Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

“Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet”

17 January 2026 at 20:30

Aktivistë të partisë “Shqipëria Bëhet” mbajtën të shtunën protestën e tretë përpara kryeministrisë. Ata i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër hajdutërisë”. Protesta nisi me dëgjimin dhe këndimin e himnit kombëtar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore të turmës drejtuar zyrës së kryeministrit.

“Ky është vlerësimi i qytetarëve për drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik të Shqipërisë, që pretendon të kthehet në lider global”, tha Lapaj.

Që nga dita e parë kur e nisi protestën, vetëm “me një karrige”, kryetari i kësaj partie, ka artikuluar një kërkesë të pandryshueshme, dorëheqjen e Kryeministrit. Gjatë protestës, Lapaj kritikoi tentativat e njëpasnjëshme të forcave policore për të intimiduar protestuesit që të ndalin rezistencën.

“Dhunoi, arrestoi, shoqëroi dhunshëm  13 qytetarë të lirë, ndër të cilët Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

Në podiumin ku shkruhej “Bashkohu në Protestë” u ngjitën dhe aktivistë të tjerë të cilët folën për probleme të shoqërisë në ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“Prindërit shqiptarë nuk jetuan për veten e tyre, por për ne. Sigurisht u prenë në besë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend . Mirëpo ju a nuk mendoni se ka ardhur koha që të faktojmë në shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dëm” – tha gjatë fjalës së saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“Përmbytjet nuk janë thjesht vepër e natyrës, por janë vendime të gabuara që ka marrë ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“Një burracak që lufton kundër një plasmasi” – ju referua Lapaj përpjekjeve të kryeministrit për të heshtur zërat e mbështetësve të tij. Ai tha se as temperaturat e ulëta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kësaj nisme të ndërmarrë që prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati më herët.

The post “Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

17 January 2026 at 19:55

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Partia “Shqipëria Bëhet” zhvilloi sot një protestë në sheshin para Kryeministrisë, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarëve dhe aktivistëve me thirrjen për vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.

Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.

Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janë zmbrapsur nga kushtet e vështira atmosferike apo ndërhyrjet e forcave të rendit, duke e cilësuar këtë angazhim si një betejë për demokratizimin e vendit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar vijimin e aksioneve të saj publike në ditët në vijim.

Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.

/gj.m/a.f/

The post Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama ik”, protestuesit hedhin miell para Kryeministrisë. Tensione me policinë / VIDEO

By: Ela
17 January 2026 at 20:02

Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë hedhur para Kryeministrisë disa qese me miell në mënyrë ironizuese për qeverinë Rama e cila akuzohet nga opozita se është e lidhur ngushtë me krimin dhe e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet. Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij para protestuesve se qeveria Rama është në funksion të krimit […]

The post “Rama ik”, protestuesit hedhin miell para Kryeministrisë. Tensione me policinë / VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë

By: Ela
17 January 2026 at 19:02

Protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” po mbahet para Kryeministrisë. Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij se qeveria është në funksion të krimit dhe se ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend. “Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka […]

The post Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë appeared first on BoldNews.al.

LIVE/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! Nis protesta e “Shqipëria Bëhet”

By: Ela
17 January 2026 at 18:24

“Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë në duar pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestin. Një një nga […]

The post LIVE/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore

By: Elva
16 January 2026 at 21:18

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Duke folur në emisionin Kjo Javë, nga sheshi ku ai dhe mbështetësit e tij ndodhen prej 41 ditësh, Lapaj tha se protesta synon të tregojë kundërshtimin ndaj korrupsionit dhe […]

The post Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore appeared first on BoldNews.al.

“Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, zbulohet slogani i protestës së “Shqipëria Bëhet”

By: Ela
13 January 2026 at 14:26

“Shqipëria Bëhet” do të mbajë pasditen e së shtunës një protestë kundër regjimit hajdut dhe të korruptuar të Edi Ramës dhe bandës së tij. Protesta e së shtunës, 17 janar, do të nisë në orën 18:00, tek Kryeministria. Ndërkohë, është publikuar edhe slogani i protestës, që fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit të thirrur nga […]

The post “Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, zbulohet slogani i protestës së “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

U arrestuan për protestën te kryeministria, gjykata liron 4 anëtarët e “Shqipëria Bëhet”

By: Brisi
7 January 2026 at 13:42

Gjykata e Tiranës ka liruar 4 anëtarët e Partisë “Shqipëria Bëhet”, të cilët u arrestuan më 4 janar në protestën te kryeministria, të organizuar nga Adriatik Lapaj. Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe caktimin e masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn. Gjykata ka vlerësuar se […]

The post U arrestuan për protestën te kryeministria, gjykata liron 4 anëtarët e “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Lapaj rikthehet përpara Kryeministrisë: Policia po kërcënon qytetarët që morën pjesë në protestë

By: Elva
5 January 2026 at 20:10

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vijuar edhe sot protestën përpara Kryeministrisë, duke deklaruar se aksioni i tij do të vazhdojë pavarësisht, sipas tij, presioneve dhe masave të marra nga institucionet. Në fjalën e tij, Lapaj akuzoi policinë e Cërrikut se, sipas tij, ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar qytetarë që i janë […]

The post Lapaj rikthehet përpara Kryeministrisë: Policia po kërcënon qytetarët që morën pjesë në protestë appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë

By: armand
5 January 2026 at 11:55

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë ditën e sotme. Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën. Teksa ndodheshin të ulur në karrige, Policia u ka marrë karriget me dhunë protestuesve. Çfarë ndodhi ditën e djeshme?  Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua […]

The post “Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë appeared first on BoldNews.al.

