Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 2026Main stream

Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit

By: Uesli
7 February 2026 at 18:53

Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit   Kisha Ortodokse në Sarandë organizon edhe këtë vit programin e shërbesave të shenjta me rastin e panairit të shenjtë të Enorisë së Shën Harallambit, një nga festat më të rëndësishme fetare për qytetin.     Programi i shërbesave   🔸 E hënë, 9 shkurt – ora […]

The post Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit appeared first on Saranda Web.

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

By: man jola
7 February 2026 at 18:57
  Intervista nga Manjola Markola/ Photoshooting: Leo Arapaj/ Make up and hair: Elona Balaj Një vit më parë, jeta e Annës mori kuptim  tjetër. Një emër i vogël, Marvel, solli me vete një mrekulli të madhe që ndryshoi gjithçka: prioritetet, ritmin e ditës, mënyrën si sheh veten dhe botën. Mes netëve pa gjumë, lodhjes së […]

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

By: e xh
7 February 2026 at 18:16

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e tyre para moshës 15 vjeç si një rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë e të miturve. Në një deklaratë në rrjetet sociale dhe në një video të publikuar nga BFM-TV, Macron paralajmëroi se Franca po shkon drejt ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën këtë moshë.

Sipas Macron, koha mesatare që një adoleshent kalon para ekranit arrin në 4 orë e 20 minuta në ditë, një shifër që ai e cilësoi si “të çmendur”, duke theksuar se në shumicën e rasteve përmbajtja nuk mbikëqyret nga prindërit. Ai paralajmëroi se, në momentin që fëmijëve u lejohet përdorimi i rrjeteve sociale, nuk ka asnjë garanci që ata nuk do të ekspozohen ndaj skenave jashtëzakonisht të dhunshme ose përmbajtjes së dëmshme.

“Ne nuk mund t’ua delegojmë vetëm prindërve këtë përgjegjësi- dhe shpesh edhe presionin për të vendosur nëse në moshën 12-vjeçare, është ide e mirë apo e keqe t’ia dorëzosh praktikisht trurin platformave,” deklaroi Macron.

Presidenti francez e cilësoi kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç si një masë thelbësore për mbrojtjen e tyre, duke theksuar se bëhet fjalë jo vetëm për edukim, por për shëndetin mendor dhe emocional të brezave të rinj.

Në këtë kuadër, Macron bëri të ditur se i ka kërkuar qeverisë së tij të përdorë një procedurë të përshpejtuar legjislative, me synimin që projektligji të miratohet nga Parlamenti dhe Senati deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, në shtator.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje. Emocionet e tyre nuk janë në shitje dhe as për t’u manipuluar – as nga platformat amerikane, as nga algoritmet kineze,” u shpreh ai.

Nisma e Macron vjen në një kohë kur edhe vende të tjera po shtrëngojnë masat për mbrojtjen e të miturve në internet. Vetëm disa ditë më parë, qeveria britanike njoftoi se po shqyrton kufizime të ngjashme, në kuadër të rregullave më të rrepta për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme online dhe nga koha e tepërt para ekranit.

Në fund të janarit deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës miratuan një projektligj që do të ndalonte fëmijët nën 15 vjeç të përdornin rrjetet sociale. Për ndalimin votuan 116 deputetë dhe 23 votuan kundër. Projektligji propozon që fëmijëve nën 15 vjeç tu ndalohet qasja në mediat sociale dhe në “karakteristikat e mediave sociale” të integruara në platforma më të gjera. Megjithatë, ai përjashton enciklopeditë online dhe platformat arsimore. Platformat e prekura do të duhet të zbatojnë mekanizma efektivë të verifikimit të moshës për të bllokuar aksesin për adoleshentët.

Autoritetet duan që masat të hyjnë në fuqi në fillim të vitit shkollor 2026 për llogaritë e reja. Franca do të ishte vendi i dytë që do të vendoste një ndalim të tillë, pasi Australia kohët e fundit ndaloi mediat sociale për ata nën 16 vjeç.

SHBA-ja paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë

By: M C
7 February 2026 at 19:56

Kur sateliti rus – që mund të lëshojë satelitë të tjerë në orbitë – manovroi në afërsi të një sateliti amerikan qershorin e vitit të kaluar, ishte lëvizja e fundit e një loje të rrezikshme sikur “e maces me miun” në hapësirë.

Cosmos 2558 është parë duke e ndjekur satelit USA 326 që kur sateliti rus u lansua në hapësirë më 2022. Por, tani ai doli me një befasi, duke lëshuar një modul më të vogël që nisi të lëvizte edhe më afër satelitit amerikan.

“Kjo është hera e dytë që kemi parë një veprim të tillë nga pala ruse”, tha DeAnna Burt, e cila në kohën e incidentit ishte drejtoreshë për operacione në Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

“Keni një satelit që ka brenda tij një satelit tjetër, për të cilin ne besojmë se është një mjet KK apo Kinetic Kill, i cili do të mund të lëvizë dhe të takohet me një satelit tjetër dhe potencialisht mund ta dëmtojë atë ose ta fotografojë apo të kryejë veprime të ndryshme”, shtoi ajo.

