Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

“Marrëveshja duhet të bëhet, shumë njerëz po vdesin”, Trump do takohet nesër me Zelenskin në Davos, kurse i dërguari Witkoff me Putinin në Moskë

By: M C
21 January 2026 at 18:40

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë për në Davos të enjten (nesër, 22 janar), për t’u takuar me Donald Trump, me planin e paqes të Uashingtonit për Ukrainën si temën kryesore.

Takimi Trump-Zelensky pritet të zhvillohet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Alpet Zvicerane, disa ditë para nisjes së planifikuar të të dërguarve të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Moskë, ku ata do të kenë kontakte me Presidentin rus Vladimir Putin.

Të dyja takimet thuhet se do të përqendrohen në planin e paqes të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, i cili thuhet se përfshin 20 pika . Uashingtoni duket afër një marrëveshjeje me Kievin mbi kushtet e planit, por deri më tani nuk ka bërë ndonjë përparim përkatës në bisedimet me palën ruse.

Vladimir Putin nuk e ka hedhur poshtë publikisht planin, por qëndrimi i tij karakterizohet nga kujdes, me deklaratat e tij publike që nuk lënë vend për entuziazëm.

Fakti që Rusia ende nuk i ka pranuar të gjitha propozimet është, sipas burimeve, një nga arsyet kryesore pse Shtëpia e Bardhë zgjodhi të mos nënshkruajë një “plan prosperiteti” për Ukrainën në Davos këtë javë. Vetë Donald Trump

konfirmoi takimin me presidentin ukrainas , duke folur me gazetarët pas fjalimit të tij në Davos. Nga podiumi i konferencës, presidenti amerikan shprehu optimizëm për perspektivën e një marrëveshjeje, duke thënë:

“Unë besoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, unë besoj se Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje. Unë mendoj se mund të themi se jemi relativisht afër.”

Me një ton më të ashpër, ai shtoi:

“Mendoj se ata mund të arrijnë një marrëveshje, dhe nëse nuk e bëjnë, janë budallenj. Nuk dua të ofendoj askënd, por kjo marrëveshje duhet të bëhet. Shumë njerëz po vdesin. Nuk ia vlen.”

Në të njëjtën kohë, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, tha në një intervistë me CNBC se ai dhe Jared Kushner do të takoheshin me Vladimir Putin të enjten në Moskë, një zhvillim që u konfirmua më vonë nga Kremlini.

The post “Marrëveshja duhet të bëhet, shumë njerëz po vdesin”, Trump do takohet nesër me Zelenskin në Davos, kurse i dërguari Witkoff me Putinin në Moskë appeared first on Albeu.com.

Fsheu dënimin në Greqi! Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka! Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi autentik

By: M C
21 January 2026 at 18:21

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, për fshehjen e një dënimi të marrë në Greqi për veprën e falsifikimit vite më parë.

Prokuroria e Përgjithshme, në raportin e saj thekson se vendimi i Gjykatës së Greqisë është autentik dhe Gjoka nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit, kur kaloi procesin e Vettingut dhe përzgjedhjes në GJKKO.

Në këto rrethana ajo është referuar në KLGJ për procedim disiplinor, teksa SPAK mbetet në pritje të letër-porosive zyrtare nga Greqia, për të kryer hetimet edhe në aspektin penal ndaj magjistrates.

KLGJ kishte deklaruar dje se dokumenti nuk kishte mbërritur në institucion, kurse sot mësohet se ky raport i PP gjendet aty për shqyrtim dhe procedim.

Materialet i kanë kaluar Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për shqyrtim.

The post Fsheu dënimin në Greqi! Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka! Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi autentik appeared first on Albeu.com.

PS njoftoi seancë plenare nesër për Bordit e Paqes për Gazën, PD: Nuk jemi njoftuar nga Peleshi

By: M C
21 January 2026 at 17:54

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes një reagimi për mediat, ka bërë me dije se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për zhvillimin e një seance plenare gjatë ditës së nesërme.

Sipas PD-së, me vendim të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit është përcaktuar se këtë javë nuk do të zhvillohet seancë plenare, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për të mbajtur më 27 janar.

Partia Demokratike thekson në njoftimin e saj, se sipas pikës 3 të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës duhet të njoftohen për deputetët dhe publikun si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar.

Kujtojmë mazhoranca socialiste ka njoftuar se nesër Kuvendit do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar për ftesën ndaj Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bordit të Paqes për Gazen.

Njoftimi i PD-së:

Të nderuar kolegë,

Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar pë t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës penare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e rradhës është planifikuar për tu zhvilluar në datën 27 Janar.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se sipas pikës 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.

Transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit të Shqipërisë, që për secilën çështje, për secilën vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues.

The post PS njoftoi seancë plenare nesër për Bordit e Paqes për Gazën, PD: Nuk jemi njoftuar nga Peleshi appeared first on Albeu.com.

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 36-vjeçarja

By: M C
21 January 2026 at 17:24

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet i drejtuar nga një 36-vjeçare, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e goditjes së fortë, 68-vjeçari ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 36-vjeçaren.

Njoftimi i policisë

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 36-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Silvinjo shfaq optimizmin për play-off të Botërorit: Me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën lojtarët kuptuan si të luajnë me kombëtare të rëndësishme

By: M C
21 January 2026 at 17:23

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka besim se Shqipëria mund të bëjë gjithçka mirë në play-off të Botërorit, për të vazhduar ndjekjen e ëndrrës së madhe për të marrë pjesë në SHBA 2026. Tekniku i kuqezinjve, në një intervistë të dhënë për FSHF, ka analizuar vitin që lamë pas, ndërsa ka dhënë edhe opinionin e tij mbi atë që pret kuqezinjtë në të ardhmen.

Në vijim, intervista e plotë e publikuar nga FSHF:

Si do ta analizoje ose do ta përkufizoje vitin tënd 2025 me Kombëtaren Shqiptare?
Fillimisht, urime të gjithëve, vit të mbarë, gëzuar! Kënaqësi të flas me ju. Nëse duhet të kthehem pas në kohë, unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë, flasim për 8 ndeshje në kualifikueset e Botërorit, kemi fituar gjashtë, barazuar dy dhe dy humbje. Dy prej tyre miqësore, të cilat i kemi fituar. Ne gjithmonë kemi besuar në këtë skuadër. Duhet të them dhe diçka tjetër të rëndësishme, lojtarët tanë, sa herë që dalin në fushë, lënë aty gjithçka, 100%, me shpirt dhe zemër. Ata përfaqësojnë shumë mirë njerëzit tanë dhe jam krenar për ta edhe për këtë gjë.

