Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 January 2026Main stream

Borëpastrueset në terren për mbajtjen hapur të aksit Qafë Thore–Theth

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Si pasojë e reshjeve në bashkinë e Shkodrës është shembur rruga në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, si dhe është vendosur sinjalistikë duke e bllokuar për të shmangur çdo rrezik.

Prefektura e Shkodrës informoi sot se “po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit”.

Ndërkohë që borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

Në bashkinë Malësi e Madhe 3 borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Në bashkinë Vau i Dejës momentalisht në këtë bashki reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka patur shkëputje të energjisë elektrike dhe grupet e punës janë në terren.

Në bashkinë Fushë-Arrëz vijojnë reshje shiu me intensitet të lartë ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërsa në bashkinë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn erë e fortë, momentalisht nuk raportohen problematika.

Në Lezhë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu. Nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës. Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.

Hidrovoret e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në funksion të plotë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë nëse nevojitet.

/k.s/a.f/

The post Borëpastrueset në terren për mbajtjen hapur të aksit Qafë Thore–Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas vështirësive të djeshme, vijon normalisht qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë Thanë

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Në qarkun Elbasan situata sot paraqitet normale e pa probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugët kombëtare.

Prefektura e qarkut Elbasan bëri të ditur për ATSH-në se “nga komunikimet qe kemi pasur me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut nuk raportohen situata emergjente”.

“Akset rrugore nacionale e rurale përveç vështirësive në qarkullim të ditës së djeshme deri rreth orës 20:00 në aksin Elbasan-Qafë Thanë janë të hapura për qarkullimin e mjeteve”, thekson Prefektura Elbasan.

Në këtë aks gjatë natës temperaturat kanë pasur vlera pozitive dhe nuk ka pasur ngrica apo reshje dëbore.

Temperatura të ulëta nën zero e si rrjedhojë dëborë e ngrica ka pasur në segmentin Borovë-Ura Cerenecit, ku subjektet kontraktore kanë hedhur kripë.

Në qarkun e Elbasanit nuk paraqiten probleme edhe në furnizimin me energji elektrike.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë u përfshi dje nga një gjendje e rënduar trafiku ku një numër i madh automjetesh qarkullonin në drejtim të juglindjes, duke shkaktuar lëvizje të shtuara në këtë aks.

/k.s/

The post Pas vështirësive të djeshme, vijon normalisht qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë Thanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në qarkun e Kukësit, Baji: Po punohet për heqjen e gurëve dhe kriposjen e rrugëve

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Në qarkun e Kukësit si rezultat i reshjeve disa akse rrugore kombëtare kanë qenë nën tryesninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “subjektet kontraktore vazhdojnë punën gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve nacionale pa penguar qarkullimin”.

Sipas tij, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike Baji tha se i gjithë qarku Kukës furnizohet përveç njësive administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri nëjsia administrative Malzi bashkia Kukës, Lekbibaj bashkia Tropojë dhe fshatrat Vlahën, Cahan njësia administrative qendër Krumë e nëjsia administrative Fajza bashkia Has.

Ndërkohë që furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Kukës.

Qarku i Kukësit ditën e sotme është përfshirë nga mot me vranësira të shoqëruara me erë.

/k.s/

The post Moti i keq në qarkun e Kukësit, Baji: Po punohet për heqjen e gurëve dhe kriposjen e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 2 January 2026Main stream

Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, 15 cm në Qafën e Thores

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Në territorin e qarkut Shkodër, kryesisht në zonat malore, kanë filluar reshjet e dëborës, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Nga informacioni i siguruar nëpërmjet strukturave operacionale në terren Prefektura e Shkodrës informon se në Shkodër në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë rrugore.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë apelohet për drejtuesit e automjeteve të përdorin goma me zinxhirë ose goma dimërore, si dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në territorin e bashkisë Shkodër vijojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.

Në aksin rrugor Bogë–Theth mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.

Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, qarkullimi vijon pa probleme.

Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshje dëbore në qytetin e Koplikut, trashësia e dëborës arrin rreth 3 cm. Në fshatin Vrith ka pasur problematika në qarkullimin rrugor, ku është ndërhyrë për menaxhimin e fluksit.

Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në bashkinë Pukë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm. Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

Në aksin rrugor Bogë–Theth po kryhet hedhja e kripës, në disa segmente ka prezencë ngricash. Borëpastrueset janë në terren duke ndërhyrë përgjatë aksit për pastrimin e rrugës.

Në aksin rrugor Tamarë–Dogana Vermosh, tri borëpastruese janë në terren për pastrim dhe hedhjen e kripës.

Në aksin rrugor Dedaj-Razëm dy borëpastruese aktualisht po punojnë në këtë segment, është hedhur sasi kripe dhe është pastruar në vendet kritike.

/k.s/j.p/r.e/

The post Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, 15 cm në Qafën e Thores appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

KOMENT – Pingpongu diplomatik për Ukrainën vazhdon, ndërsa tensionet rriten

12 December 2025 at 09:51

KIEV, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi se bisedimet e paqes kanë ngecur kryesisht për shkak të fatit të Donbasit, veçanërisht të Donetskut.

SHBA do të donte që forcat ukrainase të tërhiqeshin dhe që ai territor të bëhej një “zonë e lirë ekonomike”.

Megjithatë, Moskës nuk po i kërkohet të bëjë të njëjtën gjë për pjesën që aktualisht posedon.

Një çekuilibër potencialisht fatal.

Zelensky është nën presion të madh nga SHBA dhe, për këtë arsye, për çështjen territoriale, ai përmend kutinë e votimit.

“Populli do të vendosë, përmes zgjedhjeve ose një referendumi”, tha ai.

Përshpejtimi është gjithnjë e më i dukshëm dhe shumë detaje kanë dalë në dritë në 24 orët e fundit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një konferencë për shtyp në Berlin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, sqaroi se kur foli me presidentin amerikan në telefon me homologët e tij nga Parisi dhe Londra, Shtëpia e Bardhë nuk e kishte marrë ende versionin e fundit të planit, i cili pasqyron qëndrimin euro-ukrainas.

Ai përmban mundësinë e “lëshimeve territoriale” që Ukraina “mund t’i pranojë”.

Tani, negociatat, sipas evropianëve, do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës, dhe më pas mund të ketë një takim në fillim të javës së ardhshme në Berlin.

“Pjesëmarrja e administratës amerikane do të varet kryesisht nga dokumentet mbi të cilat do të punojmë gjatë kësaj periudhe”, shtoi Merz.

Trump, shpjegon Shtëpia e Bardhë, shpreh zhgënjim me Moskën dhe Kievin.

“Ai nuk dëshiron më biseda, por veprime. Është i ngopur me takime vetëm për hir të takimeve”, shtoi ajo.

Ndërkohë, të shtunën, zyrtarë nga Ukraina, SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të takohen në Paris për të vlerësuar situatën, sipas Axios.

“Ka një takim të shtunën, do të shohim nëse do të marrim pjesë. Do të marrim pjesë nëse mendojmë se ka një shans të mirë për një marrëveshje”, tha Trump.

“Ne nuk jemi të përfshirë në luftë, por jemi të përfshirë në negociata”, theksoi ai.

Pika tjetër e ngërçit, sipas Zelenskyt, është fati i termocentralit bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë dhe thelbësor për zhvillimin ekonomik të Ukrainës.

Aspekti ekonomik do të jetë objekt i një dokumenti të veçantë.

Ish-kryeministri holandez, në një fjalim në prag të vizitës së tij në Berlin, përsëriti se “siguria e Ukrainës është siguria jonë” dhe se “ne jemi objektivi i radhës i Rusisë; nuk mund të lejojmë veten të përçahemi”.

“Duhet të jemi gati të bëjmë atë që bënë baballarët dhe gjyshërit tanë në të kaluarën”, tha ai.

Megjithatë, toni i tij i errët merr parasysh frikën e Evropës, e cila tani i frikësohet një ”glasnosti” (”hapjeje”) midis Rusisë dhe SHBA-së në kurriz të saj.

Sugjerimi se ekziston një version i klasifikuar i strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila parashikon një format të ri jashtevropian, ”C5” (SHBA, Rusia, Kina, India dhe Japonia), dhe qëllimi për të “ndarë” Italinë, Austrinë, Poloninë dhe Hungarinë nga BE-ja, ka ardhur si një tjetër dush i ftohtë për Brukselin. Por, ka edhe nga ata që po shfaqin realizëm.

