Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

By: V K
16 January 2026 at 15:18

Ditën e sotme, u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, me dy skuadrat shqiptare që bënë një rrugëtim mjaft të mirë gjatë fazes së ligës.

Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sllovenët e Celjes, ndërsa Shkëndija mat forcat me Samsunspor.

Drita evitoi përballjen me holandezët e AZ Alkmar, megjithatë Celje mbetet një kockë e forte, pasi po zhvillon një sezon shumë të mirë duke dominuar kampionatin slloven.

Në anën tjetër, Shkëndija sfidon klubin turk pasi goglat nuk e vendosën përballë Lek Poznan. Italianët e Fiorentinës ndërkohë do të përballen me skuadrën që eleminoi Dinamon nga ky kompeticion, polakët e Jagiellonas.

Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt. Fati vuloset më 26 shkurt në ndeshjen e kthimit.

Jagiellonia – Fiorentina

Omonoia – Rijeka

Noah – AZ Alkmar

Drita – Celje

KuPS Kuopio – Lek Poznan

Shkëndija – Samsunspor

Zrinjski – Kristal Palas

Sigma Olomuc – Luzan-Sport

The post Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

By: V K
30 December 2025 at 09:41

Shqipëria po lë pas një vit shumë të suksesshëm, ku natyrisht kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës”, është një nga sukseset më të mëdha që Shqipëria ka arritur ndonjëherë.

Viti 2025, nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se Shqipëria vinte nga një dështim në Ligën e Kombeve dhe në fakt, duke parë paraqitjet që janë bërë asokohe dhe duke e lidhur me shortin që kishte Shqipëria, nuk pritej me shumë optimizëm një sukses i tillë.

Por, kuqezinjtë ia dolën që të realizojnë gjysmën e ëndrrës së madhe që kemi të gjithë, pasi në muajin mars do të tentojmë për herë të parë të luajmë në Kupën e Botës, por për të bërë këtë duhet të fitojmë 2 ndeshje që janë sigurisht 2 ndeshjet më të rëndësishme në histori.

NGA ANGLIA TE ANGLIA Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj me një transfertë shumë të vështirë në Angli, aty ku në Uembli i duhej mrekullia për të synuar kualifikimin. Por, duke qenë të qartë se kë kishim përballë, nuk mund të pritej shumë e në fakt Anglia e fitoi ndeshjen megjithëse jo pa vuajte. Kuqezinjtë bënë një ndeshje shumë të mirë në Angli pavarësisht se u mundën. Në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë bënë atë që duhej të bënin duke fituar me Andorrën në shtëpi me rezultatin 3-0. E në fakt, Anglia ishte skuadra e vetme që na mundi në këto kualifikuese dhe diçka të tillë e bëri edhe pak muaj më parë, në ndeshjen e fundit kualifikuese por që për asnjërën nga skuadrat nuk pati shumë vlerë sepse objektivat ishin arritur dhe ajo sfidë, u kthye në miqësore luksi. Kështu, Anglia na dha fat në ndeshjen e parë për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për të na ndihmuar edhe më shumë, “3 luanët” fituan ndeshjen në Londër kundër Serbisë, e cila me kombinimin e fitores së Shqipërisë në Andorra, na solli matematikisht kualifikimin si vendi i dytë në grup, arritje kjo të cilën Shqipëria gjithmonë e ka pasur ëndërr dhe vetëm i është afruar pa e arritur kurrë më parë. Natyrisht kuqezinjtë kishin një rrugëtim të vështirë, me histori e dështime por në fund, ndeshja në Tiranë ishte festë.

FITORJA NË SERBI Shqipëria luajti në qershor kundër Serbisë në Tiranë dhe një penallti e humbur nga Rei Manaj, u komentua gjatë dhe u mendua për shumë muaj se do të ishte momenti që do të mbetej peng në kujtimet e të gjithëve. Por, Rei Manaj diti të bënte mirë, diti të ndryshonte historinë dhe në tetor e bëri diçka të tillë pikërisht në Leskovcin shqiptar, tokën që ndër shekuj ka frymuar kuqezi. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Manaj bën një goditje të bukur nga jashtë zone, për ta çuar topin në rrjetë e duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike, të madhe dhe natyrisht me shumë vlera për vetë objektivin që kuqezinjtë kishin. Ai 3 pikësh, e shkëputi skuadrën tonë në vendin e parë dhë nëse deri atë ditë, kualifikimi nuk varej nga ne, goli i Manajt e ndryshoi historinë e kualifikueseve dhe bëri që Shqipëria të vendoste vetë për fatin e saj. Minutat në vazhdim, po flisnin vetëm për Shqipërinë dhe çdo minutë që kalonte, e afronte skuadrën tonë me historinë dhe kështu, më 11 tetor, Shqipëria mori fitoren e parë në histori kundër Serbisë në fushën e blertë, duke qenë se një fitore më parë e pat arritur në vitin 2014, kur Ballist Morina arriti të ngrinte dronin mbi stadium.

