Normal view

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive shtatë vatra zjarri. Situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po lufto...

6 August 2026 at 18:00

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive shtatë vatra zjarri. Situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët që vazhdojnë të përhapen. Zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore. Flakët kanë dalë në aksin Riban-Ngraçan, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të Policisë. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë penguar ndërhyrjen nga toka, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara. Era e fortë ka favorizuar flakët që kanë kaluar rrugën e Panahorit. Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj e cilësoi situatën si problematike. Për të dytën ditë me radhë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve në Mallakastër po mbështetet edhe nga ajri. Në operacion është angazhuar avioni zjarrfikës "Air Tractor AT-802 Fire Boss", i cili ka kryer fluturimin e parë operacional në Shqipëri.

2375 views


💾

Katër gra i kanë rrëfyer BBC-së se janë sulmuar dhe ngacmuar seksualisht në një kolegj stërvitjeje ushtarake për adoleshentë në Britaninë e Madhe, ku ...

6 August 2026 at 18:00

Katër gra i kanë rrëfyer BBC-së se janë sulmuar dhe ngacmuar seksualisht në një kolegj stërvitjeje ushtarake për adoleshentë në Britaninë e Madhe, ku njëra prej të abuzuarave tha se është përdhunuar nga disa ushtarë. Të gjitha gratë kanë ndjekur Kolegjin e Fondacionit të Ushtrisë (AFC) në Harrogate, North Yorkshire, gjatë pesë viteve të fundit dhe thonë se ngjarjet kanë ndodhur kur ato ishin 17 vjeç. Kolegji ka një kulturë të rrezikshme mizogjinie dhe dhune seksuale, thonë gratë, të cilat për herë të parë kanë thyer heshtjen. Këto raporte janë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”, tha një zëdhënës i Ushtrisë në një deklaratë. BBC raporton po ashtu se Policia e North Yorkshire mori 16 raportime për vepra penale seksuale të lidhura me kolegjin gjatë vitit deri në qershor, sipas një kërkese për Lirinë e Informacionit. Këto vepra penale të raportuara përfshijnë akuza për ekspozim të padëshiruar, vëzhgim të paautorizuar (voajerizëm) dhe sulm seksual. Nuk dihet nëse rastet me të vërtetë u dërguan për ndjekje penale. Një total prej 176 ankesash për sjellje të papërshtatshme seksuale në kolegj u bënë midis janarit 2018 dhe qershorit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes. Shifrat e publikuara zbulojnë një model të përsëritur problematik brenda institucionit që trajnon brezin e ri të ushtarakëve britanikë.

497 views


💾

Një oficer policie në Wisconsin përjetoi momente të frikshme teksa një tornado e fuqishme goditi zonën ku ai ishte i pozicionuar pranë një shkolle fil...

6 August 2026 at 18:00

Një oficer policie në Wisconsin përjetoi momente të frikshme teksa një tornado e fuqishme goditi zonën ku ai ishte i pozicionuar pranë një shkolle fillore. Pamjet dramatike nga kamera e patrullës tregojnë erëra të furishme që hedhin pemë, mbeturina dhe copa ndërtimi në çdo drejtim. Shkolla Gegan Elementary pësoi dëme të mëdha, ndërsa oficeri Scott Boehlen shpëtoi pa lëndime. "Papritur, mbeturinat filluan të fluturonin kudo. Në atë moment nuk e kuptova sa e rëndë ishte situata," tha ai.

702 views


💾

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vendin tonë, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, raporton A2CNN....

6 August 2026 at 18:00

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vendin tonë, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, raporton A2CNN. Sokol Hoxha akuzohet për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.

2353 views


💾

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ...

6 August 2026 at 18:00

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

7270 views


💾

“Kantata e Kafesë” solli humorin dhe muzikën e Bach-ut në parkun e Liqenit Artificial

6 August 2026 at 18:00

Parku i Liqenit Artificial në Tiranë u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një skenë të muzikës klasike, ku publiku ndoqi koncertin “Kantata e Kafesë”, interpretimin në gjuhën shqipe të veprës satirike të kompozitorit të mirënjohur Johann Sebastian Bach.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Bah… Cafè!”, me mbështetjen e bashkisë Tiranë, duke ofruar një mbrëmje ku muzika klasike u ndërthur me interpretimin skenik, në një atmosferë të veçantë pranë natyrës.

