Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime

By: V K
3 February 2026 at 14:54

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Sasia e dyshuar e lëndës narkotike, është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Njoftimi:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim, raporton A2CNN.

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

The post Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime appeared first on Albeu.com.

Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

By: V K
3 February 2026 at 14:25

Me anë të një postimi në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu i është përgjigjur ministrit të drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili në Parlamenti tha ndër të tjera se, “nuk ka patur persekutim politik për Ilir Metën”.

Ish-presidenti i Republikës e ironizon duke e quajtur “Diella” e Drejtësisë dhe “pjellë e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit.

Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

 

 

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

The post Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 14:08

Ditën e sotme, ish-nëndrejtor i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u pa duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.

Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit.

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.

 

The post Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK, ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shembet rruga e Dhërmiut/ Masivi i gurëve bllokon qarkullimin, flasin dëshmitarët: “Gjoka Konstruksion” bëri shpërthim me dinamit (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 13:43

Pas problematikave të shumta në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas-Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në rrugën e Dhërmiut.

Kompania “Gjoka Konstruksion”,  ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.

Ndërkohë, dëshmi nga terreni bëjnë të ditur për BalkanWeb se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shpërthime me dinamit.

Rruga e Dhërmiut është një tjetër shembull i problematikave që shoqërojnë rrugët e ndërtuara nga “Gjoka Konstruksion”, ashtu si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Murrizit, ku janë konstatuar plasaritje dhe çarje në strukturën e betonit, si edhe tuneli i Llogarasë, ku janë evidentuar rrjedhje uji dhe dyshime mbi cilësinë e punimeve.

 

The post Shembet rruga e Dhërmiut/ Masivi i gurëve bllokon qarkullimin, flasin dëshmitarët: “Gjoka Konstruksion” bëri shpërthim me dinamit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

By: V K
3 February 2026 at 13:19

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër appeared first on Albeu.com.

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 12:30

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, por nuk u lejua, ndërkohë deputetët demokratë bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos për pak momente.

Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë.

Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se; “ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur, ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete juve, ju garantoj unë”.

 

The post Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Balla i drejtohet Berishës: Lajeni gojën kur flisni për ne… (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 12:29

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer kundër Berishës, ndërsa pohoi se ky i fundit duhet të ‘lajë gojën para se të flasë për PS’. Po ashtu ai ironizoi dhe Jozefina Topallin.

Balla: Zotëri kur t’i drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën. Laje gojën sepse edhe për këto që thua zotrote… je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ne s’kemi thënë asgjë më shumë se sa thanë SHBA-të të shpallën non grata. Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion, të vish këtu e të bësh të ndershmin, të flasësh në emrin e drejtësisë, kur 2 herë shkon para drejtësisë dhe i merr të tërë me libër shpije.

Do merresh edhe me mua që kam nderin e jetës të jem njeriu që të kam kallëzuar. Ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem mbrapa do e bëja. Jozefinë mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, këtë pjesë ma kurse pak se në 2021 bashkëpunuam bashkë kundër Saliut. Por na dole huq, nuk more vota në Shkodër. Por e di si dole? Si në diasporë. Historia në 20 vjet në parlament, këto rikthimet e tua në politikë janë ‘s’ia ajo pas asaj’. Sali laj gojën kur flet për PS, ta dha përgjigjen dhe do ta japë edhe ne 2029. Çohu dhe na shpjego mbledhjen djeshme, do merrni pjesë apo jo në komision.

 

The post Balla i drejtohet Berishës: Lajeni gojën kur flisni për ne… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Berisha: Balluku u ka vjedhur shqiptarëve të paktën 1.2 mld euro, Parlamenti po kryen grusht shteti, nuk pranon kërkesën e SPAK

By: V K
3 February 2026 at 12:21

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Parlament akuzoi mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke mos pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Berisha iu drejtua socialistëve, duke u thënë se po mbroni korrupsionin, duke theksuar se Balluku deri tani u ka vjedhur shqiptarëve 1.2 mld euro.