Cilat momente do t’i konsideroje të vështira dhe cilat shumë pozitive gjatë kualifikueseve?
Është një udhëtim i gjatë, e dini të gjithë ju, në Kombëtare ndodh kjo, janë 8 ndeshje në 9-10 muaj. Një udhëtim i gjatë që gjeneron stres. Mendoj se një moment shumë i vështirë për ne ka qenë një barazim në Letoni, kemi barazuar një ndeshje të vështirë, por kur bëhet fjalë për një objektiv, një ëndërr, ajo duhej fituar. Aty ka qenë një moment i vështirë për t’u riprogramuar, ishte qershor, për t’u riprogramuar, për të bërë disa llogari dhe aty krijohet ideja që duhet të rikuperosh këto pikë në një ndeshje të ardhshme dhe në vijim ishte Serbia praktikisht. Ka qenë shumë e vështirë ta riprogramoje atë moment.

Të gjithë e dimë që vendi i parë në grupin kualifikues për Botërorin ishte jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur, por sa i përket vendit të dytë, cili do të ishte sipas teje momenti vendimtar për kualifikimin në fazën “play-off”?
Pas një momenti shumë të vështirë siç thashë më parë, në Letoni, më pas në shtator kemi mundur Letoninë, në tetor kemi mundur Serbinë në transfertë dhe në nëntor Andorrën po në transfertë. Ai ka qenë momenti që kam parë një skuadër më të maturuar, pas 3 vitesh që kam parë kualifikueset e Europianit dhe një Europian të rëndësishëm dhe të bukur. Mund të them që tashmë jemi mësuar të luajmë ndeshje të rëndësishme, deçizive, qoftë ndaj Italisë apo ndaj një skuadre pak më modeste. Këta lojtarë kanë filluar të kuptojnë dhe të luajnë ndeshje me kombëtare të rëndësishme, deçizive. Ata kanë bërë shumë mirë, në të treja ndeshjet radhazi, nuk ka qenë e lehtë, kemi fituar dhe kjo na ka sjellë në play-off. Sipas meje, ata tre muaj kanë qenë shumë të bukur.

Në shortin e “play-off”-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë. Si e vlerëson këtë short?
Unë isha atje. I them gjithmonë Presidentit që nuk mund të shkojmë bashkë në një short, ose duhet të shkojë njëri apo tjetri dhe sigurisht duhet të shkojë Presidenti. Në një formë shakaje, sigurisht, sepse është gjithmonë një short i vështirë. Nuk ka shumë opsione për të zgjedhur aty. Flasim për dy ndeshje, të gjithë vijnë aty në 100%-in e tyre. Herë pas here dëgjoj këtu që mund të ketë një skuadër e dobët apo e lehtë për t’u mundur. Unë si trajner që e jetoj futbollin prej një dekade, nuk jam dakord, futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjë, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Atëherë, Polonia është një skuadër e fortë, e njohim mirë, ata kanë një proçes, ne kemi një tjetër, tani do të luhet, mund të ndodhë gjithçka.

Poloninë e njohim nga ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Duke bërë një krahasim mes Polonisë dhe Shqipërisë në vitin 2023 dhe në 2025/2026, si i sheh të dyja ekipet në këtë moment?
Për futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjë, tani po flasim për 2-3 vite më parë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Pak njerëz e dinë ose e kujtojnë që e njëjta Poloni, 4 vite më parë shkonte në play-off për Botërorin e 2022-shit. Ndeshjen e parë nuk e kanë luajtur, sepse ishte ndaj Rusisë, por në ndeshjen e dytë kanë mundur Suedinë në finale me rezultatin 2-0. Është një skuadër me lojtarë të rëndësishëm, janë të mësuar dhe e njohin mirë fazën play-off, kanë marrë pjesë edhe në Botëror. Nga ana jonë, kemi një skuadër që është përmirësuar shumë, siç e thashë, është një skuadër që tashmë është mësuar të luajë ndeshje të vështira, deçizive, përveç vështirësisë, se të gjitha janë të tilla, por ndeshje deçizive. Janë 90 minuta, ku e di që duhet të gabosh sa më pak dhe që çdo gjë është e rëndësishme, pasi gabimi më minimal mund të të bëjë shumë dëm. Unë besoj shumë në skuadrën tonë, në lojtarët dhe punën tonë. Mungojnë ende 2-3 muaj, uroj të shkojmë atje me forcën tonë maksimale.

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e marsit, si e ke planifikuar punën me stafin teknik? A ke planifikuar takime me lojtarët e Kombëtares?
Kemi nga të gjitha. Prej një jave që jemi në Tiranë ka filluar të zhvillohet puna. Unë kam mësuar shumë nga puna me Kombëtaren dhe nuk mund të gabohet në riorganizimin e punës. Në këto momente jemi këtu për të riparë shumë gjëra që kemi bërë mirë dhe jo mirë në vitin e fundit. Tani, komunikohet me lojtarët tanë, sigurisht që do të vijë momenti për të parë ndeshje, për të studiuar kundërshtarin, por edhe për të bërë vizita te lojtarët tanë. E gjithë kjo është në program, tani duhet ta zhvillojmë në 6-7 javët e ardhshme, duhet të punojmë mirë dhe sigurisht do të vizitojmë 3-4-5 lojtarë gjatë kësaj periudhe.

Mes objektivit dhe ëndrrës, në çfarë pike mendon se ndodhet sot Shqipëria sa i përket pjesëmarrjes në Botëror?
Kjo është një zyrë pune. Unë kam një zyrë tjetër, por këtu punohet dhe jam mësuar t’i them stafit që këtu është një hapësirë pune, sidomos në një Kombëtare ku punohet shumë brenda zyrës. Këtu është një diskutim i vogël me dikë nga stafi, sigurisht në sensin pozitiv, për sa i përket ëndrrës dhe objektivit. Unë mendoj se ne kemi arritur një ëndërr dhe tani duhet të shkojmë drejt objektivit.

A mund t’ia dalim?
Patjetër!

The post Silvinjo shfaq optimizmin për play-off të Botërorit: Me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën lojtarët kuptuan si të luajnë me kombëtare të rëndësishme appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Itali

By: M C
21 January 2026 at 17:09

Policia italiane ka arrestuar Platin Velajn, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Ai u kap gjatë një operacioni policor të zhvilluar në qytetin e Fasanos, në Itali.