KUALIFIKIMI PËR HERË TË PARË Fitorja në Serbi, i hapi rrugë Shqipërisë për të synuar seriozisht vendin e dytë dhe kuqezinjtë e dinin mirë se për ta bërë, duhej patjetër fitore në Andorra. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Goli i shënuar nga Kristjan Asllani në atë sfidë, e kualifikoi Shqipërinë, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër po mundej në Londër nga Anglia, duke e bërë më të lehtë për skuadrën tonë sepse një rezultat tjetër në Londër, do të linte gjithçka të hapur për ndeshjen e fundit, aty ku Serbia do të priste Letoninë e ne do të përballeshim me Anglinë. Fitorja jonë në Andorra, na çoi në kuotën e 14 pikëve dhe për herë të parë në histori, arritëm që të kualifikohemi në “Play Off” të Kupës së Botës”. Pak javë më parë, u hodh edhe shorti për këtë fazë, ku goglat vendosën Shqipërinë përballë Polonisë dhe fakti që ne jemi në vazon e tretë, e lejon Poloninë që të jetë pritëse teksa për finalen ishte me short. Shqipëria përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi dhe sërish, kuqezinjtë do të përballen në transfertë. Kështu, nëse Suedia arrin të fitojë, finalja do të luhet në Suedi, ndërsa Ukraina ka zgjedhur t’i luajnë në Spanjë ndeshjet e saj.

REKORDET Shqipëria pati një vit fantastik dhe pësoi vetëm 2 humbje, aty ku kuqezinjtë u mundën vetëm nga Anglia në ndeshjen e parë në mars dhe në ndeshjen e fundit në nëntor. Në këtë periudhë mes marsit dhe dhjetorit, kuqezinjtë ishin thuajse perfektë dhe nuk humbën asnjë ndeshje tjetër. Rezultati më zhgënjyes, natyrisht ishte barazimi 1-1 që Shqipëria mori në Letoni, aty ku duke parë nivelin e kundërshtarit, pritej një fitore nga skuadra jonë Kombëtare. Por, pas asaj ndeshjeje Shqipëria nuk po pësonte më gola dhe arriti të merrte edhe barazim me Serbinë. Kjo sfidë me serbët, u pasua më vonë nga 5 fitore radhazi nga skuadra jonë kuqezi. Fitorja e parë në këtë ecuri rekord për Shqipërinë, erdhi në datën 4 shtator në një miqësore me Gjibraltarin, ku skuadra jonë vuajti, nuk bindi por fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1. Pak ditë më parë, kuqezinjtë luajtën në Tiranë me Letoninë dhe sërish fituan me rezultatin 1-0, në një ndeshje pa shkëlqim dhe ku në fakt, vendosi një penallti pasi loja nuk ishte shumë bindëse. Te Kombëtarja dukeshin të kënaqur dhe pas ndeshjeve, shpreheshin se në këtë moment, rëndësi kishin pikët dhe loja e bukur e në fakt, diçka e tillë rezultoi të ishte e rëndësishme. Fitorja me Letoninë u pasua një muaj më vonë nga fitorja në Serbi me rezultatin 0-1, ku për skuadrën tonë ishte ndoshta ndeshja më e mirë që kishte bërë në kualifikuese. Fitoren e katërt radhazi, Shqipëria e mori në miqësore ndaj Jordanisë, aty ku shënoi 4 herë por pësoi 2 gola, ndërkohë që fitorja e pestë radhazi dhe natyrisht shumë e rëndësishme erdhi në nëntor, ku Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 0-1. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte arritur që të fitonte 5 ndeshje radhazi dhe natyrisht kjo ishte një tjetër arritje në vitin 2025 për kuqezinjtë.

HYSAJ KALON CANËN Elseid Hysaj e kishte vitin 2025 një ndër vitet më të veçanta në aspektin personal për sa i përket Kombëtares. Mbrojtësi shkodran u bë këtë vit futbollisti me më shumë ndeshje për Shqipërinë, duke thyer rekordin absolut që Lorik Cana mbante prej vitesh. Në ndeshjen me Serbinë, ku Shqipëria fitoi 0-1, Hysaj luajti ndeshjet e tij numër 93, duke arritur kështu rekordin e ishkapitenit kuqezi, ndërkohë që vetëm pak ditë më vonë e theu këtë rekord. Në ndeshjen me Jordaninë në Tiranë, Hysaj luajti ndeshjen e 94-ët, e cila ishte edhe zyrtarisht ndeshja që vuri rekordin e ri ndërkohë që vetëm pak javë më vonë, e thelloi këtë rekord pasi luajti edhe me Andorrën në transfertë dhe pak minuta me Anglinë në shtëpi para se të dëmtohej. Kështu, Hysaj e mbylli vitin 2025 në kuotën e 96 ndeshjeve, duke qenë absolutisht futbollisti me numrin më të lartë të ndeshjeve që ka zhvilluar me fanellën kuqezi. Ndryshe nga Cana që ka luajtur vetëm në një Europian, Hysaj ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin e vitit të shkuar, si edhe pjesë e historisë për kualifikimin në “Play Off”. Megjithëse te Lacio nuk po kalon momentin më të mirë, te Kombëtarja ka pasur ecuri fantastike dhe ka ditur të bëjë mirë e të jetë protagonist sa herë që i është kërkuar, duke kontribuuar jo pak.