“Në vitet e fundit, të gjitha qeveritë amerikane janë përpjekur ta ndajnë BE-në kur bëhet fjalë për interesat e tyre: këto janë thjesht më të ndershme dhe kërkojnë aleatë ideologjikë”, komentoi një diplomat evropian.

Mes gjithë kësaj, Evropa po përparon në përdorimin e aseteve ruse, duke luajtur kartën e saj të fundit gjeoekonomike. 27 vendet kanë filluar procedurën me shkrim mbi propozimin për të përdorur Nenin 122 të Traktatit, emergjencën ekonomike, për të ngrirë përgjithmonë fondet e Bankës Qendrore Ruse (dhe për t’i liruar ato, do të kërkohet një shumicë e kualifikuar votash).

Presidenca daneze është e bindur se mbështetja e nevojshme është në dispozicion.

Pastaj do të përpunohet mekanizmi për sigurimin e parave për Ukrainën. Dhe këtu, loja bëhet më e ndërlikuar. Belgjika nuk është i vetmi vend skeptik. Italia, për shembull, gjithashtu heziton/ a.jor.

The post KOMENT – Pingpongu diplomatik për Ukrainën vazhdon, ndërsa tensionet rriten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Vengu në Maliq: Ndërhyrje urgjente në terren, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas stabilizimit

23 November 2025 at 22:07

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Prefektin e Qarkut të Korçës, Nertil Jole dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbërritën sot në Maliq për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe për të inspektuar dëmtimet në disa argjinatura të zonës.

Gjatë verifikimeve në terren, ministri Salla bëri të ditur se ekipet teknike të bordit të kullimit, në bashkëpunim me bashkinë dhe strukturat vendore, po punojnë pa ndërprerje për riparimin e tyre.

Në zonat e Sheqerasit dhe Drithasit vijon përforcimi i argjinaturës, ndërkohë që ekipet e emergjencave civile, Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit dhe efektivët e Forcave të Armatosura nga Reparti i Drenovës janë të pranishëm në terren dhe në gatishmëri të plotë pranë banorëve.

“Kemi bërë devijimin e ujërave drejt shtratit të lumit, duke shmangur rrezikun e përmbytjes së tokave bujqësore. Rruga në të cilën po ndërhyjmë po përforcohet për të garantuar transport të sigurt të materialeve drejt pikës së çarjes, me qëllim që ndërhyrjet të përfundojnë brenda mbrëmjes së sotme ose nesër në mëngjes”, tha ministri Salla gjatë inspektimit.

Ai bëri të ditur se situata po monitorohet paralelisht edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.

“Në Sarandë, Fier dhe Lezhë ndërhyrjet janë drejt përfundimit. Prioritet mbetet stabilizimi i situatës dhe mbrojtja e komuniteteve”, deklaroi ministri.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve emergjente në të gjithë territorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të nisë procesin e plotë të evidentimit të dëmeve. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.

“Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Më pas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar që asnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.

The post Salla dhe Vengu në Maliq: Ndërhyrje urgjente në terren, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas stabilizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jole: Ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve nga përmbytjet

23 November 2025 at 12:42

TIRANË, 23 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole bëri të ditur sot se ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve nga përmbytjet, ndërsa banorët janë ndihmuar me mbështetje nga Rezervat e Shtetit

Në një intervistë televizive, Jole u shpreh se intensiteti i reshjeve është ulur, ndërsa Korça është mbuluar nga reshejet e para të borës.

“Ditën e sotme situata paraqitet më normale sepse dhe reshjet kanë qenë më të pakta. Kjo na ka dhënë mundësi të stabilizojmë situatën dhe të organizohemi në territor me të gjitha strukturat”, tha ai.

Jole theksoi se gjatë ditëve të fundit, qarku i Korçës është përfshirë nga një prezencë shirash që ka kaluar nivelin mbi mesatar të viteve të fundit.

“Kemi pasur disa situata në disa bashki. Jemi përpjekur maksimalisht që me prezencë të plotë në territor nga të gjitha strukturat të adresojmë në mënyrë të prioritizuar situatat më delikate”, tha ai.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas Prefektit Jole ka evituar në çdo rast situata të vështira për sa i takon akseve kryesore.

