtuar nga dinamika mediatike.

Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them,” u shpreh ai.

Përballë aludimeve se mund të kishte një sqarim apo një takim jashtë shtëpisë me njërën nga vajzat, Limi i ka mbyllur të gjitha dyert me një fjali të vetme, duke konfirmuar se jeta e tij private jashtë është tashmë e stabilizuar.

“Nuk po e pres asnjërën, me thënë të drejtën, sepse jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona,” deklaroi ai.

The post Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’ appeared first on iconstyle.al.

Gjuha e urrejtjes së përdorur ndaj Stenaldos, institucionet dhe organizatat dënojnë veprimet në ‘Big Brother VIP’

Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara dënoi dje gjuhën e urrejtjes së përdorur ndaj gazetarit Stenaldo Mëhilli, person me aftësi të kufizuar në shikim, gjatë programit “Big Brother Albania VIP”.

Sipas organizatave, gjuha e përdorur është e papranueshme dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve të barazisë dhe dinjitetit njerëzor. “Përbën ableizëm, një formë diskriminimi që buron nga premisa se personat me aftësi të kufizuara janë më pak të vlefshëm se personat pa aftësi të kufizuara”, thuhet në deklaratën e tyre.

Organizatat theksuan se kjo është gjithashtu gjuhë urrejtjeje, pasi nuk cenon vetëm individin, por edhe komunitetin e personave me aftësi të kufizuara.

“Duke përcjellë mesazhin se jetët tona janë më pak të denja për t’u jetuar se ato të të tjerëve, veçanërisht duke marrë parasysh audiencën e gjerë të këtij programi”, thuhet më tej në deklaratën e organizatave.

Më tej, ato theksuan se një gjuhë e tillë është përdorur historikisht për të izoluar dhe përjashtuar personat me aftësi të kufizuara, “duke i penguar ata të marrin pjesë në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët. Ajo ushqen stigma dhe paragjykim”.

Njëjtë reagoi edhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, të cilët u shprehën se është një mesazh i rrezikshëm që cenon dinjitetin njerëzor dhe ushqen paragjykimet ndaj personave me aftësi të kufizuara.

“Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) dënon me forcë gjuhën e përdorur ndaj konkurrentit të verbër, Stenaldo Mëhilli, ku verbëria u etiketua si “dënim” apo “mallkim” (“Ty të ka dënuar Zoti / të ka mallkuar Zoti”)”, u shpreh shoqata.

Rrjeti i organizatave kërkuan që produksioni i “Big Brother Albania VIP” të marrë masa për përjashtimin e pjesëmarrësve që përdorin gjuhë urrejtjeje, si dhe ndërhyrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Sipas Suela Lalës, drejtuese e Fondacionit “Së Bashku” që advokon për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, do të dërgojnë brenda ditës së sotme edhe një ankesë zyrtare pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për të marrë masa administrative.

Në një reagim publik, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënoi gjuhën e përdorur dhe kërkoi vëmendje më të shtuar në transmetimin publik për të parandaluar situata që shkojnë drejt gjuhës së urrejtjes.

“KMD gjithashtu shpreh shqetësimin mbi paragjykimet dhe stereotipet negative që rëndojnë sidomos tek njerëzit më të pamundur, prandaj kërkon nga Operatori që të garantojë moscënimin e dinjitetit njerëzor”, u shpreh Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioneri ftoi televizionin Top Channel dhe produksionin e “Big Brother VIP” të analizojnë protokollet e formatit dhe të krijojnë hapësirë për diskutim mbi personat me aftësi të kufizuara dhe zërat e tyre./Citizens

The post Gjuha e urrejtjes së përdorur ndaj Stenaldos, institucionet dhe organizatat dënojnë veprimet në ‘Big Brother VIP’ appeared first on iconstyle.al.

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet si shqiptar.

I tillë është dhe Donald Fa, nga Kameruni i Afrikës, i cili ka ardhur në studion e “Opinion” në Tv Klan me veshje tradicionale shqiptare, si dhe e quan veten dibran “dem baba dem”.

“Unë kam shumë shoqëri nga Dibra dhe Tirana. Ata më kanë mbajtur shumë afër, prandaj e quaj veten dibran dem baba dem”, u shpreh ai.

Ai tregon se erdhi në vendin tonë falë punës së tij. Shqipëria duket se “ia mori zemrën”, ndaj ai vendosi që të shpërngulet këtu.

Një prej ushqimeve të tij të preferuara shqiptare është ‘fërgesa tironse’, ashtu sikurse tregon se shëtit shpesh rreth zonës ku ai jeton për t’i marrë më të mirën e këtyrev vendeve.

Siç shprehet Fa, pjesa më e madhe e popullsisë së Kamerunit nuk e njohin Shqipërinë dhe ai ua portretizon si një vend shumë të qetë e bukur. Por, edhe ata që e njohin Shqipërinë në Kamerun, vjen për shkak të futbollit, teksa Fa e lidh me figurën e Lorik Canës.

“Ata e njohin Shqipërinë nga ana e futbollit, nga ana e Lorik Canës. Ata e dijnë Shqipërinë vetëm nga Lorik Cana. Shumë shpesh kur flas me ndonjë shok, më thonë ku je, u them në Shqipëri. Më thonë ku i bie kjo Shqipëri”, tha ai.

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i kufirit” Tom Homan në një konferencë për shtyp, sipas të cilit  se tërheqja e pjesshme do të lërë 2,000 agjentë të agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjentë të tjerë federalë në qytet.

Ai shtoi se çdo tërheqje e mëtejshme e agjentëve varet nga bashkëpunimi i zbatimit të ligjit vendas dhe komunitetit më të gjerë.

Homan u zgjodh për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti, nga agjentët federalë në janar.

Në dhjetor, Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi një valë agjentësh federalë të imigracionit në Minesota, si pjesë e një goditjeje ndaj imigracionit të paligjshëm në SHBA.

Rreth 2,000 agjentë nga agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjenci të tjera federale u vendosën në Minneapolis që nga 14 janari, thanë zyrtarët, si dhe 800 agjentë shtesë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP) të SHBA-së, përfshirë stafin e Patrullës Kufitare.

Homan u rekrutua për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave masive kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë – Renee Good dhe Alex Pretti – nga agjentët federalë në Minesota në janar.

Në përgjigje, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, dhe Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, kërkuan që agjentët federalë të zbatimit të ligjit për imigracionin të largohen tërësisht nga rajoni i kryeqytetit të shtetit, ndërsa Trump tha se administrata e tij “do të ulë pak tensionet”.

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se programi i tij i fuqishëm i raketave balistike – një nga më të mëdhenjtë në Lindjen e Mesme është një “vijë e kuqe” në çdo negociatë.

Testi më i fundit i kapaciteteve raketore iraniane ndodhi gjatë luftës 12-ditore në qershor 2025 me Izraelin, gjatë së cilës Teherani lëshoi breshëri raketash balistike drejt Izraelit, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe shkatërrimin e dhjetëra ndërtesave dhe blloqeve të banimit në qendër dhe veri të vendit.

Sipas një analize të Institutit për Studimin e Luftës (ISË) dhe projektit AEI Critical Threats, Izraeli “ka shkatërruar me gjasë rreth një të tretën e lëshuesve iranianë të raketave” gjatë konfliktit.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar vazhdimisht se vendi është rimëkëmbur nga dëmet e luftës dhe se kapacitetet e tij janë më të forta se kurrë.

Çfarë janë raketat balistike?

Një raketë balistike është një armë e shtyrë nga raketa, e cila drejtohet gjatë fazës fillestare të ngritjes, por më pas ndjek një trajektore rënieje të lirë nën ndikimin e gravitetit për pjesën më të madhe të fluturimit. Ajo mund të transportojë koka luftarake me eksplozivë konvencionalë ose potencialisht biologjikë, kimikë apo bërthamorë.

Shtetet perëndimore e shohin arsenalin balistik të Iranit si një kërcënim konvencional për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe si një mjet të mundshëm për transportin e armëve bërthamore, nëse Teherani do t’i zhvillonte ato. Irani mohon se synon ndërtimin e bombave atomike.

Llojet dhe rrezet e raketave iraniane

Sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Irani ka rezervën më të madhe të raketave balistike në Lindjen e Mesme. Rrezja e tyre është e kufizuar nga vetë Irani në 2.000 kilometra – distancë që, sipas zyrtarëve iranianë, mjafton për të mbuluar Izraelin.

Shumë nga bazat raketore ndodhen në dhe rreth Teheranit. Të paktën pesë “qytete raketore” nëntokësore janë identifikuar në provinca të ndryshme, përfshirë Kermanshahun, Semnanin dhe zona pranë Gjirit.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), Irani zotëron disa raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë Izraelin, përfshirë: Sejil – 2.000 km, Emad – 1.700 km, Ghadr – 2.000 km, Shahab-3 – 1.300 km, Khorramshahr – 2.000 km, Hoveyzeh – 1.350 km.

Agjencia gjysmëzyrtare ISNA publikoi në prill 2025 një grafik që tregonte nëntë raketa iraniane që, sipas saj, mund të godasin Izraelin. Mes tyre: Sejil, me shpejtësi mbi 17.000 km/orë dhe rreze 2.500 km, Kheibar, me rreze 2.000 km, Haj Qasem, me rreze 1.400 km

Shoqata për Kontrollin e Armëve (Arms Control Association) thotë se arsenali përfshin edhe: Shahab-1 – rreth 300 km, Zolfaghar – 700 km, Shahab-3 – 800–1.000 km, Emad-1 (në zhvillim) – deri 2.000 km, Sejil (model në zhvillim) – 1.500–2.500 km

Strategjia dhe zhvillimi raketor

Irani thotë se raketat balistike shërbejnë si mjet kyç parandalues dhe hakmarrës kundër SHBA-së, Izraelit dhe objektivave të tjerë rajonalë.

Sipas një raporti të vitit 2023 nga Behnam Ben Taleblu i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, Irani po zgjeron depot nëntokësore të raketave, përfshirë sisteme transporti dhe lëshimi, si dhe qendra prodhimi dhe magazinimi. Në vitin 2020, Irani deklaroi se kishte lëshuar për herë të parë një raketë balistike nga nëntoka.

Raporti thekson se vite të tëra të inxhinierisë së kundërt dhe prodhimit të raketave i kanë mundësuar Iranit të përdorë materiale më të lehta kompozite për të rritur rrezen e fluturimit.

Në qershor 2023, Irani prezantoi atë që e quajti raketën e parë balistike hipersonike të prodhuar në vend. Raketat hipersonike fluturojnë me shpejtësi mbi pesë herë më të madhe se ajo e zërit dhe ndjekin trajektore komplekse, duke i bërë të vështira për t’u interceptuar.

Sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve, programi raketor iranian bazohet kryesisht në dizajne të Koresë së Veriut dhe Rusisë, me ndihmë edhe nga Kina.

Irani zotëron gjithashtu raketa lundruese (cruise), përfshirë Kh-55, e aftë të mbajë koka bërthamore dhe me rreze deri 3.000 km.

Sulme rajonale

Në qershor, Irani iu përgjigj përfshirjes së SHBA-së në luftën ajrore të Izraelit kundër Iranit duke goditur me raketa bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar. Teherani kishte paralajmëruar më herët për sulmin dhe nuk pati viktima. Uashingtoni shpalli armëpushim disa orë më vonë.

Garda Revolucionare përdori raketa edhe në janar 2024, duke deklaruar se kishte goditur selinë e spiunazhit izraelit në rajonin autonom kurd të Irakut dhe militantë të Shtetit Islamik në Siri.

Irani ka njoftuar gjithashtu për sulme raketore ndaj bazave të një grupi militant baluç në Pakistan.

Arabia Saudite dhe SHBA-ja kanë deklaruar se besojnë se Irani ishte pas sulmit me dronë dhe raketa ndaj objekteve kyçe të naftës saudite në vitin 2019, akuza që Teherani i ka mohuar.

Në vitin 2020, Irani lëshoi raketa ndaj forcave të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak, përfshirë bazën ajrore al-Asad, si hakmarrje për sulmin me dron që vrau gjeneralin Qassem Soleimani./Reuters

BRIT Awards 2026 – Noel Gallagher shpallet Kompozitori i Vitit

LONDËR, 4 shkurt /ATSH-DPA/- Noel Gallagher do të shpallet Kompozitori i Vitit në  ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, më 28 shkurt.

“Brit Awards 2026” do të jetë edicioni i 46-të i ceremonisë së “Brit Awards”, e prezantuar nga British Fonografic Industry (BPI) për të njohur më të mirët në muzikën britanike dhe ndërkombëtare në vitin 2025.

Gallagher, i cili ka arritur sukses të madh si me “Oasis” ashtu edhe me “High Flying Birds” të Noel Gallagher, ka fituar disa çmime “Brit Awards” në të kaluarën.