RENDITJA E FIFA-s Fitoret që Shqipëria arriti të merrte në kualifikueset e Botërorit, u pasqyruan edhe në renditjen e FIFA-s, aty ku kuqezinjtë u ngjitën disa herë në klasifikim. Kështu, Shqipëria në muajin mars humbi një vend në klasifikim dhe e shihte veten në vendin e 66 të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, teksa kjo zbritje u pasua edhe në muajt në vazhdim, ku ndikuan barazimi me Letoninë dhe ai me Serbinë. Në korrik, Shqipëria humbi 2 pozicione të tjera dhe e shihte veten në vendin e 68- të dhe dukej se makthi nuk po merrte fund. Por, në shtator Shqipëria rikuperoi 2 vende dhe u rikthye sërish në vendin e 66-të të klasifikimit të përgjithshëm. Në muajin tetor, kuqezinjtë ishin për rekord duke rikuperuar plot 5 vende dhe për herë të parë për këtë vit, u rendit në vendin e 61 të klasifikimit të përgjithshëm. Humbja me Anglinë ndikoi për klasifikimin e fundit dhe Shqipëria humbi dy pozicione të tjera dhe e mbylli vitin në vendin e 63-të të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s. Rekordin absolut për klasifikimin në FIFA, Shqipëria e ka në vitin 2015, kur për herë të parë në histori, Shqipëria e shihte veten të renditur në vendin e 36, si kurrë më parë ndonjëherë.

DEBUTIMET Silvinjo e ka treguar shpesh herë që nuk ka shumë besim te të rinjtë dhe i qëndron besnik lojtarëve që kanë kontribuuar më shumë te Shqipëria. Por, përtej kësaj, Shqipëria kishte edhe debutime në vitin 2025 megjithëse nuk ishin të shumta. Simon Simoni ishte portieri që debutoi këtë vit me Shqipërinë, ndërkohë që të njëjtin fat kishin edhe Pajaziti, Cake e Gripshi me këta dy të fundit që iu desh të prisnin vetëm fundin e vitit për të marrë minutat e para. Në mars debutoi Shehu që ishte edhe një nga lojtarët me më shumë paraqitje që nga debutimi i tij dhe luajti titullar thuajse në të gjitha ndeshjet e kuqezinjve, si në zyrtare, ashtu edhe në ato miqësore. Të tjerë debutues në vitin 2025 me fanellën e Shqipërisë, ishin edhe Maldini Kacurri dhe Kristian Shpendi, të cilët luajtën së bashku në një ndeshje miqësore me Gjibraltarin në muajin shtator.

RINOVIMI I SILVINJOS Kontrata e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo përfundonte në muajin dhjetor. Por, kualifikimi për në “Play Off” të Kupës së Botës, bëri që kontrata e trajnerit të Kombëtares të shtyhej për më tej. Kështu, palët kanë arritur akord për të rinovuar kontratën duke e bërë të vlefshme deri në fundin e muajit, mars kur edhe do të luhen dy ndeshjet e fundit të këtij rrugëtimi historik. Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, atëherë kontrata e trajnerit brazilian do të rinovohet automatikisht për në vazhdim të Botërorit dhe vetëm pas përfundimit, do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij. Nëse rrugëtimi i Shqipërisë përfundon në mars, edhe kontrata e Silvinjos skadon por kjo nuk do të thotë se trajneri do të jetë zyrtarisht i larguar. Me shumë gjasa, palët do të ulen sërish për të diskutuar për të ardhmen dhe dëshira e të dyja palëve, duket se është që të vazhdojë bashkëpunimi edhe për më tej, ku Shqipëria do të ketë provën e madhe për të tentuar sërish Europianin dhe ndoshta edhe për të shkruar histori të reja.

ÇMIMET E BILETAVE Një nga gjërat negative të 2025 për tifozët shqiptarë, natyrisht që kanë qenë çmimet e biletave për kualifikueset e Botërorit. Përveç faktit që ishte shumë e vështirë të gjendeshin bileta dhe se shumica e tyre po shiteshin në treg të zi, një tjetër problem ishin çmimet e shtrenjta nga vetë Federata. Kështu, shumë tifozë mbetën pa biletë jo vetëm për faktin se nuk po i gjenin, por edhe për koston e lartë që kishte për xhepin e tifozëve pasi çmimet ishin relativisht të larta, sidomos për ndeshjet e rëndësishme apo edhe për Anglinë në fund.

The post Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte appeared first on Albeu.com.

Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

23 December 2025 at 14:26

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka vlerësuar lart skuadrën shqiptare, që do të jetë kundërshtari i tij në gjysmëfinalen e “Play Off”-it për kualifikimin në Botëror.

Në një prononcim për mediat, Urban theksoi se Shqipëria ka treguar kualitet dhe organizim, duke arritur deri në këtë fazë të eliminatoreve.

“Shqipëria është një skuadër që ka arritur të kalojë grupin e saj dhe këtë e tregon fakti se ndodhet në këtë fazë të eliminatoreve. Ata dinë të luajnë mirë futboll, ashtu si pjesa më e madhe e ekipeve që kanë siguruar kualifikimin për në Botëror. Është një ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të monitoroj jo vetëm lojtarët e mi, por edhe të Shqipërisë”, deklaroi trajneri polak.

Megjithatë, Urban e konsideron shortin relativisht të favorshëm për Poloninë dhe nënvizon rëndësinë e ndeshjes së parë në shtëpi.

