Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Charles fiton betejën me kancerin, mbreti: Mjekët më thanë se trajtimi do të reduktohet nga viti i ri

By: gaze tare
12 December 2025 at 21:22

Mbreti Charles III deklaroi se mjekët e tij planifikojnë të reduktojnë shkallën e trajtimit të tij për kancerin duke nisur nga viti i ardhshëm, duke dhënë sinjalin më të fortë të përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore që prej momentit kur bëri publike diagnozën në fillim të vitit 2024. Në një mesazh të regjistruar paraprakisht dhe transmetuar në kuadër të një programi ndërgjegjësimi për kancerin, monarku britanik u shpreh se falë diagnozës së hershme dhe trajtimit efektiv, regjimi i tij mjekësor mund të lehtësohet.

“Sot mund të ndaj me ju lajmin e mirë se, falë zbulimit të hershëm, ndërhyrjes së duhur dhe ndjekjes së këshillave mjekësore, trajtimi im për kancerin mund të reduktohet në vitin e ri,” tha ai.

Mbreti 77-vjeçar e cilësoi këtë zhvillim si një “bekim personal”, por edhe si dëshmi të përparimeve të mëdha që janë bërë në trajtimin e kancerit vitet e fundit. Ai theksoi se nuk është shpallur ende i shëruar plotësisht dhe se trajtimi nuk do të ndërpritet, ndërsa as këtë herë nuk bëri publik llojin e kancerit nga i cili vuan.

Deklaratat e tij sugjerojnë se sëmundja po menaxhohet në mënyrë efektive nga ekipi mjekësor, një lajm që sjell lehtësim për familjen mbretërore britanike, e cila është përballur me një vit të vështirë shëndetësor. Në vitin 2024, edhe Catherine, Princesha e Uellsit, u diagnostikua me kancer, ndërsa në janar të këtij viti njoftoi se ishte në remision pas përfundimit të kimioterapisë.

Sipas Pallatit Buckingham, Mbreti Charles ka reaguar “jashtëzakonisht mirë ndaj trajtimit” dhe tani do të kalojë në një fazë më parandaluese, me një orar dukshëm më të reduktuar. Pallati nuk dha detaje mbi natyrën e trajtimit apo sa kohë pritet të zgjasë.

Mbreti u diagnostikua me kancer gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për prostatë të zmadhuar në fillim të vitit 2024. Ai ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e zbulimit të hershëm, duke inkurajuar qytetarët të marrin pjesë në programet e kontrollit shëndetësor.

“Shumë njerëz e shmangin kontrollin sepse e imagjinojnë si diçka të frikshme apo të sikletshme. Por kur më në fund e bëjnë, shpesh ndihen të lehtësuar,” u shpreh ai.

Ndryshe nga tradita e zakonshme e familjes mbretërore për diskrecion maksimal rreth shëndetit, Charles ka zgjedhur një qasje më të hapur, por të kontrolluar, duke e bërë publike diagnozën e tij në shkurt 2024 për të shmangur spekulimet dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin.

Pavarësisht sëmundjes, Mbreti Charles ka mbajtur një agjendë të ngjeshur me angazhime publike dhe vizita shtetërore. Ai është takuar me liderë botërorë si Presidenti amerikan Donald Trump, Presidenti francez Emmanuel Macron, Perandori Naruhito i Japonisë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe ka marrë pjesë në ngjarje historike, përfshirë një shërbesë ekumenike në Vatikan.

The post Charles fiton betejën me kancerin, mbreti: Mjekët më thanë se trajtimi do të reduktohet nga viti i ri appeared first on iconstyle.al.

Kështu dukej Mbretëresha Camilla në rini: Pse Mbreti Charles u dashurua në të - dhe jo te Princesha Diana

23 November 2025 at 22:11


Camilla ishte një grua sharmante dhe tërheqëse, e cila fitoi zemrën e Princit Charles. Pas divorcit në vitin 1995, Camilla rindërtoi sërish lidhjen e fortë me të

Ndërsa shumica e njerëzve e kujtojnë Camilla-n si zonjën serioze pranë Mbretit Charles III, pak e dinë se ajo dikur ishte e re, sharmante dhe jashtëzakonisht tërheqëse, një vajzë që e pushtoi zemrën e princit të atëhershëm Charles. Historia e tyre e dashurisë ka zgjatur dekada të tëra, por gjithçka ka nisur shumë më herët sesa mendojnë shumëkush. Princi Charles ishte i dashuruar me të shumë vite para se të takonte Princess Diana-n, ndaj kjo lidhje kishte rrënjë shumë të thella.

Camilla Shand u rrit në një familje të pasur, me prindërit Rosalind dhe Bruce Shand, të cilët i rritën fëmijët me shumë kujdes, por edhe me pritshmëri të larta. E sigurt në vete, e zgjuar dhe natyrshëm sharmante, kështu e kujtojnë miqtë e saj të rinisë, para se të bëhej Mbretëresha Camilla. Thonë se ishte e preferuar në festat e të rinjve dhe se gjithmonë dinte të bënte biseda interesante.

