Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Aksident i rëndë në aksin rrugor Tepelenë-Lopës, furgoni përmbyset në rrugë! Ndërron jetë shoferi

By: M C
28 January 2026 at 21:35

Një aksident i rëndë rrrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Lopës në afërsi të fshatit Salari. Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i një kamioni, i cili është përfshirë në aksident.

Në rrethana ende të paqarta, shoferi i furgonit ka humbur drejtimin e automjetit në kthesën që të çon në fshatin Salari.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Aksident i rëndë në aksin rrugor Tepelenë-Lopës, furgoni përmbyset në rrugë! Ndërron jetë shoferi appeared first on Albeu.com.

Nikki Minaj deklaron se mbështet Trumpin: Unë jam fansja numër një e presidentit

By: M C
28 January 2026 at 21:24

Këngëtarja dhe reperja e njohur Nikki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo tha se kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington, Trump e ftoj reperen të ngjitej në skenë.

“Urrejtja apo çfarëdo që thonë njerëzit, ata nuk më prekin fare. Në fakt, këto më motivojnë të mbështes më shumë. Zoti të mbrojtë. Amen.” tha ajo, duke iu drejtuar miliarderit 79-vjeçar.

The post Nikki Minaj deklaron se mbështet Trumpin: Unë jam fansja numër një e presidentit appeared first on Albeu.com.

Begaj pret në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik: Shiheni Shqipërinë si shtëpinë tuaj

By: M C
28 January 2026 at 20:56

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbrëmjen e sotme ka pritur në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri

Begaj gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ka ftuar ambasadorët që ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre.

Presidenti theksoi se bashkëpunimi me partnerët strategjikë, nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike por zgjedhje identiteti.

“Përkatësia Euroatlantike dhe bashkëpunimi me partnerët strategjikë, nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike, por zgjedhje identiteti dhe vlera të patjetërsueshme”, theksoi Presidenti Begaj.

Po ashtu presidenti tha se viti 2026 përfaqëson për Shqipërinë një moment të rëndësishëm konsolidimi institucional dhe afrimi me standardet evropiane.

“Synimi ynë është të thellojmë këtë hapje, të forcojmë besimin dhe të krijojmë kushte që lidhja mes Shqipërisë, diasporës dhe partnerëve tanë të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të mëtejshëm evropian”, tha Begaj.

The post Begaj pret në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik: Shiheni Shqipërinë si shtëpinë tuaj appeared first on Albeu.com.

“Shpirti im binjak”, Pas disa javësh martesë, Blero i bën dedikimin romantik bashkëshortes

By: M C
28 January 2026 at 20:14

Këngëtari Blero Muharremi, i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes së tij, Eronitës, me të cilën kurorëzoi dashurinë në martesë para rreth dy javësh në një dasmë madhështore mes miqsh dhe familjarësh.

Që prej asaj dite këngëtari nuk ka nguruar që të shprehi publikisht dashurinë për Eronitën dhe t’i bëj asaj dedikime në rrjetet sociale.

Në një postim të bërë së fundmi, teksa ka publikuar një foto të Eronitës ndërkohë që përgatitej për dasmën, Blero e ka cilësuar këtë të fundit si shpirtin e tij binjak dhe shoqen e tij.

Ndër të tjera ai shkruan se as në ëndrrat e tij më të çmenduara nuk mund të kërkonte dikë më të mirë se ajo.

“As në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë se ty. Dashuria ime, shoqja ime më e mirë dhe shpirti im binjak”, shkroi këngëtari në një postim në “Instastory”.

The post “Shpirti im binjak”, Pas disa javësh martesë, Blero i bën dedikimin romantik bashkëshortes appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Disiplinës nuk e fal Vorën, gjobit klubin dhe pezullon zyrtarin

By: M C
28 January 2026 at 19:59

Vendimi për të braktisur për disa minuta ndeshjen me Teutën në fundjavën e kaluar i ka kushtuar skuadrës së Vorës që nga ana e saj doli me një notë proteste kundër vendimeve arbitrare.