“Shorti është i mirë, edhe pse do të më pëlqente të luanim të dyja ndeshjet në shtëpinë tonë. Por fokusi im i plotë është tek ndeshja me Shqipërinë. Për të shkuar në Botëror, gjithçka fillon nga kjo përballje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë është programuar të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të përballet në finale me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke përcaktuar kështu skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

/gj.m/a.f/

The post Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s

23 December 2025 at 13:49

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar, ku Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të.

Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore.

Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.

Kombëtarja shqiptare ka arritur kualifikimin për në fazën ‘play-off’ të Botërorit 2026, ku do të përballet me Poloninë më 26 mars, ndërsa skuadra e kualifikuar do të përballet në finale me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet

10 December 2025 at 15:26

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Shqipëria ka shkruar tashmë historinë, mungon vetëm një copë e vogël për të plotësuar më në fund enigmën më të bukur të viteve të fundit.

Vendi është plot entuziazëm, një komb që mund ta arrijë vërtet ëndrrën e tij të Kupës së Botës.

Vetë trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, tregoi për këtë emocion në një intervistë për gianlucadimarzio.com.

“Pas tre pikëve që morëm në Serbi, gjërat ndryshuan dhe herën e parë që u kthyem në vend, tifozët na pritën me shumë entuziazëm. Jemi të lumtur që e nxjerrim në pah Shqipërinë nga një perspektivë tjetër: përtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, deklaroi trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo për gianlucadimarzio.com.

Një udhëtim i gjatë që kërkoi durim dhe shumë përkushtim: “Është vërtet një gjë e mrekullueshme në jetën time të udhëheq Shqipërinë. Kam një pasion për vendin, për njerëzit. Kemi qenë atje për tre vjet dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer. Duhet t’i përgëzoj të gjithë lojtarët. Arritja në një fazë eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një arritje e madhe. Pastaj do të luajmë për një vend në Botëror tre muaj para fillimit. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë.”

Trajneri i Shqipërisë nuk ka frikë dhe e di se mund të mbështetet edhe në shumëllojshmërinë e stileve të lojës të sjella nga lojtarë nga liga të ndryshme të huaja: “Ata janë një ekip shumë i organizuar në fushë, duhet ta them. Ka diçka evropiane tek ata, është një përzierje. Ne kemi marrë pak nga futbolli spanjoll, por edhe intensitetin e çmendur të futbollit britanik. Por Brazili është në gjakun tim; unë jam brazilian edhe si person. E lë veten të lirë dhe nuk ndalem.”

Periudha më e ngarkuar fillon nga tani deri në mars, pasi ekipet kombëtare do të duhet të qëndrojnë në kontakt me lojtarët e tyre. Por si mund të bëhet kjo? “Kam avantazhin që kam qenë atje për disa vite dhe kur mbërrita fillova një proces për t’u njohur me lojtarët. Jam shumë komunikues dhe në fakt, unë, Doriva dhe Pablo Zabaleta do të udhëtojmë në qytete të ndryshme për të pirë një kafe të këndshme me lojtarët dhe për të biseduar pak. Gjatë javës ata përgatiten për një ndeshje, pastaj zakonisht luajnë të dielën dhe unë jam atje të martën pasardhëse. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët, por edhe me klubet dhe nga janari duhet të fillojmë të punojmë me shumë kujdes. Po mendojmë të vizitojmë tre ose katër lojtarë në maksimum. Duam t’i shohim lojtarët në fushë sepse kjo është gjithmonë një metodë e mirë.”

/gj.m/a.f/

The post Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kualifikimi në Botëror/ Shqipëria “kërcënon” të pasurit, por Kosova na parakalon

By: V K
26 November 2025 at 12:43

Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të provojë shanset e saj në duelin kundër Polonisë.

Nëse kuqezinjtë arrijnë të fitojnë sfidën e parë në Varshavë, atëherë do të kenë përballë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Natyrisht që për Shqipërinë, do të jetë një rrugëtim i vështirë duke parë edhe emrat që Shqipëria ka përballë, por shorti mund të ishte treguar edhe më i ashpër me kuqezinjtë, pasi janë shmangur emra si Turqia apo Italia që mund të kishim në një finale të mundshme.

Gjithsesi, nëse shohim emrat dhe vlerat e kundërshtarëve të Shqipërisë, bëhet fjalë për skuadra shumë më të forta se skuadra jonë Kombëtare, megjithatë kuqezinjtë kanë treguar shpesh herë se ndaj skuadrave me emër, dinë të luajnë futboll dhe madje të bindin. Kështu, diçka të tillë duhet ta vërtetojnë edhe një herë tjetër në ndeshjen e 26 marsit.

VLERAT- Shqipëria nuk ka pasur shumë ndryshime në listën e lojtarëve, duke grumbulluar thuajse të njëjtët futbollistë në të gjitha kualifikueset e Botërorit. Kështu, vlera e kuqezinjve sipas “Transfermarkt”, arrin në 88 milionë euro duke qenë njëkohësisht një nga vlerat më të ulëta të 16 skuadrave të kualifikuara për në “Play Off”.

Nga lojtarët që Silvinjo ka grumbulluar në këtë fushatë kualifikuese, Armando Broja është futbollisti me vlerën më të lartë në treg. Sulmuesi që aktivizohet me Bërnlein, e ka vlerën e kartonit të tij 14 milionë euro, ndërkohë që ndiqet në vendin e dytë nga Kristjan Asllani me vblerën 13 milionë euro. Sulmuesi Mirlind Daku renditet i treti, vlera e të cilit ka arritur në 10 miulionë euro ndërkohë që 7 milionë euro është vlera e Uzunit. “Top 5” mbyllet me Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin, vlera e të cilëve arrin në 6 milionë euro.

