Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

17:10 Rrëshqitje dherash në Itali/ Mbrojtja Civile ngre alarmin: Kodra në Niscemi po shembet, 1,500 persona janë zhvendosur!

By: EL
27 January 2026 at 17:10

Last Updated on 27/01/2026 by EL

‘E gjithë kodra po shembet drejt fushës së Gelës. Kemi kryer një inspektim të parë në terren me Departamentin e Mbrojtjes Civile, profesorin Nicola Casagli, i cili ka vënë në dukje jo vetëm atë që është e dukshme, por faktin se në realitet e gjithë kodra po rrëshqet drejt fushës së Gelës. Rrëshqitja e dheut është ende aktive.”

Kështu është shprehur kreu i Departamentit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Fabio Ciciliano, i cili në Niscemi (provinca e Caltanissetta-s) po merr pjesë në një takim me presidentin e Rajonit të Siçilisë, Renato Schifani, dhe kreun e Mbrojtjes Civile Rajonale, Salvo Cocina, në Qendrën Operative Komunale (COC), për të bërë një bilanc të situatës së rrëshqitjes së dheut në këtë bashki.

I gjithë shpati mbi të cilin është ndërtuar qendra e banuar e Niscemit është në lëvizje, duke vënë në rrezik serioz stabilitetin e dhjetëra ndërtesave. Personat që janë detyruar të braktisin banesat e tyre kanë arritur tashmë në rreth 1.500 dhe, sipas Mbrojtjes Civile, ky numër pritet të rritet.

Ciciliano dhe ekipet teknike kanë kryer këtë mëngjes një fluturim vëzhgues mbi të gjithë zonën, që ka mundësuar evidentimin e të gjitha çarjeve në kodrën dhe fushën përreth. Në Niscemi ka mbërritur gjithashtu edhe prokurori i Gelës, Salvatore Vella, për një inspektim në zonën e kuqe.

Dje, Këshilli i Ministrave ka akorduar fondet e para për emergjencën. Për personat e zhvendosur janë dhënë nga fondi shtetëror CAS (Kontribut për Sistemim Autonom): 400 euro për familje plus 100 euro për çdo anëtar, deri në një maksimum prej 900 euro në muaj për çdo familje, për një periudhë njëvjeçare.

Procedura është aktivizuar pas nxjerrjes së urdhrit të evakuimit dhe pritet të përfundojë brenda pak ditësh. Kontributi për sistemim autonom (CAS) u dedikohet atyre që janë detyruar të lënë banesën e tyre, aktualisht rreth 1.500 persona.

Presidenti i Asamblesë Rajonale Siçiliane, Gaetano Galvagno, ua ka komunikuar këtë vendim kryetarëve të grupeve parlamentare. Shqetësimi mes banorëve është i madh dhe përmblidhet në fjalët e famullitarit don Giuseppe Cafà:

“Gjeologët që po studiojnë këtë fenomen rrëshqitjeje thonë se nuk ka asnjë krahasim në të gjithë Evropën. Nuk ka ndodhur kurrë një fenomen i tillë. Fronti i rrëshqitjes shtrihet në rreth 4 kilometra dhe në disa pika arrin një thellësi deri në 50 metra. Është krijuar një kanion, në kuptimin e plotë të fjalës.”/Corriere della Sera

16:58 Kosovë, KQZ pret që rinumërimi të përmbyllet deri në fund të muajit

By: EL
27 January 2026 at 16:58

Last Updated on 27/01/2026 by EL

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që procesi i rinumërimit për vendvotimet e mbetura të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, bazuar në dinamikën e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për mediat se në fillim të shkurtit ky institucion është i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

“Shpallja e rezultatit nuk nënkupton përfundimin e procesit zgjedhor apo certifikimin e rezultatit”, tha ai.

Koha se kur do të bëhet certifikimi i rezultatit, tha Elezi, do të varet nga ankesat që do të mund të paraqesin subjektet apo kandidatët për deputetë për rezultatin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas edhe në Gjykatën Supreme, pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar.

