Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Main stream

Punimet për godinën e re të DPSHTRR-së, drejt përfundimit

22 January 2026 at 18:45

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Punimet për ndërtimin e selisë së re të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ndodhen në fazën përfundimtare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve publike.

E konceptuar me perspektivën e duhur për nevojat e një enti në rritje e për të përballuar funksione të shumta shërbimesh e detyra operacionale, objekti i ri, që do të zëvendësojë godinën e vjetër, do të jetë një vepër arkitektonike gjurmëlënëse, e një ndërtimi administrativ model që do t’i shtohet kryeqytetit falë një investimi bashkëkohor, me standarde maksimale eficience energjetike, prestigj e rrezatim inovacioni teknologjik, me gjithëpërfshirje të publikut në hapësira edukative, me një konstruksion inovator për funksionalitet e siguri shërbimesh publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Kreshnik Bajraktari, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve dhe respektimin e standardeve të zbatimit. Godina përfshin 6,105 m² sipërfaqe ndërtimi, holl të hapur 450 m² për aktivitete komunitare dhe dy kate parkim nëntokësor.

Selia e re ka arkitekturë bashkëkohore, hapësira të ndriçuara natyralisht, atrium të gjelbëruar dhe sistem ajrimi klimatik. Objekti do të pajiset gjithashtu me panele fotovoltaike për energji të pastër, duke garantuar kursim afatgjatë dhe respekt ndaj mjedisit.

Investimi synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

e.xh/j.p/

The post Punimet për godinën e re të DPSHTRR-së, drejt përfundimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimet ligjore vendosin detyrim për transparencën e kontratave të lobimit

22 January 2026 at 17:57

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoi sot, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, projektligjin “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha se projektligji synon krijimin e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, me qëllim garantimin e transparencës, integritetit dhe mbikëqyrjes së ndikimit në vendimmarrjen publike.

Sipas saj, projektligji është i harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian dhe përbën pjesë të paketës ligjore antikorrupsion, duke adresuar kërkesat e procesit të integrimit evropian.

Ai parashikon regjistrimin e detyrueshëm të lobistëve, krijimin e Regjistrit të Lobimit, mekanizma monitorimi dhe sanksione administrative në rast shkeljesh.

Pirdeni theksoi se ligji vendos për herë të parë një kuadër të strukturuar ligjor për veprimtarinë e lobimit, duke rritur transparencën mbi ndërveprimet e grupeve të interesit me institucionet publike dhe parandalimin e konfliktit të interesave.

“Projektligji synon garantimin e transparencës jo vetëm për kontaktet e lobimit, por edhe për kontratat e lobimit, duke parashikuar që çdo lobist që ushtron këtë veprimtari të jetë i detyruar t’i bëjë ato transparente pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në 2027 zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale do te ketë një staf të shtuar prej 5 personash që do të jenë të akomoduar për nevojat e kësaj çështje”, u shpreh Pirdeni.

Ajo bëri të ditur se projektligji parashikon ngritjen e një regjistri për lobimet. 12,3 milionë lekë është buxheti i projektit për këtë proces, nga të cilat 6 milionë lekë do të te shkojnë për ngritjen e regjistrit dhe pjesa tjetër për trajnimin e kapaciteteve funksionale të stafit.

“Efekti financiar total i projektligjit vlerësohet në rreth 39,5 milionë lekë”, tha ajo. /j.p/

The post Ndryshimet ligjore vendosin detyrim për transparencën e kontratave të lobimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prendi: Projektligji për shërbimin e jashtëm, rregullim më i qartë i emërimeve në misionet diplomatike

22 January 2026 at 17:29
TIRANË, 22 janar /ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoi sot, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Prendi, bëri të ditur se në fokus të këtij projektligji është rregullimi i veprimtarisë dhe funksionimit të Shërbimit të Jashtëm përmes një strukture funksionale, e cila garanton një shërbim dinjitoz dhe të qëndrueshëm.

 

Sipas Prendit, projektligji përbën një instrument ligjor të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare. Ajo theksoi se projektligji nuk ndryshon thelbin e përgjegjësive dhe detyrave bazë të Shërbimit të Jashtëm, që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, si dhe me mbrojtjen e interesave të shtetit dhe të shtetasve shqiptarë kudo në botë.

