Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

FBK reagon pas sulmit ndaj Dardan Berishës në Prizren, paralajmëron masa të rënda ndëshkuese për Bashkimin

9 January 2026 at 12:36


Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon me ashpërsi incidentin gjatë ndeshjes KB Bashkimi – KB Go+ Peja, ku lojtari i ekipit mysafir, Dardan Berisha u godit me një shkrepëse dhe pati fyerje të tifozëve, duke cenuar rëndë sportivitetin dhe imazhin e basketbollit kosovar. FBK paralajmëron masa drastike ndaj çdo përsëritjeje të këtij lloji sjelljeje në palestrat e vendit.

Gjatë çerekfinales së Kupës së Kosovës në Prizren, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, u godit nga tribuna me një shkrepëse, një akt që Federata e Basketbollit e konsideron të papranueshëm dhe rrezik për sigurinë e sportistëve.

Përveç kësaj, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, duke cenuar rëndë atmosferën sportive dhe reputacionin e basketbollit.

FBK ka hapur menjëherë procedura disiplinore dhe paralajmëron se organizatori dhe klubet përgjegjëse do të përballen me masa të rënda ndëshkuese, që mund të përfshijnë gjoba, mbyllje palestrash apo humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

Federata thekson se toleranca për dhunë dhe sjellje fyese është ZERO dhe bën thirrje për respekt dhe sportivitet të pakompromis.

Komunikata e FBK-së

Komunikatë për Media

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive. Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.

FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO.

Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve të vërtetë të basketbollit që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë. Ata nuk e përfaqësojnë basketbollin kosovar dhe nuk do të lejohen ta shkatërrojnë atmosferën sportive.

Me respekt

Federata e Basketbollit të Kosovës

/Telegrafi/

Napoli rikthen interesimin për yllin e harruar të Chelseat

9 January 2026 at 12:00


Klubi italian, Napoli thuhet se ka rifilluar interesimin e tyre për sulmuesin anësor të Chelseat, Raheem Sterling.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Napoli ka rinisur interesin për sulmuesin e Chelseat, Sterling.

Anësori i Chelseat ka mbetur jashtë loje në Stamford Bridge dhe Napoli ishte lidhur tashmë me sigurimin e shërbimeve të tij në afatet e kaluara të transferimeve.

Napoli po kërkon përforcime në sulm në afatin e janarit dhe tashmë ka përfunduar disa marrëveshje të zgjuara me klubet e Ligës Premier në të kaluarën, duke përfshirë nënshkrimet e Scott McTominay dhe Rasmus Hojlund nga Manchester United, por edhe Frank Zambo Anguissa nga Fulham në vitin 2022.

Sterling u rikthye te Chelsea verën e kaluar pas një sezoni huazimi te Arsenali dhe luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare në maj.

Sipas Corriere dello Sport, Napoli po shqyrton gjithashtu nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri, por vetëm nëse Lorenzo Lucca largohet.

Qendërsulmuesi italian është kërkuar nga Benfica dhe Nottingham Forest, por Napoli po shqyrton gjithashtu një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Romën, duke përfshirë Artem Dovbyk ose Evan Ferguson.

Napoli renditet i treti në tabelën e Serie A dhe do të vizitojë liderët e Interit në San Siro të dielën. /Telegrafi/

Ish-ylli i Bayernit dhe Cityt u shpëtua me gjithë fëmijët nga rrymat detare, thonë se ai "fitoi lotarinë"

9 January 2026 at 11:15


Ish-lojtari dhe trajneri i kombëtares argjentinase, Martin Demichelis, së bashku me djemtë e tij përjetuan momente dramatike më 31 dhjetor, kur u shpëtuan nga deti, në një plazh pa roje bregdetare në zonën e larjes Eden Rock, midis San Vicente dhe Santa Monica.

Siç raporton radio FM GENTE, Demichelis hyri në det me fëmijët e tij disa orë para natës së Vitit të Ri, por papritmas u kapën nga një rrymë e fortë detare që filloi t'i çonte drejt detit të hapur. Shtëpia më e afërt e shpëtimit ndodhej në një distancë prej rreth 500 metrash.

Për fat të mirë, familja ishte jashtëzakonisht me fat, sepse ekipet e shpëtimit ishin afër në atë moment, në një pushim të shkurtër, gjë që mundësoi një reagim të shpejtë dhe shpëtim në kohë të të gjithë atyre që ishin në rrezik.