“Janë bërë pastrime të menjëhershme aty ku ka pasur rrëshqitje dheu për të mos cënuar qarkullimin normal të mjeteve, por kemi pasur disa situata më delikate e komplekse në zona rurale të thella si në Vithkuq e Lekas, ku ka pasur rrëshqitje dheu si pasojë e prurjeve të ujit nga zonat malore”, shtoi ai.

Jole theksoi se situata problematike është paraqitur edhe në Devoll e Tushemisht, ndërsa janë përmbytur edhe disa banesa në periferi të Pogradecit.

Situatë delikate, sipas tij, ka pasur edhe në Fushë Maliq ku për herë në mbi 50 vite kuotat e lumit kanë arritur nivele maksimale. “Kjo ka identifikuar edhe disa pika të dobëta të argjinaturave të lumit, ndërkohë do të bëhet edhe rivlerësimi i dëmeve”, tha Jole.

/a.f/

The post Jole: Ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe

22 November 2025 at 17:43

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.

Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, deklaroi për ATSH-në se, në Sarandë po vijon puna për riparimin e argjinaturës së Bistricës së Madhe, e cila është dëmtuar duke shkaktuar përmbytje në fushën e Çukës deri në liqenin e Butrintit, përfshirë edhe hidrovorin e zonës.

“Punimet janë në proces dhe parashikohet që riparimi të kërkojë rreth një javë”, u shpreh Bido.

Ai informoi gjithashtu se janë evakuar bagëtitë e një stani, ndërsa janë raportuar dëme në blegtori.

Në Delvinë, reshjet kanë shkaktuar dëmtime në disa fshatra të zonës. Sipas tij, Forcat e Xhenios po punojnë për të rikthyer qarkullimin në akset që lidhin Lefterhorin, Rusanin, Vllahatin, Kakodhiqin dhe zonat përreth.

Ndërkohë, theksoi ai, në Konispol ka nisur të përmirësohet situata në terren.

“Ujërat janë tërhequr nga fshati Vrin dhe hidrovori është vënë në funksion të plotë për të vijuar me pastrimin e fushës së përmbytur”, deklaroi Bido.

Ai siguroi se autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat e prekura.

/a.f/

The post Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane

22 November 2025 at 13:09

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë, 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

/k.s/j.p/

The post IGJEO: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet dëmtojnë urën në Tepelenë, Suhë-Poliçan mbetet i bllokuar

22 November 2025 at 12:25

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Reshjet e shiut kanë shkaktuar disa probleme në qarkun e Gjirokastrës, duke dëmtuar një urë në Tepelenë dhe bllokuar aksin rrugor Suhe-Poliçan.

Prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj tha sot për ATSH-në se “në bashkinë Dropull problematike mbetet ura e fshatit Gline, që aktualisht është e bllokuar për efekt sigurie. Ndërsa në bashkinë Tepelenë u raportua nga Emergjencat Civile se në fshatin Dhemblan është dëmtuar një urë që u shërben banorëve të fshatit për të shkuar në tokat bujqësore”.

Sipas saj, nga bashkia Tepelenë po merren masa për vënien provizorisht në funksion të urës në Dhemblan.

Në bashkinë Përmet ka patur reshje me intesitet të ulët dhe niveli i ujit në lumin Vjosa është 3.4 m dhe prurjet 292.7 m3/s

Situata në bashkinë Gjirokastër nga shirat është e qetë. Në fshatin Zhulat ka një shkarje të vogël dheu mbi rrugë, një mjet i Bashkisë po shkon ta pastrojë. Niveli i lumit është kthyer në shtratin e tij natyral. Po vazhdon monitorimi në përrenjtë malore dhe në pikat e dobëta të rrugeve rurale (tombinot).

“Situata në bashkinë Këlcyrë është e qetë dhe nga komunikimi me Njësitë Administrative dhe kryepleqtë nuk ka raportime për situata emergjente. Reshjet janë me intensitet të ulët dhe furnizimi me drita dhe ujë ka qenë i pandërprerë, teksa rrugët rurale të kalueshme”, tha Hasanaj.

Në bashkinë Libohovë mbetet i bllokuar aksi rrugor Suhe-Poliçan.

