Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 March 2026Main stream

SHBA – Tre ushtarë të vrarë dhe pesë të plagosur rëndë në operacionin kundër Iranit

UASHINGZTON, 1 mars /ATSH-AA/ – Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë “plagosur rëndë” që nga fillimi i sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit.

“Disa të tjerë pësuan lëndime të lehta nga copëza predhash dhe tronditje dhe janë në proces të kthimit në detyrë”, tha CENTCOM, duke shtuar se “operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë” dhe përpjekjet e reagimit janë ende në zhvillim.

Identitetet e të vrarëve do të mbahen të fshehta për 24 orë, derisa familjarët e tyre të njoftohen.

Viktimat amerikane u njoftuan teksa operacioni i përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit hyri në ditën e dytë.

Sulmet, të nisura dje, vranë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Teherani reagoi me sulme me dronë dhe raketa që synuan disa vende të Gjirit, kryesisht baza ushtarake amerikane në rajon.  /os/

The post SHBA – Tre ushtarë të vrarë dhe pesë të plagosur rëndë në operacionin kundër Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina dënon vrasjen e Ali Khameneit

PEKIN, 1 mars /ATSH-AA/ – Kina ka dënuar vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në sulmet SHBA-Izrael ndaj kryeqytetit iranian Teheran një ditë më parë.

“Sulmi dhe vrasja e liderit suprem të Iranit është një shkelje e rëndë e sovranitetit dhe sigurisë së Iranit”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës në platformën amerikane të mediave sociale X.

“Kjo shkel qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina e kundërshton fuqishëm dhe e dënon ashpër”, thuhet më tej.

Duke përsëritur thirrjen për një përfundim “të menjëhershëm” të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, ministria theksoi nevojën për një “përpjekje të përbashkët” për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe “në mbarë botën”.

Më herët, Teherani njoftoi vdekjen e Khameneit, 86-vjeç, pas bombardimeve të djeshme SHBA-Izrael ndaj kryeqytetit iranian.

Gjithashtu u shpallën 40 ditë zie publike në vend.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se Khamenei u vra në zyrën e tij herët të shtunën dhe se vdekja e tij do të shënojë fillimin e një “kryengritjeje të madhe kundër tiranëve të botës”.

Para konfirmimit nga Teherani, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se “Khamenei është i vdekur”.   /os/

The post PEKIN – Kina dënon vrasjen e Ali Khameneit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Mes viktimave edhe ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad

TEHERAN, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Edhe ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad rezulton i vrarë në sulmet ajrore amerikane dhe izraelite në Teheran, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ILNA dhe disa mediave izraelite.

Edhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit ka mbetur i vrarë gjithashtu në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Lajmet e transmetuara nga disa medie ndërkombëtare për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, gjatë një ofensive të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në Teheran.

 

The post IRAN – Mes viktimave edhe ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKE – Putin i shpreh ngushëllime presidentit iranian për vrasjen e udhëheqësit suprem

MOSKE, 1 mars /ATSH-AA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella për vrasjen e liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit, Seyed Ali Khamenei dhe anëtarëve të familjes së tij”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e Kremlinit.

Në mesazh theksohet se vrasja u krye në “shkelje cinike të të gjitha normave të moralit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Putin shtoi se Khamenei në Rusi do të “kujtohet si një burrë shteti i shquar që dha një kontribut të madh personal në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ruso-iraniane dhe i çoi ato në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës”.

“Ju kërkoj t’ia përcillni simpatinë dhe mbështetjen time më të sinqertë familjes dhe miqve të liderit suprem, qeverisë dhe mbarë popullit të Iranit”, tha ai.

Sot, forcat e armatosura iraniane njoftuan se Khamenei u vra së bashku me disa zyrtarë të lartë ushtarakë në sulmet SHBA-Izrael ndaj vendit, të cilat nisën dje.   /os/

The post MOSKE – Putin i shpreh ngushëllime presidentit iranian për vrasjen e udhëheqësit suprem appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Trump përballë Teheranit: Cili është objektivi final?

THERAN, 1 mars /ATSH/ – Pas disa javësh tensione me Iranin dhe një grumbullimi të shpejtë të forcave ushtarake amerikane, situata është përshkallëzuar të shtunën me sulme të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj objektivave të profilit të lartë, përfshirë baza ushtarake iraniane dhe rezidencat e drejtuesve më të lartë të vendit.

