Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Dosja “Gërdeci”/ Ish-ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO

By: V K
14 January 2026 at 09:45

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, zhvillohet seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

The post Dosja “Gërdeci”/ Ish-ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Donald Trump paralajmëron Iranin: Nëse ekzekutoni protestuesit, do përballeni me masa të forta

By: V K
14 January 2026 at 09:29

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse autoritetet iraniane ekzekutojnë protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave masive antiqeveritare.

Paralajmërimi vjen mes raporteve të grupeve për të drejtat e njeriut se mbi 2,400 demonstrues janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane.

Të afërmit e Erfan Soltanit, një 26-vjeçar i arrestuar javën e kaluar, i kanë thënë BBC Persian se ai pritet të ekzekutohet të mërkurën.

Një përfaqësues i Organizatës Hengaw për të Drejtat e Njeriut i tha BBC-së se “nuk kishin parë kurrë një çështje që të lëvizte kaq shpejt”, duke theksuar se dënimi me vdekje ishte dhënë “në një proces jashtëzakonisht të përshpejtuar, brenda vetëm dy ditësh”.

Duke folur për CBS News, Trump deklaroi:Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Do të ndërmarrim veprime shumë të forta nëse e bëjnë një gjë të tillë”.

Ai tha gjithashtu se po kërkonte “shifra të sakta” mbi numrin e viktimave dhe se SHBA-të do të vepronin “në përputhje me rrethanat”.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, njoftoi se deri më tani ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, përfshirë 12 fëmijë, pavarësisht ndërprerjes pothuajse totale të internetit në Iran.

Sipas HRANA-s, rreth 150 persona të lidhur me qeverinë janë vrarë gjithashtu, ndërsa mbi 18,434 protestues janë arrestuar.

Nga ana tjetër, një zyrtar iranian i tha Reuters se rreth 2,000 persona kanë humbur jetën, duke ia atribuar vdekjet “terroristëve”.

Qeveria iraniane ka akuzuar SHBA-të se po përpiqen të “shpikë një pretekst për ndërhyrje ushtarake”, duke paralajmëruar se “ky manual ka dështuar më parë”.

Trump ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë dhe ka paralajmëruar masa të mëtejshme, përfshirë tarifa 25% për çdo vend që tregton me Iranin.

Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se autoritetet iraniane do të “paguanin një çmim të lartë” për vrasjet dhe u bëri thirrje qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë”.

Protestat, të cilat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat e Iranit, nisën për shkak të rënies së monedhës dhe rritjes së kostos së jetesës, por shpejt u shndërruan në kërkesa për ndryshime politike.

Ato përfaqësojnë një nga sfidat më serioze për establishmentin klerikal që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Për shkak të kufizimeve të rënda dhe mbylljes së komunikimeve, është e vështirë të vlerësohet shkalla e vërtetë e dhunës.

Megjithatë, pamje të publikuara në internet tregojnë dhjetëra trupa në Qendrën Mjekësore Kahrizak në Teheran, ndërsa aktivistët flasin për një nivel dhune të paprecedentë gjatë shtypjes së protestave.

The post Donald Trump paralajmëron Iranin: Nëse ekzekutoni protestuesit, do përballeni me masa të forta appeared first on Albeu.com.

“Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

By: V K
14 January 2026 at 09:11

Dokumentet e publikuara nga FARA, tregojnë se lobimi që kryebashkiaku Erion Veliaj, po bën në Shtetet e Bashkuara përmban kryesisht një fushatë me sulme të paprovuara ndaj Prokurorisë dhe pretendime hiperbolike për persekutim të ngjashëm me atë të regjimit komunist.

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist.

“Kjo më kujton taktikat e vjetra komuniste në Shqipëri, kur në mënyrë të paarsyeshme shënjestrohej ‘viktima’ dhe nxitej histeria për ta dehumanizuar, ndërkohë që shënjestra mbahej e izoluar në burg, pa akuza”, shkroi Veliaj, duke i kërkuar Durbin që të bëhej “një flamurtar” i përballjes së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Letra për senatorin amerikan, është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.