“Ky parlament çdo ditë nxin për aktin antikushtetues për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut. Në parzmore të vjedhjes së miliarda euro të taksave tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij. Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e delikuentes Lubi Balluku”, tha Berisha.

Për të treguar se po mbrojnë korrupsionin dhe janë thjesht “automatë” që zbatojnë urdhrat, Berisha tha se deputetet e PS e kane te shkruar në Ballë “e keqja banale”, ndërsa solli këtë shembull:

“Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes gjermane Hannah Arendt. Kjo filozofe e shquar, në vitet 60 vendosi të ndjek gjyqin kundër Hejtmanit, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies miliona hebre. U ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjitha seancat. Për habinë e atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe tha se kemi të bëjmë me të keqen banale. Pra sipas saj, në rastin e këtij burokratit xhelat, nuk ishte një mostër, por një automat që zbatonte urdhrat sic i vinin. Ndaj ajo la trashëgimi si doktrinën e të keqes banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirës së qytetarëve. Ju bllokoni heqjen e imunitetit të njeriu që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje me padronin e saj ua ka vjedhur shqiptarëve”.

The post Berisha: Balluku u ka vjedhur shqiptarëve të paktën 1.2 mld euro, Parlamenti po kryen grusht shteti, nuk pranon kërkesën e SPAK appeared first on Albeu.com.

70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës/ Henrik Hoxhaj rrëfen detajet në Gjykatën e Posaçme: Një armë m`u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje…

By: V K
3 February 2026 at 11:53

Henrik Hoxhaj, në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës, duke shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesën për ekzekutimin.

Në Gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxhaj, ka rrëfyer për “porositë” që i kishte dhënë Nuredin Dumani.

“Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredini më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha: a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.

Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova te shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishte prezent.

Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona të shoqëruar.
Elio më thotë: ja ku janë. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë: a ti je Dorjani? Ai tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Po, më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: mua më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë. Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: o kusho, doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi””, – ka dëshmuar Hoxhaj.

The post 70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës/ Henrik Hoxhaj rrëfen detajet në Gjykatën e Posaçme: Një armë m`u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje… appeared first on Albeu.com.

Mbeti i plagosur në atentatin në Lezhë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar

By: V K
3 February 2026 at 11:34

Mëngjesin e sotëm, është përmirësuar gjendja shëndëtësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë. 30-vjeçari Sokol Daci, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore se sa ditën e djeshme. Ai është koshient, por, vazhdon i intubuar në reanimacion.

Mësohet se i riu ka probleme abdominale, i stabilizuar per momentin.

Sipas bluzave të bardha, plagët e shkaktuara në pjesën e barkut, janë ata të cilat e rëndojnë më shumë gjendjen e të plagosurit.

I riu ka marrë katër plumba në trup. Ai ishte “viktimë” e pafajshme e ngjarjes pasi ndodhej në vendin e tij të punës, në berberhanen në Rrilë të Lezhës. Ai së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7-muajsh.

Lidhur me ngjarjen policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Merando Nikulaj, ka qenë bashkë me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur.

Dyshohet se autorët të cilët kanë qenë me dy automjete, një “Audi” dhe “Passat” i kanë vëzhguar dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas ka ndaluar duke zbrituar nga makinat.

Dy kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, polici në berberhane është kundërpërgjigjur, por brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.

Shkaqet e ngjajres dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin.

Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia dhe zyrtarisht deklaroi se ishte aksident me motor dhe makinë.

The post Mbeti i plagosur në atentatin në Lezhë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Debatet për “Territorialen”/ Balla replikë me opozitën: Ju ka lënë Luli pa shkollë, në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni…

By: V K
3 February 2026 at 11:06

Seanca e sotme parlamentare, ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se opozita ndryshon mendim nga mëngjesi në darkë.

Ndërkohë, u kërkoi atyre që të ndajnë mendjen nëse do marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

PS ka paralajmëruar se nëse nuk marrin pjesë atëherë do të ndryshojnë formulën, duke marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit.