Teksa vala e parë e sulmeve shënjestroi pika të rëndësishme në mbarë vendin, disa e bëjnë pashmangshëm këtë pyetje: cili është objektivi përfundimtar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump?

Duke mos qenë mjaftueshëm të kënaqura me politikën e “presionit maksimal”, Shtetet e Bashkuara tani duket se synojnë neutralizimin e plotë të Iranit si fuqi rajonale.

Për muaj me radhë, Trumpi kishte pohuar se qëllimi i tij ishte një marrëveshje e re bërthamore. Por, siç vëren Michael Horowitz, ekspert i pavarur i mbrojtjes me bazë në Izrael, rruga diplomatike kishte arritur praktikisht në një qorrsokak.

“Negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit qartazi nuk po funksiononin në mënyrën që do të dëshironte Trumpi”, tha Horowitz për Radion Evropa e Lirë. “Hendeku është thjesht shumë i madh për t’u kapërcyer përmes bisedimeve”.

Sipas tij, zyrtarët iranianë nuk ishin të gatshëm të ofronin lëshime që do t’i lejonin Trumpit ta “shiste” një marrëveshje të re si pasardhëse më të mirë të marrëveshjes bërthamore nga e cila ai u tërhoq në vitin 2018. Me diplomacinë e shteruar, Uashingtoni ka kaluar te forca si instrumenti kryesor i ndryshimit.

A do të ngrihet populli iranian?

Një shtyllë qendrore e strategjisë amerikano-izraelite duket të jetë shpresa për një kryengritje të brendshme.

Në fjalimin e tij të 28 shkurtit, Trumpi shkoi më tej se mesazhet e mëhershme amerikane, duke iu drejtuar drejtpërdrejt popullit iranian.

Duke deklaruar se “ora e lirisë suaj po afron”, ai u bëri thirrje qytetarëve të “marrin në dorë” qeverinë e tyre pasi të përfundojë faza ushtarake.

Gjatë luftës 12-ditore me Izraelin qershorin e kaluar, thirrje të ngjashme për përmbysjen e udhëheqjes klerike u injoruan, ndërsa civilët i dhanë përparësi mbijetesës dhe kërkuan strehim. Këtë herë, megjithatë, aleatët duket se po llogarisin në një terren ndryshe.

Jason Brodsky, drejtor politikash në organizatën “United Against Nuclear Iran” (UANI) – një grup avokues me bazë në SHBA që punon për të parandaluar Teheranin nga sigurimi i armëve bërthamore – argumenton se dobësimi i dukshëm i fuqisë së shtetit mund të shërbejë si katalizatori që ka munguar.

“Një nga shpresat e fushatës duket të jetë që populli iranian të dalë në rrugë dhe të bëhet më i guximshëm në sfidimin e regjimit, duke e parë atë të dobësuar”, tha Brodsky për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se synimi është “barazimi i fushës së lojës”, duke dobësuar aftësinë e shtetit për të shtypur mospajtimin, duke i dhënë teorikisht “popullit të paarmatosur iranian” mundësinë ta rimarrë vendin e vet.

Horowitz, megjithatë, ofron një vlerësim më të kujdesshëm për rolin e rrugës si faktor vendimtar. Ai thekson se, ndonëse zyrtarët amerikanë dhe izraelitë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave të reja, koha mund të mos përputhet me pritjet e tyre.

“Personalisht mendoj se gjasat janë të ulëta për aq kohë sa konflikti vazhdon”, paralajmëroi Horowitz. “Është më realiste të pritet një rritje e trazirave pas përfundimit të konfliktit, ndonëse regjimi – nëse ende është i aftë – do të jetë gjithashtu i përgatitur”.

Ndarja e roleve

Kryerja taktike e sulmeve tregon një ndarje të koordinuar të roleve mes dy aleatëve, duke vënë në shënjestër si kapacitetet ushtarake të Iranit, ashtu edhe udhëheqjen e tij.

Sipas Brodskyt, Shtetet e Bashkuara “po përqendrohen në dobësimin e kapaciteteve raketore të Iranit” për të zbutur kundërpërgjigjen, ndërsa Izraeli po fokusohet në “eliminimin e udhëheqësve iranianë” – një strategji që pasqyrohet në raportimet për sulme ndaj rezidencave të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe presidentit Masud Pezeshkian.

Pavarësisht fazës fillestare me intensitet të lartë, pyetja qendrore mbetet nëse vetëm një fushatë ajrore mund të rrëzojë një teokraci 47-vjeçare.

