Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

U arrestua në Dubai, zbardhen përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu

By: V K
26 January 2026 at 10:55

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka arrestuar Bujar Sefën, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Rraja”.

Sefa ka qenë prej kohësh në qendër të hetimeve dhe përgjimeve, duke u konsideruar një nga figurat kryesore të grupit kriminal.

Në dosjet e hetimit janë zbuluar komunikime mes trafikantëve, të cilët kishin mësuar për aksionet e policisë dhe shprehnin frikën se mos kapeshin nga forcat e rendit.

Në bisedat e përgjuara, ata i luteshin Zotit që të shpëtonin nga kontrollet e policisë.

Pergjimet maj 2023

Në dosjen hetimore jane zbardhur bisedat, ku trafikantët luten që bimët narkotike të mos kapen nga policia derisa ata t’i vjelin.

Madje ata flasin edhe për probleme që mund të kenë me njëri-tjetrin, në rast se gjërat nuk i shkojnë sipas planeve.

Kujtojmë se sot jepet masa për 13 personat për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati.

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?

Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…

Asim Pulaci: Do ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.

Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.

Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien,

Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?

Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastriotil°

Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.

Asim Pulaci:…

Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.

Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.

Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.

Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.

Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.

Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.

Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty

 

The post U arrestua në Dubai, zbardhen përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu appeared first on Albeu.com.

Vrau të dashurën dhe më pas i vuri zjarrin banesës, Prokuroria dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin

By: V K
26 January 2026 at 10:43

Prokuroria e Korçës, ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare Kozeta Teço dhe më pas i vuri flakën banesës për të fshehur gjurmët.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Pogradecit në korrik të vitit 2025, ku fillimisht u raportua një zjarr në banesë, ndërsa më pas u zbulua trupi i pajetë i viktimës me shenja të shumta dhune.

Sipas organit të akuzës, Selmani kishte lidhje dashurie me 52-vjeçaren prej më shumë se tre vitesh dhe e frekuentonte shpesh në banesën e saj.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte shoku traumatiko-hemoragjik, si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjeti prerës.

Prokuroria thotë se provat biologjike, pamjet filmike dhe sendet e gjetura në vendngjarje lidhin drejtpërdrejt të dyshuarin me krimin. Ai do të përballet në gjyq me akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.S. për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës K.T.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më vonë si shtetasja K.T.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën disa vatra zjarri, si dhe nga këqyrja e parë e kufomës, në trupin e së cilës u konstatuan shënja dhune. Ndërsa në tualetin e banesës, të vendosura në një qese mbeturinash u gjetën një dorezë thike, një teh thike, një thikë tjetër me bisht druri dhe një teh thike të ndotur me lëndë të kuqërremtë të ngjashme me të gjakut.

Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor u konkludua se dëmtimet që i janë shkaktuar shtetases K.T., janë me mjete të fortë prerës. Shkaku i vdekjes ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, aktet dhe burimet e provave të përftuara, rezulton se, shtetasi nën hetim I.S. ka patur një marrëdhënie dashurie me viktimën. Ai shkonte shpesh në banesën e saj, rreth 2-3 herë në javë dhe marrëdhënia e tyre ka zgjatur për më shumë se 3 vjet. Nga rezultatet e këqyrjes së pamjeve filmike të marra nga subjektet përreth vendit të ngjarjes është konstatuar se shtetasi I.S. ka shkuar në banesën e viktimës në orën 22:48 sipas pamjeve filmike dhe pas kësaj ore nuk është konstatuar asnjë lëvizje tjetër deri në orën 03:58 sipas orës së kamerës dhe 04:58 sipas orës reale, moment kur shtetasi I. S., ka hedhur qeset në koshin e mbeturinave.

Në referim të akteve të ekpertimeve biologjike vlerësuese dhe krahasuese, ka rezultuar se shtetasja K. T. është vrarë me thikat që janë gjetur në një qese në tualetin e banesës së saj, të cilat përmbanin gjak dhe fije floku që i përkisnin viktimës. Ka rezultuar se në xhepin e pasëm të pantallonave të shtetasit I.S. është konstatuar gjaku i viktimës.

Në përfundim, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, janë përftuar akte dhe burime provash që provojnë se shtetasi I.S., ka vrarë në rrethana që i kanë shkaktuar mundime të veçanta viktimën K.T. dhe duhet të përgjigjet penalisht për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës, parashikuar nga neni 79, shkronja (e) të Kodit Penal.

The post Vrau të dashurën dhe më pas i vuri zjarrin banesës, Prokuroria dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit

By: V K
26 January 2026 at 10:36

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.

Presidenti Begaj, tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme”, u shpreh Begaj.

The post Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Babai plagos vajzën e tij, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

By: V K
26 January 2026 at 10:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur ne lagjen numër 12 të qytetit.

Mësohet se autori e ka goditur vajzën me armë të ftohtë të tipit thikë.