"Martín Demichelis"

Porque rescataron a él a y sus hijos del mar en una playa sin guardavidas.pic.twitter.com/WnnepbZQwj
— Tendencias en Argentina (@porqueTTarg) January 8, 2026


Në kohën e ndërhyrjes, të dhënat personale të personave që u shpëtuan nuk u regjistruan, kështu që u konfirmua vetëm disa orë më vonë se ishte Martin Demichelis, një ish-futbollist i nivelit të lartë për Bayernin dhe Manchester Cityn, dhe trajner aktual, i cili ishte në shoqërinë e bijve të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Në një intervistë me FM GENTE, koordinatori i ekipeve të shpëtimit e përshkroi të gjithë situatën me një fjali të shkurtër, por kuptimplotë: "Demichelis fitoi lotarinë", duke aluduar se sa aksidental ishte shpëtimi dhe sa afër përfundimit tragjik ishte drama. /Telegrafi/

Publikohet dokumentari "Historia e futsallit kosovar - sporti që për 15 vite po prek majat"

9 January 2026 at 10:52


Gjatë ditës së djeshme (e enjte), 8 janar 2026, është publikuar dokumentari me titull "Historia e futsallit kosovar - sporti që për 15 vite po prek majat", i cili është promovuar me anë të një kokteji në 'HaPiTe Space' dhe ka si autor gazetarin e sportit Shkumbin Pireva, të mbështetur finaciarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Dokumentari “Historia e futsallit kosovar – sporti që për 15 vite po prek majat” sjell një rrëfim autentik për rrugëtimin e këtij sporti në Kosovë. Nga vitet e hershme, kur futbolli i vogël luhej nëpër lagje, qytete e fshatra, deri te hapat e parë drejt organizimit zyrtar.

Pjesë e dokumentarit janë figurat më eminente që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e futsallit kosovar, teksa tregohet procesi i themelimit të Ligës së Futsallit dhe sfidat e para institucionale.

Huar Morina, Suad Keçi, Faik Fazliu, Arian Henci, Abaz Beqa, Bledion Bryma, Xhemajl Beqiri, Ramadan Alaj, Agon Ramadani, Rasim Gimolli dhe Hysni Gjinovci, janë njerëzit që me prononcimet e tyre kanë pasuruar këtë dokumentar, duke treguar historitë e nisjes dhe suksesit të futsallit deri në ditët e sotme.

- YouTube www.youtube.com

Në këtë dokumentar, një kapitull i veçantë i kushtohet paraqitjes në garat evropiane të ekipeve kosovare dhe ekipit kombëtar të Kosovës, si dhe rritjes së vazhdueshme të nivelit konkurrues.

Një histori përkushtimi, pasioni dhe suksesi, që dëshmon se futsalli kosovar ka prekur majat brenda vetëm 15 vitesh, teksa tani po kërkon nivele edhe më të larta.

Autor i dokumentarit është gazetari i sportit, Shkumbin Pireva, ndërsa kamera dhe montazhi janë kryer nga Pjetër Monreca.

Ky dokumentar është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/

Zyrtare: Semenyo, lojtari më i ri i Manchester Cityt

9 January 2026 at 10:17


Klubi anglez, Manchester City ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Antoine Semenyo nga Bournemouthi.

Ekipi i Pep Guardiolës nuk ka qëndruar duarkryq as gjatë këtij afati kalimtar dimëror, pasi ka bërë tashmë një transferim të madh.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Semenyo, i cili është transferuar në Etihad pas shkëlqimit me Bournemouthin në Ligën Premier.

Ready to be part of this journey 🩵 pic.twitter.com/HqdWaalk66
— Manchester City (@ManCity) January 9, 2026

“Manchester City është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Antoine Semenyo nga AFC Bournemouth”.

“26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin Etihad deri në vitin 2031”, thuhet në njoftim.