“Jemi të vetëdijshëm që procesi i rinumërimit heq dilema sa i përket këtij rezultati. Megjithatë, është në të drejtën e subjekteve politike të paraqesin ankesë ndaj rezultatit të shpallur nga KQZ-ja”, tha Elezi.

Certifikimi i rezultatit bëhet pas përfundimit të afateve për ankesa dhe obligimeve që mund të ketë për KQZ-në nga vendimet që mund të marrin PZAP-i dhe Gjykata Supreme dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Në QNR po punojnë 76 ekipe të numërimit, që numërojnë votat e rregullta duke nisur nga ora 08:00 deri në mesnatë dhe deri më tani, në QNR janë rinumëruar mbi 75 për qind e vendvotimeve.

Më herët gjatë janarit, KQZ-ja vendosi që të bëhej rinumërimi i plotë i votave, pasi paraprakisht kishte vendosur për rinumërim të pjesshëm për shkak të daljes në pah të mospërputhjeve të votave sa u përket kandidatëve për deputetë.

Komuna e Prizrenit vlerësohet se ka dallimin më të madh të votave në mesin e kandidatëve dhe kjo nxiti autoritetet e drejtësisë të vepronin. Javën e kaluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren u ndaluan 109 persona për manipulim të rezultatit zgjedhor. Ndaj 23 prej komisionerëve të ndaluar u shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji.

Hetime për keqpërdorime të mundshme zgjedhore kanë nisur edhe në komuna të tjera, përfshirë në Ferizaj e Malishevë.

Vetëm pas certifikimit të rezultateve, mund të konstituohet përbërja e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës, e cila më pas duhet të zgjedhë ekzekutivin e ri të vendit./ REL

16:56 Trafikuan kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurave të kafshëve, SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

By: EL
27 January 2026 at 16:56

Last Updated on 27/01/2026 by EL

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar për gjykim grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.

Të pandehurit janë, Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës dispononte një laborator të përpunimit të kokainës në Qerekë të Krujës dhe 2 ambiente mbështetëse në Tiranë dhe Durrës.

Nga hetimet rezulton se ata përdornin një biznes për të kamufluar trafikim, nëpërmjet kompanisë “Alb Lëkurë”. Ky subjekt kreu një pagesë më 11 maj të vitit 2024 me vlerë 23 mijë dollarë tek një firmë me vendndodhje në Republikën Domenikane, periudhë që u porosit edhe një sasi prej 24 ton lëkurë gjedhësh (me kripë).

Ngarkesa e ndarë në 20 paleta u nis me destinacion Portin e Durrësit në datën 17 korrik 2024 dhe një muaj më pas, Dogana e Tiranës kreu veprimet doganore dhe më pas ngarkesa u transportua drejt Mulletit, në një magazinë e përshtatur për ruajtjen e saj. Një muaj më pas, më 23 shtator, merren informacione për nisjen e një tjetër ngarkese prej 24 tonësh, që mbërriti në Portin e Durrësit më datë 8 nëntor për të cilën u paguan rreth 20 mijë dollarë të tjera.

Hetimi pati si indicie ndarjen e disa akteve nga hetimi i një tjetër çështjeje që mban datën 17 nëntor 2023 për një sasi lnde narkotike që u kap me pleh kimik në Frakull Fierit. SPAK ka dyshime që grupi kriminal mund të ketë nxjerrë drogë nga laboratori edhe për llogari të grupeve të tjera kriminale.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal 141/1 të vitit 2023 ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje narkotikësh, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët akuzohen se kanë vepruar në formën e një rrjeti kriminal të mirëorganizuar, me shtrirje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Të pandehurit janë:

Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, dhe Geis Sejfullai, të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Artjon Çaushllari (alias Gjika), i akuzuar për veprat penale:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës që përdorej nga i pandehuri, Baki Huqi, si dhe në lokalin, Bar “Tahiti”, në pronësi të të pandehurit, Baki Huqi, me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvarez dhe Baki Huqi, të akuzuar për veprat penale:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës së përdorur nga i hetuari Baki Huqi, si dhe të lokalit Bar “Tahiti”, në pronësi të të hetuarit Baki Huqi, me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Geis Sejfullai, i akuzuar për veprën penale:

“Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 paragrafi 2, i Kodit Penal.

