Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani bën një premtim: Nuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem

By: D Marku
16 December 2025 at 16:09

Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në një televizion amerikan.

Në atë intervistë, ajo u prezantua me emrin ‘Nolfe’ dhe tregoi betejën e përditshme për mbijetesë në rrugë, një imazh që preku zemrat e shqiptarëve kudo.

Viti 2025 solli ndryshime pozitive për të: Parashqevi u ribashkua me djalin, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar.

Por pati sërish pasiguri sa i përket jetesës së saj dhe kthimit në realitet, për një jetë normale.Për të siguruar që kjo të mos ndodhë, miku i saj, Elton Ilirjani, ka bërë një premtim të fortë në rrjetet sociale.

“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti”.


“Nuk kemi nevojë më për asnjë gjë”, tha ai ndër tjerash.

Me këtë veprim, Simaku siguron të mos përballet edhe një herë tjetër me atë që përjetoi, ndonëse shqiptarët shprehën gatishmëri dhe u mobilizuan për të

The post Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani bën një premtim: Nuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem appeared first on Albeu.com.

Evropa nuk ka parë një sezon kaq të çmendur në ligë prej kohësh, edhe skuadra e fundit shpreson për titullin

16 December 2025 at 15:54


Është e vështirë të kujtohet kur një ligë evropiane, veçanërisht e një cilësie të tillë si Superliga e Polonisë e njohur si Ekstraklasa, ka qenë po aq interesante sa kjo e këtij viti.

Ekstraklasa e ka përfunduar gjysmën e parë të sezonit dhe situata në renditje është pothuajse surreale. Pas 18 ndeshjeve të luajtura, të gjitha ekipet janë vetëm 11 pikë larg njëra-tjetrës.

Në vendin e parë është Wisla Plock, e cila ka 30 pikë, aq sa Gornik Zabrze i vendit të dytë, dhe në vendin e fundit aktualisht është Termalica BB me 19 pikë.

Çdo ekip ka një shans të vërtetë për të arritur në krye të tabelës, si dhe për të zbritur nga liga, kështu që absolutisht asgjë nuk mund të parashikohet në këtë moment.

🇵🇱 𝗣𝗢𝗟𝗦𝗞𝗔 𝗘𝗞𝗦𝗧𝗥𝗔𝗞𝗟𝗔𝗦𝗔 𝗝𝗘𝗦𝗧 𝗡𝗔𝗝𝗣𝗜𝗘̨𝗞𝗡𝗜𝗘𝗝𝗦𝗭𝗔. I nie zapraszam do dyskusji.

Tabela idealnie podzielona na pół. Ktoś mógłby powiedzieć, że jedni walczą o tytuł, a drudzy o utrzymanie, a prawda jest taka, że dwa/trzy zwycięstwa z rzędu jednej… pic.twitter.com/l7arSPY5N0
— AdmiralBet.pl (@Admiralbetpl) December 15, 2025

Ajo që është më tronditëse është se klubi më i madh polak, Legia Varshava, është në vendin e parafundit dhe e barabartë me vendin e fundit me vetëm 19 pikë.

Megjithatë, ajo që i jep shpresë Legias, si dhe të gjitha klubeve të tjera, është se tre ose katër fitore radhazi garantojnë një përparim drejt majave, kështu që asgjë nuk është humbur për asnjë ekip ende.

Fakti që kjo ndoshta nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit serioz profesional, që thotë se skuadra e fundit në renditje ka më shumë pikë sesa ndeshje të luajtura, është gjithashtu i habitshëm.

🇵🇱 Ekstraklasa ponownie zadziwia w całej Europie

Polska liga jest jedyną w strefie UEFA, w której ostatnia drużyna w tabeli ma... więcej punktów niż rozegranych meczów. 🧐

Średnia pkt./mecz:

1⃣. 🇵🇱 Bruk-Bet Termalica: 1,06
2⃣. 🇽🇰 Prishtina e Re: 0,88
3⃣. 🇧🇦 Prijedor: 0,79… pic.twitter.com/8gZwncgriD
— Cezary Kawecki | Statystyki piłkarskie 📊 (@CezaryKawecki) December 16, 2025

Dy ekipet e para në tabelë kanë nga 30 pikë secila, dy të tjerat kanë nga 29, dhe më pas janë ekipet me 28, 27 dhe 26 klube. Gjysma e tabelës është vetëm katër pikë larg.

Liga nuk rifillon deri në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, dhe ndoshta të gjithë tifozët e futbollit në këtë vend mezi presin të shohin se cili do të jetë rezultati i sezonit më të çmendur që Polonia ka parë ndonjëherë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore




BOLIVI – Ish-presidenti Luis Arce arrestohet nën akuzën për korrupsion

11 December 2025 at 16:59

LONDËR, 11 dhjetor /ATSH/- Ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce është arrestuar në La Paz,  si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar, sipas BBC.

Hetimi lidhet me kohën kur Arce, 62 vjeç, ishte ministër i Ekonomisë nën drejtimin e presidentit të atëhershëm Evo Morales, i cili ishte në detyrë nga viti 2006 deri në vitin 2019.

Ai akuzohet për autorizimin e transfertave nga thesari publik në llogaritë personale të udhëheqësve politikë.

Arce, i cili u largua nga detyra muajin e kaluar, ende nuk ka komentuar, por ish-kolegia e tij María Nela Prada tha se ishte i pafajshëm dhe e përshkroi arrestimin si një “abuzim total të pushtetit”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kërkoi që Arce të ndalohej për krimet e dyshuara të “shkeljes së detyrës”, sipas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Hetimet për një përvetësim të dyshuar prej miliona dollarësh në Fondin e Zhvillimit të Popujve Indigjenë (Fondioc) kanë vazhduar prej vitesh.

Burimet e destinuara për projektet e zhvillimit të komunitetit indigjen dyshohet se u devijuan, projektet u lanë të papërfunduara ose nuk ekzistuan kurrë.

Disa zyrtarë dhe politikanë janë implikuar në këtë rast, përfshirë Lidia Patty, një ish-ligjvënëse e partisë MAS, dëshmia e së cilës është përdorur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar arrestime.

Arrestimi i tij, vjen më pak se dy muaj pasi kandidati i qendrës, Rodrigo Paz, fitoi zgjedhjet e balotazhit të tetorit, duke i dhënë fund qeverisjes – prej gati dy dekadash – të partisë së majtë MAS, të cilën e përfaqësonte Arce, i cili vendosi të mos kandidonte për rizgjedhje. //a.i/

 

 

The post BOLIVI – Ish-presidenti Luis Arce arrestohet nën akuzën për korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjen prova, grupi i trajnuar në Serbi synonte destabilizimin e Moldavisë

5 December 2025 at 16:51


Policia moldaviane tha se ka kryer rreth 50 bastisje në vende të shumta në vend, ku ka gjetur prova se një grup i organizuar - i trajnuar më parë në një kamp në Serbi - po planifikonte të shkaktonte trazira në Moldavi.

"Grupi i organizuar dyshohet se veproi me qëllimin për të kryer aktivitete të paligjshme në shkallë të gjerë dhe në këmbim të përfitimit financiar", tha policia moldaviane në një komunikatë.

Në komunikatë thuhet se grupi ishte stërvitur më parë në një kamp në Banja Kovilaça, në Serbinë perëndimore, dhe se qëllimi ishte "të krijonte tension shoqëror, i ndjekur nga nisja e protestave të dhunshme me qëllim që të ndikonte në rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve moldavianë".

Më 26 shtator, policia në Serbi arrestoi dy persona të akuzuar për organizimin e trajnimit taktik-luftarak për qytetarët e Moldavisë dhe Rumanisë, i cili kishte për qëllim shkaktimin e trazirave në Moldavi.

Arrestimet ndodhën pasi autoritetet në Kishinjev paralajmëruan publikisht për ekzistencën e kampeve të luftimit në Serbi, duke pretenduar se ato ishin organizuar nga shërbimi sekret rus me qëllim destabilizimin e Moldavisë gjatë zgjedhjeve të fundit në vend.

Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

Policia në Serbi njoftoi se trajnimi u zhvillua nga 16 korriku deri më 12 shtator në një objekt ushqimi pranë Loznicës në Serbinë perëndimore dhe se në të morën pjesë midis 150 dhe 170 qytetarë të Moldavisë dhe Rumanisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në tetor se nuk mund të pretendonte se inteligjenca ruse ishte pas kampit, por se policia kishte ndaluar persona me kombësi serbe "që ishin të disponueshëm".

Policia moldaviane shtoi se gjatë kontrollit, ndër të tjera, sekuestroi karta bankare, disa prej të cilave ishin lëshuar nga institucione financiare nga Rusia, mbi 20 pasaporta biometrike me vula për kalimin e kufirit me Serbinë, stacione radioje, dylbi, plumba të kalibrave të ndryshëm për armë vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Serbi nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Radios Evropa e Lirë për më shumë informacion në lidhje me këtë rast. /REL/

Qytetari transporton me motor-kultivator dronin e rrëzuar rus në Moldavi

3 December 2025 at 23:20


Një dron tjetër i rrëzuar është gjetur së fundmi në Moldavi.

Sipas raportimeve, një banor lokal e pa dronin dhe e transportoi duke përdorur motor-kultivatorin e tij, një mjet që zakonisht përdoret për punë bujqësore.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e komunitetit, pasi nuk është hera e parë që dronë të tillë gjenden të braktisur në këtë zonë.

Another crashed drone has been found in Moldova — a local resident picked it up and drove it away on his motor-cultivator. pic.twitter.com/359v5PPwrT
— NEXTA (@nexta_tv) December 3, 2025

Sipas ekspertëve dhe autoriteteve lokale, shumë nga këto dronë duket se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme hapësirën ajrore të Moldavisë, ndërsa Rusia ka kryer sulme të përsëritura ndaj Ukrainës.

Këto incidente kanë ngritur shqetësime për sigurinë e hapësirës ajrore moldave, pasi vendi ndodhet afër kufirit me Ukrainën dhe shpesh është i përfshirë rastësisht në përplasjet ushtarake.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe po hetojnë origjinën e dronëve të rrëzuar, duke paralajmëruar se çdo shkelje e hapësirës ajrore mund të ketë pasoja serioze, përfshirë tensione diplomatike dhe rrezik për popullsinë lokale. /Telegrafi/

Dronët rusë sërish shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë - hera tretë brenda një jave

29 November 2025 at 19:50


Autoritetet moldave kanë njoftuar se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit, duke paraqitur një kërcënim për aviacionin.

Ishte shkelja e tretë e tillë brenda nëntë ditësh, raporton skynews.

Ministria e Brendshme e Moldavisë tha se kishte identifikuar dy dronë si rusë dhe se ata kishin fluturuar mbi territorin moldav, duke detyruar mbylljen e hapësirës ajrore të vendit.

Më pas, dronët fluturuan drejt territorit ukrainas, shtoi ministria. Shteti ish-sovjetik ndodhet midis Ukrainës dhe Rumaniës, anëtare e BE-së.

Në një postim në X, presidentja Maia Sandu tha se "në rrugën e tyre për të vrarë civilë, dronët rusë përsëri shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë, duke detyruar mbylljen e saj të përkohshme. Ne i dënojmë këto sulme dhe qëndrojmë pranë Ukrainës".

Moldavia ishte ankuar për një shkelje të ngjashme më 20 nëntor dhe përsëri më herët këtë javë.

Ngjarja e fundit u përshkrua si një akt frikësimi në kontekstin e konfliktit në Ukrainë dhe u dënuan si "veprime të paligjshme dhe të rrezikshme që paraqesin kërcënim për fluturimet civile dhe jetën e njerëzve". /Telegrafi/

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve

By: M C
29 November 2025 at 16:32

Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj, tha Ministria e Mbrojtjes më 29 nëntor.

Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe me Rumaninë, vend anëtar të NATO-s, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media të shtunën.

Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.

“Nuk janë identifikuar objekte, copëza apo elemente që paraqesin rrezik për popullsinë dhe të dy dronët janë larguar nga hapësira ajrore kombëtare, duke u futur thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.

Megjithatë, tha ajo, dy avionë që po vinin drejt Kishinievit nga Parisi dhe Barcelona gjatë mbylljes së hapësirës ajrore devijuan fluturimet drejt Rumanisë.

Një tjetër aeroplan që po përgatitej të nisej nga Kishinievi u ndalua përkohësisht.

“Moldavia i dënon fuqishëm këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.

Të mërkurën, Moldavia thirri ambasadorin rus në bisedë për shkak të rrëzimit të një droni, ndërsa vendosi dronin e rrëzuar para Ministrisë së Jashtme dhe i dorëzoi atij një notë proteste./REL

The post Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve appeared first on Albeu.com.

Ambasadori rus në Moldavi thirret për sqarime – kur doli nga aty e priste një dron me shkronjën e kuqe "Z"

26 November 2025 at 19:34


Moldavia më 26 nëntor shfaqi një dron rus që ra në tokën e saj jashtë ministrisë së jashtme, ndërsa thirri për sqarime të dërguarin e Moskës, në një kritikë të hapur ndaj luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje.

Republika e vogël ish-sovjetike, e vendosur midis Ukrainës dhe anëtares së NATO-s, Rumanisë, ka parë vazhdimisht shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në vitin 2022 dhe ka dëbuar dhjetëra diplomatë dhe punonjës të ambasadës ruse.

#NEW Several Russian drones were found in Moldova and Romania after a large-scale drone and missile attack on Ukraine this morning.

This Russian drone discovered on a rooftop in Moldova pic.twitter.com/W05dxrXF1X
— Conflict Radar (@Conflict_Radar) November 25, 2025

Dhe pasi thirri Oleg Ozerov, ambasadorin rus në Kishinau, më 26 nëntor, ministria e jashtme e Moldavisë e vendosi dronin e rrëzuar përpara selisë së saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më vonë, ministria publikoi një video në mediat sociale të Ozerov duke dalë nga ndërtesa dhe duke kaluar pranë dronit të shënuar me një "Z" të kuqe.

The Russian ambassador to Moldova has been summoned by the Moldovan MFA to be presented with the actual drone that fell on a Moldovan house yesterday. pic.twitter.com/5yMfq29xqn
— Daractenus (@Daractenus) November 26, 2025

Siç kujtojnë mediat, më 25 nëntor, droni kishte rënë mbi një shtëpi në një fshat në Moldavinë verilindore, afër kufirit me Ukrainën.

Sipas qeverisë, gjashtë dronë në total kishin shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë. /Telegrafi/

Ministria e Jashtme moldave shfaq dronin e rrëzuar ndërsa ambasadori rus merr notën e protestës

26 November 2025 at 15:22


Ministria e Jashtme e Moldavisë ka thirrur ambasadorin e Rusisë në Moldavi, Oleg Ozerov, për t'i dorëzuar një notë proteste pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të vendit.

Ozerov mbërriti në Ministrinë e Jashtme të Moldavisë të mërkurën, transmeton Telegrafi.

Pasi diplomati hyri në ndërtesë, një nga dronët e zbuluar në lagjen Floreşti u vendos jashtë ministrisë.

Ministri i Jashtëm, Mihai Popşoi pritet t'i thotë ambasadorit se incidente të tilla me dron janë të papranueshme.

Lidhur me pretendimin e Ozerov se Moldavia duhet të ofrojë prova se fluturaket janë ruse, Popşoi tha në një konferencë për shtyp më 26 nëntor se "kjo deklaratë u dëgjua në Moskë dhe provat u dërguan" një ditë më parë, kur droni u rrëzua në Floreşti.

"Siç e kemi deklaruar tashmë në notat e mëparshme të protestës, sovraniteti dhe integriteti territorial i Moldavisë janë në rrezik kur ndodhin incidente të tilla. Këto incidente janë të papranueshme", tha Popşoi.