Burt doli në pension në tetor të vitit 2025 dhe foli për Radion Evropa e Lirë gjatë një vizite në Pragë, të organizuar nga Instituti Aspen. Në një intervistë më 30 janar, ajo diskutoi për kërcënimet ndaj satelitëve nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, si dhe për një konflikt ‘në hije’ që tashmë po zhvillohet që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia nisi më 2022.

Takimet e rrezikshme në hapësirë

“Kemi parë atë që ne do ta quanim operacione afrimi dhe takimi, që do të thotë… fluturim rreth e rrotull dhe vëzhgim i satelitit tjetër”, tha Burt, kur u pyet për incidentin e qershorit të vitit të kaluar.

Shqetësimi, shtoi ajo, ishte nëse “do të lëshonin një mjet shkatërrues” apo nëse bëhej fjalë “thjesht për mbikëqyrje dhe zbulim”. Rezultoi se ishte kjo e fundit. Megjithatë, situata mbeti alarmante, jo vetëm për shkak të rrezikut të përplasjes.

“Ajo që po shihni në këtë zhvillim, të gjitha këto janë teste që ndërtojnë gradualisht një kapacitet… hipotetikisht, nëse do të synoja të zhvilloja një aftësi në hapësirë, fillimisht do të doja që të sigurohesha se mund t’i identifikojë objektivat, përpara se të mund t’i godasë”.

Kjo nuk hera e parë që Burt paralajmëron për kërcënime të tilla ruse.

Incidenti i mëparshëm u përmend shkurtimisht nga shefi i atëhershëm i operacioneve hapësinore të Forcës Hapësinore të SHBA-së, gjenerali John Raymond, në një deklaratë për revistën Time në vitin 2020.

“Mënyra se si e imagjinoj unë këtë në mendjen time është si kukullat ruse matryoshka”, tha ai. “Sateliti i dytë doli nga sateliti i parë”.

Në vitin 2024, pasardhësi i Raymondit, gjenerali Chance Saltzman, paralajmëroi për një “Ditë Zero” nëse Rusia do të vendoste një armë bërthamore në hapësirë, e aftë të shkatërrojë kapacitetet e satelitëve.

Po atë vit, një pretendim i Pentagonit se Rusia “me gjasë” kishte vendosur një armë antisatelitore në hapësirë u hodh poshtë nga Kremlini.

Më 21 janar, ndërkaq, një raport i Këshillit të Atlantikut tha se SHBA-ja është “në mënyrë të papranueshme e cenueshme” ndaj kërcënimeve të tilla dhe bëri thirrje që vendi të kalojë drejt “arkitekturave satelitore më të qëndrueshme”.

Burt tha se ky është tashmë është një prioritet kryesor për SHBA-në: “Të kesh aftësinë të përballosh një goditje dhe të jesh në gjendje të rikuperohesh… me satelitë në depo që janë gati për t’u lëshuar”.

Një stërvitje e kryer më 2023, me emrin e koduar Victus Know, vendosi një rekord të ri për lëshimin e një sateliti “nga depoja në kapacitet operacional në orbitë brenda një jave”, sipas një njoftimi të Forcës Hapësinore. Por, për Burtin, kjo nuk mjafton.

“Si ta bëni këtë në një shkallë të gjerë? Ne e kemi bërë këtë në mënyrë të izoluar, vetëm një herë. Si të arrijmë ta bëjmë këtë në përmasa të mëdha, në mënyrë që të ndërtojmë qëndrueshmëri”, tha ajo.

Por, ky është skenari më i keq, që Burt e kishte përshkruar dikur në një ligjëratë si “një [v.j. sulmi i befasishëm që Japonia kreu ndaj SHBA-së në Havaji më 1941] Pearl Harbor në hapësirë”. Çdo sulm i tillë në shkallë të gjerë do të ishte gjithashtu një vetëdëmtim, pasi do të shkaktonte dëme pa dallim, duke shkatërruar ose duke i bërë të paaftë satelitët që u përkasin Rusisë, Kinës apo shteteve të tjera.

Bllokimi i sinjaleve, laserët dhe krahët robotikë

Ka edhe shumë mënyra të tjera, më të sofistikuara, për t’i nxjerrë satelitët jashtë funksionit sesa vetëm t’i shkatërrosh në stilin e Star Wars.

“Kemi parë në Ukrainë që një nga sulmet e para ishte një sulm kibernetik ndaj një rrjeti komunikimi satelitor… Dhe, kemi vazhduar të shohim bllokim të GPS‑së dhe ndërhyrje në komunikimet satelitore gjatë gjithë këtij konflikti”, theksoi Burt.

Këto janë sulme direkte ruse ndaj kapaciteteve satelitore të SHBA-së.

“Këto sulme kanë pasur efekt shumë të lokalizuar, jokinetik, që nënkupton se bëhet fjalë për ndërhyrje në sinjale, duke e nxjerrë një satelit jashtë funksionit për një periudhë kohore dhe më pas ai rikthehet në funksion sapo të dalë nga zona ku ka ndërhyrje në sinjale. Pra, është shumë e qartë se synimi është të ketë një efekt rajonal dhe të bëhet vetëm për shfaqje, jo efekt global. Kjo është diçka që e shohim mjaft shpesh”, tha Burt.