Arrestimi u krye nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Leçes (GICO), e cila i komunikoi Velajt urdhrin e arrestimit të përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve, 41-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata Penale e Lushnjës me dy vite burg për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivëve, e kryer në dhjetor të vitit 2015 brenda një lokali. Urdhri i arrestimit ishte lëshuar më 10 mars 2022.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ai fshihej, policia gjeti një pistoletë të kalibrit 7.65 me numër serial të fshirë, një karikator me katër fishekë, si dhe dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i kishte përdorur për t’iu shmangur arrestimit.

The post I shpallur në kërkim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Itali appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Europian kundër ndryshimeve të reja në transportin ajror: Bagazhi i dorës falas dhe kompensimi për vonesat mbeten të panegociueshme

By: M C
21 January 2026 at 16:43

Bagazh dore falas, vende falas për fëmijët pranë shoqëruesve dhe kompensim për vonesat e fluturimeve prej të paktën tre orësh, pavarësisht distancës.

Këto janë disa nga pikat kyçe që Parlamenti Europian vazhdon të mbrojë fort në favor të pasagjerëve ajrorë, duke hedhur poshtë me shumicë dërrmuese propozimet e Këshillit dhe Komisionit Europian për reformimin e rregullave mbi të drejtat e udhëtarëve.

Në seancën plenare të mbajtur në Strasburg, 632 eurodeputetë votuan kundër propozimeve të Këshillit të BE-së, ndërsa vetëm 15 ishin kundër dhe 9 abstenuan. Sipas Parlamentit Europian, ndryshimet e propozuara do të dobësonin ndjeshëm mbrojtjen e konsumatorëve. Liberalizimi i tregut ajror të BE-së, i përfunduar në vitin 1997, ka sjellë rritje të itinerareve, ulje të çmimeve dhe një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve, që në vitin 2024 arriti mbi 1.1 miliardë. Megjithatë, kjo rritje ka sjellë edhe më shumë vonesa, anulime fluturimesh dhe humbje bagazhesh.

Për vite me radhë, linjat ajrore – veçanërisht përmes shoqatës “Airlines for Europe” (A4E), ku bëjnë pjesë Lufthansa, Air France-KLM, Ryanair dhe IAG (British Airways) – kanë ushtruar presion për ndryshimin e rregullave aktuale, duke argumentuar rritje të kostove operative.

Sipas rregullave ekzistuese të BE-së, të miratuara në vitin 2004, pasagjerët kanë të drejtë për kompensim nga 250 deri në 600 euro për çdo fluturim të vonuar mbi tre orë. Ndërsa Këshilli i BE-së propozoi rritjen e këtij limiti në 4, 6 apo edhe 12 orë, në varësi të distancës, Parlamenti Europian e ka refuzuar kategorikisht këtë ide.

Eurodeputetët theksojnë se rritja e kufirit të vonesës do të përjashtonte nga kompensimi rreth 80% të pasagjerëve. Po ashtu, PE kundërshton uljen e shumave të kompensimit dhe tarifimin e bagazhit të dorës, duke kërkuar që çdo pasagjer të ketë të drejtën e një sendi personal dhe një bagazhi të vogël dore falas, pa tarifa shtesë.

Një tjetër pikë e fortë e qëndrimit të Parlamentit Europian lidhet me mbrojtjen e grupeve vulnerabël, si personat me lëvizshmëri të kufizuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët, për të cilët kërkohen vende falas pranë shoqëruesve dhe procedura më të thjeshta kompensimi.

Raportuesi i Parlamentit Europian, Andrei Novakov, deklaroi se PE nuk do të bëjë kompromis me të drejtat e pasagjerëve:
“Ka mënyra të tjera për të ndihmuar linjat ajrore, si ulja e taksave aeroportuale, por jo duke cenuar kompensimin dhe duke i detyruar familjet të presin gjashtë orë në aeroport.”

Pas këtij refuzimi, negociatat mes Parlamentit Europian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Europian pritet të rifillojnë në një raund të ri diskutimesh.

The post Parlamenti Europian kundër ndryshimeve të reja në transportin ajror: Bagazhi i dorës falas dhe kompensimi për vonesat mbeten të panegociueshme appeared first on Albeu.com.

Inagurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Presidenti Duka: Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll

By: M C
21 January 2026 at 16:17

Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”.

Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100 fushat”, një nga nismat më ambicioze të Federatës së Futbollit për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. Fusha me bar artificial vjen falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit, duke krijuar kushte bashkëkohore për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, drejtues dhe staf i akademisë “Elite Youth” si edhe futbollistët e kësaj akademie, theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një vizioni afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve dhe të futbollit shqiptar.

“Ju falënderoj për pjesëmarrjen. Sot jemi këtu për të inaguruar fushën e shkollës, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve, por edhe akademisë Elite Youth të FSHF për të rritur talentin e tyre në këtë fushë moderne. Ky projekt është vazhdim i projekteve të FSHF për përmirësimin e infrastrukturës, për të vënë sa më shumë hapësira moderne për fëmijët tanë, për edukimin e fëmijëve në Shqipëri. Një detyrë realisht e vështirë për të gjitha kushtet që ka vendi dhe kjo është një nga ato fusha që ne kemi investuar. Projekte të tilla vazhdojnë dhe janë projekte që do t’i shëbejnë akoma edhe më shumë të ardhmes së fëmijëve.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin institucional dhe falënderoi të gjithë partnerët e përfshirë në realizimin e këtij projekti.

“Dua të falënderoj Drejtoreshën dhe stafin e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Bashkinë e Durrësit për bashkëpunimin dhe uroj të kemi edhe bashkëpunime jo vetëm për infrastrukturë, fusha, terrene sportive, por për të gjithë komponentët që na ndihmojnë për edukimin e fëmijëve nëpërmjet futbollit”.

Më tej, në një mesazh për fëmijët dhe të rinjtë, Presidenti nënvizoi rolin edukues dhe social të futbbollit, duke i ftuar ata të mos heqin dorë nga pasioni dhe ëndrrat e tyre.