I pyetur nëse notat e protestës janë të mjaftueshme apo nevojiten masa të mëtejshme, ai tha: “Duke pasur parasysh përvojën e shteteve tona fqinje, të cilat kanë reaguar në mënyrë proporcionale në situata të ngjashme, ne po e kalibrojmë përgjigjen tonë, duke marrë parasysh situatën komplekse të sigurisë me të cilën po përballemi”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Këtu në Suedi, vikingët janë kthyer - këtë herë kërkojnë stabilitet në një epokë kaotike

17 November 2025 at 10:41


U bashkova me një ritual “flijimi” jashtë Stokholmit - dhe zbulova se ringjallja e paganizmit nordik pasqyron betejat më të gjera për identitetin dhe ankthin klimatik.

Nga: Siri Christiansen / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

“Lavdi Thorit”! Priftëresha dhe paganët e saj, që qëndrojnë në rreth, ngritën kupat e tyre të mbushura me mjaltë të fermentuar. U mblodhëm në një vend të zakonshëm në një pyll me pisha jashtë Stokholmit. Ky ishte tempulli ynë, dhe guri i madh me myshk përpara nesh ishte altari ynë. U lehtësova kur pashë që ofertat flijuese me bazë shtazore kishin vdekur prej kohësh dhe ishin ndryshuar. Një burrë me mjekër futi krahët e tij me tatuazhe në çantën e shpinës dhe ngriti drejt qiellit një sallam të kuq në formë patkoi. Një vajzë gotike hapi një kuti plastike me biskota në formë çekiçi. Priftëresha më ofroi një grusht me fara liri për t’i hedhur mbi altar, i cili ishte mbushur me dhurata, mollë dhe shishe me mjaltë të fermentuar të bërë në shtëpi.

Një duzinë njerëzish ishin mbledhur për një flijim vjeshtor për të thirrur Thorin, perëndinë nordike - me çekiç - të të korrave dhe stuhive. Shumë prej tyre luteshin që ai të sillte shi, pas një vere me thatësirë. Të tjerë kërkonin forcë për të përballuar papunësinë, ose shërimin e një nëne të sëmurë. Secili prej nesh kishte arsyet e veta për të qenë aty. Një burrë në moshë të mesme, i djersitur në këmishën e tij të kaltër të zyrës, dukej se ishte aty për t’u lidhur me gruan e tij me pamje prej hipikeje dhe me vajzën adoleshente.

Unë isha aty sepse ngjarjet pagane shfaqeshin shpesh në rrjetin tim social, dhe nuk arrija të kuptoja pse. Nuk jam “spirituale”, madje as agnostike. Jam thellësisht laike, më pëlqen mjekësia moderne, dhe rrjetet e mia sociale zakonisht këtë e pasqyrojnë. Meqë sapo isha kthyer në Suedi pas pesë vjetësh jetese në Mbretërinë e Bashkuar, bota ime në internet përbëhej kryesisht nga miqtë londinezë dhe humori britanik. Por, kishte një përjashtim të dukshëm: algoritmi im më rekomandonte vazhdimisht të shikoja flijimet neo-nordike në zonën time. Dukej sikur kjo lëvizje ishte më e përhapur sesa mendoja, dhe dy gra në moshë të mesme që qëndronin pranë meje në pyll, dukeshin si dëshmi e kësaj: dukeshin krejtësisht normale - si gra që mund të punojnë në një çerdhe. Nuk e kisha imagjinuar se do të kthehesha në vend në një ringjallje vikingësh - dhe, kur u ktheva, aq më pak që kjo të ishte kaq e qetë.

Konvertimi i Suedisë në krishterim, gjatë Mesjetës, pothuajse e zhduku fenë pagane të epokës vikinge. Tani, njerëzit janë të përcaktuar që ta rikthejnë atë. Edhe pse nuk është trend kombëtar, kjo fe periferike ka një ndjekje të konsiderueshme. Dy grupe fetare të njohura zyrtarisht, Komuniteti Nordik Asa (NAC) dhe Komuniteti Forn Sed Suedia, kanë rreth 2 700 anëtarë së bashku - sipas vlerësimeve të tyre, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare. Në Facebook, ata kanë gjithsej 16 mijë ndjekës. Ofronin ceremoni emërtimi, rite të kalimit, dasma, varrime, festa të reja dhe një arsye për t’u mbledhur në pyje e fusha. Kanë gjithsej 20 nëndegë në gjithë Suedinë ku organizojnë flijime të vogla vendore - si ai ku mora pjesë unë - dhe flijimet e tyre vjetore në nivel kombëtar thuhet se tërheqin rreth 300 pjesëmarrës.

Këtë verë është miratuar varreza e parë pagane në Suedi, pas gati një mijë vjetëve. Vendi, i cili do të marrë formën e tri kodrave me bar në formë anijesh të varrosura, do të vendoset pranë një varreze të krishterë në qytetin e vogël Molkom. Rreth 50 vetë kanë kërkuar tashmë të varrosen aty dhe, sipas grupit fetar, pas iniciativës vendi pritet të hapet vitin e ardhshëm. Ata kanë mbledhur gjithashtu 108 295 korona suedeze [afro 10 mijë euro] për të ndërtuar një tempull pranë fshatit Gamla Upsala - dikur qendra e botës vikinge. Qëllimi është që komuniteti pagan të shfaqet serioz në kërkesat për të drejtat si fe minoritare dhe për të thirrur Odinin - atin e të gjithëve.

Është një zhvillim i papritur në Suedi, një vend që shpesh përshkruhet si thellësisht laik, ultra-modern dhe i avancuar në aspektin tekonologjik. Përvoja historike sugjeron se mund të jetë shenjë e një krize ekzistenciale. Në fillim të shekullit XIX, Suedia humbi një të tretën e territorit të saj - Finlandën, ndaj Rusisë. Shkrimtarët dhe intelektualët iu drejtuan legjendave të epokës vikinge për të krijuar një identitet të ri kombëtar bazuar në vikingun trim, maskulin, grabitqar, për të përballuar këtë disfatë poshtëruese. Ky ideal më vonë u përvetësua nga Rajhu i Tretë për të projektuar nocionet naziste të epërsisë ariane dhe pastërtisë racore, dhe grupet e djathta ekstremiste përdorin sot runat dhe simbolet e tjera.

Në këtë kontekst, është e lehtë të mendosh se ringjallja e sotme pagane lidhet me nacionalizmin dhe ndjenjat e reja kundër emigracionit në Suedi, dhe është e pamundur të dihet se sa paganë kanë vërtet këto bindje. Zyrtarisht, Forn Sed është haptazi kundër racizmit, dhe NAC ka përjashtuar një nga udhëheqësit e saj - në vitin 2017 - për komente të dyshuara raciste. Teksa lidhja me traditat e humbura dhe trashëgiminë paraardhëse është thelbësore, të dy grupet theksojnë fuqimisht respektin për natyrën. Animizmi nordik, në të cilin natyra nderohet si e shenjtë, është shfaqur si një teologji e rëndësishme brenda komunitetit pagan. Ndoshta ky interpretim ekologjik i kulturës nordike është përgjigje ndaj krizës aktuale klimatike, efektet e së cilës - zjarret në pyje, mungesa e ujit dhe përmbytjet - po bëhen gjithnjë e më të dukshme edhe në Veri. Ringjallja e një feje gjysmë të zhdukur mund të jetë një mënyrë për t’u përballur me ankthin klimatik dhe frikën se mënyra jote e jetesës së shpejti mund të shndërrohet po ashtu në histori.

A do të mbijetojë paganizmi nordik? Në Islandë, është bërë feja e dytë më e praktikuar pas krishterimit, me shtatë mijë anëtarë aktivë në një vend me 387 mijë banorë. Tempulli i tyre në Reikjavik pritet të hapet në vitin 2026. Në Danimarkë, ku lëvizja thotë se ka mbi 3 500 besimtarë, një varrezë pagane u hap në vitin 2009. Google Maps tregon se ajo është ende aty. Trembëdhjetë paganë janë varrosur aty deri në vitin 2025, sipas një përgjigjeje nga komuna lokale.

