Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho/ Gonzato: E përgëzova për arritjet! Bashkimi Evropian do vazhdojë mbështetjen
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Gonzato bëri të ditur se gjatë takimit e ka përgëzuar kreun e ri të SPAK-ut për arritjet e deritanishme të institucionit, duke vënë theksin te rëndësia e vijimit të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Gonzato.
Gonzato nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasadori i Bashkimit Evropian në “X”.
The post Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho/ Gonzato: E përgëzova për arritjet! Bashkimi Evropian do vazhdojë mbështetjen appeared first on Albeu.com.