Adriatik Lapaj nga spitali sërish drejt sheshit: Protesta nuk do të ndalet

By: Uesli
5 January 2026 at 12:23

Adriatik Lapaj nga spitali sërish drejt sheshit: Protesta nuk do të ndalet   Protesta e 4 janarit përpara Kryeministria tregoi edhe një herë se frika nuk është e qytetarëve, por e pushtetit. Një protestë paqësore, e organizuar nga Adriatik Lapaj dhe lëvizja Shqipëria Bëhet, u përball me forcë policore, kallëzime penale dhe dhunë fizike – […]

The post Adriatik Lapaj nga spitali sërish drejt sheshit: Protesta nuk do të ndalet appeared first on Saranda Web.

Protesta/ Policia e Ramës arreston 4 mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, nis hetim për Lapajn

By: armand
5 January 2026 at 10:12

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’, të cilët protestuan para Kryeministrisë, ndërsa akuzohen se janë konfliktuar me efektivët. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. […]

The post Protesta/ Policia e Ramës arreston 4 mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, nis hetim për Lapajn appeared first on BoldNews.al.

Tensione para Kryeministrisë, policia shkul çadrat e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”

By: armand
4 January 2026 at 15:38

Kanë vijuar sërish përplasjet mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policies. Mbështetësit e Adriatik Lapajt nuk janë lejuar nga policia të ngrejnë çadra para Kryeministrisë. “Turp, turp. Nuk po ju bëjmë gjë me çadër jemi”-dëgjohen protestuesit. Madje njëri prej protestuesve është shtrirë përtokë teksa është marrë për t’u shoqëruar nga policia. Në momentet […]

The post Tensione para Kryeministrisë, policia shkul çadrat e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë

4 January 2026 at 13:00

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar sot një tjetër protestë përpara Kryeministrisë, duke vijuar qëndresën e saj prej 27 netësh radhazi.

Protesta drejtohet nga kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Gjatë fjalës së tij, para mbështetësve, Lapaj deklaroi se protesta ka për qëllim kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Sipas tij, mazhoranca aktuale ka humbur legjitimitetin moral për të qeverisur, pavarësisht numrit të mandateve të fituara në zgjedhje.

“Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e një qeverie që ka tradhtuar besimin e qytetarëve. Mandatet nuk kanë vlerë kur përdoren për të vjedhur dhe jo për të shërbyer”, u shpreh Lapaj, duke shtuar se protestuesit janë qytetarë të lirë që kërkojnë dinjitet dhe drejtësi.

Ai akuzoi qeverinë për shpërfillje ndaj protestës, duke theksuar se gjatë 27 netëve të qëndrimit në shesh nuk ka pasur asnjë reagim institucional apo mbështetje minimale, përfshirë edhe shërbimet shëndetësore.

Lapaj solli gjithashtu shembuj që, sipas tij, dëshmojnë keqmenaxhimin e fondeve publike, duke përmendur shpenzime të mëdha për luks, ndërkohë që sektorë jetikë si shëndetësia dhe arsimi përballen me mungesa serioze.

Protesta pati disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

1 nga 17
Protestë e nismës "Shqipëria bëhet", Foto: Andrin Hoxha

/gj.m/

 

The post Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasjet me policinë në protestë, Lapaj: Disa civilë fotografuan qytetarët për t’i intimiduar

By: Elva
4 January 2026 at 14:10

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka komentuar incidentin e ndodhur gjatë protestës para Kryeministrisë, duke deklaruar se persona civilë kanë filmuar dhe fotografuar protestuesit me qëllim intimidimin e tyre. Sipas Lapajt, prania e civilëve mes efektivëve të policisë ka krijuar pasiguri te qytetarët. Ai tha se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj policisë kur ajo […]

The post Përplasjet me policinë në protestë, Lapaj: Disa civilë fotografuan qytetarët për t’i intimiduar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë, policia përplaset me protestuesit e “Shqipëria Bëhet”

By: Elva
4 January 2026 at 13:23

Protesta e mbajtur para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas protestuesve dhe kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, efektivë të policisë kanë fotografuar qytetarët gjatë tubimit. Pas kësaj, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, çka ka sjellë përplasje dhe shtyrje. Lapaj ka deklaruar se në protestë […]

The post VIDEO/ Tensione para Kryeministrisë, policia përplaset me protestuesit e “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit e ”Shqipëria Bëhet” përplasen me Policinë, shtohen përforcimet në radhët e efektivëve

By: redi
4 January 2026 at 13:38

Ka tensione në protestën e “Shqipëria Bëhet”, teksa efektivët e Policisë janë përleshur me protestuesit. Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë. Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj është shprehur se efektivë të veshur civilë u kanë bërë foto protestuesve që më pas t’i arrestojnë. ”Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’…

Source

“Rezistencë deri në largimin e Ramës!” - këta janë dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 January 2026 at 14:40


Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndërgjegjësimin e qytetarëve përmes protestës si formë rezistence deri në realizimin e së drejtës. Në një deklaratë për A2 CNN me gazetaren Fjorela Beleshi, Lapaj tha se protesta duhet të vazhdojë me dinjitet, duke kritikuar autoritetet për moslejimin e ngritjes së çadrave dhe duke e cilësuar këtë si mungesë njerëzillëku.

“Nuk pres asnjë reflektim nga Rama. Ajo që pres është të ndërgjegjësojmë njerëz duke u bërë shembull që protesta është rezistencë derisa realizohet e drejta. duhet të vendosen çadra se i merr era. Mua më vjen rëndë që na lënë me plastmas dhe jo me çadër. Kjo është mungesë e theksuar njerëzillëku”, u shpreh Lapaj për A2 CNN.

I pyetur sesi mund ta rrëzojnë kryeministrin Rama i cili ka 83 mandate, Lapaj u përgjigj se mandatet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi moralin dhe besimin qytetar, ndërsa argumenti i shumicës parlamentare është i pavlefshëm nëse pushteti kapet në shkelje dhe korrupsion.

“Mandatet kanë vlerë kur kanë moral. Dyshoj se janë marrë nën mënyrë të drejtë nëse nuk justifikohen moralisht nuk kanë vlerë mandatet. Kanë fuqi sa qëndron morali. Faktet tregojnë që nuk ka moral se është kapur në flagrancë duke vjedhur në të gjitha nivelet. Argumenti i 83 mandatave është i pavlefshëm. Bëj një qeveri tranzitore, ngri të gjithë drejtorët që të mos japin lekë nga administrata për zgjedhjet”, vijoi Lapaj për A2 CNN.

Ai theksoi se prej vitit 2022 ka pasur përkeqësim të të drejtave të qytetarëve dhe se frika është e instaluar në shoqëri, ndaj protestat me thelb politik janë të domosdoshme.

“Nga 2022 ka një përkeqësim të të drejtave të qytetarëve dhe njerëzit tremben. Protesta që kanë thelb politik janë protesta që i trembin se lidhen me ekzistencën e pushtetit. Kjo është dëshmi e frikës së shoqërisë dhe numrat tanë kanë ardhur duke u rritur. Por edhe sikur një njeri të protestojë”, tha Lapaj, për A2 CNN.

Sipas tij, zgjidhja është krijimi i një qeverie tranzitore, ndalimi i presionit mbi administratën dhe bashkimi i qytetarëve përtej flamujve partiakë. Ai përmendi emrat e Përparim Kabos dhe Tritan Kalo për krijimin e qeverisë tranzitore.

“Nuk është koha të ngremë flamurin e partisë por të bashkohemi për flamurin e Shqipërisë. Asnjë parti politike nuk mund dot regjimin e Ramës. Duke qëndruar dhe ndërgjegjësuar qytetarët. Na bashkon sheshi për këdo që vjen me flamurin kombëtar. Berisha të hyjë në stinën e jetës dhe sheshet t’ia lërë djemve e vajzave të PD-së. Asnjë politikan nuk duhet të jetë në qeveri tranzitore. Përparim Kabo e Tritan Kalo të merrnin përgjegjësinë kombëtare në këtë fazë të rëndësishme”.

Kërkesat nga ”Shqipëria Bëhet”, dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore

By: redi
4 January 2026 at 12:57

Dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore kanë kërkuar protestuesit e “Shqipëria Bëhet” këtë të dielë para Kryeministrisë. Anëtarja e kryesisë së lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Edona Haklaj tha se qytetarët shqiptarë jetojnë nën frikë dhe presion, duke theksuar se pa largimin e kryeministrit Edi Rama nuk mund të ketë liri dhe demokraci të vërtetë. Haklaj tha se prej javësh ajo dhe…

Source

Protesta e Lapajt para Kryeministrisë, ja si do të devijohet qarkullimi në Tiranë

By: Elva
4 January 2026 at 10:25

Policia e Tiranës ka bërë të ditura masat e rendit dhe ndryshimet në qarkullim për protestën e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizja Shqipëria Bëhet, e cila do të mbahet sot në orën 12:00 para Kryeministrisë. Akset që do të bllokohen: Nga ora 11:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokime të […]

The post Protesta e Lapajt para Kryeministrisë, ja si do të devijohet qarkullimi në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