Megjithatë, Balla i la sërish kohë deri në darkë për të vendosur nëse do të marrin apo jo pjesë në mbledhje.

“Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjen e komisionit të posaçëm? Këtë e keni deri në darkë. në rast se na thoni që ne do të vijmë në mbledhjen e komisionit, jo kjo historia që i thashë unë kryetarit, por ai bashkëkryetari nuk më la mua…se unë kisha… po nuk erdhi…nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, sepse teta është gjysma e 16. Ju ka lënë luli pa shkollë, 8 e do edhe 1 që të bëhet 9 dhe të jetë një më shumë se gjysma. Ne po ju themi nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë na e thoni këtë deri në darkë. Se ju jeni në mëngjes keni mend të tjera, në darke keni mend të tjera. Do presim deri në darkë që t’ju vijnë mende dhe kismet vendosim deri atëherë”, u shpreh Balla.

The post Debatet për “Territorialen”/ Balla replikë me opozitën: Ju ka lënë Luli pa shkollë, në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni… appeared first on Albeu.com.

Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksion, banorët nuk po marrin shërbimin (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 10:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së gripit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Braçe tha se kërkesën e ka bërë që në 19 janar, dhe ende nuk ka marre nje pergjigje.

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.

Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.

Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.

Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.

 

The post Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksion, banorët nuk po marrin shërbimin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

By: V K
3 February 2026 at 10:24

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit lidhur me Jeffrey Epstein, pedofilin famëkeq, shkruan BBC.

Kjo vjen vetëm disa ditë përpara votimi për të vendosur nëse çifti do të mbajë përgjegjësi penale për shpërfillje të Kongresit, për shkak të refuzimit për t’u paraqitur para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve pas një përplasjeje që zgjati disa muaj.

Të dy i kishin kundërshtuar thirrjet ligjore për muaj të tërë, pasi Komiteti i Mbikëqyrjes lëshoi thirrjet për dëshminë e tyre në muajin gusht, kur hapi një hetim mbi Epsteinin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Avokatët e tyre tentuan të argumentonin kundër vlefshmërisë së thirrjes ligjore.

Bill Clinton, kishte njohje me Epsteinin, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar se kishte dijeni për krimet e tij seksuale dhe thotë se i ndërpreu kontaktet me të dy dekada më parë.

Nuk është ende e qartë se kur do të zhvillohen dëshmitë, por kjo do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një komisioni të Kongresit që nga viti 1983, pas Gerald Ford.

Komiteti i Mbikëqyrjes, i udhëhequr nga republikanët, miratoi në fund të muajit të kaluar masën për çiftin Clinton, me mbështetjen edhe të disa demokratëve.

Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña, konfirmoi në platformën X se çifti do të paraqitet para komitetit.

“Ata negociuan në mirëbesim”, shkroi Ureña në një postim drejtuar Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës.

“Ju jo. Ata ju thanë nën betim atë që dinë, por ju nuk interesoheni. Megjithatë, ish-presidenti dhe ish-Sekretarja e Shtetit do të jenë aty. Ata mezi presin të vendosin një precedent që të vlejë për të gjithë”.

Të dy thonë se më parë i kanë dorëzuar komitetit deklarata dhe se tashmë kanë dhënë “informacionin e kufizuar” që kishin mbi Epstein-in.

Çifti e kishte quajtur apelin “asgjë më shumë se një manovër për të turpëruar rivalët politikë, siç ka urdhëruar presidenti Trump.”

Bill Clinton nuk është akuzuar kurrë për ndonjë vepër penale nga viktimat e abuzimeve të Epsteinit dhe ka mohuar se kishte dijeni për krimet e tij seksuale.

Regjistrat e avionit privat të Epstein-it tregojnë se Clinton, ka kryer katër fluturime ndërkombëtare në vitet 2002 dhe 2003.