Në krahasim me ligjin në fuqi, projektligji sjell disa risi dhe efekte pozitive që synojnë konsolidimin e mëtejshëm të shërbimit diplomatik, të mbështetur në karrierën diplomatike. Konkretisht, ai rregullon më mirë fushën e kompetencave të Shërbimit të Jashtëm dhe raportet me institucionet kushtetuese, qendrore dhe vendore në marrëdhëniet me jashtë, si dhe zgjeron bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare.

Projektligji parashikon gjithashtu rregullim më të qartë të procesit të emërimit dhe përfundimit të mandatit të krerëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore, si dhe forcon kriteret profesionale për rekrutimin e diplomatëve të karrierës, bazuar në nivelet akademike.

Një risi e rëndësishme është përfshirja për herë të parë në kuadrin ligjor e Akademisë Diplomatike, si institucion në varësi, e cila do të shërbejë për rritjen profesionale të diplomatëve dhe do të ofrojë kurse e trajnime në bashkëpunim me struktura homologe ndërkombëtare. Po ashtu, projekti përcakton më qartë përfshirjen e personave jashtë karrierës diplomatike në misione diplomatike dhe poste konsullore, si dhe prezanton konceptin e të dërguarit të posaçëm për misione apo çështje specifike diplomatike.

Në aspektin financiar, Prendi sqaroi se projektligji parashikon edhe përfshirjen ekonomike të familjarëve të diplomatëve, si një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve dinjitoze të shërbimit jashtë vendit, përfshirë mbulimin e kostos së jetesës.

“Efekti financiar shtesë i projektligjit vlerësohet në 51 milionë e 500 mijë lekë, që përfaqëson rreth 1,3 për qind të buxhetit vjetor të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga kjo shumë, rreth 24 milionë e 500 mijë lekë parashikohen për ngritjen e Akademisë Diplomatike, 9 milionë e 300 mijë lekë për mbështetjen e fëmijëve të diplomatëve në grupmoshën 18–23 vjeç, si dhe rreth 17 milionë e 700 mijë lekë për mbulimin e kostove të shkollimit të tyre”, deklaroi ajo.

e.xh/j.p/

The post Prendi: Projektligji për shërbimin e jashtëm, rregullim më i qartë i emërimeve në misionet diplomatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 21 January 2026Main stream

Salla: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre

21 January 2026 at 16:18


TIRANË, 21 janar /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë.

Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri Salla theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin sugjerimet dhe të evidentojnë çdo problematikë lidhur me skemën apo përfitimet e tyre.

“Kemi vendosur një buxhet rreth 52 milionë euro për këtë skemë, që fermerët të aplikojnë dhe përfitojnë,” tha ministri, duke shtuar se turi do të vazhdojë në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa zona, ministri Salla njoftoi se qeveria ka vendosur një paketë financiare për të gjithë fermerët e dëmtuar. Ai bëri të ditur se po punohet për evidentimin e plotë të dëmeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, emergjencën civile dhe bashkitë, për të dalë me vendime konkrete dhe shpërblime të shpejta për fermerët e prekur.

“Siç e keni parë para disa ditësh, ne kemi vendosur një paketë financiare nga qeveria shqiptare në mënyrë që të gjithë të dëmtuarit do të jenë të përfshirë në paketën financiare. Ne jemi duke bërë evidentimin e dëmeve të shkaktuara bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, emergjencën civile dhe bashkitë në mënyrë që ne të kemi një evidentim të plotë dhe të dalim me një vendim, i cili do të jetë publik shumë shpejt”, deklaroi ai.

/e.xh/a.f/

 

The post Salla: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tomini: Kontroll i plotë i zinxhirit të furnizimit me duhan përmes protokollit ndërkombëtar

21 January 2026 at 15:49

TIRANË, 21 janar /ATSH/Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Eugena Tomini, deklaroi se projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit” është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian.