Horowitz beson se fuqia ajrore ka një “histori të dobët” kur bëhet fjalë për arritjen e ndryshimit të regjimit.

Megjithatë, ai përmend një variabël që mund ta bëjë këtë konflikt ndryshe: gatishmërinë e dukshme të Trumpit për përshkallëzim.

“Nuk do ta përjashtoja mundësinë, duke pasur parasysh sa e dobët është Republika Islamike dhe faktin që presidenti Trump duket i gatshëm të përballojë disa goditje dhe të zhvillojë një fushatë më të gjatë”, tha Horowitz.

Në fund, qëllimi përfundimtar mund të varet se sa shpejt mund të çarmatoset Irani nga kapacitetet e tij. Nëse aftësia e tij për të lëshuar raketa hakmarrëse ose për të shkaktuar tronditje ekonomike globale neutralizohet herët, Uashingtoni mund të ndjehet i inkurajuar të vazhdojë përpara – derisa Republika Islamike ose të heqë dorë nga identiteti i saj thelbësor, ose të shembet nën presionin e trazirave të brendshme.

Ndonëse retorika e Trumpit ka lëvizur mes thirrjeve për një “marrëveshje më të mirë” dhe sinjaleve për ndryshim regjimi, fjalimi i tij i 28 shkurtit sugjeron një ndryshim rrënjësor të strategjisë, shkruan REL.  /os/

The post KOMENT – Trump përballë Teheranit: Cili është objektivi final? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BELGJIKE – Boom ndalon konsumimin e alkoolit gjatë ditës në qendrën e tij

BOOM, 1 mars /ATSH-AA/ – Qyteti belg Boom ka vendosur ndalim të konsumimit të alkoolit gjatë ditës në qendrën e tij nga muaji prill deri në muajin shtator, me qëllim uljen e shqetësimeve publike.

Gjatë kësaj periudhe, siç raporton transmetuesi VRT, konsumimi i alkoolit do të ndalohet në çdo kohë brenda dhe përreth sheshit historik të tregut Grote Markt.

Më herët, pirja e alkoolit në hapësira publike jashtë zonave të licencuara ishte e ndaluar vetëm nga mesnata deri në orën 08:00, me përjashtim të tarracave dhe aktiviteteve të lejuara.

Kryetari i bashkisë Boom, Jeroen Baert, tha se masa synon zonat ku janë regjistruar shqetësime të lidhura me alkoolin.

“Zgjodhëm këtë periudhë sepse ditët janë më të gjata dhe rriten gjasat për mot të mirë. Pikërisht atëherë njerëzit mblidhen në zonat ku ne duam të ndërhyjmë”, shpjegoi ai.

Shkelësit mund të përballen me gjoba sipas kodit të sanksioneve administrative komunale.

Autoritetet sqaruan se edhe mbajtja e një shisheje apo kanaçeje të hapur me alkool do të konsiderohet shkelje e ndalimit.   /os/

The post BELGJIKE – Boom ndalon konsumimin e alkoolit gjatë ditës në qendrën e tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NIKOSIA – Irani lëshon dy raketa drejt Qipros

NIKOSIA, 1 mars /ATSH/ – Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey deklaroi se Irani ka lëshuar dy raketa drejt Qipros, ku ndodhen bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.

“Jemi mjaft të sigurt se ato nuk po synonin bazat tona. Kjo tregon se sa i pakontrollueshëm është hakmarrja e Iranit”, shtoi Healey.

Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, dy raketat e lëshuara drejt Qipros ranë në det.

Dje, kryeministri britanik Keir Starmer konfirmoi në një fjalim të shkurtër drejtuar vendit duke përditësuar situatën e shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit se Mbretëria e Bashkuar nuk mori pjesë në sulme.

Megjithatë, ai njoftoi se avionët e RAF ishin vendosur në orët e fundit “mbi qiellin e Lindjes së Mesme” në operacione për të mbrojtur vendet arabe aleate me Londrën, të cilat u shënjestruan nga përgjigja e Teheranit sepse ato strehojnë baza ushtarake amerikane.

Starmer më pas përsëriti thirrjen e qeverisë së tij, të ndarë tashmë me Francën dhe Gjermaninë, kundër çdo “përshkallëzimi” të mëtejshëm në rajon. /os/

Starmer nuk bëri asnjë kritikë të qartë ndaj sulmit izraelito-amerikan, duke vënë në dukje përgjegjësinë e Republikës Islamike, e cila, tha ai, “mund t’i japë fund kësaj tani”.   /os/

The post NIKOSIA – Irani lëshon dy raketa drejt Qipros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Ka disa kandidatë të mirë për të udhëhequr Iranin

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Një zgjidhje diplomatike për tensionet midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është “lehtësisht” e mundur, tha Trump në një intervistë me CBS News.