“Armiqtë tanë e kuptojnë rëndësinë e hapësirës, dominimin gjithmonë më të madh, siç e quajmë ne ‘semper supra’”, shtoi ajo.

Kapacitete të tjera antisatelitore përfshijnë laserë të vendosur në Tokë për të shkaktuar ndërprerje të komunikimeve satelitore. Burt tha se fuqitë më të vogla, sikurse Irani dhe Koreja e Veriut, kanë po ashtu kapacitete të tilla hapësinore, por kërcënimet kryesore, sipas saj, vijnë nga Rusia dhe Kina.

“Teknologjia më shqetësuese nga ato që posedon Kina është krahu robotik. Pra, aftësia për të kapur një satelit dhe për ta transferuar nga një orbitë funksionale në një orbitë jofunksionale, në thelb e shkatërron qëllimin e satelitit dhe e nxjerrë jashtë përdorimit”, theksoi ajo.

Implikimet në Tokë

Siguria e satelitëve ka implikime për jetën në Tokë. Nga satelitët varen shumë gjëra duke nisur GPS-i civil dhe parashikimet e motit e deri te bankat dhe komunikimet.

Implikimet ushtarake në rast të pengesave në aktivitetin e satelitëve mund të jenë nga pamundësia e ushtarëve për të komunikuar, mungesa e imazheve satelitore dhe informacioneve të tjera të inteligjencës, e deri te sistemet e mbrojtjes antiraketore që mbeten krejtësisht të paaftë për të reaguar ndaj sulmeve.

“Të gjithë janë të cenueshëm” nga kjo, paralajmëroi Burt.

“Nuk them domosdoshmërish se është Thembra jonë e Akilit. Por, mendoj se të gjithë varen nga kjo. Dhe po, do ta bënte luftimin më të vështirë. Por, gjithashtu do të thosha se luftëtarët tanë do të vazhdonin të luftonin, dhe pjesa tjetër e forcave do të vazhdonte gjithashtu luftën… Por, padyshim do ta bënte më të vështirë, dhe mendoj se do të humbnim më shumë jetë njerëzish nëse hapësira nuk do të ishte e qasshme për luftën e përbashkët”./REL

The post SHBA-ja paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë appeared first on Albeu.com.

“Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër”, Bardhi: Balluku simboli më i dukshëm i sistemit keqbërës! 10 shkurti, protestë kundër Ramës

By: M C
7 February 2026 at 19:38

Gazmend Bardhi reagoi edhe një herë ndaj mbetjes në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut, duke theksuar se Shqipëria është më e korruptuar, më e kriminalizuar, më e shtrenjtë dhe më e padrejtë pas 13 vjetësh në pushtet.

Ai e konsideroi Belinda Ballukun si simbol të këtij sistemi, por jo përjashtim, duke shtuar se përgjegjësia bie te vetë kryeministri, i cili sipas tij “nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi”.

Bardhi theksoi se sa herë ka skandal ose aferë, sakrifikohet një ministër, ndërsa degradimi i vendit vazhdon sepse “problemi mbetet i pazgjidhur” dhe arkitekti i sistemit është Rama. Ai ftoi qytetarët për të protestuar të martën, më 10 shkurt, në orën 17:00, duke deklaruar: “Pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet. Shqipëria flet, s’ka më alibi”.

Postimi i Bardhit: S’ka më alibi! Problemi i Shqipërisë ka emër: Edi Rama!

Edi Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet. Por si është sot Shqipëria? Më e korruptuar. Më e kriminalizuar. Më e shtrenjtë. Më e padrejtë. Më e zbrazur.

Belinda Balluku është simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës, por nuk është përjashtim. Ajo është simbol i pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Dhe ky është i vetmi që nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi!

Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër. Sa herë ka aferë, Edi Rama lan duart dhe bën të paditurin. Ministrat ndryshojnë, degradimi vazhdon, sepse problemi mbetet i pazgjidhur. Ai nuk është emri i radhës së një ministri. Problemi është arkitekti i këtij sistemi: Edi Rama.

Të martën protestojmë kundër Edi Ramës, sepse shqiptarët po paguajnë shumë shtrenjtě çmimin e korrupsionit të tij. Sepse pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet.

Të martën, datë 10 Shkurt, ora 17:00, Shqipëria flet. Sepse s’ka më alibi.

The post “Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër”, Bardhi: Balluku simboli më i dukshëm i sistemit keqbërës! 10 shkurti, protestë kundër Ramës appeared first on Albeu.com.

Konkurencë midis formateve, Luizi në BBVA, Arbana në BBVK?

By: M C
7 February 2026 at 19:20

Hyrja e bujshme e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” konsiderohet si karta më e fortë që Top Channel ka luajtur këtë sezon, duke monopolizuar vëmendjen e publikut. Por, a po përgatit Kosova një kundërpërgjigje të së njëjtës madhësi?

Dyshimet kanë nisur të vlojnë pas dy postimeve “të çuditshme” dhe të sinkronizuara në kohë, që duket se paralajmërojnë një “stuhi” mediatike.

Nga njëra anë, Arbana Osmani ka publikuar një foto në Instastory me diçiturën kuptimplotë: “THE CALM BEFORE THE STORM” (Qetësia para stuhisë).

