Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli thekson se mungesa e fondeve për ndihmën ekonomike, barnat, fermerët apo pensionet lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe klientelizmin e pushtetit. […]
Në studion e “Çim Peka Live”, i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike dhe gjendjen e partive shqiptare. Vangjeli kritikoi ashpër partitë politike, duke thënë se ato janë shndërruar në grupe interesi që përfitojnë nga pushteti dhe pasuritë publike. Ai theksoi se sistemi ka degraduar dhe është bërë i korruptuar, ku partitë kryesisht ajo e PS është kthyer në “gardën personale” të një grushti të ngushtë.
Në përgjigje, Çim Peka theksoi se opozita nuk ka ndalur së luftuari, por ndryshimi mund të vijë vetëm përmes një rithemelimi të politikës, duke theksuar se ka ende mundësi për një ndryshim të vërtetë. Ai shtoi se është koha që të fillojnë veprimet konkrete për të përmbysur këtë sistem të dështuar.
Pjesë nga debati:
Vangjeli: PS ka vetëm emrin e trashëguar, ka ndryshuar në formë, në përmbajtje, në qëllime dhe gjithçka tjetër. Para se të dalë jashtë ligjit, apo të shkatërrohet, kjo parti ka nevojë të themelohet dhe të kthehet në vlerat e saj të mëparshme. Më shumë se shkatërrimi i kësaj partie, ka të bëjë me rithemelimin. Dhe më shumë se vetëm emri i PS-së, ka të bëjë me sistemin politik në Shqipëri, ku të gjitha partitë politike janë kthyer në garda personale të interesave të një grushti njerëzish. Nga partitë politike në vend, nga PS buron e gjithë pushteti, pasuria, suksesi, gjithçka.
Si janë partitë, ashtu është edhe shteti vetë dhe kjo krizë…
Peka: Kur shikon këto video dhe dosje, a të vjen neveri që e ke mbështetur këtë parti?… Nuk po them se e ke votuar, po e paskë votuar.
Vangjeli: Dënim më pak në vitet e kaluara, por nuk ishte kjo ligësia. Sot nuk ka politikë. Ne jemi vëzhgues të kësaj dhe po e them, një nga dëmet më të mëdha që i ka shkaktuar ky tranzicion që s’ka mbarim në Shqipëri, është denatyrimi i forcave publike, të cilat përbetohen në emër të qytetarit, por në fakt janë zëdhënës dhe dominuese të fatit të një grupi të vogël individësh.
Peka: Unë, kur shoh këto video dhe dosje, më kujtohet vetëm një i sinqertë nga grupi Muc Nano: “Të mblidhemi të gjithë, ta rrëzojmë, të gjithë bashkë.” Ai ka thënë që Rama i ka marrë parasysh… është kjo thënie.
Vangjeli: Pavarësisht se duket kaos në këtë moment, pavarësisht defekteve të pafundme që ka sistemi dhe faktorëve lokalë, kam përshtypjen, edhe me mbështetje të faktorëve të tjerë që imagjinojmë, por nuk kemi prova, do të duhet të rithemelohet nga e para.
Nga dhjetori i ’90-s, janë vetëm dy emra aktivë në politikë: Sali Berisha dhe Edi Rama.
Peka: Në kulmin e skandalit me Ballukun, ta fyesh studion… Por banalitet, ta fyesh studion në kulmin e skandalit me Ballukun dhe Ervis Agasin… Këtu leksione pluralizmi, jo beja Bajrama Begajt. Ke marrë ndonjë shishe që nuk flet ti apo jo?
Vangjeli: Nuk kam marrë shishe.
Peka: Janë 33 milionë euro për k*rv*n e mediave, ti nuk flet dot!
Vangjeli: Unë nuk flas dot? Le të marrin çdo qindarkë…
Peka: Jeni bërë njësoj, nuk flisni dot.
Vangjeli: Të thëmë konkretisht? Kemi një shprehje, tek ajo nga kanë dalë vafshin, brenda… Denoncimin çdo maskara që ka marrë çdo qindarkë… Si e doni, morë, r*rbt ku t’ke…
Lorenc Vangjeli vlerëson ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe shoqëria shqiptare që nga dhjetori i vitit 1990, duke e përshkruar transformimin si të jashtëzakonshëm, të paprecedent dhe të pamendueshëm. ”Ka kaluar një brez i tërë që nga dhjetori ’90, dhe nëse bëhet një krahasim me situatën sot, ndryshimi është i jashtëzakonshëm”’,-tha Vangjeli. Ai theksoi se rruga që ka ndjekur vendi dhe shoqëria…
Nga Lorenc Vangjeli A mund të pezullohet veprimtaria e një anëtari të qeverisë? Ka të drejtë një gjykatës dhe një prokuror që të largojnë nga detyra deputetin ministër apo ministrin deputet? A ka shkelur gjykata e posaçme kompetencat e kryeministrit kur kërkon pezullimin e anëtarit të kabinetit? Dhe mbi të gjitha, a ka frakturë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve?
Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar denoncon se prej vitesh po përballet me një padrejtësi flagrante nga institucionet shtetërore. Qytetari Arben Kalemaj është diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Më 9 maj 2022, shërbimi i kardiologjisë pranë QSUNT e ka referuar rastin e tij në Komisionin Mjekësor të Caktimit […]
Analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita duhet të jetë gjithmonë një hap përpara në çështjet që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE, qoftë edhe për arsye pragmatiste. Sipas tij, diskutimi për Evropën ka ndryshuar në thelb. Vangjeli nënvizoi se, pavarësisht problemeve apo diferencave të mëdha me vendet e tjera evropiane, zgjerimi i kufijve politikë të Bashkimit Europian do të sillte garanci…
Nga Lorenc Vangjeli Në Uashington, një shishe parfumi me emrin Trump, linja Victory 45-47, kushton rreth 250 dollarë. Dy shishe njëkohësisht kushtojnë 200 dollarë. Rikthimi triumfator i amerikanëve në Siri, simbolikisht ka “kushtuar” po kaq. Një politikan atipik si presidenti Trump, njeriu që po rishkruan ndryshe arkitekturën e re botërore në më pak se një vit presidencë, bëri atë që dy…
Nga Lorenc Vangjeli Belatë e Ramës kanë portrete të ndryshme. Bela është e rradhës. Rama, mbasi pa të rrëzoheshin njëri pas tjetrit Berishën e Metën në ingranazhet e drejtësisë, mbasi përballë i mbeti vetëm një opozitë me vaj qyqeje mbi çati, mbasi pa sesi drejtësia po i merrte ish-miqtë që i lëshonte më shumë prej hirit vetjak se pahirit të të tjerëve, sot është në mes të skenës…
Nga Lorenc Vangjeli Mandati i parë i Edi Ramës në 2013-ën shpjegohet me epërsinë e strategjisë politike, sinergjisë njerëzore si dhe qortimit të gabimeve të së shkuarës. E majta mundi të bashkojë dy grupimet e saj më të mëdha, PS e LSI dhe rezultati ishte shifra prej një milion votash përballë një PD-je me individë të pasur, klane edhe më të ngopur dhe me shumicën dërmuese të ministrave që mezi…
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se, në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro .
Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.
Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024. Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror. Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro.
Partia Demokratike ka kritikuar aksionin e qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje pranë Liqenit të Farkës, duke e cilësuar si një “show” mediatik. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, nëse qeveria do të vepronte realisht, aksionet duhet të kishin nisur nga qendra e Tiranës, ku po ngrihen kullat shumëkatëshe, të cilat PD i […]
Nga Albert Vataj Ajo nuk është prej 20 vitesh, edhe emrat, kontributorët që e lartësuan në adhurim atë, shumë prej tyre i përkasin përjetësisë, disa kanë ikur larg, ato që kanë mbetur, janë kujtesa e gjallë e e saj krijese që erdhi për të mëkuar më shumë se humor, dritën e bukur të shpirtit që çel e qeshura. Padyshim, një nga thesaret e Tiranës, një nga ato shprehje ikonike të shpirtit të bukur…
Zgjedhjet në Tiranë më 9 nëntor janë pezulluar sot nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin nga Presidenti Begaj. Analisti Lorenc Vangjeli thotë se ky zhvillim është pjesë e funksionimit normal të sistemit institucional në vend. Për të do të ishte shumë e vështirë të imagjinohej që në datën 9 nëntor do të ketë zgjedhje në bashkinë e Tiranës për shkak të afateve të ngushta.
