Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

​Vogue e shpall: Kate Middleton gruaja më e veshur bukur e vitit 2025

12 December 2025 at 20:59


Princesha Kate Middleton është shpallur “zonja më e veshur bukur” për vitin 2025. Titulli dhe mirënjohja janë dhënë nga edicioni britanik i revistës së famshme të modës

Publiku, por edhe kritikët e modës, prej kohësh e njohin shijen e rafinuar për stil dhe detaje që posedon Princesha e Uellsit. Kate Middleton është e njohur për kombinimet e saj të përkryera të veshjeve, të cilat përfaqësojnë një ndërthurje të elegancës së pastër me elegancën moderne, pa e thyer asnjëherë kodin mbretëror të veshjes.

Çdo pjesë e gardërobës së saj ka një histori më vete, ndërsa është interesante edhe fakti se ajo shpesh riciklon veshjet, duke u shfaqur si një përkrahëse e madhe e modës së qëndrueshme. Në këtë kontekst, nuk është aspak çudi që pikërisht Kate Middleton është shpallur “zonja më e veshur bukur” për vitin 2025, sipas Vogue, përcjell Telegrafi.

Siç raporton Daily Mail, princesha është përshkruar edhe si një “influencuese e përhershme”, e cila gjithmonë gjen mënyra për të frymëzuar njerëzit përreth saj. Krahas saj, këtë vlerësim e kanë marrë edhe: Alexa Chung, Sienna Miller, Kate Moss, Naomi Campbell dhe Victoria Beckham. Meghan Markle mungon në renditjen e revistës për yjet më me stil.

Vogue ka publikuar gjithashtu një edicion të veçantë kushtuar yjeve të famshëm që me shprehjen e tyre të modës kanë fituar vëmendjen e redaksisë së revistës dhe, rrjedhimisht, titullin e “yjeve më të stilizuara”. Në këtë botim janë përfshirë plot 55 personalitete me ndikim.

Është interesante se Meghan Markle, bashkëshortja e Princit Harry, nuk është përfshirë në këtë listë, ndonëse vitin e kaluar për The New York Times kishte deklaruar se përzgjedhja e modës është një nga pikat e saj më të forta, shkruan Daily Mail.

Sido që të jetë, më poshtë mund të shihni vetëm disa nga veshjet për të cilat Kate Middleton e ka merituar këtë titull.


Dy gra, një betejë: Përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun

By: gaze tare
20 November 2025 at 12:13

Kate Middleton dhe këngëtarja britanike Jessie J krijuan një moment prekës gjatë Royal Variety Performance të mbajtur më 19 nëntor në Royal Albert Hall, Londër. Të dyja, të cilat kanë kaluar përvoja të vështira me kancerin, u përqafuan në prapaskenë, gjë që këngëtarja e “Price Tag” e shpjegoi më vonë si një gjest solidariteti “nënë më nënë”.

“Unë kam kaluar së fundmi nëpër kancer dhe thjesht doja t’i jepja një përqafim,” tha Jessie, 37 vjeçe, sipas The Independent. “E pranuam se kjo është diçka shumë e vështirë, sidomos kur e jeton nën syrin e publikut.”

Ky event ishte i rëndësishëm edhe për çiftin princëror, pasi shënoi dalje e parë publike pas dy vitesh. Kate, e cila i ndërpreu angazhimet mbretërore gjatë trajtimit të saj në vitin 2024, u shfaq elegante me një fustan kadife të gjelbër nga Talbot Runhof, ndërsa Princ William mbante një smoking me velvet të zi.

Jessie J, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, zbuloi në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se donte të ishte e hapur me fansat. Ajo iu nënshtrua një mastektomie dhe priste një operacion të dytë, i cili u shty.

Ndërkohë, Princesha e Uellsit shënoi një tjetër moment të rëndësishëm këtë javë, duke mbajtur fjalimin e saj të parë që prej shpalljes së diagnozës në mars 2024. Kate falënderoi publikun për mbështetjen dhe foli për sfidat e trajtimit, duke theksuar se “ka pasur momente shumë të vështira”.

Kate njoftoi në një video personale në mars se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese, pas një operacioni abdominal në janar që fillimisht ishte menduar të ishte jo-kancerogjen. Ajo përfundoi trajtimin në shtator 2024 dhe është shfaqur gradualisht në evente publike.

The post Dy gra, një betejë: Përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun appeared first on iconstyle.al.

Kate Middleton shpall datën dhe temën e koncertit të Krishtlindjeve, me një të ftuar të veçantë nga Hollivudi

By: gaze tare
13 November 2025 at 09:59

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka njoftuar se do të organizojë për të pestin vit radhazi koncertin tradicional “Together at Christmas” në Westminster Abbey, më 5 dhjetor. Ngjarja, tashmë e kthyer në një traditë të dashur festive, këtë vit do të ketë si temë “dashurinë në të gjitha format e saj”.

Kensington Palace bëri të ditur se në koncert do të marrin pjesë edhe emra të njohur të artit, përfshirë aktoren fituese të “Oscar”-it, Kate Winslet, aktoren Hannah Waddingham, këngëtarin Dan Smith dhe aktorin Chiwetel Ejiofor. Winslet do të jetë pjesë e këtij eventi pas emërimit të saj si ambasadore e “The King’s Foundation”, një nga bamirësitë e Mbretit Charles.