Sipas mediave britanike, transferimi i Semenyos i ka kushtuar Cityt rreth 75 milionë euro, teksa do ta mbajë fanellën me numër 42. /Telegrafi/

Welcome to City, @antoinesemenyo! 👋🇬🇭 pic.twitter.com/cyDvCI3QCC
— Manchester City (@ManCity) January 9, 2026

Martinelli kërkon falje pasi shtyu lojtarin e lënduar të Liverpoolit

9 January 2026 at 09:46


Gabriel Martinelli ka kërkuar falje publike pasi u përpoq ta shtynte mbrojtësin e djathtë të dëmtuar të Liverpoolit, Conor Bradley, jashtë fushës gjatë barazimit të tensionuar 0-0 të Arsenalit me kampionët të enjten mbrëma.

Incidenti ndodhi në kohën shtesë kur Bradley u ul keq duke ndjekur një top pranë vijës anësore dhe menjëherë e kapi gjurin.

Martinelli e lëshoi topin mbi të përpara se ta shtynte në shpinë, duke shkaktuar një përleshje që bëri që Martinelli dhe lojtari i Liverpoolit, Ibrahima Konate, të ndëshkoheshin me karton të verdhë.

🗣| What Gabriel Martinelli did to the injured Bradley during the Liverpool match was honestly one of the most disgraceful moments I’ve seen this season.

A player was clearly hurt, struggling to get up, and instead of showing even the most basic human decency, Martinelli… https://t.co/2ozU24kABq pic.twitter.com/oyl7qHqB13
— Mufc Yuto (@Mufc_Yuto) January 9, 2026

Bradley u nxor me barelë dhe më vonë doli nga stadiumi Emirates me paterica dhe një mbështetëse në gju.

Kjo ka bërë që Martinelli të reagojë më vonë duke kërkuar falje publike me një postim në rrjetin social Instagram.

“Nuk e kuptova që ai u lëndua rëndë në atë moment të nxehtë. Dua të them se më vjen shumë keq që reagova. I shpreh përsëri Conorit gjithë të mirat për shërim të shpejtë", ka shkruar Martinelli.

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar gjithashtu se dyshja kishte folur dhe se kishte kërkuar falje privatisht. /Telegrafi/

Gazetarja akuzon Diego Costan se e kishte infektuar qëllimisht me COVID

9 January 2026 at 09:15


Gazetarja holandeze, Helene Hendriks ka akuzuar ish-sulmuesin e Chelseat dhe Atletico Madridit, Diego Costa, se i ka kollitur qëllimisht në fytyrë në fillim të pandemisë COVID-19.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në mars të vitit 2020 pas një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Atletico Madridit në Anfield, një nga ndeshjet e fundit para izolimit global.

Hendriks, e cila në atë kohë raportonte për televizionin holandez, tregoi historinë në podkastit HNM se çfarë ndodhi pasi Atletico e eliminoi Liverpoolin nga gara.

"Në fund, nga të gjithë njerëzit në atë stadium, 41 persona vdiqën nga COVID-19. Së pari pata Virgil van Dijk, pastaj Diego Costa. A e dini çfarë bëri Diego Costa? Ai erdhi dhe kolliti qëllimisht në fytyrën e të gjithëve", tha fillimisht gazetarja 45-vjeçare.

"Nuk zemërohem lehtë, por doja të vrapoja pas tij dhe t'i thosha: 'Çfarë po më bën?' Ai në fakt po kolliste drejt e në fytyrën time. Nuk e dija çfarë po më ndodhte, mendova se ishte absolutisht skandaloze", përfundoi Hendriks, duke pohuar se vetëm dy ditë pas incidentit, ajo u infektua me COVID-19, nga i cili më vonë u shërua me sukses.

Female football presenter reveals disgusting Diego Costa moment after Champions League game
https://t.co/WaQuE77DwN
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 7, 2026

Një karrierë plot polemika

Karriera gati dydekadëshe e Costas ka qenë e mbushur me suksese dhe polemika. Ai ka luajtur për Atleticon, Chelsean, Wolvesin dhe klube të tjera, duke fituar trofe në La Liga dhe Ligën Premier. Megjithatë, stili i tij agresiv i lojës shpesh i ka kaluar kufijtë.

Gjatë qëndrimit të tij në Angli, ai u akuzua vazhdimisht nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje të dhunshme, duke përfshirë shkelmimin dhe grushtimin e kundërshtarëve. Në dhjetor 2015, gazeta franceze L'Equipe e quajti atë 'futbollistin më të urryer' për shkak të sjelljes së tij provokuese në fushë.