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit e ndëshkoi këtë skuadër me 100 mijë euro gjobë për mosrespektim të detyrimeve, përgjegjësive dhe rregulloreve. Po kështu ky organizëm dënoi edhe zyrtarin e Vorës, Bazion Tragaj me 4 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në të njëjtën kohë me 100 mijë lekë gjobë u dënua edhe Elbasani për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Vora, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Iliria, Mario Bytyci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Kukësi, Albi Lika, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Shkëndija Tiranë U-17, Jurgen Karaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Shënkolli U-16, Enea Nikolli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta U-16, Stiven Cela, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta U-16, Henri Gjyzeli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta U-16, Dario Merja, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Pepa U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-16, kunder KF Vllaznia U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Antigonea, Nikolas Karabashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Pranimin e pjesshëm të kërkesës së KF Iliria, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 15, datë 05.12.2025, të KDE-së, lidhur me pikën 3, duke vendosur pezullimin e dënimit për zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse.
Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34 të KDE, do të jetë 1 (një) vit dhe, në rast përsëritjeje të shkeljeve të ngjashme, pezullimi do të revokohet dhe klubit do t’i vendoset dënim shtesë. Lënien në fuqi të pjesës tjetër të dënimit, zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit futbollistik pa praninë e spektatorëve, në zbatim të nenit 6/3/b të KDE.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria U-17, Dejsli Farruku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria U-17, Elvis Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

The post Komisioni i Disiplinës nuk e fal Vorën, gjobit klubin dhe pezullon zyrtarin appeared first on Albeu.com.

377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas

By: M C
28 January 2026 at 19:25

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.

Kompensimi do të bëhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë, sipas tabelës shoqëruese të vendimit. Edhe lista e pronarëve përfitues zgjerohet me pasuri shtesë të identifikuara gjatë zbatimit të projektit

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.19, DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PPT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.19, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “vreshtë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh.”.

2. Në pikën 4, togfjalëshi “… prej 280 445 392.25 (dyqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy pikë njëzet e pesë) lekësh …” zëvendësohet me “… prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh …”.

3. Në tabelën bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Vlerat e shpronësimit të pasurive të paraqitura në nënndarjet me numrat rendorë 9, 11, 12, 15, 17, 18, 40, 41, 42, 43, 55, 57, 65, 73 dhe 74 zëvendësohen me vlerat e shpronësimit në nënndarjet përkatëse, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Pas nënndarjes me numër rendor 84 shtohen pasuritë që shpronësohen, të paraqitura në nënndarjet me numra rendorë nga 85 në 115, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a., drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamzë Vorë, Tiranë Rurale 2 dhe Krujë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post 377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin te vijat e bardha

By: M C
28 January 2026 at 19:13

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur këmbësorin.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra”, ku një qytetar është përplasur nga një mjet teksa po kalonte vijat e bardha.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet reagimi i policisë lidhur me ngjarjen.

The post Aksident në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin te vijat e bardha appeared first on Albeu.com.

Hamas: Jemi gati për transferimin e plotë të qeverisjes në Rripin e Gazës! Protokollet dhe dosjet janë përfunduar

By: M C
28 January 2026 at 18:37

Një përfaqësues i Hamasit ka deklaruar se lëvizja është gati për transferimin e plotë të qeverisjes në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur, por ka theksuar se ky proces varet nga hapja e plotë e pikëkalimit të Rafahut, në kufi me Egjiptin, pa pengesa nga Izraeli.

Zëdhënësi i Hamasit në Gaza, Hazem Qassem, bëri të ditur se protokollet janë përgatitur dhe dosjet janë përfunduar, ndërsa komitete të posaçme janë ngarkuar për zbatimin e procesit, me qëllim dorëzimin e qeverisjes në të gjitha fushat tek Komiteti Kombëtar, i krijuar në kuadër të planit amerikan për përfundimin e luftës.

Sipas Qassemit, për të realizuar transferimin e qeverisjes është e domosdoshme që anëtarët e këtij komiteti të kenë akses në Rripin e Gazës. Ai kërkoi që pikëkalimi i Rafahut të rihapet plotësisht në të dy drejtimet, pa asnjë pengesë nga Izraeli.

The post Hamas: Jemi gati për transferimin e plotë të qeverisjes në Rripin e Gazës! Protokollet dhe dosjet janë përfunduar appeared first on Albeu.com.

Detaje nga aksidenti në urën e Spatharit/ 3 personat dolën vete nga makina, një prej tyre pëson dëmtime serioze

By: M C
28 January 2026 at 18:06

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak më parë në urën e Spatharit, ku një makinë ra në ujë. Në automjet ndodheshin tre persona. Ata kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Pasi kanë dalë ata, kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas mbajtëseve plastike.

Ata janë parë nga kalimtarët e rrugës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Dy prej personave ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por personi i tretë ka pësuar dëmtime serioze dhe po merr ndihmë mjekësore. Policia po heton më shumë për të mësuar rreth shkaqeve e aksidentit.

The post Detaje nga aksidenti në urën e Spatharit/ 3 personat dolën vete nga makina, një prej tyre pëson dëmtime serioze appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, automjeti bie nga “Ura e Spatharit” në lumë! Shpëtojnë mrekullisht 3 persona

By: M C
28 January 2026 at 17:59

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në ujë.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës dhe ka rënë në lumin Drin.

Burime bëjnë me dije se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të tre ata kanë dalë vetë ka nga makina pasi kanë rënë në ujë dhe kanë qëndruar poshtë urës tek mbajtëset plastike.

Më pas i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë dhe efektivë, duke i nxjerrë. Dy prej tyre raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti ka pësuar dëme serioze.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.

The post Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, automjeti bie nga “Ura e Spatharit” në lumë! Shpëtojnë mrekullisht 3 persona appeared first on Albeu.com.

Shqipëria preket nga moti i keq, IGJEO lëshon alarmin: Ja qarqet ku pritet të ketë reshje intensive dhe përmbytje

By: M C
28 January 2026 at 17:48

Shqipëria pritet që preket nga moti i keq, ku reshjet e shiu në disa zona pritet që të jenë me intensitet të lartë.

Në lidhje me kushtet e motit, ka reaguar edhe Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO), i cili informoi se sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Sipas IGJEO, në qarqet e tjera reshjet priten mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Po ashtu në njoftim theksohet se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 9 / 14 °C, në vendet e ulëta: 5 / 12 °C dhe në vendet malore: 2 / 8 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri shumë e fortë. Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

The post Shqipëria preket nga moti i keq, IGJEO lëshon alarmin: Ja qarqet ku pritet të ketë reshje intensive dhe përmbytje appeared first on Albeu.com.

Donald Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon kancelari gjerman Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara

By: M C
28 January 2026 at 17:34

Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se ai mbahet në pushtet vetëm përmes dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë së vet.

“Një regjim që mund të mbijetojë vetëm përmes forcës brutale dhe terrorit i ka ditët e numëruara,” u shpreh Merz, duke shtuar se, edhe nëse rënia e tij mund të zgjasë disa javë, humbja e legjitimitetit është e qartë.

Ai përmendi dhjetëra mijëra viktima gjatë protestave të fundit antiqeveritare si dëshmi se regjimi i mullahëve sundon përmes frikës dhe represionit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk bashkëpunon. “Nëse Irani nuk ulet në tryezën e negociatave, sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq,” shkroi Trump, duke iu referuar sulmeve amerikane ndaj objektivave bërthamore iraniane në qershorin e kaluar. Ai theksoi se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të drejtë, pa armë bërthamore, duke nënvizuar se “koha është thelbësore”.

Ndërkohë, përpjekje diplomatike për të ulur tensionet janë ndërmarrë nga Irani dhe Turqia. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, ku u diskutuan mënyrat për të shmangur përshkallëzimin e situatës mes protestave të brendshme dhe kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dy ministrat hodhën poshtë kërcënimet dhe ndërhyrjet e jashtme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Biseda u konfirmua edhe nga autoritetet turke.