Edhe pse është e lehtë të përqeshësh - si qesharake - këtë valë të re të paganëve vikingë, të gjithë jemi fajtorë për fiksimin pas së kaluarës. Nostalgjia përshkon kulturën bashkëkohore, qoftë një rikthim i modës nga vitet 2000, tinguj nga vitet 1970, gratë shtëpiake tradicionale nga vitet 1950, apo mënyrat e jetesës para-industriale. Paganët mund të duken pak më ekstremë, me krahët e tyre të mbushur me rune dhe mjekrat e gërshetuara, por dëshira e tyre për qëndrueshmëri në një botë të paqëndrueshme nuk është aq e ndryshme nga e jona. /Telegrafi/

Europol zbuloi një rrjet kriminal të madh që prodhonte lëndë sintetike, i ndoqën për dy vjet

15 November 2025 at 09:57


Europol ka realizuar një operacion të madh për të shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që furnizohej me kimikate kyçe për prodhimin e metamfetaminës dhe vepronte në disa vende evropiane.

Në hetim ishin përfshirë autoritetet nga Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Moldavia, me mbështetjen e Europolit.

Eurojust formoi dhe financoi një ekip hetimor bashkëpunues që përfshinte hetues nga Çekia, Rumania dhe Moldavia, gjë që i dha mundësi që të monitoronin rrjedhën e lëndëve ilegale dhe komunikimet kriminale dhe të mblidhnin prova.

Në total u arrestuan 11 persona në Çeki, 2 në Hungari dhe Moldavi dhe 1 në Bullgari.

Gjithashtu, u zbuluan dhe shkatërruan tre laboratorë sekretë droge – dy në Moldavi dhe një në Hungari.

U sekuestruan:

Mbi 5 kg metamfetaminë

Klix.ba

Rreth 40 kg tableta që përmbanin efedrin

Klix.ba

50 litra toluen (një kimikat)

Klix.ba

0.5 kg fosfor

Klix.ba

280 kg mbetje kimike nga prodhimi i metamfetaminës

Klix.ba

Pajisje specializuese për prodhim droge

Klix.ba

Gjithashtu u konfiskuan dy automjete që përdorej për transport të drogës, pajisje elektronike dhe para.

Sipas hetimeve, anëtarët e rrjetit ishin të përfshirë në çdo fazë të zinxhirit të prodhimit të drogës - nga importi i kimikateve, prodhimi i lëndëve sintetike, deri te kontrabanda në mënyra që të shmangnin kapjen (p.sh. në aeroplanë dhe në pjesë të fshehura të automjeteve).

Hetimi zgjati më shumë se dy vjet, dhe veprimi final i policisë u zhvillua më 4 dhe 5 nëntor 2025, kur u kryen bastisje dhe u arrestuan persona.

Gjatë aksionit, autoritetet konfiskuan 67 mijë euro para të gatshme në Hungari.

Sipas hetimeve, kimikatet ishin transportuar nga Kina në porte si Hamburg dhe Rotterdam, dhe pastaj anëtarët e rrjetit i grumbullonin këto kimikate për t’i dërguar në Hungari për prodhim.

Gjithashtu, ata kishin kapacitet për të prodhuar sasie të mëdha droge dhe kishin infrastrukturë që u mundësonte tyre të furnizonin rrjete të mëdha. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

By: D Marku
12 November 2025 at 16:50

Elton Ilirjani në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ka treguar se situata me këngëtaren Parashqevi Simaku është në një moment delikat. Ai shprehet se ajo pasi ka dalë nga spitali, nuk ka pranuar që të mjekohet dhe as që të nxjerrë një kartë të identiteti që është e nevojshme për jetën e saj. Sipas tij ajo ka nevojë për ndihmë pas i duhet ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se i biri nuk ka më komunikim me të.

“Nëse do të marrë mjekim ajo do të rikthehet. Nëse dikush nuk pranon të bëjë një kartë ID, kupton që kjo nuk do të çojë asgjëkundi sepse nuk do të përfitosh asgjë pa një kartë. Duhet të jetë në gjendje që të përfitojë ato që shteti amerikan i detyrohet një personi si ajo.

Situata me të nuk është ok, sepse kemi 11 muaj që përpiqemi t’iu fitojmë besimin, por ajo nuk pranon të bëjë asgjë nga ato që ne i kërkojmë. Doli nga spitali pa mjekim. Nuk është çështje parash ose se ne nuk e mbajmë dot, por problemi është deri sa do ta mbajmë ne? Sepse ajo refuzon të shkojë në spital…

Nuk mund të bëjë deklarata për shëndetin e dikujt, por di të them dhe të nënkuptoj që një person që nuk pranon të ketë një kartë ID dhe të qëndrojë në rrugë, ka nevojë për ndihmë, ndoshta dhe mjekësore. Mendoj se ajo duhet të marrë mjekim.

Me arsyetimin e saj ajo mendon se nuk është e divorcuar, dhe se çdo gjë është një lojë, dhe të tjerët janë munduar ta dëmtojnë. I biri i saj nuk dëshiron më të flasë më të dhe thotë që e dua nënën time në rikthyer në jetën normale”, tha Ilirjani.

The post “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut appeared first on Albeu.com.

Prag Moldavia, Kurti dhe Alili: Do të japim maksimumin për të fituar

11 November 2025 at 13:55

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Moldavi në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

Pas seancës stërvitore, për fshf.org folën Arlind Kurti dhe Burak Alili.

Kurti theksoi se, skuadra tashmë është plotësuar dhe se grupi është i përqendruar maksimalisht për përballjen ndaj Moldavisë. Mbrojtësi kuqezi tha se e njohin si kundërshtar, pasi kanë luajtur dy miqësore një vit më parë dhe vuri në dukje rëndësinë e përgatitjeve në kuadër të Europianit 2027.

“Të gjithë djemtë kanë ardhur, jemi bashkuar të gjithë. Sot është stërvitja e parë që do të bëjmë këtu. Jemi të përqendruar për ndeshjen që na pret më 13 nëntor”, tha ai.

Për Moldavinë, ai u shpreh se, “e njohim, pasi kemi zhvilluar edhe dy ndeshje më parë në Tiranë me ta. Kemi fituar dhe barazuar. Është ekip që luan fort dhe është i bashkuar. Ne duhet të jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin tonë”.

“Tani e dimë që jemi kualifikuar dhe duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse në Europian na presin ndeshje shumë të vështira. Kundërshtarë që kemi pasur edhe më parë, si Gjermania dhe Zvicra. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, për ne nuk ka ndeshje miqësore. Duhet të futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje”, u shpreh Arlind Kurti.

Ndërkohë, mesfushori Burak Alili vlerësoi atmosferën pozitive në grup dhe theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve për përgatitjen e skuadrës.

“Sot kemi stërvitjen e parë me ekipin. Atmosfera është shumë e mirë. Po përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje”, tha ai.

Për Moldavinë, ai tha se, “kemi pasur dy ndeshje më parë. Kemi fituar dhe barazuar. Do të japim maksimumin për të fituar më 13 nëntor”.

“Jemi të kualifikuar direkt në Europian, por këto ndeshje miqësore i shohim si ndeshje kualifikuese. Do të japim maksimumin për të bërë rezultate sa më të mira dhe për të fituar çdo ndeshje”, tha Burak Alili.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Prag Moldavia, Kurti dhe Alili: Do të japim maksimumin për të fituar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bullgaria, Moldavia dhe Rumania rikthehen në 'Eurovision 2026'

5 November 2025 at 17:13


Fansat e Eurovision Song Contest mund të gëzohen, pasi edicioni i 70-të i festivalit që do të mbahet në Vjenë, do të shënojë rikthimin e tre shteteve të dashura: Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë.

Edhe pse jemi ende herët në rrugëtimin drejt 'Eurovision 2026', tashmë kemi disa detaje zyrtare: qytetin pritës (Vjena), datat e tre netëve finale (12, 14 dhe 16 maj), vendin e mbajtjes (Wiener Stadthalle) dhe, së fundmi, tre televizioni që kanë konfirmuar se do të rikthehen në garë pas disa viteve mungesë, shkruan Eurovision.tv.

Bullgaria me BNT (pjesëmarrja e fundit: Torino 2022), Rumania me TVR (pjesëmarrja e fundit: Liverpool 2023) dhe Moldavia me TRM (që pushoi vetëm për një vit pas Malmö 2024) do t’i bashkohen edicionit të madh të vitit 2026.