Ish-presidenti shfaqet gjithashtu në pronën e financierit të ndjerë në disa fotografi që ishin pjesë e një grupi dokumentesh të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, në përputhje me një ligj të miratuar nga Kongresi që detyron zbulimin e të gjitha materialeve hetimore që lidhen me pedofilin e dënuar.

Një foto tregon ish-presidentin, duke notuar në një pishinë, ndërsa një tjetër e tregon të shtrirë me duart pas kokës në atë që duket të jetë një xhakuzi.

Ureña, zëdhënës i Clinton-it, deklaroi në atë kohë, kur fotot u publikuan në dhjetor, se ato ishin shumë të vjetra dhe se Clinton kishte ndërprerë lidhjet me Epsteinin përpara se krimet e tij të bëheshin publike.

Çifti Clinton i dërgoi muajin e kaluar një letër kryetarit të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës, James Comer, duke kritikuar mënyrën se si ai e ka menaxhuar hetimin për Epsteinin, por ai e kundërshtoi duke thënë se apeli ndaj tyre ishte miratuar me votë dypartiake dhe deklaroi se “askush nuk është mbi ligjin”.

The post Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho: Arsimi shqiptar në emergjencë kombëtare, shkollat po zbrazën me ritme alarmante, 60% e nxënësve analfabetë funksionalë

By: V K
3 February 2026 at 10:17

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv.presidentja e Partisë Demokratike, Erisa Xhixho, denoncon situatën alarmante të arsimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një emergjencë kombëtare.

Sipas saj, 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë, rezultatet e testimeve PISA rendisin Shqipërinë ndër vendet më të fundit, ndërsa shkollat po zbrazën me ritme shqetësuese në vetëm pesë vite janë humbur mbi 115 mijë nxënës.

Gjithashtu, Xhixho kritikoi qeverinë për uljen e pagave të 11 172 mësuesve përmes VKM-së nr. 425, duke shkelur të drejta të fituara dhe duke krijuar një diskriminim të padrejtë, ndërkohë që premtimi për rritje pagash është kthyer në mashtrim.

Në mbështetje të kërkesës së mësuesve për paga të denja, Xhixho i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryeministrit dhe ministres së Arsimit, duke kërkuar miratimin e një akti normativ që të reflektojë rritjen e pagës dhe të kompensojë uljen e padrejtë.

Ajo thekson se pa mësues të vlerësuar dhe të paguar me dinjitet, kolapsi i sistemit arsimor është i pashmangshëm, dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi të plotë.

Arsimi shqiptar ndodhet në emergjencë kombëtare. 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë, rezultatet e PISA-s na rendisin ndër vendet e fundit, ndërsa shkollat po zbrazen me ritme alarmante.

Në 5 vite janë humbur mbi 115 mijë nxënës.

Në vend që të investojë në arsim, qeveria ka ulur pagat e 11 172 mësuesve përmes VKM nr. 425, duke shkelur të drejta të fituara dhe duke krijuar diskriminim. Premtimi për rritje pagash është kthyer në mashtrim.

Në mbështetje të kërkesës së tyre të drejtë, i jam drejtuar me një kërkese kryeministrit dhe ministres së Arsimit për miratimin e një akti normativ në të cilin reflektohet rritja e pagës dhe kompensohet ulja që u ështëbërë padrejtësisht.

Pa mësues të vlerësuar dhe të paguar me dinjitet, kolapsi i sistemit arsimor është i pashmangshëm. Arsimi është urgjencë kombëtare dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

The post Erisa Xhixho: Arsimi shqiptar në emergjencë kombëtare, shkollat po zbrazën me ritme alarmante, 60% e nxënësve analfabetë funksionalë appeared first on Albeu.com.

Pagoi për të vrarë një të ri/ Dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla, si ndodhi atentati i tre viteve më parë

By: V K
3 February 2026 at 10:05

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Marius Hasalla.

Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60-vjeçe.

34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Njoftimi:

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

Laert Hasalla 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit Marius Hasalla.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja Bajame Seneja, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin Marius Hasalla.