Interpretimi i kësaj vepre të Bach-ut u mirëprit nga publiku, i cili pati mundësinë të përjetojë një format artistik që ndërthur humorin, teatrin dhe muzikën baroke.

Në realizimin e koncertit kontribuoi Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila bëri të mundur zhvillimin e tij në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial.

“Kantata e Kafesë”, është një kantatë e ashtuquajtur “profane” (jofetare) e kompozitorit Johann Sebastian Bach. Vepra satirike u shkrua mes viteve 1732–1734 për t’u interpretuar në Kafenenë Zimmermann nga Collegium Musicum i Lajpcigut, me libret të shkruar nga Picander. “Kantata e Kafesë” rrëfen historinë e një babai i cili përpiqet ta bindë vajzën e tij, Lieschen, të heqë dorë nga zakoni i pirjes së kafesë. Pavarësisht kërcënimeve të të atit se do t’i ndalojë shëtitjet, rrobat e reja dhe madje edhe martesën, Lieschen nuk pranon të heqë dorë nga pija e saj e preferuar, të cilën e quan “më të ëmbël se një mijë puthje”.

Në fund ajo pranon vetëm në dukje, ndërsa fshehurazi vendos që do të martohet vetëm me një burrë që do t’i garantojë të drejtën për të pirë kafe sa herë të dëshirojë. Vepra mbyllet me një mesazh humoristik se vajzat nuk do ta lënë kurrë zakonin e pirjes së kafesë, ashtu si nënat dhe gjyshet e tyre./atsh

17:58 Italia zgjat oraret e monumenteve, Koloseu hapet edhe në mbrëmje

By: EL
6 August 2026 at 17:58

Last Updated on 06/08/2026 by EL

Disa nga monumentet më të famshme të Italisë, përfshirë Koloseun dhe Panteonin në Romë, do të qëndrojnë të hapura deri në mbrëmje gjatë muajit gusht. Nisma synon t’u japë turistëve më shumë mundësi vizitash dhe të shmangë fluksin e madh gjatë orëve të nxehta të ditës.

Vizita në disa nga monumentet më të njohura të Italisë do të jetë e mundur edhe pas perëndimit të diellit. Gjatë gjithë muajit gusht, qeveria italiane ka vendosur të zgjasë oraret e Koloseut dhe Panteonit në Romë, si edhe të Kështjellës Sforzesco në Milano, në kuadër të një projekti pilot për menaxhimin e fluksit të turistëve.

Qëllimi i nismës është t’u japë vizitorëve mundësinë të shijojnë monumentet në orët e mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta dhe vendet historike janë më pak të mbushura. Autoritetet besojnë se kjo do ta bëjë përvojën e turistëve më të rehatshme, sidomos gjatë vapës së verës, dhe njëkohësisht do të shpërndajë më mirë numrin e vizitorëve gjatë ditës.

Sipas orareve të reja, Koloseu do të jetë i hapur të premteve dhe të shtunave nga ora 19:45 deri në 23:30, ndërsa Panteoni do të presë vizitorë çdo ditë, përveç të enjtes, nga ora 19:00 deri në 23:00. Në Milano, Kështjella Sforzesco do të qëndrojë e hapur çdo ditë deri në orën 19:30, dy orë më gjatë se zakonisht.

Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, tha se nisma nuk synon vetëm zgjatjen e orareve, por edhe krijimin e një mënyre të re për të përjetuar monumentet më të famshme të vendit. Ndërsa ministri i Turizmit, Gianmarco Mazzi, theksoi se turizmi kulturor është bërë arsyeja kryesore pse vizitorët zgjedhin Italinë, duke sjellë rreth 58 miliardë euro të ardhura në ekonominë e vendit.