Shërbesa do të ndërthurë elemente tradicionale dhe moderne, me këngë korale dhe lexime nga të ftuarit, duke sjellë në qendër historitë e personave që përhapin dashuri dhe lidhje njerëzore në komunitetet e tyre. Këtë vit, koncerti do të nderojë edhe Dukeshën e ndjerë të Kentit, me performanca nga të rinj të talentuar të fondacionit “Future Talent”.

Dekorimet do të jenë të frymëzuara nga natyra, pasion personal i Princeshës Kate, e cila ka rrëfyer se ajo e ndihmoi gjatë trajtimit të saj kundër kancerit. Koncerti do të transmetohet në ITV më 24 dhe 25 dhjetor dhe do të shoqërohet nga 15 shërbesa të tjera komunitare në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

The post Kate Middleton shpall datën dhe temën e koncertit të Krishtlindjeve, me një të ftuar të veçantë nga Hollivudi appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta Ben Duncan, shoku i universitetit i Princit William dhe Kate Middleton!

By: gaze tare
4 November 2025 at 23:49

Ben Duncan, ish-ylli i “Big Brother UK”, ka ndërruar jetë javën e kaluar pasi ra nga një bar në Londër. Policia Metropolitane konfirmoi se ngjarja ndodhi më 30 tetor, rreth orës 23:00, në rrugën Cockspur, në zonën e Westminsterit.

Sipas autoriteteve, Duncan ra nga çatia e hotelit luksoz Trafalgar St. James, një ndërtesë shtatëkatëshe shumë e frekuentuar në qendër të kryeqytetit. “Pavarësisht përpjekjeve të ambulancës, ai u shpall i vdekur në vendngjarje,” thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet paraprake tregojnë se vdekja e tij po trajtohet si “e papritur, por jo e dyshimtë.”

Ben Duncan u bë i njohur pas pjesëmarrjes në sezonin e 11-të të Big Brother UK, i cili ishte edhe i fundit që u transmetua në Channel 4. Ai u eliminua si i gjashti, ndërsa fituese doli Josie Gibson.

Duncan kishte studiuar në Universitetin e St. Andrews në Skoci, ku ishte bashkëstudent me Princin William dhe Kate Middleton – vendi ku nisi romanca e çiftit të ardhshëm mbretëror. Në një intervistë të vitit 2010 për Daily Mail, ai kujtoi momentin kur Kate dhe William u afruan për herë të parë gjatë një sfilate mode. “Kate kishte veshur një fustan shumë të guximshëm dhe sytë e William u ngulën tek ajo,” kishte treguar ai me humor.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur miqtë dhe ndjekësit, të cilët e përshkruajnë Duncan si “një njeri plot jetë, energji dhe karizëm.”

The post Ndahet nga jeta Ben Duncan, shoku i universitetit i Princit William dhe Kate Middleton! appeared first on iconstyle.al.

Ky është hobi i ri i papritur i Kate Middleton

By: gaze tare
2 November 2025 at 10:23

Edhe pse Princesha e Uellsit njihet për angazhimet e shumta publike, aktivitetet bamirëse dhe rolin e saj aktiv në familjen mbretërore, pak dihet për mënyrën se si Kate Middleton arrin të ruajë ekuilibrin mes jetës personale dhe presionit të madh mediatik.

Së fundmi, është zbuluar se një nga sekretet e saj qëndron tek meditimi, një praktikë e lashtë që ndihmon në qetësimin e mendjes dhe forcimin e trupit. Lajmi është bërë publik nga artisti Chris Levine, i cili ka treguar se ka pasur rastin t’i mësojë Kate-it teknikat bazë të meditimit. Ai theksoi se princesha është treguar e interesuar dhe e përkushtuar, duke kërkuar të kuptojë në thellësi përfitimet që kjo praktikë sjell për mirëqenien mendore dhe fizike.

Sipas Levine, Kate e ka përqafuar meditimin jo si një trend, por si një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës së saj. Ajo beson se kjo praktikë ndihmon në uljen e stresit, rritjen e përqendrimit dhe gjetjen e një gjendjeje të brendshme paqeje, diçka thelbësore për dikë që jeton në qendër të vëmendjes botërore.

Për princeshën, meditimi është bërë një pjesë e pandashme e rutinës së përditshme. Ajo e kombinon këtë me dashurinë e saj për natyrën, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të kaluar kohë në pyje, parqe apo zona malore, ku mund të rigjenerohet dhe të “rimbushë bateritë”.

Meditimi, ndryshe nga shumë praktika të tjera, nuk kërkon as pajisje apo kushte të veçanta, mjafton pak qetësi, frymëmarrje e thellë dhe dëshira për të gjetur harmoni me veten. Dhe duket se Kate Middleton e ka zbuluar në mënyrën më të bukur këtë ekuilibër.

The post Ky është hobi i ri i papritur i Kate Middleton appeared first on iconstyle.al.