E pranishme në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, gjatë diskutimit të pr/ligjit, Tomini tha se, “protokolli synon të sigurojë kontroll të plotë të zinxhirit të furnizimit me produkte duhani, duke krijuar një regjistër global të gjurmimit dhe ndjekjes, që përfshin sisteme kombëtare dhe rajonale, si dhe një pikë globale shkëmbimi informacioni pranë sekretariatit të Konventës Kornizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC)”.

Sipas saj, projektligji parashikon gjithashtu masa për licencimin, mbajtjen e të dhënave, kontrolle parandaluese dhe të sigurisë, si dhe rregulla për shitjet online, zonat e lira dhe transitin ndërkombëtar.

“Ai përfshin dispozita penale për shkelësit, ndjekje ligjore, sanksione, sekuestrime, asgjësimin e produkteve të paligjshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar në shkëmbimin e informacionit, ndihmë juridike dhe ekstradim”, u shpreh ajo.

Zv/ministrja Tomini theksoi se ky protokoll plotëson Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit dhe ofron një mjet gjithëpërfshirës për luftën kundër tregtisë së paligjshme, duke forcuar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe sigurinë ligjore të tregut të produkteve të duhanit.

e.xh/

The post Tomini: Kontroll i plotë i zinxhirit të furnizimit me duhan përmes protokollit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ratifikon rregullat e pronësisë intelektuale në kuadër të CEFTA-s

21 January 2026 at 15:42

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale” synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Musabelliu theksoi se vendimi krijon një kuadër të përbashkët rajonal për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke u mbështetur në parimet e mosdiskriminimit dhe të palës më të favorizuar ndërmjet palëve të CEFTA-s.

Sipas tij, vendimi forcon zbatimin e këtyre të drejtave në përputhje me marrëveshjen TRIPS të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe standardet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbrojtjen e sekreteve tregtare. Ai parashikon procedura më efikase dhe në afate të arsyeshme për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë përdorimin e aplikimeve elektronike.

Musabelliu nënvizoi se projektligji nxit gjithashtu bashkëpunimin dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmjet vendeve të CEFTA-s përmes shkëmbimit të informacionit, trajnimeve dhe asistencës teknike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt ligjor dhe ekonomik për investitorët dhe bizneset.

Sipas zëvendësministrit, miratimi i këtij projektligji e afron Shqipërinë me praktikat më të mira evropiane në fushën e pronësisë intelektuale dhe forcon një sistem më transparent dhe të mbrojtur për zhvillimin e tregut dhe inovacionit.

“Vendimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s synon vendosjen e rregullave të përbashkëta për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale ndërmjet vendeve anëtare, duke garantuar standarde minimale të unifikuara, parimet e mosdiskriminimit dhe të palës më të favorizuar”, deklaroi ai.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Shqipëria ratifikon rregullat e pronësisë intelektuale në kuadër të CEFTA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Leku forcon pozitat ndaj euros

21 January 2026 at 14:57

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi lehtë terren me monedhën e gjelbër amerikane, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,01 lekë dhe këmbehet me 82,37 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 96,44 lekëve, ose 0,09 lekë më pak se ditën e martë.

Paundi britanik zbriti me 0,55 lekë. Monedha britanike këmbehet me 110,44 lekë, ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0,17 lekë dhe këmbehet me 104 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 82.37 +0.01
Euroja EUR 96.44 -0.09
Paundi britanik GBP 110.44 -0.55
Franga zvicerane CHF 104.00 -0.17
Jeni japonez (100) JPY 52.13 -0.03
Dollari australian AUD 55.54 +0.12
Dollari kanadez CAD 59.53 -0.03
Korona suedeze SEK 9.02 +0.01
Korona norvegjeze NOK 8.26 +0.04
Korona daneze DKK 12.91 -0.01
SDR SDR 112.77 +0.44
Ari (OZ 1) XAU 400663.33 +11,359.14
Argjendi (OZ 1) XAG 7832.46 -5.44
Juani kinez (onshore) CNY 11.83 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.84 -0.01
Lira turke TRY 1.90 0.00

/r.e/

The post Leku forcon pozitat ndaj euros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba rrugore

21 January 2026 at 12:22

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton qytetarët për një valë mesazhesh që synojnë të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhet përmbajnë linke (adresa ueb) të dyshimta dhe nuk janë komunikime zyrtare nga institucionet shtetërore.