The post Donald Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon kancelari gjerman Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Synej të Kavajës/ Pritet të vihet në funksion brenda 36 muajsh me kapacitet 95 MW

By: M C
28 January 2026 at 17:20

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë. Projekti do të realizohet nga shoqëria “Select Energy” sh.p.k. dhe nuk është objekt koncesioni apo përfitues i masave mbështetëse nga shteti.

Centrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të ndërtohet dhe të vihet në funksion brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë. Afati i operimit të tij do të jetë 49 vjet.

Sipas vendimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të mbikëqyrin zbatimin e projektit çdo tre muaj, për të garantuar që punimet dhe operimi të jenë në përputhje me dokumentacionin teknik dhe ligjor.

Shoqëria “Select Energy” ka detyrimin të raportojë periodikisht për ecurinë e ndërtimit, të respektojë kushtet mjedisore dhe të depozitojë një garanci financiare prej të paktën 5% të vlerës së investimit. Gjithashtu, kompania do t’i japë shtetit 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike, ose vlerën monetare përkatëse, e cila do të derdhet në buxhetin e shtetit.

VENDIM
PËR

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3204, FSHATI RRAKULL, NJËSIA ADMINISTRATIVE SYNEJ, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË, NGA SHOQËRIA “SELECT ENERGY”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, nga shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M22415014G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 95 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “SELECT ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

The post Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Synej të Kavajës/ Pritet të vihet në funksion brenda 36 muajsh me kapacitet 95 MW appeared first on Albeu.com.

Mateo i tërheq me forcë jorganin Rogertit duke e rrëzuar në tokë, reagojnë familjarët e banorit

By: M C
28 January 2026 at 17:06

Mbrëmjen e djeshme, teksa banorët ishin përgatitur për të fjetur, Mateo i ka tërhequr jorganin Rogerit në formë shakaje. Pas këtij veprimi, Rogerti është rrëzuar në tokë, duke e bërë situatën të tensionuar.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar familjarët e Rogertit dhe fansat, të cilët e kanë cilësuar veprimin e Mateos si dhunë fizike, por edhe si presion psikologjik.

“Loja nuk bëhet duke lënduar tjetrin”, thuhet në disa nga reagimet, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se situata mund të kishte përfunduar edhe më keq, nëse nuk do të ishte ndërprerë në kohë.

Tashmë pritet nëse do të ketë reagim nga produksion, mbetët për të parë nëse do të ketë masa ndëshkuese.

The post Mateo i tërheq me forcë jorganin Rogertit duke e rrëzuar në tokë, reagojnë familjarët e banorit appeared first on Albeu.com.

Ankimimi për dënimin me 1 vit burg/ GJK kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Ervin Salianjit

By: M C
28 January 2026 at 16:55

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi është marrë pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare.

Salianji i është drejtuar GJK me kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”. Padia u regjistrua në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë tani është caktuar edhe relatorja e çështjes, e cila do të ndjekë procedurat për shqyrtimin e mëtejshëm të saj.

Njoftimi:

Nr. 33 (E) 2025 Regjistri Themeltar Ervin Salianji Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 28.01.2026

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi bëri rreth 9 muaj burg. Me dënimin me 1 vit heqje lirie, Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021, duke përfaqësuar dy legjislatura radhazi në Kuvend.

The post Ankimimi për dënimin me 1 vit burg/ GJK kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Ervin Salianjit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 28 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
27 January 2026 at 23:49

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë e sinqertë me partnerin do të sjellë qetësi. Për beqarët, një njohje e re mund të jetë më interesante se sa duket në fillim, ndaj mos u tërhiqni. Në punë, mund të përballeni me një sfidë të papritur që kërkon vëmendje dhe durim; mos i lini emocionet të ndikojnë në vendimet tuaja. Shëndeti kërkon vëmendje, veçanërisht nëse ndiheni të lodhur, prandaj mos neglizhoni pushimin. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Një mik mund t’ju ofrojë një mundësi të mirë për një bashkëpunim të vogël financiar. Mos hezitoni të kërkoni këshilla nga dikush me më shumë përvojë, sepse do të jetë më e dobishme se sa mendoni.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin dhe do të ndani momente të veçanta që do të forcojnë lidhjen tuaj. Për ata që janë të lirë, një takim i papritur mund të ndezë shkëndija të reja. Në aspektin profesional, përqendrimi juaj do të jetë maksimal dhe do të arrini të përfundoni detyra të rëndësishme. Kujdes me shëndetin, sidomos në lidhje me sistemin nervor; relaksohuni dhe shmangni stresin. Financiarisht, mund të merrni një lajm pozitiv që do të rrisë besimin në vetvete. Një pagesë e vonuar mund të vijë sot, duke ju lehtësuar një shqetësim të vogël. Mos lejoni që pasiguritë e vogla t’ju pengojnë të merrni vendime të guximshme.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, do të ndiheni të mbështetur nga partneri, por kini kujdes nga xhelozia e panevojshme që mund të krijojë tension. Për beqarët, një shans për një takim të rëndësishëm mund të shfaqet në rrethin tuaj të miqve. Në fushën e punës, do të jeni energjikë dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja, duke lënë përshtypje të mirë tek eprorët. Shëndeti është në gjendje të mirë, por një ushtrim i lehtë do t’ju ndihmojë të ruani balancën. Financat paraqiten të qëndrueshme, megjithatë kini kujdes me shpenzimet impulsive. Mund të merrni një këshillë të vlefshme për investime nga një koleg. Mos u nxitoni në vendime të mëdha financiare pa analizuar të gjitha mundësitë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhëniet personale, sot është dita ideale për të shprehur ndjenjat tuaja dhe për të sqaruar keqkuptimet e fundit. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush i veçantë në një ambient të panjohur. Në punë, një projekt i përbashkët do të kërkojë angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj, prandaj jini të hapur ndaj ideve të reja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me ushqimin e shpejtë. Financiarisht, mund të shfaqen shpenzime të paparashikuara, ndaj planifikoni me kujdes. Nëse jeni duke menduar për një blerje të madhe, është mirë të prisni edhe pak. Sot është e rëndësishme të tregoni maturi në menaxhimin e burimeve tuaja.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot do të përjetoni emocione të forta në marrëdhënie, por është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të mos lejoni debatet të marrin përmasa të mëdha. Beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje, veçanërisht përmes aktiviteteve sociale. Në punë, do të hasni një sfidë të vogël që do të kërkojë zgjidhje kreative, ndaj mos hezitoni të shprehni idetë tuaja. Shëndeti mund të ndikohet nga stresi; meditimi ose një shëtitje në natyrë do t’ju ndihmojë. Financat janë të mira, por mos u nxitoni në investime të reja pa bërë analizën e duhur. Një këshillë nga një mik i vjetër mund t’ju japë qartësi për një çështje të rëndësishme. Ruani ekuilibrin mes kohës për veten dhe përgjegjësive të përditshme.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri, një bisedë e thellë me partnerin do të zgjidhë një mosmarrëveshje që ju ka shqetësuar prej kohësh. Për beqarët, sot është dita për të marrë iniciativën dhe për të shprehur ndjenjat ndaj dikujt që ju tërheq. Në punë, do të jeni të motivuar dhe të aftë të përfundoni detyra të rëndësishme në kohë. Shëndeti është i mirë, por një kontroll i vogël rutinë nuk do të ishte i tepërt. Në aspektin financiar, do të merrni një lajm të mirë që mund të përmirësojë situatën tuaj. Një projekt i ri mund të sjellë të ardhura shtesë në të ardhmen e afërt. Kini kujdes që të mos shpenzoni më shumë se sa fitoni sot.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në marrëdhënie, sot është dita për të përmirësuar komunikimin dhe për të ndarë dëshirat tuaja më të thella me partnerin. Beqarët do të kenë një rast të mirë për të filluar një njohje të re përmes një miku të përbashkët. Në punë, mund të merrni një propozim interesant që kërkon analizë të kujdesshme përpara se të pranoni. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financat do të qëndrojnë të qëndrueshme, por është koha të filloni të kurseni për projekte të ardhshme. Një këshillë nga dikush me përvojë mund të jetë çelësi i suksesit tuaj. Mos lini pas dore detajet në marrëveshjet financiare që mund të firmosni sot.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot do të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin dhe do të shijoni momente romantike. Beqarët do të tërheqin vëmendjen e dikujt që prej kohësh ka pasur interes për ta. Në aspektin profesional, do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve. Shëndeti është i qëndrueshëm, megjithatë kushtojini vëmendje ushqimit të shëndetshëm. Financiarisht, një pagesë e vonuar mund të realizohet sot, duke ju sjellë lehtësim. Një mundësi për të investuar në diçka të re mund të shfaqet papritur. Bëni kujdes që të mos merrni vendime të nxituara që mund të ndikojnë në buxhetin tuaj.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, ndjenjat tuaja do të jenë të forta, por mund të përballeni me keqkuptime të vogla që kërkojnë durim dhe mirëkuptim. Për beqarët, një takim i papritur mund të kthehet në diçka më shumë se sa prisni. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të marrë projekte të reja dhe për të treguar iniciativën tuaj. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik dhe pushimin e mjaftueshëm. Financat paraqiten të stabilizuara, por mos nënvlerësoni një mundësi të vogël për të shtuar të ardhurat. Një investim i vogël mund të japë rezultate të kënaqshme në të ardhmen. Jini të kujdesshëm me shpenzimet për argëtim.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të kuptoni rëndësinë e kompromisit. Beqarët do të ndihen më të hapur ndaj njohjeve të reja dhe mund të takojnë dikë interesant gjatë një udhëtimi të shkurtër. Në punë, do të përballeni me detyra të reja që kërkojnë përqendrim dhe organizim. Shëndeti është i mirë, por një pushim i shkurtër gjatë ditës do t’ju ndihmojë të rifitoni energjitë. Financiarisht, mund të shfaqen shpenzime të papritura, ndaj jini të kujdesshëm me buxhetin. Një diskutim me një koleg mund të çojë në një ide të re për të ardhura shtesë. Mos lini pas dore detyrimet financiare që keni marrë më parë.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet dhe afërsi emocionale me partnerin; mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja. Beqarët mund të njihen me dikë përmes një aktiviteti kreativ ose artistik. Në punë, do të ndiheni të vlerësuar për kontributin tuaj dhe mund të merrni një propozim për një detyrë të re. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kini kujdes me lodhjen mendore. Financat janë të qëndrueshme dhe mund të merrni një lajm të mirë për një pagesë të vonuar. Një mundësi për të investuar në një projekt të vogël familjar mund të shfaqet. Jini të kujdesshëm në ndarjen e burimeve me të tjerët.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, do të ndjeni një rritje të pasionit dhe do të ndani momente të bukura me partnerin. Për beqarët, një njohje e re mund të fillojë në mënyrë të papritur, duke sjellë emocione pozitive. Në punë, do të hasni një situatë që kërkon diplomaci dhe aftësi për të gjetur kompromis. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik dhe kujdesin për veten. Financiarisht, është koha të rishikoni planet tuaja dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme. Një pagesë e papritur mund të vijë, duke ju lehtësuar një barrë të vogël ekonomike. Mos hezitoni të kërkoni këshilla për menaxhimin më të mirë të të ardhurave.

The post Horoskopi 28 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

E papritur/ Vëllai i Selin vjen në shtëpi dhe zgjedh të takojë të motrën, Greta ‘thyen’ rregullat dhe i ‘rrëmben’ një përqafim

By: M C
27 January 2026 at 23:46

Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur mundësinë që të takonte vetëm njërën prej tyre dhe Joni kishte zgjedhur që të takonte Selin.

Pasi u takuan, ai kishte një mesazh për Selin: Je shumë mirë, por mendoj se do jesh pak më mirë po të jesh vetëm.

Ndërsa ai tentoi që t’i jepte një mesazh Gretës, kjo e fundit nuk ka mundur të qëndrojë në dhomën e ndenjes dhe ka shkuar te Arena për t’i dhënë një përqafim.

The post E papritur/ Vëllai i Selin vjen në shtëpi dhe zgjedh të takojë të motrën, Greta ‘thyen’ rregullat dhe i ‘rrëmben’ një përqafim appeared first on Albeu.com.

Topalli: Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar

By: M C
27 January 2026 at 23:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi nga Kuvendi se ministrat dhe zyrtarët e korruptuar po mbahen në detyrë, ndërkohë pas protestës së opozitës u arrestua edhe një invalide dhe një fëmijë 10-vjeçar. Demokratja theksoi se vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar.

“Dy ditë më parë, ka pasur një protestë shumë të madhe, që shprehte zemërimin e shqiptarëve, kundër korrupsionit dhe asaj që po ndodh me fatin e shqiptarëve. Si një mesazh për t’i thënë gjithkujt që ne jemi këtu dhe nuk mund të na poshtërosh kështu. Sot në parlament vjen një draft, i cili ndër të tjera, ka një angazhim shumë të madh për të luftuar korrupsionin. Ne do dënojmë me burg, ata që do guxojnë të parkojnë dysh.

Ne nuk dënojmë ministra, zyrtarë të korruptuar, i mbajmë aty në detyrë. Pas protestës, bëtë kujdesin më të madh për të arrestuar një fëmijë 10-vjeçar,. Pas protestës, ju futët në burg një invalide. Ky paradoks, midis një korrupsioni që ka përmasa të paimagjinueshme, një vend që marrin peng biznesmenët nëse nuk heqin dorë nga tenderi. Heshtja mund të ekzistojë në vende që ka frikë, por protesta ishte britma kundër frikës. Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar. I dashur ministër, nuk besoj se ka ndonjë udhëzim nga BE, që të dënohet me burg ai që parkon dysh, ai është urdhër i shefit tënd”, tha Topalli./

The post Topalli: Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Netanyahu paralajmëron Iranin për forcë të paprecedentë nëse Teherani sulmon: Po përpiqen të rimëkëmben

By: M C
27 January 2026 at 23:16

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi sot se Izraeli do të godasë Iranin me një forcë të paprecedentë, nëse Teherani ndërmerr një sulm kundër vendit të tij.

“Është e vërtetë që boshti iranian po përpiqet të rimëkëmbet, por ne nuk do ta lejojmë këtë.

Nëse Irani bën gabimin e madh të sulmojë Izraelin, ne do të kundërpërgjigjemi me një fuqi që Irani nuk e ka parë kurrë më parë,” deklaroi Netanyahu.

The post Netanyahu paralajmëron Iranin për forcë të paprecedentë nëse Teherani sulmon: Po përpiqen të rimëkëmben appeared first on Albeu.com.

“Vendim i merituar, më bëhet qejfi”/ Përjashtimi i Keijsit nga shtëpia, Ina i kthehet Stelinës: Para dy javësh ia dije vlerat

By: M C
27 January 2026 at 22:52

Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, kjo pas përsëritjes së gjuhës denigruese që banori ka përdorur kundrejt Kristit.

Stelina, ish e dashura e Keijsit, u shpreh se ky ishte një vendim i merituar dhe se i bëhej qejfi që Keijsi doli, pasi sipas saj, ai nuk i lejonte banorët e tjerë të tregonin vlerat e tyre.

“Patjetër i merituar. Ishte dhe krenar. Patjetër që më bëhet qejfi. Këtu ka shumë njerëz me vlera që nuk po i përcjellin dot vlerat e tyre, sepse Keijsi bërtiste me gishta në vesh dhe nuk i linte të tjerët që t’i tregonin”, tha Stenila.

Nga ana tjetër, Ina iu kthye duke i thënë se për hir të asaj që Stelina dhe Keijsi kanë kaluar, banorja nuk duhet t’i thoshte këto fjalë: “Para dy javësh ia dije vlerat Keijsit. Ai është një njeri që ka lënë gjurmë në jetën tënde. Të paktën, për hir të asaj që keni kaluar së bashku, nuk duhet ta thoje”.

The post “Vendim i merituar, më bëhet qejfi”/ Përjashtimi i Keijsit nga shtëpia, Ina i kthehet Stelinës: Para dy javësh ia dije vlerat appeared first on Albeu.com.

❌
❌