Kate Middleton rikthen stilin e Mbretëreshës Elizabeth II me trendin më të ri të sezonit

1 November 2025 at 21:45


Xhaketa Barbour, simbol i trashëgimisë britanike që Mbretëresha Elizabeth II, Princesha Diana dhe Princesha Anne e kanë mbajtur për dekada, është sërish në qendër të vëmendjes

Ky model i njohur, me jakë kadifeje dhe brendësi tartan, mbetet sinonim i elegancës praktike dhe i stilit “quiet luxury”, një dëshmi se klasikët janë të përjetshëm.

Fundi gri prej leshi - ylli i sezonit vjeshtë/dimër 2025–26

Në pistat e modës për vjeshtë/dimër 2025–26, dizajnerë si Prada dhe Miu Miu prezantuan versione të ndryshme të fundeve gri prej leshi, nga ato me pala e prerje asimetrike deri te modelet e drejta, minimaliste.

Ky trend është përqafuar shpejt nga ikonat e stilit dhe të apasionuarat pas modës, që kërkojnë pamje elegante, por të qetë, me frymë “old-money”. Në rrugë, fundi gri është bërë sinonim i sofistikimit të thjeshtë, një zgjedhje që lidh estetikën klasike me ritmin e përditshëm modern.

Kardigani me dekolte të rrumbullakët – kthimi i klasikes

Një tjetër element që po përjeton rikthim është kardigani i shkurtër me prerje klasike dhe ngjyra neutrale. Kombinohet në mënyrë të përkryer me këmisha të bardha, bluza me jakë të lartë apo pantallona të gjera elegante, duke krijuar pamjen “normcore”, të pastër, funksionale dhe gjithmonë në stil.

Ky kthim drejt detajeve tradicionale, e cila vlerëson cilësinë, materialet natyrale dhe linjat e thjeshta mbi logot apo shndritjen e tepërt, transmeton Telegrafi.

profimedia

Si ta kombinoni Barbour me fundin gri – inspirim nga Kate Middleton

Gjatë një vizite në Mallon Farm në Irlandën e Veriut, e cila merret me prodhimin e qëndrueshëm të lirit, Princess of Wales tregoi sesi tradita britanike mund të përqafojë elegancën bashkëkohore.

Kate kishte zgjedhur një xhaketë Barbour në ngjyrë ulliri, të kombinuar me një fundi gri prej leshi, kardigan me kopsa lëkure dhe çizme të sheshta.

Rezultati ishte një pamje e përkryer mes praktikës, elegancës dhe shpirtit rural anglez, shembulli ideal se “quiet luxury” nuk ka nevojë të jetë i zhurmshëm për të bërë përshtypje.

Cover Images

Stil që nuk njeh kohë

Pamja e Kate Middleton dëshmon se stili i vërtetë nuk ndjek trendë, ai i krijon ato. Duke reflektuar trashëgiminë e Queen Elizabeth II, përmbajtjen elegante të Princess Diana dhe qasjen moderne të brezit të saj, Kate ndërthur klasiken, praktiken dhe modernen në një mënyrë që mbetet frymëzim për gratë anembanë botës. /Telegrafi/

Kate Middleton dhe Princi William fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze “Paris Match”

By: gaze tare
30 October 2025 at 15:08

Princi William dhe Kate Middleton kanë fituar një çështje gjyqësore në Francë kundër revistës “Paris Match”, pasi kjo e fundit publikoi pa leje fotografi të tyre dhe tre fëmijëve gjatë pushimeve familjare në Alpe në prill të këtij viti.

Një gjykatë në Nanterre vendosi se revista kishte shkelur privatësinë e çiftit mbretëror dhe të drejtën e tyre mbi imazhin, duke e cilësuar publikimin “ndërhyrës dhe të pajustifikueshëm”. Në fotografi shfaqeshin Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, së bashku me prindërit e tyre gjatë pushimeve.

Sipas vendimit, botuesit e “Paris Match” janë detyruar të publikojnë një njoftim gjyqësor në revistë dhe të mbulojnë shpenzimet ligjore të çiftit. William dhe Kate vendosën të mos kërkojnë dëmshpërblim financiar, por të theksojnë parimin e mbrojtjes së privatësisë familjare.

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i çiftit tha: “Pavarësisht detyrave publike si anëtarë të Familjes Mbretërore, Princi dhe Princesha e Uellsit dhe fëmijët e tyre kanë të drejtë për respekt dhe mbrojtje të jetës private.” Ai shtoi se çifti “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime ligjore në të ardhmen” nëse përballet me shkelje të ngjashme.

Kjo nuk është hera e parë që çifti përballet me mediat franceze. Në vitin 2012, ata fituan një tjetër proces kundër një botimi që publikoi foto të Kate gjatë pushimeve në jug të Francës, të cilat po ashtu u cilësuan si shkelje e rëndë e privatësisë.

The post Kate Middleton dhe Princi William fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze “Paris Match” appeared first on iconstyle.al.

Rikthimi historik i Kate Middleton: kurora e rrallë e Mbretëreshës Nënë

By: gaze tare
27 October 2025 at 14:00

Kate Middleton bëri një rikthim mbresëlënës në historinë mbretërore duke veshur kurorën e rrallë Strathmore Rose, një thesar që nuk ishte përdorur në publik për gati një shekull. Princesha e Uellsit, 43 vjeç, mbushi me elegancë një moment historik gjatë banketit shtetëror në Buckingham Palace, për vizitën e Koresë së Jugut.

