Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

By: El Be
5 February 2026 at 18:00

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga makina.

Bëhet me dije se 65-vjeçarja Sh.Sh ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte përplasur me makinë në Bathore e drejtuar nga 40-vjeçari E.B

“Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

By: El Be
5 February 2026 at 17:55

Prej ditës së djeshme ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje.

Gjendja e ish-kreu të vendit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme kanë vendosur që një pacemaker me dy dhoma.

Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.

Moisiu vuan nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim.

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

By: El Be
5 February 2026 at 17:45

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë mesditën e sotme tre persona të akuzuar për përfshirje në shitblerje votash dhe korrupsion zgjedhor.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj ka dënuar të pandehurit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, por ka vendosur pezullimin e dënimit të tyre me burg, duke i lënë në liri me kusht.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Gersi Kaçorri u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ai u dënuar fillimisht me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbriti në 8 muaj burgim.

Dy të pandehurit e tjerë, Besnik Uka dhe Artur Jahja, u gjetën fajtorë për “Korrupsion pasiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Edhe për ta, gjykata dha të njëjtën masë: 1 vit burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj burgim.

Liria me kusht

Pavarësisht dënimit me burg, asnjë nga të pandehurit nuk do të shkojë në qeli. Gjykata ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në shërbim prove për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh.

Gjatë kësaj kohe, ata duhet të mbajnë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe u ndalohet kategorikisht shoqërimi me persona të dënuar për vepra penale. Nëse ata kryejnë një vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe, dënimi me burg rikthehet në fuqi.

Sekuestrimi i telefonave

Si pjesë e provave materiale dhe ndëshkimit, gjykata ka vendosur konfiskimin e telefonave celularë të të tre të pandehurve (Samsung dhe iPhone), të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikimet që lidhen me veprën penale.

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

By: El Be
5 February 2026 at 17:39

Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Bujqësisë, Ervin Hajdaraga, ka bërë të ditur përfundimet e turit kombëtar të dëgjesave me fermerët, i cili u përmbyll dje në Fier.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, ai theksoi se për herë të parë, para hartimit të Skemës Kombëtare 2026, u vendos që të dëgjohen drejtpërdrejt fermerët për të ndërtuar një skemë sipas nevojave të tyre.

Ne kemi qenë në 24 takime në të gjithë qarqet e vendit. Dje ishte takimi i fundit në qarkun e Fierit. Është një sektor që ka ecur shumë dhe nevojat e tyre kanë evoluar. Nevojat e blegtorëve ishin të shumta dhe sektori i blegtorisë ka nevoja të rëndësishme,” u shpreh Hajdaraga.

Ai nënvizoi se një nga çështjet më të diskutuara ishte skema e naftës, e cila do të rishikohet për shkak të problematikave që fermerët kanë hasur me dokumentacionin për të aplikuar.

Gjatë takimeve, për skemën e naftës është kërkuar të ndryshohet sepse ka patur disa problematika për fitimin e naftës nga fermerët, çështje dokumentacionesh që nuk i lejonin ata të përfitonin. Ne do ulemi dhe skemën e naftës do ta ribëjmë”, theksoi ai.

Një tjetër element i rëndësishëm i Skemës Kombëtare 2026 është përfitimi i 10% të faturës së shitjes për çdo fermer apo blegtor të regjistruar me NIPT.

Kemi diskutuar edhe për përfitimin e 10% të faturës së shitjes. Një skemë që këtë vit do të jetë shumë lehtësuese për fermerët. Çdo fermer apo blegtor që ka një sasi të caktuar që do ta tregtojë, pikat e grumbullimit do t’i japin një faturë që duhet ta dorëzojnë te Tatimet për të përfituar 10% të vlerës së shitur. Të gjithë fermerët duhet të jenë të regjistruar të kenë NIPT-in e fermerit në mënyrë që të përfitojnë. Ne i bëjmë këto skema në mënyrë që edhe fermerët t’i formalizojmë sepse të gjitha skemat janë për fermerët e formalizuar”, tha ai.