The post Pagoi për të vrarë një të ri/ Dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla, si ndodhi atentati i tre viteve më parë appeared first on Albeu.com.

Meri Shehu rendit shenjat për muajin shkurt, kush e merr fronin astrologjik

By: V K
3 February 2026 at 09:11

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën.

Duke e nisur me një urim për një shkurt sa më të mbarë, Meri Shehu, na lajmëron se kemi të bëjmë me tre lajme shumë të rëndësishme astrologjike për këtë muaj.

“Kemi kthimin e Mërkurit me datë 26. Kemi eklipsin e parë diellor të vitit në Ujor, diagonalen Ujor-Luan dhe Saturni që në datën 13 futet në Dash”.

Për të na njohur me parashikimin për muajin e parë të vitit, astrologia bën renditjen nga shenja me më pak fat te më fatlumja.

12. Virgjëresha

Virgjëreshët mund të kenë zbuluar nga dje-sot një ndjenjë, ose një prapaskenë, diçka që i ka lodhur. Diçka që janë ndjerë jo mirë ose fot të qetë. Megjithatë, do marrin një komunikimin, shumë vrull, do arrijnë goxha mirë në një bashkëpunim e në partneritete nga data 6 e tutje. Pas datës 10 akoma më mirë. Vetëm se të gjitha këto hapa që do të bëhen në bashkëpunim, ose në jetën në çift, ne datën 26 fillojnë e marrin një retrogradë nga Mërkuri i kundërt, ose një rivlerësim. Kështu, mund të themi që është një muaj që i bën hapa para, e kemi prap një mendim, pezullim apo vonesë në ato projekte.

11. Bricjapi

Bricjapët në fakt janë një shenjë e vështirë nga vetë natyra se duan shumë gjëra të duken konkretisht. Edhe në Ujor, edhe në Peshq që do futen shumë planetë, me Bricjapin jo se nuk shkojnë mirë, por duket sikur gjërat nuk janë aq në “shenjë toke”. Megjithatë, do merren me ekonominë në datat 6 deri në 10, kjo është një përparësi e tyre. Por, ky eklipsi i parë diellor në Ujor, i nxjerr një mangësi ose i fut në një kurth ekonomik të çuditshëm dhe i bën shumë konfuzë. Do dinë se çfarë u mungon, por si ta marrin, si ta fitojnë, do jenë në disa pikëpyetje shumë të rëndësishme. Rreth datës 26, planet dhe projektet e tyre fillojnë e kthehen prapa, si çështje studimore, ligjore, ata që duan të udhëtojnë, etj. Këshilla është kujdesi tek çështjet ekonomike.

10. Shigjetari

Shigjetarët do fillojnë të kenë marrëdhënie të mira me shtëpinë, njerëzit e afërt, ose duan të familjarizohen me dikë të dashur. Kjo fillon nga data 6. E ndjejnë dëshirën për të komunikuar me dikë që e duan fort, ose duan mbështetjen e një njeriu të afërt sepse ndihen pak si nervozë. Kjo Hëna e plotë në fakt në Luan nuk ishte e keqe për ‘ta, u dha një mundësi, një zhvillim të madh, sidomos në jetën personale, mbase aty kuptuan çfarë duan, e kështu më pas duan të ndjejnë një lloj dashurie jo të llojit erotik, por më familjare. Të gjitha këto do ndihen rreth datës 6 dhe 10, do futen shumë në linjë të mirë, pozitive, për Shigjetarët. Pas datës 26, Mërkuri i kundërt tregon se të gjitha planet dhe projektet e tyre familjare fillojnë e kthehen pas ose vonohen; ose nuk e blejnë atë shtëpi, ose nuk e bëjnë atë bashkëjetesën, ose ato dashurira e fjalë të mira që kanë marrë nga dikush i afërt nuk janë reale. Pra, fillojnë e zhgënjehen dhe ndihen disi të bllokuar. Këshilla: dashurinë e ndjerë mos e mbysni me egoizëm.