Kjo kokore delikate, me pesë trëndafila diamanti të vendosur në një bandë lulesh, i përkiste fillimisht Mbretëreshës Nënë, e cila e kishte marrë si dhuratë martese nga babai i saj, Earl i Strathmore dhe Kinghorne, në vitin 1923. Që atëherë, tiara ishte veshur rrallëherë dhe u fotografua për herë të fundit në vitet 1930.

Rikthimi i saj nga Kate u pa si një nderim i veçantë për Mbretin Charles, i cili ishte shumë i afërt me gjyshen e tij. Ekspertët e modës dhe historianët mbretëror e konsideruan këtë moment jo vetëm një deklaratë stili, por edhe një simbol të vazhdimësisë së trashëgimisë mbretërore. Lauren Kiehna nga Court Jeweller theksoi se veshja e tiarës shpreh lidhjen ndërbrezat dhe aspiratën e Kate për të ndjekur shembullin e Mbretëreshës Nënë.

Edhe Bethan Holt, drejtoreshë mode në The Daily Telegraph, e përshkroi kurorën si një “thesar të humbur” që tani merr jetë të re. Përveç aspektit historik, ky aksesor ka treguar se Princesha Kate është e aftë të bashkojë elegancën bashkëkohore me respektin për traditën mbretërore, duke e bërë këtë një nga momentet më të paharrueshme të saj në skenën publike.

The post Rikthimi historik i Kate Middleton: kurora e rrallë e Mbretëreshës Nënë appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po ndodh në Windsor? Lëvizja e papritur e Kate dhe William ngjall kureshtje

By: gaze tare
14 October 2025 at 13:20

Princi dhe Princesha e Uellsit, së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George (12), Princesha Charlotte (10) dhe Princi Louis (7) – pritet të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re, Forest Lodge në Windsor, në fillim të nëntorit.

Shtëpia me tetë dhoma gjumi ndodhet në pronën Windsor Great Park dhe konsiderohet “shtëpia e përhershme” e familjes, pas disa vitesh sfiduese. Fillimisht u raportua se çifti mbretëror shpresonte të vendosej për Krishtlindje, por punimet e rinovimit përfunduan më herët se parashikohej. Sipas Daily Mail, stafi ka nisur tashmë të zhvendosë sendet personale, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie prej 150 hektarësh, në bashkëpunim me Home Office.

Fëmijët janë në pushimin e gjysmëvitit nga shkolla Lambrook që nga 17 tetori, ndërsa Princi William (43) do të jetë në Brazil nga 3 deri më 7 nëntor, për eventin Earthshot Prize dhe konferencën për klimën COP30. Ndërkohë, Princesha Kate (43) nuk do ta shoqërojë atë, pasi është e angazhuar me mobilimin dhe arredimin e shtëpisë së re.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të vështirë për çiftin: humbja e Mbretëreshës Elizabeth në 2022, diagnoza e kancerit për Kate dhe Mbretin Charles në fillim të 2024, dhe përballja me sfida personale dhe emocionale. Forest Lodge përfaqëson një fillim të ri për familjen mbretërore.

The post Çfarë po ndodh në Windsor? Lëvizja e papritur e Kate dhe William ngjall kureshtje appeared first on iconstyle.al.

Kate Middleton ngre alarmin: Telefonat po krijojnë “epidemi shkëputjeje” mes prindërve dhe fëmijëve

By: gaze tare
9 October 2025 at 12:43

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur hapur për ndikimin e dëmshëm të teknologjisë në jetën familjare, duke paralajmëruar se telefonat inteligjentë po kontribuojnë në një “epidemi shkëputjeje” mes njerëzve sidomos mes prindërve dhe fëmijëve.

Në një ese të publikuar më 9 tetor në faqen zyrtare të Qendrës për Fëmijërinë e Hershme, të titulluar “Fuqia e Lidhjes Njerëzore në një Botë të Shpërqendruar” dhe shkruar në bashkëpunim me Profesor Robert Waldinger të Universitetit të Harvardit, Kate thekson:

“Ndërsa teknologjia e re ka shumë përfitime, duhet të pranojmë gjithashtu se ajo luan një rol kompleks dhe shpesh shqetësues në këtë epidemi shkëputjeje.”

Sipas saj, telefonat dhe pajisjet e tjera dixhitale na kanë kthyer në prindër fizikisht të pranishëm, por mendërisht të munguar:

“Telefonat, tabletët dhe kompjuterët janë burime të vazhdueshme shpërqendrimi, duke na copëtuar fokusin dhe duke na penguar t’u kushtojmë të tjerëve vëmendjen e pandarë që kërkojnë marrëdhëniet. Ne rrimë ulur së bashku në të njëjtën dhomë, ndërsa mendjet tona janë të shpërndara nëpër dhjetëra aplikacione, njoftime dhe burime. Jemi fizikisht të pranishëm, por mendërisht mungojmë, të paaftë të angazhohemi plotësisht me njerëzit që kemi përballë.””

Kate, nënë e Princit George (12), Princeshës Charlotte (10) dhe Princit Louis (7), thekson se kjo ndërhyrje teknologjike po na pengon të japim dhuratën më të madhe që mund t’u ofrojmë fëmijëve tanë, vëmendjen e plotë.