Në Milano, vizitorët do të përfitojnë edhe bileta me çmime të reduktuara për disa muze dhe ekspozita gjatë muajit gusht. Nëse projekti rezulton i suksesshëm, autoritetet italiane planifikojnë ta zgjerojnë atë edhe në monumente të tjera historike, duke ofruar më shumë mundësi për turistët dhe një menaxhim më të mirë të fluksit të vizitorëve./et

Inteligjenca artificiale trondit arsimin - Suedia dhe Danimarka marrin masat e para në shkolla

6 August 2026 at 17:58


Përdorimi gjithnjë e më i përhapur i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) po sjell ndryshime të mëdha në sistemet arsimore në mbarë botën, duke i detyruar qeveritë të rishikojnë mënyrën se si duhet të menaxhohet kjo teknologji në shkolla.

Një nga rastet më shqetësuese vjen nga Suedia, ku një studim i fundit ka zbuluar një rritje të ndjeshme të rasteve të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale nga nxënësit. Sipas të dhënave të publikuara, numri i nxënësve të pezulluar ose të paralajmëruar për përdorim të paautorizuar të mjeteve të AI-së është rritur me 688 për qind në periudhën 2023–2025.

Përballë kësaj situate, qeveria suedeze ka kërkuar një rishikim zyrtar për të analizuar mënyrën se si shkollat po përballen me mashtrimin akademik të mundësuar nga teknologjia e re, shkruan theguardian.

Edhe Danimarka ka ndërmarrë hapa të rinj për të kufizuar përdorimin e pakontrolluar të chatbotëve me inteligjencë artificiale nga nxënësit e shkollave të mesme. Ministri danez i Arsimit, Magnus Heunicke, ka paralajmëruar se nevojiten masa të menjëhershme për të mbrojtur besueshmërinë e procesit arsimor.

Sipas rregullave të reja, nxënësit nga mosha 16 deri në 19 vjeç do të duhet t’i mbrojnë gojarisht punimet e tyre të shkruara, në mënyrë që të dëshmojnë se janë autorët e vërtetë të tyre dhe se e kuptojnë përmbajtjen e punës.

Gjithashtu, shkollat do të duhet të përdorin sisteme monitorimi të ekraneve dhe masa teknike mbrojtëse gjatë provimeve me shkrim për të kufizuar qasjen në platformat e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, Danimarka nuk synon ta përjashtojë plotësisht teknologjinë nga arsimi. Autoritetet kanë zhvilluar edhe projekte pilot ku nxënësve u është lejuar përdorimi i mjeteve të IA-së gjatë përgatitjes për pjesën gojore të provimeve të gjuhës angleze.

Debati për rolin e inteligjencës artificiale në arsim po zgjerohet në shumë vende të botës, ndërsa institucionet përpiqen të gjejnë një ekuilibër mes përfitimeve të teknologjisë dhe ruajtjes së integritetit akademik. /Telegrafi/

Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës

6 August 2026 at 17:58

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka dhënë sinjalin më të qartë deri tani për pasardhësin që dëshiron në Shtëpinë e Bardhë. Sipas një raporti të gazetës The Washington Post, ai u ka thënë privatisht donatorëve se synon të mbështesë zëvendëspresidentin JD Vance në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale, Trump është shprehur se, në fund të ditës, duhet të zgjidhet JD Vance.

Ky qëndrim ndryshon nga deklaratat e mëparshme publike, ku ai shmangte të favorizonte mes Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio. Edhe pse para donatorëve u shfaq në krah të Vance, Trump vazhdon të kërkojë mendimin e këshilltarëve për të dy politikanët. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ai i ka pyetur bashkëpunëtorët edhe gjatë një udhëtimi me helikopterin presidencial Marine One se cili prej tyre do të ishte zgjedhja më e mirë.

Një këshilltar pohon se Trump e sheh privatisht Vance si drejtuesin e ardhshëm të Partisë Republikane, por thekson se është ende herët për një mbështetje publike. Ndërkohë, disa aleatë të presidentit thonë se nuk ka ende një vendim përfundimtar dhe kujtojnë se Trump shpesh ndryshon qëndrim për çështje të tilla.