9. Dashi

Futet Saturni në Dash dhe të lindurit në shenjën e Dashit do ta ndjejnë, sepse ecën pak ngadalë. Në datën 13 Saturni jep atë goditjen që thotë ‘jam unë këtu, i vendos unë këtu rregullat’, sado Dashi është energjik, bën shumë gjëra, Saturni është ai menaxhuesi. Saturni është si një polic që rri aty mbi kokë, nuk të lejon të gabosh. Pavarësisht kësaj, në datën 20 kemi një lajm shumë të mirë, sepse ky Saturni takohet me Neptunin në Dash dhe diçka bëhet shumë romantike, bëhet shumë ideale, merr frymëzim, dhe shumë Dash mund të dalin nga konteksti i të vështirës e të gjejnë një rrugë të re në jetën e tyre. Këshilla është që me shoqëroninë të shikojnë ku i kanë pikat e dobëta, pikat e forta, a ja vlen një shoqeri apo s’ja vlen.

8. Gaforrja

Gaforret sado që janë të ndjeshme, Saturni që shkon në Dash, futet në shtëpinë e 10-të të tyre në datë 13. Ata që kanë një karrierë të madhe, ose do ta kenë pisk lidhur me pozicionin e tyre, ose do të bëhen shumë më të ashpër nga sa kanë qenë deri më tani për të ruajtur të drejtat dhe pozicionin e tyre. Pra në të dyja rastet, Gaforret do të shohin një ndryshim të madh në mënyrën se si shprehen. Gaforret mund të bëhen pak ‘diktatore’ në atë se çfarë duan, zgjedhin, e në atë se çfarë do shpalosin përpara nesh. Por, mund të marrin dhe vendime fejesash, martesash, se shtëpia e 10-të jep e këtë, është përgjegjësi. Këshilla është të shikohet mirë ekonomia.

7. Akrepi

Akrepët duhet të kuptojnë që këto planete që shkojnë në Peshq, i stimulojnë shumë bukur në fushën erotike. Komunikime, dashurira, marrëdhënie… të paktën do futen në komunikime me dikë që duan, ose do shprehet një ndjenjë, nuk do jenë fare jashtë loje. Vetëm pas datës 26, ky komunikim duket sikur duan ta rishikojnë e një herë, se ndoshta s’u pëlqen se Akrepi është ‘sa të futem’. Do sforcohen shumë të futen, po kur të futen do thonë ça bëra unë që u futa. Këshilla për Akrepët është e përqendruar tek familja, sepse eklipsi diellor do jetë në çështjet familjare dhe ato të karrierës. Në karrierë nuk duhet të thonë jo. Mund të ndodhë që të zbulojnë një talent të tyren.

6.  Peshorja

Peshoret do të merren shumë me familjen. Peshoret që kanë lindur nga data 10-16 tetor, do ta shikojnë shumë këtë ndikim familjar, ose përgjegjësinë familjare. Ose do kenë disa halle familjare, ose disa pengesa, ose disa përgjegjësira për t’u marrë me dikë të afërt të familjes, këtë do ta shohin me kujdes. Megjithatë, eklipsi me datë 17 është shumë i bukur për Peshoret, mund t’i fusi në një lidhje të re erotike. Kjo është fenomenale dhe jep shumë mundësi.

5. Binjakët

Binjakët me datë 6 do marrin një hov të madh, sepse diçka diskutohet në lidhje me punën, me karrierën, pozicionohen bukur, në datën 10 marrin e një shpërblim. Është një lojë e bukur kjo që luhet me ‘ta. Ata këtë lojën e bukur e pranojnë sepse duket sikur e kontrollojnë. Por në datën 26, kur Mërkuri të kthehet i kundërt, ndoshta kjo lojë mund të kthehet pak kundër tyre e ata do kuptojnë që ka disa gjëmba në këtë pozicionim të mirë që u është bërë karrierës së tyre. Mund të hapin një punë jashtë vendit, mund të kenë një ide të re, sidomos në datën 17, prandaj janë në një pozicion kaq të lakmueshëm.