Dokumentet e publikuara pranë njësisë së regjistrimit FARA nga zyra e avokatisë së kontraktuar nga Veliaj, Kasowitz LLP, prezantojnë pretendime të hiperbolizuara për një persekutim të tij nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që shoqërohen nga artikuj në favor të Veliajt, të publikuara nga mediat në Shqipëri.

Dokumentet u mëshojnë gjithashtu pretendimeve të padokumentuara se Veliaj po hetohet nga një prokuror në konflikt interesi apo që përdor ofendime ndaj tij në sallën e gjyqit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të shkuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Bashkë me Veliajn akuzohet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.

Fushata e lobimit në SHBA

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të kontraktuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij.

Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar së fundmi në FARA aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt – i cili përbëhet kryesisht nga letra dhe mesazhe drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare.

Përmes kompanisë së lobimit, Veliaj u kërkon atyre që të jenë “zëri i tij” si dhe të kontaktojnë qeveritë e tyre, Parlamentet, Komisionin Europian si dhe organizatat e të drejtave të njeriut për të ushtruar presion publik për lirimin e tij.

Sipas dokumenteve të depozituara, Kasowitz Benson Torres është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 emaile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit. Gjithashtu, deklarohet të jenë bërë 11 telefonata si dhe të jenë organizuar pesë takime.

Letrat dhe mesazhet përmbajnë thuajse të njëjtat ankesa, përfshirë edhe një mori pretendimesh të padokumentuara kundër prokurorit të çështjes, Ols Dado. Për shembull, në emailet dërguar senatorëve dhe kongresmenëve, Dado paraqitet si “anëtar aktiv i partisë autoritare në opozitë, Partia Demokratike”.

Po ashtu, Veliaj ngre vazhdimisht pretendime se Dado është në konflikt interesi dhe paraqitet si ndërtues, të cilit bashkia i ka refuzuar pjesërisht kërkesën për ndryshimin e një lejeje ndërtimi. Në materiale nuk jepet asnjë provë për akuzat, ato thjesht listohen në letrat që u janë dërguar përfaqësuesve në SHBA.

Ndër të tjera, në dosje përfshihen edhe riprodhime të shkrimeve në media shqiptare, ku prokurorët e SPAK akuzohen për “linçim” dhe u atribuohen pa prova fjalë fyese ndaj Veliajt, të supozuara të thëna në sallën e gjyqit.

Pjesë e dosjes së lobimit është edhe raporti i firmave Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya i datës 24 qershor 2025, që e paraqet paraburgimin e Veliajt si “të padrejtë” dhe si problem që duhet të shqetësojë partnerët perëndimorë. Masa e arrestit ndaj Veliajt është vlerësuar e drejtë në të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

PR në media

Fushata ndërkombëtare e PR-it të ndërmarrë nga Veliaj, përveç çfarë është deklaruar në FARA, përfshin edhe një seri artikujsh në mbrojtje të tij, të publikuar në media periferike ndërkombëtare dhe të ripublikuara masivisht nga mediat në Shqipëri.

Vetëm në dhjetor, menjëherë para fillimit të shqyrtimit të kërkesës paraprake për gjykimin e dosjes së tij, u publikuan të paktën tre artikuj, në të cilët ngrihej shqetësimi për një proces të padrejtë ligjor ndaj kryebashkiakut. Artikujt u përkthyen dhe ripublikuan masivisht në shqip.

Një prej artikujve u publikua nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia – e cila raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale. Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet, për të cilin përdorej një foto stoku e përdorur edhe për një mori profilesh të ngjashme.

Më 4 dhjetor 2025, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter” botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliajn dhe vinte në dyshim procesin ndaj tij. Shkrimi u publikua pa autor dhe media në fjalë i tha BIRN se i referohej raportit të zyrave të avokatisë.