Costa mbron nderin e tij

Pavarësisht reputacionit të tij, Costa gjithmonë ka pohuar se njerëzit e keqkuptojnë. Gjatë kohës së tij te Chelsea, legjendari Thierry Henry i doli në mbrojtje, duke thënë se Costa ishte gjithmonë i gëzuar jashtë fushe.

“Kudo që kam luajtur, shokët e ekipit që më njohin, njerëzit që kam takuar ende më duan sepse e dinë se çfarë lloj personi jam në të vërtetë. Do të më lëndonte shumë më tepër nëse një nga shokët e ekipit do t'i thoshte shtypit ose kujtdo tjetër se isha një person i keq. Por unë jam një person i lumtur, bëj gabime, si të gjithë të tjerët”, ka thënë Costa dikur për Sky Sports.

Duke pritur reagimin e futbollistit

Diego Costa, tani 37 vjeç, ende nuk i është përgjigjur këtyre akuzave serioze. Ai luajti për herë të fundit për Gremion në fund të vitit 2024 dhe, megjithëse nuk e ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e karrierës së tij, ka qenë jashtë futbollit për më shumë se një vit. /Telegrafi/

Hansi Flick do të përpiqet të ruajë rekordin e shkëlqyer pa humbje në finale

9 January 2026 at 08:44


Hansi Flick po përpiqet të ruajë rekordin e tij të përkryer të mos humbjes së asnjë finale si trajner, ndërsa e çoi Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës.

Trajneri gjerman luajti pesë finale si trajner i Bayern Munichut dhe i fitoi të gjitha. Ai u transferua te Barcelona në vitin 2024 dhe ka fituar dy finalet që ka drejtuar.

Barcelona tani është në një tjetër finale, ku të dielën përballet me Real Madridin në Xheda në Superkupën e Spanjës.

Flick do të përpiqet dhe dëshiron ta ruajë rekordin e tij duke i shtuar edhe një fitore tjetër në një finale.

Hansi Flick remains unbeaten in finals as a head coach! 😮💨🏆

Sunday will mark his 8th final on the touchline.⏳🤩#HansiFlick #Barcelona #Football pic.twitter.com/qNqi03Wma1
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) January 8, 2026


Deri më tani, Flick ka fituar Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Superkupën e Gjermanisë, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

Nëse Flick fiton Superkupën e Spanjës të dielën, ky do të jetë trofeu i tij i 11-të si trajner, pasi ka fituar edhe Bundesligën dy herë dhe La Ligën një herë. /Telegrafi/

Xabi Alonso i del në mbrojtje Viniciusit, ‘godet’ Simeonen pas përplasjes verbale me brazilianin

9 January 2026 at 08:23


Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, iu përgjigj komenteve të Diego Simeones në lidhje me sulmuesin e krahut Vinicius Junior gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke siguruar finalen e madhe, ku e pret rivali i urryer, Barcelona, në një El Clasico që vlen sa një trofe.

Megjithatë, nga minuta e parë kjo ndeshje u përshkua me tension dhe rivalitet dhe njëri nga to ishte ai në mes të yllit të Los Blancos, Vinicius Jr dhe trajnerit të Los Colchoneros, Simeone.

Sipas mediumit COPE, trajneri argjentinas i tha brazilianit: “Florentino Perez do të të largojë, mbaje mend fjalët e mia”.

Pas ndeshjes, Xabi Alonso komentoi incidentin midis Vinicius dhe Simeone në stol gjatë konferencës për shtyp dhe e la me faj argjentinasin.

"Nuk më pëlqeu momenti. Cholo i tha diçka dhe këto gjëra shkojnë kundër frymës që duhet të kesh për shokët e ekipit”.

“Nuk më pëlqen kur shokëve të ekipit u flitet në atë mënyrë. Jo gjithçka është e pranueshme”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/

Yesterday — 8 January 2026Main stream

Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë

8 January 2026 at 15:45


Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është i fundit nga figurat e njohura që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit që kanë përfshirë shumë qytete të vendit.

Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas këtyre vërshimeve, mobilizimi ishte i madh nga të gjithë dhe përveç institucioneve, u lajmëruanedhe qytetar dhe biznese të ndryshme për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që pësuan dëme materiale apo u bllokuan.


Gjatë ditës ishte kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të postuar një fotografi të vërshimeve në Kosovë, duke shkruar: “Lutuni për Kosovën”.