Një zyrtar u shpreh se kush mendon se kjo garë është mbyllur, nuk e njeh mjaftueshëm mënyrën se si vepron presidenti. Nga ana tjetër, JD Vance nuk ka shpallur ende planet për vitin 2028, ndërsa mbetet e paqartë edhe nëse Marco Rubio do të pranonte të ishte pjesë e një dysheje zgjedhore me të.

Premtimet boshe të Ramës, pse Shqipëria digjet çdo verë

By: Brisi
6 August 2026 at 17:57

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund të vitit 2026. Vetëm dje, ai prezantoi përmes një videoje në rrjetet e tij sociale avionin e parë shiqptar zjarluftues, Air Tractor, një avion i specializuar me një motor turboprop, i projektuar kryesisht për […]

The post Premtimet boshe të Ramës, pse Shqipëria digjet çdo verë appeared first on BoldNews.al.

“Ai bisedoi me të”, agjenti i Diomandes zbulon personin që bindi atë të transferohet te Real Madridi

6 August 2026 at 17:55


Agjenti i Yan Diomande, Nathan Campbell, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte faktori vendimtar që e bindi anësorin nga Bregu i Fildishtë të transferohej te Real Madridi, pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera të mëdha evropiane.

Sipas Campbell, përkushtimi personal dhe biseda direkte e trajnerit portugez me lojtarin ndikuan shumë në vendimin për të kompletuar transferimin rekord të 19-vjeçarit në "Santiago Bernabeu".

"Faktori i fundit ishte Jose Mourinho. Ai foli me të në frëngjisht të rrjedhshme, gjë që ishte shumë e rëndësishme për të”.

“Ne nuk e dinim që Mourinho fliste aq mirë frëngjisht, pasi ai nuk ka qenë trajner në një klub francez", deklaroi agjenti.

Campbell shpjegoi se gatishmëria e Mourinhos për të kontaktuar personalisht Diomanden dhe për t’i shpjeguar qartë idetë e tij taktike në gjuhën e lojtarit pati një ndikim të madh në vendimin final të talentit, i cili më parë ishte pjesë e Leipzigut.

"Ajo që bëri diferencën ishte koha kur ai e telefonoi Yanin dhe fakti që foli rrjedhshëm në frëngjisht për idetë e tij, projektin dhe mënyrën se si ai do të përshtatej në skuadër. Kjo tregoi se ai e vlerësonte shumë atë bisedë”.

“Ishte një pikë shumë e rëndësishme. Ishte çelësi për ta bindur", përfundoi Campbell./Telegrafi/

Zjarret përfshijnë Greqinë, ekipe të specializuara, zjarrfikëse dhe avionë vihen në dispozicion

6 August 2026 at 17:54

Zjarrfikësit grekë vijuan betejën me disa vatra zjarri në Greqinë qendrore dhe perëndimore gjatë së enjtes, ndërsa erërat e forta vështirësuan përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll. Situata ka nxitur edhe reagime politike, me partinë kryesore opozitare që akuzon qeverinë për mungesë përgatitjeje dhe menaxhim të dobët të sezonit të zjarreve.

Një nga zjarret shpërtheu pranë plazhit Kolymbada, në jug të ishullit Skyros, ku flakët përfshinë bimësi të ulët në një zonë agropyjore. Në operacion u angazhuan tetë zjarrfikës me katër automjete, të mbështetur nga katër avionë zjarrfikës, si dhe cisterna uji dhe makineri të autoriteteve lokale.

Një tjetër vatër e madhe zjarri u regjistrua pranë Agia Marina, në rajonin perëndimor të Ilias. Shërbimi Grek i Zjarrfikësve mobilizoi 42 zjarrfikës, përfshirë dy ekipe të specializuara për zjarret në pyje, 13 automjete zjarrfikëse dhe tre avionë që kryen hedhje uji nga ajri. Operacionet u mbështetën edhe nga mjete të rënda dhe cisterna të pushtetit lokal.