RIVALËT- Në ndeshjen e parë, Shqipëria do të ketë përballë Poloninë, kundërshtar të cilin e njeh mirë duke qenë se në ndeshjet e fundit është përballur shpesh me të. Veç eliminatoreve të Botërorit të shkuar, Shqipëria e kishte Poloninë edhe në grupin e kualifikueseve të Europianit ku mori një fitore që e ndihmoi jo pak për të shkuar në Europian. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Polonisë është 166 milionë euro, thuajse dyfishi i vlerës së Shqipërisë.

Lojtari më i shtrenjtë për skuadrën polake, është mbrojtësi i Aston Vijës, Mati Kash, vlera e të cilit arrin në plot 25 milionë euro. Të njëjtën vlerë, ka edhe qendërmbrojtësi Kivior që aktivizohet me skuadrën e Portos. Ndërkohë, në “Top 5” e Polonisë, renditen edhe Zalevski me 17 milionë euro vlerë, e mbyllet me Zymanskin e Grabaran me nga 14 milionë euro.

Vlerë të lartë ka edhe Ukraina me Suedinë, sidomos këta të fundit. Vlera e Ukrainës sipas “transfermarkt”, arrin në 274 milionë euro, ndërsa Suedia është ndër skuadrat me vlerën më të lartë, që kap shifrën e 517 milionë eurove.

KOSOVA- Dardanët kanë aktualisht vlerë më të lartë se kuqezinjtë. Skuadra e Kosovës kap vlerën e 131 milionë eurove dhe kushton vetëm 8 milionë euro më pak se Sllovakia, rivalja e saj në gjysmëfinale. Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, është sulmuesi i Juventusit Edon Zhegrova, kartoni i të cilit arrin në 25 milionë euro dhe ndiqet nga Fisnik Asllani me vlerë 18 milionë euro. Pesëshja më e shtrenjtë, mbyllet me Amir Rrahmanin, Albian Hajdarin dhe Leon Avduallahun, të cilët kushtojnë nga 12 milionë euro. Dy të fundit, u afruan rishtazi te Kosova pasi vendosën që të largoheshin nga Zvicra.

SKUADRAT MË TË LIRA- Shqipëria renditet e katërta si skuadra me vlerën më të ulët në “Play Off”, ndërkohë që vendin e parë e mban Maqedonia e Veriut. Kualifikimi i tyre ka ardhur për shkak të Ligës së Kombeve ndërkohë që në kualifikuese morën rezultate surprizë duke barazuar me Belgjikën, por edhe duke u turpëruar nga Uellsi. Vlera e Maqedonisë arrin në 38 milionë euro, e ndjekur nga Irlanda e Veriut me vlerë 82 milionë euro e më pas nga Rumania me vlerë 86 milionë euro. TOP 5- Italia është padyshim skuadra me vlerën më të lartë në “Transfermarkt”, nga të gjitha skuadrat e kualifikuara në “Play Off”, vlera e të cilëve arrin në 846 milionë euro. Në vendin e dytë është Suedia me 517 milionë euro, e ndjekur nga Danimarka me 399 milionë euro e më pas Turqia me 337 milionë. Vendin e pestë, e mban Ukraina, vlera e së cilës arrin në 274 milionë euro.

The post Kualifikimi në Botëror/ Shqipëria “kërcënon” të pasurit, por Kosova na parakalon appeared first on Albeu.com.

“Play-off”-i Botërorit, trajneri i Kosovës: Ekipi ka fituar vetëbesim

20 November 2025 at 20:25

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e fazës së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, ku Dardanët më 26 mars do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë.

Foda ka vlerësuar lart kundërshtarin, por thekson se Kosova tashmë ka fituar vetëbesim dhe është gati për sfidën.

“Ndeshja e parë është si mysafir i Sllovakisë. Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Ata fituan kundër Gjermanisë (2-0), por bazuar në rezultatet tona, kemi fituar si mysafirë në Suedi, Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë”, u shpreh Foda.

Ai shtoi se fokusimi maksimal duhet të jetë në sfidën e parë.

“Nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka, por siç e thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki, dhe pastaj të shohim më tej”, shtoi Foda.

Në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do të luajë finalen e “play-off”-it në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtari do të jetë fituesi i takimit Turqi-Rumani./rtsh/

The post “Play-off”-i Botërorit, trajneri i Kosovës: Ekipi ka fituar vetëbesim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Play-off”-i i Botërorit 2026, trajneri i Polonisë flet për përballjen me Shqipërinë: Jemi favoritë

20 November 2025 at 16:18

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës “play-off” në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih.

Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka komentuar shortin e “play-off”-it të Kupës së Botës, ku skuadra e tij do të përballet me Shqipërinë.

Urban u shpreh se ekipi i tij e sheh veten favorit, sidomos duke qenë se ndeshja e parë luhet në Varshavë.

“Mendoj se nuk duhet të ankohemi. Luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe jemi favoritë. Sigurisht, në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka, por duhet të shfrytëzojmë fushën tonë për të shkuar në finalen e play-off-it”, tha ai.