Të dyja gratë që më vonë do të martoheshin me Charles janë shkolluar në Zvicër, ndërsa Camilla më pas kaloi një periudhë edhe në Paris, para se të kthehej në Londër. Aty, një e njohura e saj - Lucia Santa Cruz, e prezantoi me trashëgimtarin e fronit britanik. Nuk vonoi shumë dhe mes tyre shpërtheu dashuria, por lidhja nuk arriti të përkthehej menjëherë në martesë, transmeton Telegrafi.

Profimedia

Në vitin 1973, Camilla u martua me oficerin e ushtrisë Andrew Parker Bowles. Thuhej se i ati i saj e kishte nxitur vendimin, duke e konsideruar Andrew-n si zgjedhje më të qëndrueshme sesa princi. Lajmi për fejesën e tyre u publikua në gazeta dhe sipas rrëfimeve, Prince Charles ishte i thyer.

Shutterstock

Vitet e heshtjes

Edhe pse e martuar, Camilla dhe Charles mbetën në marrëdhënie miqësore dhe shpesh shiheshin së bashku, madje edhe me Andrew-n. Në atë kohë, Camilla iu përkushtua familjes. Ajo dhe bashkëshorti i saj patën djalin Tom dhe vajzën Laura, ndërsa Andrew vazhdoi me sukses karrierën ushtarake.

Megjithëse kaluan vite të ndarë, emocionet mes Camilla-s dhe princit nuk u zhdukën kurrë plotësisht. Aferat paralele u bënë temë e tabloidëve britanikë, ndërsa martesat e tyre nisën të shpërbëheshin. Camilla u divorcua zyrtarisht në vitin 1995.

Profimedia

Fillimi i ri

Pas divorcit, Camilla “lulëzoi” sërish u shfaq elegante, e sigurt dhe plot shkëlqim. Në evenimente publike tërhiqte vëmendjen me stilin dhe karizmën e saj. Një natë në hotelin Ritz, me një fustan të zi dhe një qafore e shkurtër me perla, u përfol gjatë si përgjigjja e saj “e heshtur” ndaj fustanit të famshëm “të hakmarrjes” të Diana-s.

Lidhja me Charles nuk ishte më sekret. Çifti shfaqej gjithnjë e më shpesh bashkë, dhe në vitin 2005 u fejuan, duke u martuar vetëm dy muaj më pas. Aty, Camilla më në fund u bë partnerja zyrtare e njeriut që kishte dashur gjithë jetën.

Profimedia

Sot, Camilla është bashkëshortja e Mbretit Charles III, por në kujtimet e atyre që e kanë njohur në rini, ajo mbetet ajo vajza gazmore, sharmante dhe e dashur - ajo që mori zemrën e Prince Charles shumë përpara se ai ta zbulonte këtë para botës. /Telegrafi/

Sir David Beckham, legjenda angleze shpallet kalorës nga Mbreti Charles

4 November 2025 at 15:39


Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij prej dekadave në sport dhe në kauza bamirësie.

Beckham u dekorua me titullin kalorës nga Mbreti Charles dhe në atë rast ish-futbollisti veshi një kostum të dizenjuar nga gruaja e tij Victoria, një stiliste mode dhe ish-anëtare e Spice Girls.

Mbreti Charles dhe Beckham shkëmbyen fjalë të ngrohta gjatë ceremonisë, dhe futbollisti më vonë pranoi se qau kur mësoi për herë të parë se ishte vlerësuar me titullin e kalorësit.

Arise, Sir David Beckham! pic.twitter.com/5erW1I3ZrU
— BBC Sport (@BBCSport) November 4, 2025

“Ky është një moment kaq i madh për familjen tonë dhe është kaq i veçantë. Jam shumë krenar që më është bërë një nder kaq i veçantë”, ka thënë fillimisht Beckham.

“U rrita në një familje shumë të përulur në East End të Londrës. Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist profesionist dhe tani jam këtu në Kështjellën Ëindsor me monarkinë më të rëndësishme në botë", përfundoi anglezi.

I lindur në Londrën Lindore, Beckham debutoi në Ligën Premier për Manchester United në vitin 1995, dy vjet pasi u bashkua si junior. Ai fitoi gjashtë tituj lige, dy Kupa FA dhe Ligën e Kampionëve me klubin, përpara se të luante për Real Madridin, LA Galaxy, AC Milan dhe Paris Saint-Germain. Ai u tërhoq në vitin 2013, pasi kishte luajtur 115 ndeshje për Anglinë.

I njohur për goditjet e tij të lira dhe krosimet e shkëlqyera, Beckham u bë gjithashtu një nga atletët më të suksesshëm komercialisht të epokës së tij. /Telegrafi/

Skandali Epstein, princit Andrew do t’i hiqet edhe grada e fundit ushtarake nderi

2 November 2025 at 13:30


Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka konfirmuar se Ministria e Mbrojtjes po punon për t'i hequr Andrew Mountbatten Windsor gradën e tij të fundit ushtarake nderi, në përputhje me dëshirat e Mbretit Charles III.

Healey tha se mbreti e kishte “bërë të qartë se e donte këtë”.

