Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Nga kujtim në kontribut/ Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri

By: Elva
31 January 2026 at 08:36

Në një epokë ku emigracioni shqiptar po shënon një valë të re, fëmijët që rriten mes dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave përballen me sfida që shkojnë përtej integrimit shoqëror. Ata bartin kujtimet emocionale të një “atdheu” që shpesh e njohin vetëm përmes prindërve, ndërsa mësojnë të ndërtojnë përkatësinë e tyre në një realitet […]

The post Nga kujtim në kontribut/ Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

By: Elva
31 January 2026 at 08:29

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot appeared first on BoldNews.al.

Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture

By: Elva
31 January 2026 at 08:24

Në kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gumëzhin si një qytet i përkohshëm. Durrësi, Vlora, Saranda me rrugë të ngjeshura, parkime të improvizuara dhe plazhe që e humbin dallimin mes rërës dhe turmave. Në ato ditë të nxehta, turizmi kthehet në stres-test. Një vend që e do vëmendjen, por që shpesh i mungon kapaciteti për ta […]

The post Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik

By: Elva
31 January 2026 at 08:12

Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për më shumë detaje.

The post Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik appeared first on BoldNews.al.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

By: Elva
31 January 2026 at 08:01

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, kryesisht përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim […]

The post Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 30 January 2026Main stream

Ish-ministri gjerman hedh idenë e bombës atomike europiane: Duhet të mbrohemi vetë

By: Elva
30 January 2026 at 22:55

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke deklaruar se Europa nuk mund të mbështetet më plotësisht te garancitë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer tha se situata globale ka ndryshuar ndjeshëm dhe se Bashkimi Evropian duhet të […]

The post Ish-ministri gjerman hedh idenë e bombës atomike europiane: Duhet të mbrohemi vetë appeared first on BoldNews.al.

“BKH mund t’i shkojë Ramës në zyrë”/ Gazetari: Kaseta tregon se vrasjet e 21 Janarit janë bërë me urdhër

By: Elva
30 January 2026 at 22:37

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit mund t’i shkojnë në zyrë kryeministrit Edi Rama për t’i marrë deklarime në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, nëse ai nuk paraqitet vetë në SPAK. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha u shpreh se kaseta që ka dorëzuar së […]

The post “BKH mund t’i shkojë Ramës në zyrë”/ Gazetari: Kaseta tregon se vrasjet e 21 Janarit janë bërë me urdhër appeared first on BoldNews.al.

Arroganca e kryeministrit me fermerët në Divjakë, Berisha: Ky është debati me Ramaduron

By: Elva
30 January 2026 at 22:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, duke e cilësuar mënyrën e komunikimit të tij si arrogante dhe përçmuese. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ajo që u pa gjatë këtij takimi ishte një model i përsëritur i sjelljes së kryeministrit […]

The post Arroganca e kryeministrit me fermerët në Divjakë, Berisha: Ky është debati me Ramaduron appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi në BBVK? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

By: Elva
30 January 2026 at 21:46

Pak minuta para nisjes së Prime-it të radhës të Big Brother VIP Kosova, një situatë e papritur ka shkaktuar shqetësim brenda shtëpisë dhe te publiku. Elijona është nisur me urgjencë drejt spitalit, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi gjendjen e saj shëndetësore. Largimi i saj ndodhi vetëm pak çaste para fillimit të spektaklit live, […]

The post Çfarë ndodhi në BBVK? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen bisedat mes Musk dhe Epstein: Kur do të vij në ishullin tënd?

By: Elva
30 January 2026 at 20:50

Dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë nxjerrë në dritë emaile të shkëmbyera mes Elon Musk dhe Jeffrey Epstein në fund të vitit 2013, ku flitet për një vizitë të mundshme në ishullin privat të Epstein në Karaibe. Sipas dokumenteve, më 13 dhjetor 2013, Musk i shkruante Epstein-it se do të […]

The post Zbardhen bisedat mes Musk dhe Epstein: Kur do të vij në ishullin tënd? appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Rasti i Irena Gjokës, njolla më e turpshme e drejtësisë së re

By: Elva
30 January 2026 at 20:31

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se çështja e gjyqtares Irena Gjoka përfaqëson një nga episodet më të errëta dhe më të turpshme të drejtësisë së re në Shqipëri. Në një intervistë për SYRI TV, Bushati tha se është faktuar se Gjoka ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit dhe se procesi i vetingut të saj është […]

The post Bushati: Rasti i Irena Gjokës, njolla më e turpshme e drejtësisë së re appeared first on BoldNews.al.

Gjenerali gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy vitesh

By: Elva
30 January 2026 at 20:08

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s brenda dy deri në tre viteve të ardhshme dhe se Gjermania do të ishte në qendër të një konflikti të mundshëm. Gjenerallejtënanti Gerald Funke, Shefi i Shtabit të Komandës së Përbashkët të Mbështetjes së Bundeswehr-it, tha se një nga […]

The post Gjenerali gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy vitesh appeared first on BoldNews.al.