Nga ana tjetër, producentja e “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, ka postuar disa orë më pas një foto ku shfaqet në ambientet e punës së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti. Ajo që bie në sy është mbishkrimi identik: “Calm after/before the storm” (Qetësia pas/para stuhisë).

Ky koinçidencë në përdorimin e frazës “para stuhisë” nga ikona e këtij formati, Arbana Osmani, dhe krerët e BBVK-së, ka nxitur aludimet se palët mund të jenë në bisedime.

A po planifikon “Big Brother VIP Kosova” t’i bëjë konkurrencë BBVA-së duke marrë Arbanën në Prishtinë (në çfarëdo roli qoftë), tani që BBVA mori Luizin?

Mbetet për t’u parë nëse kjo “stuhi” e paralajmëruar do të jetë thjesht një projekt i ri, apo lëvizja më e papritur televizive e vitit.

The post Konkurencë midis formateve, Luizi në BBVA, Arbana në BBVK? appeared first on Albeu.com.

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

By: M C
7 February 2026 at 18:46

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të qarqeve në vend, teksa nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore.

Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane.

Sot pasdite (e shtunë, datë 7) dhe nesër (e diel, datë 8) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 11 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në zonat malore. Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

The post IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane appeared first on Albeu.com.

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në BBVA, Ledion Liço merr këtë vendim ndaj Ilir Vrenozit

By: M C
7 February 2026 at 18:36

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.

Pas videos virale ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar rrogën e bashkëshortes, moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledioni e ka hequr Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram (unfollow).

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e korçarit lidhur me kushtet e kontratës, të cilat zakonisht janë rreptësisht konfidenciale në formate të tilla.

Vrenozi u shpreh se paratë ishin kusht për hyrjen e tij, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën për t’u kujdesur për motrën e tij të sëmurë, por duket se kjo transparencë e tepruar i ka kushtuar atij “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit.

The post Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në BBVA, Ledion Liço merr këtë vendim ndaj Ilir Vrenozit appeared first on Albeu.com.

Superliga e Europës/ Barcelona lajmëron tërheqjen përfundimtare nga projekti i Florentino Perez

By: admin
7 February 2026 at 18:28

Nëpërmjet një njoftimi për mediet skuadra e Barcelonës ka njoftuar largimin nga projekti i Superligës Europiane.

Pa dhënë detaje rreth arsyes së këtij vendimi Barcelona ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e formimit të një lige alternative.

The post Superliga e Europës/ Barcelona lajmëron tërheqjen përfundimtare nga projekti i Florentino Perez appeared first on Albeu.com.

“I dola zot Daniel Shimës që e rrëmbyen”,Berisha: Ai kishte bërë nënën milionere me paratë e AKSHI-t

By: M C
7 February 2026 at 18:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në çdo takim me zyrtarët amerikanë janë klanet e drogës dhe lidhjet e qeveritarëve me klanet e drogës. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët në Kamëz, Berisha foli për rrëmbimin e Daniel Shimës, ish zv.drejtorit të AKSHI-t, për të cilin tha se i kishte dalë zot disa ditë me radhë. Lideri demokrat tha se ai kishte bërë nënën e tij milionere me paratë e AKSHI-t, kur ajo ishte me profesion rrobaqepëse.

Sali Berisha: Në çdo takim me zyrtarët amerikanë janë klanet e drogës dhe lidhjet e qeveritarëve me klanet e drogës. Ja arritëm të paraqesim para shqiptarëve dhe botës se 90% e mediave janë në kontroll qeveritar. Më keq se në diktaturë.

Janë 43 mashtrues profesionist, që paguhen nga studio në studio vetëm për të mashtruar qytetarët. Paguhen me paratë që ju vjedhin qytetarëve. Degradim ekstrem i administratës. Anti qytetare. Njerëz të cilët, drejtor bashkie vjedh e vjedh ndërton pallate me Olsi Ramën dhe Veliajn. Qelqi. E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shimën dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë. Danieli ishte si ai, kishte bërë nënën mln me vjedhjen e parave të AKSHI. Ajo rrobaqepëse dhe kishte regjistruar mln në emër të saj.

The post “I dola zot Daniel Shimës që e rrëmbyen”,Berisha: Ai kishte bërë nënën milionere me paratë e AKSHI-t appeared first on Albeu.com.

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi”, Berisha: Procesi zgjedhor ishte farsë elektorale

By: M C
7 February 2026 at 18:01

Turi i “Foltores” pasditen e kësaj të shtune u ndal në Kamëz, aty ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e Kamzës.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e radhës në Kamëz, Berisha akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Lideri demokrat u shpreh se Rama ka krijuar në fushatë elektorale, tregun e votës. Sipas tij, Rama ka përdorur të gjitha metodat anti demokratike, anti kushtetuese, për të plaçkitur votën e qytetarëve.

FJALA E BERISHËS

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ju, demokratëve dhe demokratëve të Kamzës të pranishëm në këtë sallë, banorëve të këtij qyteti, kudo që janë sonte, në Kamëz, Shqipëri, jashtë vendi.

I dashur zoti kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kamzës, i dashur zoti Ali Mehmeti, zonja Garo, të nderuar miq.