Andrew, i cili gjithashtu humbi titullin e tij si princ të enjten, mbajti gradën e zëvendësadmiralit në Marinën Mbretërore pasi hoqi dorë nga detyrat e tjera ushtarake në vitin 2022.

“Është vendimi i duhur, mbreti ka treguar se duhet ta zbatojmë dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë tani”, tha Healey.

Bëhet e ditur se Andrew shërbeu 22 vjet në Marinën Mbretërore dhe ishte pilot helikopteri.

Atij iu hoqën titujt dhe privilegjet e mbetura këtë javë pas muajsh presioni për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Ndryshe, Andrew i ktheu të gjitha titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore në vitin 2022 dhe ndaloi zyrtarisht përdorimin e titullit Lartësia e Tij Mbretërore, pasi u akuzua për sulm seksual në një padi civile në SHBA.

Më vonë ai arriti një zgjidhje me Virginia Giuffre, një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit nga Jeffrey Epstein, e cila pretendoi se Andrew abuzoi seksualisht me të kur ajo ishte adoleshente, një pretendim që ai e ka mohuar vazhdimisht.

Ndër titujt ushtarakë që ai humbi më pas ishin kolonel i Gardës së Grenadierëve, një nga regjimentet më të shquara të këmbësorisë të Ushtrisë Britanike, dhe poste nderi jashtë shtetit. /Telegrafi/

Mbreti Charles i heq Princit Andrew të gjithë titujt dhe e dëbon nga rezidenca mbretërore

By: M C
30 October 2025 at 23:14

Pallati i Buckingham-it ka njoftuar se Mbreti Charles III, i ka hequr Princit Andrew titujt e mbetur dhe ka bërë me dije se e dobojë nga rezidenca mbretërore. Në një deklaratë, pallati tha se Andrew do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor në vend të princit. Ky veprim vjen pas zbulimeve rreth marrëdhënies së Andrew me Jeffrey Epstein.

Buckingham Palace theksoi se ka nisur procesin zyrtar të heqjes së titujve, duke nënvizuar se familja mbretërore qëndron në krah të viktimave dhe të mbijetuarve të çdo forme abuzimi. Fëmijët e Princit Andrew, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie, do të ruajnë titujt e tyre mbretërorë. Sipas mediave të huaja, Andrew nuk kundërshtoi vendimin e mbretit për tu zhveshur nga titujt dhe për tu larguar nga rezidenca e tij.

Deklarata e plotë e Pallatit:

Madhëria e Tij ka nisur sot një proces zyrtar për heqjen e titujve dhe nderimeve të Princit Andrew. Deri më sot, kontrata e qirasë e rezidencës ‘Royal Lodge’ i siguronte atij mbrojtje ligjore për të vazhduar të qëndronte aty. Tani ai është njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e kontratës dhe do të zhvendoset në një banesë private alternative. Këto masa konsiderohen të domosdoshme, pavarësisht se ai vijon të mohojë akuzat kundër tij. Madhëritë e Tyre duan të bëjnë të qartë se mendimet dhe keqardhja e tyre më e thellë kanë qenë dhe do të mbeten me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi.

Presioni ndaj pallatit për të larguar Andrew nga rezidenca Royal Lodge ishte rritur ndjeshëm, pasi më herët këtë muaj ai u detyrua të hiqte dorë edhe nga titulli i Dukës së Jorkut, për shkak të lidhjeve me Epstein dhe akuzave të Virginia Giuffre. Megjithatë, mbreti shkoi edhe më tej, duke e privuar Andrew nga titulli i princit, që e mbante që prej lindjes si djalë i Mbretëreshës Elizabeth II.

Në librin e saj, Giuffre shkruan se Andrew “besonte se ishte e drejta e tij trashëgimore të bënte seks me mua”. Publikimi i fragmenteve të librit shkaktoi reagime të ashpra, çka çoi në vendimin që Andrew të hiqte dorë jo vetëm nga titulli i Dukës së Jorkut, por edhe nga titujt: Kalorës i Madh i Urdhrit Mbretëror Viktorian (GCVO) Kalorës Mbretëror i Urdhrit të Lavdishëm të Garter-it Në rendin e trashëgimisë për fronin britanik, Princi Andrew aktualisht renditet i teti, pas Princit William, tre fëmijëve të tij, si dhe Princit Harry me dy fëmijët e tij.

Linja e trashëgimisë së kurorës britanike:

Princi i Uellsit William
Princi George i Uellsit
Princesha Charlotte e Uellsit
Princi Louis i Uellsit
Duka i Sussex – Princi Harry
Princi Archie i Sussex-it
Princesha Lilibet e Sussex
Andrew

The post Mbreti Charles i heq Princit Andrew të gjithë titujt dhe e dëbon nga rezidenca mbretërore appeared first on Albeu.com.

Mbreti i Britanisë dhe Papa luten së bashku

23 October 2025 at 14:49


Mbreti Charles i Britanisë dhe Papa Leo XIV, u lutën sot në Kapelën Sistine të Vatikanit, në shërbesën e parë të përbashkët midis një monarku anglez dhe një pape katolik që kur Mbreti Henri VIII u nda nga Roma në vitin 1534.