Fundi i Janarit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut

By: Elva
30 January 2026 at 19:32

Janari 2026 po mbaron, por për disa shenja të zodiakut, viti sapo ka filluar të zbulojë aspektet e tij më bujare. Sipas tendencave astrologjike, tre shenja të zodiakut janë në një periudhë veçanërisht të favorshme, ku fati, intuita e duhur dhe mundësitë e papritura punojnë pothuajse në harmoni. Qofshin zhvillime financiare, vendime të zgjuara apo […]

The post Fundi i Janarit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut appeared first on BoldNews.al.

Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin

By: Elva
30 January 2026 at 18:46

Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një forcë të madhe ushtarake pranë Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Sipas mediave ndërkombëtare, administrata e Donald Trump ka dislokuar të paktën 12 anije luftarake, disa nëndetëse dhe dhjetëra avionë luftarakë, duke krijuar një kapacitet të fuqishëm për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Pesha kryesore e një sulmi […]

The post Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin appeared first on BoldNews.al.

Hamburg/ Dy persona humbin jetën pasi ranë mbi shina në stacionin e metrosë

By: Elva
30 January 2026 at 18:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Hamburgut, në Gjermani, ku dy persona humbën jetën në një stacion metroje pas një incidenti të dhunshëm që po hetohet si vrasje. Sipas policisë gjermane, rreth orës 22:07, një vajzë 18-vjeçare po priste trenin në platformën e linjës U1, kur një 25-vjeçar […]

The post Hamburg/ Dy persona humbin jetën pasi ranë mbi shina në stacionin e metrosë appeared first on BoldNews.al.

“Evita”, perandoria (aspak) e fshehtë e Klodian Allajbeut, nga skandali i “Hemodializës” tek miliardat sekrete të Covid

By: Elva
30 January 2026 at 18:00

Nga Boldnews.al  Biznesmeni i spitaleve, Klodjan Allajbeu, nuk ka qenë asnjëherë pronar zyrtar i kompanisë farmaceutike, ‘Evita” shpk. Megjithatë, është një sekret publik se ai i kontrollon fijet e shoqërisë që doli nga hiçi në vitin 2014 dhe u shndërrua në një prej përfituesve më të mëdhenj të fondeve publike në Shëndetësi. “Evita” nisi në […]

The post “Evita”, perandoria (aspak) e fshehtë e Klodian Allajbeut, nga skandali i “Hemodializës” tek miliardat sekrete të Covid appeared first on BoldNews.al.

“Nuk lihet burri për një shpullë”, Aulona Musta: Brikena i nderoi gjithë shpellarët

By: Elva
30 January 2026 at 17:32

Aulona Musta ka reaguar së fundmi në InstaStory ndaj një momenti nga Big Brother VIP Albania, ku Brikena Selmani shprehej për martesën, ndarjen dhe rritjen e fëmijëve, duke theksuar se respekti duhet të mbetet edhe kur dashuria mbaron. Në videon e shpërndarë, banorja dëgjohet të thotë se do të kishte qëndruar në martesë për respekt […]

The post “Nuk lihet burri për një shpullë”, Aulona Musta: Brikena i nderoi gjithë shpellarët appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndan fondet për vitin 2026, pjesën më të madhe të “tortës” e merr PS

By: Elva
30 January 2026 at 16:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026, bazuar në numrin e deputetëve në Kuvend. Pjesën më të madhe të fondit e përfiton Partia Socialiste (PS) me 166,067,986 lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike (PD) me 81,187,402 lekë. Në vend të tretë renditet Partia e Lirisë (PL) me 10,985,978 […]

The post KQZ ndan fondet për vitin 2026, pjesën më të madhe të “tortës” e merr PS appeared first on BoldNews.al.

Përplasën për vdekje 63-vjeçarin, dalin para drejtësisë dy shqiptarë në Britani

By: Elva
30 January 2026 at 16:24

Dy shtetas shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe për vdekjen e një burri 63-vjeçar, i cili humbi jetën pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor në Gillingham. Viktima ishte Tom Wallace, një kirurg dentar dhe baba i tre fëmijëve, raporton BBC. Në gjykatë u paraqitën Albert Matraxhiu dhe Erald Paci, […]

The post Përplasën për vdekje 63-vjeçarin, dalin para drejtësisë dy shqiptarë në Britani appeared first on BoldNews.al.

“Premtime boshe”/ Banorët e Varibobit të Fierit në protestë: Në vitin 2026 kërkojmë akoma rrugë

By: Elva
30 January 2026 at 16:09

Një segment rrugor prej rreth 1.5 kilometrash në lagjen Lulaj të fshatit Varibob, në Fier, është kthyer prej vitesh në një problem serioz për rreth 100 familje që jetojnë në këtë zonë. Duke folur për mediat banorët janë shprehur se kanë marrë shumë premtime për asfaltimin e rrugës, por asnjë prej tyre nuk është mbajtur. […]

The post “Premtime boshe”/ Banorët e Varibobit të Fierit në protestë: Në vitin 2026 kërkojmë akoma rrugë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