Nga Lorenc Vangjeli Këmbëzën e pistoletës që qëlloi gjyqtarin e shkeli një individ i vetëm, por pistoletën e tij e mbajtën në duar shumë e shumë protagonistë të tjerë. Janë bërë bashkë në krim personazhe politikë, individë të tjerë pa emër, akte të vjetër politikë dhe akte të miratuara rishtaz, halle të hershme dhe të rishpikura sërish nga hiçi. Atë armë e mbajti në duar dhe e mban sërish…
Zëdhënësja e Antikorrupsion, Genta Vangjeli në një dalje për mediat ka bërë një denoncim lidhur me një tender në Bashkinë e Tropojës. Tenderi ka të bëjë me objektin “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë. Ndërkaq, Komisioni i Prokurimit Publik, ka kërkuar rivlerësim të kontraktorit. […]
Partia Demokratike ka denoncuar dy tendera të dyshimtë të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, të cilët sipas opozitës kanë shkelur parimet e transparencës dhe konkurrencës reale, duke çuar në një shpërdorim fondesh prej 7.5 milionë euro. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se të dy tenderat u zhvilluan […]
TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Partia Demokratike ngriti sot dyshime, lidhur me tenderin që është zhvilluar nga AKSHI për sistemin e Gjendjes Civile.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli tha se, “nga viti 2022 deri në vitin 2025, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka tenderuar plot 8.5 milionë euro për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile”.
“Sot, edhe pse janë tenderuar miliona euro, Kryeministri pranon publikisht se sistemi i gjendjes civile vazhdon të ketë probleme serioze”, tha Vangjeli.
Vangjeli iu drejtua me një pyetje zyrtare Kryeministrit Edi Rama, se ku ndodhet paratë e shpenzuara për sistemin e Gjendjes Civile, ndërsa u kërkon organeve të drejtësisë të mos heshtin.
“Ku kanë shkuar 8.5 milionë euro të tenderuara gjatë tre viteve të fundit, nëse sistemi i gjendjes civile vijon të ketë probleme serioze? A ekziston vullneti i organeve të drejtësisë për të hetuar këto miliona euro të shpenzuara në një prej institucioneve më problematike të vendit, apo do të vazhdojë sërish heshtja”, tha Vangjeli.
Shkrim homazh për reformatorin e madh të arsimit shqiptar: Mirash Ivanaj (12 mars 1891 - 22 shtator 1953)
Nga: Saimir Kadiu
- A e more vesh, mor ti?
- Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?
- Je i dënuar me shtatë vjet burg!
- Po për ç’ka jam dënue mor zotni?
- Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
- Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.
- Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.
- Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?
- Mbylle gojën se je i dënuar!
Me këto dialogje, pjesë e farsës bolshevike, regjimi dënoi me shtatë vjet heqje lirie kryereformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn.
Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të Mirash Ivanajt.
Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:
- Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua - i tha Bedri Spahiu, asokohe ministër i Arsimit.
- Jo pikëpamjet, por bindjet e mia - e korrigjoi Mirashi. - T’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar.
- Atëherë nuk qenke tjetër veçse një plak matuf - iu shfry Mehmet Shehu.
- Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë, do të ndiqja të njëjtën rrugë.
Disa javë para ditës së lirimit nga burgu ai i ka dërguar drejtorit një letër ku i kërkonte atij ta mbante në burg se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar.
Por, i dërrmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, mbylli sytë përjetë.
U shua ne spitalin e Tiranës, pas një ndërhyrjeje të thjeshtë kirurgjikale, në moshën 62-vjeçare.
Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasnai, si dhe ish-laboranti i spitalit, Enis Boletini, tregojnë se në spital u muar vesh që trupi i Mirash Ivanajt gjendej në auditorët e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë, për eksperiment e demonstrim mësimor. Për ironinë tragjike të fatit, ai i shërbeu arsimit shqiptar edhe i vdekur.
Dhjetë vjet më pas, më 1963-in, kur të afërmit e Nikolla Ivanajt e nxorën nga vendi ku e kishin hedhur - për ta varrosur njerëzisht në varrezat e Sharrës - e gjetën të hedhur në gropë pa emër, pa arkivol, përmbys me fytyrë përdhe si një të burgosur të cilin e dënojnë përsëri pas vdekjes.
Kush ishte Mirash Ivanaj?
I lindur në Podgoricë, rridhte nga një familje patriotike prej viseve shqiptare të Malit të Zi.
Intelektual klasi dhe patriot i vendit te tij. Shkrimtar, eseist, m[sues, publicist, humanist ...
I lauruar në Rome për Filozofi dhe Jurisprudencë, Ivanaj ishte edhe një poliglot me plot shtatë gjuhë të "gjalla" dhe tri "vdekura".
Megjithëse ishte admirues i Zogut, ai ishte kritik i gjendjes mjerane të arsimit shqiptar.
E pranoi me dëshirë ofertë e Mbretit Zog për të reformuar arsimin shqiptar.
Mori portofolin e ministrit të Arsimit në vitin 1933 (pas vdekjes se Hilë Mosit), në Qeverinë e Pandeli Evangjelit.
Madhështia intelektuale, patriotizmi i nivelit me të lartë dhe gjendja mjerane e arsimit shqiptar ne vitet 30’ ishin “nxitësit” e Ligjit Ivanaj.