4. Demi

Urani kthehet i drejtë tashmë, që është në shenjën e tyre dhe kjo paralajmëron qe Urani do të dali shpejt nga shenja e tyre dhe do fillojnë të çlirohen Demët e lindur në 10-ditëshin e tretë. Por, futen shumë planetë në Peshq, që nga data 6 deri më datë 10. Kështu, harmonizohet mirë jeta e tyre dhe marrin një ritëm të mirë. Me datë 17, fillojnë një punë të re. Këshilla kryesore është familja.

3. Peshqit

Futet Afërdita në shenjën e tyre, futet Mërkuri në shenjën e tyre, ku ka si Peshqit. Iken Saturni nga shenja e tyre, do t’i mbledhë pak tek ekonomia. Por, ikën Saturni, kanë dy vite e gjysmë që lodhën, ky është lajmi më i madh për Peshqit. Peshqit janë ngritur shumë lart, pavarësisht Mërkurit të kundërt që do të ndodhë në shenjën e tyre, e nga ato fobitë që kanë kaluar, një kundërshtim i vogël, mund t’i kthejë prap disa kujtime jo të mira e të ndihen pak të ngatërruar.

2. Ujori

Kemi eklipsin e parë diellor të vitit në shenjën e Ujorit. Ujorët kanë qenë një nga shenjët më të ndikueshëm, gjithë planetët kanë qenë aty, tani shkojnë të gjithë tek ekonomia. Edhe në datën 6, edhe në datën 10, Mërkuri, Afërdita në Peshq tregojnë ndikim të fuqishëm ekonomik. Këshilla kryesore për ‘ta është që të bëjnë një bashkëpunim që duket, që bërtet përpara tyre.

1.Luani

Hëna e plotë në shenjën e tyre dje, patjetër që u dha ndiçim, u dha energji, u dha forcë, i dha shumë kompetenca. Pastaj në shenjën e Peshqve, edhe Mërkuri dhe Afërdita, nga data 6 dhe në datën 10, do merret shumë me ekonominë e me gjëra shumë personale. Kjo është këshilla, që të shikojnë mirë çfarë duan, pse e duan dhe si e duan. Nuk ka rëndësi të na vijnë me bollëk, por dhe duhet të dijmë pse i duam disa gjëra, sepse Mërkuri në datën 26 mund të rrezojë disa marrëdhënie që janë bërë shpejt e shpejt që nga data 6 – 10. Nga data 17 fillojnë një periudhë të re bashkëpunimesh, aleancash, miqësish dhe gjëra shumë pozitive.

The post Meri Shehu rendit shenjat për muajin shkurt, kush e merr fronin astrologjik appeared first on Albeu.com.

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës ngrihen në protestë për rrugën, nxënësit bojkotojnë mësimin

By: V K
3 February 2026 at 08:58

Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës, kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati

Banorëve u janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur shkojnë në shkollë nga kamionët, të cilët shpesh herë, për të evituar gropat, hipin mbi trotuare..

Pasditen e djeshme në rrugë, është hedhur një kamion çakull për të mbyllur disa gropa gjigande, por asnjë lloj reagimi nga ana e instancave për këta banorë se kur do të rikonstruktohet kjo rrugë, e cila është edhe një arterie për ekonominë e vendit, pasi në këtë rrugë çdo ditë kalojnë mbi 1000 kamionë, të cilët transportojnë çimento, gëlqere, inerte për në të gjithë vendin, madje edhe për eksport…

Banorët sot e mbajtën të bllokuar rrugën për mbi një orë dhe deklarojnë se do t’i vijojnë protestat, madje do t’i përshkallëzojnë ato nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.

The post Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës ngrihen në protestë për rrugën, nxënësit bojkotojnë mësimin appeared first on Albeu.com.