Fotografinë e njëjtë dhe mbishkrimin “Lutuni për Kosovën” e ka postuar disa orë më vonë edhe një tjetër emër i njohur i futbollit botëror.

Postimi i Xherdan Shaqirit

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili gjithashtu bashkë ndjenë me bashkëvendësit e tij, pasi dihet se ylli i Baselit ka prejardhje nga Gjilani.

Ndryshe, qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. /Telegrafi/

A njihni ndonjë kombëtare që nuk dëshiron të luajë ndeshje për vite me radhë? Më në fund, kjo ndryshoi

8 January 2026 at 14:57


Pas një pushimi shtatëvjeçar, pa luajtur asnjë ndeshje të vetme, skuadra kombëtare e Eritreas po kthehet në futbollin ndërkombëtar garues.

Eritrea është i vetmi anëtar i FIFA-s që nuk kishte renditje. Ky vend afrikan nuk dëshiron të luajë ndeshjet e tij, megjithëse ka të drejtë ta bëjë këtë dhe nuk ka garuar askund për shtatë vjet.

Arsyeja është e çuditshme, federata e futbollit atje nuk dëshiron të luajë ndeshje për të parandaluar lojtarët e futbollit që të përdorin ndeshjet jashtë fushe për t'u larguar nga vendi dhe për të kërkuar azil politik.

Eritrea humbi renditjen e saj sepse, sipas rregullave të FIFA-s, një ekip që nuk luan një ndeshje për 48 muaj humbet të drejtën e saj për në renditjen botërore.

Kjo përfaqësuese afrikane luajti ndeshjen e fundit jashtë fushe kundër Ugandës në vitin 2019 dhe u mposht atje me rezultatin 3-0.

🇪🇷 Eritrea, the only FIFA country that did not enter 2026 World Cup qualification, have announced they will take part in qualification for AFCON 2027.

Eritrea have not been permitted to play an official match for over six years by the country's repressive regime, which deems the… pic.twitter.com/9CIXL1WFcz
— The Sweeper (@SweeperPod) January 8, 2026


Tani, pothuajse shtatë vjet më vonë, Eritrea ka njoftuar zyrtarisht se po kthehet në futboll dhe turneu i parë që do të luajë është ai kualifikues për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027.

Është një pyetje e madhe se në çfarë përbërjeje Eritrea do ta mirëpresë garën e parë pas pothuajse tetë vitesh, por ekziston "materiali" edhe në Evropë, kryesisht në vendet skandinave.

Disa lojtarë në Suedi dhe Norvegji, janë të njohur si Mohammed Saeid (Orebro), Senai Hagos (Asana) dhe Alexander Andue (Stocksund).

Kupa e Kombeve të Afrikës e vitit 2027 do të luhet në Kenia, Ugandë dhe Tanzani. /Telegrafi/

“Lutuni për Kosovën”, Granit Xhaka reagon pas vërshimeve në shtetin tonë

8 January 2026 at 13:26


Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bashkë ndjerë vuajtjen me qytetarët e Kosovës pas vërshimeve të mëdha që kanë ndodhur në disa prej qyteteve të vendit tonë.

Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Iniciativa të ndryshme qytetare kanë reaguar duke ofruar mbështetje të ndryshme për të prekurit, ndërsa duarkryq nuk kanë qëndruar as figura të njohura që kanë reaguar pas vërshimeve.

I tillë është edhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të postuar një fotografi të vërshimeve në Kosovë.

Postimi i Xhakës në Instagram

“Lutuni për Kosovën”, ka shkruar Xhaka në përshkrimin e fotografisë së postuar në ‘story’ të profilit të tij.

Ndryshe, qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. /Telegrafi/

Thomas Muller jep një parashikim optimist për Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve

8 January 2026 at 12:39


Në verë, Thomas Muller u transferua te Vancouver Whitecaps si transferim i lirë pasi kontrata e tij me FC Bayern Munich skadoi. Megjithatë, ai mbetet një tifoz i klubit bavarezë.

Sulmuesi gjerman është entuziast për sezonin aktual të FC Bayern dhe optimist për Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë me gazetën BILD, 36-vjeçari komentoi për sezonin aktual të FC Bayern, ku tregoi se ish-skuadra e tij po zhvillon një sezon të madh.