Këngë në latinisht dhe lutje në anglisht jehonin nëpër faltore, në të njëjtin vend ku kardinalët katolikë nga e gjithë bota e kishin zgjedhur Leon si papë gjashtë muaj më parë.

Edhe pse Charles është takuar me tre papët e fundit dhe megjithëse Papa Gjon Pali II dhe Benedikti XVI kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, këto takime nuk kanë përfshirë lutje të përbashkëta.

Bëhet e ditur se Mbreti dhe Mbretëresha Camilla janë në një vizitë shtetërore në Vatikan.

“Ekziston një ndjesi e fortë se ky moment në mjedisin e jashtëzakonshëm të Kapelës Sistine ofron një lloj shërimi të historisë”, tha prifti anglikan James Hawkey.

Pasdite, Mbreti do të shkojë në Bazilikën Romake të Shën Palit, një nga katër vendet më të nderuara të adhurimit në Kishën Katolike, ku, me miratimin e papës, do t'i jepet titulli i ri "vëlla". /Telegrafi/

Artisti kosovar Jakup Ferri takon Mbretin Charles III në Londër - një tjetër sukses për artin shqiptar në skenën ndërkombëtare

23 October 2025 at 11:44


Një moment i rrallë dhe i veçantë për artin shqiptar ka ndodhur në zemër të Londrës. Artisti i njohur nga Kosova, Jakup Ferri, është takuar me madhërinë e tij, Mbretin Charles III, në një pritje zyrtare të organizuar në St James’s Palace, një nga rezidencat më të njohura mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku Mbretëria e Bashkuar priti figura krijuese dhe bashkëpunëtorë nga i gjithë rajoni. Në këtë event prestigjioz, Ferri u përzgjodh për të ekspozuar veprat e tij artistike, duke përfaqësuar Kosovën përkrah artistëve të tjerë ndërkombëtarë.

Në një postim në Instagram, Ferri ndau emocionet e tij pas takimit me monarkun britanik, duke shkruar se ishte “nder i madh të takonte Mbretin Charles III dhe të ekspozonte punën e tij në St James’s Palace”, teksa falënderoi British Council për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme.

I lindur në Prishtinë në vitin 1981, Jakup Ferri është një nga artistët bashkëkohorë më të vlerësuar nga Kosova. Ai njihet për stil unik dhe poetik, ku ndërthur elemente të artit popullor me vizatime naive dhe ngjyra të forta e të gjalla.

Punimet e tij përfshijnë piktura, vizatime dhe tapiceri të endura, të cilat janë prezantuar në disa nga ekspozitat dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Biennalen e Venecias 2022, Kunstmuseum Luzern në Zvicër dhe EMΣT – Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë. /Telegrafi/

ROMË – Mbreti Charles dhe Papa Leone mbërrijnë në Kapelën Sistine për t’u lutur së bashku për herë të parë

23 October 2025 at 12:31

ROMË, 23 tetor /ATSH/- Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Kamila kanë mbërritur në Romë në fillim të një vizite historike shtetërore në Vatikan, dhe u takuan me Papa Leone në një shfaqje simbolike të unitetit midis Kishës së Anglisë dhe Kishës Katolike, sipas BBC.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Kamila mbërritën në Kapelën Sistine për t’u lutur me Papa Leone në një ngjarje historike.

Mbreti Charles do të bëhet kreu i parë i Kishës së Anglisë që lutet publikisht me Papa Leone, në një shfaqje simbolike të unitetit me Kishën Katolike

“Një marrëdhënie më e fortë midis dy besimeve të krishtera është një mbrojtje kundër atyre që promovojnë konfliktin, përçarjen dhe tiraninë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Mbretit Charles.

Mbreti Charles, i cili mbërriti dje në mbrëmje në aeroportin Ciampino, do të bëhet monarku i parë britanik që lutet me një Papë që nga Reformimi në shekullin XVI.

“Pallati Mbretëror e cilëson vizitën si një moment “pikë referimi”. Kjo siguron një mburojë kundër atyre që promovojnë konfliktin, përçarjen dhe tiraninë, dhe mbështet punën tonë së bashku në harmoni për të mbrojtur natyrën, krijimin e Zotit”, tha zëdhënësi i Mbretit.

Si guvernator suprem i Kishës së Anglisë dhe një aktivist i hershëm për ndërtimin e urave midis besimeve, kjo është një vizitë që ka rëndësi të madhe personale për Mbretin.

Kardinali Vincent Nichols, Kryepeshkop i Westminster, i cili do të jetë në Vatikan për vizitën shtetërore, tha se Mbreti Charles dhe Papa Leone kishin qasje të ndryshme, por do të “gjenin një terren të përbashkët”.

Ai tha se Papa Leone ishte “shumë i vëmendshëm, në atë që njerëzit thonë dhe mund të jetë shumë i drejtpërdrejtë në shprehjen e mendjes së tij.

“Mbreti Charles është ndoshta pak më delikat në mënyrën se si flet”, tha kardinali.

Dhe ai ofroi një mendim shpirtëror kur u pyet për problemet aktuale me të cilat përballet Familja Mbretërore.