Kam shumë kënaqësi që vij sot tek ju.

Së pari, për të shprehur mirënjohjen më të pakufishme për secilin prej jush, për çdo demokrat e demokrate dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe të opozitës në këtë qytet, të cilët me besim të palëkundur tek Partia Demokratike, ja duart në tërësi, Kamzën që ndërtuat, që e ngritët nga hiçi, e shndërruat në një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, ta mbani qytet në përputhje me idealet tuaja, të qëndroni të palëkundur, të pamposhtur në të vërtetat dhe vlerat që ju besoni.

Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore.

Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka qenë vitet e diskriminimit më të pamerituar tuaj. Kanë qenë vitet në të cilat shumica e familjeve tuaja janë detyruar të përcjellin fëmijët në rrugët e botës, sepse nuk ka patur për ta asnjë mundësi që të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Kanë qenë vite në të cilin koha pothuajse ka ndaluar në Kamëz me këtë kryetarin, pseudo-kryetarin që keni. Kamza ka mbetur me një infrastrukturë në rrënim e sipër.

Ato terrene, ato mjedise të cilat ishin të domosdoshme për një qytet që është i gjashti në Shqipëri për kap banorët, një nga një i hëngri dhe po i han betoni i Edi Ramës dhe kryetarit.

Por këto kanë qenë vite dëshpërimi. Kanë qenë vite në të cilat pensionet jo që nuk u rritën, por krahasuar me çmimet u bënë gjithnjë më të vogla. Po kështu dhe rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme.

Pra, vite të një regjimi që në Kamëz dhe në mbarë Shqipëri është sjellë si një pushtues i vërtetë. Është sjellë si një pushtues i vërtetë sepse, së pari, duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë, një lloj si në raste pushtimesh dhe diktaturash, të gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu.

Kanë qenë vite në të cilët ju keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale.

I keni fituar zgjedhjet, por armiku më i egër i votës së lirë të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, Edi Rama, ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë zgjedhore, në farsë elektorale.

Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi të të gjitha tregjeve, që është tregu i votës, tregu i vullnetit, tregu i idealeve të njerëzve.

Ka përdorur të gjitha metodat antidemokratike, antikushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve.

The post “Vota juaj u shndërrua në treg të zi”, Berisha: Procesi zgjedhor ishte farsë elektorale appeared first on Albeu.com.

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

By: E S
7 February 2026 at 19:53

“Prindërit e rinj gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra shqiptarë për fëmijët e tyre, duke u rikthyer tek rrënjët, teksa për dekada me radhë ishin emrat e huaj ata që mbizotëronin. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Edua tek vajzat dhe Kren tek djemtë janë dy emrat shqiptarë më të përhapur”, raporton gazetarja Gerta Vasku.

Janë një sërë emrash të tjerë, kryesisht me kuptime të ndryshme në gjuhën shqipe, që po gjejnë përdorim të gjerë.

“Sidomos emra nga gegnishtja sepse tingëllojnë më bukur. Ndërsa emrat më modernë, por që janë shqiptarë: Edua, Ajër. Më parë e vendosnin Ajra sipas italishtes, tani preferojnë Ajër, emër shqiptar. Bora që simbolizon bardhësinë. Për meshkujt, më shumë janë emrat e lumenjve. Vazhdojnë të vendosin Drin, është shumë i përhapur. Ndërsa pjesa e veriut vendos emra si Flamur, Dren, Kroi. Trendi është edhe bashkimi i dy emrave: Sihana, Sidrita, Siar. Bashkojnë emrin me një lidhëse”, thotë Dolores Rrapollari, Specialiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Sociologët e cilësojnë këtë fenomen të ri si rikthim tek identiteti, pas dëshirës për emra të huaj, shpesh pa ia ditur kuptimin, që ka mbizotëruar që pas viteve ’90.

“Ka ardhur koha të vinte dhe si duket ka filluar. Brezi i ri, ndoshta i tejngopur pak vetë nga këto emrat e huaj, po kërkon vetveten. Nëse prindërit e këtyre prindërve të rinj u kanë vendosur emra të huaj, kjo vinte pas një izolimi dhe mbylljeje, nga dëshira për integrim dhe përshtatje. Dëshira për modernitet ka qenë dëshira për Perëndimin. Një rol kanë luajtur edhe filmat në periudha të ndryshme”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Pavarësisht ndryshimit të preferencave, në zyrat e gjendjes civile ekziston ende një listë me emrat e ndaluar.

“Varreze, Govate, Groshë, Mbarime… sepse kur lindnin shumë vajza, të mbaronin”, thotë specialistja Rrapollari.

Me ndryshimin e legjislacionit në Shqipëri është i ndaluar ndërrimi i emrit.

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

By: E S
7 February 2026 at 19:45

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme sipas CNN.

Megjithatë, ekuilibri mbetet i paqëndrueshëm.

“Të dërguarit e Presidentit Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, vizituan të shtunën anijen luftarake USS Abraham Lincoln, e cila është e stacionuar në Detin Arabik, jo shumë larg Iranit, së bashku me komandantin e CENTCOM-it, Admiralin Brad Cooper”, raportoi Axios.