“Shumë më e lehtë tani sesa ishte një ditë më parë, padyshim, sepse ata janë nën presion të madh”, vuri në dukje manjati, duke shtuar se ai e di se kush po e udhëheq Iranin pas vdekjes së Khameneit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kur u pyet se kë do të donte të shihte të drejtonte Iranin, Trump u përgjigj: “Ka disa kandidatë të mirë”. /os/

The post SHBA – Trump: Ka disa kandidatë të mirë për të udhëhequr Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Arrin në 148 numri i të vdekurve në shkollën fillore të vajzave

TEHERAN, 1 mars /ATSH/ – Numri i të vdekurve nga sulmi izraelit më 28 shkurt 2026, në një shkollë fillore vajzash në qytetin iranian Minab është rritur në 148, sipas guvernatorit të qytetit, Mohammad Radmehr, shkruan la repubblica.it.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA. Viktimat ishin kryesisht vajza. (…vijon)  /os/

The post IRAN – Arrin në 148 numri i të vdekurve në shkollën fillore të vajzave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Një i vrarë dhe 11 të plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, ndërsa Irani sulmon rajonin

ABU DHABI, 1 mars /ATSH/ – Një person është vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në aeroportet në Dubai dhe Abu Dhabi, ndërsa Irani nisi sulme në të gjithë Lindjen e Mesme në përgjigje të një sulmi masiv dhe të vazhdueshëm kundër tij nga SHBA-të dhe Izraeli, shkruan BBC.

Autoritetet në Abu Dhabi konfirmuan se një dron që synonte Aeroportin Ndërkombëtar Zayed (AUH) u rezua duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait (DXB) – më i ngarkuari në botë për nga trafiku i pasagjerëve – u dëmtua në një “incident” që plagosi katër anëtarë të stafit, sipas autoriteteve.

Mijëra fluturime janë anuluar për në dhe nga rajoni, në një nga ndërprerjet më serioze të udhëtimit global që nga pandemia Covid-19. /os/

The post FOKUS – Një i vrarë dhe 11 të plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, ndërsa Irani sulmon rajonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Khamei, një nga njerëzit më të këqij në histori, iranianët të marrin në dorë fatet e vendit

UASHINGTON, 1 mars /ATSH/ – Khamei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm Drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende në të gjithë botën, që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e banditëve gjakatarë, deklaroi presidenti amerika Donald Trump, shkruan BBC.

”Ai nuk ishte në gjendje të shmangte Inteligjencën tonë dhe Sistemet e Gjurmimit shumë të Sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, ose udhëheqësit e tjerë që janë vrarë së bashku me të, mund të bënin”, shtoi Trump.

”Ky është shansi më i madh për popullin iranian për të rimarrë vendin e tyre. Po dëgjojmë se shumë nga IRGC-ja e tyre, Ushtria dhe Forcat e tjera të Sigurisë dhe Policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne”, shtoi ai.

”Shpresojmë që IRGC dhe Policia do të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe do të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të fillojë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është shkatërruar shumë, madje edhe shfarosur, vetëm brenda një dite. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të arritur objektivin tonë për paqe në të gjithë Lindjen e Mesme”, theksoi Trump. /os/

The post SHBA – Trump: Khamei, një nga njerëzit më të këqij në histori, iranianët të marrin në dorë fatet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit suprem Khamenei

TEHERAN, 1 mars /ATSH/ – Shpërthime të forta janë regjistruar në kryeqytetin iranian, shkruan BBC.

Burimi në Teheranin lindor keksojnë se “shpërthimet ishin më të këqija se ato të djeshmet”.

Izraeli thotë se ”po godet objektiva të regjimit iranian në Teheran”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se kanë filluar një valë sulmesh kundër objektivave të lidhura me regjimin iranian në Teheran.

“Gjatë ditës së kaluar, Forcat Ajrore Izraelite kryen sulme në shkallë të gjerë me qëllim vendosjen e epërsisë ajrore dhe hapjen e rrugës drejt Teheranit”, thuhet në një deklaratë.

Sipas Tel Avivit forcat ajrore po godasin objektiva “në zemër të Teheranit”.