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

By: El Be
5 February 2026 at 17:29

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet Uashington ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet tradicional me prezencën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë nga mbarë bota.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga aktiviteti, Spiropali e cilësoi këtë moment si solemn dhe frymëzues, duke theksuar se besimi është themeli mbi të cilin ndërtohet forca e shoqërisë njerëzore.

Në Mëngjesin e Lutjeve, me prezencën e Presidentit Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë. Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore“, shkruan Spiropali.

Ministrja Spiropali ndodhet në një vizitë në Uashington prej disa ditësh, ku ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

By: El Be
5 February 2026 at 17:21

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.  Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-4 ballë.

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

By: El Be
5 February 2026 at 17:19

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, hapja e rrjetit social TikTok erdhi pas një rivlerësimi dhe adresimi të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale.

MIA sqaron përmes një njoftimi zyrtar se koha e ndërprerjes së përdorimit të këtij rrjeti ndihmoi në vendosjen e bazave për mekanizma të rinj sigurie.

“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve”.

Hapja e TikTok shënon një fazë të dytë, nga ajo kufizuese te monitorimi aktiv.

“Po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimit të një kulture sigurie në hapësirën online”.

Qeveria shqiptare bllokoi aksesin në rrjetin social TikTok në mars të 2025, pas disa shfaqjeve dhe ngjarjeve të dhunshme të ndodhura mes të rinjve, të lidhura shpesh me përmbajtjen e gjetur në të.

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

By: El Be
5 February 2026 at 17:09

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur mesditën e sotme vendimin për tre të pandehurit Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi, të akuzuar nga SPAK për vepra korruptive.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi i ka gjetur fajtorë të tre të pandehurit për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dënimet e dhëna

Dënimi më i rëndë është dhënë për të pandehurin Erjon Dani. GJKKO e dënoi atë fillimisht me 3 vite burgim për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Megjithatë, Dani u shpall i pafajshëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën vepër penale. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar zbret në 2 (dy) vite burgim.

Të pandehurit e tjerë, Musa Gjikola dhe Vilson Roçi, janë dënuar përfundimisht me nga 1 (një) vit burgim secili.

Gjikola u dënuar fillimisht me 1 vit e 6 muaj, por përfitoi uljen e 1/3-ës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar.

E njëjta logjikë u ndoq edhe për Roçin, i cili u gjet fajtor për dy episode bashkëpunimi, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit pas zbritjes procedurale.

Vuajtja e dënimit

Gjykata ka urdhëruar që vuajtja e dënimit të fillojë të llogaritet nga momenti i arrestimit të tyre, më datë 11 korrik 2025. Të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjithashtu, të tre të pandehurit janë ngarkuar solidarisht me pagimin e shpenzimeve procedurale hetimore dhe gjyqësore. Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të GJKKO-së brenda 15 ditëve.

Akuzat

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi  ndaj disa të arrestuarve.

Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky EÇ”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërkombëtare.

Pas më shumë se 80 vitesh shërbimi, CIA mbyll enciklopedinë globale të inteligjencës

5 February 2026 at 16:57


Agjencia amerikane e inteligjencës, CIA, ka njoftuar se pas 83 vitesh po shuhet The World Factbook, publikimi më i njohur informativ në botë, i cili për një kohë të gjatë ka shërbyer si një lloj “enciklopedie globale”.

Në këtë publikim, CIA paraqiste informacione bazë për çdo cep të botës, ndërsa ai u shërbente agjencive të inteligjencës, mediave dhe individëve anembanë globit për t’u informuar mbi gjendjen në zona të ndryshme të planetit.

Kjo bazë e të dhënash përmbante për çdo shtet të botës informacionet më themelore (gjeografia, popullsia, sistemi politik, ekonomia, fuqia ushtarake), por edhe detaje të tjera që ishin të dobishme për studiuesit dhe analistët e rajoneve të caktuara.

CIA ka vendosur ta mbyllë këtë publikim për shkak se formati i World Factbook është vjetruar, raporton politico.

