Migrantë duke kaluar nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, më 30 korrik 2026.Javët që lidhin korrikun me gushtin janë zakonisht një periudhë kur ndërtesat e BE-së rreth Shumanit në Bruksel bien në qetësi dhe bisedat në grup të korrespondentëve heshtin pothuajse krejtësisht. Por këtë vit, java e fundit e korrikut vetëm e qetë që nuk ishte. Ndërsa zëdhënësit e BE-së aktivizonin mesazhet automatike të mungesës nga zyra […]The post Letër nga Brukseli: Episodi në Ceuta trazoi verën e BE-së appeared first on Reporter.al.
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private. Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” […]The post Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh appeared first on Reporter.al.
Milan Radoiçiq. Foto kortezi e N1.Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në qytetin perëndimor të Gjakovës gjatë vitit 1999. BIRN ka mësuar se ndër të dyshuarit është edhe Milan Radoiçiq, biznesmen dhe politikan i njohur serb nga Kosova. Prokuroria bëri […]The post Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte appeared first on Reporter.al.
Sali dhe Ganimete Morina. Foto: BIRN“Në fund të marsit, forcat serbe po i rrethonin fshatrat,” kujton Sali Morina për Kosovën e vitit 1999. “Unë i mora në krahë të dy djemtë tanë dhe nënën time deri te makina, ndërsa gruaja ime mbajti Ganimeten (vajzën e tyre), sepse ishte më e lehtë për ta mbajtur.” Familja Morina, nga fshati Samadrexhë në […]The post “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar”: Fëmijët me aftësi të kufizuara kujtojnë eksodin e vitit 1999 appeared first on Reporter.al.
Magyar Péter dhe Orbán Viktor. Foto e krijuar me IA.Humbja e thellë e qeverisë së Viktor Orbanit në zgjedhjet e prillit tregoi qartë se dominimi i saj pothuajse i plotë mbi peizazhin mediatik të Hungarisë nuk mjaftoi këtë herë për të siguruar fitoren. Që atëherë, të dhënat e reja kanë treguar se sa joefektive ishte në të vërtetë fushata zgjedhore e partisë Fidesz, e […]The post Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata zgjedhore e Orban-it në Hungari appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të qendrës së kontrollit të projektit Smart City. Foto: Ministria e Brendshme. Pas mbylljes antikushtetuese të TikTok, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi sërish vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, këtë herë për të reklamuar projektin e kushtueshëm “Smart City” si një zgjidhje të artë për dhunën në shkolla. Gjatë inaugurimit të një qendre komande më 16 korrik, Rama tha se nuk e kishte harruar fëmijën e vrarë, […]The post “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat? appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, miratoi më 17 korrik një rregullore të re që përcakton udhëzime për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e saj. Ky vendim, i shoqëruar nga një komentar voluminoz prej 532 faqesh, prek njëherazi aksesin e mediave dhe gazetarëve në gjykatë. Në një hapësirë të veçantë dedikuar […]The post ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve appeared first on Reporter.al.
Mbeturina të hedhura pranë plazhit në zonën bregdetare të Golemit, pranë Durrësit. Foto: BIRN/Fjori Sinoruka.Violeta nuk u habit aspak nga mbeturinat që po i prishnin pushimet verore. “Është e tmerrshme, apo jo?” tha 24-vjeçarja, duke iu referuar mbeturinave dhe inerteve të shpërndara përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në jug të qytetit portual të Durrësit. Golemi është një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Shqipëri, vetëm […]The post Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik appeared first on Reporter.al.
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSAProkuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend. Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin […]The post SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale appeared first on Reporter.al.
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.Për vite me radhë, Aleksandar Dinic mbajti një plumb si kujtim nga lufta në Ukrainë. Policia e gjeti atë mes sendeve të tij personale në janar, kur arrestoi shtetasin serb 35-vjeçar nën dyshimin për vrasje. Viktima e tij e dyshuar, një burrë 43-vjeçar, u vra me armë zjarri më 16 janar në rrëzë të malit […]The post Nga mercenar në Ukrainë te vrasës me pagesë për klanet kriminale appeared first on Reporter.al.
Selia qendrore e Bankës së Shqipërisë | Foto: BIRN/Nensi BogdaniPër këtë shkrim u bënë shkas debatet e fundit mbi kursin e këmbimit, propozimet për ndryshime në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe diskutimet mbi integrimin monetar të vendit. Shqipëria paraqet disa veçori në zhvillimin e saj ekonomik, të cilat shpesh janë konsideruar paradoksale. Një nga këto veçori është hyrja e valutës (HV), e cila […]The post Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet appeared first on Reporter.al.
