Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

By: V K
1 February 2026 at 14:52

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurës.

Ata shprehen të revoltuar, teksa rruga mbetet ende e bllokuar.

“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.

“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.

“100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”,-shprehen disa prej tyre.

The post Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën appeared first on Albeu.com.

Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit

By: V K
1 February 2026 at 14:27

Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po ecin përpara, për këto shenja të horoskopit.

Pas një fillimi viti të ngarkuar, yjet krijojnë kushte ideale për zhbllokime, qartësi dhe mundësi konkrete, sidomos në gjysmën e dytë të muajit.

Për këto shenja, shkurti nuk do të jetë thjesht një muaj i mirë, por një periudhë që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe kthesa pozitive.

Luani

Luani është një nga shenjat më të favorizuara të shkurtit. Pas tensioneve dhe pasigurive të muajve të mëparshëm, vjen një fazë stabiliteti dhe rikthimi i vetëbesimit. Në dashuri, çështje të mbetura pezull më në fund gjejnë zgjidhje, duke sjellë më shumë qetësi dhe harmoni. Beqarët kanë mundësi interesante për njohje të reja, ndërsa çiftet forcojnë lidhjen. Në punë, shkurti sjell vlerësim, propozime dhe mundësi për të treguar aftësitë. Sidomos nga mesi i muajit e në vazhdim, Luani ndihet më i fortë dhe më i sigurt në vendimet që merr. Energjia është e lartë dhe fati duket qartë në anën e tij.

Binjakët

Për Binjakët, shkurti është një muaj i gjallë, komunikues dhe plot lëvizje. Marrëdhëniet shoqërore dhe profesionale përmirësohen ndjeshëm, ndërsa kontaktet e duhura hapin dyer të reja. Në dashuri, atmosfera bëhet më e lehtë dhe më pozitive, duke ndihmuar në sqarimin e keqkuptimeve të vjetra. Në punë, mundësitë më të mira shfaqen në gjysmën e dytë të muajit, veçanërisht për ata që punojnë me komunikim, tregti, media apo projekte në grup. Fati i Binjakëve lidhet ngushtë me aftësinë për të folur, për t’u shprehur dhe për të ndërtuar lidhje të dobishme.

Akrepi

Shkurti është një muaj i fuqishëm për Akrepin, i mbushur me intensitet emocional dhe vendime të rëndësishme. Intuita e kësaj shenje është jashtëzakonisht e fortë dhe e udhëheq drejt zgjedhjeve të duhura, sidomos në dashuri. Marrëdhëniet bëhen më të thella, më të sinqerta dhe më autentike. Në planin profesional, Akrepi ka mundësinë të bëjë hapa të guximshëm që sjellin përfitime afatgjata. Edhe pse muaji mund të jetë i ngarkuar, shpërblimi vjen në formën e qartësisë, suksesit dhe ndjesisë se po ecën në drejtimin e duhur. Për Akrepin, shkurti është transformues dhe fatlum.

Bricjapi

Bricjapi hyn në shkurt me më shumë siguri dhe stabilitet. Yjet favorizojnë projektet afatgjata, planet serioze dhe ndërtimin e një baze të fortë për të ardhmen. Në dashuri, marrëdhëniet e qëndrueshme forcohen, ndërsa ata që janë vetëm ndihen më të qartë për atë që kërkojnë. Në punë, përkushtimi dhe durimi i Bricjapit fillojnë të japin rezultat. Edhe pse jo gjithçka vjen menjëherë, shkurti sjell shenja konkrete progresi, mbështetje dhe mundësi për të avancuar. Fati i kësaj shenje lidhet me këmbënguljen dhe qasjen e matur ndaj çdo vendimi.

The post Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

By: V K
1 February 2026 at 13:49

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Për djalin e tij, Redon Makashi, kjo është një humbje e madhe, aq sa ai thotë se i duken si një ëndërr që ai nuk është më mes familjes.

Këngëtari i njohur thotë se babai i tij ka qenë i respektuar dhe kjo ia heq pak dhimbjen i la ndarja e tij nga jeta.

“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndijën njeriu.

I pyetur nëse kishte ndonjë peng, këngëtari u përlot duke thënë: “Kishte kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat”.

Redon Makashi, tregon se babai i tij u largua herët nga teatri dhe u detyrua të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kujton se sa herë i atij kthej në Shqipëri dukej gjithnjë edhe më i plakur.