Po ashtu avionët luftarakë iranianë kanë bombarduar bazat amerikane në Lindjen e Mesme, raportuan mediat shtetërore.

Irani thotë se pilotët e forcave të tij ajrore bombarduan me sukses bazat amerikane në vendet e Gjirit dhe në rajonin e Kurdistanit të Irakut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Ushtria iraniane thotë se pilotët i goditën me sukses bazat në disa faza, duke shtuar se të gjitha “qendrat ushtarake armike” në rajon janë brenda mundësive të avionëve luftarakë të Forcave Ajrore.   /os/

The post FOKUS – Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit suprem Khamenei appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Netanyahu: Operacioni Izrael-SHBA do të riformësojë të ardhmen e Iranit

TEL AVIV, 1 mars /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur një operacion të përbashkët kundër Iranit për të eliminuar atë që ai e përshkroi si një “kërcënim ekzistencial” të paraqitur nga regjimi iranian, transmeton Anadolu.

Në një video mesazh, Netanyahu tha se “regjimi terrorist vrasës” në Teheran nuk duhet të pajiset me armë bërthamore të afta për të kërcënuar “mbarë njerëzimin”.

“Operacioni ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli trim iranian të marrë fatin në duart e veta”, tha ai.

Netanyahu u bëri thirrje, siç tha ai, të gjitha pjesëve të popullit iranian, përfshirë persët, kurdët, azerët dhe ahvazët, që të heqin “zgjedhën e tiranisë” dhe të themelojnë një “Iran të lirë dhe paqedashës”.

Ai tha se operacioni i nisur kundër Iranit është dukshëm më i fuqishëm se veprimet e mëparshme dhe përsëriti se Izraeli nuk do të lejojë që Teherani të sigurojë armë bërthamore.

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit herët sot me emrin “Ulërima e Luanit”, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Më vonë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja gjithashtu ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër “regjimit iranian”.

Sulmet vijnë ndërsa bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran.   /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Operacioni Izrael-SHBA do të riformësojë të ardhmen e Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

PEKIN – Merz: Kina do të blejë 120 avionë shtesë nga ”Airbus”

25 February 2026 at 15:53

PEKIN,  25 shkurt /ATSH-ANSA/  – Kina do të blejë deri në 120 avionë shtesë nga gjiganti evropian i aviacionit ”Airbus”, njoftoi kancelari gjerman Friedrich Merz pas takimit me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Pekin.

“Udhëheqja kineze do të porosisë një numër më të madh avionësh shtesë nga ‘Airbus’. Porosia totale do të përfshijë deri në 120 avionë shtesë”, u tha Merz gazetarëve.

‘’Kjo tregon se sa të dobishme mund të jenë fluturime të tilla’’, theksoi ai.

Kancelari nuk specifikoi llojet e avionëve që Pekini synon të porosisë ose kur do të bëhet blerja./   /os/

The post PEKIN – Merz: Kina do të blejë 120 avionë shtesë nga ”Airbus” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Diabeti, pika e kthesës qëndron te aktiviteti fizik

25 February 2026 at 14:21

LONDËR, 25 shkurt /ATSH/  – Diabeti shoqërohet me rritje të rrezikut kardiovaskular, humbje të masës muskulore, ndryshime metabolike dhe vdekshmëri të parakohshme, shkruan corriere.it.

Për këtë arsye, aktiviteti fizik për ata që preken nuk është thjesht një rekomandim për stilin e jetës, por (së bashku me dietën) një shtyllë terapeutike, duke ofruar përfitime edhe në mungesë të humbjes së peshës.

“Ne gjithmonë kemi folur për rëndësinë e ushtrimeve fizike të vazhdueshme dhe të rregullta por tani provat më të fundit shkencore theksojnë gjithashtu rëndësinë e larmisë.

Alternimi i aktivitetit aerobik dhe trajnimit të rezistencës do të thotë adresimi i mekanizmave të ndryshëm fiziologjikë: ne përmirësojmë ndjeshmërinë ndaj insulinës, zvogëlojmë yndyrën viscerale, mbrojmë masën muskulore dhe ndihmojmë në kontrollin e faktorëve kryesorë të rrezikut kardiovaskular”.

Një nga analizat më të mëdha prospektive të kryera ndonjëherë mbi aktivitetin fizik dhe shëndetin, bazuar në të dhëna nga mbi 110 000 njerëz të ndjekur për më shumë se tridhjetë vjet në SHBA, ka treguar se ata që angazhohen rregullisht në aktivitet fizik jetojnë më gjatë.