Trajneri polak vlerësoi edhe cilësinë e ekipit kuqezi, duke theksuar se shumë prej lojtarëve aktivizohen në kampionatin italian.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë kryesisht në Serinë A. Sylvinho vjen nga një kulturë futbolli teknik dhe kështu luan edhe skuadra e tij. Por do t’i analizojmë. Kemi kohë të mjaftueshme dhe këto katër muaj janë shumë në futboll”, shtoi Urban.

/gj.m/r.e/

The post “Play-off”-i i Botërorit 2026, trajneri i Polonisë flet për përballjen me Shqipërinë: Jemi favoritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“FIFA 2026″/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët në fazën ‘play-off’

By: Brisi
20 November 2025 at 13:45

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën “play off” këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih. Sipas shortit, Shqipëria do të përballet me Poloninë për fazën e playoff të Botërorit, ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë. Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet […]

The post “FIFA 2026″/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët në fazën ‘play-off’ appeared first on BoldNews.al.

HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Shqipërisë që vendosën goglat për “Play-Off” (VIDEO)

By: V K
20 November 2025 at 13:49

Kombëtarja shqiptare dhe Kosova, mësojnë kundërshtarët për në fazën e “play off” të Botërorit 2026.

 

 

Kuqezinjtë dhe “dardanët” janë pjesë e vazos së tretë, ndërsa do të përballen me një ekip nga vazo e dytë.

Pas hedhjes së goglave, u vendos që kundërshtarja e Shqipërisë të jetë Polonia.

 

 

The post HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Shqipërisë që vendosën goglat për “Play-Off” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Botërori 2026, Shqipëria dhe Kosova njohin sot rivalët në “Play-off”

20 November 2025 at 09:20

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Shqipëria dhe Kosova pritet të njihen sot me rivalët e tyre në rrugëtimin drejt finaleve të botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të hedhi sot në mesditë shortin për të përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës.

Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive, duke prerë një biletë për në fazën “play-off”, çka ndodh për herë të parë në historinë e të dyja kombëtareve.

Të dyja skuadrat janë në Vazon e Tretë dhe kanë shmangur një përballje mes tyre. Rivalët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë pikë janë ekipet e vendosura në Vazon e Dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki. Një nga këto katër emra do “peshkojnë” kuqezinjtë dhe një tjetër Dardanët.

Skuadra e Shqipërisë dhe Kosovës ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë dhe do të jetë ndeshje teke. Kjo pasi ekipet e vazos së dytë kanë koeficient më të lartë e kësisoj janë më të favorizuara në këtë turn. Ndeshja nëse mbyllet në barazim, do të vazhdojë me shtesë dhe nëse edhe gjatë kohës shtesë nuk ka fitues, fati i kualifikimit do të vendoset nga goditjet e 11-të metërshit.

Skuadrat fituese të këtij turni, në raundin tjetër nuk do të kenë më ndeshje teke, por do të luajnë dy ndeshje me sistemin vajtje-ardhje. Gjithashtu do ketë një short për ekipin që do jetë pritës, duke hequr favorin e renditjes në FIFA.

Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars 2026 dhe finalet më 31 mars 2026.

Ndarja e vazove play-off për shortin
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

The post Botërori 2026, Shqipëria dhe Kosova njohin sot rivalët në “Play-off” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Italia e zhgënjyer, FIFA lë në “ajër” edhe Shqipërinë që mund të përfitojë, skenari që po trazon rrjetin para Botërorit

By: V K
20 November 2025 at 10:10

Sot do të hidhet shorti për fazën “play off” të kualifikueseve të Botërorit 2026. Janë 22 përfaqësuese nga e gjithë bota, që duhet të fitojnë dy ndeshje në mars për të garantuar një nga gjashtë biletat e mbetura.

Në anën tjetër, fakt është se më 5 dhjetor në Uashington do të hidhet shorti i FIFA-s. Janë dy skenare, që aktualisht po trazojnë rrjetin pasi 6 përfaqësuese mbeten të pakonfirmuara.

Në bazë të renditjes së FIFA-s janë ndarë edhe vazot deri tani. Ka dy skenare. I pari, akoma i pazyrtarizuar, tregon se të gjithë përfaqësueset e “play off” do të vendosen në vazon e fundit për shortin e 5 dhjetorit.

Skenari i dytë, tregon se do të ketë grupime sipas përfaqësueseve të renditura më mirë. Kështu vetë Italia, ose çdo kundërshtar që mposht “axurrët”, përfiton dhe merr pjesë në vazon e dytë për shortin e dhjetorit. Shqipëria do të ishte përfituese po ashtu, pasi automatikisht do të shmangte vazon e fundit.

SKENARI QË SUPOZOHET I SAKTË DERI TANI

 

SKENARI QË QARKULLON NË RRJET

 

The post Italia e zhgënjyer, FIFA lë në “ajër” edhe Shqipërinë që mund të përfitojë, skenari që po trazon rrjetin para Botërorit appeared first on Albeu.com.

“Play-Off” i Botërorit s’mjafton për Shqipërinë, FIFA e zbret poshtë në renditje

By: M C
19 November 2025 at 19:05

Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë në histori “play-off”-in e një Botërori, duke “rrëmbyer” vendin e dytë në Grupin K, ku ishte bashkë me Anglinë dhe Serbinë. Këta të fundit, Shqipëria i la pas, por s’paska mjaftuar për FIFA-n.

