Rrënohet objekt i ndërtuar pa leje pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë
Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.
Kryetari Peci theksoi se “nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve kundërligjshëm, dhe aksionet do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, për të garantuar rendin dhe respektimin e ligjit”.
Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes së pronës publike. /Telegrafi/