AKSK apelon që qytetarët të mos klikojnë në linket e mesazheve, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa online përmes faqeve jozyrtare. Autoriteti ka ndërmarrë masat e nevojshme për bllokimin e faqes mashtruese dhe këshillon raportimin e çdo mesazhi të dyshimtë pranë AKSK ose institucioneve përkatëse.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë gjithmonë informacionet e marra nëpërmjet burimeve zyrtare për të shmangur dëmet financiare dhe mashtrimet online.

/a.f/

The post AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025

21 January 2026 at 12:17

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Bankat tregtare shtrënguan standardet e kreditimit për blerjen e banesave gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur përmes kërkesave më të larta për kolateral, ndërsa kushtet e tjera, si normat e interesit dhe komisionet, kanë mbetur të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore standardet e kreditimit nuk kanë pësuar ndryshime.

Referuar vrojtimit të BSH-së, kërkesa e individëve për kredi ka shënuar një rënie në tremujorin e fundit të vitit 2025, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore, duke u ndikuar nga zhvillimet e tregut dhe nga masat kufizuese rregullatore të vendosura në korrik 2025.

Megjithatë, perspektivat për tremujorin e parë të vitit 2026 janë pozitive, pasi bankat presin një rritje të kërkesës për kredi, duke përfshirë kreditë për blerjen e banesave dhe ato konsumatore.

Të dhënat e 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredive për banesa arriti në rreth 59 miliardë lekë, një rritje prej 24,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës

20 January 2026 at 16:01

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit ‘Toka’, me bashkitë Devoll, Ersekë, Maliq, Pogradec dhe Korçë, si dhe me Universitetin e Korçës, duke hapur rrugën për zbatimin e një modeli të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Projekti ‘Toka’ financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në partneritet me Universitetin Holandez të Kërkimeve Wageningen, dhe do të pilotohet në Rajonin e Korçës mbi bazën e Modelit të Diamantit Holandez.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Salla theksoi se ky projekt përfaqëson një qasje të re në zhvillimin bujqësor. “Projekti ‘Toka’ krijon një model bashkëpunimi që lidh institucionet, dijen shkencore, inovacionin dhe fermerët, për të ndërtuar një bujqësi moderne dhe konkurruese”, u shpreh ai.

Sipas Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti synon hartimin e një rruge zhvillimi për eko-bujqësinë, ndërtimin e Sistemit të Njohurive dhe Informacionit në Bujqësi, forcimin e sigurisë ushqimore, si dhe rritjen e kapaciteteve në arsim dhe kërkim shkencor. “Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt një sektori bujqësor të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, theksoi Salla.

Të pranishëm gjatë eventit ishin edhe Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, kryebashkiakët Sotiraq Filo, Eduard Duro, Gëzim Topçiu, Erion Isai, Ilir Xhakolli, rektori i Universitetit të Korçës, si dhe përfaqësues nga AADF.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë

20 January 2026 at 14:34

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan humbi terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja u forcua lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,65 lekë dhe këmbehet me 82,36 lekë.

Ndërsa euroja u forcua me 0,02 lekë dhe këmbehet me 96,53 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0,28 lekë, duke zbritur në kuotën e 110,99 lekëve.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104,17 lekë, ose 0,25 lekë më shumë se ditën e hënë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonalë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 82.36 -0.65
Euroja EUR 96.53 +0.02
Paundi britanik GBP 110.99 -0.28
Franga zvicerane CHF 104.17 +0.25
Jeni japonez (100) JPY 52.16 -0.42
Dollari australian AUD 55.42 -0.19
Dollari kanadez CAD 59.56 -0.21
Korona suedeze SEK 9.01 +0.02
Korona norvegjeze NOK 8.22 -0.01
Korona daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 112.33 -0.97
Ari (OZ 1) XAU 389304.19 +1,980.36
Argjendi (OZ 1) XAG 7837.90 +108.29
Juani kinez (onshore) CNY 11.83 -0.09
Juani kinez (offshore) CNH 11.85 -0.08
Lira turke TRY 1.90 -0.02

/r.e/a.f/

The post Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paraja rrëfen”, udhëtim në 100 vite histori monetare dhe bankare në Shqipëri

20 January 2026 at 14:11

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë çeli sot ekspozitën “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti, përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, të institucioneve financiare, trupit diplomatik, studiuesve dhe akademikëve.