Ajo shton se vitet e para të jetës janë thelbësore për zhvillimin emocional dhe mendor:

“Nga shtatzënia deri në moshën 5 vjeç formohen rreth 1 milion lidhje të reja nervore çdo sekondë.”

Princesha nxit prindërit që të jenë më të vetëdijshëm dhe të pranishëm për mirëqenien afatgjatë të fëmijëve të tyre.

The post Kate Middleton ngre alarmin: Telefonat po krijojnë “epidemi shkëputjeje” mes prindërve dhe fëmijëve appeared first on iconstyle.al.

Kate Middleton bëhet virale në një video ku shihet duke zbritur mbrapsht shkallëve me taka të larta

5 October 2025 at 21:29


Princesha e Uellsit, e njohur për elegancën e saj dhe për faktin që rrallë gabon, e tregoi këtë edhe gjatë vizitës së saj në Lincolnshire të enjten e kaluar.

Një video e 43-vjeçares, e cila është e ardhmja mbretëreshë, u bë virale pasi tregoi një aftësi të jashtëzakonshme – ajo ecën prapa pa asnjë mundim, duke mbajtur takat e saj të njohura 10 centimetërshe.

Gjatë vizitës në bazën ajrore RAF Coningsby, princesha u ngjit me guxim në shkallët e ngushta për të parë kabinën e pilotimit të avionit luftarak Typhoon, dhe më pas zbriti duke ecur prapa, gjë që mahniti të pranishmit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

Për këtë rast, Kate kishte veshur një kostum elegant gri me një triko të përshtatur, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikona e modës.

@emisabethlilibet Stepping backwards down a portable staircase from a Typhoon fighter jet - in stiletto heels #princessofwales #catherinemiddleton #princesscatherine #katemiddleton #royalfamilyuk ♬ son original - Trendformusic🤍🇲🇺

Por aftësitë e saj nuk u ndalën te ecja me taka. Princesha provoi edhe simulatorin e fluturimit, ku madje kreu edhe një rrotullim. Edhe pse zbuloi se më parë kishte përdorur vetëm simulatorin e pilotëve të helikopterëve dhe jo të avionëve, ajo arriti ta menaxhonte lehtësisht fluturimin virtual.

Talentin e saj e vlerësoi edhe komandanti i grupit, Paul O’Grady: “Duket se është pilot natyral, ndaj ndoshta do të duhet ta kualifikojmë dhe ta bëjmë të fluturojë me Typhoon, nëse është gati”, tha ai.

Kjo ishte vizita e parë e Kate në bazën RAF që kur u emërua Komando Nderi i Mbretërisë së Ajrit. Gjatë qëndrimit, ajo u takua edhe me familjet ushtarake dhe zbuloi një detaj simpatik – djali i saj më i vogël, Princi Louis, shpreson të bëhet një ditë pilot luftarak. Megjithatë, me një buzëqeshje ajo shtoi: “Do t’ua them atyre (fëmijëve të mi) se trajnimi zgjat tetë vjet dhe kërkon shumë punë të vështirë”. /Telegrafi/

Princ William bën një rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të Kate Middleton

By: gaze tare
3 October 2025 at 12:28

Princi William ka ndarë ndjesitë e tij më të thella mbi mënyrën se si diagnoza e kancerit e Kate Middleton në vitin 2024 e ka prekur atë personalisht. Princi i Uellsit, 43 vjeç, ka folur për sfidën shëndetësore të bashkëshortes së tij gjatë një interviste me aktorin Eugene Levy, për serialin e këtij të fundit në Apple TV+, “The Reluctant Traveler” (Udhëtari Ngurrues).

Një fragment nga episodi i ardhshëm, me titull “Jeta Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar”, tregon princin e ardhshëm dhe yllin e “Schitt’s Creek”, 78 vjeç, teksa bisedojnë për mënyrën se si jeta mund të ndryshojë përnjëherë.

“Kemi qenë shumë me fat; nuk kemi pasur shumë sëmundje në familje për një kohë të gjatë. Gjyshërit e mi jetuan deri në moshën mbi 90 vjeç,” tha William, duke iu referuar Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip.

“Ata ishin shembulli i vërtetë i forcës fizike, qëndresës dhe durimit. Kemi qenë me të vërtetë me fat si familje,” shtoi ai.

“Por besoj se kur e kupton befas se ‘toka poshtë këmbëve’ mund të të tërhiqet shumë shpejt në çdo moment… atëherë e sheh ndryshe. Ti mendon: ‘Nuk do të ndodhë me ne, do të jemi mirë.’ Sepse të gjithë përpiqen të jenë pozitivë dhe duhet të jesh pozitiv. Por kur të ndodh ty, të çon në vende të errëta, jo të këndshme.”

Në një pjesë tjetër të episodit, gjatë një shëtitjeje në ambientet e kështjellës Windsor, William bën shaka duke thënë:

“Ne ofrojmë këtë shërbim për të gjithë. Bëjmë guida personale kudo.”

Kur aktori e pyeti çfarë bën në kohën e lirë, princi u përgjigj:

“Fle.”

William shtoi me humor:

“Kur ke tre fëmijë të vegjël, gjumi bëhet pjesë shumë e rëndësishme e jetës.”

Gjatë një ndalese për të pirë një gotë birrë në një pub lokal, Levy dhe William folën edhe për vitet e fundit të vështira. Përveç Kate Middleton, edhe babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikua me kancer.

“Do të thosha se 2023-2024 ishin vitet më të vështira që kam pasur ndonjëherë,” rrëfeu princi.

“Jeta na vë në provë, dhe mënyra se si i kapërcejmë këto sfida është ajo që na formon si njerëz.”

Në mars 2024, Princesha e Uellsit bëri publike se po trajtohej për kancer. Gjatë kimioterapisë, ajo qëndroi larg vëmendjes publike. Në shtator 2024, Kate Middleton konfirmoi se e kishte kaluar kancerin.

“Teksa vera po i afrohet fundit, nuk mund ta përshkruaj lehtësimin që ndjej tani që kam përfunduar trajtimin me kimioterapi,” u shpreh ajo.

“Nëntë muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për ne si familje. Jeta, siç e njeh, mund të ndryshojë në një çast dhe ne kemi qenë të detyruar të gjejmë mënyrën për të kaluar nëpër ujëra të trazuara dhe një rrugë të panjohur.”

Në janar, Kate e përshkroi gjendjen e saj të rikuperimit si një “lehtësim”.

“Siç e dinë të gjithë ata që janë përballur me një diagnozë kanceri, kërkon kohë që të përshtatesh me një realitet të ri,” shtoi ajo. “Megjithatë, mezi pres një vit të mbushur me gëzim përpara. Ka shumë për çfarë të shpresoj. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme.”

The post Princ William bën një rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të Kate Middleton appeared first on iconstyle.al.

Princi William: 2023-2024 ka qenë viti më i vështirë i jetës sime

By: gaze tare
26 September 2025 at 14:51

Princi William ka folur hapur për sfidat e mëdha që ka përjetuar familja mbretërore gjatë viteve të fundit, duke e quajtur periudhën 2023–2024 “më të vështirën e jetës sime”.

Deklarata u bë gjatë një episodi special të emisionit “The Reluctant Traveler” në Apple TV+, ku aktori Eugene Levy viziton Mbretërinë e Bashkuar dhe takon princin në Kështjellën Windsor. Në një moment të sinqertë, William u shpreh:

“Jeta na teston. Aftësia për të kapërcyer këto sfida na formon si njerëz.”

William ndau se, përveç detyrave të tij mbretërore, pjesa më e rëndësishme në kohën e lirë për të është gjumi, duke theksuar lodhjen që vjen nga prindërimi i tre fëmijëve të vegjël, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Gjatë bisedës, ai foli për vështirësitë që kanë përfshirë familjen: në mars 2024, bashkëshortja e tij, Kate Middleton, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Pas disa muajsh trajtimi, në janar 2025 ajo njoftoi se ishte në remisje dhe prej atëherë është rikthyer në shumë angazhime publike. Edhe babai i William, Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer gjatë kësaj periudhe.

Në një intervistë tjetër në Afrikën e Jugut, William tha:

“Ka qenë brutale, por jam shumë krenar për babain dhe bashkëshorten time për mënyrën si e kanë përballuar këtë periudhë.”

The post Princi William: 2023-2024 ka qenë viti më i vështirë i jetës sime appeared first on iconstyle.al.

Kate apo Melania? Dy botë stili që kthejnë çdo paraqitje në spektakël

18 September 2025 at 21:11


Kur moda bëhet arenë, çdo detaj veshjeje flet më shumë se fjalët

Kate Middleton dhe Melania Trump kanë dëshmuar sërish se pse konsiderohen ndër gratë më me stil në botë. Në vizitën shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, të dyja zgjodhën veshje të thjeshta, por të kuruara deri në detaj, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave të modës.

Elegancë e përbashkët, qasje të ndryshme

Në shoqërinë e skautëve në Windsor, Princesha e Uellsit dhe ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u shfaqën me xhaketa prej kamoshi, një prej trendeve më të forta të këtij sezoni.

Melania Trump zgjodhi një xhaketë safari në ngjyrë karamel të Ralph Lauren, të kombinuar me pantallona të shkurtra në ngjyrë krem dhe baletanka klasike në kafe. Një pamje elegante, por edhe praktike, që theksonte linjat e saj të sofistikuara.

Kate Middleton, në anën tjetër, u shfaq me një xhaketë ushtarake në ngjyrë të gjelbër ulliri nga Me + Em, të kombinuar me një fund klasik të gjatë të Ralph Lauren, çizme të larta prej kamoshi dhe një shall mëndafshi në të njëjtën nuancë. Aksesorët minimalë dhe vija e belit e theksuar i dhanë pamjes një hijeshi tipike britanike, transmeton Telegrafi.

Moda që frymëzon sezonin e vjeshtës

Të dyja shfaqjet reflektojnë mënyra të ndryshme për të interpretuar të njëjtën tendencë - tonalitetet tokësore dhe teksturat prej kamoshi. Melania përcolli një stil modern e amerikan, ndërsa Kate solli një interpretim klasik, të lidhur me elegancën e përhershme mbretërore.

Kombinimet e tyre janë shembull i përkryer se si një element i zakonshëm i gardërobës, siç është xhaketa prej kamoshi, mund të vishet në mënyra krejt të ndryshme dhe megjithatë të duket i pagabueshëm.