Publikimi ishte konceptuar si një referencë statike që përditësohej një herë në vit ose periodikisht, ndërkohë që sot komuniteti i inteligjencës përdor baza dinamike të dhënash, burime në kohë reale dhe platforma analitike të integruara që rifreskohen vazhdimisht, gjë që e ka bërë Factbook-un shumë të ngadaltë.

Po ashtu, një pjesë e madhe e të dhënave që ofronte Factbook sot janë më të qasshme dhe përditësohen më shpesh përmes institucioneve si Banka Botërore, Kombet e Bashkuara dhe FMN-ja.

Pas mbylljes formale të World Factbook, CIA nuk do të ketë një publikim të ngjashëm dhe ka paralajmëruar se do të fokusohet në analiza më të thelluara. Të dhënat bazë, siç theksojnë, do t’ua lënë institucioneve të tjera që publikojnë statistika të tilla.

Natyrisht, një faktor në marrjen e vendimit për mbylljen e Factbook ishte edhe aspekti financiar.

Mirëmbajtja e publikimit përbënte një barrë teknike dhe kadrovike, pasi kërkonte verifikim të vazhdueshëm të të dhënave dhe marrjen e vendimeve politikisht të ndjeshme mbi statusin e shteteve dhe territoreve, ndërsa përfitimi nuk e justifikonte më këtë përpjekje. /Telegrafi/

Zelensky: Putini nuk ka frikë nga evropianët, por vetëm nga Donald Trump

5 February 2026 at 16:30


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për televizionin francez France 2, deklaroi se pasojat e luftës me Rusinë përbëjnë një kërcënim serioz për ekzistencën e shtetit ukrainas, por shprehu besimin se paqja mund të arrihet brenda një viti.

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka frikë nga udhëheqësit evropianë, por sipas tij, frikësohet vetëm nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Zelenskyt, kjo është një fakt i padiskutueshëm, duke shtuar se “çfarëdo që Trump t’i thotë Putinit, nuk është çështja jonë”.

Zelensky rikujtoi gjithashtu se Trump ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund luftës përmes një kompromisi. Ukraina, tha ai, mbështet iniciativat amerikane për paqe, por nuk do të pranojë asnjë kompromis që cenon sovranitetin e saj.

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky theksoi edhe një herë se vetëm demokracia nuk mjafton për ta ndalur Putinin, pasi ai nuk respekton rregullat dhe parimet e luftës.

Në intervistë, presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu mungesën e presionit të mjaftueshëm ndaj Moskës, duke nënvizuar se çdo dialog me Rusinë duhet të zhvillohet mbi kushte të qarta, në mënyrë që të sjellë rezultate konkrete. /Telegrafi/

Shefi i NATO-s viziton Ukrainën

5 February 2026 at 16:00


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vizituar rajonin e Chernihivit si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Ukrainë.

Ndër të tjera, ai vizitoi fshatin Yahidne, ku forcat ruse mbajtën më shumë se 300 civilë robër në bodrumin e një shkolle lokale për gati një muaj në vitin 2022.

Rutte mbërriti në Kiev të martën, më 3 shkurt, dhe një ditë më vonë vizitoi qytetin e Chernihivit dhe rrethinat e tij.


Yesterday I visited Chernihiv region 🇺🇦 with @andrii_sybiha and @V_Chaus where residents told us about how they’ve been surviving the war. I saw the school basement where an entire village was held captive for a month in 2022 by Russian troops, and the Invincibility Points that… pic.twitter.com/sAt0tkycgR
— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 5, 2026


Ai qëndroi në Ukrainë për një natë pas një sulmi të madh të kombinuar rus që ndodhi pak para mbërritjes së tij.

Në fshatin Yahidne, të cilin ai e vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha dhe kreu i administratës ushtarake të rajonit të Chernihiv, Vyacheslav Chaus, atij iu tregua një bodrum ku forcat ruse mbanin fshatarët robër.

Dhjetëra njerëz vdiqën në këto kushte.