Studimi, i botuar së fundmi në British Medical Journal, tregoi gjithashtu se ata që e ndryshonin stërvitjen e tyre përfitonin nga një rrezik vdekshmërie prej 19% më i ulët sesa ata që u përqendruan në një aktivitet të vetëm, madje edhe për të njëjtin numër total orësh aktiviteti fizik.

“Këto gjetje janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit me diabet. Aktiviteti aerobik (ecja e shpejtë, çiklizmi, noti) përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe gjendjen fizike kardiorespiratore. Stërvitja e rezistencës (peshat, shiritat elastikë, ushtrimet e trupit të lirë) ruan dhe rrit masën muskulore, duke nxitur shfrytëzimin më të mirë të glukozës. Ushtrimet e ekuilibrit dhe koordinimit zvogëlojnë rrezikun e rënies, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në prani të neuropatisë diabetike”, thekson Profesor Buzzetti.

Rekomandimi për njerëzit me diabet (dhe pjesën tjetër të popullsisë) është:

Të paktën 150 minuta në javë aktivitet aerobik me intensitet të moderuar ose të fuqishëm (ecje e shpejtë, vrapim, çiklizëm, not, vallëzim, kërcim me litar, çiklizëm stacionar, stërvitje eliptike), të shpërndara gjatë një minimumi prej tre ditësh, duke shmangur më shumë se dy ditë radhazi të mosaktivitetit. Stërvitja e rezistencës (pesha, shtanga, shirita rezistence, ushtrime gjimnastike) 2-3 herë në javë.

Ushtrimet e fleksibilitetit dhe ekuilibrit (shtrirje, joga, Pilates) plotësojnë stërvitjen aerobike dhe të rezistencës.

Nëse pranojmë idenë se ushtrimet fizike janë një gur themeli i terapisë, rrjedh se ato duhet të përshkruhen dhe të personalizohen për individin.

“Çdo program ushtrimesh duhet të përshtatet me moshën, çdo ndërlikim dhe terapinë aktuale, me vëmendje të veçantë ndaj rrezikut të hipoglicemisë tek pacientët e trajtuar me insulinë”, specifikon presidenti i SID.   /os/

 

The post FOKUS – Diabeti, pika e kthesës qëndron te aktiviteti fizik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Gjatë kërkimit për pengjet në Gaza u zbuluan qindra trupa të pajetë

25 February 2026 at 10:27

UASHINGTON, 25 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se për çdo trup të një pengu të vdekur të nxjerrë nga Rripi i rrethuar i Gazës, deri në njëqind kufoma të tjera u zbuluan në rrënojat e shkatërruara të territorit palestinez.

“Besojeni ose jo, Hamasi punoi së bashku me Izraelin dhe ata gërmuan e gërmuan e gërmuan. Është një gjë e vështirë për t’u bërë, të kalosh nëpër trupa kudo, duke lënë pas 100 trupa, ndonjëherë, për secilin që gjetën”, tha Trump gjatë fjalimit të tij vjetor për gjendjen e kombit.

“Ata i gjetën të 28-të. Askush nuk mendonte se kjo ishte e mundur, por ne ia dolëm”, shtoi ai, duke iu referuar trupave të pengjeve që përfundimisht u kthyen në Izrael.

Trump kërkoi më tej të minimizonte sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Gazës që kanë vazhduar pavarësisht një armëpushimi që ai ndihmoi të ndërmjetësohej në tetor.

“Sigurisht, lufta në Gaza, e cila vazhdon në një nivel shumë të ulët, është pothuajse aty. Dhe dua të falënderoj Steve Witkoff dhe Jared Kushner për ndihmën tuaj”, tha ai.

Witkoff dhe Kushner kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan mbi Gazën dhe më gjerë.

Izraeli nisi një ofensivë të pamëshirshme në Rripin e Gazës më 8 tetor 2023, duke vrarë më shumë se 72.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 171.000 të tjerë.

Lufta pasoi një sulm ndërkufitar të udhëhequr nga Hamasi në Izrael një ditë më parë që vrau afërsisht 1.200 njerëz.   /os/

The post SHBA – Trump: Gjatë kërkimit për pengjet në Gaza u zbuluan qindra trupa të pajetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Guterres: Lufta në Ukrainë mbetet njollë në ndërgjegjen tonë kolektive

25 February 2026 at 09:41

NJU JORK, 25 gusht /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se lufta në Ukrainë vazhdon të rëndojë rëndë mbi komunitetin ndërkombëtar, duke e cilësuar atë një dështim moral katër vjet pas fillimit.