“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, u shpreh Makashi.

The post Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur… appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

By: V K
1 February 2026 at 13:37

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamje fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.

 

The post Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

By: V K
1 February 2026 at 13:10

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë fatet e tyre.

Kuqezinjtë, për shkak se në edicionin e kaluar u renditën të fundit në Grupin e tyre në Ligën B të kompeticionit, zbritën një kategori më poshtë, pikërisht në Ligën C.

Në këtë ligë në momentin e shortit, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë duke qenë se është një prej skuadrave me koeficientin më të lartë në Ligën C.

Në këtë vazo, bashkë me kombëtaren tonë janë Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërsa në vazot e tjera te kësaj lige janë Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia, Moldavia, San Marino, si dhe skuadrat fituese nga playoffi Letonia ose Gjibraltar dhe Luksemburg ose Malta.

Ndërsa Kosova është në Ligën B dhe është pozicionuar në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa skuadrat e tjera në Ligën B janë Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Zvicra, Bosnje Hercegovina, Austria, Ukraina, Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Procedura e Nations League parashikon që fitueset e Ligave ngjiten në kategori, pra shkojnë një Ligë më lart, ndërsa ato të vendeve të fundit zbresin një ligë më poshtë, po kështu ka edhe ndeshje playoffi për ligat C/D.

Edicioni i pestë i Nations League, do të nisë dhe risia është që 4 sfidat e para do të zhvillohen në periudhën 24 shtator deri në 6 tetor, ndërsa dy sfidat e fundit do të luhen në 12-17 nëntor të 2026.

Në 25-30 mars të 2027, do të luhen ndeshjet çerekfinale të kompeticionit dhe ndeshjet e playoffit për rënien apo ngjitjen në kategori të Ligave A dhe B.

Në 23-28 mars do të luhen ndeshjet e Playoff të Ligave C e D. Faza finale e edicionit të pestë të Nations League, do të luhet në 9-13 qershor të 2027.

The post Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi… appeared first on Albeu.com.

Shembja e masivit të gurëve bllokon ambulancën në Librazhd, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë (VIDEO)

By: V K
1 February 2026 at 12:47

Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të bllokuar.

Mes mjeteve ishte edhe një ambulancë, e cila po transportonte një pacient të sëmurë.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndërhyrë duke e nxjerrë me barelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Policia Rrugore e Elbasanit, apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

 

The post Shembja e masivit të gurëve bllokon ambulancën në Librazhd, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë

By: V K
1 February 2026 at 12:41

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Dosemealti, në veriperëndim të qendrës së qytetit të Antalyas. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror TRT tregojnë autobusin të përmbysur.

Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, bëri të ditur se 26 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike. Sipas agjencisë së lajmeve DHA, disa pasagjerë janë hedhur jashtë automjetit si pasojë e përplasjes. Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë, drejt Antalyas.

Autoritetet dyshojnë se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në aksident.

The post Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve, bllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë

By: V K
1 February 2026 at 12:05

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku materiali i rrëshqitur ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Sipas autoriteteve në zonë ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në një kohë sa më të shpejtë.

Ndërkohë, Policia Rrugore e Elbasanit, u bën apel drejtuesve të mjeteve që kanë si destinacion Korçën apo lëvizjen në drejtim të kundërt, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

The post Rrëshqitja e dherave dhe gurëve, bllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Burrel/ Makina bie nga ura dhe përfundon në humnerë

By: V K
1 February 2026 at 11:42

Paraditen e kësaj të diele, një aksident i rëndë është regjistruar në Burrel. Një automjet ka rënë nga ura e Ulzës, teksa ishte duke udhëtuar dhe për pasojë ka përfunduar pranë lumit dhe shkëmbinjve.

Sic mund të shihet dhe nga pamjet, makina është përmbysur, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin, është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferit.

The post Aksident i rëndë në Burrel/ Makina bie nga ura dhe përfundon në humnerë appeared first on Albeu.com.

Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë, shqetësim mes peshkatarëve

By: V K
1 February 2026 at 11:31

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet.

Uji ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit.

Në disa raste, uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar situatë shqetësuese për mjetet dhe pajisjet e punës.