“Bayern ka luajtur një gjysmë të parë të shkëlqyer të sezonit. Ekipi jo vetëm që luan futboll spektakolar, por gjithashtu punon shumë, lufton dhe tregon përkushtim”, ka thënë fillimisht Muller.

“Mund ta ndjesh se si punojnë së bashku; kanë fituar shumë ndeshje pasi ishin në disavantazh. Kjo e bën argëtuese për t’u parë. Jam përpjekur të shikoj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur".

Legjenda e kampionëve të rekordeve gjermane bëri gjithashtu një parashikim interesant për Ligën e Kampionëve. Ai e sheh klubin e tij të preferuar së paku në finalen e turneut të këtij sezoni. /Telegrafi/

Trossard dëshmon se është 'zgjedhja e dytë' më e zgjuar e Arsenalit ndonjëherë

8 January 2026 at 11:49


Avantazhi sulmues i Arsenalit i detyrohet shumë Leandro Trossard, transferimit “rezervë” i cili e ka tejkaluar shumë atë që i shpëtoi në janar të vitit 2023.

“Topçinjtë” e ndoqën Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk përpara se Chelsea ta transferonte për mbi 100 milionë euro - një transferim i cili që atëherë ka dështuar me pezullimin e vazhdueshëm të Mudryk pas një testi të dështuar për doping në dhjetor 2024.

Arsenali u kthye te Leandro Trossard i Brighton për rreth 30 milion euro, një marrëveshje që fillimisht shkaktoi kritika si një opsion i besueshëm, por jo spektakolar.

Megjithatë, belgu është bërë sulmuesi më i besueshëm i Mikel Artetas , duke dhënë momente vendimtare kundër kundërshtarëve elitar.

Trossard ka shënuar 19 gola kundër “Gjashtëshes së Madhe” të Ligës Premier që kur iu bashkua Arsenalit dhe gjatë ditëve të tij në Brighton - më shumë sesa kanë shënuar Ryan Giggs (18 gola) dhe Eden Hazard (17 gola) në të gjitha karrierat e tyre.

Në vitin kalendarik 2025, Trossard udhëhoqi Arsenalin me 25 kontribute golash (13 gola, 12 asistime), përpara Bukayo Saka, Kai Havertz dhe Martin Odegaard. Këtë sezon, goli i tij çdo 214 minuta në ligë renditet më i miri midis lojtarëve të rregullt të Artetas me të paktën 100 minuta të luajtura.

“Për mua ishte e ndaluar që ai (Trossard) të largohej”, tha trajneri në nëntor mes interesimit nga klubet saudite.

Trossard qëndroi, mori një rritje page dhe që atëherë ka shkëlqyer kryesisht në krahun e majtë me 96 për qind të kohës së tij në lojë këtë sezon duke zhbllokuar finalizimet dhe driblimet e tij.

Me 35 gola dhe 29 asistime në 147 paraqitje nën drejtimin e Artetas, 31-vjeçari mbetet një armë kyçe teksa Arsenali përgatitet të presë Liverpoolin sonte. /Telegrafi/

Analistët e Real Madridit ishin të pranishëm në ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

8 January 2026 at 10:23


Analistët e Real Madridit thuhet se ishin të pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës midis Barcelonës dhe Athletic Bilbao.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, disa analistë të Real Madridit ishin të pranishëm gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Superkupës së Spanjës, të cilën katalunasit e fituan me rezultat të thellë 5-0.

Los Blancos do të kërkojnë të mposhtin sonte (e enjte) rivalët e tyre të përbetuar, Atletico Madridin, për të krijuar një El Clasico në finale, të ngjashme me edicionin e kaluar.

Megjithatë, shanset janë kundër skuadrës së Xabi Alonsos për shkak të dëmtimit të Kylian Mbappe dhe pasigurisë rreth gjendjes fizike të Antonio Rudiger.

Për më tepër, ata pësuan një humbje poshtëruese kundër Atletico Madridit në La Liga më herët këtë sezon. /Telegrafi/

Grealish dhe Keane morën kartonë të kuq të pazakontë: Njëri i tërhoqi flokët kundërshtarin, tjetri duartrokiti

8 January 2026 at 10:04


Lojtarët e Evertonit në duelin kundër Wolverhampton (1-1) morën dy kartonë të kuq dhe e përfunduan ndeshjen me vetëm tetë lojtarë në fushë, të dy të cilët u ndëshkuan për shkak të situatave të pazakonta.

