Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN

By: Uesli
15 January 2026 at 18:07

LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN   Lusso Clean Sarandë, kompani që operon në fushën e produkteve profesionale të pastrimit, kërkon të zgjerojë stafin e saj me Agjent Shitjesh në terren.   Përgjegjësitë kryesore:   Vizita të rregullta në terren pranë klientëve Prezantimi dhe promovimi i produkteve të kompanisë Marrja dhe ndjekja e […]

The post LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN appeared first on Saranda Web.

Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e

By: Uesli
13 January 2026 at 19:11

Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon staf në këto pozicione pune:   1️⃣ Punonjës/e zyre – Eksperiencë e mëparshme pune (e preferuar) – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane – Aftësi të mira komunikuese dhe organizative   2️⃣ Shofer – Patentë drejtimi kategoria B – Eksperiencë drejtimi mbi 5 vite – Njohuri të […]

The post Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e appeared first on Saranda Web.

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë

By: Uesli
13 January 2026 at 14:52

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë.   🔹 Punësim: vjetor 🔹 Orari: gjatë orëve të ditës 🔹 Vendndodhja: Lagjja nr. 1, Sarandë Për më shumë informacion, kontaktoni në +355 68 819 6178     Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është […]

The post Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Shembet sa herë bie shi: ura Delvinë – Kakodhiq, Lefterhor, Varfaj, simbol i dështimit të punimeve

By: Uesli
10 January 2026 at 12:46

Shembet sa herë bie shi: ura Delvinë – Kakodhiq, Lefterhor, Varfaj, simbol i dështimit të punimeve   Ura që lidh qytetin e Delvinës me fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj është shembur sërish pas shirave të ditëve të fundit, duke rikthyer një problem që prej muajsh ka mbetur pa zgjidhje reale. Një infrastrukturë jetike për qindra […]

The post Shembet sa herë bie shi: ura Delvinë – Kakodhiq, Lefterhor, Varfaj, simbol i dështimit të punimeve appeared first on Saranda Web.

Joan Textil në Sarandë kërkon rrobaqepëse për qepjen e perdeve, e specializuar në tegel drejt

By: Uesli
5 January 2026 at 15:54

Joan Textil në Sarandë kërkon të punësojë rrobaqepëse me eksperiencë në qepjen e perdeve, e specializuar në tegel drejt.   Kërkesat:   Eksperiencë e mëparshme në qepje perdesh Korrektësi në punë Përgjegjshmëri dhe seriozitet profesional   Ofrohet:  – Bashkëpunim afatgjatë  – Kushte të mira pune  – Ambient i qetë dhe profesional   📩 Për më […]

The post Joan Textil në Sarandë kërkon rrobaqepëse për qepjen e perdeve, e specializuar në tegel drejt appeared first on Saranda Web.

Ish-kryetarja e Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi emërohet drejtoreshë e shkollës “Xhelal Berberi”

By: Uesli
18 December 2025 at 18:00

Ish-kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, emërohet drejtoreshë e shkollës “Xhelal Berberi”   Ish-kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, është emëruar drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Xhelal Berberi” në Delvinë.     Pas përfundimit të mandatit të saj në krye të bashkisë, Qilimi u rikthye në profesionin e mësueses duke u emëruar në fshatin Varfaj.    […]

The post Ish-kryetarja e Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi emërohet drejtoreshë e shkollës “Xhelal Berberi” appeared first on Saranda Web.

Banorët të izoluar prej 20 ditësh, bashkia thotë rruga është e kalueshme – VIDEO

By: Uesli
16 December 2025 at 20:01

Banorët në Kopaçez të izoluar prej 20 ditësh: Rruga e pakalueshme, Bashkia Delvinë thotë se rruga është e kalueshme.    Banorët e fshatit Kopaçez, në Bashkinë Delvinë, denoncojnë një situatë të rëndë infrastrukturore që vijon prej rreth 20 ditësh. Sipas tyre, rruga që lidh fshatin me pjesën tjetër të territorit është në gjendje shumë të […]

The post Banorët të izoluar prej 20 ditësh, bashkia thotë rruga është e kalueshme – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak

By: Uesli
15 December 2025 at 19:56

Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak   Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve, ku parashikohet një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si familjet dhe bizneset do të paguajnë për mbetjet urbane. Në qendër të këtij programi qëndron vendosja e parimit […]

The post Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak appeared first on Saranda Web.

Artizania e Rusanit/ Besnike Myrto nga Delvina mban gjallë qëndisjet, zahiretë e amanetet e brezave

13 December 2025 at 20:32
DELVINË- Në fshatin Rusan të Delvinës, kushdo që shkon do të takojë patjetër Besniken. Shtëpia e saj në qendër të fshatit përkrah xhamisë së Gjin Aleksit, është ndalesa e çdo turisti që viziton monumentin trashëgimisë kulturore.