“Bashkia Libohovë në bashkëpunim me bashkinë Dropull janë duke punuar në vendin e quajtur Shkëmbi i Dallandyshes për riparimin e shkarrjes së trupit të rrugës. Nga bashkia Libohovë nuk raportohen problematika te tjera”, tha prefektja Hasanaj.

Në bashkinë Memaliaj problematike mbetet furnizimi i dy njësive administrative Luftinjë dhe Buz me energji elektrike, ndërsa niveli i lumit Vjosa është 4.5 metër.

/k.s/j.p/

The post Reshjet dëmtojnë urën në Tepelenë, Suhë-Poliçan mbetet i bllokuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë

22 November 2025 at 12:14

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në zonën e Çukës në Sarandë po vijojnë me intensitet punimet për mbylljen e çarjeve të argjinaturës së Bistricës së Madhe, pas dëmtimeve të shkaktuara nga prurjet e larta.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Vlorës, Ardit Bido, i cili informoi se puna në terren po kryhet pa ndërprerje për të ulur rrezikun për banorët dhe tokat bujqësore përreth.

Në operacion janë angazhuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe emergjencat civile, të cilat po punojnë për forcimin e argjinaturës dhe shmangien e përmbytjeve të mundshme.

Sipas autoriteteve, ndërhyrjet po kryhen me ritme të shpejta me synimin që situata të stabilizohet sa më parë dhe zona të rikthehet gradualisht në normalitet. /j.p/

The post Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje të forta shiu dhe breshër në Shkodër, Beci: Reagim i shpejtë i ekipeve bashkiake

22 November 2025 at 12:04


TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Shkodra u përfshi sot nga reshje të forta shiu dhe breshëri, por situata u menaxhua pa probleme të mëdha.

Sipas informacionit të bërë publik nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci, strukturat bashkiake ndërhynë menjëherë në zonat ku u evidentuan vështirësi.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile punuan për pastrimin e akumulimeve të ujit dhe normalizimin e qarkullimit.

Beci bëri të ditur se ndërhyrjet u fokusuan kryesisht në pikat e njohura për grumbullime gjatë reshjeve intensive.

Sipas Becit, situata u stabilizua brenda një kohe të shkurtër dhe qarkullimi në qytet vijoi normalisht.

Autoritetet bashkiake po monitorojnë terrenin në vijim të parashikimeve për reshje të mëtejshme.

The post Reshje të forta shiu dhe breshër në Shkodër, Beci: Reagim i shpejtë i ekipeve bashkiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prefektja Allushi: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol, Vjosa bie në 7.45 m

22 November 2025 at 10:55

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në territorin e qarkut të Vlorës orët e fundit ka patur reshje të dobëta shiu, ndërsa vijon të ketë probleme në Delvinë, Finiq dhe Konsipol.

Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi tha sot për ATSH-në se “gjatë natës pati shkarje dherash në aksin Lukovë-Shën Vasil ku u ndërhy dhe aksi është i kalueshëm”.

“Problematikat vazhdojnë të mbeten ato të bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol ku për shkak të shirave të ditës së djeshme kemi prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra. Dhe ditën e sotme do të vazhdojë puna për pastrimin e tyre”, tha Allushi.

Sipas saj, problematike mbetet situata e një banese në fshatin Vllahat, ku rrezikohet për shkak të shkarjes së dheut.

Prefektja Allushi bën të ditur se edhe për ditën e sotme në Sarandë janë efektivet me mjete që do të ndihmojnë për evakuim e bagëtive.

Ndërkohë që niveli i Vjosës në Novoselë vazhdon me trend ulje aktualisht niveli është 7.45 m.

/k.s/j.p/

The post Prefektja Allushi: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol, Vjosa bie në 7.45 m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bido: Po menaxhohet situata nga dëmtimi i argjinaturës në Çukë

21 November 2025 at 12:31

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido tha sot se ekipet e bashkisë, ushtrisë, bordit të kullimit dhe forcave të emergjencës civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas dëmtimit të argjinaturës dhe përmbytjes së fushës në Çukë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido ka ndarë pamje nga dëmtimi i argjinaturës në Çukë që shkaktoi përmbytje në fushë.