Ekspozita vjen në një moment me simbolikë të veçantë historike, në intervalin mes 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925-2025) dhe 100-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926). Ajo është realizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe është vendosur në Selinë Qendrore nr. 2 të Bankës së Shqipërisë, një godinë kjo me vlera të spikatura arkitektonike dhe historike për qytetin e Tiranës.

Në fjalën e hapjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se ekspozita synon të shkojë përtej historisë institucionale të bankës qendrore, duke pasqyruar edhe historinë e përditshme të shoqërisë shqiptare: mënyrën se si qytetarët kanë paguar, kursyer, përballuar kriza ekonomike dhe ndërtuar aspirata për stabilitet e mirëqenie. Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit.

Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e monedhës kombëtare shpaloset si një udhëtim në tri faza të mëdha historike, të ndikuara nga ndryshimet politike, gjeopolitike dhe ekonomike. Në këtë rrugëtim, Banka ka vepruar nën regjime të ndryshme monetare, duke synuar vazhdimisht ruajtjen e stabilitetit dhe besimit publik, edhe në rrethana të vështira apo të jashtëzakonshme.

Guvernatori Sejko vuri në dukje se ekspozita nuk i trajton këto periudha si kapituj të mbyllur, por si burim mësimi për të tashmen dhe të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit monetar, menaxhimit të krizave dhe edukimit financiar të publikut. Në këtë kontekst, ekspozita përfaqëson edhe një përpjekje për ta afruar bankën qendrore me qytetarët, përmes komunikimit të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti përshëndeti projektin, duke u shprehur i emocionuar që ndodhej në një godinë të projektuar dhe të restauruar nga arkitektë italianë. “Banka e Shqipërisë është një institucion në rritje, në një vend në rritje. Projektet e menaxhuara nga Banka po rriten, ashtu si edhe aftësia e saj për të mbështetur ekonominë kombëtare; gjithashtu po rritet edhe integrimi i saj, me hyrjen e fundit në sistemin SEPA, një tjetër objektiv thelbësor i arritur falë angazhimit të Bankës Qendrore”, theksoi ambasadori Alberti.

Gjatë ceremonisë u prezantua gjithashtu edhe një vepër studimore e përgatitur nga profesori i ndjerë Aristotel Pano, kushtuar 100 viteve të sistemit monetar dhe Bankës Qendrore në Shqipëri, si një kontribut i rëndësishëm akademik në dokumentimin e historisë monetare të vendit.

Një element i veçantë i kësaj nisme është shtrirja e saj përtej Tiranës, me aktivitete shoqëruese dhe një koncept udhëtues, që synon të sjellë historinë monetare dhe edukimin financiar më pranë komuniteteve të ndryshme. Ekspozita është fryt i bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë, botës akademike, institucioneve të kulturës dhe partnerëve vendas e ndërkombëtarë, duke përfshirë historianë, ekonomistë, arkitektë dhe ekspertë të komunikimit. Në këtë kuadër, u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila do të mirëpresë ekspozitën në Prishtinë.

Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori ftoi publikun ta vizitojë ekspozitën që do të qëndrojë e hapur për 6 muaj, deri në 20 korrik, dhe të angazhohet në mënyrë proaktive në dialogun mbi historinë monetare të Shqipërisë, si pjesë e ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të informuar.

/e.xh/r.e/a.f/

The post “Paraja rrëfen”, udhëtim në 100 vite histori monetare dhe bankare në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet 27 miliardë lekë në dhjetor 

19 January 2026 at 14:44

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Eksportet e mallrave gjatë muajit dhjetor 2025 arritën vlerën 27 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) krahasuar me muajin nëntor 2024, eksportet e mallrave u ulën me 4,3%.

Sektorët që kanë kontribuar në këtë rezultat janë “Mineralet, lëndët djegëse, energji elektrike” që u rritën me 3,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga 2,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,2 pikë përqindje.

Ndërsa ndikim negativ dhanë grupet: Ushqim, pije, duhan dhe produkte kimike dhe plastike me 0,5 pikë përqindje.