“Ju ftoj juve që jeni në fushë, megjithëse në një moshë të maturuar, të vazhdoni këtë pasion, futbollin. Do të keni mbështetjen jo vetëm të Federatës së Futbollit, por edhe të institucioneve shqiptare për t’ju krijuar kushte sa më të mira, për të vazhduar këtë pasion dhe për të ndjekur ëndrrën tuaj. Uroj që të bëheni futbollistë profesionistë, të bëheni shumë të mirë. Edhe nëse nuk bëheni profesionistë, futbolli do t’ju shërbejë shumë në jetë, pasi në këtë botë të sotme, të egër, ku fëmijët tërhiqen edhe nga veset, futbolli shërben për t’i larguar, për t’i edukuar ndjenjën e sakrificës, frymën e skuadrës që do të jetë shumë e rëndësishme në të gjithë jetën tuaj edhe pas futbollit profesionist. Asnjëherë mos u dorëzoni, asnjëherë mos u tërhqni duke menduar se nuk u bëra titullar në një skuadër por vazhdojeni atë.

Ju falënderoj dhe ju uroj që ta gëzoni këtë fushë dhe t’ju shërbejë sa më shumë” – përfundoi fjalën e tij Presidenti Duka.

Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Erida Zorba, falënderoi Presidentin dhe FSHF-në për këtë projekt, duke e cilësuar fushën e re si një hap të madh për përmirësimin e kushteve sportive dhe formimin e brezave të ardhshëm.

“Një falënderim shumë i veçantë për ju President, një falënderim i veçantë për të gjithë FSHF. Kjo fushë mbyll ciklin e të gjithë bazës materiale dhe terreneve sportive që ofron shkolla. Shumë faleminderit dhe shpresoj shumë që jo vetëm ju, por edhe brezat që do të vijnë do të kenë një mundësi shumë të mirë që të jenë lider në fushën e sportit” – tha në fjalën e saj Erida Zorba.

The post Inagurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Presidenti Duka: Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll appeared first on Albeu.com.

Fjalimi i Trump në Davos dhe mesazhet për Europën: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

By: M C
21 January 2026 at 16:07

Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq në skenën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos mes duartrokitjeve, duke mbajtur një fjalim të fortë, sidomos për çështjen e Groenlandës dhe rolin e SHBA-së në sigurinë europiane.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rol kyç në mbrojtjen e Europës, duke rikujtuar ndërhyrjen vendimtare amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, pa SHBA-në shumë vende europiane nuk do të kishin qenë në gjendje të mbronin as veten.

Ai u ndal edhe te Groenlanda, duke argumentuar se asnjë vend tjetër nuk ka kapacitetin ta mbrojë atë territor si SHBA-ja. Ndër të tjera Trump theksoi se NATO pa SHBA “nuk është asgjë” dhe nëse vendet europiane nuk e mbështesin Amerikën në marrjen e Goendlandës, atëhere ai nuk do “t’ia harrojë”.

“Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës NATO nuk është asgjë. Nuk mund të mbrohet nga armiqtë e saj. Unë detyrova vendet anëtare të rrisnin shpenzimet në 5 % sepse ata nuk po paguanin asgjë. Pronësia për Groenlandën na duhet për të ndihmuar ekzistencën e aleancës.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan kritikoi politikat energjetike dhe emigratore të Europës, duke paralajmëruar për vetëshkatërrim dhe duke kërkuar që kontinenti të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e tij. Ai theksoi se SHBA dëshiron një Europë të fortë, ndërsa paralajmëroi për përparimin e Kinës në sektorin energjetik dhe bërthamor”, tha Trump.

Pjesë nga fjala e fjalimit të Trump:

Kina është duke shënuar përparim në aspektin energjetik. Kina po hedh vështrimin edhe nga energjia bërthamore. Pasojat në natyrë të politikave shkatërruese kanë shënuar rritje. SHBA kujdesen shumë për popullin e Europës. Kam nënën nga Skocia dhe babanë gjerman dhe dua që këto vende të kenë sukses. Çështja e energjisë dhe emigracionit duhet të jenë kryesore për Europën. Europa duhet të bëjë punën e saj, por po vetëshkatërrohet. Ne duam që Europa të jetë e fortë.

Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të mbronte dot veten dhe Groenlandën; SHBA dërgoi forcat e saj në territorin e Groenlandës dhe ata nuk patën më shans që ta merrnin.

Danimarka e di këtë. Ne kemi ngritur baza, kemi luftuar për Danimarkën, për ta shpëtuar atë vend. Një vend, një copë e madhe akulli, por ne e shpëtuam. Nuk lejuam armiq në hemisferën tonë dhe pas luftës, të cilën e fituam. Pa ne, ju do të flisnit gjermanisht dhe japonisht ndoshta. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës; sa budallenj u treguam, dhe ata janë mosmirënjohës.

