Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 February 2026Main stream

Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar

By: Uesli
6 February 2026 at 15:12

Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar Deputeti i Qarkut Vlorë, Ardit Bido, zhvilloi një takim me banorët në Senicë për të dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre. Gjatë këtij takimi, ai dha edhe lajmin e mirë për komunitetin lidhur me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës […]

The post Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar appeared first on Saranda Web.

Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë

By: Uesli
6 February 2026 at 14:00

Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë Matilda Qurku ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë, duke theksuar se ky vendim vjen nga bindja se politika ka ende kuptim kur ushtrohet me ndershmëri, përgjegjësi dhe dëgjim të qytetarëve.     Në deklaratën e […]

The post Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë appeared first on Saranda Web.

Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar

By: Uesli
6 February 2026 at 12:28

Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar  Policia e Shtetit ka dhënë informacion të ri lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në zonën e Vrinës, në Konispol, ku u konstatuan lëndë shpërthyese të vendosura në një automjet.     Sipas të dhënave zyrtare, mjeti i përkiste […]

The post Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar appeared first on Saranda Web.

Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar

By: Uesli
6 February 2026 at 10:44

Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë Pëllumb Halimi, në moshën 74-vjeçare.     Pëllumb Halimi lindi në Sarandë në vitin 1952, në një familje punëtore me origjinë nga trevat e Çamërisë. I rritur me vlerat e dashurisë për vendin, familjen dhe punën, ai […]

The post Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar appeared first on Saranda Web.

Parandalohet shpërthimi i një automjeti, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

By: Uesli
6 February 2026 at 10:26

Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Vrinë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, në territorin e Bashkisë Konispol.     Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, […]

The post Parandalohet shpërthimi i një automjeti, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes appeared first on Saranda Web.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të AAB dhe Kompania Xtoka nënshkruajnë marrëveshje

6 February 2026 at 09:29


Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Arben Ahmeti, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me XToka, me drejtor Iljas Neziri, që ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë së teknologjisë.

Marrëveshja fokusohet në përgatitjen e studentëve për tregun e punës përmes praktikës profesionale,bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta si punëtori dhe evente teknologjike.

XToka, si kompani inovative në fushën e teknologjisë, krijon hapësirë për angazhim praktik dhe zhvillim të aftësive reale.

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës së studentëve dhe zhvillimit të talenteve të reja në teknologji.

Kolegji AAB: https://applyonline.aab-edu.net/

Tel: 048-999-006

Before yesterdayMain stream

Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma

By: Uesli
5 February 2026 at 20:10

Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma   Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar këtë të enjte ndaj raportimeve në disa media se monopatinat elektrike janë rikthyer në përdorim, duke i cilësuar këto pretendime si të pasakta dhe të pabazuara.     Përmes një reagimi në rrjetet sociale, […]

The post Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma appeared first on Saranda Web.

“Thinking Machines Lab” dhe dyshimet për abuzime me aktin normativ! Si u “përlanë” 10 mln USD pa debat në Kuvend

By: Ela
5 February 2026 at 21:17

Nga fillim viti 2023 deri në fund të vitit 2025, qeveria shqiptare dhe ministrat e ndryshëm të ekonomisë, si Delinda Ibrahimaj, Ervin Mete dhe ministri aktual Petrit Malaj nën miratimin e zv.kryeministres Balluku së bashku me Këshillin e Ministrave do të vulosnin 9 akte normative. Duhet theksuar se Shqipëria nuk ishte në kushtet e emergjencës […]

The post “Thinking Machines Lab” dhe dyshimet për abuzime me aktin normativ! Si u “përlanë” 10 mln USD pa debat në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Guterres: Skadimi i traktatit bërthamor SHBA-Rusi shënon një moment të rëndë

5 February 2026 at 17:21

NJU JORK, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi të mërkurën se skadimi i marrëveshjes së fundit të mbetur për kontrollin e armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë përfaqëson një “moment të rëndë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, duke i dhënë fund dekadave të kufizimeve ligjërisht të detyrueshme për dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.

“Skadimi i Traktatit të Ri START, që nga mesnata e sotme, shënon një moment të rëndë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Guterres në një deklaratë që shënonte skadimin e traktatit më 5 shkurt.

Ai theksoi se “për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, përballemi me një botë pa asnjë kufizim detyrues për arsenalet strategjike bërthamore të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy shtetet që zotërojnë shumicën dërrmuese të rezervave globale të armëve bërthamore”.

Guterres tha se kontrolli i armëve bërthamore midis dy vendeve ka shërbyer prej kohësh si një forcë stabilizuese, duke ndihmuar në parandalimin e një katastrofe dhe në uljen e rrezikut të gabimeve shkatërruese.

Nga Bisedimet për Kufizimin e Armëve Strategjike (SALT) deri te New START, vuri në dukje ai, marrëveshjet dypalëshe çuan në reduktimin e mijëra armëve bërthamore dhe përmirësuan sigurinë globale.