During my visit to Kyiv today I saw a civilian heating plant targeted by Russian missiles.

No military value whatsoever - attacks meant only to make people suffer.

But Ukraine stands strong. And NATO stands with you. pic.twitter.com/XWoX11xfEv
— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 3, 2026


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s inspektoi gjithashtu një termocentral në zonë që u dëmtua në sulmin rus.

Ndryshe, me mbërritjen e tij në Ukrainë, Rutte njoftoi se aleatët do të gjenin më shumë se 15 miliardë dollarë për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase. /Telegrafi/

Mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën, si paraqitet gjendja e Alfred Moisiut

By: Ela
5 February 2026 at 17:54

Prej ditës së djeshme, ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje. Gjendja e ish-kreu të vendit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme i kanë vendosur një pacemaker me dy dhoma, raporton Top Channel. […]

The post Mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën, si paraqitet gjendja e Alfred Moisiut appeared first on BoldNews.al.

“Jam servil dhe jam krenar, më ka ecur”/ Pedagogia përplaset me moderatorin: Lëpirës! Turp të kesh (Video)

By: Ela
5 February 2026 at 17:39

Pedagogia e komunikimit Helena Halilaj, e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur më shumë për dukurinë e servilizmit në shoqëri. Duke u shprehur se është kundra servilizmit, një debat ndodhi në studio mes saj dhe moderatorit. Debati: Ronaldo: Unë për shembull jam servil. E kam seriozisht. Jam kokrra e servilit dhe në […]

The post “Jam servil dhe jam krenar, më ka ecur”/ Pedagogia përplaset me moderatorin: Lëpirës! Turp të kesh (Video) appeared first on BoldNews.al.

“Shkaku kryesor duhani”, OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen

By: Ela
5 February 2026 at 17:20

37% e të gjitha rasteve të reja me kancer gjatë një viti ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Për herë të parë, OBSH ka kryer një analizë globale që tregon rrezikun e kancerit nga shkaqe të parandalueshme. Studimi shqyrton 30 shkaqe të parandalueshme, duke përfshirë duhanin, alkoolin, indeksin e lartë të masës trupore, inaktivitetin […]

The post “Shkaku kryesor duhani”, OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen appeared first on BoldNews.al.

Makina kthehet përmbys te Unaza e Madhe, një person dergjet në rrugë, ambulanca nuk duket gjëkundi

By: Ela
5 February 2026 at 17:05

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys në mes të rrugës. Siç shihet edhe në video, policia ndodhet në vendngjarje por ambulanca nuk duket gjëkundi për ti dhënë ndihmë të plagosurit i cili është shtrirë mbi bordurë. Nuk dihen ende […]

The post Makina kthehet përmbys te Unaza e Madhe, një person dergjet në rrugë, ambulanca nuk duket gjëkundi appeared first on BoldNews.al.

Ende asnjë gjurmë nga 65-vjeçari në Mezhgoran, palombarët dhe RENEA vijojnë kërkimin

By: Ela
5 February 2026 at 16:47

Që prej ditës se djeshme palombarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, i cili është denoncuar i humbur nga familjarët e tij 4 ditë më parë. Sipas Policisë 65-vjeçari Ylli Dine dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në […]

The post Ende asnjë gjurmë nga 65-vjeçari në Mezhgoran, palombarët dhe RENEA vijojnë kërkimin appeared first on BoldNews.al.

17:58 KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

By: EL
5 February 2026 at 17:58

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Në ILD kërkesën e ka dërguar një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ankesa është bërë nga një anëtari i KLGJ me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

ILD do ta shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet ligjore, konkretisht, pjesa V, kreu II i ligjit nr. 96/2016 për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Procesi nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik./et

17:47 SI VIDHEN SHKRIMTARËT NGA BOTUESET PREJ SILIKONI

By: EL
5 February 2026 at 17:47

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Nga Ben Blushi

Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më kishte vjedhur në një mënyrë spektakolare dhe shumë të trashë.