The post Fjalimi i Trump në Davos dhe mesazhet për Europën: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 21 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
20 January 2026 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, dita e sotme sjell një atmosferë të ngrohtë dhe të qetë në marrëdhëniet tuaja. Mund të ndiheni më të lidhur me partnerin dhe do të keni dëshirë të ndani emocionet tuaja më thellë. Nëse jeni beqar, një bisedë e papritur mund të sjellë një njohje të veçantë. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e mbetura dhe mund të merrni vlerësime nga eprorët. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Sa i përket financave, një shpenzim i vogël i papritur mund të lindë, por nuk do të ndikojë ndjeshëm në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm me blerjet emocionale dhe planifikoni më mirë shpenzimet.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndiheni më të hapur për të diskutuar ndjenjat me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë më shumë harmoni në çift. Nëse jeni të vetëm, një mik i afërt mund t’ju prezantojë me dikë interesant. Tensionet në marrëdhënie mund të zbuten nëse tregoheni të durueshëm dhe të kuptueshëm. Në vendin e punës, priten sfida të vogla, por do të dini si t’i menaxhoni me maturi. Kujdesuni për lodhjen dhe përpiquni të organizoni më mirë orarin tuaj të punës. Financiarisht, është një ditë e mirë për të rishikuar buxhetin dhe për të shmangur shpenzimet e panevojshme. Një këshillë nga dikush me përvojë mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më të mira.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në jetën sentimentale, sot do të jeni më të ndjeshëm dhe do të kërkoni më shumë përkujdesje nga partneri. Mos hezitoni të ndani shqetësimet tuaja, pasi do të gjeni mirëkuptim. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të ndezë një ndjenjë të re. Në punë, priten lajme të mira dhe mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Mbani fokusin dhe mos u shpërqendroni nga thashethemet. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni investimet e rrezikshme sot.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Dita e sotme sjell qetësi dhe stabilitet në marrëdhënien tuaj romantike; vlerësoni momentet e vogla me partnerin. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që kanë njohur prej kohësh. Komunikimi është çelësi për të zgjidhur çdo keqkuptim. Në aspektin profesional, mund të hasni në vonesa të vogla, por me durim gjithçka do të ecë siç duhet. Mos lejoni që presioni i punës të ndikojë në humorin tuaj. Kujdesu për shëndetin mendor dhe merr kohë për relaks. Financat janë në balancë, por shmangni borxhet ose huatë e panevojshme.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot do të përjetoni momente emocionuese me partnerin ose mund të merrni një surprizë të këndshme. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me energji të fortë dhe karizëm. Dialogu i hapur do të sjellë zgjidhje për çdo paqartësi. Në punë, jeni energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Mos lejoni që kritikat t’ju dekurajojnë, por përdorini si motivim për përmirësim. Për shëndetin, është mirë të bëni një kontroll të vogël dhe të kujdeseni për dietën. Financat mund të përmirësohen nëse jeni të kujdesshëm dhe shmangni rreziqet.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë dashuri dhe përkrahje nga partneri, ndaj hapuni dhe tregoni ndjenjat tuaja. Beqarët mund të ndihen të pavendosur, por një takim i papritur mund të ndryshojë humorin. Në familje mund të lindin diskutime të vogla, por gjithçka do të zgjidhet me mirëkuptim. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do t’ju ndihmojë të përballoni sfidat. Mos lini pas dore shëndetin, veçanërisht qetësinë mendore. Në planin financiar, mund të merrni një ofertë ose propozim interesant. Kujdesuni të mos shpenzoni më shumë se sa duhet.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita nis me harmoni në marrëdhëniet tuaja dhe një ndjesi të fortë të sigurisë emocionale. Partneri juaj do të jetë mbështetës dhe do të ndiheni të vlerësuar. Beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt përmes një bisede të sinqertë. Në punë, priten përparime falë përpjekjeve tuaja të vazhdueshme. Mos lejoni që rutinat t’ju demotivojnë, por kërkoni mënyra të reja për t’u frymëzuar. Kujdesuni për shëndetin duke bërë një aktivitet fizik të lehtë. Financat do të jenë të qëndrueshme, por shmangni impulsivitetin në shpenzime.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, sot mund të ndiheni më të tërhequr ndaj partnerit dhe do të dëshironi të forconi lidhjen tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të njohin dikë të ri në një ambient të pazakontë. Komunikimi i hapur do të sjellë zgjidhje për çdo keqkuptim. Në punë, mund të merrni një përgjegjësi të re ose të përballeni me një sfidë të papritur. Mos u frikësoni, sepse aftësitë tuaja do t’ju ndihmojnë ta menaxhoni situatën. Shëndeti do jetë i mirë, por një pushim i shkurtër do t’ju bëjë mirë. Në aspektin financiar, mund të shfaqen mundësi për të kursyer më shumë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do të jeni më romantikë dhe të gatshëm për të bërë surpriza për partnerin tuaj. Nëse jeni beqar, një mik i vjetër mund të rishfaqet në jetën tuaj. Lidhjet e vjetra mund të sjellin emocione të papritura. Në punë, do të keni mundësi të tregoni kreativitetin dhe të fitoni simpatinë e kolegëve. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me lodhjen. Në planin financiar, është momenti i duhur për të rishikuar prioritetet dhe për të shmangur investimet e rrezikshme. Tregohuni të matur në veprimet tuaja ekonomike.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet sentimentale do të jenë në qendër të vëmendjes sot dhe do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet me partnerin. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që ndan të njëjtat interesa. Përpiquni të jeni të sinqertë me ndjenjat tuaja. Në aspektin profesional, do të merrni vlerësime për përkushtimin tuaj dhe mund të merrni një ofertë të re. Kujdesuni për shëndetin përmes ushtrimeve të lehta dhe një diete të ekuilibruar. Financat janë të qëndrueshme, por planifikoni me kujdes shpenzimet për të ardhmen. Sot është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dita e sotme sjell energji pozitive në jetën tuaj dashurore dhe do të ndiheni të motivuar për të ndarë ndjenja të sinqerta me partnerin. Beqarët kanë shanse të mira për të krijuar njohje të reja në rrethin shoqëror. Një bisedë e hapur do të zgjidhë çdo dilemë që keni pasur kohët e fundit. Në punë, do të përballeni me detyra të rëndësishme, por aftësia juaj për të bashkëpunuar do t’ju ndihmojë të keni sukses. Mbani një ritëm të qëndrueshëm dhe mos neglizhoni pushimin. Financiarisht, priten përmirësime të vogla dhe një mundësi për të shtuar të ardhurat. Kujdesuni të mos investoni në projekte të paqarta.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në marrëdhëniet tuaja, sot do të vlerësoni më shumë besimin dhe përkushtimin. Një bisedë e thellë me partnerin do t’ju ndihmojë të sqaroni çdo paqartësi. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që ka një ndikim të veçantë tek ta. Në punë, do të ndiheni më të frymëzuar dhe të gatshëm të merrni iniciativa të reja. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin dhe duke marrë pak kohë për veten. Financat janë në një fazë të mirë, por planifikoni me kujdes për të ardhmen. Sot është dita ideale për të vendosur synime të reja financiare.

The post Horoskopi 21 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Ka qenë komenti më ofendues që kam marrë”/ Debati mes Malit dhe Selinës, banorja: Nuk më duket justifikim

By: M C
20 January 2026 at 23:35

Gjatë ‘Prime’ të sotëm Selin ka debatuar me malin, sepse sipas saj banori nuk ka respektuar hapësirën e saj gjatë një sfide që Vëllai i Madh i kishte dhënë.

Nga ana tjetër Mali u shpreh se ndihem i ofenduar, dhe ajo që Selin tha nuk i dukej si një justifikim.

Mali: Gjëja e fundit që dua të ndodhi në këtë shtëpi është që të përfshihem në këto situata. Nuk kam ardhur këtu për t’u bërë objekt i askujt, as për t’u prekur nga dikush. Sa i përket komentit, ka qenë më ofenduesi që kam marrë ndonjëherë. Kam ardhur këtu për të treguar karakterin tim. Shpresoj që sado pak, i kam bërë krenar ata që përfaqësoj me qëndrimin tim këtu brenda.