“Nuk kam asnjë dyshim se vështirësitë familjare do të jenë në zemër si të Papa Leone ashtu edhe të Mbretit Charles, ndërsa ata vendosen para Zotit dhe kërkojnë hir dhe forcë për t’u mbijetuar të gjitha vështirësive që të gjithë kemi në jetë”, tha Kardinali Nichols.

Mbreti Charles u takua sot me Papa Leone në Vatikan, përpara se të merte pjesë në një shërbesë në Kapelën Sistine – që do të theksojë marrëdhëniet e ngrohta midis kishave.

Mbreti Charles dhe Papa Leone do të luten së bashku, hera e parë që kjo do të ndodhë që kur Kisha e Anglisë u nda nga Kisha Katolike në shekullin XVI.

Ekziston edhe një moment tjetër i pazakontë, pasi lutja konsiderohet një akt personal dhe privat, dhe sipas konventës monarkët zakonisht nuk filmohen kur bëjnë lutjet e tyre.

Në një tjetër simbol të pajtimit, Mbreti Charles do të marrë pjesë në një shërbesë në një kishë me lidhje para-Reformimit, bazilika “Saint Paul Outside the Walls”

Kjo kishë dhe manastir, që mban varrin e Shën Palit, tradicionalisht shoqërohej me monarkinë angleze, duke u kthyer që nga sundimtarët mesjetarë dhe anglo-saksonë që dikur kishin ndihmuar në mirëmbajtjen e kësaj ndërtese në Romë.

Simbolet e Urdhrit të Garterit janë shfaqur këtu për shekuj me radhë, duke reflektuar lidhjet me monarkinë angleze.

Mbreti Charles do të marrë një titull nderi, shpirtëror të lidhur me manastir, i quajtur “Bashkëvëllazëri Mbretërore”, si pjesë e bashkëvëllazërisë së manastirit.

Kjo do të jetë hera e parë që Mbreti Charles takohet me Papa Leone, i lindur në SHBA.//a.i/

 

The post ROMË – Mbreti Charles dhe Papa Leone mbërrijnë në Kapelën Sistine për t’u lutur së bashku për herë të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“PA Media”: Mbreti Charles takohet me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor në një pritje të veçantë

22 October 2025 at 14:33

LONDËR, 22 tetor /ATSH/- Mbreti Charles mirëpriti dje në mbrëmje udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Shën Jakobit. Ai u shoqërua nga kryeministri britanik, Keir Starmer në pritjen ku pjesëmarrësve iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama, sipas “PA Media”.

“Kjo ngjarje është një shenjë se sa fort e vlerësojmë marrëdhënien e Britanisë së Madhe me Ballkanin Perëndimor dhe me partnerët e ndryshëm që kemi këtu sot”, u tha të ftuarve sekretarja e Jashtme Yvette Cooper.

Eventi, i organizuar në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor (Procesi i Berlinit) në Londër, synon të nxisë rolin e industrive krijuese, e të rinjtë dhe shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor në rritjen e bashkëpunimit rajonal, diplomacisë kulturore dhe rritjes gjithëpërfshirëse.

Procesi i Berlinit është një forum vjetor i krijuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014 – për të mbështetur gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së – për të rritur bashkëpunimin rajonal, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të përshpejtuar përpjekjet për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

Mbreti Charles dhe kryeministri Starmer biseduan me udhëheqësit e disa vendeve, përfshirë kryeministrat, Edi Rama të Shqipërisë, Albin Kurti të Kosovës, Milojko Spajic të Malit të Zi, Hristijan Mickoski të Maqedonisë së Veriut, Duro Macut të Serbisë dhe Rosen Zhelyazkov të Bullgarisë.

Ata folën gjithashtu me Borjana Kristo, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës.

Damë Karen Pierce, e dërguara speciale e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, ishte gjithashtu e pranishme.

“Ishte përvoja jonë e përbashkët e bashkimit pas historive të konfliktit dhe mundësisë për të parë përpara një të ardhme të përbashkët dhe gjithashtu me optimizëm për të ardhmen”, tha Cooper.

“Jo vetëm për të mbuluar çështje rreth sigurisë dhe pajtimit, por edhe për rritjen ekonomike, për mundësitë për të ardhmen, për kulturën, për industrinë dhe për mënyrën se si mund të punojmë së bashku për çështje nga emigracioni i paligjshëm te ekonomia ekonomike dhe tregtia.

Britania e Madhe priti për herë të fundit Procesin e Berlinit, i cili synon të promovojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe të mbështesë partneritetin dhe rritjen, në vitin 2018.

Kryeministri Starmer do të presë sot në konferencë udhëheqës dhe përfaqësues të lartë nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – si dhe Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe institucionet e BE-së.