Sipas akteve të administruara për procedimin penal 141/1 i vitit 2023, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përgatitur kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave me “lëkurë gjedhësh”, në brendësi të cilave u gjetën të fshehur 90 kg kokainë me vlerë tregu 3.6 milionë euro. Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajin korrik dhe nëntor të vitit 2024 si edhe janë magazinuar  në disa ambiente në zonën e Mulletit, Tiranë.

Nga hetimet u konkludua se në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në këto episode. Për rrjedhojë është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.141/1 të vitit 2023 në procedimin e ri penal,  141/1/1, pa autor dhe vijimin e hetimeve për veprat e mëposhtme penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Ky hetim intensiv, është drejtuar nga Prokuroria së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një sërë teknikash  të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë thelbësor për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Procedimi penal Nr. 141/1 i vitit 2023, rrjedh nga aktet e procedimit penal nr. 141 të vitit 2022 i kësaj prokurorie, i regjistruar në ngarkim të 11 të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal“. Këta të pandehur janë akuzuar respektivisht si organizatorë, financues dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, lidhur me importimin nga Kolumbia për në Shqipëri të një ngarkese me “pleh organik artificial”, dhe nga ekstraktimi i kësaj ngarkese do të përftohej një sasi prej 485.5 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë.

Përmes vendimit penal nr. 39, datë 25.6.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga ana e Gjykatës, sipas akuzave respektive, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin Nr. 58, datë 30.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndërsa ndaj një shtetasi kolumbian gjykimi vijon ende.

Meta, TikTok dhe YouTube përballen me gjyq historik për krijim të qëllimshëm varësie te fëmijët

27 January 2026 at 17:59

Tre nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në botë – Meta (Instagram), ByteDance (TikTok) dhe Google (YouTube) – përballen këtë javë me një proces gjyqësor që mund të ndryshojë përgjithmonë internetin.

Në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit ka nisur përzgjedhja e jurisë për atë që konsiderohet si një gjyq historik, ku kompanitë akuzohen se kanë dëmtuar qëllimisht shëndetin mendor të fëmijëve për përfitime financiare.

Ndërkohë, kompania e katërt e përfshirë fillimisht, Snap Inc. (Snapchat), arriti një marrëveshje javën e kaluar, duke e mbyllur çështjen për një shumë të papublikuar.

Rasti “KGM”, 19-vjeçarja që sfidon “Big Tech”

Në qendër të kësaj beteje ligjore është një 19-vjeçare, e identifikuar me inicialet “KGM”. Ajo është një nga tre paditëset që shërbejnë si “raste testuese” për mijëra padi të tjera të ngjashme që presin radhën.

KGM pretendon se përdorimi i mediave sociale që në fëmijëri i shkaktoi varësi të rëndë, duke i përkeqësuar depresionin dhe duke e çuar drejt mendimeve vetëvrasëse. Strategjia e avokatëve të paditësve është të provojnë se kjo nuk ndodhi rastësisht, por ishte rezultat i një dizajni të qëllimshëm.

Akuzat

Padia përdor një gjuhë të ashpër, duke i krahasuar taktikat e kompanive teknologjike me ato të industrisë së duhanit dhe lojërave të fatit.

“Duke huazuar teknika neurobiologjike nga makinetat e fatit dhe industria e cigareve, të paditurit përfshinë qëllimisht karakteristika dizajni për të maksimizuar angazhimin e të rinjve dhe për të rritur të ardhurat nga reklamat,” thuhet në dosje.

Nëse paditësit arrijnë të provojnë se dëmi erdhi nga “dizajni i produktit” (si p.sh. njoftimet e vazhdueshme, “scroll”-i i pafundëm), ata mund të anashkalojnë mbrojtjen që u jep Seksioni 230 – ligji që zakonisht i mbron platformat nga përgjegjësia për përmbajtjen e postuar nga përdoruesit.

Zuckerberg pritet të dëshmojë

Gjyqi pritet të zgjasë nga gjashtë deri në tetë javë dhe do të ketë dëshmitarë të profilit të lartë, përfshirë CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg. Ekspertët ligjorë e shohin këtë moment të ngjashëm me gjyqet e vitit 1998 kundër kompanive të duhanit, të cilat u detyruan të paguanin miliarda dollarë dëmshpërblim.