“Kjo shpërbërje e dekadave të arritjeve nuk mund të vinte në një kohë më të keqe”, paralajmëroi ai, duke theksuar se “rreziku i përdorimit të një arme bërthamore është më i larti në dekada”.

Ai paralajmëroi se mungesa e kufijve të verifikueshëm mbi arsenalet strategjike rrit pasigurinë globale mes tensioneve gjeopolitike në rritje dhe ndryshimeve të shpejta teknologjike.

Megjithatë, Guterres vuri në dukje se momenti duhet të shihet edhe si një mundësi për të rivendosur përpjekjet për kontrollin e armëve.

“Bota tani shikon nga Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara për të përkthyer fjalët në veprime”, tha ai, duke i nxitur të dyja palët të kthehen në negociata pa vonesë dhe të bien dakord për një kornizë pasardhëse që “rivendos kufijtë e verifikueshëm, zvogëlon rreziqet dhe forcon sigurinë tonë kolektive”.

Traktati i Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) u nënshkrua më 8 prill 2010 në Pragë nga SHBA-ja dhe Rusia dhe hyri në fuqi më 5 shkurt 2011. Ai zëvendësoi traktatin START I të vitit 1991, i cili skadoi në dhjetor 2009, dhe zëvendësoi Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike (SORT) të vitit 2002, i cili përfundoi kur START i Ri hyri në fuqi, sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me seli në SHBA.   /os/

The post FOKUS – Guterres: Skadimi i traktatit bërthamor SHBA-Rusi shënon një moment të rëndë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programeri legjendar pjesë e startup-it miliardësh të Mira Muratit

5 February 2026 at 15:48


Një programer ka punuar moti në heshtje për Thinking Machines Lab , startup-in e Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati.

Neal Wu është fitues tre herë i medaljes së artë në një Olimpiadë Ndërkombëtare të Programimit dhe një anëtar themelues i startup-it të kodimit të Al Cognition, i cili vlerësohet në 10 miliardë dollarë.

Ai është vëllai i madh i Scott Wu, CEO-s dhe bashkëthemeluesit të Cognition, shkruan Business Insider.

Ky veprim tregon se Thinking Machines Lab, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, vazhdon të tërheqë talente të shquara.

Nuk është e qartë se cili është pozicioni i saktë i Wu-së.

Por, profili i tij në LinkedIn thotë se ai ka punuar si bashkëthemelues dhe këshilltar për "diçka të re" që nga janari i vitit 2025, afërsisht në kohën kur u lansua startup-i i Muratit.

Ndryshe, stafi i lartë i Thinking Machines Lab është larguar nga puna gjatë muajve të fundit.

Në janar, drejtori teknologjik, Barret Zoph, së bashku me dy anëtarë të tjerë themelues, u rikthyen papritur te OpenAI.

Raportohet se Thinking Machines Lab ka një origjinë të fortë stafi, me punonjës që vijnë nga laboratorë të Al si OpenAI dhe Meta. /Telegrafi/

Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë

By: Uesli
5 February 2026 at 12:00

Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë   Subjektet private që ushtrojnë aktivitet ekonomik në kate të sipërme të ndërtesave shumëkatëshe janë përfshirë në një proces verifikimi nga grupet e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, të cilat kanë dalë në terren për të kontrolluar përputhjen e kontratave të energjisë […]

The post Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë appeared first on Saranda Web.

Zyrtare: Vrioni rikthehet në Evropë, prezantohet te skuadra italiane

5 February 2026 at 13:36


Giacomo Vrioni është zyrtarisht lojtar i Cesenës, duke u rikthyer në Itali pas një periudhe të gjatë në MLS.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor, me mundësi zgjatjeje, dhe do të mbajë fanellën me numër 22. 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, Kristian Shpendin.

I lindur në vitin 1998, Vrioni u rrit në sektorin e të rinjve të Sampdoria dhe debutoi si profesionist në kampionatin e Serie C 2017/2018 me US Pistoiese.

Sezonin pasardhës debutoi në Serie B me Venezia FC, përpara se të transferohej te Juventus Under-23, duke bërë gjithsej dy paraqitje në Serie A midis viteve 2020 dhe 2021.


Më pas, ai u transferua te WSG Tirol, ku përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën Austriake 2021/2022, me 17 gola në 25 ndeshje.

Që nga viti 2022, Vrioni ka qenë një lojtar kyç në MLS, duke shënuar 22 gola në 78 paraqitje për New England Revolution. Gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, ai luajti për CF Montreal, gjithashtu në divizionin e parë të SHBA-së. /Telegrafi/

Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori

By: Uesli
5 February 2026 at 11:35

Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori   Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.   […]

The post Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori appeared first on Saranda Web.