Burime nga policia bëjnë me dije se e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

 

The post Ngjarje e rëndë në Durrës/ Babai plagos vajzën e tij, pamje nga vendngjarja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik të lëndëve narkotike, kush është i dënuari nga Italia me 12 vite burg (EMRI)

By: V K
26 January 2026 at 10:03

Bujar Sefa, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sefa ishte një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai i kishte shpëtuar më herët arrestimit gjatë një operacioni policor në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, si dhe municion luftarak.

Sipas burimeve hetimore, Bujar Sefa, është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane të drejtësisë.

Ai është dënuar në Itali me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa i janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 346 mijë euro.

Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se Sefa, i njohur me nofkën Xaka, ka pasur rol drejtues në grupin kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit.

Përgjimet e realizuara gjatë hetimeve tregojnë se ai kujdesej për organizimin e punës dhe menaxhimin e punëtorëve të angazhuar në parcelat e mbjella me kanabis.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik të lëndëve narkotike, kush është i dënuari nga Italia me 12 vite burg (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ish-banorja e “Big Brother Vip” shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale: Do e çoj në gjykatë…

By: V K
26 January 2026 at 09:55

Ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e së shtunës nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, por vëmendja është përqendruar te deklaratat e forta që ajo bëri në lidhje me lajmet dhe aludimet e publikuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Lorna ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën ligjore, duke paralajmëruar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme që, sipas saj, kanë cenuar rëndë figurën dhe moralin e saj.

Gjatë intervistës, ish-banorja u shpreh se ndaj saj janë hedhur akuza të pabazuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, duke theksuar se nuk do t’i lërë pa përgjigje ligjore.

Më tej, Lorna sqaroi edhe zërat që kanë qarkulluar në media për marrëdhëniet e saj me disa prej banorëve të “Big Brother VIP”.

Ajo tha se disa deklarata janë keqinterpretuar dhe deformuar, duke theksuar se njohjet e saj me disa persona brenda shtëpisë kanë qenë thjesht miqësore.

“Është thënë se unë kisha diçka me një prej personazheve kryesore të ‘BBV’. Ne njihemi prej vitesh, por mes nesh nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë”, tha ajo, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje romantike apo histori të fshehtë.

Deklaratat e Lornës kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse paralajmërimi i saj për ndjekje ligjore do të konkretizohet në ditët në vijim.

The post Ish-banorja e “Big Brother Vip” shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale: Do e çoj në gjykatë… appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur (EMRI+FOTO)

By: V K
26 January 2026 at 09:48

Ish-gjyqtari Albano Çepele, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Albano Çepele, nuk arriti që të triumfonte në betejën e ashpër me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Ish-gjyqtari Çepele, u diplomua në vitin 1997 dhe një vit më pas nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës, ku shërbeu deri në vitin 2003.

Më pas ai u transferua në Gjykatën e Shkodrës, ku për gati dy dekada ushtroi funksionin e gjyqtarit, deri në shkëputjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2023.

Në vitin 2020, Çepele u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për çështje që lidhen me pasurinë, vendim që u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2023.

Procesi i Vettingut ndaj tij u shoqërua me debate, pasi vetë gjyqtari dhe mbrojtja ligjore kishin argumentuar se ai vuante prej vitesh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë sëmundje të rënda kronike.

Lajmi për humbjen e tij, ka sjellë reagimin edhe të avokatez, Sabina Mete, e cila e ka përshkruar gjyqtarin si një njeri të drejtë dhe human, përtej funksionit që mbante.

Ajo gjithashtu, është ndalur edhe te mënyra se si u trajtua gjyqtari gjatë procesit të Vettingut, duke theksuar se u largua padrejtësisht nga sistemi dhe se familja e tij u vu përballë vështirësive të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

Ish-sekretarja e tij, aktualisht avokate, Sabina Meta, duke njoftuar vdekjen e të ndjerit, tregon:

“Albano Çepele ka ndërruar jetë. Për ata që nuk e njihnin, Albanoja ka punuar si gjyqtar në Shkodër. Ka qenë një njeri i drejtë, i ndershëm, korrekt dhe i pakorruptuar. Këtë e them me bindje të plotë, pasi kam qenë sekretarja e tij.

Albanoja, para se të ishte gjyqtar, ishte human. Respektonte çdo qenie njerëzore, duke filluar nga kolegët, gjyqtarët, prokurorët, avokatët, sekretarët, sanitarët dhe palët ndërgjyqëse.

Karakterizohej nga qetësia dhe butësia, zemërgjerësia dhe humanizmi, por fatkeqësisht u largua padrejtësisht nga sistemi i vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë e tij, vetëm një shtëpi…
Familja e tij shiti shtëpinë në Fier dhe bleu një në Tiranë shumë e shumë vite më parë, por sipas komisionit të vettingut, ai nuk meritonte të kishte as shtëpi (pavarësisht se kishte punuar shumë kohë më parë emigrant). Madje, as familja e tij nuk meritonte të kishte shtëpi.