Selin: Mali, përtej gjithë ankesave, kërkoj falje nëse ndihesh keq sepse nuk ka qenë ky qëllimi im. Unë kam qenë shumë e qartë që në ditën time të parë se si Selin, sfidat i vlerësoj. Mali nuk e respektoi hapësirën time. Po ia kërkoja me qetësi deri sa e agravova. Sa për Kosovën, Kosova është shtëpia ime e dytë. Mali e di sa e lidhur jam me Kosovën. Nuk kam thënë që ti ke ardhur këtu dhe përfaqëson Kosovën, por shoqërinë nga e cila vijmë jashtë

Mali: Nuk më duket justifikim.

Selin: E kam kërkuar të sqarohemi, por ai nuk më fliste.

The post “Ka qenë komenti më ofendues që kam marrë”/ Debati mes Malit dhe Selinës, banorja: Nuk më duket justifikim appeared first on Albeu.com.

Keijsi dhe Ina prekje intime dhe ‘dashuri’ në ajër, Stelina shtanget nga pamjet, banori: Edhe dua të bëj diçka

By: M C
20 January 2026 at 23:22

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi.

Në pamjet e transmetuara nga klipi i tyre, shfaqen momente edhe të prekjeve intime mes tyre në shtrat, ndërsa Stelia i ka parë këto e befasuar.

Por a ka ndodhur kjo për shkak të nominimit dhe për të qëndruar të dy në lojë?

“Ajo që shikohet shikohet, s’ka nevojë për fjalë, por me hapa të ngadaltë. Unë edhe dua të bëj diçka, edhe jo. Dua të jem super i kujdesshëm sepse kam hallin e Inës’, tha Keijsi.

“Unë kam gjithmonë besim te Keijsi…”, tha Ina.

“S’ka asnjë lojë tjetër dhe merret me femrat. Të njëjtat gjëra që më ka thënë mua ia ka thënë dhe Inës”, tha Stelina.

The post Keijsi dhe Ina prekje intime dhe ‘dashuri’ në ajër, Stelina shtanget nga pamjet, banori: Edhe dua të bëj diçka appeared first on Albeu.com.

Emmanuel Macron nuk dorëzohet përpara Trump: Preferoj sundim ndaj brutalitetit dhe respekt ndaj ngacmuesve

By: M C
20 January 2026 at 23:09

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa nuk do t’u dorëzohet ngacmuesve dhe as nuk do të frikësohet, në një kritikë të ashpër ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa të larta nëse Evropa nuk e lejon atë të marrë Grenlandën.

Ndërsa udhëheqës të tjerë evropianë janë përpjekur të mbajnë një ton të matur për të parandaluar përshkallëzimin e mosmarrëveshjes transatlantike, Macron doli i qetë.

Franca dhe Evropa nuk do ta “pranojnë në mënyrë pasive ligjin e më të fortit”, tha Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos , duke shtuar se të vepruarit ndryshe do të çonte në “vasalizimin” e tyre.

Në vend të kësaj, tha ai, Evropa do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin territorial dhe sundimin e ligjit, pavarësisht asaj që ai e quajti një zhvendosje drejt një bote pa rregulla. Kjo mund të përfshijë reagimin e BE-së me sanksionet e veta të ashpra tregtare.

JO PËR BULLISTËT

“Ne preferojmë respektin ndaj ngacmuesve”, tha Macron. “Dhe ne preferojmë sundimin e ligjit ndaj brutalitetit.”

Macron mbante syze dielli aviatori gjatë fjalimit të tij, të cilat Pallati Elysee tha se ishin për të mbrojtur sytë e tij për shkak të një ene gjaku të shpërthyer.

Ai mbajti fjalimin pasi Trump kërcënoi me tarifa të mëdha kundër verës dhe shampanjës franceze dhe postoi mesazhe private nga Macron, një shkelje e pazakontë e diskrecionit diplomatik.

Trump ishte zotuar të shtunën se do të zbatonte një valë tarifash në rritje nga 1 shkurti ndaj disa aleatëve evropianë, përfshirë Francën, derisa SHBA-së t’i lejohet të blejë Groenlandën, një hap që shtetet kryesore të BE-së e cilësuan si shantazh.

“Akumulimi i pafund” i tarifave të reja nga Uashingtoni është “thelbësisht i papranueshëm”, tha Macron në Davos, “edhe më shumë kur ato përdoren si levë kundër sovranitetit territorial”.

ÇFARË DO TË BËJË EVROPA?

Udhëheqësit e BE-së vendosën gjatë fundjavës të mblidhen në Bruksel të enjten në mbrëmje për një samit emergjent mbi Groenlandën.

Tarifat për 93 miliardë euro mallra amerikane, të cilat BE i la mënjanë kur Trump ra dakord për një marrëveshje tregtare me bllokun verën e kaluar, mund të hyjnë në fuqi më 6 shkurt.

Macron ka nxitur BE-në që të marrë në konsideratë edhe përdorimin e parë të Instrumentit të saj Kundër-Shtrëngimit , i njohur jozyrtarisht si “bazuka tregtare”, i cili mund të kufizojë aksesin e SHBA-së në tenderët publikë ose të kufizojë tregtinë e shërbimeve të tilla si platformat teknologjike. Macron tha të martën se ishte “çmenduri” që kishte shkuar kaq larg.

The post Emmanuel Macron nuk dorëzohet përpara Trump: Preferoj sundim ndaj brutalitetit dhe respekt ndaj ngacmuesve appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 20 January 2026Main stream

“Do ta shihni se sa larg do të shkoj me Groenlandën!”, Trump ironizon liderët evropianë: Kur s’jam pranë, Macron, Merz dhe Starmer bëhen të ashpër

By: M C
20 January 2026 at 22:44

Presidenti amerikan Donald Trump e hapi konferencën për shtyp duke shfletuar një pirg dokumentesh, një dosje voluminoze që e mbante në dorë, të cilat përfshinin fotografi të personave që ai tha se ishin emigrantë pa dokumente të arrestuar, si pjesë e operacioneve të intensifikuara të zbatimit të ligjit.

Ndërsa Trump shfletonte dokumentet nga podiumi, ai dukej mjaft i rezervuar.

Trump qëndroi i heshtur për një kohë të gjatë, duke parë dokumentet, përpara se të nxirrte disa dhe t’ua tregonte gazetarëve të mbledhur.

Në një moment, ai kaloi nga përmendja e punës së Imigracionit dhe Doganave dhe Patrullës Kufitare në komentimin e mbështetjes që ai tha se merr nga amerikanët hispanikë.

“I dua hispanikët. Ata janë jashtëzakonisht të shkathët”, tha ai.

Trump përfundimisht arriti të fliste për ekonominë. Por ai u ankua se mesazhi pozitiv nuk po përhapej aq mirë sa duhej.