Nuk ishin nisjet e dhunshme që normalisht çonin në kartonë të kuq. Përkundrazi, edhe Jack Grealish mori dy kartonë të verdhë pa kryer asnjë faull të vetëm.

Evertoni udhëhoqi që nga minuta e 17-të kundër ekipit më të dobët të ligës me një gol nga Michael Keane, por 18-vjeçari super i talentuar Mateus Mane barazoi për vizitorët në minutën e 69-të.

Vetëm më pas pasuan skenat kaotike. Në minutën e 83-të, pamë kartonin e parë të kuq të çuditshëm dhe ishte Michael Keane ai që shënoi golin për Evertonin.

Video was uploaded to Streamin.me on Jan 07, 2026.

Keane i tërhoqi flokët lojtarit kundërshtar Toluwalase Arokodare dhe mori një karton të kuq direkt për këtë.

Mbrojtësi i Evertonit nuk mund të mos habitej që tërheqja e gërshetit të kundërshtarit mund të rezultonte në një karton të kuq direkt.

Video was uploaded to Streamin.me on Jan 07, 2026.

Jack Grealish ndërhyri aty dhe mori kartonin e parë të verdhë për protestë. Jo shumë kohë më pas, Grealish, i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit, filloi ta duartrokiste gjyqtarin Thomas Kirk, kështu që ai mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua pa asnjë faull.

Megjithatë, këta dy kartonë të kuq nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar pasi ndeshja u mbyll me barazim 1-1. /Telegrafi/

Igor Thiago thyen rekordin, bëhet braziliani me më shumë gola në një sezon të Ligës Premier

8 January 2026 at 08:52


Sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago ka arritur një rekord të madh individual, duke u bërë braziliani me më shumë gola në një sezon të Ligës Premier, kur tani sa ka filluar gjysma e dytë e sezonit.

Thiago shënoi dy herë në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Sunderlandit në kuadër të fitores 3-2 në xhiron e 21-të Ligës Premier.

Sulmuesi 24-vjeçar shënoi në minutat e 30-të për epërsinë 1-0 dhe në minutën e 65-të për 2-0, duke shkuar në koten e 16 golave deri tani këtë sezon.

Me 16 gola në sezonin që po zhvillohet, Thiago ka thyer rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon të Ligës Premier nga një lojtar brazilian.

Me këtë shifër, ylli i Brentford ka arritur të lë pas emra të mëdhenj të bashkëvendësve të tij, të cilët kanë luajtur ndër vite në elitën e futbollit anglez.

A history-making night for Igor Thiago, and he has 17 matches left to extend his record! pic.twitter.com/NSyAY5YEpJ
— Premier League (@premierleague) January 7, 2026

Ai i kaloi Roberto Firminon, i cili me Liverpoolin në sezonin 2017/18) kishte 15 gola brenda një sezonit, po aq sa kishte edhe Gabriel Martinelli me Arsenalin në sezonin 2022/23 dhe Matheus Cunha me Wolverhampton në sezonin 2024/25.

Me 17 xhiro të mbetura deri në fund të sezonit në Ligën Premier, Thiago mund ta çojë rekordin edhe më larg, duke vendosur ndonjë shifër që do të jetë vështirë të thyhet në të ardhmen nga ndonjë lojtar tjetër brazilian. /Telegrafi/

Igor Thiago scores his 16th Premier League goal for Brentford 💥🇧🇷

He passes Roberto Firmino (2017-18), Gabriel Martinelli (2022-23) and Matheus Cunha (2024-25) to become the Brazilian with the most goals in a single PL season. pic.twitter.com/MfycxUBV6S
— B/R Football (@brfootball) January 7, 2026

Trajneri i Bournemouthit konfirmon largimin e menjëhershëm të Semenyos

8 January 2026 at 08:27


Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, ka konfirmuar transferimin e afërt të Antoine Semenyos te Manchester City pas fitores ndaj Tottenham Hotspur.

Semenyo shënoi golin e fitores 3-2 në një lamtumirë perfekte për klubin e tij. Duke folur për BBC Match of the Day, Iraola konfirmoi largimin e tij.