Lëvizja është gjithsesi një shfaqje force, veçanërisht pas deklaratave të ministrit të jashtëm iranian.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili vizitoi anijen luftarake USS Abraham Lincoln të shtunën, tha se Shtetet e Bashkuara po i tregojnë botës rëndësinë e gatishmërisë dhe vendosmërisë, dhe se forcat e tyre janë në gjendje të vazhdueshme gatishmërie.

“Ne po mbrojmë interesat tona dhe po i pengojmë kundërshtarët tanë”, tha ai.

Nga ana tjetër Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Iraniane, Abd al-Rahim Mousavi, i kërcënoi armiqtë e Republikës Islamike me një zgjatje të luftës në një deklaratë në një aktivitet festiv.

Mousavi e bëri kërcënimin mes tensioneve rreth një sulmi të mundshëm amerikan.

“Çdo veprim ushtarak kundër Iranit do t’i kushtojë shtrenjtë armikut. Armiku e kupton shumë mirë se çdo agresion ushtarak do të rezultojë në humbjen e tij strategjike dhe do të zgjerojë shkallën e luftës në rajon”, vuri në dukje ai.

Së fundmi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington të mërkurën, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit të shtunën.

Zyra tha se Netanyahu beson se çdo negociatë me Iranin duhet të përfshijë raketat e tij balistike dhe t’i japë fund mbështetjes së tij për grupet që veprojnë si përfaqësues të tij.

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

By: E S
7 February 2026 at 19:36

Dashi

Ky është momenti për të kuptuar se çfarë ndjeni dhe çfarë dëshironi, ndaj nëse nuk e dini ende, mos bëni lëvizje të nxituara. Sfera financiare mund t’iu shkaktojë probleme, për shkak se jeni ngushtë në këtë moment.

Demi

Saturni do i ngadalësojë projektet në çift dhe vonesat do të jenë të pashmangshme. Në dashuri do të keni mundësi që të nisni një histori të re. Bëni kujdes edhe me rikuperimin e dashurive të kaluara. Në punë do të keni ngarkesë dhe do të ndjeni nevojën për tu çlodhur.

Binjakët

Me ndikimin e kundërt të Hënës, do të bënit mirë që të prisni deri në 11 maj, për të marrë vendime në dashuri. Në këtë periudhë këshillohet që të rrini të qetë dhe të shmangni debatet. Puna do të ecë mjaft mirë dhe përmirësimet do të nisin që nga 11 prilli.

Gaforrja

Ky është një moment mjaft pozitiv, ku dashuria do të jetë e favorizuar. Venusi do të ndikojë pozitivisht. Do të keni në mendje ide të reja dhe ndryshimet do të rezultojnë të frytshme.

Luani

Gjatë kësaj dite duhet të bëni kujdes. Në dashuri, historitë e lindura prej pak kohësh, do të ecin qetësisht. Megjithatë dikush mund të jetë kundër jush dhe nuk do ju kuptojë. Sa i takon punës, duhet vëmendje maksimale.

Virgjëresha

Me ndikimin e Hënës në shenjë, do të keni mundësi që të kaloni një ditë të qetë. Bëni kujdes me distancat fizikë, pasi mund të hasni në probleme. Në punë, do të ndiheni tejet të stresuar.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje i pret një e diel mjaft pozitive. Gjërat do të ecin më së miri. Në dashuri, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë emocione të bukura. Ndonjë person që e keni larg, do të bëhet i gjallë. Shumë shpejt do keni mundësi që të zgjidhni edhe problemet që kanë të bëjnë me punën.

Akrepi

Kjo është një periudhe mjaft pozitive, veç bëni kujdes me nervozizmin. Në dashuri, mund të hasni në vonesa, shkruan noa.al. Puna do të ecë përgjithësisht mirë, por përmirësime do të ketë pas pak ditësh.

Shigjetari

Yjet do të jenë mjaft të favorshme, por jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi. Në familje, mund të përballeni me situata që kërkojnë zgjidhje. Në punë, duhet të bëni disa ndryshime, ndërsa raporti me kolegët do të përmirësohet.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të zgjidhni të gjithë problemet me të cilat jeni përballur këtë periudhë në dashuri. Ndërsa në punë do të ketë ndryshime dhe zhvillime pozitive.

Ujori

E diela do të jetë përgjithësisht pozitive. Në dashuri, mund të ndiheni disi të përhumbur, për shkak të disa vendimeve që duhet të merrni. Ndërsa sa i takon punës do të ketë tensione, për shkak se dëshironi me ngulm që të thoni atë që mendoni. Mundohuni që të mos mendoni shumë për të kaluarën.

Peshqit

Jeni në një fazë të ndjeshme rikuperimi. Në dashuri mund të përballeni me probleme dhe nervozizëm, pasi mund t’iu duhet të largoheni nga dikush. Puna do të jetë në përmirësim dhe problemet e hasura së fundmi do të gjejnë zgjidhje.

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

By: E S
7 February 2026 at 19:28

Kjo foto, ku pretendohet se shfaqet Jeffrey Epstein në Tel Aviv duke ecur mes truprojave, ka ngjallur reagime të shumta dhe dyshime se ish‑bankieri famëkeq është gjallë. Publikimi i saj ka bërë që miliona përdorues të besojnë se ai nuk u vetëvra në të vërtetë në burg në vitin 2019, siç konfirmon varianti zyrtar, por se ka dalë fshehurazi nga burgu. Megjithatë, sipas verifikimit të BBC, fotoja është tërësisht e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke mbajtur edhe logon e shërbimit Gemini të Google.

Ndërkaq, dosjet reale të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar kanë sjellë prova tronditëse. Hetuesit federalë, duke shqyrtuar pamjet e natës së vdekjes, vunë re një “figurë portokalli” që ngjitej shkallëve drejt qelisë së Epstein në orën 22:39. Ky detaj vë në dyshim versionin zyrtar se ai ishte vetëm atje, pasi kjo figurë, që i ngjan një të burgosuri tjetër me uniformë portokalli, nuk u përmend kurrë në raportet përfundimtare të kohës.

Mes 3 milionë faqeve të deklasifikuara, janë edhe fotot e qelisë që dëshmojnë praninë e sasisë së madhe të çarçafëve dhe uniformave rezervë, duke shtuar dyshimet se Epstein mund të mos ketë qenë vetëm në çastet e fundit. Ndonëse zyrtarisht thuhet se u gjet i vetëvarur, “mosfunksionimi” i kamerave dhe kjo figurë misterioze në shkallë mbeten sot pikat më të errëta të hetimit.

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

By: Luan Rama
7 February 2026 at 19:20

Nga Luan Rama

Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me një zë të qartë, nuk është thjesht një problem procedurial, por një krizë e thellë e integritetit institucional.

Vendimi “pa vendim” i Gjykatës Kushtetuese në çështjen për të cilën ajo u investua me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama dhe që lidhet me zëvendëskryeministren e pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, si pasojë e ndarjes 4 me 4 të trupës gjykuese, nuk është një episod teknik dhe as një rastësi proceduriale.

Ai është prova më e qartë e një Gjykate Kushtetuese të kapur, të neutralizuar dhe të reduktuar në një mekanizëm balancash politike.

Një gjykatë që nuk arrin të vendosë në çështje me rëndësi të lartë publike, në fakt, ka marrë një vendim: ka zgjedhur të mos ushtrojë autoritetin e saj kushtetues.

Në çdo demokraci funksionale, Gjykata Kushtetuese nuk ekziston për të reflektuar raportet e forcës mes pushteteve, por, për t’u imponuar atyre.

Në doktrinën kushtetuese europiane dhe në praktikën e gjykatave kushtetuese të konsoliduara, si në Gjermani, Itali apo Spanjë, parimi është i qartë: gjykata duhet të jetë më e fortë se pushteti politik i radhës. Kjo forcë nuk buron vetëm nga kompetencat formale që i jep Kushtetuta, por nga autoriteti intelektual, profesional dhe moral i gjyqtarëve që e përbëjnë atë.

Në Shqipëri është ndjekur logjika e kundërt. Gjykata Kushtetuese nuk është ndërtuar për të qenë autoritet, por për të qenë e kontrollueshme.

Ndarja 4 me 4 në një çështje me ndjeshmëri të lartë politike nuk është shprehje e pluralizmit juridik, por është pasojë e një arkitekture të qëllimshme institucionale, ku askush të mos ketë peshë të mjaftueshme për të thyer ekuilibra të parapërcaktuar.

Zgjedhja e individëve pa profil të konsoliduar akademik, pa kontribute të njohura në të drejtën kushtetuese dhe pa autoritet profesional të provuar, e ka dobësuar në themel trupën gjykuese.

Gjykata është mbushur me emra që nuk imponohen përmes dijes dhe integritetit, por që peshohen përmes llogarive politike. Në këto kushte, pyetja nuk është më se çfarë thotë Kushtetuta, por se me kë është secili gjyqtar.

Fakti që edhe sot Gjykata Kushtetuese e Republikës nuk është ende e plotësuar me numrin e plotë të gjyqtarëve, nuk është një dështim teknik apo administrativ, por një instrument i qartë kontrolli. Një gjykatë e paplotë është një gjykatë e dobët; një gjykatë e dobët është e menaxhueshme.

Kështu, organi më i lartë i mbrojtjes së Kushtetutës është trajtuar si një strukturë që duhet mbajtur në gjendje ekuilibri artificial, jo si një autoritet suprem dhe solemn që duhet të vendosë qartë e pa asnjë mëdyshje në mbrojtje të Kushtetutës.

Komisioni i Venecias (të cilin aq shumë na pëlqen ta thërrasim në ndihmë!) ka theksuar vazhdimisht se pavarësia reale e gjykatave kushtetuese nuk garantohet vetëm nga procedurat formale të emërimit, por nga cilësia, integriteti dhe profili i individëve të zgjedhur. Një gjykatë mund të jetë ligjërisht e pavarur, por materialisht e nënshtruar, nëse përbëhet nga gjyqtarë pa autoritet intelektual dhe pa integritet qytetar.

Përgjegjësia për këtë situatë është politike dhe institucionale.

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës, si organe kushtetuese emëruese, nuk mund të fshihen pas formalizmit të procedurës. Ata kanë zgjedhur këtë model Gjykate Kushtetuese. Ata nuk kanë dashur një gjykatë me personalitete të forta, sepse personalitetet e forta nuk kontrollohen. Në vend të tyre, është ndërtuar një trupë që balancon, ndahet dhe, kur duhet, nuk vendos.