Duke iu kthyer gjeopolitikës dhe situatës për NATO dhe Groenlandën, ai la disa komente pikante.

Trump tha për presidentin francez Macron:

“Nuk takoj njerëz që nuk zgjasin shumë. Macron është miku im, por nuk do të qëndrojë në detyrë për shumë kohë”.

Kurse për Groenlandën ai u shpreh se:

“Çfarë do ndodhë dhe sa larg do të shkojë çështja? Do ta shihni!”

Trump shpjegoi se administrata e tij uli deficitin tregtar me 77%.

Kurse për liderët evropianë ironizoi dhe thumboi:

“Starmer dhe Macron janë të ashpër kur unë nuk jam pranë!”

Ai foli edhe për vendosjen e paqes në shumë vended he meritën e çmimit Nobel.

“Vetë Putini më tha se ishte e pabesueshme që unë i dhashë fund luftës Armeni-Azerbajxhan. “Kam 10 vjet që përpiqem pa sukses”, më tha”, u shpreh Trump.

Për Nobelin ai nënvizoi:

“Normalisht meritoj një çmim Nobel për secilën nga 8 luftërat që kam përfunduar. Kombet e Bashkuara nuk më ndihmuan fare”.

Kurse për NATO-n ai shprehu një dyshim:

“Frika më e madhe që kam me NATO-n është se po shpenzojmë shuma të mëdha parash, por dyshoj shumë se NATO do të na mbështesë në kohë nevoje”.

The post “Do ta shihni se sa larg do të shkoj me Groenlandën!”, Trump ironizon liderët evropianë: Kur s’jam pranë, Macron, Merz dhe Starmer bëhen të ashpër appeared first on Albeu.com.

“Rasti i saj, vë në pikëpyetje procesin e vettingut”, Klodiana Lala: Irena Gjoka nuk mund ta ushtrojë më profesionin e gjyqtares, është e shantazhueshme

By: M C
20 January 2026 at 22:15

Pasi Prokuroria e Përgjithshme, verifikoi se Irena Gjoka, ka fshehur dënimin në Greqi, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjyqtarja e posaçme, nuk mund ta kryej më këtë prodesin.

Sipas Lalës, nëse SPAK provon se Irena Gjoka është e dënuar, ajo nuk mund të qëndrojë në funksionin e gjyqtares në Republikën e Shqipërisë.

“Nëse zonja Gjoka do ta kishte deklaruar këtë rekord jashtë vendit nuk do kishte shkelje të ligjit. Për shkak të kohës së gjatë për mbi dy dekada nuk do kishte penalitet nëse do ishte pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Nuk është çështje e harruar. Nëse zonja Gjoka dhe Prokuroria e Posaçme provon se është e dënuar nuk mund të qëndrojë në funksionin e gjyqtares në Republikën e Shqipërisë.”, tha Lala.

Më tej gazetarja ka deklaruar se rasti i Irena Gjokës, vë në pikëpyetje procesin e vettingut. Lala tha se një gjyqtar ka problem me ligjin, është lehtësisht i shantazhueshëm nga bota e krimit apo e politikës.

‘’Kjo vë në pikëpyetje procesin e vettingut. Si është e mundur që institucionet e vetting kanë lejuar të kalojë dhe të shkojë në gjykatën e elitë? Gjykata e Posaçme gjykon njerëz të rëndësishëm të politikës e krimit dhe nëse një gjyqtar ka problem me ligjin, është lehtësisht i shantazhueshëm apo eksponentë të politikës apo krimit. Pra në këtë aspekt SPAK do duhet të veprojë me shpejtësi”, tha ajo.

The post “Rasti i saj, vë në pikëpyetje procesin e vettingut”, Klodiana Lala: Irena Gjoka nuk mund ta ushtrojë më profesionin e gjyqtares, është e shantazhueshme appeared first on Albeu.com.

“Eja më tako pa merak”/ Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë

By: M C
20 January 2026 at 22:10

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë.

Mateo është shprehur se shkaku që ata nuk folën më ishte ndërhyrja e familjarëve të Brikenës, të cilët kur ai kishte shkuar për ta takuan atë në Prishtinë, ata i kishin prerë rrugën duke mos e lënë ta takonte banoren.

Brikena: Unë desha ta fillojë, të them që kur Mateo ka hyrë ia kemi dhënë dorën njëri tjetri, dhe thamë që këtu jemi në lojë, ai takim mbet para 4 viteve. Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje që unë nuk jam dakord, kur e pyes më thotë jo nuk e kam thënë. Më ka mashtruar, në Prime thotë po. Unë jam ndjerë keq, kam prit të më flas ose të më thoshte ndonjë gjë për këtë temë. Kurrësesie nuk e kam bërë për tu hakmarrë që e çova në nominim, nuk dua ta ul, është çun shumë i mirë.

Unë nëse flas me një person, do kem respekt, kam respekt për Mateon. Doja ta bëja të ndihej heq siç më bëri ai mua. Unë ta kthej me të njëjtën monedhë. Unë jam protektive sepse nuk ia di qëllimet Mateos në lojë, ai vjen për të luajtur këtu dhe unë tërhiqem. Kemi shkëmbye mesazhe dhe jemi pa njëherë.

Kur jemi pa, nëse do kishte interes do kishim vazhduar të takohemi, nuk kemi pasur interes të përbashkët dhe e kemi lënë aty. Ka pasur edhe arsye të tjera, por kryesorja ka qenë që nuk ka pasur përputhje. Nuk ka pasur as puthje, as përputhje. Ai nuk ka ardhur për ta ma penguar mua lojën por për të bërë lojën e vetë. Ai do ta shfrytëzojë takimin tonë për lojë. Në atë kohë ai më shumë i dhënë pas meje.

Mateo: Problemi është që unë nuk e kam perit reagimin e Brikenës në këtë mënyrë. Kam dashur t’ia lë asaj hapësirën të tregojë se çfarë ka ndodhur, nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Ka pasur një puthje. Ka qen një takim ku janë shkëmbyer puthje. Familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë, problemi është që ne jemi njohur në Instagram dhe aty Brikena më ka befasuar nga mënyra se si fliste.

Është e njëjta Brikenë si atëherë dhe sot. Pas shumë kohësh kemi folur bashkë, ka qenë pëlqim nga të dyja anët, jemi takuar në Prishtinë ku shkëmbyem edhe puthje. Ditën tjetër kam shkuar ta takojë, kur isha duke pritur më tha do presësh diku tjetër jo këtu ku kam banesën.