Kjo për shkak se në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, Kombëtarja kuqezi ka humbur 2 vende. Duket se humbja me shifrat 0-2 përballë Anglisë, ka ndikuar shumë, duke zbritur kuqezinjtë nga vendi i 61-të, në të 63-tin.

Kujtojmë se në muajin nëntor, “djemtë” e Sylvinhos luajtën ndeshjen deçizive përballë Andorrës në transfertë, ku trimfuan 0-1. Pikërisht ai 3 pikësh, dërgoi Shqipërinë në “play-off”.

The post “Play-Off” i Botërorit s’mjafton për Shqipërinë, FIFA e zbret poshtë në renditje appeared first on Albeu.com.

Botërori 2026, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm në “play-off”

19 November 2025 at 10:00

TIRANË, 19 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës më shortin e të enjtes që vlen për “play off” e Botërorit 2026.

Ndeshjet e fundit në fazën e grupeve ishin përcaktuese për vazot e shortit.

Faza play-off përfshin 16 ekipe, nga të cilat 12 renditen të dytat në grupet kualifikuese dhe 4 vijnë nga Liga e Kombeve, në bazë të koeficientit më të lartë.

Këto skuadra ndahen në katër vazo sipas renditjes FIFA. Aktualisht, sipas rezultateve të fundit, Shqipëria pozicionohet në vazon e tretë së bashku me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Irlandën, teksa sot pritet të publikohet renditja e re e FIFA-s për muajin nëntor.

Në shortin që do mbahet më 20 nëntor në orën 13:00 në Nyon, UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3.

Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Faza e play-off-it zhvillohet me ndeshje teke. Fillimisht luhen gjysmëfinalet dhe, nëse nuk ka fitues brenda 90 minutave, ndeshjet shkojnë në shtesë e më pas në penallti.

Skuadrat fituese të këtij raundi më pas kalojnë në finalet e play-off-it, ku shorti përcakton si çiftet, ashtu edhe fushën e lojës, pa asnjë lloj avantazhi nga koeficientët.

Vetëm katër ekipe nga 16 pjesëmarrëse do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës 2026.

Ndeshjet vendimtare të play-off-it do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2026, data që tashmë janë të rrethuara me të kuqe për të gjithë tifozët shqiptarë.

Shqipëria është vetëm dy hapa larg ëndrrës së madhe botërore dhe me formën e deritanishme dhe shpirtin luftarak të skuadrës së Sylvinhos, ky moment historik duket më pranë se kurrë më parë.

/a.f/

The post Botërori 2026, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm në “play-off” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZYRTARE/ Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off të Botërorit. Tabloja në ditën e fundit të kualifikueseve ndryshoi plotësisht

By: M C
18 November 2025 at 22:59

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj praninë në play-off të Botërorit dhe të enjten, do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitet.

KOMBETARJA

Gjithsesi, Shqipëria di që tani se në bazë të renditjes së FIFA-s, do të jetë e vendosur në vazon e tretë në short, ashtu si Kosova, me ndeshjen gjysmëfinale, që do ta zhvillojë jashtë fushës ndaj një skuadre të vazos së dytë. Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar edhe emrat e ekipeve që kuqezinjtë dhe “Dardanët” do të kenë përballë të paktën në hapin e parë të shortit.

Pas lëvizjeve të ndryshme në grupe në ditën e fundit të kualifikueseve, si dhe situatës së ekipeve në renditjen e FIFA-s, tabloja tashmë paraqet përfundimisht katër skuadrat nga të cilët do të dalin emrat e gjysëmfinalistëve për Shqipërinë dhe Kosovën: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.

Në shortin në FIFA, do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Do të hidhet short që të enjten për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.

Ndeshjet e para të play-off, janë më datë 26 mars, ndërsa ndeshjet finale janë planifikuar më datë 31 mars.

NDARJA NË VAZO NË SHORT

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

The post ZYRTARE/ Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off të Botërorit. Tabloja në ditën e fundit të kualifikueseve ndryshoi plotësisht appeared first on Albeu.com.

Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë, skenaret që mbajnë peng pjesën tjetër për “play off”-in e Botërorit

By: V K
18 November 2025 at 11:14

Çekia është zyrtarisht rivali i parë i mundshëm për Shqipërinë në fazën gjysmëfinale të “play off” për Botërorin. Për çekët nuk ekziston mundësia që të ngjiten më sipër, por as që t’i bashkohen Shqipërisë në vazon e tretë.

Megjithatë, sot janë disa skenarë që mund të ndryshojnë situatën për Sllovakinë, Skocinë dhe Irlandën që provizorisht plotësojnë vazon e dytë.

Pasqyrë, ndërsa ndeshjet do të luhen të gjitha sot prej orës 20:45.

SKENARET QË NDRYSHOJNË VAZON E DYTË(SOT)

Uells-Maqedoni e Veriut

Fitorja e Uellsit, e vendos në vazon e dytë si kundërshtar të mundshëm për Shqipërinë. Në të kundërt, Uellsi do të pozicionohet në vazon e katërt. Fitorja e Uellsit do sillte zyrtarisht rënien e Irlandës në vazon e tretë, duke mos qenë rival i mundshëm për Shqipërinë në “play off”.