Ndërkohë, në 11 dhjetor, Neil Watson, i cili nënshkruan si gazetar britanik dhe që njihet kryesisht për shkrimet dhe qëndrimet në mbështetje të presidentit autoritar të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi i shqetësuar se procesi ndaj Veliajt cënonte rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Watson figuron vazhdimisht në median shtetërore në Azerbajxhan dhe në shkurt 2024, agjencia shtetërore e lajmeve publikoi urimin që ai i dërgonte Aliyevit, pasi ky fitoi zgjedhjet me 92 për qind të votave me nënshkrimin: “I juaji besnikërisht”./ BIRN

The post “Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Njihuni me dy banorët e rinj të “Big Brother VIP Albania”

By: V K
14 January 2026 at 08:43

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Big Brother Vip Albania 5”, Aleksandra dhe Artan Kola, u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Artan Kola, është një nga këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare.

“Besnike, por edhe vullkan”, këto ishin fjalët me të cilat Aleksandra e prezantoi veten.

The post Njihuni me dy banorët e rinj të “Big Brother VIP Albania” appeared first on Albeu.com.

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

By: V K
14 January 2026 at 08:17

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit.

Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit janë serat e rrafshuan për të tretën herë.

Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje, ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë.

Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.

Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur, është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës.

Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.

Për shkak të hapjes së portave, uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.

Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur, ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.

Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve.

Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.

Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes.

Zona e Shkodrës, është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.

Gjithashtu, dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur.

Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT, tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.

Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./ Monitor

The post Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Vinçi bie mbi trenin me 195 pasagjerë, 19 prej tyre humbin jetën

By: V K
14 January 2026 at 07:53

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në verilindje të Tajlandës, ku 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në lëvizje.

Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur pasi vinçi goditi një nga vagonët, duke bërë që treni të dilte nga shinat dhe të merrte flakë, tha policia për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ministri i Transportit Piphat Ratchakitprakan, tha se në tren ndodheshin 195 persona dhe se ai po udhëtonte për në provincën Ubon Ratchathani.

Ai tha se ka urdhëruar një hetim për aksidentin, ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Vinçi po përdorej në punimet në një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë në distriktin Sikhio të provincës Nakhon Ratchasima, rreth 143 milje në verilindje të Bangkokut.

The post Tragjike/ Vinçi bie mbi trenin me 195 pasagjerë, 19 prej tyre humbin jetën appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip”/ Ja cilët janë 3 të preferuarit e publikut

By: V K
14 January 2026 at 07:45

Mbrëmjen e djeshme, publiku ka zgjedhur 3 banorët më të pëlqyer të “Big Brother”. Pas televotim të shkurtër që u hap dhe u mbyll brenda natës, publiku vendosi që tre banorët më të pëlqyer janë Selin, Miri dhe Kristi.

Siç u permend edhe më herët, 3 të preferuarit kanë imunitet dhe nuk mund të nominohen.

The post “Big Brother Vip”/ Ja cilët janë 3 të preferuarit e publikut appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
14 January 2026 at 07:36

Sot, 13 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.7 lekë, ndërsa në shitje me 103.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 14 Janar 2026, si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

By: V K
14 January 2026 at 07:18

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira kalimatre.

Mjegull /mjegullinë pritet të ketë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 14 Janar 2026, si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 13 January 2026Main stream

Saimir Korreshi: Po prishen provat dhe intimidohen dëshmitarët, zarfi i SPAK për Ballukun ishte i fshehtë, si e dinte Rama se çfarë kishte? Peleshi e hapi dhe USB-në…

By: V K
13 January 2026 at 15:56

Ditën e sotme, deputeti demokrat Saimir Korreshi, tha se drejtësia po sfidohet, ku Kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm shtyjnë jashtë afateve ligjore dhe në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por po tentojnë të mbrojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderët dhe me masë sigurie nga GJKKO, deri dhe pezullim nga detyra.

Ligjvënësi denoncoi se po prishen provat dhe po intimidohen dëshmitarët gjatë kësaj periudhe zvarritjeje proceduriale dhe politike nga ana e qeverisë dhe mazhorancës me dosjen e SPAK që është dërguar në Kuvend.

Gjithashtu, ai akuzoi edhe kryeparlamentarin Niko Peleshi si autor të zvarritjes dhe jo vetëm, duke ngritur dyshime të forta se mund ta ketë hapur zarfin me USB-në e Prokurorisë ku gjenden provat ndaj Ballukut dhe ato t’ia ketë dërguar kryeministrit Edi Rama.