Besnike Myrto është gruaja që ruan traditat e punës së dorës, të mësuara qysh në fëmijëri e të përvetësuara me mjeshtëri në gjithë vitet e saj të jetës. Në fillim qëndismat ishin një domosdoshmëri për vajzat e reja, por më pas për Besniken  u kthyen në pasion.

Përveç punës artistike, të gjithë prodhimet e kopshtit, Besnikja i ka kthyer në zahire me të cilat pret vizitorët, apo i shet tek ata që duan të marrin copëza të traditës shqiptare me vete. Ky pasion i Besnikes për punimet e dorës dhe zahiretë është kthyer dhe në punën e saj. Edhe përse me çmime modeste, vizitorët blejnë produktet e saj të përgatitura me pasion.

Në zone, Besnike Myrto është unike, me pasionin dhe fanatizmin për punët e dorës, për të krijuar dhe për tua mësuar brezave të reja, ai amanet nga një tjetër gjeneratë. Gruaja nga Delvina ka ditur të tërheqë vëmendjen e të bëjë për vete turistët që vizitojnë Delvinën e xhaminë e Rusanit./abcnews.al

Alba Beton kërkon Shofer & Impjantist në Sarandë

By: Uesli
3 December 2025 at 18:33

Alba Beton kërkon Shofer & Impjantist në Sarandë Kompania Alba Beton po zgjeron stafin dhe kërkon të punësojë: 1. Shofer për automjete të rënda (betoniere) 2. Impjantist për prodhimin e betonit Kërkesat: Leje drejtimi (për shoferin e betonieres) Eksperiencë pune në prodhimin e betonit Seriozitet dhe përgjegjëshmëri në punë Kontakt: 0694026993 & 0694605961 📍 Vendndodhja: […]

The post Alba Beton kërkon Shofer & Impjantist në Sarandë appeared first on Saranda Web.

NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e

By: Uesli
30 November 2025 at 18:36

Njoftim Pune – NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e. Kërkohet korrektësi, aftësi komunikimi dhe dëshirë për të punuar në një ambient të rregullt dhe profesional.   Adresa: 15-Katshi, Sarandë Për info & aplikime kontaktoni 0699825852      Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është […]

The post NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e appeared first on Saranda Web.

Moti i keq izolon tre fshatra në Delvinë, shkatërrohet ura e Leftrehorit

By: Elva
26 November 2025 at 21:00

Tre fshatra në Delvinë janë izoluar pasi ura e fshatit Leftrehor është shkatërruar si pasojë e reshjeve intensive të pasdites së sotme. Ura lidhëse është shembur plotësisht, duke lënë të bllokuar banorët e Kakodhiqit, Lefterhorit dhe Varfajt. Mësohet se ura ka pësuar dëmtime edhe ditët e mëparshme, ndërsa është ndërhyrë disa herë për të mbajtur […]

The post Moti i keq izolon tre fshatra në Delvinë, shkatërrohet ura e Leftrehorit appeared first on BoldNews.al.

Tre fshatra të izoluara nga moti i keq në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor

By: M C
26 November 2025 at 21:02

Tre fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së një ure në Delvinë.

Bëhet fjalë për urën e fshatit Leftrehor, prej së cilës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj.

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë pasditen e kësaj të mërkure, ura është shkatërruar totalisht.

Ura është dëmtuar dhe pse është ndërhyrë disa herë këto ditë. Reshjet me intensitet të lartë e kanë shkatërruar përsëri. Sot është tentuar përsëri të vihen tonbino, por për shkak të reshjeve nuk u arrit të viheshin në funksion.

The post Tre fshatra të izoluara nga moti i keq në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor appeared first on Albeu.com.

Dyqan industrialesh në qendër të Sarandës kërkon Punonjës/e

By: Uesli
26 November 2025 at 18:25

Dyqan industrialesh në qendër të Sarandës kërkon Punonjës/e    – Mundësi punësimi pavarësisht moshës, me kohë të plotë ose të pjesshme.  – Ambient pune familjar.  – Punësim gjatë gjithë vitit.   Për info & aplikime kontaktoni 0692066917      Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda Web […]

The post Dyqan industrialesh në qendër të Sarandës kërkon Punonjës/e appeared first on Saranda Web.

Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe

22 November 2025 at 17:43

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.

Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, deklaroi për ATSH-në se, në Sarandë po vijon puna për riparimin e argjinaturës së Bistricës së Madhe, e cila është dëmtuar duke shkaktuar përmbytje në fushën e Çukës deri në liqenin e Butrintit, përfshirë edhe hidrovorin e zonës.

“Punimet janë në proces dhe parashikohet që riparimi të kërkojë rreth një javë”, u shpreh Bido.