“Katër vjet pasi Federata Ruse nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, lufta mbetet një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, tha Guterres në një deklaratë të transmetuar në emër të tij nga shefja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo, gjatë sesionit të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën.

Duke theksuar se “kostoja njerëzore është katastrofike,” ai theksoi se viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët ukrainas që nga viti 2022, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve.

Ai tha se më shumë se 15 mijë civilë janë vrarë dhe mbi 41 mijë janë plagosur që nga fillimi i luftës, ndërsa miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe miliona të tjerë kanë nevojë për ndihmë jetike.

Duke theksuar ndikimin mbi fëmijët, Guterres tha se “gjendja e fëmijëve ukrainas është veçanërisht e rëndë”.

Ai tha se më shumë se 3.200 fëmijë janë vrarë ose plagosur, mbi një e treta mbeten të zhvendosur, ndërsa rreth 2.2 milionë kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Duke dënuar sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës, ai theksoi: “E drejta humanitare ndërkombëtare është e qartë, sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë rreptësisht të ndaluara”.

“I dënoj të gjitha sulmet e tilla, pavarësisht se ku ndodhin”, shtoi ai.

Duke paralajmëruar për rreziqet që lidhen me objektet bërthamore të Ukrainës, Guterres tha: “Kjo lojë e papranueshme e ruletës bërthamore duhet të ndalet menjëherë”.

Ai mirëpriti gjithashtu shkëmbimet e vazhdueshme të të burgosurve dhe bëri thirrje që të ndaluarit të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe të lirohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa kërkoi kthimin e fëmijëve ukrainas të transferuar në Rusi ose në zonat e pushtuara.

“Është koha për një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe pa kushte, hapi i parë drejt një paqeje të drejtë që shpëton jetë dhe i jep fund vuajtjeve të pafundme”, tha ai.   /os/

The post FOKUS – Guterres: Lufta në Ukrainë mbetet njollë në ndërgjegjen tonë kolektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Mungesa e datës së anëtarësimit në BE, mënyrë që Rusia të bllokojë Ukrainën për dekada

24 February 2026 at 15:55

KIEV, 24 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të martën theksoi rëndësinë e caktimit të një date të qartë për pranimin e Kievit në Bashkimin Evropian (BE), duke e përshkruar atë si një element thelbësor të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian nëpërmjet videokonferencës gjatë një seance të jashtëzakonshme plenare në Bruksel, duke shënuar katër vjet që nga fillimi i luftës, Zelenskyy falënderoi evropianët për “vëmendjen e tyre të vazhdueshme, mbështetjen e vazhdueshme dhe qëndrimin e tyre të vendosur”.

“Ne kurrë nuk e zgjodhëm këtë luftë. Ne nuk e filluam atë dhe nuk e provokuam atë, dhe bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndaluar atë”, tha ai, duke shtuar se Moska ka sjellë vazhdimisht “një projekt shumë mizor dhe të pamëshirshëm anti-evropian” në kontinent.

Zelenskyy tha se Ukraina po e mban Rusinë prapa, por ende nuk ka siguruar garanci të qëndrueshme sigurie, duke theksuar se siguria mund të garantohet vetëm “së bashku në Evropë, së bashku me Amerikën”, pavarësisht sfidave të ruajtjes së unitetit transatlantik.

Ai vuri në dukje se një afat kohor i përcaktuar për anëtarësimin në BE është “shumë i rëndësishëm si pjesë e procesit diplomatik tani, brenda të gjithë diplomacisë që synon t’i japë fund luftës”.

“Kjo nuk është vetëm një dëshirë, është një kuptim i qartë se si do të veprojë (Presidenti rus Vladimir) Putin. Nëse nuk ka një datë, nëse nuk ka një garanci të tillë, ai do të gjejë një mënyrë për të bllokuar Ukrainën për dekada duke ju ndarë juve, duke ndarë Evropën”, tha ai.

Ukraina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE menjëherë pas fillimit të luftës në shkurt 2022 dhe më vonë atë vit iu dha statusi i kandidatit.

Presidenti ukrainas gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane të zbatojnë “gamën e plotë të mbrojtjes” kundër Rusisë, nga sanksionet e forta deri te mbështetja e vazhdueshme për civilët e prekur nga sulmet ruse.