Drejtori i Eurovision Song Contest, Martin Green CBE, u shpreh: “Është fantastike t’i mirëpresim sërish BNT, TVR dhe TRM në Eurovision. Rikthimi i tyre është dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të këtij festivali, i forcës së komunitetit tonë dhe i asaj çfarë do të thotë vërtet të jemi të bashkuar përmes muzikës”.

Ndërsa presim edicionin jubilar të majit të vitit të ardhshëm, rikujtojmë momentet më ikonike që këto shtete kanë sjellë ndër vite.

Bullgaria – rikthime të fuqishme dhe hite që mbeten

Foto: Thomas Hansen / EBU

BNT debutoi në Eurovision në vitin 2005, ndërsa në finalen e madhe u paraqit për herë të parë në Helsinki 2007, ku Elitsa Todorova & Stoyan Yankoulov siguruan një Top 5 mbresëlënës me këngën Water.

Suksesi më i madh bullgar erdhi në Kiev 2017 me Kristian Kostov dhe këngën Beautiful Mess, e cila u rendit e dyta me 615 pikë – një ndër rezultatet më të larta në historinë e festivalit.

Edhe disa prej këngëve që nuk arritën finalen kanë mbetur të dashura për fansat, si Love Unlimited (2012) dhe DJ, Take Me Away (2008). Ndërkohë, Poli Genova, pas një tentimi të dështuar në 2011, u rikthye fuqishëm në 2016 me If Love Was A Crime, duke i dhënë Bullgarisë vendin e katërt.

Rumania – argëtim, energji dhe dy herë vendi i tretë


Foto: Thomas Hansen / EBU

Rumania u bashkua për herë të parë në Dublin 1994. Pas një rezultati modest, vendi u përmirësua ndjeshëm në vitet në vijim, duke siguruar gjashtë renditje në Top 10.

Dy sukseset më të mëdha janë vendet e treta të arritura në vitin 2005 (Let Me Try) dhe 2010 (Playing With Fire).

Rumania është e njohur për performanca të paharrueshme – nga festa e Balkan Girls (2009), te jodeli i vitit 2017, e deri te hiti plot ritëm Zaleilah (2012). Asnjë festë Eurovisioni nuk duket e plotë pa Tornero (2006) apo Llámame (2022).

Moldavia – kthime të suksesshme dhe një vend i tretë historik

Foto: Corinne Cumming / EBU

Eurovisioni 2026 do të shënojë pjesëmarrjen e 20-të të Moldavisë.

Debutimi i vendit ndodhi në Kiev 2005, ku Zdob și Zdub siguruan vendin e gjashtë me Boonika Bate Toba. Popullariteti i tyre i madh bëri që grupi të rikthehej edhe dy herë të tjera: më 2011 dhe në vitin 2022 me Trenulețul, që arriti vendin e shtatë.

Moldavia njihet edhe për artistë që rikthehen: Natalia Barbu (2024, 2007), Pasha Parfeni (2023, 2012) dhe Natalia Gordienko (2021, 2006). Ndërsa Sunstroke Project u kthyen pas suksesit viral të Run Away (2010), për të arritur rezultatin më të mirë të vendit deri më sot – vendin e tretë me Hey Mamma në vitin 2017.

TRM ka njoftuar se përzgjedhja kombëtare për Eurovisionin 2026 do të mbahet më 17 janar në Chișinău Arena. /Telegrafi/

Si po i ndryshojnë politikat teknologjike vendet kandidate për BE?

4 November 2025 at 23:59


Të gjitha nëntë vendet kandidate për Bashkimin Evropian duhet të përmirësojnë ligjet e tyre për teknologjinë dhe digjitalizimin për t’iu përshtatur kërkesave të bllokut.

Por, si po ecin ato deri më tani në këto fusha?

Për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, vendet duhet të harmonizohen me “acquis”, koleksionin e ligjeve, rregulloreve, standardeve dhe politikave të bllokut me 27 anëtarë.

Kjo përfshin kërkesat për teknologjinë dhe infrastrukturën digjitale, si portofolët digjitalë dhe shërbimet online qeveritare, si dhe mbrojtjen kibernetike që përputhet me standardet e BE-së dhe rregullon teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale (AI).

Ndërsa Euronews përgatitet të organizojë Samitin e Zgjerimit të BE-së, portali ka analizuar mënyrën se si po ecin vendet kandidate në disa fusha të teknologjisë për t’iu përshtatur standardeve të Bashkimit Evropian.

Portofolët digjitalë

Në vitin 2024, Bashkimi Evropian miratoi një rezolutë që u kërkon shteteve anëtare të krijojnë portofolë digjitalë gjatë dy viteve të ardhshme si pjesë e një oferte më të gjerë të shërbimeve online për qytetarët e tyre. Portofolët digjitalë janë një mënyrë për qytetarët e BE-së të kenë qasje në ID-të e tyre digjitale për të provuar identitetin dhe për të ruajtur, ndarë dhe nënshkruar dokumente të rëndësishme.

Portofolët duhet të përputhen me të gjitha rregullat e BE-së mbi ndarjen e të dhënave dhe me mbrojtjen e privatësisë sipas Rregullores së Përgjithshme mbi Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), transmeton Telegrafi.

Disa nga vendet kandidate për BE-në, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, kanë ose po testojnë aplikacione për portofolë digjitalë. Deri në vitin 2026, Ukraina, Serbia dhe Shqipëria do të kenë portofolë digjitalë.

Në rastin e Moldavisë, ajo po ndërton portofolin e saj me ndihmën e Bashkimit Evropian përmes një programi të quajtur “We Build Consortium”. Vendi po zhvillon një seksion për dokumente në platformën qeveritare të quajtur EVO, i cili do të funksionojë si portofol dhe po piloton një aplikacion për nënshkrim elektronik brenda aplikacionit.

Deri në fund të vitit, Maqedonia e Veriut thotë se do të ketë një “super-aplikacion” të quajtur m.Uslugi, i cili gjithashtu do t’u ofrojë qytetarëve kujtesa për afatet, një postë digjitale dhe një vend për të ruajtur të gjithë dokumentet e tyre.

Ndërkohë, mediat shqiptare raportuan se kryeministri Edi Rama tha se ID-ja digjitale e vendit do të ndërtohet nga një kompani shtetërore e quajtur Identitek, e cila do t’u lejojë qytetarëve të përdorin ID-në e qeverisë në telefona ose kompjuterë si portofolë multifunksionalë.

Siguria kibernetike

Një tjetër fushë ku vendet duhet të përputhen është ajo e ligjeve të ndryshme për sigurinë kibernetike, siç janë direktivat për Rrjetet dhe Sistemet e Informacionit (NIS), të cilat unifikojnë zbatimin në 18 sektorë.

Një nga kërkesat është që çdo vend të krijojë strategjinë e vet kombëtare për sigurinë kibernetike, së bashku me një listë të shërbimeve thelbësore që kërkojnë mbrojtje shtesë në shumë sektorë, përfshirë energjinë, transportin, shëndetësinë, financat dhe infrastrukturën digjitale.

Sipas Strategjisë së BE-së për Sigurinë Kibernetike, vendet gjithashtu duhet të jenë të gatshme të ofrojnë inteligjencë mbi kërcënimet dhe ndihmë për anëtarët e tjerë të BE-së në rast të një sulmi të madh.

Ukraina e demonstroi këtë në një marrëveshje të vitit 2023 midis qendrës së saj të koordinimit për sigurinë kibernetike dhe Agjencisë së BE-së për Sigurinë Kibernetike (ENISA) për të zhvilluar më shumë profesionistë në këtë fushë dhe për të shkëmbyer informacion. BE-ja gjithashtu krijoi një laborator kibernetik për Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe nënshkroi iniciativën e Mechanizmit të Tallinnit për të mbështetur ndërtimin afatshkurtër dhe afatgjatë të kapaciteteve kibernetike në Ukrainë.

Në vende të tjera, Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut kanë strategji kombëtare për sigurinë kibernetike që përputhen me disa, nëse jo me të gjitha, direktivat e BE-së.