Çmimi “Kompozitori i Vitit” njeh talentin e jashtëzakonshëm të shkrimit të këngëve dhe vendoset nga një panel i zgjedhur gjyqtarësh ekspertë.

Fitues të mëparshëm të ketij çmimi përfshijnë Ed Sheeran, Kid Harpoon, Raye dhe Charli xcx.

Gallagher do ta pranojë çmimin në ceremoninë që do të mbahet në Mançester më 28 shkurt.

Ai njihet më së miri si pjesë e grupit Britpop “Oasis” së bashku me vëllain e tij Liam, që kohët e fundit përfunduan turneun botëror të ribashkimit shumë të pritur.

Ai shkroi këngët hit “Wonderwall”, “Don’t Look Back In Anger” dhe “Champagne Supernova” për grupin me bazë në Mançester, përpara se të ndaheshin në vitin 2009 pas një mosmarrëveshjeje midis vëllezërve.

Në gusht të vitit 2024, “Oasis” i dha fund 16 viteve spekulimesh duke konfirmuar një rikthim në skenë, në turneun “Oasis Live 25”.

Ndërkohë, grupi “High Flying Birds” i Noel Gallagher publikoi katër albume të suksesshme.

“Për më shumë se tre dekada, Noel ka krijuar këngë që janë bërë pjesë e historisë sonë kolektive – të guximshme, brilante dhe gjithmonë të dallueshme”, tha kryetarja e Komitetit të Çmimeve “Brit Awards 2026″, Stacey Tang.

“Këngët e tij kanë qenë kolona zanore për breza të shumtë dhe kanë përcaktuar shpirtin e muzikës britanike në nivel global”, shtoi ajo.

“Nderimi i Noel si “Kompozitori i Vitit” vlerëson punën e tij të jashtëzakonshme dhe forcën krijuese që vazhdon të lidhë dhe frymëzojë artistë dhe fansa në të gjithë botën”, theksoi ajo.

Harry Styles dhe Olivia Dean do të performojnë secili në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Co-op Live” të Mançesterit, së bashku me Wolf Alice dhe Mark Ronson.

Dean dhe Lola Young kanë marrë më shumë nominime për çmime “Brit Awards” të këtij viti – me pesë nominime secili.

Këngëtari Sam Fender, fituesi më i fundit i Çmimit “Mercury”, u nominua gjithashtu në katër kategori – duke përfshirë Artistin e Vitit, Artistin Alternativ Rock, Albumin më të Mirë dhe Këngën më të Mirë për “Rein Me In”, bashkëpunimin e tij me Dean.

Ndërkohë, grupi britanik “Pulp” shënoi nominimin e parë në 30 vjet për kategorinë e Grupit më të Mirë, ndërsa Lily Allen është nominuar në tre kategori: Albumi më i Mirë, Artistja e Vitit dhe Artistja Pop. //a.i/

The post BRIT Awards 2026 – Noel Gallagher shpallet Kompozitori i Vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë, si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

Gjatë takimit, Spiropali siguroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s.

Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, sipas Spiropalit, do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës.

Po ashtu, Spiropali u takua edhe me senatorin Gary Petters, themelues dhe bashkëkryetar i “Albanian Issues Caucus”, që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi se Shqipëria e konsideron këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në kuadër të vizitës në Uashington, ministrja Spiropali ka zhvilluar disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në disa dimensione.

Takimet po vijojnë në Senatin Amerikan, ndërkohë që axhenda e ministres Spiropali në SHBA përfshin edhe takime me zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe me drejtuesit e “The Heritage Foundation”.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qukës-Qafë Plloçë, historia e projektit dhe financimit të rrugës në dy kohë

Emisioni ‘Plug’ Kur Edi Rama shkeli për herë të parë në zyrën e Kryeministrisë në vitin 2013, nisi një propagandë të ethshme se qeveria e mëparshme i kishte lënë “rrugët rrugëve”. Sot, pas katër mandatesh, koha ka treguar se rrugët e ndërtuara para vitit 2013 i kanë mbijetuar kohës, stuhive të motit dhe stuhive politike, […]

The post Qukës-Qafë Plloçë, historia e projektit dhe financimit të rrugës në dy kohë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e Enjte 5 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju?

Dashi E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo gjë do ju tensionojë. Demi Në dashuri do të ketë […]

The post Horoskopi, e Enjte 5 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju? appeared first on BoldNews.al.

❌