Në të njëjtën kohë, importet e mallrave arritën 80 miliardë lekë, duke u rritur me 1,3% krahasuar me dhjetor 2024 dhe me 12,6% krahasuar me nëntor 2025.

Si pasojë, deficiti tregtar në dhjetor 2025 ishte 53 miliardë lekë, duke u ulur me 0,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por duke u rritur me 23,7% krahasuar me nëntorin e kaluar.

INSTAT bëri të ditur se gjithashtu se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 6,1% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa, importet arritën 887 miliardë lekë, duke u ulur lehtë me 0,8%.

/e.xh/r.e/a.f/

The post INSTAT: Eksportet 27 miliardë lekë në dhjetor  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcohet leku, valutat humbasin terren

19 January 2026 at 14:40

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë mes janari, leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan të hënën u zhvlerësua me 0,08 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,01 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 83,01 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 96,51 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 111,27 lekë, ose 0,15 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,92 lekë, ose 0,24 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 83.01 -0.08
Euroja EUR 96.51 -0.01
Paundi britanik GBP 111.27 -0.15
Franga zvicerane CHF 103.92 +0.24
Jeni japonez (100) JPY 52.58 +0.02
Dollari australian AUD 55.61 -0.13
Dollari kanadez CAD 59.77 -0.05
Korona suedeze SEK 8.99 -0.02
Korona norvegjeze NOK 8.23 -0.02
Korona daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.30 -0.04
Ari (OZ 1) XAU 387323.83 +4,498.29
Argjendi (OZ 1) XAG 7729.61 +165.72
Juani kinez (onshore) CNY 11.92 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.93 0.00
Lira turke TRY 1.92 0.00

/r.e/a.f/

The post Forcohet leku, valutat humbasin terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur

18 January 2026 at 20:32

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi sot me qytetarët në Kombinat (Tiranë), deklaroi se demokratët shqiptarë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se të pamundurën e bëjnë të mundur, duke rikujtuar sfidat historike dhe sakrificat që ka kaluar vendi.

Berisha theksoi rëndësinë e përballjes me dy diktaturat që kanë shkatërruar jetën dhe lirinë e shqiptarëve.

“Diktatura e parë totalitare ishte më mizorja në Europë. Ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7 mijë shqiptarë, internoi mbi 40 mijë dhe persekutoi mbi 100 mijë të tjerë. Diktatura e dytë, në 10 vite, përzuri nga vendi 1,1 milion shqiptarë dhe plaçkiti pasuritë publike dhe private, duke shndërruar drejtësinë në armë politike kundër opozitës dhe pluralizmit”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi se qeverisja aktuale sillet ndaj pasurive të qytetarëve si një pushtues i keq, duke krijuar ndjenja lodhjeje dhe dëshpërimi te qytetarët. Megjithatë, ai bëri thirrje që demokratët dhe qytetarët të mbajnë gjallë frymën e vendosmërisë dhe të mos harrojnë historinë e rezistencës së tyre.

Berisha rikujtoi sfidat e vitit 1991 dhe krizën e vitit 1997, duke vënë në dukje se Partia Demokratike ngriti kokën për të korrigjuar gabimet dhe për të ruajtur besnikërinë ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike. “Ne u ngritëm me vendosmëri dhe moral, duke thënë të vërtetën për shqiptarët dhe duke fituar besimin e tyre në vitin 2001”, tha ai.

Berisha përmendi gjithashtu protestat e filluara me pjesëmarrje minimale, që sipas tij, u shndërruan në fitore për demokratët dhe pluralizmin politik në vend.

“Partia Demokratike është parti që ndau epokat, është parti e interesit kombëtar. Ne guxuam që çështjen kombëtare ta shpallim yllin polar të PD, ndërsa dinjitetin dhe liritë e qytetarëve i vendosëm si themelin e programit tonë”, tha Berisha.

Ai theksoi se opozita ka përballuar presione të mëdha dhe përpjekje për ta shndërruar në një fasadë, duke përfshirë edhe lobimin me aktorë ndërkombëtarë kundër liderëve të saj.