Kush është “mbretëresha e modës”?

Debati mes ndjekësve vazhdon: kush mbizotëroi në këtë duel stili? Melania me elegancën moderne apo Kate me klasiken mbretërore? Një gjë është e sigurt - të dyja sollën frymëzim për një sezon vjeshte ku thjeshtësia, ngjyrat tokësore dhe detajet elegante janë gjithçka që duhet. /Telegrafi/

Meghan Markle dhe Kate Middleton: Grindja e zjarrtë mbretërore zbulohet nga kujtimet e Harry-t

13 September 2025 at 18:30


Një pyetje e Meghan Markle ndaj Kate Middleton gjatë një takimi në Pallatin Kensington shkaktoi një grindje të fortë mbretërore, sipas kujtimeve të Princit Harry në librin e tij Spare.

Grindja, që ndodhi pak javë pas dasmës së Sussex-ëve, shpërtheu gjatë një çaji midis familjeve, ku Meghan sugjeroi se Kate kishte “tru foshnje për shkak të hormoneve të saj”.

Princi William reagoi ashpër, duke e quajtur Meghan “të pasjellshme” dhe duke i treguar me gisht, ndërsa Meghan i kërkoi të ndalte, shkruan DailyMail.


telegrafi.com

Harry shpjegoi se Meghan nuk kishte dashur të ofendonte Kate dhe se më pas të gjithë u përqafuan për të shmangur tensionet e mëtejshme.

Ngjarja është pjesë e një serie grindjesh dhe mosmarrëveshjesh të gjatë midis dy familjeve mbretërore, përfshirë tensionet midis Harry-t dhe William-it, si dhe sfidat e Meghan-it me protokollin mbretëror dhe marrëdhëniet me stafin.

Megjithatë, mbreti Charles thuhet se është “thellësisht i trishtuar” nga akuzat, por ka lënë derën hapur për pajtim. /Telegrafi/


telegrafi.com

FOTO/ Kate Middleton surprizon sërish me ngjyrën e flokëve, pas eksperimentit si bionde!

By: gaze tare
8 September 2025 at 18:13

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka bërë një kthesë në stilin e saj, duke u rikthyer tek ngjyra natyrale e flokëve, një nuancë kafeje të errët. Më 8 shtator, gjatë një angazhimi në Sunningdale për të përkujtuar përvjetorin e tretë të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, Princesha shfaqej me flokë të gjatë dhe të lëshuara, duke konfirmuar kështu kthimin tek bruna. Kjo pamje vjen pas një periudhe të shkurtër kur Kate zgjodhi një bionde të ndritshme që kishte filluar në fund të gushtit dhe kishte vazhduar deri në fillim të shtatorit.

Disa ditë para, më 4 shtator, Princesha u pa me flokë biondë të ndritshme gjatë një vizite në Muzeun e Historisë Natyrale në Londër. Ky ndryshim ngjalli habi tek ndjekësit e familjes mbretërore, pasi ishte një nga transformimet më të mëdha të saj të flokëve që nga hyrja në familjen mbretërore. Megjithatë, pamja e saj biondë ishte e shkurtër dhe në datën 6 shtator, Princesha u shfaq me flokë të errët të brunë, duke rikthyer ngjyrën e saj natyrale.

Verën e kaluar, Kate kishte mbajtur flokë me ngjyrë kastan gjatë disa angazhimeve publike, përfshirë eventet e njohura si Trooping the Colour dhe banketin shtetëror në Francë. Ky ndryshim i flokëve, edhe pse i shkurtër, tregon edhe një herë se Princesha e Uellsit është gjithmonë në kërkim të ndryshimeve dhe eksperimentimeve me pamjen e saj, pa humbur asnjëherë stilin e saj elegant dhe të rafinuar.

The post FOTO/ Kate Middleton surprizon sërish me ngjyrën e flokëve, pas eksperimentit si bionde! appeared first on iconstyle.al.

Ndryshimi drastik i Kate, si u komentua nëpër rrjet?

By: gaze tare
6 September 2025 at 15:50

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka bërë një transformim të papritur të flokëve, duke lënë pas stilin e saj klasik brune për një ngjyrë të re të ndritshme blonde. Pamja e saj e re, që ka ngjallur shumë diskutime, u shfaq për herë të parë gjatë një vizite zyrtare në Muzeun e Historisë Natyrore, ku flokët e saj të voluminizuar dhe me nuancë karamel u shfaqën në gjithë shkëlqimin e tyre.

Një pamje paraprake e ngjyrës së saj të re u shfaq muajin e kaluar kur Kate ishte duke udhëtuar në makinën e familjes, por shumë menduan se mund të ishte një pasqyrim i dritës ose pasojë e ekspozimit të gjatë në diell. Por, tani është e qartë: ky është një ndryshim i vërtetë dhe një deklaratë stili për vjeshtën.

Ngjyra e re, një “bronde”, është një hije mes brunes dhe blondes, dhe është e dukshme se i përshtatet mjaft mirë lëkurës së saj të bronzët, që tregon për një verë të shpenzuar plot aktivitete me fëmijët e saj,  Princeshën Charlotte, dhe Princat George dhe Louis.