Mbrojtja e kompanive

Gjigantët e teknologjisë i kanë mohuar kategorikisht akuzat. Meta, në një deklaratë zyrtare, argumentoi se problemet e adoleshentëve nuk mund të thjeshtohen duke fajësuar vetëm rrjetet sociale, duke përmendur faktorë të tjerë si presioni akademik apo abuzimi me substancat. Edhe Google (YouTube) deklaroi se akuzat “thjesht nuk janë të vërteta”, duke theksuar se siguria e të rinjve është thelbësore për platformën e tyre.

Ky gjyq i hap rrugën një serie përballjesh ligjore, ku përfshihen edhe padi nga distrikte shkollore dhe mbi 40 prokurorë të përgjithshëm shtetërorë në SHBA.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Meta, TikTok dhe YouTube përballen me gjyq historik për krijim të qëllimshëm varësie te fëmijët appeared first on Sinjali.

Fermin Lopez: Dua të qëndroj te Barça për një kohë të gjatë

27 January 2026 at 17:47

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka konfirmuar se është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re me katalanasit dhe tha se prioriteti i tij ka qenë gjithmonë të luajë për Blaugranët.

Disa muaj më parë, në javët e fundit të tregut të transferimeve, emri i të riut spanjoll u lidh me Chelsean.

Tani ai është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Barcelonën. Fermin do të rinovojë kontratën e tij si një nga shtyllat kryesore të ekipit të Hansi Flick.“Doja të qëndroja te Barca, kjo ishte gjithmonë përparësia ime. Pata një verë të mirë”, tha Lopez për Mundo Deportivo.

“Jam përmirësuar shumë krahasuar me vitin e kaluar, jam rritur”, shtoi ai.“Është shumë mirë të ndihmosh ekipin me gola dhe asiste. Nuk vendos një objektiv specifik, por e di që në pozicionin që luaj, duhet të shënoj dhe të jap asiste për të qenë i dobishëm për ekipin. Jam shumë i lumtur. Shpresoj të ketë shumë të tjera.”

“Po, gjërat po shkojnë mjaft mirë. Ka ende disa detaje për t’u zgjidhur, por kam ndërmend të qëndroj te Barca për një kohë të gjatë, gjë që është gjëja më e rëndësishme për mua. Sinqerisht, shpresoj të ndodhë së shpejti. Jam shumë i lumtur”, tha ai për kontratën e tij të re.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fermin Lopez: Dua të qëndroj te Barça për një kohë të gjatë appeared first on Sinjali.

Momente të sikletshme, presidenti nigerian rrëzohet pas ceremonisë së mirëseardhjes në Turqi

27 January 2026 at 17:38

Presidenti nigerian, Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave, ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat. Pak çaste më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu u ngrit shpejt në këmbë dhe u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Pavarësisht incidentit, programi zyrtar vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër.

VIDEO KËTU

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Momente të sikletshme, presidenti nigerian rrëzohet pas ceremonisë së mirëseardhjes në Turqi appeared first on Sinjali.

Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë

27 January 2026 at 17:28

Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona.

Në mes të trazirave, valuta iraniane, riali, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.5 milion rialë më 27 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “shpreson” që të mos ketë nevojë për veprim ushtarak ndaj Iranit, por ai po ashtu ka dërguar një “flotë” në rajon, duke refuzuar që të heqë nga opsionet sulmet ajrore si përgjigje ndaj shtypjes së protestuesve, kryesisht paqësorë, të cilët dolën në rrugë javët e fundit për të kërkuar veprime për të ndalur inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme të protestave në Iran, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve, përfshirë të forcave të sigurisë, tani ka arritur në 6.126, ndërsa numri i viktimave që ende po hetohen është 17.091.

Disa vlerësime nga zyrtarë të cituar jozyrtarisht nga media të ndryshme janë disa herë më të larta.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për Axios në një intervistë më 26 janar se situata me Iranin “po ndryshon” sepse ai ka dërguar një “flotë të madhe” në rajon, me një grup sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë në ujërat e Lindjes së Mesme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.