Për shembull, për qeverisjen digjitale, Moldavia po i bashkohet gjithashtu rezervës së ardhshme kibernetike të ENISA-s, një grup ofruesish të besuar në të gjithë bllokun që do të jenë në gjendje të përgjigjen gjatë një sulmi të madh kibernetik.

Strategjia kombëtare e Malit të Zi përfshin krijimin e një Qendre për Ndërtimin e Kapaciteteve për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor në vitin 2022, si projekt i përbashkët me autoritetet franceze dhe sllovene.

Megjithatë, jo të gjitha strategjitë janë në përputhje me ligjet e BE-së. Strategjia turke u kritikua nga opozita e vendit, e cila raportoi se ajo mund të mundësojë mbikëqyrje të gjerë dhe të kufizojë lirinë e fjalës, sipas mediave lokale.

Serbia po punon për një strategji kundër krimit kibernetik me mbështetjen e BE-së për të adresuar krimin me teknologji të lartë dhe përdorimin e provave elektronike.

Teknologjitë e reja

- YouTubewww.youtube.com

Një nga rregulloret më të reja të BE-së është Ligji i BE-së për Inteligjencën Artificiale (AI Act), i cili vendos një udhëzues bazuar në rrezikun për sistemet e inteligjencës artificiale.

Shfrytëzimi i AI në fusha si arsimi, punësimi, shëndetësia dhe zbatimi i ligjit do të duhet gjithashtu të përmbushë kërkesa strikte për sigurinë, transparencën dhe privatësinë e të dhënave.

Vendet gjithashtu do të duhet të krijojnë autoritete kombëtare për të siguruar përputhshmërinë me rregullat dhe që çdo sistem AI që zhvillojnë të jetë i audituar dhe i gjurmueshëm.

Shqipëria, Moldavia, Serbia dhe Ukraina kanë strategji për AI, por deri tani nuk është miratuar asnjë ligj përkatës.

Sipas mediave lokale, strategjia e Shqipërisë është të përdorë AI në sektorin e energjisë, për prokurimin dhe për luftimin e evazionit fiskal.

Tirana gjithashtu ka krijuar atë që e quan ministri i parë në botë për AI dhe së shpejti 83 asistentë politikë që do t’i ndihmojnë politikanët në punët e tyre administrative dhe mbështetëse të përditshme.

Ministria e quajtur Diella është përgjegjës për të marrë të gjitha vendimet mbi tenderët publikë, të cilët Rama ka thënë se do të jenë “100 për qind të lirë nga korrupsioni”.

Megjithatë, kritikët e ministres prej AI i thanë Euronews se modeli mund të shfaqë paragjykime, si modelet e tjera të AI-së, të cilat mund të ndikojnë në rezultatet e tij.

Përveç një strategjie kombëtare, Serbia ka vendosur udhëzime etike për përdorimin e AI-së dhe një këshill specialistësh që po punon mbi ligjin formal për AI-në në vend. /Telegrafi/

“E dua Kosovën, jam në kontakte me Fodan”, Dijon Kameri rrëfehet për herë të parë, flet edhe për adaptimin në Poloni

3 November 2025 at 12:54


Nga akademia e njohur e Red Bull Salzburg deri te një fillim i ri në Poloni, mesfushori me origjinë kosovare, Dijon Kameri, po ecën me hapa të sigurt drejt realizimit të ëndrrës së tij.

Vetëm 20-vjeçar, ai tashmë ka luajtur në Ligën e Kampionëve, ka mbajtur shiritin e kapitenit në të gjitha grupmoshat e Austrisë dhe tani po kërkon të lërë gjurmë te Cracovia të Polonisë.

I lindur në Austri, Kameri flet me emocion për periudhën e adaptimit në Poloni, për sfidat, për synimet e tij të mëdha dhe për lidhjen shpirtërore me Kosovën – vendin që, siç thotë ai, “gjithmonë ka një vend të veçantë në zemrën time”.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, qendërmesfushori fillimisht komentoi adaptimin te skuadra polake, duke krahasuar me ligat e tjera që ka luajtur në të kaluarën, Austri dhe Zvicër.

“Adaptimi ka shkuar mirë, edhe pse fillimi nuk ka qenë i lehtë. Transferimi im nga Red Bull Salzburg në Cracovia ndodhi pasi ekipi veçse i kishte përfunduar përgatitjet për sezonin e ri dhe kishte zhvilluar tri ndeshje në ligë, ndaj më është dashur të punoj shumë për të arritur ritmin e skuadrës”.

“Liga e Polonisë ka avancuar shumë vitet e fundit, sidomos në aspektin fizik dhe intensiv të lojës. Ajo që më ka ndihmuar më së shumti është pritja e ngrohtë nga stafi, bashkëlojtarët dhe tifozët. Andaj, po e shijoj këtë eksperiencë dhe jam mirënjohës për çdo moment, sepse çdo ditë më ndihmon të rritem si futbollist dhe si person”.

Dijon Kameri

Kalimi i ‘vonshëm’ në Poloni edhe i ka shkaktuar pak probleme lojtarit, shkaku që ende s’e ka fituar vendin në formacionin bazë, megjithatë Kameri beson se brenda një periudhe do të arrijë ta dëshmojë kualitetin.

“Në çdo ekip konkurrenca është e madhe dhe kjo është e logjikshme, por unë e shoh si motivim, jo si pengesë. Më pëlqen të sfidoj veten çdo ditë, të mësoj nga bashkëlojtarët dhe të tregoj vlerën time kur më jepet mundësia. Siç e kam përmendur edhe më herët, në Cracovia kam ardhur me vonesë, dhe më është dashur kohë që të përgatitem dhe të arrij nivelin e duhur fizik dhe taktik”.

“Jam shumë i kënaqur për minutat sa jam aktivizuar dhe kam pasur mundësinë ta tregoj veten, të kontribuoj me asistime dhe me energji pozitive për skuadrën. Besoj që e kam fituar një besim të mirë te trajneri”.

Ish ylli i Salzburgut e pranoi se do të jetë jashtë fushës edhe për dy ose tre javë shkaku i lëndimit që pësoi kur përfaqësoi muajin e kaluar Austrinë U21.

“Por, fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit me Kombëtaren U21 të Austrisë ndaj Danimarkës pësova një lëndim, ndaj tani më duhet edhe pak kohë, rreth dy deri në tri javë, që të rikuperohem plotësisht dhe të rikthehem në fushën e gjelbër”.

Cracovia aktualisht renditet e treta në tabelë, por 20-vjeçari beson se kanë kualitetin për të zënë një vend që të dërgon në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Dijon Kameri - Craicova

“E kemi nisur shumë mirë sezonin dhe atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Ndihet një frymë e fortë bashkimi dhe besimi në çdo stërvitje, në çdo ndeshje. Të gjithë besojmë se mund të arrijmë lart, sepse kemi një grup me zemër, me karakter dhe me mentalitet fituesi”.

“Sigurisht, synimi ynë është të sigurojmë një vend që na dërgon në garat evropiane, idealisht në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Natyrisht kjo është një ëndërr e jona dhe jemi të fokusuar në çdo lojë që të arrijmë qëllimin tonë – titullin kampion.

Kameri gjithashtu shtoi se synon të zhvillojë sa më shumë minuta, si dhe të kontriboujë me gola e asistime.

“Në aspektin personal, dua të luaj sa më shumë dhe të tregoj më të mirën time në çdo ndeshje. Dua të jem i rëndësishëm për ekipin, të ndihmoj me gola dhe asistime, por mbi të gjitha të tregoj përkushtim dhe karakter”.

“Ky sezon për mua është shumë i rëndësishëm, sepse dua të bëj një hap përpara në karrierë. Jam i fokusuar të përmirësohem çdo ditë dhe të bëhem versioni më i mirë i vetes”.

Pjesë e Austrisë U21, por nuk e mohon mundësinë e përfaqësimit së Kosovës

Dijon Kameri ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Austrisë, pra nga U15 deri në U21, mirëpo nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Për Telegrafin, Kameri konfirmoi se ka ndjenjë të afërt me Kosovën, por njëkohësisht është falënderues ndaj Austrisë, shtetit që e ka rritur.