Ky është një vit i rëndësishëm për rajonin, pasi shënon 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit dhe 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelimin e OKB-së. //a.i/

 

The post “PA Media”: Mbreti Charles takohet me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor në një pritje të veçantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama takim me mbretin Charles, dalin pamjet nga pritja për liderët e Ballkanit Perëndimor

By: lindita
22 October 2025 at 10:17

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë pritur në një takim nga mbreti Charles III në Britaninë e Madhe. Pritja për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor është organizuar në pallatin St James, ndërsa në fotot e publikuara nga mediat e huaja, shihet edhe kryeministri Rama teksa i jep dorën mbretit Charles. Në takim ka marrë pjesë edhe Albin Kurti, si edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor bashkë…

Source

Shkrimtari i njohur paralajmëron: Mbretit Charles i duhet një vendim për të shpëtuar imazhin e monarkisë

By: gaze tare
17 October 2025 at 16:50

Shkrimtari Simon Jenkins ka paralajmëruar në një artikull të tij të fundit për The Guardian se Princi Andrew përbën një kërcënim të madh, jo vetëm për Mbretin Charles, por edhe për Monarkinë si një institucion. Në këtë shkrim, ai argumenton se, pavarësisht përpjekjeve për të modernizuar familjen mbretërore, Princi Andrew ka qenë një “përgjegjësi” e vazhdueshme për Mbretërinë.

Jenkins fillon artikullin duke u kthyer pas në kohë, duke kujtuar se “familja mbretërore ka qenë gjithmonë një katastrofë që priste të ndodhte”. Ai tregon se krijimi i saj si një entitet i shitshëm në vitet 1960 nga Mbretëresha Elizabeth II kishte si qëllim modernizimin e monarkisë për shekullin 20. Kjo ka funksionuar deri në një farë mase, por “djali i saj, Princi Andrew, ka qenë gjithmonë përgjegjësia më e madhe”, thotë ai.

“Sidomos këtë javë, për shkak të ‘sjelljes së tij të dyshuar në atë rreth të errët, miqtë e Jeffrey Epstein’,” shkruan Jenkins. Ai shton se “Mbretit Charles tani i duhet të marrë një vendim të vështirë për sa mund të lejojë që e kaluara e vëllait të tij të dëmtojë imazhin e familjes”.

Jenkins gjithashtu thekson se ndryshe nga liderët e tjerë, monarkët duhet të mbajnë një marrëdhënie të ngushtë me opinionin publik dhe se një gabim mund të çojë në pasiguri. “Elisabeth ishte me fat me Charles dhe Anne, të cilët ishin, në përgjithësi, të paarritshëm,” përfundon ai, duke shtuar se lëvizja e ardhshme është që Princi William të planifikojë një monarki të riparuar për të ardhmen.

The post Shkrimtari i njohur paralajmëron: Mbretit Charles i duhet një vendim për të shpëtuar imazhin e monarkisë appeared first on iconstyle.al.

Viti 2017 në fronin pas Charles III nuk provon vdekjen e mbretëreshës

25 September 2025 at 14:43

Pretendimi: Viti 2017 në fronin pas mbretit britanik Charles III në këtë foto shënon vitin e vërtetë kur vdiq mbretëresha Elizabeth.

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————-

Një imazh i mbretit anglez Charles III po qarkullon në rrjetet konspiracioniste krahas pretendimit të pazakontë se viti 2017, i gdhendur në fronin ku është ulur monarku, është viti i vërtetë i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Si zakonisht, për të mbështetur këtë pretendim të pazakontë nuk sillet asnjë provë, burim apo referencë.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto e mësipërme është shkrepur në Maj 2025 gjatë një vizite të Charles në Kanada, kur ai hapi sesionin e ri të Parlamentit të 45-të kanadez në Ottawa.

Froni ku Charles është ulur është një nga dy frone të porositura  me rastin e 150-vjetorit të shtetit të Kanadasë, nga 1867 në 2017. Ato u krijuan nga skulptori Phil White duke përdorur dru arre angleze nga Windsor Great Park, të dhuruar nga mbretëresha e atëhershme Elizabeth

Dy fronet e porositura në 2017 me rastin e 150 vjetorit të Kanadasë

Elizabeth II, nëna e Charles III, vdiq më 8 shtator 2022. Mbretërimi i saj prej 70 vitesh e 214 ditësh është më i gjati i çdo monarku britanik, i dyti më i gjati i çdo shteti sovran dhe më i gjati i ndonjë mbretëreshe në histori.

The post Viti 2017 në fronin pas Charles III nuk provon vdekjen e mbretëreshës appeared first on Faktoje.al.

FOTO/ Madhështi në Windsor, Trump dhe Melania nderohen nga familja mbretërore në Britani

By: Rovena
17 September 2025 at 16:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nisi këtë të mërkurë vizitën e tij zyrtare në Britaninë e Madhe.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania, Trump u takua sapo zbriti nga helikopteri Marine One me Princin dhe Princeshën e Uellsit, William dhe Kate Midletton.

Më pas ai shtrëngoi duart edhe me monarkun britanik, Charles.

Ky i fundit shoqërohej nga Mbretëresha Camilla.

Mbreti Charles dhe presidenti Trump udhëtuan me karrocën mbretërore drejt Kështjellës Winsdor, ndërsa një tjetrën pas tyre, ishte Mbretëresha Camilla me Zonjën e Parë të Amerikës.

Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo shoqërohet me ceremonitë dhe madhështinë tradicionale.