Më shumë se fyerja që ndjeva kur mora raportin e saj vjetor, më acaroi mungesa totale e kujdesit që tregoi kur më vodhi.

Me pak fjalë, nuk u hidhërova se po vidhesha por sepse njeriu që po më vidhte nuk bëri asnjë përpjekje për të më bindur se nuk po më vidhte.

Por kjo marrëdhënie kaq e shëmtuar dhe e pështirë nuk lind vetëm nga karakteri i deformuar i botueses sime, që ka një emër derrkuci plastik, por nga një anomali shqiptare.

Ligji i jep asaj mundësi të vjedhë.

Dhe ajo e bën pa u merakosur fare se unë mund ta kap për sa kohë që ligji nuk e kap.

E gëzuar që ka vjedhur një autor, ajo shtrydh silikon nga dhjami i një shkrimtari, në një vend me dy milion banorë, 80 për qind e të cilëve kanë pesë vjet që nuk lexojnë asnjë libër, sipas statistikave zyrtare.

Me këto përmasa vjedhja e dhjamit bëhet edhe më tragjike.

Por vjedhja që botuesit i bëjnë shkrimtarëve ka një aleat të madh. Ky është shteti.

Në gati njëzet vjet që botoj, kam njohur disa botues dhe pavarësisht se me të gjithë kam pasur kontrata të shkruara, marrëdhënien me ta e kam bazuar kryesisht mbi besimin.

Në ndonjë rast botuesit e mi kanë qenë delirantë, në ndonjë rast kaotikë, në ndonjë rast edhe kaotikë edhe delirantë, por kjo sjellje që na ka dëmtuar të dy palëve njëlloj,nuk më ka shtyrë asnjëherë të dyshoj se dikush prej tyre po më vjedh.

Edhe sot nuk besoj se ata më kanë vjedhur, megjithëse po të donin mund ta bënin sepse këtë ua lejon shteti.

Një fshatar i mirë që shet patate apo një prodhues i vetmuar patkonjsh e di në cdo rast sa mall prodhon dhe sa shet.

Ai i mat patatet me kile, kurse patkonjtë nuk mund të jenë asnjëherë më shumë se kuajt e fshatit.

Kurse libri nuk matet dot me kile dhe autori asnjëherë nuk e di sa është shtypur dhe sa është shitur.

Unë dëgjoj çdo ditë me dhjetëra ankesa nga shkrimtarë të ndryshëm, marrëdhënia e të cilëve me botuesit i ngjan një gjelle të kripur me lot.

Sa më shumë që tregu i librit zvogëlohet aq më të pamëshirshëm bëhen botuesit edhe kur qëllon që janë burra apo gra shumë më të mira sesa derrkucja plastike që më ra mua në hise.

Por për fat të keq edhe ligji i ri për librin, që po diskutohet në parlament nuk e mbron autorin dhe nuk i jep atij asnjë mundësi të mbrohet.

Edhe kur je i sigurt që je vjedhur nuk mbledh dot asnjë provë që je vjedhur, sepse infrastruktura e librit mungon.

Libri sot nuk ka ku shitet sepse libraritë janë zhdukur.

Shqipëria është e fundit në listën e leximit të vendeve europiane dhe po ashtu në listën e librarive për frymë.

Në gjithë vendin nuk ka më shumë se pesë librari në të cilat shiten vetëm libra dhe jo camcakiza, coca cola, fanta, topa dhe cadra plazhi.

Përveç Tiranës që ka vetëm një librari moderne, në qytetet e mëdha si Korca, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Fieri libraritë ku dikur shiteshin libra janë një kujtim i njerëzve mbi 60 vjec.

Ng Vlora deri në Sarandë ku pushojnë nja 1 milion njerëz nuk ka asnjë librari.

Të thuash që shqiptarët nuk lexojnë është e padrejtë, por të thuash që ata pengohen të lexojnë është shumë e vërtetë.

Mungesa e librarive e ka kthyer Panairin e Librit në një dyqan të madh ku njerëzit vijnë një herë në vit dhe blejnë libra me shumicë.