Sipas dëshmive të peshkatarëve, rritja ka qenë më e madhe se baticat e zakonshme. Ata shprehen se nëse kjo situatë vazhdon, ekziston rreziku që uji të dalë në rrugë dhe të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Gjithashtu, është vënë re se disa peshq kanë dalë në tokë, fenomen që zakonisht ndodh gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit.

The post Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë, shqetësim mes peshkatarëve appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim

By: V K
1 February 2026 at 11:02

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Veliaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Ai kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase.

Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për Erion Veliajn përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa ai u arrestua më 10 shkurt 2025.

Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera të përfshira në dosje.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, duke përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat dyshohet se kanë ofruar përfitime të parregullta në formë parash dhe pasurish të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj

By: V K
1 February 2026 at 10:55

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se Belinda Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë.

Bardhi shkruan se Balluku e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë 1.1 mld euro po përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar, sipas tij, në korrupsion.

“Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin”, shkruan Bardhi.

Bardhi ka sjellë shembujt, sipas tij flagrant, të pengimit të drejtësisë.

Sipas tij “këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën”.

Tjetër shembull që Bardhi sjell është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike.

“Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri”, shkruan kryetari i Grupit Parlamentar të PD.

REAGIMI I PLOTË:

Belinda Balluku, e pandehur dhe nën hetim për 11 tendera me vlerë rreth 1.1 miliardë euro, po e përdor pushtetin politik për të blerë heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj të implikuar në korrupsion. Ndërsa Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimmarrjen dhe Kuvendi përdoret si alibi për të mos vepruar, Belinda Balluku po e shfrytëzon kohën e blerë për të ndërtuar një shtet paralel, me një qëllim të vetëm: t’u japë garanci shtesë bashkëpunëtorëve të saj nën hetim që të mos flasin.

Shembujt e pengimit të drejtësisë janë flagrantë.

Këmbëngulja e Belinda Ballukut për të vendosur Viola Haxhiademin në krye të KESH-it, pavarësisht se është person nën hetim dhe e implikuar në disa nga aferat më të rënda energjitike, nuk ka asnjë lidhje me performancën apo meritën. KESH është një nyje strategjike e sektorit energjetik, me qarkullim qindra milionë euro fonde publike. Vendosja e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni është një akt i pastër kontrolli politik mbi një sektor kritik, në një moment kur hetimet penale po thellohen. Emërimi i një personi nën hetim në krye të KESH-it është mesazh shpërblyes për heshtje dhe bindje.

Po aq e rëndë dhe e qëllimshme është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar, me votë parlamenti, në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike. Edhe ajo person nën hetim. Edhe ajo e besuara e Ballukut dhe e Haxhiademit. Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është një institucion dytësor: ai filtron dhe kontrollon çdo procedurë tenderimi në Shqipëri. Vendosja afatgjatë e një personi nën hetim në krye të këtij institucioni synon të garantojë mbrojtje politike dhe qetësi për rrethin e ngushtë të njerëzve të Belinda Ballukut, të cilët sot ndihen realisht të kërcënuar nga drejtësia.

Këto veprime nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas arrestimit të ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Ervis Berberi, që mund të bashkëpunojë me SPAK-un. Pikërisht për këtë arsye po tentohet kapja afatgjatë e institucioneve kyçe: për qetësim, për garanci dhe për mbyllje gojësh.

Kjo e bën edhe më të qartë strategjinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të blerë kohë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit. Ata nuk po presin drejtësinë. Ata po ndërtojnë mekanizma bllokimi kundër drejtësisë. Ky është ndërtim i qëllimshëm i një shteti paralel, për të penguar drejtësinë dhe për të mbytur SPAK-un.

Në çdo demokraci, kjo quhet kapje e shtetit.

Në Shqipëri, po ndodh para syve të të gjithëve.

Dhe çdo ditë heshtjeje, nga cilido institucion, është bashkëpunim me korrupsionin.

The post Gazment Bardhi: Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar drejtësinë, po blen heshtjen e bashkëpunëtorëve të saj appeared first on Albeu.com.

Mateo i organizoi surprizë romantike: Ja si reagoi Brikena…

By: V K
1 February 2026 at 10:36

Mbrëmjen e djeshme  në “Big Brother Vip”, Mateo i bëri një surprizë Brikenës, për të thyer “akullin” që ajo ka vendosur me të.

Ai kërkoi ndihmën e Vëllait të Madh dhe i dedikoi asaj një këngë dashurie me një ambient të mbushur me trëndafila.

Një mesazh tjetër i erdhi nga ajri.

Një pyetje që erdhi me dron: “Më jep vetëm një mundësi”.

Përgjigjja e saj ishte:E falenderoj Mateon për këtë surprizë, do i jap një mundësi për t’u njohur, por jo për më shumë. E meqë sot ka ditëlindjen babi i Mateos, doja t’i thoja edhe 100. Përqafim nuk e ndjej t’ia jap tani, kështu që po i jap vetëm dorën”.

The post Mateo i organizoi surprizë romantike: Ja si reagoi Brikena… appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT)

By: V K
1 February 2026 at 10:07

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, reagon Rama: Do të jetë një shërbim pa sportele, me akses që do merret online

By: V K
1 February 2026 at 09:58

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me mbylljen e Kadastrës në Vlorë dhe zhvendosjen e saj në Tiranë. Sipas tij e ardhmja e Kadastrës është pa sportele dhe pa zyra në territor, por me akses si cdo shërbim që do të merret online.

Kreu i qeverisë tha se zhurma e krijuar ishte nje perceptim i gabuar dhe informim i mangët, por edhe me një mendësi, e cila, siç theksoi Rama, duhet përmbysur.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Dhe janë dy fjalë që duhen thënë, sepse edhe një herë tjetër u ngatërrua qëllimisht ose më falni idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale, nuk kanë nevojë për paraqitjen fizikisht në një sportel të qytetarit. Kartela pasurie, vërtetime, regjistrime aktesh, kontratash, rivlerësime, të gjithë aplikohen dhe ndiqen online nga kudo, ku ndodhet qytetari, edhe nga Amerika.

Tani, gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje, lidhet, jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi, e cila duhet përmbysur dhe duhet përmbysur, duke pasur parasysh që e nesërmja e afërt, jo e largët e Kadastrës, është një shërbim si plot shërbime të tjera, pa sportele, pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim, si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, që merret përmes kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendodhjen e zyrës”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Rama paralajmëroi se të tjera drejtori do të zhvendosen: “Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ndërkohë, ajo që po punojmë për ditë pa pushim është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra, jo më aplikim online dhe pastaj marrje mbrapsht të shërbimit me postë, por aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë po aty online”.

The post Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, reagon Rama: Do të jetë një shërbim pa sportele, me akses që do merret online appeared first on Albeu.com.

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen katër persona

By: V K
1 February 2026 at 09:54

Në zonën e Selitës në Tiranë është zbuluar një arsenal armësh, i cili ishte i magazinuar në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona.

Hetimet dhe veprimet procedurale po vijojnë nga forcat e rendit, ndërsa materialet e mbledhura janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Zbulohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen katër persona appeared first on Albeu.com.

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO

By: V K
1 February 2026 at 09:23

 

Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësimin e kësaj mase.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa Veliaj është arrestuar që më 10 shkurt 2025.

Për gjykim janë dërguar gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe shoqëri të përfshira në dosjen e njohur si “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, në të njëjtin kontekst si bashkëshorti i saj.

The post Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

By: V K
1 February 2026 at 09:18

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet më intensive janë në Dardhë, ku prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore, trashësia e së cilës, i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Sipas raportimeve, është duke u kriposur aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme, përfshirë Qafë Thanë–Pogradec, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Kapshticë dhe Korçë–Ersekë, të cilat vijojnë të jenë të qarkullueshme pa probleme.

The post Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm appeared first on Albeu.com.

Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi

By: V K
1 February 2026 at 09:09

Milani ka befasuar Juventusin jo në fush ën e lojës, por në tavolinën e merkatos. Në ditët e fundit të sesionit të janarit, drejtuesit kuqezi kanë treguar vendosmëri të jashtëzakonshme për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez Jean-Filip Mateta, një nga objektivat kryesorë të klubit këtë sezon.

Igli Tare dhe stafi i drejtuesve të “Djallit” kanë ndërmarrë hapa të shpejtë dhe strategjikë, duke u futur në një garë direkte me skuadra të tjera që monitorojnë situatën.

Kontakti me Kristal Palas, klubi aktual i Mateta-s, është intensifikuar në ditët e fundit dhe negociatat janë futur tashmë në një fazë përfundimtare.

Palët shfaqin optimizëm dhe besojnë se marrëveshja mund të mbylle shumë shpejt. Burime nga klubi kuqezi bëjnë të ditur se afrimi i Mateta-s konsiderohet një forcim i menjëhershëm i repartit ofensiv, duke i dhënë trajnerit më shumë mundësi taktike dhe rotacion në sulm.

Drejtuesit e Milanit e shohin Mateta-n si një lojtar që mund të sjellë efektivitet dhe ritëm në fazën përpara, duke e bërë më të rrezikshëm sulmin kuqezi.

Shpejtësia e lëvizjes për transferimin e tij është tregues i seriozitetit të klubit dhe dëshirës për të mos humbur objektivat në ditët e fundit të merkatos.

Megjithatë, afrimi i Mateta-s nuk do të jetë pa pasoja. Një nga më të prekurit nga ndryshimet në repartin sulmues mund të jetë Kristfer Nkunku, që shfaqet si kandidati kryesor për largim nga Milano.

Sulmuesi ka tërhequr interes të madh dhe konkret nga Fenerbahçe, e cila prej javësh është në bisedime intensive me përfaqësuesit e tij.

Klubi turk po shton presionin për transferimin, ndërkohë që trajneri Domeniko Tedesko luan një rol të rëndësishëm prapa skenave.

Ai e njeh mirë Nkunku-n nga koha e tyre e përbashkët në Bundesligë dhe ka këshilluar klubin për rëndësinë e lojtarit.

Ky faktor mund të jetë vendimtar për një marrëveshje që duket e mundshme brenda ditëve të ardhshme.

Merkatoja e Milanit duket se po hyn në një fazë vendimtare, ku çdo orë mund të ndryshojë balancën e skuadrës.

Nëse Mateta arrin të firmosë, ai do të bashkohet menjëherë me grupin dhe pritet të bëhet një alternativë kryesore për trajnerin, sidomos në sfidat e mbetura të kampionatit dhe Europës.

Nga ana tjetër, largimi i Nkunku-t nuk do të ishte një humbje e papritur, pasi klubi ka bërë llogaritë e tij për t’u përshtatur me ardhjen e përforcimeve të reja.

Shumë prej tifozëve presin të shohin rolet dhe repartet e reja që do të krijohen në sulm pas afrimit të Mateta-s.

Përveç aspekteve sportive, merkatoja po krijon edhe lëvizje taktike dhe strategjike në tregun e transferimeve, ku Milan nuk dëshiron të humbasë asnjë mundësi për të forcuar skuadrën.

Menaxhimi i situatës së Nkunku-t dhe Mateta-s do të jetë kyç për planin e trajnerit dhe për stabilitetin e ekipit.

The post Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi appeared first on Albeu.com.

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’

By: V K
1 February 2026 at 08:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”, si për Uashingtonin ashtu edhe për Evropën.

“Kemi filluar negociatat”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kishte qenë në kontakt me udhëheqësit evropianë në lidhje me Groenlandën.

“Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë, një marrëveshje shumë e rëndësishme, në fakt, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare – një marrëveshje shumë, shumë e rëndësishme. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje atje”, deklaroi ai.

Sipas Trump, është arritur konsensus për çështje të shumta, dhe Evropa gjithashtu dëshiron që SHBA-të të arrijnë një marrëveshje.

Më 21 janar, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishin dalë skicat e një marrëveshjeje për Groenlandën.

Sipas Axios, draft-marrëveshja që Rutte i propozoi Trump-it përcakton ruajtjen e sovranitetit të Danimarkës mbi Groenlandën dhe përditësimin e kushteve të marrëveshjes së vitit 1951 për mbrojtjen e ishullit. Kjo do t’i lejonte SHBA-së të krijonte baza ushtarake dhe “zona mbrojtëse” atje nëse NATO e konsideron të nevojshme.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi më vonë se Rutte nuk kishte autoritet për të zhvilluar negociata të tilla në emër të Danimarkës.

Ajo gjithashtu, vuri në dukje se procesi i negociatave ishte rikthyer në “rrugën tradicionale” të përpjekjeve diplomatike.

The post Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’ appeared first on Albeu.com.

❌
❌