Shefi i OKB: Bota po përballet me një moment shumë serioz

By: Fax Web
5 February 2026 at 09:09

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Uashingtonit dhe Moskës të nisin pa vonesë negociata për arritjen e një marrëveshjeje të re për çarmatimin bërthamor, pasi marrëveshja e fundit e mbetur mes dy fuqive ka skaduar, një zhvillim që ai e cilësoi si “një moment jashtëzakonisht serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

“Përfundimi i dekadave të tëra arritjesh në kontrollin e armëve nuk mund të vinte në një kohë më të keqe. Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është sot në nivelin më të lartë në dekada,” deklaroi Guterres, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “të kthehen pa vonesë në tryezën e negociatave dhe të bien dakord për një kornizë të re”.

Që nga Lufta e Ftohtë, Uashingtoni dhe Moska kanë arritur një sërë marrëveshjesh për kontrollin e arsenaleve të tyre bërthamore, dy vendet që zotërojnë rreth 80% të kokave bërthamore në botë. Marrëveshja më e fundit, START i Ri, e nënshkruar në vitin 2010, kufizonte arsenalin e secilës palë në 800 raketa lëshuese dhe bombardues strategjikë, si dhe në 1.550 koka bërthamore të vendosura për përdorim, duke parashikuar gjithashtu shkëmbime të rregullta të të dhënave dhe mekanizma verifikimi.

Inspektimet e parashikuara nga START i Ri ishin pezulluar tashmë në vitin 2023, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022.

“Për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, bota përballet me mungesën e çdo kufizimi detyrues mbi arsenalet strategjike bërthamore të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” paralajmëroi shefi i OKB-së.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr më herët, në vitin 2019, nga një tjetër marrëveshje kyçe për çarmatimin bërthamor, Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), i cili ishte nënshkruar në vitin 1987 me Rusinë, atëherë Bashkimin Sovjetik.

Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve

By: Uesli
4 February 2026 at 19:05

Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve   Qeveria ka përgatitur një draft për amnisti penale, i cili pritet t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Nëse ky projektligj merr dritën jeshile, mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë në forma të ndryshme, që nga lirimi i menjëhershëm nga […]

The post Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve appeared first on Saranda Web.

Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari

By: Uesli
4 February 2026 at 18:19

Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari   Një banore nga zona e Vrionit ka denoncuar në Saranda Web arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e OSHEE, pas ankesave të vazhdueshme për mungesën e energjisë elektrike, problem që pasditen e sotme e kanë patur edhe fshatrat e Delvinës dhe Finiqit. […]

The post Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari appeared first on Saranda Web.

Gjykata Kushtetuese: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

4 February 2026 at 17:35

PRISHTINË, 4 shkurt/ATSH/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja për nënkryetar/e të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb; përderisa kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë propozohet, nga shumica e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë, në përputhje me kërkesat formale dhe në mirëbesim”, thuhet në aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe – që kishte nëntë deputetë dhe po aq do të ketë edhe në legjislaturën e re – nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Që atëherë, Kuvendi është shpërndarë dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thënë se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues”.

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

Në aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues të shortit, “duhet të vijnë në shprehje rrethana përjashtimore, me ç’rast shumica e deputetëve nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë nuk do të propozonte kandidatët”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, si dhe pas kërkesës nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit që të propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhët e komunitetit serb, përfaqësuesi i shumicës së deputetëve në radhët e komunitetit Serb kërkoi ripropozimin e kandidatëve nga kjo shumicë bazuar në të drejtën e përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit”, u tha në aktgjykim.

Në vendim thuhet se përderisa i takon Kuvendit që të vlerësojë rrethanat që e bëjnë të domosdoshëm aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishëm që këto mekanizma nuk mund të përdoren si procedurë e rregullt e zgjedhjes së kryetarit/nënkryetarëve, por vetëm në rrethana të caktuara, kur një gjë e tillë është e domosdoshme për të debllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe vetëm në masën që një gjë e tillë i shërben qëllimit kushtetues për çka këto mekanizma janë përcaktuar”.

“Në parim, ashtu siç është theksuar më herët, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetët që gëzojnë të drejtën e propozimit, në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit, duhet të synojnë arritjen e konsensusit, të sigurojnë votat e nevojshme dhe të rezultojnë në zgjedhjen e kandidatëve ashtu siç janë propozuar dhe siç parashihet me Kushtetutë. Për më tepër, duke u mbështetur në përcaktimet kushtetuese të lartcekura, ky parim ka rëndësi të veçantë për garantimin e së drejtës së përfaqësimit të komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilat nuk disponojnë numrin e nevojshëm për të siguruar vetë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në kryesinë e Kuvendi”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja thotë se shorti nuk mund të përdoret si mekanizëm në rrethanat kur shumica e deputetëve të Kuvendit do të përcaktonte përfaqësuesin e një komuniteti joshumicë, pa propozimin e këtij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit për aktgjykimin, të publikuar nga Kushtetuesja më 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atë, duke vlerësuar se përmbante “gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse”.

Ai vlerësoi se pretendimet e Gjykatës Kushtetuese “janë të pabaza” sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalë të tjera, vetë Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur të bëjmë me refuzim, apo ndryshe thënë mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. /rel/

The post Gjykata Kushtetuese: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