“Për momentin jam pjesë e kombëtares së Austrisë U21, ku si kapiten kam filluar nga grupmosha U15 e deri më tani. Është një ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin ku je rritur, ku ke mësuar dhe ke zhvilluar karrierën tënde”.

“Por, në të njëjtën kohë, lidhja ime me Kosovën është shumë e fortë, ajo është pjesë e identitetit tim, e familjes, e historisë sime dhe e rrënjëve të mia. Kur dëgjoj himnin e Kosovës apo shoh flamurin, ndjej diçka të veçantë, një emocion që të kujton kush je dhe nga vjen. Vendimin përfundimtar për të ardhmen do ta marr në kohën e duhur, me qetësi, pjekuri dhe mbi të gjitha me zemër”.

Kameri nuk e mohoi mundësinë që ta shohim në fanellën dardane falë lidhjes së ngushtë me Kosovën, si dhe konfirmoi kontaktet direkt me përzgjedhësin Franco Foda.

“Po, ka pasur interesim nga Kosova edhe më parë, dhe kjo më bën shumë krenar. E dua Kosovën, është vendlindja e prindërve të mi dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sime familjare. Çdo herë që flitet për Kosovën, e ndjej si diçka shumë personale. Kam respekt të madh për interesimin dhe për çdo bisedë që është bërë. Po mund të them se kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Franco Fodan dhe komunikimi ekziston”.

“Lidhja emocionale me Kosovën është gjithmonë e veçantë. Kur të vijë momenti i duhur, gjithçka do të bëhet në mënyrën më të drejtë dhe të sigurtë. Dhe ta them sinqerisht se Kosova gjithmonë ka një vend të veçantë tek unë”.

Për fund, ai nënvizoi se i ka shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe është i lumtur me përparimin e madh që ka bërë kombëtarja këtë periudhë.

“Po, i kam ndjekur ndeshjet e fundit të Kosovës dhe mund të them me bindje se ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Skuadra luan me shumë identitet, zemër dhe besim. Ka shumë djem të rinj që po rriten bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen”.

“Ndeshjet e Kosovës i shikoj gjithmonë me emocion, edhe për faktin që prejardhja ime është nga ai vend i bukur, plot shpirt e pasion për futbollin. Kosova po tregon se ka potencial të madh dhe besoj se shumë shpejt do të jetë pjesë e garave të mëdha ndërkombëtare, sepse ky popull dhe kjo kombëtare e meritojnë”, përfundoi Kameri për Telegrafin.

Kameri, vlera e të cilit është 1 milion euro në “Transfermarkt” këtë edicion ka zhvilluar tetë paraqitje në ligën polake, ku ka kontribuar me një asistim në proces./Telegrafi/

Nga video dhe përmbajtja te inovacioni dhe strategjitë për rrjetet sociale – çfarë na sjell e ardhmja?

3 November 2025 at 09:05


Republika e Moldavisë është ndër vendet në Evropë që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Por, së fundi ka pasur një lëvizje ku kosovarët mund të udhëtojnë në këtë ish-republikë sovjetike duke aplikuar për vizë online dhe me pasaportë të Kosovës.

Kjo ndodh në një vend që po “lufton” për anëtarësim dhe integrim në Bashkimin Evropian, por që gjithashtu ndikohet nga Rusia në ekonomi, politikë, shoqëri dhe media.

E ardhmja mbetet për t’u parë, por në fund të tetorit në kryeqytetin Chisinau u mbajt një punëtori për media ” organizuar nga Deutsche Welle (DW, Departamenti i Distribuimit për Evropë) me temën “Strategjitë e mediave sociale për publikuesit dhe transmetuesit në situata krize”.

Telegrafi ishte pjesë e këtij aktiviteti, mes përfaqësuesve të mediave nga rreth dhjetë shtete evropiane, përfshirë Bashkimin Evropian, Ballkanin dhe Moldavinë për të ndarë përvoja mbi transformimin digjital, strategjitë e përmbajtjes online dhe rolin e mediave lokale në situata krize dhe dezinformimi.

Në fokus të punëtorisë ishin videot e shkurtra, përmbajtja vizuale, mënyrat për të rritur angazhimin në rrjete sociale dhe ndërtimin e strategjive efektive të komunikimit në kohë sfidash.

Në sesionet e ndarjes së përvojave, u theksua rëndësia e përshtatjes së redaksive tradicionale me platformat e reja, si dhe roli i mediave rajonale në ruajtjen e besueshmërisë dhe etikës profesionale përballë krizave të informacionit.

Programi i punëtorisë përfshiu sesione praktike dhe diskutime profesionale.

Adelheid Feilcke prezantoi strategjinë e DW-së për videot e shkurtra, ndërsa Johanna Rüdiger ndau qasjen e DW-së për ndërtimin e strategjive të mediave sociale në kohë krize.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte sesioni “Newsfluencer, viral, trend & collabs” me ekipin e DW-së, i fokusuar në mënyrat kreative të bashkëpunimit dhe përfshirjes së audiencës në platformat digjitale.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të vizitonin redaksi lokale, të diskutonin për situatën politike dhe mediatike në Moldavi, si dhe për sfidat që lidhen me dezinformimin, presionin politik ndaj mediave dhe pavarësinë editoriale në vendet e rajonit lindor të Evropës.

Programi përfshiu vizita në redaksinë e “Ziarul de Garda”, një ndër gazetat e pakta hulumtuese javore që publikon artikuj kundër korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, vizita në TV8, një kanal televiziv privat i njohur me qasje pro-evropiane si alternativë ndaj mediave të lidhura me Rusinë dhe pronarët oligarkë të ndikuar nga Moska.

U diskutua gjithashtu me përfaqësues të mediave dhe organizatave nga Moldavia për rregullimin dhe manipulimin mediatik, si dhe për aspektet ligjore të funksionimit të medias.

Ky aktivitet profesional u organizua nga "DW Distribution Europe" si pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal në fushën e mediave dhe inovacionit digjital.

Përfaqësuesit e DW e vlerësuan pjesëmarrjen si një mundësi për “shkëmbim idesh dhe përvojash ndërmjet partnerëve kryesorë të Deutsche Welle nga rajoni, vendet e Ballkanit dhe BE-së".

Kjo punëtori e DW dëshmoi se sfidat e mediave në epokën e krizave janë të përbashkëta, por zgjidhjet gjithashtu ekzistojnë – përmes bashkëpunimit, inovacionit dhe profesionalizmit që tejkalon kufijtë politikë dhe shtetërorë. /Telegrafi/.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian - si mund të përfundojë pritja?

29 October 2025 at 23:51


Shtetet kandidate për Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor kanë përjetuar një vonesë me vite në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Përpara samitit të tyre kryesor të zgjerimit më 4 nëntor, Euronews ka analizuar arsyet pse procesi ka humbur hovin në vitet e fundit dhe pse disa qytetarë të rajonit tani kanë rezervime.

“Duke pritur për Godon”, një dramë teatrale ku protagonistët presin diçka që kurrë nuk ndodh, është bërë një shprehje e preferuar e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për të përshkruar ndjenjën që disa vende kandidate kanë ndaj një anëtarësimi të mundshëm në BE.

“Shqipëria është Estragoni, Bashkimi Evropian është Samuel Beckett”, tha Rama në qershor të vitit 2022, pas një samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Aktualisht, nëntë vende që synojnë të bashkohen me BE-në dhe kanë statusin e kandidatit ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit. Shtatë prej tyre kanë hapur tashmë negociatat e anëtarësimit, faza e fundit e rrugës drejt anëtarësimit.

Megjithatë, procesi ka ngecur nga ana e Brukselit të paktën që nga koha e Komisionit të mëparshëm Evropian, i udhëhequr nga Jean-Claude Juncker.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar përparim për shumë vite. Shqipëria dhe Serbia aplikuan për t’u bashkuar me BE-në në 2009, Mali i Zi në 2008 dhe për Maqedoninë e Veriut pritja ka vazhduar që nga 2004, transmeton Telegrafi.

Kosova ka dorëzuar aplikimin zyrtar për t’u bërë pjesë e BE-së më 15 dhjetor të vitit 2022 dhe deri më tani kërkesa nuk është shqyrtuar nga organet e Unionit.