Por, Trump shtoi se mendon që Teherani vërtet dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump.

Protestat nisën më 28 dhjetor në tregjet e kryeqytetit iranian, Teheran, mes zemërimit të tregtarëve për kushtet e rënda ekonomike. Demonstratat u përhapën me shpejtësi në mbarë shtetin dhe u shndërruan në protesta kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardit të jetesës dhe shtypjes së lirive.

Rënia e rialit kundrejt dollarit vjen në një kohë kur norma vjetore e inflacionit ka arritur në 44.6 për qind, përfshirë një rritje gati 90 për qind nga viti në vit të çmimeve të ushqimeve. Ekonomia e Iranit është përballur me vështirësi për vite të tëra për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe pasojave të luftës 12-ditore që zhvilloi me Izraelin qershorin e vitit të kaluar.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe raportet e verifikuara nga organizatat për të drejtat e njeriut duket se tregojnë se shtypja e dhunshme arriti kulmin më 8 dhe 9 janar, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Në mes të një ndalese disajavore të internetit, informacionet për përmasën reale të shtypjes së dhunshme të protestave vazhdon të dalin gradualisht.

Grupi monitorues, NetBlock, në raportin ditor të publikuar më 26 janar, tha se ndërprerja e qasjes në internet vazhdon, edhe pse kishte raportime se ka qasje të kufizuar në internet.

Një zëdhënës i Qeverisë iraniane tha më 27 janar se qasja në internet u ndal për të “ruajtur jetën e njerëzve”, edhe pse nuk e shpjegoi se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë.

Megjithatë, imazhe të reja të shtypjes vazhdojnë të shfaqen online, ndërsa iranianët përpiqen të tregojnë sa i ashpër ishte reagimi i dhunshëm.

Kanali Vahid Online publikoi imazhe të reja që treguan forcat qeveritare duke qëlluar drejtpërdrejt ndaj protestuesve në qytetin Amol mbrëmjen e 9 janarit, duke kundërshtuar pretendimet e autoriteteve se vrasjet janë kryer nga “terroristë” dhe jo nga agjentët e sigurisë së shtetit.

Në këto imazhe, oficerë në uniformë të armatosur me pushkë kallashnikov duken duke marrë në shënjestër rrugët dhe duke qëlluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë appeared first on Sinjali.

28 komuna e përmbyllin procesin e rinumërimit

27 January 2026 at 17:18

Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 28 komuna e përmbyllin procesin e rinumërimit appeared first on Sinjali.

Inspektorët ndërpresin “punimet e kundërligjshme” të kompleksit banesor te Liqeni Akumulues

27 January 2026 at 16:59

Inspektorët kanë ndërprerë punimet në kompleksin banesor të kompanisë “AZ Building” në Mitrovicë të martën. Arsyetimi është se ndërtimi i kompleksit pranë Liqenit Akumulues po kryhej në mënyrë të kundërligjshme.

Drejtori i Inspeksionit, Mujë Igrishta, bashkë me inspektorët në vendngjarje, kanë evidentuar shkeljet dhe kanë vendosur shiritat për ndalimin e punimeve të mëtejme.

Igrishta ka thënë se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet.

“Drejtoria e Inspekcionit sot ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor që po kryhej në mënyrë të kundërligjshme në rrugën ‘Liqeni’, pranë Liqenit Akumulues,” thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës në Facebook.

Që nga viti i kaluar, kompania përgjegjëse pati lajmëruar ndërtimin e kompleksit, duke e cilësuar si gjigant, të parin e këtij lloji, dhe të vendosur në një nga zonat më të bukura të Mitrovicës, pranë Liqenit Akumulues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorët ndërpresin “punimet e kundërligjshme” të kompleksit banesor te Liqeni Akumulues appeared first on Sinjali.

‘Nëna e të gjitha marrëveshjeve’: BE dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare

27 January 2026 at 16:53

India dhe Bashkimi Evropian kanë finalizuar një marrëveshje historike të tregtisë së lirë, e cila u përshëndet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si “mëmë e të gjitha marrëveshjeve”.