Trump vonohet 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror në Britani

By: redi
17 September 2025 at 17:44

Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot presidentin amerikan Donald Trump dhe gruan e tij, Zonja e Parë, Melania Trump në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan. Mediat britanike nxituan të theksonin se presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor.

Source

Pse Trump nuk po qëndron në Pallatin e Buckinghamit?

17 September 2025 at 08:45


Mbreti Charles do të presë Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump në Kështjellën Windsor, gjatë vizitës shtetërore të presidentit amerikan.

Kjo për shkak se Pallati i Buckinghamit po i nënshtrohet një rinovimi të gjerë, transmeton Telegrafi.

Ky ishte edhe rasti për presidentin francez Emmanuel Macron, kur ai vizitoi më parë këtë vit.

Windsor gjithashtu ofron një mjedis më të kontrolluar për sigurinë, i cili është një konsideratë e rëndësishme për një figurë të profilit të lartë si Trump.

Pritet që ngjarjet me publikun të mbahen në minimum gjatë vizitës.

Kufizimet e hapësirës ajrore, duke përfshirë ndalimet e dronëve, do të zbatohen gjithashtu për arsye sigurie. /Telegrafi/

Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik në katër shekuj që merr pjesë në funeralin e katolikëve

By: gaze tare
16 September 2025 at 20:46

Mbreti Charles III u bë monarku i parë britanik në gati katër shekuj që mori pjesë në një funeral katolik kur ai dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore morën pjesë në shërbimin mortor për Dukeshën e Kentit, gruan e një kushëriri të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.

Dukesha Catherine (Catherine Worsley), e cila u bë anëtare e familjes mbretërore në vitin 1961 kur u martua me Princin Edward, Duka i Kentit, vdiq më 4 shtator në moshën 92 vjeç. Lidhja e saj me turneun ikonik të tenisit Wimbledon do të jetë e paharrueshme, duke qenë se ka marrë pjesë në ndarjen e trofeve që nga viti 1969.

Ajo ishte gjithashtu e njohur për konvertimin e saj në katolicizëm romak në vitin 1994 – anëtarja e parë e familjes mbretërore britanike që nga Mbreti Charles II në vitin 1685.

Si kreu suprem i Kishës Protestante të Anglisë, Mbreti Charles III la mënjanë protokollin për të marrë pjesë në funeralin e Dukeshës së Kentit në Katedralen e Westminsterit, të drejtuar nga Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve në Angli dhe Uells.

Në ceremoni morën pjesë edhe trashëgimtari i fronit britanik, Princi William, dhe bashkëshortja e tij Kate. Mbretëresha Camilla mungonte ndërsa po shërohet nga sinusiti akut.

Arkivoli do të transportohet në Varrezat Mbretërore Frogmore, pranë Kështjellës Windsor, ku gjithçka është gati për të mirëpritur çiftin presidencial amerikan.

The post Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik në katër shekuj që merr pjesë në funeralin e katolikëve appeared first on iconstyle.al.

Princi Harry: Dëshiroj të kaloj më shumë kohë me babain, Mbretin Charles

By: gaze tare
15 September 2025 at 13:11

Princi Harry ka sugjeruar se dëshiron të kalojë më shumë kohë me babain e tij, Mbretin Charles, pas takimit të tyre të fundit gjatë vizitës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Dukesha e Sussex, 41 vjeç, u kthye në shtëpi në Kaliforni pas një udhëtimi që përfshinte vizita në disa organizata bamirësie dhe një fjalim në çmimet WellChild, si dhe një çaj privat me Mbretin Charles, të cilin nuk e kishte takuar për 19 muaj.

Në takimin e fundit, Princi Harry e pa Mbretin Charles për herë të parë që nga shkurt 2024, kur Mbreti, 76 vjeç, kishte zbuluar se po trajtohej për një kancer të papërcaktuar. Takimi mes father dhe birit ndodhi më 10 shtator, kur Harry mbërriti me makinë në Clarence House, ku qëndroi për rreth 55 minuta.

Në një intervistë për The Guardian gjatë udhëtimit të tij në Ukrainë, Princi Harry theksoi se nuk dëshironte që takimi me babain të ishte një rast i izoluar. Ai shtoi se gjatë vitit të ardhshëm, “duhet të përqendrohemi tek babai im” dhe shprehu dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e tij, Princeshën Archie, 6 vjeç, dhe Princeshën Lilibet, 4 vjeç.

Princi gjithashtu foli për gruan e tij, Meghan Markle, dhe këshillën që ajo i dha: “Thjesht qëndro te e vërteta”. Ai e theksoi se për të, të thënit e të vërtetës është një nga parimet më të rëndësishme.

Në lidhje me librit e tij të vitit 2023, Spare, Harry shpjegoi se nuk e kishte bërë atë për të shfrenuar jetën e tij personale, por për të korrigjuar informacionet e pasakta që ishin përhapur. “Konsienza ime është e pastër,” përfundoi ai.

The post Princi Harry: Dëshiroj të kaloj më shumë kohë me babain, Mbretin Charles appeared first on iconstyle.al.