Procesi duket se ka ngadalësuar, gjë që ka shkaktuar zemërimin tek udhëheqësit dhe qytetarët e vendeve të rajonit - deri më tani.

Kroacia, vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së në 2013, duhej të priste 10 vjet nga aplikimi deri tek miratimi përfundimtar, ndërsa Rumania dhe Bullgaria duhej të negocionin për 12 vjet.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor ende po presin, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të përputhur politikat dhe për të zbatuar reforma. Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet e shpejta gjeopolitike kanë qenë disa nga arsyet kryesore pas shtytjes së rinovuar për të avancuar procesin e zgjerimit dhe interesit strategjik të Brukselit për të mirëpritur anëtarë të rinj.

Zgjerimi në jug-lindje konsiderohet gjerësisht si një mjet kryesor i politikës së jashtme dhe një prioritet strategjik për BE-në në tërësi, aq sa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e riemëroi atë si “ribashkimi i Evropës” në fjalimin e saj të fundit për Gjendjen e Unionit.

“Ka një ngadalësim të procesit të zgjerimit nëse e krahasojmë me angazhimin retorik që dëgjohet nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e BE-së”, tha Teona Lavrelashvili, bashkëpunëtore kërkimore në Wilfrid Martens Centre for European Studies, për Euronews.

“Të bëhesh anëtar i BE-së është bërë shumë më kërkues. Vendet duhet të respektojnë një sërë rregullash, të sigurojnë sundimin e ligjit dhe të plotësojnë një sërë treguesish të performancës, gjë që nuk ka qenë rasti në anëtarësimet e mëparshme. Gjithashtu, gjeopolitika është bërë shumë më e vështirë për t’u përballuar,” shtoi ajo.

Për t’u bashkuar me BE-në, çdo vend duhet të përmbushë një grup standardesh qeverisëse të njohura si kriteret e Kopenhagës, të vendosura në vitin 1993, me Komisionin Evropian që vlerëson përparimin e tyre, ndërsa votimi përfundimtar unanim i takon udhëheqësve të 27 shteteve anëtare.

Frika nga shumë veto të vendet e BE-së

Javën e ardhshme, Komisioni Evropian do të prezantojë paketën e zgjerimit për 2025, një studim vjetor për të vlerësuar përparimin e bërë nga kandidatët për BE-në.

Këtë vit, paketa do të përfshijë edhe “rishikimin e politikës para-zgjerimit” mbi ndryshimet që anëtarët aktualë të BE-së duhet të miratojnë për të përfshirë të ardhurit e rinj, thanë burime në Bruksel për Euronews.

Sipas Lavrelashvilit, shtetet aktuale anëtare të BE-së kanë disa shqetësime për anëtarët e rinj, veçanërisht lidhur me kohezionin.

Por sipas saj, frika kryesore është se një BE e zgjeruar do të lëvizte edhe më ngadalë sesa tani në çështjet ku kërkohet unanimiteti. “Arkitektura institucionale e BE-së është elefanti i vërtetë në dhomë”, tha ajo.

Të gjitha 27 shtetet anëtare duhet të bien dakord që të merret një vendim në një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë politikën e jashtme dhe financiare, dhe shtimi i më shumë anëtarëve pa reformë institucionale të bllokut do të thotë më shumë zëra që mund të përdorin të drejtën e vetos në tavolinën e negociatave.

Parlamenti Evropian, për shembull, beson se “proceset e zgjerimit dhe unifikimi evropian duhet të ecin paralelisht” dhe se “reformat institucionale dhe financiare të BE-së janë të nevojshme për të përballuar sfidat e procesit aktual të zgjerimit dhe për të siguruar aftësinë e BE-së për të përthithur anëtarë të rinj,” thuhet në rezolutën e fundit të miratuar mbi këtë çështje.

Një mënyrë për të thyer ngërçin?

Gjatë viteve, një nga mënyrat për të thyer këtë ngërç ka ardhur në formën e dhënies së anëtarësimit në BE për të ardhurit e rinj pa të drejtën e vetos.

Aktualisht, nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë në asnjë nivel midis vendeve të BE-së për këtë propozim, thanë për Euronews tre burime të ndryshme të BE-së.

Por Steven Blockmans, nga 'think tank' Centre for European Policy Studies (CEPS), mendon se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt.

“Nuk mund të mohohet që kjo do të sillte, natyrisht, një diferencim midis vendeve të reja dhe atyre ekzistuese. Por do të ishte në natyrë të përkohshme”, tha Blockmans për Euronews.

Ky opsion do të lehtësonte marrjen e vendimeve midis shteteve anëtare, deklaroi profesori.

Sipas tij, do të ishte me kohë të kufizuar dhe e pranueshme nga pikëpamja ligjore.

“Nuk do të krijonte shkelje (në ligjin e BE-së) sepse do të aplikohej për të gjithë kandidatët e ardhshëm që do të bashkohen me BE-në, kështu që nuk do të kishte diskriminim midis tyre”, përfundoi ai. /Telegrafi/

“Dy k***at e Bigut”/ Livia Brunga i kthehet keq komentueses, publikon profilin e saj dhe… (FOTO)

By: D Marku
6 October 2025 at 13:34

Livia Brunga është rikthyer në qendër të vëmendjes në Instagram, ku së fundmi u përball me një koment fyes nga një ndjekëse: “Dy k***at e Bigut tani janë bërë shoqe”.
Ajo publikoi mesazhin në InstaStory dhe iu përgjigj me të njëjtin koment, duke treguar se nuk i lejon sulmet të ndikojnë mbi imazhin e saj publik.

The post “Dy k***at e Bigut”/ Livia Brunga i kthehet keq komentueses, publikon profilin e saj dhe… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Balluku: Kapitull i ri për të rinjtë shqiptarë, nisin trajnimet për mirëmbajtjen e avionëve

1 October 2025 at 11:19

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Shqipëria hap një kapitull të ri në fushën e aviacionit, përmes një programi të ri për përgatitjen e të rinjve në industrinë e mirëmbajtjes së avionëve, një sektor që deri më sot ka munguar në vendin tonë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit sot të marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës për praktika të paguara pune pranë ARRSH-së, Balluku bëri të ditur se një nga kompanitë më të njohura italiane në këtë fushë do të nisë nga 10 tetori intervistat e para për rekrutimin e 40 të rinjve shqiptarë.

“Kompania ka hyrë në një marrëveshje me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ku do të ngrejë hangarët e parë për mirëmbajtjen e avionëve dhe do të punësojë të rinj shqiptarë, djem dhe vajza që kanë studiuar apo janë duke studiuar në fusha të ndryshme të inxhinierisë. Iu jepet një formim që sot nuk e kemi në kurrikulat tona. Në bashkëpunim edhe me Universitetin do të diskutojmë pjesën e Avionics, por edhe pjesën e Navigimit në një kurrikul permanente të këtij fakulteti”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, objektivi është krijimi i një baze të qëndrueshme të kapitalit njerëzor për një industri të re, e cila pritet të zgjerohet ndjeshëm me rritjen e fluturimeve dhe pasagjerëve në vend.

“Vetëm në Rinas kemi arritur rekordin e 53 mijë pasagjerëve në një ditë, një shifër që tregon qartë dinamikën e re të sektorit të aviacionit. Por, përtej teknologjisë dhe inovacionit, nuk mund të ecim përpara pa kapitalin njerëzor. Inovacioni dhe formimi profesional ecin paralelisht”, u shpreh Balluku.

Balluku vuri në dukje se qeveria shqiptare e ka vendosur inovacionin si një ndër prioritetet kryesore të zhvillimit.

“Trafiku rrugor duke nisur nga 2026 do të jetë gjithashtu një nga sektorët ku inovacioni do të lulëzojë përmes një qendre monitorimi të trafikut, apo përmes kamerave inteligjente, që do të ndihmojnë të gjithë procesin, fillimisht në 200 km, për t’u shtrirë më pas në të gjitha akset kombëtare”, tha ajo.

/r.e/

The post Balluku: Kapitull i ri për të rinjtë shqiptarë, nisin trajnimet për mirëmbajtjen e avionëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