Kjo marrëveshje vjen pas pothuajse dy dekadash negociatash të ndërprera midis Indisë dhe BE-së, të cilat janë përshpejtuar ndjeshëm gjatë gjashtë muajve të fundit dhe përfunduan vonë të hënën në mbrëmje.

Marrëveshja pritet të hapë tregun e gjerë dhe tradicionalisht të mbyllur të Indisë për 27 vendet anëtare të BE-së, me fokus në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

Ajo do të lehtësojë qasjen e tregut për produktet kyçe evropiane, përfshirë makinat dhe verërat, në këmbim të lehtësimit të eksporteve të tekstileve, bizhuterive dhe barnave. Marrëveshja pritet të dyfishojë eksportet e BE-së drejt Indisë deri në vitin 2032, duke eliminuar ose ulur tarifat në 96.6% të mallrave të tregtuara sipas vlerës, dhe do të sjellë kursime prej 4 miliardë eurosh për kompanitë evropiane, sipas BE-së.

Tarifat do të reduktohen në zero për një gamë të gjerë produktesh industriale, duke përfshirë pothuajse të gjithë hekurin dhe çelikun, plastikat, kimikatet, makineritë dhe barnat, njofton theguardian, transmeton Sinjali.

“Europa dhe India po bëjnë histori sot,” tha von der Leyen pas mbërritjes në Delhi, ku takoi kryeministrin indian, Narendra Modi, të martën. “Ne kemi përfunduar mëmën e të gjitha marrëveshjeve. Kemi krijuar një zonë tregtare të lirë për 2 miliardë njerëz, me përfitime për të dyja palët.”

Von der Leyen kishte theksuar më parë se priste që eksportet drejt Indisë të dyfishoheshin pas marrëveshjes, me BE-në që i jepet qasje e paprecedentë në tregun tradicionalisht të mbrojtur indian.

Marrëveshja duhet të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së, Parlamenti Evropian dhe kabineti indian përpara se të hyjë në fuqi.

Kjo marrëveshje tregtare është pjesë e një serie marrëveshjesh të shpallura në një samit të martën, ndërsa BE-ja dhe India përballen me tarifat e Donald Trump, ndikimin ekonomik të Kinës dhe pushtimin rus të Ukrainës. Palët po ashtu do të nënshkruajnë një pakt sigurie për të thelluar bashkëpunimin mbi sigurinë detare, kërcënimet hibride dhe luftën kundër terrorizmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘Nëna e të gjitha marrëveshjeve’: BE dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare appeared first on Sinjali.

IKSHPK paralajmëron: Uji i pijshëm nuk rekomandohet në disa zona të Kosovës

27 January 2026 at 16:49

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Sipas IKSHPK-së, ka zona ku uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Prishtinës:

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc

Vragoli

Rajoni i Ferizajt:

Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë)

Rajoni i Gjilanit:

Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë

Rajoni i Pejës:

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë

Rajoni i Gjakovës:

Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë

Rajoni i Prizrenit:

Malishevë

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHPK paralajmëron: Uji i pijshëm nuk rekomandohet në disa zona të Kosovës appeared first on Sinjali.

Krerët e shtetit përkujtojnë viktimat Holokaustit: Kemi qenë edhe vetë viktima të gjenocidit

27 January 2026 at 16:42

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurorë me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, e cila ishte pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.

Kurti ka theksuar se kjo ditë i kushtohet përkujtimit të të gjitha viktimave të Holokaustit, të cilët u vranë, u dogjën në krematoriume apo humbën jetën nga kushtet çnjerëzore në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka nënvizuar se këto krime mizore çuan në njohjen ndërkombëtare të konceptit të gjenocidit.

“Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit,” ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se, duke qenë edhe vetë viktimë e gjenocidit, dëbimit dhe spastrimit etnik, populli i Kosovës ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që kanë përjetuar krime të tilla.

Sipas Kurtit, përkujtimi i viktimave të Holokaustit bëhet për të mos harruar vuajtjet dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krerët e shtetit përkujtojnë viktimat Holokaustit: Kemi qenë edhe vetë viktima të gjenocidit appeared first on Sinjali.