Ai informoi gjithashtu se janë evakuar bagëtitë e një stani, ndërsa janë raportuar dëme në blegtori.

Në Delvinë, reshjet kanë shkaktuar dëmtime në disa fshatra të zonës. Sipas tij, Forcat e Xhenios po punojnë për të rikthyer qarkullimin në akset që lidhin Lefterhorin, Rusanin, Vllahatin, Kakodhiqin dhe zonat përreth.

Ndërkohë, theksoi ai, në Konispol ka nisur të përmirësohet situata në terren.

“Ujërat janë tërhequr nga fshati Vrin dhe hidrovori është vënë në funksion të plotë për të vijuar me pastrimin e fushës së përmbytur”, deklaroi Bido.

Ai siguroi se autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat e prekura.

/a.f/

The post Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Delvinë/ Shembet ura që lidh tre fshatra, izolohen banorët (Video)

By: armand
19 November 2025 at 16:02

Përkeqësohet situata në Delvinë për shkak të reshjeve. Rruga që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me Delvinën dhe Sarandën, është shembur duke izoluar kështu totalisht banorët e këtyre 3 fshatrave. Një pjesë e shembur tek ura ka bërë që të thellohet shumë rruga duke e bërë atë të pakalueshme.

The post Delvinë/ Shembet ura që lidh tre fshatra, izolohen banorët (Video) appeared first on BoldNews.al.

Kompania ERZENI kërkon të punësojë Financier/e në Sarandë

By: Uesli
19 November 2025 at 16:52

Kompania ERZENI kërkon të punësojë Financier/e në Sarandë   Detyrat kryesore:   Regjistrim dhe përpunim të të dhënave financiare Menaxhim arkë/bankë dhe faturim Raportime financiare periodike   Kualifikimet e kërkuara:   Diplomë në Finance, Ekonomi ose Kontabilitet Eksperienca e mëparshme përbën avantazh Saktësi, organizim dhe aftësi analitike   Për info & aplikime kontaktoni 067 40 […]

The post Kompania ERZENI kërkon të punësojë Financier/e në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Përmbyten tre shtëpi në Delvinë, evakuohen banorët! Disa rrugë ende të bllokuara

By: Brisi
19 November 2025 at 12:28

Tre shtëpi janë përmbytur në Delvinë si pasojë e motit të keq. Bëhet me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga godinat, ndërsa disa rrugë mbeten ende të pakalueshme. Sipas raportimeve rrruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, vijon të jetë e pakalueshme. Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi […]

The post Përmbyten tre shtëpi në Delvinë, evakuohen banorët! Disa rrugë ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Lumi i Kalasës del nga shtrati, ‘paralizohet’ aksi Sarandë–Delvinë

By: Brisi
19 November 2025 at 09:59

Moti i keq me reshje intensive ka bërë që Lumi i Kalasës të dalë nga shtrati në zonën e Shijanit, duke krijuar probleme serioze përgjatë aksit Sarandë–Delvinë, si edhe në drejtim të Kardhiqit. Uji ka mbuluar rrugët duke krijuar vështirësi në kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Raportohet se situata mbetet dinamike, pasi reshjet vijojnë me […]

The post Lumi i Kalasës del nga shtrati, ‘paralizohet’ aksi Sarandë–Delvinë appeared first on BoldNews.al.

Salla takon bletërritësit në Delvinë: Rimbursim 10% të TVSH nga janari

16 November 2025 at 13:54

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim me bletërritës dhe fermerë të Delvinës, ku prezantoi skemën e re të mbështetjes për sektorin dhe masat që qeveria po ndërmerr për të rritur prodhimin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore në treg.

Ministri Salla ishte i shoqëruar edhe nga deputetët e zonës, Ardit Bido dhe Vasil Llajo.

Ministri informoi se nga janari do të hyjë në fuqi skema e re e rimbursimit 10% të TVSH-së për çdo produkt bujqësor të shitur me faturë.

Salla nënvizoi se formalizimi me NIPT është i domosdoshëm për të qenë pjesë e tregut konkurrues dhe për të pasur akses në mundësi të reja eksporti, sidomos drejt Bashkimit Europian.

“Çdo produkt bujqësor që ju do të shisni me faturë do të përfitojë 10% rimbursim TVSH-je. Kjo shumë do të llogaritet e do t’u kthehet periodikisht. Ne duam të garantojmë që puna juaj të shpërblehet dhe që tregu të jetë sa më i formalizuar dhe i drejtë. Formalizimi nuk është vetëm për të marrë 10% rimbursim. Ai ju hap dyert që produktet tuaja të njihen në treg, të jenë konkurruese me çmim dhe cilësi, dhe të përputhen me standardet e BE-së”, theksoi ministri Salla.

1 nga 5

/r.e/

The post Salla takon bletërritësit në Delvinë: Rimbursim 10% të TVSH nga janari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