Meghan Markle dhe Kate Middleton: Grindja e zjarrtë mbretërore zbulohet nga kujtimet e Harry-t

13 September 2025 at 18:30


Një pyetje e Meghan Markle ndaj Kate Middleton gjatë një takimi në Pallatin Kensington shkaktoi një grindje të fortë mbretërore, sipas kujtimeve të Princit Harry në librin e tij Spare.

Grindja, që ndodhi pak javë pas dasmës së Sussex-ëve, shpërtheu gjatë një çaji midis familjeve, ku Meghan sugjeroi se Kate kishte “tru foshnje për shkak të hormoneve të saj”.

Princi William reagoi ashpër, duke e quajtur Meghan “të pasjellshme” dhe duke i treguar me gisht, ndërsa Meghan i kërkoi të ndalte, shkruan DailyMail.


telegrafi.com

Harry shpjegoi se Meghan nuk kishte dashur të ofendonte Kate dhe se më pas të gjithë u përqafuan për të shmangur tensionet e mëtejshme.

Ngjarja është pjesë e një serie grindjesh dhe mosmarrëveshjesh të gjatë midis dy familjeve mbretërore, përfshirë tensionet midis Harry-t dhe William-it, si dhe sfidat e Meghan-it me protokollin mbretëror dhe marrëdhëniet me stafin.

Megjithatë, mbreti Charles thuhet se është “thellësisht i trishtuar” nga akuzat, por ka lënë derën hapur për pajtim. /Telegrafi/


telegrafi.com

Pas 19 muajsh larg, Princi Harry kërkon të pajtohet me Mbretin Charles dhe familjen mbretërore

By: gaze tare
12 September 2025 at 18:36

Pas një vizite katërditore në Londër dhe Nottingham, Princi Harry ka zhvilluar një takim privat me Mbretin Charles, takimi i tyre i parë pas 19 muajsh. Sipas burimeve mbretërore, takimi në Clarence House u përqendrua në rikthimin e marrëdhënieve mes babait dhe djalit, ndërsa Mbreti ka shprehur dëshirën për të parë më shpesh nipërit e tij, Archie dhe Lilibet, të cilët nuk i ka takuar prej vitit 2022.

Takimi shihet si një hap i parë drejt pajtimit, edhe pse marrëdhëniet mes Harry-t dhe Princit William mbeten të ngrira. Të dy ndodheshin në të njëjtën kohë në Britani, por nuk pati asnjë komunikim mes tyre. “Mbreti dëshiron që djemtë e tij të mos i kthejnë vitet e fundit të jetës në një makth”, tha një burim pranë familjes mbretërore.

Pas qëndrimit në Britani, Princi Harry udhëtoi drejt Kievit, ku po zhvillon takime me veteranë të plagosur dhe përfaqësues të autoriteteve ukrainase. Gjatë vizitës, ai theksoi se Invictus Games dhe nismat e tjera synojnë të ofrojnë mbështetje morale për ushtarët dhe familjet e tyre.

Vizita e tij në Britani është parë nga analistët si një “mini-turne mbretëror”, me pesë angazhime publike, përfshirë një event për The Diana Award. Pavarësisht pengesave që lidhen me sigurinë dhe qëndrimin e Meghan Markle për t’u rikthyer në Mbretëri, takimi i Harry-t me Mbretin shihet si një shenjë shprese për afrimin e ardhshëm të familjes.

The post Pas 19 muajsh larg, Princi Harry kërkon të pajtohet me Mbretin Charles dhe familjen mbretërore appeared first on iconstyle.al.

Princi Harry ritakohet me Mbretin Charles për herë të parë pas një kohe të gjatë

10 September 2025 at 22:01


Princi Harry dhe Mbreti Charles janë ribashkuar pas një kohe të gjatë, raportojnë mediet e huaja.

Ky është takimi i parë personal midis babait dhe të birit që nga shkurti i vitit 2024, disa ditë pas momentit kur Mbretit Charles, kishte bërë të ditur se po trajtohej për një kancer të paidentifikuar.

Princi Harry, 40 vjeç, u pa duke mbërritur me makinë në Clarence House, rezidenca mbretërore e Mbretit në Londër, më 10 shtator. Ai qëndroi aty për rreth 55 minuta para se të largohej.

Pas takimit, Buckingham Palace konfirmoi se Mbreti kishte pasur një takim privat për çaj në Clarence House me Dukën e Sussex-it dhe shtoi se nuk do të jepeshin detaje të tjera.

Një zëdhënës i princit Harry përsëriti të njëjtën gjë, duke theksuar se babai dhe i biri u takuan për çaj dhe se nuk do të kishte komente shtesë.

Duka i Sussex-it u kthye në Mbretërinë e Bashkuar më 8 shtator për të mbështetur disa nga bamirësitë dhe kauzat e tij kryesore. Pas mbërritjes dhe nderimit të kujtimit të Mbretëreshës Elizabeth në përvjetorin e tretë të vdekjes së saj më 8 shtator, Harry mori pjesë në WellChild Awards.

Ditën pasardhëse, ai udhëtoi në Nottingham, Angli, për të evidentuar punën që po bëhet për të rinjtë atje.

❌
❌