Ky ndryshim ka shkaktuar shumë biseda, sidomos duke marrë parasysh se vetëm një vit më parë, Kate ndau me publikun lajmin se ishte shëruar nga kanceri, pas një trajtimi të përbërë nga kimioterapi, një trajtim që shpesh mund të shkaktojë humbje flokësh. Edhe pse shumë gra mund të përpiqen të arrijnë ngjyrën e tillë gjatë verës, flokët e Kate janë mjaft të shëndetshme dhe të dendur, një detaj që ka rritur ende më shumë interesin për pamjen e saj të re.

The post Ndryshimi drastik i Kate, si u komentua nëpër rrjet? appeared first on iconstyle.al.

Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar

By: gaze tare
3 September 2025 at 12:53

Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë rikthyer në bankat e shkollës më 3 shtator, duke nisur një vit të ri shkollor në shkollën private Lambrook, në Berkshire. Kjo do të jetë hera e fundit që të tre fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton do të jenë në të njëjtën shkollë, pasi George, tashmë 12 vjeç, pritet të kalojë në Eton College verën e ardhshme.

Fëmijët mbretërorë nisën në Lambrook në vitin 2022, pasi familja u zhvendos nga Londra në Windsor. Shkolla është e njohur për ambientet moderne dhe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë një pishinë 25 metra, studio arti dhe fusha sportive, të gjitha të përshtatshme për natyrën aktive të fëmijëve mbretërorë.

Ndërkohë, familja e Princit të Uellsit pritet të zhvendoset nga Adelaide Cottage në një rezidencë më të madhe brenda të njëjtit kompleks mbretëror, Forest Lodge, një vilë e cila është me tetë dhoma që përshkruhet si “shtëpia e përhershme” e familjes. Çifti mbretëror do të financojë vetë rinovimet dhe lëvizjen.

Ky ndryshim vjen pas një viti të vështirë për familjen, ku Princesha Kate dhe Mbreti Charles u përballën me diagnoza kanceri. Ndërsa Kate Middleton është në fazë shërimi, trajtimi i Mbretit vazhdon ende.

The post Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar appeared first on iconstyle.al.

Sekreti i darkës intime që tregoi fatin e William dhe Kate

By: gaze tare
1 September 2025 at 22:05

Grant Harrold, ish-butler i familjes mbretërore britanike, ka ndarë një kujtim të veçantë që sipas tij tregonte qartë se Kate Middleton dhe Princi William ishin të destinuar për martesë. Harrold shërbeu për Mbretin Charles, atëherë Princ i Uellsit, nga viti 2004 deri në vitin 2011, dhe gjatë kësaj kohe pati mundësinë të shihte nga afër fillimet e lidhjes së çiftit.

Pas ndarjes së shumëpërfolur të çiftit në vitin 2007 dhe ribashkimit të tyre pak muaj më vonë, Harrold kujton një darkë intime në Highgrove House në vitin 2008, në të cilën shërbeu vetëm për William dhe Kate. “Ishin vetëm të dy, ishte një atmosferë e qetë dhe romantike, por edhe shumë miqësore me mua. Pikërisht atëherë e kuptova që do të martoheshin,” tha ai për mediat britanike.

Sipas Harrold, pas ribashkimit të tyre, marrëdhënia e çiftit ndryshoi dukshëm. “Më parë dukeshin më shumë si miq, por pas kthimit bashkë, gjithçka ndryshoi. U bënë një çift i pandashëm dhe ne e dinim që martesa ishte vetëm çështje kohe,” shtoi ai.

Më 29 prill 2011, Princi William dhe Kate Middleton u kurorëzuan në një nga ceremonitë mbretërore më të ndjekura në botë. Harrold thekson se marrëdhënia e tyre i kujtonte atë të Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip, të cilët përveçse bashkëshortë, ishin edhe miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

“Janë partnerë në dashuri dhe në jetë, njësoj siç ishin Elizabeth dhe Philip,” tha ish-butleri.

The post Sekreti i darkës intime që tregoi fatin e William dhe Kate appeared first on iconstyle.al.

Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park

By: gaze tare
18 August 2025 at 15:19

Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate, së bashku me fëmijët e tyre, Princi George (12 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (7 vjeç), janë zhvendosur në Fort Lodge, një vilë luksoze me tetë dhoma gjumi brenda Windsor Great Park që ata e konsiderojnë tashmë “shtëpinë e tyre të përjetshme”.

Për shkak të këtij instalimi mbretëror, dy familje që banonin afër kësaj rezidence u kërkua të lëshojnë banesat e tyre gjatë verës. “Njerëzve iu kërkua të largoheshin. Mendoj se iu propozuan shtëpi të tjera për të banuar, por nuk e prisnin një gjë të tillë,” tha një burim për mediat britanike.

Të shqetësuar për privatësi dhe siguri, zyrtarët e mbretërisë nuk dëshironin që shtëpitë më të afërta t’i mbusheshin me banorë. Familjet, që ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate, nuk morën ndonjë njoftim zyrtar për largim dhe tashmë janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira brenda zonës.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, synojnë një start të ri në Fort Lodge dhe ka raporte se kanë mbuluar vetë shpenzimet për shkak të zhvendosjes, pa ngarkuar taksapaguesit e Britanisë së Madhe.

The post Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park appeared first on iconstyle.al.

❌
❌