Austri-Bosnjë Hercegovinë

Fitorja e Bosnjës ndryshon vazon e dytë dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë. Vetë Austria do të vendosej në vazon e parë.

Skoci-Danimarkë

Fitorja e Skocisë do të vendoste Danimarkën në vazon e parë të shortit të “play off”. Në të kundërt, me çdo rezultat tjetër, Skocia mbetet si kundërshtar i mundshëm në vazon e dytë.

SKENAR THUAJSE I PAMUNDUR

Kosovë – Zvicër

Fitorja e Kosovës me më tepër se pesë gola diferencë do të ndryshojë po ashtu vazon e dytë.

*Shqipëria është zyrtarisht në vazon e tretë. Vetëm Çekia është një kundërshtar që njihet po ashtu zyrtarisht në vazon e dytë. Pjesa tjetër mund të ndryshojë sot, sipas skenarëve të përmenedur më sipër.

Vazo e dytë, pa u luajtur ndeshjet sot: Sllovaki, Skoci, Çeki (kundërshtar zyrtar) dhe Irlandë./ Panorama Sport

The post Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë, skenaret që mbajnë peng pjesën tjetër për “play off”-in e Botërorit appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë

By: M C
17 November 2025 at 20:38

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në play-off të Kupës së Botës, duke qenë vetëm dy ndeshje larg realizimit të një ëndrre të jashtëzakonshme për të gjithë tifozët kuqezi. Megjithatë, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donin kuqezinjtë në gjysmëfinale, FIFA i detyron që të luajnë një ndeshje që ata nuk do të kishin dëshirë ta luanin pas një zhgënjimi të mundshëm.

FIFA paracakton që në short skuadrat të ndahen në 3 minigrupe me nga një ekip nga secila vazo, i cili do të përcaktojë emrin e 3 finalistëve të Botërorit që mbeten nga Europa.

Më 26 mars, skuadra e vazos 2 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 3 dhe ajo e vazos 1 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 4 në gjysmëfinale. Fitueset e dy çifteve do të ndeshen më 31 mars në finalen e madhe për një biletë në Botërorin 2026. Po humbësit?

Këtu ndërhyn rregullorja e FIFA-s për kualifikueset e cila parashikon se më datën 31 mars, në fushë do të jenë edhe skuadrat humbëse të gjysmëfinaleve, të cilat do të përballen mes tyre në një ndeshje miqësore. Një sfidë që do të zhvillohet në fushën e një prej këtyre skuadrave, të paracaktuar që në shortin e kësaj të enjte. Kjo ndeshje në fakt është cilësuar e panevojshme nga shumë ekipe, duke pasur parasysh se pjesëmarrësit do të jenë dukshëm të pamotivuar pas zhgënjimit nga eliminimi.

Por pavarësisht protestave, FIFA ka insistuar të zhvillohet meqë në atë dritare ndërkombëtare, ekipet e tjera në gjithë botën do të zhvillojnë nga dy ndeshje dhe i shërben për statistika apo qëllimet e renditjes së saj botërore.

The post Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë appeared first on Albeu.com.

Rama falënderon Kombëtaren pas ndeshjes me Anglinë: Krenar për kuqezinjtë

16 November 2025 at 21:34

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh krenarinë dhe mirënjohjen për përpjekjet e kuqezinjve, duke theksuar performancën e tyre të barabartë me një superfuqi si Anglia për më shumë se 70 minuta.

Ai gjithashtu inkurajon skuadrën për fazën e play-off-it të Botërorit.

“Faleminderit. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani pllei ofi. Forca Shqipëri!”, shkruan Rama.

Pas kësaj humbje dhe renditjes në vendin e dytë në grupin K, Kombëtarja shqiptare përgatitet për fazën play-off të Botërorit 2026, që luhet në mars.

/gj.m/r.e/

The post Rama falënderon Kombëtaren pas ndeshjes me Anglinë: Krenar për kuqezinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na bënë dy gola të shpejtë”, Strakosha pas humbjes me Anglinë: Dhamë maksimumin, për play off…

By: D Marku
16 November 2025 at 20:48

Pas humbjes me Anglinë në Tiranë, Thomas Strakosha dha një prononcim.

Ai u shpreh se ekipi dha maksimumin, ndërsa shtoi se Anglia ka më shumë kualitete. Për play off, ai tha se nuk ka eksperiencë se me cilën kombëtare do të përballen.
“Dhamë maksimumin. Anglia ka më shumë kualitete se ne. Por luajtëm futboll. Edhe në Angli nuk luajtëm kaq shumë. Të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Asnjë nuk ka shënuar gol ndaj Anglisë.

Kemi pasur ulje-ngritje. Në disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë maksimumin. Në disa ndeshje s’kemi luajtur shumë mirë, por kemi marrë pikët.
Nuk kam asnjë preferencë për play off-in. Duhet të marrim maksimumin me çdo ekip që do ndeshemi që të arrijmë finalen.
Na bënë dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden dhe Saka ndryshoi loja. E kuptojmë që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë që në ndeshjet e tjera të mos pësojmë gol.
Bëra disa gabime që nuk duhet t’i bëja, por kështu e ka futbolli”, tha Starkosha.

The post “Na bënë dy gola të shpejtë”, Strakosha pas humbjes me Anglinë: Dhamë maksimumin, për play off… appeared first on Albeu.com.

❌
❌