“Po prishen provat dh po intimidohen dëshmitarët. Zarfi është hapur në Kuvend dhe USB është hapur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, që më pas ia ka çuar shokut Rama, sepse ndryshe kryeministri nuk kishte se si ta dinte që brenda USB-së ishte e gjithë arkiva e Ministrisë së Brendshme. Shoku Rama ka zbuluar veten me këtë deklaratë dhe SPAK duhet ta verifikojë, sepse ndryshe nga e dinte. Ata thanë se USB ishte e fshehtë, por na rezulton se Peleshi do ia ketë dërguar Ramës. Kryeministri e dinte përmbajtjen e provave në dosje”, tha Korreshi për “News 24”.

Deputeti demokrat theksoi se provat e SPAK ndaj Ballukut, janë të qarta dhe e lidhin atë në afera korruptive dhe abuzime me fondet e buxhetit.

Korreshi iu referua përgjimeve, bisedave dhe dokumenteve që ndodhen në dosje, edhe pse ky material në USB çuditërisht nuk u është vënë në dispozicion nga Kuvendi, edhe pse SPAK dha leje.

“Ka prova që e lidhin Ballukun me gjërat e tjera dhe personat e tjerë, ka përgjime, ka biseda dhe komunikime mes njërit e tjetrit që gjykohen se janë prova. Sa të vlefshme janë mbetet për fazë tjetër, por ka prova që mund ta arrestojnë. Emri Ramës në dosje mbetet sekret hetimor, por deri tani ka dalë si “palloshi i gjatë”. Pjesë e dosjes janë komunikime e përgjime të Ballukut. Por duket se Rama ia ka futur Ballukut”, tha ai.

Në fund deputeti denoncoi mazhorancën se po sfidon hapur drejtësinë.

“Kjo është një sfidë e hapur ndaj drejtësisë”, nënvizoi deputeti.

Por si e komenton Korreshi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend nga Peleshi për më 28 janar?

“Unë e mendoj një veprim prej frikacaku. Këta na kujtojnë se të gjithë deputetët e këtij Parlamenti janë punëtorë të Nikos. Niko është drejtori i ndërmarrjes që na ka marrë në punë e na jep rrogën dhe ne s’duhet të bëjmë asgjë, si të gdhihet Niko. E kanë kthyer Kuvendin në një lojë kungulleshkash. Ne provuam disa herë rrugën institucionale. Me kërkesë të gjysmës së Këshillit, duhet të mblidhet mbledhja. Dyerve të Kuvendit Niko i kishte vënë drynin dhe siç duket ishte duke ngrënë ende gjelin. Ata po luajnë me drejtësinë. SPAK kërkoi që të shqyrtohej si çështje për 3 ditë. SPAK kishte ndryshuara masën e sigurimit për Ballukun. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, edhe pse avokati i palës, së zonjës Balluku, kërkoi 3 javë, afati kaloi. Afati mbaroi më 6 janar. Nuk kishte më kuptim që opozita të bënte prapë kërkesë, pasi administrata nuk i përgjigjej”, tha ai.

Dhe më pas sqaroi denoncimin ndaj Peleshit me kallëzim:

“Ne jemi detyruar që të drejtohemi për të bërë kallëzim penal ndaj Peleshit. Pasi kur kërkon gjysma mbledhjen e Këshillit, duhet të realizohet. Ne nuk mundet të mos t’i shkojmë gjerat deri në fund. Duhet të ndjekim rregullat ligjore, ndaj bëmë kallëzim. Zoti Niko, edhe pse duhej të ishte pushim, pasi do të priste vendimin e Kushtetueses, që s’ka lidhje me atë se ç’ka kërkohej, ia futi gjumit dhe e mori me ‘lente-lente’. Ai është koshient që është në kundërshtim flagrant me ligjin, duke trajtuar administratën sikur është e tija personale”, shprehet Korreshi.