Berisha vuri në dukje se secili anëtar i PD ka firmosur një akt madhor për të kundërshtuar përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të kapur dhe korruptuar opozitën.

 

Foltore e PD në Kombinat
1 nga 4

/e.xh/r.e/

The post Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

18 January 2026 at 20:28

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallë, teksa e cilësoi atë, “një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare”.

“Në këtë dokument të rrallë kartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje. Ky është një rast i jashtëzakonshëm që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e Europës së popujve në shekullin XV”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ky dokument përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimin e historisë së kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re. Hartat portulane si kjo shërbejnë si dëshmi e rëndësishme e njohjes së Shqipërisë dhe figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës.

Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues

18 January 2026 at 17:58

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Këto dy ditë, në të gjithë Shqipërinë u zhvillua Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues 2026, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që synon mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullatat e shpendëve ujorë dhe gjendjen e ekosistemeve ujorë në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga terreni, ku ekspertë po kryejnë censin.

“Nga lagunat te liqenet, që në orët e para të mëngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan nga 102 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të shoqëruar nga ekspertë, studentë dhe shumë vullnetarë që u bashkuan në këtë proces të rëndësishëm shkencor me synimin e mbledhjes së të dhënave sa më të sakta për shpendët ujorë dhe për të kuptuar më mirë gjendjen e ekosistemeve tona”, deklaroi kryeministri Rama.

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues është pjesë e një iniciative globale që synon mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të shpendëve dhe habitatit të tyre. Aktiviteti lejon ndjekjen e ndryshimeve në popullatat e shpendëve, identifikimin e kërcënimeve dhe planifikimin e masave për ruajtjen e ekosistemeve.

Ky cens, i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizata lokale dhe ndërkombëtare, përfshin vëzhgime sistematike dhe regjistrime në liqenet, lagunat dhe zonat ujore të vendit. Përveç specialistëve, në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentë dhe vullnetarë, duke e kthyer këtë iniciativë në një mundësi për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Rezultatet e censit do të përdoren për të përmirësuar strategjitë e menaxhimit të ekosistemeve dhe për të informuar politikat e mbrojtjes së shpendëve dhe habitatit të tyre në Shqipëri.

/e.xh/r.e/

The post Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

18 January 2026 at 20:31

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Ndamë vlerësimin për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, si edhe të skemave të sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla.

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Takimi mes ministrave të Shqipërisë dhe Turqisë përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përforcimin e partneritetit rajonal për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

/e.xh/r.e/

The post Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Kievi përballet çdo ditë me sulme barbare

18 January 2026 at 17:24

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi ditët e fundit një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, i cili vazhdon të përballet me sulme të vazhdueshme ruse gjatë këtij dimri të egër.

Spiropali ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita, duke rrëfyer për pasojat e luftës që i pa nga afër.

“Gjatë vizitës sime pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme”, deklaroi ministrja, duke shtuar se kishte takuar familje që jetojnë me mungesa, prindër që jetojnë me frikën e çdo dite dhe fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.

Në kuadër të vizitës, ministrja Spiropali u nderua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Ukrainës, për kontributin dhe mbështetjen ndaj vendit.

“Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë”, tha Spiropali.

Vizita e ministres shqiptare thekson përkushtimin e Shqipërisë për paqe, solidaritet dhe mbështetje humanitare në Ukrainë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për qytetarët që vuajnë pasojat e konfliktit.


/e.xh/r.e/

The post Spiropali: Kievi përballet çdo ditë me sulme barbare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme

18 January 2026 at 16:52

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau në rrjete sociale momente të zonës së dëmuar, teksa bëri të ditur se lëvizjet e para të dheut u vunë re të shtunën rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë fenomeni u riaktivizua me intensitet më të madh. Në orët e vona të pasdites, situata u përkeqësua ndjeshëm, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi, kryesisht në lagjen “Hoxha”.

Sipas Emergjencave Civile të bashkisë Librazhd, shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme. Zona e prekura ndodhet pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët vendas.

Situata mbetet kritike, ndërsa bashkia Librazhd ka aktivizuar të gjitha strukturat për të mbështetur banorët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme nga rrëshqitjet e dherave.

/e.xh/r.e/

The post Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