Në thelb të këtij dështimi qëndron mungesa e integritetit qytetar të individit dhe mungesa e autoritetit profesional të gjykatësit kushtetues. Një gjyqtar pa integritet qytetar nuk është i pavarur nga pushteti. Një gjyqtar pa autoritet intelektual nuk i imponohet dot pushtetit. Dhe një Gjykatë Kushtetuese e përbërë nga të tillë individë nuk mund të mbrojë Kushtetutën, sado kompetenca t’i njohë ajo në letër.

Ndarja 4 me 4 në çështjen Balluku duhet lexuar si aktakuzë ndaj modelit aktual të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që kjo logjikë e kapjes institucionale mbetet e pandryshuar, Gjykata do të vazhdojë të ekzistojë formalisht, por do të dështojë realisht në funksionin e saj themelor: mbrojtjen e Kushtetutës nga pushteti. Dhe pa këtë mbrojtje, shteti kushtetues mbetet vetëm një fasadë.

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

By: E S
7 February 2026 at 19:13

Mijëra qytetarë dhe aktivistë marshuan në Milano, duke protestuar kundër ndikimit mjedisor dhe ekonomik që sipas tyre shkaktojnë Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

Protesta u zhvillua pas ceremonisë spektakolare të hapjes në stadiumin San Siro, ku u promovua kultura italiane. Megjithatë, jashtë stadiumit, qyteti u bë skenë e pakënaqësive të shumta: aktivistët dhe studentët marshuan për të kundërshtuar praninë e ICE-së dhe ndikimin e projektit në mjedis.

Pjesëmarrësit shfaqën banderola me mesazhe si: “ICE out”, dhe kritikuan qeverinë e Giorgia Meloni dhe kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala. Disa hodhën fishekzjarre dhe bomba tymi, por marshimi mbeti kryesisht paqësor.

Shumë prej protestuesve vunë në dukje se punimet për Lojërat janë papërballueshme mjedisore dhe nuk kanë sjellë përfitime ekonomike për qytetin e Milanos dhe Lombardinë. Sipas tyre, fondet e përdorura janë hedhur kot, duke dëmtuar arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Protestat tregojnë një pakënaqësi të gjerë për mënyrën se si Lojërat Olimpike po menaxhohen dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve italianë.

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

By: E S
7 February 2026 at 19:05

Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Kamëz akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ai tha se pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i votës së lirë ka kthyer procesin zgjedhor në një “farsë elektorale” dhe ka krijuar një “treg të zi” të votës, duke përdorur metoda anti-demokratike dhe anti-kushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve.

Berisha theksoi se qytetarët kanë derdhur “lumenj djersë” në fushata elektorale, por sipas tij, e gjithë pushteti është përqendruar në duart e një personi, duke shkelur të drejtën e votës së lirë.

Berisha: Duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë njëlloj si në rastin e pushtimeve, gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu. Keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale, por armiku më i egër i votës së lirë pas Enver Hoxhës, ka shndërrua procesin zgjedhor në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi, tregun e votës. Tregu i vullnetit. Ka përdorur të gjitha metodat anti demokratike, anti kushtetuese, për të plaçkitur votën e qytetarëve.

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

By: E S
7 February 2026 at 18:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se homologu i tij francez, Emmanuel Macron, po kërkon një “dialog alternativ me Rusinë” në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve, Zelensky tha se kjo nismë vjen në një kohë kur Kievi dhe Moska po zhvillojnë bisedime trepalëshe me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, arsyeja e kësaj qasjeje është se Franca “duhet të jetë pjesë e procesit të përfundimit të luftës dhe të ketë zërin e saj”.

Komentet e Zelenskyt nënkuptojnë se Parisi po kërkon një rol më aktiv dhe të drejtpërdrejtë në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

By: E S
7 February 2026 at 18:39

Trajneri i futbollit Avni Hasani, pasi u pushua nga puna nga klubi Feronikeli i Drenasit për shkelje të rënda disiplinore pas një konflikti me një futbollist, në shenjë hakmarrjeje e ka paditur atë pa asnjë fakt apo provë konkrete.

Më pas, ai ka kaluar në shantazh, duke i kërkuar futbollistit shumën prej 6.600 € për ta tërhequr padinë, duke e kërcënuar se nëse shuma nuk paguhej, do t’ia shkatërronte jetën dhe karrierën, duke përhapur lajme të rreme për të në media.

Pas refuzimit të futbollistit, trajneri ka kontaktuar disa media në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat e kanë publikuar lajmin pa verifikuar faktet dhe pa kërkuar reagim as nga klubi Feronikeli dhe as nga vetë futbollisti, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtim të rëndë të imazhit dhe reputacionit profesional.

Si pasojë, futbollisti e ka denoncuar rastin, duke dorëzuar në Policinë e Fushë-Kosovës regjistrimet audio të shantazhit dhe mesazhet përkatëse. Rasti tashmë ka kaluar në trajtim nga Njësia për Krime të Rënda, ku trajneri po hetohet për veprën penale të shantazhit.

❌
❌