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

27 January 2026 at 16:37

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njofton rel.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime appeared first on Sinjali.

“Në lule të ballit…”, një person kërcënoi avokatët dhe protestuesit e arrestuar te gjykata e Tiranës/ VIDEO

By: Ela
27 January 2026 at 17:58

Një incident raportohet të ketë ndodhur teksa po mbahej masa e sigurisë për 19 personat e arrestuar pas protestës së opozitës para kryeministrisë më 24 janar. Incidenti ndodhi brenda hollit të gjykatës së Tiranës, ku një person kërcënoi me jetë avokatët që mbrojtën protestuesit. Ai u është drejtuar me fjalët ‘kriminele që meritojnë ta kenë […]

The post “Në lule të ballit…”, një person kërcënoi avokatët dhe protestuesit e arrestuar te gjykata e Tiranës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Siçilia buzë greminës, toka çahet 4 kilometra

By: Elva
27 January 2026 at 17:56

Rreth 1,500 banorë të qytetit Niscemi në Siçili janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre pas një rrëshqitjeje masive dheu, e shkaktuar nga reshjet e dendura të sjella nga cikloni Harry. Stuhia e fuqishme që goditi Italinë jugore javën e kaluar ka krijuar një çarje rreth 4 kilometra të gjatë në një shpat kodre, e […]

The post VIDEO/ Siçilia buzë greminës, toka çahet 4 kilometra appeared first on BoldNews.al.

Pas Nestle, disa kompani tërheqin qumështin e bebeve, dyshime për kontaminim

By: Ela
27 January 2026 at 17:42

Pas Nestle, kompani të mëdha të industrisë së qumështit, si Danone, Lactalis dhe Vitagermine, kanë nisur tërheqjen nga tregu të qumështit pluhur për foshnja, si pasojë e dyshimeve për kontaminim me cereulide, një toksinë e dëmshme, që shkakton të vjella dhe diarre zakonisht 30 minuta pas konsumimit. Kontaminimi dyshohet se ka nisur në fillim të […]

The post Pas Nestle, disa kompani tërheqin qumështin e bebeve, dyshime për kontaminim appeared first on BoldNews.al.

Pas ‘shpërthimit’ të Brooklyn, familja Beckham del për herë të parë në publik

By: Elva
27 January 2026 at 17:37

Familja Beckham ka bërë paraqitjen e saj të parë publike së bashku në Paris, pas polemikave të fundit që shpërthyen në rrjetet sociale lidhur me marrëdhëniet mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij. David dhe Victoria Beckham u shfaqën të shoqëruar nga fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper gjatë Javës së Modës së Lartë […]

The post Pas ‘shpërthimit’ të Brooklyn, familja Beckham del për herë të parë në publik appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni datat më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur

By: Ela
27 January 2026 at 17:34

Dita juaj e dasmës nuk është thjesht një festë, është një vendim i marrë me dashuri dhe siguri. Për çiftet që janë të fejuar ose në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, astrologjia mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në zgjedhjen e një date që është vërtet “e shkruar në yje” për të ardhmen […]

The post Zbuloni datat më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur appeared first on BoldNews.al.

Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës

By: Ela
27 January 2026 at 17:28

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më i madh i studentëve, po punohet çdo ditë për ngritjen e kampusit të Kolegjit Europian, një kolegj elitar i cili shtrihet në vetëm 3 qytete në botë: në Bruges të Brukselit, Natolin të Polonisë dhe që nga viti 2024, aktiviteti […]

The post Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës appeared first on BoldNews.al.

Gripi në kulmin e tij, mbi 18 mijë të prekur në javë

By: Elva
27 January 2026 at 17:06

Gripi është në kulmin e qarkullimit dhe në pikun e infektimeve. Ditët e fundit të janarit kanë rritur ndjeshëm sëmundshmërinë në popullatë, si edhe format e rënda të shkaktuara nga nëntipi AH3N2 dhe AH1N1. Instituti i Shëndetit Publik raporton 18.500 raste të prekura vetëm javën e fundit, por shifrat reale janë shumë më të larta, […]

The post Gripi në kulmin e tij, mbi 18 mijë të prekur në javë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