Aty kuptohet sa shumë vuajnë shqiptarët për të gjetur një libër.

Në qytetet e vogla të blesh një libër është një torturë. Aty libri nuk shkon kurrë.

Në këto kushte botuesit shesin cdo ditë e më pak dhe natyrisht për të kompensuar humbjet e tyre ia hedhin peshën vertebrës më të dobët : shkrimtarit.

Askush nuk e beson, por në listën e fitimeve të librit ai që e shkruan fiton më pak nga gjithë të tjerët.

Autorët marrin më pak se shteti, se shitësi, se shtypësi dhe botuesi dhe të katër këto kollona të industrisë së librit shkrimtari i mban mbi shpinë.

Por kur këto katër palë që ta nxijnë jetën duke të hipur sipër edhe të vjedhin me rradhë, tortura bëhet edhe më e padurueshme.

Natyrisht ligji i librit nuk mund të rregullojë këto marrëdhnëie tregtare, por ai mund të bëjë dicka tjetër : të mbrojë autorët nga vjedhja.

Në Evropë kjo marrëdhënie mbrohet kollaj.

Si të gjiithë mallrat që shiten në një supermarket leximi i procesit të shitjes së një libri në kasën fiskale të librarisë, i raportohet njëkohësisht tre palëve : shtetit që merr tatimin, botuesit dhe autorit.

Pra një veprim kaq i thjeshtë fiskal i shpëton shkrimtarët e Shqipërisë nga kalërimi i derrkuceve plastike që për të ta bërë jetën edhe më pa shije dalin cdo javë në televizor duke folur për librat e tu që as i kuptojnë dhe as i kanë lexuar.

Kjo pjesë është edhe më e shpifur. Të vidhesh pa u lexuar.

Mua më ka ndodhur, por si mua edhe shumë shkrimtarëve të tjerë.

Megjithëse prej kohësh nuk kam asnjë dëshirë t’i tregoj qeverisë çfarë të bëjë apo çfarë të mos bëjë, besoj se ky shtet i ka një borxh shkrimtarëve të vet.

T’i shpëtojë nga derrkucet që shëmtohen me silikon të vjedhur nga dhjami i tyre prej pleshti.

17:28 Cristiano Ronaldo mbush 41 vjeç, të gjitha rekordet dhe numrat e portugezit!

By: EL
5 February 2026 at 17:28

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe e ka ndërprerë grevën te Al Nassr. Portugezi ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga stërvitja me shokët e ekipit. Pak ditë më parë ai braktisi ndeshjet dhe stërvitjen pas polemikave me fondin PIF, që sipas tij, privilegjon Al Hilal. Të gjithë presin që Ronaldo të jetë në fushë për ndeshjen e radhës kundër Al Ittihad.

Numrat e CR7 janë të pabesueshëm, me 1308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë. Ai është mes shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij numëron 5 “Topa të Artë” dhe 4 “Këpucë të Arta”. Portugezi ka aftësinë të rishkruajë historinë e statistikave në çdo kompeticion, duke u bërë unik.

Lidhja mes Ronaldo-s dhe Champions League është perfekte. Ai  mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve, golave dhe asistove në historinë e kompeticionit. Është i pari që kaloi murin e 100 golave, duke dominuar çdo fazë, nga grupet te finalja, duke kaluar nëpër një seri të pambarimtë tripletash dhe golash radhazi.

Edhe me fanellën e Portugalisë, impakti i tij ka qenë shumë i madh. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kombëtareve, rekord golash dhe asistesh në historinë e Europianëve, rekord në kualifikueset europiane dhe në fazën finale.

Përveç rekordeve me Real Madrid (shënuesi më i mirë në histori), Ronaldo ka qenë lojtari i parë në gjendje të shpallet golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshme dhe të shënojë mbi 50 gola në secilin prej tyre. Nga Premier League (Manchester United) te La Liga (Real Madrid), nga Serie A (Juventus) e Saudi Pro League (Al Nassr), marka e CR7 nuk ka njohur kufij. Ai është konfirmuar si shënuesi më prolifik i historisë së futbollit botëror./et

17:26 Udhëtimi i errët i grave nga Amerika Latine në duart e një rrjeti ndërkombëtar trafikimi në Shqipëri

By: EL
5 February 2026 at 17:26

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Qindra gra nga Amerika Latine po bien viktima të një rrjeti ndërkombëtar trafikimi, i cili i transporton ato në Shqipëri për shfrytëzim seksual.