“Nuk duhet të ketë vend në botën e lirë për naftën ruse, për tankerët rusë, bankat ruse. … Ka ardhur koha për të ndaluar plotësisht të gjithë pjesëmarrësit në agresionin e Rusisë nga e gjithë Evropa”, tha Zelensky.  /os/

The post KIEV – Zelensky: Mungesa e datës së anëtarësimit në BE, mënyrë që Rusia të bllokojë Ukrainën për dekada appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Teherani: Studentët kanë të drejtë të protestojnë, por nuk duhet të kalojnë vijat e kuqe

24 February 2026 at 14:51

TEHERAN, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Studentët iranianë kanë të drejtë të protestojnë, por nuk duhet të kalojnë “vijat e kuqe”, paralajmëroi qeveria në përgjigjen e saj të parë pasi protestat rifilluan në disa universitete të shtunën.

“Sigurisht, ata kanë të drejtë të protestojnë”, theksoi zëdhënësja Fatemeh Mohajerani.

‘’Por ka vija të kuqe që duhen mbrojtur dhe nuk duhen kaluar, madje as në nxehtësinë e zemërimit”, shtoi ajo në një konferencë javore për shtyp, duke përmendur si shembuj si “vendet e shenjta dhe flamurin e Republikës Islamike”.   /os/

 

The post IRAN – Teherani: Studentët kanë të drejtë të protestojnë, por nuk duhet të kalojnë vijat e kuqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LITUANI – Gratë 100-vjeçare janë gjashtëfishi i burrave të po kësaj moshe

24 February 2026 at 13:54

VILNIUS, 24 shkurt /ATSH-AA/ – Gratë e moshës 100 vjeç e lart në Lituani i tejkalojnë burrat në numër me afërsisht gjashtë me një, sipas të dhënave kombëtare të publikuara sot.

Lituania ishte shtëpia e 428 njëqindvjeçarëve në fillim të vitit, përfshirë 368 gra dhe 60 burra, treguan shifrat nga Qendra e Regjistrave të vendit, raportoi lajmet LRT.

“Dallimi është vërtet mbresëlënës”, tha Migle Tomkuviene, një studiuese në Qendrën e Shkencave të Jetës në Universitetin e Vilniusit, duke treguar faktorët biologjikë dhe të sjelljes që qëndrojnë pas jetëgjatësisë më të gjatë të grave.

Ajo vuri në dukje se hormoni femëror estrogjen ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat përbënin 50.8 për qind të të gjitha vdekjeve në Lituani në vitin 2024, sipas Institutit të Higjienës.

Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të mbajnë stile jetese më të shëndetshme dhe të shmangin zakonet e dëmshme, shtoi ajo.

Hulumtimet tregojnë se gjenetika përbën afërsisht 20 për qind të jetëgjatësisë, megjithëse vlerësimet mund të arrijnë në 50 për qind, tha ajo, duke theksuar se stili i jetës dhe mjedisi mbeten vendimtare. Aktiviteti fizik, dieta, cilësia e gjumit, mirëqenia mendore, cilësia e ajrit dhe ekspozimi ndaj sëmundjeve ose lëndimeve, të gjitha ndikojnë në jetëgjatësinë.

“Nëse prindërit tuaj kanë jetuar gjatë, mund të prisni të jetoni një jetë të gjatë vetë, me kusht që të mos e minoni atë potencial gjenetik me një stil jetese të pashëndetshëm”, tha ajo.

Shkencëtarët kanë identifikuar disa gjene të lidhura me jetëgjatësinë, përfshirë ato që përmirësojnë riparimin e ADN-së, duke lejuar qelizat të funksionojnë siç duhet për më gjatë. Megjithatë, gjene të tilla përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të rezultateve të përgjithshme të jetëgjatësisë.

Banori më i vjetër i Lituanisë mbushi së fundmi 110 vjeç. Disa studiues spekulojnë se njerëzit një ditë mund të arrijnë 150 vjet. Tomkuviene tha se jetëgjatësia maksimale e verifikuar aktualisht mbetet rreth 120 vjet.

Ajo shtoi se përparimet në mjekësinë e personalizuar dhe shqyrtimin parandalues ​​mund të rrisin jetëgjatësinë e shëndetshme, vitet e jetuara pa sëmundje ose paaftësi serioze, të cilat aktualisht tejkalojnë 60 vjet në Lituani.   /os/

The post LITUANI – Gratë 100-vjeçare janë gjashtëfishi i burrave të po kësaj moshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