The post Saimir Korreshi: Po prishen provat dhe intimidohen dëshmitarët, zarfi i SPAK për Ballukun ishte i fshehtë, si e dinte Rama se çfarë kishte? Peleshi e hapi dhe USB-në… appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

By: V K
13 January 2026 at 15:37

Pas arratisjes së Altin Ndocit, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes, është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Urdhri i pezullimit, vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas detajeve, Altin Ndoci kishte kryer një vizitë mjekësore ditën e sotme, i shoqëruar nga dy punonjës policie.

Nga të dhënat paraprake, Ndoci ka goditur njërin prej policëve dhe ka arritur të largohet, ndërsa sipas informacioneve, një automjet AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e priste jashtë spitalit.

 

The post Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7

By: V K
13 January 2026 at 15:25

Mesditën e sotme, është arratisur nga spitali i Durrësit, Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit.

Detaje të reja zbulohen lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset.

Mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali është larguar drejt rrugës së Maternitetit ku është dhe parking i madh.

Tre kamerat e sigurisë në oborrin e spitalit rajonal të Durrësit e kanë pikasur, duke dalë nga shkallët e infektivit në drejtim të parkingut.

Kamera nga maternieti i Durrësit, ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci, është larguar me një makinë AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e cila e priste tek parkingu.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Durrësit.

Arratisja e Ndocit, një person me rrezikshmëri të lartë vë në pikëpyetje sigurinë jo vetëm të burgjeve, por edhe të institucioneve të zbatimit të ligjeve që janë një zinxhir i institucionesh për ruajtjen e personave të paraburgosur e sidomos ato të rrezikshmërisë së lartë shoqërore, sikurse konsiderohet Altin Ndoci./Syri Tv

The post Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7 appeared first on Albeu.com.

Goditi një efektiv të burgjeve dhe më pas u arratis/ Itinerari që ndoqi Altin Ndoci, ngrihen postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit

By: V K
13 January 2026 at 14:55

Mesditën e sotme (13 janar 2026) nga spitali i Durrësit, është arratisur Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit.

Sipas korrespondentes së Durrësit, Klodiana Haxhiaj Altin Ndoci, kishte shkuar në spital për vizita mjekësore në repartin infektiv, ku ishte i shoqëruar nga efektive të policisë së burgjeve.

Po sipas Haxhiajt, Ndoci është arratisur sapo ka mbërritur në dhomën që është e posaçme për të burgosurit, madje është e pajisur me hekura.

Ai ka goditur një punonjës policie dhe më pas është larguar në drejtim të varrezave të qytetit.

“Altin Ndoci është arratisur nga infektivi ku kishte shkuar i shoqëruar nga punonjës policie të burgut të Durrësit. Në momentin kurt është futur në sallën që është me hekura dhe posaçërisht për të dënuarit, ai është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar njërin nga punonjësit të policisë që e shoqëronte dhe është larguar në drejtim të varrezave të qytetit”, tha gazetarja.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe për kapjen e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Dyshohet per 4 vrasje

Altin Ndoci u arrestua në korrik 2020 gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, si i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën.

Por me 2 prill 2024 Gjykata e posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit përfshirë edhe dyshimi për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur të pafajshëm atë.

Ishin dëshmitë e të arrestuarit, Klevis Alla i cili e përfshinte Altin Ndocin në këto 4 vrasje por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi ç’ka bëri që të marrë pafajësinë. Nga ana tjetër për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia , Gjykata e posaçme dënoi me 25 vite burg Klevis Allën.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024 ai nuk mundi të dalë nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, pas dëshmive të Nuredin Dumanit i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda.

Në dëshmitë e dhëna në SPAK nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, Klevis Alla dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, mbahej në burg edhe për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

The post Goditi një efektiv të burgjeve dhe më pas u arratis/ Itinerari që ndoqi Altin Ndoci, ngrihen postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit appeared first on Albeu.com.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit

By: V K
13 January 2026 at 14:43

Ditën e sotme, një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në automjete apo objekte të tjera përreth.

Ndërkohë, ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente

The post Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit appeared first on Albeu.com.

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës

By: V K
13 January 2026 at 13:56

Ditën e sotme, i burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34-vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis nga spitali infektiv.

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci, ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018.

Ai dyshohet gjithashtu, të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

The post U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës appeared first on Albeu.com.

Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci

By: V K
13 January 2026 at 13:49

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari Altin Ndoci, ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.

Altin Ndoci, u arrestua në maj të vitit 2020 i akuzuar nga policia si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Haxhia si dhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

The post Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

By: V K
13 January 2026 at 13:30

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu, është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kompania Adriatik, zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Situata me përmbytjet në Durrës vijon të jetë shqetësuese. Punonjësi i ndërmarrjes së komunales Plaz Astrit Hysenaj humnbi jetën, ndërsa 1500 shtëpi e mijëra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet, mes tyre edhe biznesmeni Petrit Kovaçi!

Çfarë përmban dosja?

 

 

Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për përmbytjet që kanë prekur disa zona të qytetit dhe vdekjes së një personi, punonjës i Ndërmarrjes Komunale.

Organi i akuzës bën me dije se ka nisur hetimet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

“Me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale“, njoftoi Prokuroria.

Organi i akuzës ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

Tenderi për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet në masën 50% nga Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

“Ortaku themelues i shoqërisë është Ardjan Mustafaraj me 100% të kapitalit. Më datë 24.04.1998, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhurimi i 50% të kuotave të kapitalit të zotëruara nga Ardjan Mustafaraj në favor të Z. Petrit Kovaçi”, thuhet në të dhënat zyrtare në Open Data.

Petrit Kovaçi, ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier.

Ndërkohë, Spartak Kovaçi, është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

The post Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje…

By: V K
13 January 2026 at 13:17

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 46-vjeçari Altin Meçaj,  që u dhunua nga një efektiv policie me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se i kishte bërë një koment komplimentues motrës së efektivit, familjen e të cilit e njihte pasi janë nga i njëjti fshat.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim dashakeqës, por thjesht një kompliment për arritjet e saj.

“Unë u ktheva për festat e fundvitit 19-20 dhjetor dhe do qëndroja edhe këtë javë se në Gjermani është kohe e keqe. Jam i divorcuar prej 8 vitesh dhe kam tre fëmijë të rritur dhe në këtë drejtim sesi erdhën gjërat në këtë ngjarje, pavarësisht se unë i kam bërë ‘like’ ajo është një goce fshati. Unë nuk besoj se kam bërë një gabim që të përfundoj këtu.

Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë. Unë as e kam takuar këtë gocën po bën vite, thjesht e njoh.

Unë nuk e kuptoj si arritën deri këtu dhe mori guximin vëllai i saj që të më rrahë për vdekje. Mesa di unë ajo është e martuar dhe ndodhet në Itali, unë në Gjermani dhe s’kemi lidhje. Nuk kam pasur as lidhje dhe as ngacmime, nuk më kanë shkuar në mend”, u shpreh 46-vjeçari.

The post U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje… appeared first on Albeu.com.

Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë

By: V K
13 January 2026 at 12:48

Pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman, banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Disa prej tyre thonë se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, për shkak të izolimit të zonës nga uji.

Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente, ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ku shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë. Atje kam burrin dhe djalin, të ikin të lënë delet, dua të iki t’i shoh”, tha një prej banoreve.

“Prej dje janë shqyer argjinaturat. Kjo është hera e parë, jam 53-vjeç dhe nuk ka ndodhur një përmbytje e tillë më parë. Shkak janë mos mirëmbajtja e argjinaturave”, u shpreh një tjetër.

“Është çobani lart, kanë tre ditë pa bukë nuk e dimë as ku janë. Nuk kanë bateri në telefon dhe nuk dimë se çfarë bëhet. Duam t’i nxjerrim që atje, nuk po pyesim më për mallin, duam vetëm të shohim për njerëzit, jetët e njerëzve”, deklaron një tjetër banor.

The post Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT)

By: V K
13 January 2026 at 12:14

Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe vendosi kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në mbikalimin e Shkozetit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen në themel.

Amar Shkëmbi, ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Shkëmbi dhe Polivina, së bashku me Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Ariol Halilaj, dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke kryer vepra penale si vjedhje, mbajtje pa lejë të armëve, tentativë vrasjeje ndaj funksionarëve publikë dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në të njëjtën çështje penalë janë edhe Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