Albanoja nuk kishte as lekë për ilaçe, të cilat i merrnin të gjithë rrogën, për sa kohë ishte i punësuar.
Kur e larguan nga sistemi, nuk kishte as mundësi për trajtim shëndetësor.

Ndjej një keqardhje të madhe për mikun dhe kolegun tim. Të qoftë dheu i lehtë, o njeri i mirë. Qofsh i parajsës. Shpirti yt pushof­të në paqe. Jam e sigurt se tashmë je në një botë më të mirë se kjo që le pas.

Ky vend, këta njerëz nuk të merituan.

Qofsh mirë me Zotin, Albano.

Më fal nëse nuk mora vesh më parë që paske qenë sëmurë rëndë, nuk piva një kafe me ty dhe nuk kisha dijeni për largimin tënd nga jeta, pasi sapo e mora vesh. Ma bëj hallall. Pushofsh në paqe, o njeri i ndershëm, i urtë dhe i mirë”.

 

 

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Maignan i ashpër për penalltinë: Çfarë duhet të bëjë Bartesaghi?

By: V K
26 January 2026 at 09:31

Mike Maignan, shprehu pakënaqësinë e tij pas ndeshjes Roma-Milan, duke komentuar penalltinë e akorduar nga arbitri Colombo për prekjen e topit me dorë nga Bartesaghi.

Portieri i Milanit pyeti retorikisht:Çfarë duhet të bëjë Bartesaghi? Të presë krahun? Topi është afër tij dhe Celik godet në dorën e tij”.

Ai shtoi me sarkazëm se arbitri mund të kishte akorduar edhe një penallti të dytë për Pulisic.

Megjithatë, ekziston një ndryshim thelbësor mes dy episodeve: Bartesaghi e kishte krahun të hapur, jashtë pozicionit natyral të trupit, ndërsa krahu i Pulisic ishte në një pozicion shumë më të ndryshëm, i mbledhur dhe pranë trupit. Për këtë arsye, arbitri Colombo akordoi penallti në një rast dhe jo në tjetrin.

Maignan foli nën ndikimin e emocioneve, gjë që nuk është befasuese, pasi ai shpesh ka opinione të forta dhe lidershipi i tij ndihet qartë në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht polemikave, Mike zhvilloi një tjetër ndeshje të shkëlqyer. Ai bëri tre pritje ndaj Malen, më pas ndali Celik (në mënyrë fenomenale), Kone dhe Cristante.

Kjo ishte një nga mbrëmjet më të mira të tij në një sezon të denjë për atë të titullit kampion.

Trajneri Allegri e tha qartë:Mike na mbajti në lojë”. Tifozët e Milanit, si ata në televizion ashtu edhe ata në stadium, menduan të njëjtën gjë, pasi janë mësuar me performanca të tilla nga ai.

 

The post VIDEO/ Maignan i ashpër për penalltinë: Çfarë duhet të bëjë Bartesaghi? appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili

By: V K
26 January 2026 at 09:21

Orët e fundit, hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos, kanë marrë kthesë. Policia greke dyshon fort se autor i vrasjes së Aliajt mund të jetë 44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliano Halili.

Ai ndodhej në të njëjtin sektor me Aliajn, në qeli afër njëri-tjetrit dhe çuditërisht rezulton i plagosur në këtë ngjarje.

Dyshimet e policisë kanë lindur për faktin se i burgosuri grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, është vetë ofruar si autor tek policia greke duke deklaruar: “Ta dini, unë e vrava”, ndërkohë nuk kishte asnjë shenjë përleshjeje.

Nga ana tjetër rezultoi në vendngjarje i plagosur 44-vjeçari Xhuliano Halili, i cili dy vite më parë kishte kryer vrasjen e Alfond Ndocit brenda në Koridhalo.

Në fakt, që pas ngjarjes së rëndë, brenda komunitetit të burgjeve, është diskutuar fakti që autor i vrasjes së Jani Aliajt ka qenë Halili, ndërkohë që greku është paguar ose kërcënuar për ta marrë përsipër.

Kjo mesa duket ka rënë në vesh edhe të policisë greke, e cila orët e fundit ka nisur hetimet.

Të tjera burime bëjnë me dije se Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në luftën e së ashtuquajturës “Mafia greke”.

Kjo pasi ka pasur dyshime se ai ka qenë ekzekutor i një prej drejtuesve të grupeve kriminale greke që kontrollojnë jetën e natës në shtetin fqinj. Megjithatë, këto dyshime kurrë nuk u vërtetuan.

Kush është Xhuliano Halili?

44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliani Halili, i njohur edhe si “Niko”, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi si vrasës me pagesë.

Ai akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2-vjeç, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh.