Unë sorollatesha derisa të vinte Brikena, aty më pret rrugën një makinë, më afrohet dikush të xhami dhe më tha çfarë e ke ti Brikenën. Unë u shtanga, duke folur me atë, i them e kam shoqe. Më tha a e di babai i saj q ti frekuentohesh me Brikenën, i thash kam ardhur thjesht ta takojë. Në atë moment, ai telefonon babanë e Brikenës, ma kalon mua në telefon, i thash që ne vetëm sapo kemi filluar të njihemi. Më thanë lëre këtu këtë gjë, kur u shkëputem më thotë Brikena hajde më merr, i thash kështu më ndodhi. Më tha hajde pa merak, kur ika prapë ta takojë më ndodh prapë e njëjta skenë.

Pastaj vjen daja e saj më tha çfarë do ti këtu. Më tha jo mos e tako, merr të atin në telefon dhe më tha lërë këtë muhabet. U vura para një përgjegjësie qe nuk e mbaja dot. Nuk mund ta merrnim këtë përgjegjësi. I binte të trashnim muhabetet pa filluar akoma. Më pas kësaj kemi folur për pak dhe pastaj vendosëm të ndalojmë së foluri.

The post “Eja më tako pa merak”/ Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, policia jep detaje

By: M C
20 January 2026 at 21:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31 vjeç, në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran.

Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të vetëvarur në shkallët e shtëpisë.

Ndërkaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e para hetimore. Mbeten mister arsyet e vetëvarjes së të riut.

The post E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

“Nuk na ka ardhur asnjë shkresë”/ KLGJ kthen përgjigje për gjyqtaren Irena Gjoka

By: M C
20 January 2026 at 21:28

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka reaguar zyrtarisht lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilit kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Me anë të një njoftimi, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

“Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrije zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thekson KLGJ.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik.

The post “Nuk na ka ardhur asnjë shkresë”/ KLGJ kthen përgjigje për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Albeu.com.

‘Asnjë hap pas’, Kurti në Davos flet për sigurinë: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

By: M C
20 January 2026 at 21:01

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku takohen diplomacia, politika dhe ekonomia globale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një bisedë bashkë me akademikun dhe diplomatin britanik, Rory Setwart OBE në Shtëpinë e Kosovës, foli për sigurinë dhe kërcënimin nga lufta hibride, duke nënvizuar faktin se propaganda sot është më e sofistikuar, shpesh e përkthyer dhe e përshtatur në gjuhën lokale, por se skepticizmi i qytetarëve dhe puna e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë ndihmuar në frenimin e këtyre përpjekjeve.

“Ne duhet të kemi kujdes me situatat ku ata përdorin ndërmjetësim me palë të treta, pra shohim teza të caktuara që pa diskutim vijnë nga kjo qendër veri-lindje, por ndoshta ata flasin gjuhën tënde. Prandaj them se kjo është shumë më e sofistikuar. Përmes ndërhyrjes ata futen në media të caktuara online, ku ti dëgjon në shqip çfarë për shembull ata po thonë në Rusi”, deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Kurti foli gjithashtu për marrëdhëniet me Serbinë, duke deklaruar se institucionet paralele ilegale në veri janë shuar dhe se sundimi i ligjit ka shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai pranoi se qasja e qeverisë është parë nga disa si e ashpër, por theksoi se marrja e rrezikut ishte e domosdoshme dhe, sipas tij, funksionoi. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, dyfishimin e numrit të ushtarëve dhe shpenzimin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje.

“Tani, ajo që rrezikojmë është një lloj pushtimi nga Serbia. Ata kanë 48 baza operative përreth vendit tonë. Por nuk mendoj se do të ndodhë. Ka një propabilitet të ulët. Vetëm në rast se Kremlini i urdhëron ata për diçka. Nuk mendoj se Beogradi zyrtar mund të marrë guximin dhe t’i thotë jo presidentit despotik Putin për të refuzuar urdhrat e tij për të destabilizuar rajonin. Megjithatë Kosova ka një ushtri të fuqishme tani. Kemi dyfishuar numrin e ushtarëve. Është viti i tretë me radhë që ne shpenzojmë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen tonë. Padyshim që do të mendohen dy herë përpara se të na bëjnë diçka ne dhe kur e mendon dy herë, nuk vepron shumë”, u shpreh Kurti.

Në planin rajonal, Kryeministri shprehu shqetësim për zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për lidhjet e Republika Srpska me Moskën, duke kërkuar një rol më të fortë të Bashkimit Europian. Ai theksoi se procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në reforma dhe merita, ndërsa për Ballkanin nënvizoi nevojën për aleanca rajonale dhe bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

“Nga 4 fqinjë që kemi ne si Republikë e Kosovës, 3 prej tyre na njohin ne, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Por Serbia nuk na njeh dhe nuk duket se ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë tani afër. Megjithatë, ata e kuptojnë më shumë se kurrë më parë se ne jemi një shtet tjetër. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që kemi nevojë është që të vdesë ëndrra e tyre për rikthimin në Kosovë”, shtoi Kurti. Nuk munguan dhe batutat me diplomatin britanik kur ndërruan vendet për shkak të diellit…

The post ‘Asnjë hap pas’, Kurti në Davos flet për sigurinë: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave nga përplasja e trenave

By: M C
20 January 2026 at 20:52

Një tjetër person u gjet i vdekur këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit, në rrënojat e trenave që u përplasën në Andaluzi të Spanjës jugore dy ditë më parë.

Kjo ka rënduar bilancin, duke e çuar numrin e viktimave në 42, ndërsa shumë pyetje mbeten pa përgjigje rreth asaj që çoi në këtë katastrofë.

Numri i viktimave nuk është ende përfundimtar, pothuajse 48 orë pas aksidentit. Kërkimet në rrënojat vazhdojnë dhe është e hapur mundësia që të gjenden të tjerë të vdekur. Autoritetet thonë se numri mund të rritet, teksa janë shënuar edhe mbi 150 të plagosur.

“Një tjetër viktimë u gjet në një nga vagonët e Alvia-s (një tren i Renfe) këtë pasdite”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

Sipas mediave spanjolle, hetimi për shkakun e aksidentit është përqendruar në një lidhje hekurudhore të prishur, këputja prej 30 centimetrash e shinave në zonën ku ndodhi aksidenti hekurudhor.

The post Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave nga përplasja e trenave appeared first on Albeu.com.

❌
❌