Erërat e forta vazhduan të pengojnë ndërhyrjen e ekipeve në terren, duke e bërë më të vështirë izolimin e flakëve.

Në mes të operacioneve të shuarjes, sekretari i Komitetit Qendror të SYRIZA-Aleancës Progresive, Nikos Pappas, akuzoi qeverinë se nuk ishte përgatitur si duhet për sezonin e zjarreve, duke vënë në pikëpyetje masat parandaluese dhe burimet e vëna në dispozicion për përballimin e emergjencave.

The post Zjarret përfshijnë Greqinë, ekipe të specializuara, zjarrfikëse dhe avionë vihen në dispozicion appeared first on Euronews Albania.

Ndalohet një shtetas i Gjermanisë në Strugë, ka filmuar me dron një objekt ushtarak

6 August 2026 at 17:54
Më 05.08.2026 në orën 14:30 në fshatin Radozhë të Strugës, policia ka ndaluar A.S. (56) nga Gjermania për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje skicash ose vizatimesh të objekteve ushtarake dhe pajisjeve luftarake”, në përputhje me nenin 350 të Kodit Penal. Ai u kap duke […]

17:53 Trump hedh poshtë aludimet për mungesë municionesh luftarake: Kush ka publikuar deklarata tradhtare, të dënohet me burg

By: EL
6 August 2026 at 17:53

Last Updated on 06/08/2026 by EL

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet se vendi po përballet me mungesë municionesh, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara disponojnë rezerva të mëdha armësh.

“SHBA-të kanë sasi të mëdha ‘materialesh lufte’, veçanërisht të llojeve të caktuara. Përveç kësaj, prodhohen vazhdimisht sipas nevojës”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Deklarata vjen në një kohë kur administrata amerikane po përballet me pyetje për gjendjen e arsenalit ushtarak, ndërsa konflikti me Iranin ka hyrë në muajin e gjashtë dhe SHBA-ja vazhdon të furnizojë edhe Ukrainën me armë.

Sipas CBS News, SHBA ka përdorur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të raketave me precizion të gjatë, ndërsa The Washington Post raportoi se Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, janë përplasur për shkak të shqetësimeve mbi rezervat e armëve.

Trump i mohoi këto raportime dhe paralajmëroi ndëshkime për personat që zbulojnë informacione të klasifikuara.

“Ata që kanë publikuar këto deklarata tradhtare do të ndiqen penalisht. Do të kërkohen dënime të gjata me burgim”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Pentagoni këmbëngul se rezervat amerikane mbeten të mjaftueshme, ndërsa prodhimi i armëve po rritet për të përballuar kërkesat në rritje./et

Kuvendi njofton për ndërprerjen e seancës, pa dhënë datë për vazhdimin

6 August 2026 at 17:51

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se në seancën e sotme konstituive deputetët e Legjislaturës XI dhanë betimin, por procesi nuk u përmbyll pasi nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit.

Seanca u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i shoqëruar nga deputetja më e re, Fatma Taçi. Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, ndërsa më pas u miratua raporti i tij dhe deputetët dhanë betimin.

Në pikën e tretë të rendit të ditës, që kishte të bënte me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, fjalën e mori kryeministri në detyrë dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, por kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Kurti tha se kishte zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa shtoi se synohen bisedime edhe me PDK-në dhe AAK-në.

“Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt edhe një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme, të panevojshme për qytetarët e të dëmshme për ekonominë”, deklaroi Kurti.

Ai kërkoi që partive t’u jepej më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje sa më të gjerë për presidentin ose presidenten e re.

Pas fjalimit të Kurtit, kryesuesi Avni Dehari tha se, meqë subjekti më i madh parlamentar nuk kishte propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit, ishte i obliguar ta ndërpriste seancën.

Kuvendi nuk ka bërë të ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive, ndërsa sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, afati për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi njofton për ndërprerjen e seancës, pa dhënë datë për vazhdimin appeared first on Sinjali.

❌