Halili mësohet se pasi kishte qëlluar me çifte në kokë Fillimin, kishte therur më pas në fyt djalin e mitur të tij.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

Xhuliano Halili mësohet se është autor edhe i dy vrasjeve të tjera me pagesë, në vitin 2008 dhe 2009, ku viktima të tij ishin dy shtetas grekë.

Në nëntor 2022, në Skourta të Viotias në Greqi, u ekzekutua dhe u dogj 27-vjecari Sulo Halili nga Tepelena. Një ndër pistat që u hetua ishte edhe lidhja me Xhuliano Halilin, pasi ishin kushurinj me njëri-tjetrin.

The post Zbardhen detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili appeared first on Albeu.com.

Kishin përshtatur ambiente për kultivim të lëndëve narkotike/ Arrestohet një person në Shkodër, ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE

By: V K
26 January 2026 at 08:50

Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Malësinëe Madhe, për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis.

Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Vihet në pranga një 35-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xh. C., 24 vjeç, banues në Zagorë; F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe F. K., 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Kishin përshtatur ambiente për kultivim të lëndëve narkotike/ Arrestohet një person në Shkodër, ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për dy të plagosur

By: V K
26 January 2026 at 08:29

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.

Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat bënë të mundur normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd -Prrenjas duhet të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet problematike te “Kthesat e Murrashit”. “kthesat e Dragostunjës dhe Kthesat e Pishkashit ” ku rrëshqitjet e dherave përbëjnë rrezik real për sigurinë rrugore.

 

The post Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për dy të plagosur appeared first on Albeu.com.

Mijëra hektarë tokë nën ujë/ Monitor: Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

By: V K
26 January 2026 at 08:22

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.

Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme.

Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale, për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg, është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjes.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

Zhgënjimi i tij shkon përtej dëmit material. Pas 15 vitesh emigracion në Itali, ai u kthye në Shqipëri rreth 12 vite më parë, me bindjen se përvoja dhe kursimet do të mjaftonin për të ndërtuar një fermë funksionale.

Sot, kthimin e quan “gabimin e jetës”, jo sepse bujqësia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe përgjegjësia shpesh mbetet pa adresë.

Shqetësimi i Mirlindit nuk është vetëm me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit.
Askush nuk njofton? As për reshjet e pritshme, as për hapjen e portave të HEC-eve”.
Mirlindi thotë se nuk pati asnjë paralajmërim për hapjen e portave të digës.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

Në Samaticë, sipas tij, janë dëmtuar rreth 8 hektarë serra të sapombjella, ndërsa 3.5 hektarë lakër, gati për treg, janë shkatërruar plotësisht.

Krahas tyre, dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në pemëtore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtë janë prekur në shkallë të ndryshme, pa mundësi për të dhënë ende një shifër përfundimtare. “Janë shumë”, thotë ai, duke theksuar se situata në terren ndryshon nga dita në ditë.

Në të gjithë Beratin, panorama është po aq e rëndë. “Dëmet në serra janë të pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerët janë përballur jo vetëm me përmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 5 gradë.

“Problem me ngricat, problem me përmbytjet”, përmbledh ai situatën, duke e cilësuar si një goditje të dyfishtë për prodhimin bujqësor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit.

Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime të freskëta nga serrat, me kompaninë e tij “Agrokoni”, tha se, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë fermat e specializuara për eksport që janë të përqendruara në zonën e Beratit, Lushnjes dhe Fierit.

Zoti Koni, parashikon se këto dëme kanë efekte të gjëra në ekonomi dhe pritet të ndikojnë në uljen e eksporteve deri në 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit, ka dëme të shpërndara në disa kultura – 247 ha drithëra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura të tjera dhe 192 ha pemë frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve. Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.

Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

Blerina Hoxha

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjes.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

Zhgënjimi i tij shkon përtej dëmit material. Pas 15 vitesh emigracion në Itali, ai u kthye në Shqipëri rreth 12 vite më parë, me bindjen se përvoja dhe kursimet do të mjaftonin për të ndërtuar një fermë funksionale.

Sot, kthimin e quan “gabimin e jetës”, jo sepse bujqësia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe përgjegjësia shpesh mbetet pa adresë.

Shqetësimi i Mirlindit nuk është vetëm me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit.

“Askush nuk njofton? As për reshjet e pritshme, as për hapjen e portave të HEC-eve”. Mirlindi thotë se nuk pati asnjë paralajmërim për hapjen e portave të digës.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

Në Samaticë, sipas tij, janë dëmtuar rreth 8 hektarë serra të sapombjella, ndërsa 3.5 hektarë lakër, gati për treg, janë shkatërruar plotësisht.

Krahas tyre, dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në pemëtore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtë janë prekur në shkallë të ndryshme, pa mundësi për të dhënë ende një shifër përfundimtare.

Janë shumë”, thotë ai, duke theksuar se situata në terren ndryshon nga dita në ditë.