Gjatë punimeve për ndërtimin e një ure në Pishë-Poro. Foto: PPNEA. Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës […]The post Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
Protesta maratone e Flamingove | Foto: LSARevolucioni i Flamingove hyri në muajin e tretë. Provokoi reagime të ndryshme, dhe do të vazhdojë të provokojë. Iu bënë të gjitha llojet e interpretimeve, politike, kulturore, gjendjeje shoqërore dhe ekonomike, agjenturore, etj. Shumëkush mes atyre që marrin pjesë në të apo e ndjekin nga distanca pyet: “çfarë po ndodh?”. Dhe, është e vërtetë, çdo […]The post Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje” appeared first on Reporter.al.
Amfiteatri antik i Durrësit në vitet e para të zbulimit. Kompozitori Haig Zacharian ishte vetëm 14 vjeç, kur në Durrës filluan punimet për zbulimin e amfiteatrit antik. Shtëpia e tij ishte pjesë e listës së banesave që do të rrafshoheshin për shkak të hapjes së shkallareve, ndërsa ai vetë punoi gjatë verës me grupin e madh të punëtorëve. “Largoja dherat me karrocë dore, njëlloj si […]The post Jeta mbi monument: 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit appeared first on Reporter.al.
I akuzuari për shkelje të barazisë në tendera dhe krim të organizuar, Ermal Beqiri. Foto: Soft& Solution. Rajoni i Oise në veri të Parisit është i njohur për trashëgiminë mbretërore, pyjet e shumta dhe kështjellat mesjetare – njëra prej të cilave, sipas SPAK, është blerë nga i shumëkërkuari Ermal Beqiri për 2.6 milionë euro. Në Shqipëri, Beqiri ndodhej në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit të kaluar si njëri nga arkitektët e […]The post Nga tenderat e AKSHI te kështjella në Francë, SPAK në gjurmët e pasurisë së Beqirit appeared first on Reporter.al.
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSAKa një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për t’u mbrojtur: mbështille me flamurin e Evropës. Quaje “përafrim me acquis”, thuaj “është detyrim që vjen nga Brukseli” dhe gjysma e kritikëve heq dorë që pa nisur… Sepse cili është ai trim që do të dalë kundër Evropës?! Kështu erdhi neni […]The post Në emër të Evropës… appeared first on Reporter.al.
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku pas daljes nga SPAK. Foto: LSA. Të rinj dhe aktivistë u mblodhën paraditen e së premtes para godinës së SPAK-ut me flamingo dhe pankarta në duar, në shenjë proteste ndaj ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte thirrur të premten për t’u paraqitur para prokurorëve. Dhjetra punonjës të Policisë së Shtetit ndërhynë duke i larguar aktivistët nga trotuari që […]The post SPAK ngre akuza të reja ndaj Belinda Ballukut appeared first on Reporter.al.
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSAGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 31 korrik lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Beqajt, avokatit Ermal Yzeiraj, i cili argumentoi […]The post Gjykata e Posaçme liron Ilir Beqajn nga burgu, e lë në “arrest shtëpie” appeared first on Reporter.al.
Universiteti i Tetovës, ku studiojnë kryesisht studentë nga komuniteti shqiptar, është universiteti i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut.Në fillim të vitit 2025, kur Emine Haxhiu Memishi aplikoi për një post në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, ajo e bëri këtë e pajisur me një diplomë në ekonomi nga Universiteti i Tregtisë i Stambollit, me një mesatare notash 9.88, me një vit përvojë profesionale pas vetes dhe me gatishmërinë […]The post Sistemi i “vjetruar” i renditjes së universiteteve në Maqedoninë e Veriut vë në disavantazh të diplomuarit shqiptarë appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i PS në komisionin e reformës territoriale, Arbjan Mazniku. Pasi komisioni biparizan parlamentar për reformën administrativo-territoriale u mbyll pa asnjë rezultat, Partia Socialiste nxorri nga mënga të enjten një projektligj për ndryshimin e hartës territoriale të vendit, duke propozuar rrudhjen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Harta e re u parapri nga një dokument analizues me disa skenarë, i përgatitur gjithashtu në […]The post “Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”: Drafti i PS pritet me kritika appeared first on Reporter.al.