“Kishim nevojë për këtë, kemi qenë shumë afër në ndeshjet e fundit. Futbolli nuk mund të kalojë çdo herë në anën tjetër dhe sot ishte momenti perfekt, edhe për Antoine [Semenyo]”, ka thënë fillimisht Iraola.

Simply incredible. pic.twitter.com/BgyzpjlaNn
— AFC Bournemouth 🍒 (@afcbournemouth) January 8, 2026

“Të luante ashtu siç luante, me përkushtimin për të ndihmuar në çfarëdo mënyre deri në sekondën e fundit. Mendoj se futbolli ka qenë i drejtë dhe i ka dhënë një moment të bukur”.

“Ndeshja e fundit e Semenyos për Bournemouth? Mendoj se ishte, për fat të keq për ne mendoj se ishte. Ai ka qenë, nëse jo më i miri, një nga më të mirët që kam stërvitur. Ai është përmirësuar çdo sezon".

“Ai ka shënuar 10 gola në gjysmë sezoni dhe nuk është një numër nëntë. Nuk janë vetëm numrat, por shumë gjëra – fiziku, topat në ajër dhe faza mbrojtëse. Ai do të jetë një humbje e madhe”, përfundoi trajneri i Bournemouthit. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Tre objektivat e Interit për të zëvendësuar Dumfries, pas dështimit të pistës Cancelo

7 January 2026 at 15:55


Interi thuhet se është i interesuar për Dodon, Nahuel Molinan dhe madje edhe për rikthimin e mundshëm të Mattia Zanottit, pasi objektivi i tyre kryesor në krahun e djathtë, Joao Cancelo, do t'i bashkohet Barcelonës.

Interi është në kërkim të një anësori të ri të djathtë, pasi titullari i tyre, Denzel Dumfries, nuk pritet të kthehet në aksion para muajit mars.

Nerazzurrët kishin hapur bisedime me Al-Hilal për Cancelon, por mbrojtësi portugez ka zgjedhur të kthehet në Barcelonë.

telegrafi.com

Sipas gazetarit Matteo Moretto, mbrojtësi i djathtë i Fiorentinës, Dodo, është një opsion për Nerazzurrët edhe nëse gjigantët e Serie A nuk kanë filluar ende negociatat me toskanët. Napoli, nga ana tjetër, tashmë është interesuar për brazilianin.

Gazeta Tuttosport përfshin Nahuel Molina të Atletico Madridit midis opsioneve të Interit për krahun e djathtë, por sipas gazetës me bazë në Torino, Nerazzurrët mund të marrin në konsideratë edhe rikthimin e Zanottit.

telegrafi.com

22-vjeçari është produkt i akademisë së Interit, dhe gjigantët e Serie A kanë një klauzolë blerjeje, kështu që rikthimi i tij i mundshëm nga FC Lugano ndoshta do të ishte më i lirë sesa nënshkrimi i Dodos ose Molinës. /Telegrafi/

De Bruyne mund të largohet nga Napoli në janar

7 January 2026 at 15:37


Napoli thuhet se është i gatshëm të vlerësojë çdo ofertë të mundshme nga Superliga e Arabisë Saudite për Kevin De Bruyne këtë muaj, me ish-yllin e Manchester City që është gjithashtu i hapur për të eksploruar opsionet e tij.

De Bruyne iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tetor dhe nuk pritet të kthehet në aksion para marsit 2026.

Sipas mediumit italian Il Mattino, Napoli dhe De Bruyne mund të ndahen që në afatin kalimtar të janarit, pas vetëm gjashtë muajve ‘martesë’.

Ky medium shton se disa klube të Superligës Saudite mbeten të interesuara për yllin belg, dhe Napoli është i hapur për të dëgjuar ofertat këtë muaj.

Il Mattino pretendon se edhe vetë De Bruyne do të merrte në konsideratë largimin nga Napoli, pasi një transferim në Superligën Saudite mund t’i lejonte atij t’i jepte përparësi rikuperimit të tij në përgatitje për Kupën e Botës 2026.

De Bruyne pritet të kthehet në Napoli javën e ardhshme për të vazhduar rikuperimin e tij.

Ish-ylli i Manchester Cityt u transferua në Stadio Maradona si transferim i lirë verën e kaluar. Ai shënoi katër gola dhe dha dy asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat përpara se të pësonte një dëmtim serioz në kofshë në tetor. /Telegrafi/

❌
❌