Në të gjithë Beratin, panorama është po aq e rëndë. “Dëmet në serra janë të pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerët janë përballur jo vetëm me përmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 5 gradë.

Problem me ngricat, problem me përmbytjet”, përmbledh ai situatën, duke e cilësuar si një goditje të dyfishtë për prodhimin bujqësor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit.

Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime të freskëta nga serrat, me kompaninë e tij “Agrokoni”, tha se, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë fermat e specializuara për eksport që janë të përqendruara në zonën e Beratit, Lushnjes dhe Fierit.

Zoti Koni parashikon se këto dëme kanë efekte të gjëra në ekonomi dhe pritet të ndikojnë në uljen e eksporteve deri në 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama, tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dëme të shpërndara në disa kultura – 247 ha drithëra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura të tjera dhe 192 ha pemë frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve.

Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë.

Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

Në nivele specifike drithërat, të kultivuara në 3 598 hektarë, kanë humbur vlera që llogariten nga 2.88 deri në 4.32 miliardë lekë.

Foragjeret, në 3 148 hektarë tokë, përbëjnë një humbje prej 1.57 deri në 3.15 miliardë lekë. Në rastin e kultivimeve të tjera bujqësore, që zënë 4 151 hektarë, dëmet llogariten nga 3.32 deri në 6.23 miliardë lekë.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta.

Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerë ka një kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekësh për një sezon për ushqimin dhe shërbimin. Bazuar në këtë vlerësim, dëmet nga bagëtia arrijnë në total rreth 280–570 milionë lekë, duke reflektuar humbjet për fermerët dhe investimet e shpenzuara për përkujdesjen e kafshëve.

Në bletari, situata është më e kufizuar në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël.

Janë raportuar 147 koshere të dëmtuara, kryesisht nga përmbytjet dhe ngricat që dobësuan kolonitë e bletëve dhe shkatërruan prodhimin e mjaltit.

Vlera mesatare e një koshere është llogaritur rreth 50 000–100 000 lekë, duke dhënë një humbje totale për bletarinë prej rreth 7–15 milionë lekë.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dëmtuar është mijëra kilogramë perimesh, drithërash dhe frutash që nuk arrijnë në treg, një kosto që ndikon në ekonominë kombëtare dhe në sigurimin e ushqimit për qytetarët.

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.

Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

Blerina Hoxha

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjes.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

Zhgënjimi i tij shkon përtej dëmit material. Pas 15 vitesh emigracion në Itali, ai u kthye në Shqipëri rreth 12 vite më parë, me bindjen se përvoja dhe kursimet do të mjaftonin për të ndërtuar një fermë funksionale.

Sot, kthimin e quan “gabimin e jetës”, jo sepse bujqësia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe përgjegjësia shpesh mbetet pa adresë.

Shqetësimi i Mirlindit nuk është vetëm me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit.

“Askush nuk njofton? As për reshjet e pritshme, as për hapjen e portave të HEC-eve”. Mirlindi thotë se nuk pati asnjë paralajmërim për hapjen e portave të digës.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit, është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

Në Samaticë, sipas tij, janë dëmtuar rreth 8 hektarë serra të sapombjella, ndërsa 3.5 hektarë lakër, gati për treg, janë shkatërruar plotësisht. Krahas tyre, dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në pemëtore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtë janë prekur në shkallë të ndryshme, pa mundësi për të dhënë ende një shifër përfundimtare. “Janë shumë”, thotë ai, duke theksuar se situata në terren ndryshon nga dita në ditë.

Në të gjithë Beratin, panorama është po aq e rëndë. “Dëmet në serra janë të pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerët janë përballur jo vetëm me përmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 5 gradë.

Problem me ngricat, problem me përmbytjet”, përmbledh ai situatën, duke e cilësuar si një goditje të dyfishtë për prodhimin bujqësor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit.

Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime të freskëta nga serrat, me kompaninë e tij “Agrokoni”, tha se, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë fermat e specializuara për eksport që janë të përqendruara në zonën e Beratit, Lushnjes dhe Fierit. Zoti Koni parashikon se këto dëme kanë efekte të gjëra në ekonomi dhe pritet të ndikojnë në uljen e eksporteve deri në 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama, tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dëme të shpërndara në disa kultura – 247 ha drithëra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura të tjera dhe 192 ha pemë frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve.

Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë.

Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

Në nivele specifike drithërat, të kultivuara në 3 598 hektarë, kanë humbur vlera që llogariten nga 2.88 deri në 4.32 miliardë lekë.

Foragjeret, në 3 148 hektarë tokë, përbëjnë një humbje prej 1.57 deri në 3.15 miliardë lekë. Në rastin e kultivimeve të tjera bujqësore, që zënë 4 151 hektarë, dëmet llogariten nga 3.32 deri në 6.23 miliardë lekë.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta.

Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerë ka një kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekësh për një sezon për ushqimin dhe shërbimin.

Bazuar në këtë vlerësim, dëmet nga bagëtia arrijnë në total rreth 280–570 milionë lekë, duke reflektuar humbjet për fermerët dhe investimet e shpenzuara për përkujdesjen e kafshëve.

Në bletari, situata është më e kufizuar në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël.

Janë raportuar 147 koshere të dëmtuara, kryesisht nga përmbytjet dhe ngricat që dobësuan kolonitë e bletëve dhe shkatërruan prodhimin e mjaltit.

Vlera mesatare e një koshere është llogaritur rreth 50 000–100 000 lekë, duke dhënë një humbje totale për bletarinë prej rreth 7–15 milionë lekë.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dëmtuar është mijëra kilogramë perimesh, drithërash dhe frutash që nuk arrijnë në treg, një kosto që ndikon në ekonominë kombëtare dhe në sigurimin e ushqimit për qytetarët.

Burimi: INSTAT, vlerësime të Monitor për tendencën, bazuar në intervistat me operatorët e tregut

Miliona të tjera dëme, nga rrugët te shtëpitë

Përmbytjet e janarit 2026 nuk shkatërruan vetëm tokën bujqësore dhe fermat, por kanë përfshirë edhe komunitetet urbane dhe infrastrukturën e vendit, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të menaxhimit të ujit dhe planifikimit urban në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga emergjencat civile të paktën 1 587 banesa janë përmbytur në të gjithë vendin, ndërsa mijëra të tjera janë ndikuar nga ujërat që kanë hyrë brenda shtëpive, kanë dëmtuar mobilie, pajisje dhe infrastrukturë të brendshme.

Në disa zona, banorët raportojnë dëme që tejkalojnë dhjetëra miliona lekë për familje, me pajisje shtëpiake, mobilie dhe struktura të brendshme të papërdorshme pasi uji ka depërtuar thellë në hapësirat jetësore.

Këto humbje, të shpërndara në mijëra shtëpi, përbëjnë një ngarkesë të rëndë financiare për familjet e prekura dhe tregojnë një pamje të qartë se sa i cenueshëm është strehimi vendas ndaj motit ekstrem dhe mungesës së sistemeve efektive të parandalimit të përmbytjeve.

Në anën tjetër, rrjetet e transportit, arteriet që lidhin qytetet dhe fshatrat u goditën në mënyrë të konsiderueshme.

Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të disa komuniteteve rurale. Janë raportuar edhe shembje të pjesshme të segmenteve të rrugëve dhe dëmtime të mbikalimeve.

Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm shkatërrimi dhe riparimi i segmenteve rrugore kryesore mund të arrijë dhjetëra deri në qindra milionë euro në një vit normal, për shkak të nevojës për rivendosje të shtresave rrugore, urave etj.

Eksportet e frutave dhe zarzavateve pritet të bien me 20-30%

Eksportet frutave dhe perimeve arritën një vlerë prej 19 miliardë lekësh në 11-mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, por për të gjithë vitin 2025, vlera e tyre pritet të kalojë mbi 210 milionë euro.

Eksportuesit paralajmërojnë se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe ngricat në serrat e vendit mund të ulin volumin e prodhimit që shkon në tregjet ndërkombëtare deri në 10–30%, duke çuar në një humbje të pritshme në vlerë midis 21 dhe 63 milionë eurosh të vlerës së eksporteve bujqësore, grupi më i qëndrueshëm në rritje, si në volum dhe në vlerë, në vitin 2025.

Ruzhdi Koni, eksportues i njohur, nënvizon se; “serrat e specializuara për eksport janë goditur rëndë dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit nuk mund të shkojë në eksport. Kjo do të ndikojë menjëherë në marrëdhëniet tona me partnerët dhe në planifikimin për sezonet e ardhshme”.

Përtej humbjes direkte të volumit të eksportit, prodhuesit përballen edhe me shpenzime shtesë për riparimin e serrave dhe për sigurimin e cilësisë së perimeve që mbeten, duke rritur presionin financiar mbi fermerët.

Humbja e një pjese të konsiderueshme të eksporteve nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por ka edhe efekt zinxhir mbi ekonominë kombëtare, duke ndikuar në punësimin rural, stabilitetin e çmimeve dhe konkurrencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët e sektorit bujqësor dhe përfaqësuesit e fermerëve këmbëngulin se duhet një qasje e integruar, që përfshin investime në infrastrukturën e serrave, sisteme paralajmëruese dhe siguri klimatike, si dhe mbështetje financiare për eksportuesit që përballen me humbje të papritura.