Infantino: Trump e meriton atë çmim, nuk i trembet bojkotit (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 08:51

Botërori “FIFA2026” vijon të prodhoi shumë debat, kjo edhe për shkak të përfshirjes së madhe të Donald Trump, me presidentin e SHBA-së që ka qenë prezent thuajse në çdo hallkë që nga momentin kur vendi i tij së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, fituan të drejtën për të organizuar këtë eveniment.

Ajo që bëri shumë zhurmë ishte dhe çmimi që FIFA i akordoi Donald Trump, çmimin “FIFA për Paqen”, detaj ky që nuk u prit mirë, madje edhe nga vetë anëtarët e FIFA-s të cilët së fundmi kanë aluduar apo po shqyrtojnë masa drastike si bojkoti.

Në një intervistë për “Sky News”, Gianni Infantino, presidenti i FIFA nuk bën prapaktheu, por theksoi se Trump e meritoi një çmim të tillë: “Objektivisht, ai e meriton. Çfarëdo që mund të bëjmë për të kontribuar për paqen, duhet ta bëjmë. Në fakt, kishim menduar prej kohësh për të bërë diçka, për të shpërblyer ata që kontribuojnë për paqen”, u shpreh Infantino.

Kreu i FIFA-s u ndal më pas edhe tek zërat kundër, tek anëtarë që mendojnë edhe bojkotin për shkak të politikave që ndjek administrata e presidentit Trump: “Në botën tonë të ndarë, në botën tonë agresive, kemi nevojë për mundësi ku njerëzit mund të bashkohen, të mblidhen rreth pasionit”, u shpreh

Infantino.

 

 

Në fund, presidenti i FIFA-s la të hapur mundësinë që Rusia, futbollistët rusë, të rikthehen me të drejta të plota, pasi vendi i tyre u penalizua në momentin kur Rusia nisi të pushtojë Ukrainën: “Ky ndalim nuk ka arritur asgjë, vetëm ka krijuar më shumë frustrim dhe urrejtje. Do të ishte e dobishme që vajzat dhe djemtë rusë të mund të rikthehen të luajnë futboll në pjesë të tjera të Evropës”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

The post Infantino: Trump e meriton atë çmim, nuk i trembet bojkotit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona

By: V K
3 February 2026 at 08:37

Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës në Japoni gjatë dy javëve të fundit, kanë shkaktuar humbjen e jetës së 30 personave, njoftuan sot autoritetet lokale.

Mes viktimave është edhe një grua 91-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nën një shtresë dëbore rreth tre metra të lartë jashtë shtëpisë së saj.

Rajoni më i goditur është Aomori, ku në zonat e largëta trashësia e dëborës ka arritur deri në 4.5 metra.

Qeveria qendrore ka dislokuar trupa ushtarake, për të ndihmuar banorët dhe për të përballuar situatën emergjente.

Kryeministrja Sanae Takaichi, zhvilloi të martën në mëngjes një mbledhje të posaçme të kabinetit, duke udhëzuar ministrat që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar viktima të tjera dhe aksidente.

Sipas autoriteteve, një masë e fuqishme ajri i ftohtë ka goditur bregdetin e Detit të Japonisë në javët e fundit, duke sjellë reshje dëbore shumë mbi normalen. Në disa zona është regjistruar më shumë se dyfishi i mesatares sezonale.

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive konfirmoi se nga 20 janari deri të martën, 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

The post Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

By: V K
3 February 2026 at 08:28

Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat, është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy basHkë kryetarë, pritet që kryetari të jetë i PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit.

Kjo sipas socialistëve bëhet që të vijojë puna e komisionit.

Pas bojkotit të bërë dje nga opozita për mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, socialistët bënë me dije se nuk do të tërhiqeshin nga kërkesa e cila do të shqyrtohet sot në Kuvend.

Mes çështjeve që do të diskutohen në seancë plenare, janë edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Ndërkohë do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pikë tjetër në Rendin e Ditës është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 9, datë 30.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

13. Projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

The post Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale appeared first on Albeu.com.

❌
❌