Në vitet e fundit, autoritetet kanë hetuar një numër gjithnjë e në rritje të rasteve të grave që trafikohen në rrjete të shfrytëzimit seksual, me premtime për punë dhe një jetë më të mirë. Në Shqipëri, zbulimet e rrjeteve që rekrutojnë gra nga Kolumbia dhe vende të tjera po hedhin dritë mbi mënyrën se si funksionon një treg i padukshëm, por i organizuar mirë, shfrytëzimi, ku viktimat shpesh e kuptojnë shumë vonë çmimin e vërtetë të udhëtimit të tyre.

Në Kolumbi, policia po heton një rast që përfshin dhjetëra gra nga Medellin dhe Bogota të cilat u dërguan në Shqipëri si viktima të trafikimit. Rasti u zbulua nga gazetarja Anila Hoxha dhe Top Channel .

Shumë nga gratë fillimisht udhëtuan me vullnetin e tyre të lirë, pa e ditur se me çfarë do të përballeshin. Në rrjetin e Lucas Betancur dhe babait të tij, të cilët konsiderohen “truri” i organizatës kriminale, gratë ranë viktima të shfrytëzimit seksual.

Hetimet tregojnë se pothuajse një milion euro kaluan përmes rrjetit, me viktimat që punonin si eskortë në Shqipëri dhe prostituoheshin në të gjithë vendin, ndërsa disa u transportuan në Serbi, Kroaci dhe Spanjë. Fenomeni është intensifikuar në katër vitet e fundit dhe është një problem serioz për Shqipërinë.

Rrjeti i Betancurit nuk është unik. Në Shqipëri, gra nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia dhe Rumania regjistrohen çdo ditë, duke përdorur metoda të ngjashme rekrutimi dhe shfrytëzimi.

Rekrutimi bëhet nëpërmjet mashtrimit, me premtime për një jetë më të mirë ose të ardhura më të larta, ndërsa në raste të tjera gratë bllokohen për shkak të borxheve fiktive. Kështu, gratë e moshës 19 deri në 40 vjeç, ndonjëherë duke u paraqitur si masazhatore dhe ndonjëherë duke u reklamuar si “me dëshirë”, në fund të fundit detyrohen të punojnë në një botë që është njëkohësisht e padukshme dhe e ekspozuar publikisht në platformat e eskortës.

“Na gënjyen”

Valentina, një nga gratë që kaloi nëpër rrjet, rrëfen përvojën e saj: “Erdha në Shqipëri me një shoqe, e cila më sugjeroi të udhëtonim. Nuk e dija që do të punoja si punonjëse seksi. Në Kolumbi, puna e seksit është e ligjshme dhe puna ime ishte në estetikë, por më duheshin para për të jetuar dhe për të mbështetur familjen time.”

“Na gënjyen. Trafikanti na paralajmëroi se puna jonë mund të na fuste në telashe me ligjin. Qëndrova për katër muaj pa i parë paratë që fitoja. Në Shqipëri, puna e seksit është krim. Tani kemi probleme ligjore dhe shefi është në burg.”

Historia e Valentinës pasqyron përvojën e shumë grave që u arrestuan në mbi 75 operacione policore në Shqipëri brenda një viti. Shumë prej tyre e dinin se do të punonin si punonjëse seksi, por nuk prisnin humbjen e plotë të kontrollit mbi jetën dhe të ardhurat e tyre. Me të dhëna dhe identitete të rreme, ato shfaqen në platformat dixhitale, ndërsa shfrytëzimi i tyre shfaqet hapur në platformat dixhitale./et

❌
❌