Pa këto ndërhyrje, vlerat e eksportit që u deshën të shënonin rritje të qëndrueshme rrezikojnë të tkurren, duke e kthyer progresin e arritur në sektorin bujqësor në një fitim të pasigurt dhe të cenueshëm ndaj kapriçiove të natyrës./Monitor

The post Mijëra hektarë tokë nën ujë/ Monitor: Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
26 January 2026 at 07:57

Sot, 26 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59 lekë, ndërsa në shitje me 60.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Stuhia dimërore godet SHBA-në/ Shtatë persona kanë humbur jetën, mbi 800 mijë familje pa energji elektrike

By: V K
26 January 2026 at 07:48

Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike për qindra mijëra familje.

Shkolla dhe rrugë në mbarë vendin janë mbyllur, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar, pasi kushte të përshkruara si “kërcënuese për jetën” janë shtrirë nga Teksasi deri në New England, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, raporton BBC.

Të paktën dy persona humbën jetën nga hipotermia në Luiziana, ndërsa vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.

Sipas të dhënave të publikuara pasditen e së dielës nga poweroutage.us, mbi 800 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë, më shumë se 11 mijë fluturime janë anuluar, sipas FlightAware.

Reshje të dendura bore dhe akull kanë përfshirë zona të vendit. Fenomeni i shiut të ngrirë, ku pikat e ftohura të shiut ngrijnë menjëherë në kontakt me sipërfaqet, konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm.

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit mund të zgjasin për disa ditë dhe se stuhia mund të prekë rreth 180 milionë amerikanë, më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit.

The post Stuhia dimërore godet SHBA-në/ Shtatë persona kanë humbur jetën, mbi 800 mijë familje pa energji elektrike appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore

By: V K
26 January 2026 at 07:40

Këtë të hënë vendiynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira, si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Në det do të ketë valëzim me forcë 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

By: V K
24 January 2026 at 15:51

Projektligji “Për censin e Bujqësisë”, ka kaluar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe institucional dhe pritet të nisë brenda këtij viti për të mbledhur të dhëna mbi tablonë e tokës bujqësore dhe blegtorisë në vend, të dhënat që sipas ekspertëve të pushtetit vendor do të krijojnë një pasqyrë të ekonomisë rurale.

Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë.

E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën 2022-2026, ky cens pritet të realizohet brenda këtij viti, katërmbëdhjetë vjet pas censit të fundit të situatës së bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Objektivat e censit synojnë të sigurojnë mbledhje të dhënash të hollësishme, të besueshme dhe statistikore për tokat bujqësore, pyjet, livadhet, kopshtet, bagëtitë, shpendët, etj.. për të gjithë individët apo fermat, që në projektligj identifikohen me termin “njësitë ekonomike bujqësore”.

Të dhënat do të shërbejnë, sipas relacionit, për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor dhe krijimin e një regjistri statistikor.

Relacioni i paraqitur në Këshill nga Ministria e Bujqësisë, që BIRN e disponon, tregon për një konsultim të nismës mes ministrive dhe institucioneve që do të kenë rol në realizimin e këtij projekti, si ajo Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si ministri përgjegjëse, e Drejtësisë, e Financave, Drejtoria e Kadastrës, etj..

Qeveria pretendon se, “regjistrimi i Bujqësisë”do të jetë një mjet kyç për të kuptuar thellësisht peizazhin bujqësor të vendit, është i përafruar me legjislacionin e BE-së dhe siguron që të dhënat bujqësore të Shqipërisë të jenë të krahasueshme dhe të përdorshme në nivel evropian.

Ministria e Financave arsyeton se kostoja totale e parashikuar për realizimin e këtij censi madhor vlerësohet në 890.91 milionë lekë dhe se këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera donatorësh.

Më shumë se gjysma e tyre do të shkojnë për pagesat e burimeve njerëzore, ndërsa pjesa tjetër për dieta udhëtimi, pajisje dhe fushatat e publicitetit.

Gjatë konsultimeve publike, janë pranuar dhe rekomandime nga organizata të shoqërisë civile, si përfshirja e komponentit gjinor në mbledhjen e statistikave që vjen si rekomandim i UN Women dhe një propozim nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare që pyjet dhe kullotat në pronësi publike të përfshihen në fushën e zbatimit të këtij censusi në rastet kur shfrytëzohen drejtpërdrejt nga ‘Njësitë ekonomike bujqësore” për aktivitetin e tyre bujqësor ose blegtoral.

Ekspertët e pushtetit vendor e shohin këtë nismë si një mundësi të mirë për rritjen e kapaciteteve planifikuese të njësive vendore për politikat rurale të mëtejshme.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, anëtar i Këshillit Legjislativ mes qeverisë qendrore dhe vendore, i tha BIRN-it se “Censi i Bujqësisë është një mjet pune për 61 bashkitë dhe 12 qarqet, që i lejon të planifikojnë zhvillimin rural mbi nevojat reale të fermerëve, jo mbi hamendësime”.

Sipas tij, kjo do të rrisë aftësitë e politikëbërjes përmes përdorimit të makro-datave në politikat e zhvillimit.

Nga ana tjetër, Haxhimali thotë se censi do të japë një pasqyrë të ekonomisë rurale, “për të ditur kush prodhon, çfarë prodhon dhe në çfarë kushtesh, në mënyrë që politikat rurale të përshtaten sipas territorit dhe potencialit të çdo bashkie”.

Rezultatet e pritshme të të dhënave që do të mblidhen nga censi pritet të krijojnë, sipas tij, “një hartë të saktë të tokës bujqësore, fermave, blegtorisë dhe punësimit rural”, duke dalluar qartë prioritetet mes qarqeve dhe bashkive.

Nga pikëpamja e pushtetit vendor, Haxhimali beson se bashkitë do të përfitojnë nga të dhënat e censit, pasi ato do t’u shërbejnë bashkive për vendimmarrje më të mirë për investime, subvencione, infrastrukturë rurale dhe shërbime, sipas nevojave konkrete të zonave të tyre por dhe për konkurencë ekonomike ndërbashkiake dhe rajonale./ BIRN

The post BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen

By: V K
24 January 2026 at 15:14

Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, në lidhje me protestën që mbahet para Kryeministrisë.

Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

 

The post Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen appeared first on Albeu.com.

Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO)

By: V K
24 January 2026 at 15:05

Një debat i ashpër në kufijtë e konfrontimit fizik, është zhvilluar mes Rogertit dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”.

Ka qenë gazetari i cili ka provokuar rëndë këngëtarin, duke i thënë se është “pro incestit”, duke nënkuptuar një ndjenjë të tij me Selinën, që është 23 vite më e vogël se Miri.

Shihni videon:

 

The post Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht

By: V K
24 January 2026 at 15:00

Nuk bëhet fjalë për fitime të rastësishme, por për vendime të zgjuara, rregullime strategjike dhe hapa që krijojnë stabilitet.

Ja cilat janë 3 shenjat që kanë avantazh real në çështjet e parave sot:

Peshorja është një nga shenjat më të mbështetura në planin financiar falë ndikimit pozitiv të Venusit. Edhe pse dita mund të sjellë pak tension emocional ose diskutime me bashkëpunëtorë, në thelb ekziston një ekuilibër i favorshëm për paratë.

Sot është ditë e mirë për rinegociime, ndarje përgjegjësish financiare, marrëveshje ose sqarime që lidhen me pagesa, honorare apo bashkëpunime.

Nëse ruani qetësinë dhe përdorni dialogun, mund të zgjidhni një nyje ekonomike që ju ka bllokuar prej kohësh. Fitimi vjen nga diplomacia dhe zgjedhjet e balancuara.

Demi ka një avantazh të qartë në para falë aftësisë për të analizuar dhe për të mos vepruar me nxitim.

Edhe pse kjo është një periudhë rishikimi dhe jo shpenzimesh të mëdha, sot mund të merrni vendime të rëndësishme që mbrojnë të ardhurat tuaja.

Është një ditë shumë e mirë për të rregulluar buxhetin, për të ndalur humbjet e panevojshme ose për të rishikuar një ofertë pune apo bashkëpunimi nga ana financiare.

Paratë nuk vijnë nga rreziku, por nga kujdesi dhe strategjia afatgjatë. Çdo zgjedhje e bërë sot forcon sigurinë tuaj ekonomike.

Peshqit janë ndër shenjat më të favorizuara financiarisht sot, sidomos nëse ndjekin intuitën.

Periudha është pozitive dhe sjell sinjale të qarta për mundësi të reja ekonomike që po afrohen gradualisht.

Sot mund të merrni një ide, një informacion ose një kontakt që në javët në vijim mund të kthehet në fitim konkret.

Është moment i mirë për të menduar për projekte personale, punë të pavarura ose plane që lidhen me të ardhura alternative.

Paratë për Peshqit sot lidhen me vizionin dhe besimin tek ajo që po ndërtoni, jo me presionin apo ngutjen.

The post Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht appeared first on Albeu.com.

Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë

By: V K
24 January 2026 at 14:44

Këtë të shtunë, Partia Demokratike, mban protestën e dytë kombetare përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë largimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe ndalimin e bllokimit të drejtësisë prej tij në rastin “Balluku”.

Gazetari Osman Stafa, raporton për News24 se do të ketë fjalime, por përjashtohet mundësia që PD të qendrojë në shesh për një kohë të pacaktuar.

Sipas tij, PD po përgatitet për protetsa të qendrueshme, dhe në një priotestë tjertër mbase mund të vendoset qendrimi në sheshin përpara kryeministrisë deri në largimin e kreut të qeverisë.

“Ajo që dimë për sot, është që nuk do të mungojë edhe reagimi qytetar, duke përfshirë molotovët si në tubimin e kaluar”, ka deklaruar gazetari Stafa.

The post Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