“Ekipet janë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar pasojat”, tha Bido i cili ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën.

Bido u shpreh se “falë reagimit të tyre të shpejtë, u shmangën dëmet në njerëz”.

Në Çukë po vijon puna deri në stabilizimin e plotë të zonës dhe rikthimin e normalitetit.

Si pasojë e reshjeve të furishme të mbrëmjes së kaluar u dëmtua argjinatura në Çukë që mbronte tokat nga prurjet e bashkimit të Bistricës me lumin e Kalasës duke shkaktuar dëme.

/k.s/j.p/

The post Bido: Po menaxhohet situata nga dëmtimi i argjinaturës në Çukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

21 November 2025 at 12:08

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave të Vjosës, pas fryrjes së lumit nga reshjet intensive të ditëve të fundit ndërsa raportohet rënie e lehtë e nivelit që sot ka mbërritur deri në 8.1 metra.

Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi nga terreni ku po monitoron situatën tha sot për ATSH-në se mbrëmjen e djeshme ka pasur shira të dendur duke sjellë rritje të nivelit të ujit të lumit Vjosa, duke theksuar se ekipet janë gjatë gjithë kohës në monitorim të situatës.

Sipas saj, ekipet e bashkisë janë në terren në ndihmë të banorëve në Novoselë.

“Kemi nisur që drekën e djeshme me evakuimin e familjeve. Për arsye sigurie, në njësinë Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, ndërsa 3 të tjera pranë urës së Mifolit, duke e çuar në 10 numrin total të familjeve të larguara”, tha Allushi.

Prefektja Allushi u shpreh se “dëme ka pasur edhe në Delvinë, pasi mbrëmjen e djeshme reshjet kanë qenë të dendura. Aty nuk ka pasur evakuime, por janë përmbytur disa banesa. Ndërsa në fshatin Çukë ka pësuar dëmtime ura e Metoqit për shkak të reshjeve të fuqishme”.

 

/k.s/

 

 

The post Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për situatën e përmbytjeve: Osumi ende rrezik, Vjosa…

By: lindita
21 November 2025 at 12:20

Strukturat e emergjencave civile kanë vijuar monitorimin 24 orësh të situatës së krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në disa zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlora, Lezha dhe Fieri është dashur evakuimi i disa familjeve për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Qarku Vlorë – Tërhiqen ujërat e Vjosës…

Source

Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet

20 November 2025 at 12:17

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot se strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.

Në njoftim për shtyp Ministria e Mbrojtjes tha se në Sukth, Durrës po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet.

Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.

Në qarkun e Lezhës në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.

Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me 10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake
Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.

Në qarkun e Kukësit subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.

Në qarkun Shkodër në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.

Në qarkun Gjirokastër në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.

Në qarkun Vlorë Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Në qarkun Fier në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.

Në qarkun Elbasan në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.

Në qarkun Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat–Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.

Në qarkun Korçë në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas–Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave.
Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.

Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të situatës.

/k.s/

The post Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Intensiteti i reshjeve në rënie, akset rrugore të hapura

20 November 2025 at 09:30

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Gjatë natës, intensiteti i reshjeve ka pësuar ulje në të gjithë vendin, ndërkohë që sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) kontraktorët kanë vijuar punën për pastrimin e akseve nga rënia e inerteve dhe gurëve nga skarpatet në disa segmente rrugore.

Konkretisht probleme kanë paraqitur akset Tropojë-Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Fierzë, Sopot-Kam, Dushaj-Lekbibaj, Kukës-U. Zapotit-Shishtavec, Kukës-Krumë, Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, si dhe Elbasan-Qafë Thanë, por ARRSH informon se akset janë hapur.

Po ashtu, sipas Autoritetit, vazhdon prezenca e ujit në disa segmente të tjera të rëndësishme, si Laç-Ura e Drojes, Qafë Gjashtë-Shën Vasil dhe Krane-Syri i Kaltër, Tepelenë-Shtëpez.

Në aksin Maliq-Lozhan, në km 13, në zonën e Moglicës, është raportuar rënie gurësh dhe prani inertesh dhe aluvionesh, që shkaktuan bllokimin e rrugës. Menjëherë, informoi ARRSH, është ndërhyrë për pastrimin dhe hapjen e këtij aksi, i cili tashmë është rikthyer në normalitet.

Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, dhe autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

/a.f/

The post ARRSH: Intensiteti i reshjeve në rënie, akset rrugore të hapura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu në Mifol: Angazhim maksimal për përballimin e situatës së reshjeve

19 November 2025 at 23:48

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot zonën e Mifolit në Vlorë, për të parë nga afër masat që janë marrë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut.

Vengu theksoi se ka një angazhim maksimal të aparatit të mbrojtjes civile në monitorimin e situatës në mbarë basenin e Vjosës dhe posaçërisht në Mifol të Vlorës.

Sipas tij, “në zonë mbeten të stacionuara Qendra Operacionale Lëvizëse e Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si dhe efektivët e Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse, në mbështetje të strukturave vendore”.

Lumi Vjosa po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati si rezultat i reshjeve të dendura të shiut.

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.

Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës së lumit që të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.

Deri tani niveli i ujit në lumë ka arritur gjashtë metra, ndërkohë që pika kritike është 6,8 metra.

/m.m/r.e/

The post Vengu në Mifol: Angazhim maksimal për përballimin e situatës së reshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Sektori i energjisë më i prekuri nga reshjet, strukturat në terren me kapacitete të plota

18 November 2025 at 23:04

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Reshje intensive shiu kanë përfshirë gjatë gjithë ditës së martë territorin e vendit, duke krijuar situata të vështira në disa zona, ndërsa strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë punën pa ndërprerje për menaxhimin e pasojave.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se që prej mbrëmjes së djeshme, grupet e emergjencës së ARRSH, OSSH dhe AKUK ndodhen në terren, duke ndërhyrë në akset me risk dhe në zonat ku reshjet kanë shkaktuar probleme. Situata në akset rrugore paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, me qarkullim normal si në rajonin verior, ashtu edhe në atë jugor, ndërsa të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe personel.

Në segmentin Krane–Syri i Kaltër, pranë liqenit të HEC Bistrica 3, ka pasur dalje të ujit në rrugë, ku ekipet e mirëmbajtjes dhe Policia Rrugore vijojnë menaxhimin e situatës. Edhe në qarkun e Korçës, të gjitha akset janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Sektori i energjisë mbetet ndër më të prekurit nga moti i keq. Aktualisht, 21 fidera rezultojnë jashtë pune, kryesisht në zonat veriore dhe rurale, ku terreni i thellë malor vështirëson ndërhyrjet. Dy linja të tensionit 35 kV kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji në disa nënstacione të Malësisë së Madhe dhe Nënshkodrës. Ndërkohë, në rrjetin e transmetimit janë regjistruar stakime të përkohshme për shkak të shkarkimeve atmosferike, por linjat janë rikthyer shpejt në funksion, pa sjellë kufizime për konsumatorët.

Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm prurjet në Kaskadën e Drinit, ku në pellgun e Koman-Vau i Dejës janë regjistruar deri në 180 mm reshje. Sipas parashikimeve, intensiteti i lartë pritet të vijojë edhe gjatë orëve të natës.

Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm në rang vendi mbetet optimal, me të gjitha impiantet dhe sistemet e kanalizimeve në funksion normal. Grupet e gatishmërisë janë në terren me 3 turne, për të siguruar operimin pa ndërprerje të shërbimeve.

Në portet e vendit situata paraqitet e qëndrueshme. Në Portin e Durrësit, të gjitha terminalet operojnë normalisht dhe shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri, ndërsa imbarkimi i pasagjerëve në tragetet e mbrëmjes vijon pa vonesa. Edhe Porti i Sarandës raporton situatë të qetë.

Ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar vonesa, duke detyruar disa avionë të qëndrojnë në “hold” dhe dy fluturime të devijojnë drejt Brindisit.

“Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po vijojnë punën me kapacitete të plota në të gjitha sektorët e infrastrukturës, energjisë, ujësjellësit dhe transportit. Pavarësisht reshjeve intensive dhe problematikave të regjistruara, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe po menaxhohet në mënyrë aktive për të garantuar funksionimin e sigurt të shërbimeve jetike”, u shpreh Balluku.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Balluku: Sektori i energjisë më i prekuri nga reshjet, strukturat në terren me kapacitete të plota appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