Në shtator të vitit 1934, paraqiti Ligjin e ri për Arsimin, duke e bërë pesëvjeçaren fillore arsim të detyruar. Krijoi gjithashtu institute edukuese dytësore të ndryshme. "Ligji i Arsimit", ose siç u bë i njohur si "Ligji Ivanaj" ishte ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës se qeverise Evangjeli.
Qëllimi i reformës së ministrit Ivanaj ishte që shkolla shqipe të kishte karakteristikat dhe fizionominë e saj, të ishte laike, shtetërore, kombëtare e demokratike, me tekste bashkëkohore të ngjashme me shkollat e Perëndimit dhe të edukonte e orientonte në atë drejtim brezin e ri. Këto ide kërkoi të sanksionoheshin me ligj dhe, në shumë raste, ia arriti qëllimit edhe për shtetëzimin e shkollave private, veçanërisht ato italiane dhe greke.
“Shkolla jonë, duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë, me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor” (ky fragment i shkurtër është shkëputur nga fjala e mbajtur prej Mirash Ivanajt, si ministër i Arsimit Kombëtar, në Parlamentin shqiptar, më 10 prill 1933).
Më 30 gusht 1935, ai dha dorëheqjen në shenjë proteste pasi Gjykata e Hagës detyroi qeverinë shqiptare që të moderonte politikat e saj ndaj shkollave minoritare. Emërohet kryetar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i Mbretit Zog deri më 7 prill 1939.
Ishte absolutisht kundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe bashkë me miqtë e tij, Safet Butka dhe Qemal Butka, mobilizoi studentët shqiptarë në protestat kundër pushtimit.
U largua nga Shqipëria drejt Turqisë në vitin 1939, duke refuzuar pushtimin fashist te vendit. Ai u largua nga atdheu bashkë me vëllain Martin Ivanaj, jurist i shquar, kryetar i Gjykatës së Diktimit si dhe miqtë e tij, arkitektin Qemal Butka dhe filozofin Branko Merxhani, si një refuzim ndaj pushtimit italian të Shqipërisë dhe si një shpëtim për jetën e tyre.
E ka shpjeguar vetë këtë mërgim në ditarin e jashtëzakonshëm: “Na, që shpëtimin e gjetëm në t’ikun”! Kthehet në Shqipëri në tetor 1945 i kërkuar edhe nga Gjergj Kokoshi dhe i bindur që nuk kishte asnjë mëkat mbi shpine.
Autoritetet e larta i luten që të shpallë kandidaturë për deputet nga ana e Frontit Demokratik, gjë për të cilën refuzoi. Punoi në Shkollën Pedagogjike të Tiranës nga nëntori i 1945 deri më 15 maj 1946, kohë kur u arrestua si "agjent i anglezëve".
Cili ishte mëkati i Mirash Ivanajt?
"Mëkati" i vetëm ... i preu bursën më 6 shkurt 1934, në kohën që ishte ministër i Arsimit "ngelsit" Enver Hoxha.
Thuhet që kur Mirash Ivanaj u kthye në Shqipëri, u prit nga vetë Enver Hoxha, i cili me stilin e tij thumbues i thotë: "Shiko si po të presim ... jo si ty që më hoqe bursën".
Mund të qëndronte në Turqi. Por, erdhi për të bërë Shqipërinë dhe u dënua nga gjykata e teneqexhinjve dhe harbuteve provincialë.
Në këtë mënyrë Shqipëria humbi “ministrin e hekurt” te Arsimit shqiptar, siç e ka quajtur studiuesi i shquar Lazër Radi. Padyshim, me i madhi ministër i Arsimit në historinë 112-vjeçare të shtetit shqiptar.
Për ironi te fatit, asokohe, ministër i Arsimit ishte një nga katilët e gjyqeve të pasluftës: Bedri Spahiu. Vdiste i vrarë Mirash Ivanaj dhe arsimin e "reformonte" Bedri Spahiu dhe populli "liridashës" dhe "arsimdashës" për këtë kriminel kishte "kënduar": “Dridhen armiqtë / Porsi miu / I gjykon Bedri Spahiu"!
Një nga këta "armiq" ishte edhe Mirash Ivanaj dhe "krimi" i tij ishte sepse e donte Shqipërinë.
Partia Demokratike pretendon se Edi Rama ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak se administrata publike po i refuzonte të zbatonte urdhrat e paligjshëm të tij. “Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë […]
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të dyshuar klientelizmi në Bashkinë e Tropojës, ku sipas saj tenderat publikë vazhdojnë të përfundojnë në kompani me lidhje familjare me drejtuesit lokalë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se tenderi me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond […]