Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Raporti i Mirit me Selinën, reagon bashkëshortja e këngëtarit

By: Elva
6 January 2026 at 20:32

Rabea, bashkëshortja e Mirit, ka reaguar publikisht për herë të parë pas komenteve dhe kritikave të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me marrëdhënien e afërt të artistit me Selin brenda shtëpisë së Big Brother. Sjellja e Mirit në reality show ka nxitur debate mes ndjekësve, të cilët kanë vënë në dyshim stabilitetin […]

The post Raporti i Mirit me Selinën, reagon bashkëshortja e këngëtarit appeared first on BoldNews.al.

Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro transferohet nga qelia me helikopter drejt New York-ut

By: V K
5 January 2026 at 14:04

Një autokolonë që transporton udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, është parë duke u larguar nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur i ndaluar gjatë dy ditëve të fundit, nën akuza për trafik droge dhe armësh.

Maduro, i cili do paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e autokolonës, i veshur me uniformë kafe paraburgimi, dhe më pas u drejtua drejt një helikopteri.

 

 

Pranë tij, gjithashtu në paraburgim dhe i shoqëruar nga forcat e rendit, është një person që duket të jetë gruaja e tij.

 

 

Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, do dalin sot para një gjykate në Nju Jork, ku do të përballen me procedurat fillestare gjyqësore.

 

 

Burgu ku u transferua Maduro

Burgu MDC Brooklyn, është themeluar në vitin 1994 dhe aktualisht strehon rreth 1,300 të burgosur, burra dhe gra.

Ai është burgu kryesor federal në qytet për të mbajtur të paraburgosur që presin të dalin para gjykatave federale.

Në të kaluarën, ky burg ka strehuar figura të njohura si Ghislaine Maxwell, e dënuar për përfshirje në abuzime seksuale, këngëtarin e hip-hop Sean Combs, si dhe ish-presidentin e Hondurasit Juan Orlando Hernández, i cili ishte dënuar për trafik droge.

Po ashtu, aty mbahet dhe Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e një drejtuesi të kompanisë UnitedHealth Group, në pritje të gjykimit.

 

 

Të burgosurit dhe avokatët e tyre kanë denoncuar kushtet e pahijshme dhe të ashpra të jetesës në këtë institucion.

Në vitin 2019, disa të burgosur mbetën në qeli të ngrira gjatë dimrit pas një zjarri që shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe ngrohjes.

Në vitin 2024, dy të burgosur u vranë nga armë të improvizuar, sipas Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së, duke shtyrë autoritetet të ndërmarrin një operacion kundër dhunës dhe trafikut të paligjshëm brenda burgut.

Maxwell, që mbahej në MDC para dënimit të saj në 2021, kishte bërë të ditur praninë e mbeturinave dhe jashtëqitjes së brejtësve në qelinë e saj.

Megjithatë, Shërbimi Federal i Burgjeve raportoi në shtator 2025 se kushtet në burg janë përmirësuar, falë rritjes së personelit dhe reformave të tjera.

Mitchell Epner, ish-prokuror federal dhe tani avokat, vlerësoi se të gjithë të burgosurit në MDC Brooklyn janë në rrezik për dhunë nga njeri-tjetri, një rrezik që mund të jetë më i madh për dikë si Maduro, i cili mund të bëhet objektiv i bandave ose të burgosurve që kërkojnë famë.

The post Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro transferohet nga qelia me helikopter drejt New York-ut appeared first on Albeu.com.

Atentati me tritol në Shkodër/ Etleva Delia: Djali i viktimës dëshmoi se nuk kishin konflikte. Hetimet janë intensive, pistat kryesore…

2 January 2026 at 18:18

Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona” në një intervistë në “Tirana Live”, ABC News, foli për vrasjen e ndodhur n Shkodër më 29 dhjetor 2025, ku mbeti i vrarë Hysni Ymeri.

Ngjarja u zbardh nga policia dhe u vunë në pranga 4 persona. Gjatë intervistës, gazetarja Delia tha se të arrestuarit janë vënë në vëzhgim nga grupi hetimor në një ambient dhe aty është konstatuar se ata kanë folur me njëri tjetrin.

Gjithashtu theksoi se janë gjetur veshjet që autori i dyshuar ka përdorin kur ka vendosur lëndën eksplozive.

“Nga provat materiale dyshohet se mund të ketë qenë diku tek 100 gram lëndë plasëse. Viktima apartamentin e kishte në katin e katërt dhe dëmtimet më të mëdha i ka pasur në kokë dhe njërin nga krahët. Ka arritur të shkojë i gjallë në spital, por më pas nuk ia ka dalë. Duke qenë se ishin katër persona dhe kanë pasur role të ndryshme. Dikush ka vëzhguar shënjestrën, dikush ka vënë lëndën plasëse dhe pavarësisht se sipas policisë të katër personat që janë arrestuar janë të paguar. Nuk është se ishin ata personat që kishin konflikt, por mund të jenë paguar nga persona të tjerë.  Djali i viktimës pretendon se ai ati nuk kishte konflikte, por nga ana tjetër janë hapur disa dosje të vjetra. Disa familjarë të tij rezultojnë të përfshirë në disa krime. Motivi i gjakmarrjes nuk përjashtohet si pistë hetimi…Edhe një i afërm tjetër akuzohet për vrasjen e një mjeku në Shkodër. Të gjitha këto po hetohen për të hedhur më shumë dritë. Viktima nuk rezulton me precedent penalë. Të arrestuarit nuk rezultojnë me precedentë të rëndë penalë…Hetimet janë intensive…”, tha ajo.

Goditja e grupit kriminal/ “Zbërthimi nga bisedat në Sky”, Delia: Dy “Rrajat” ishin në kërkim për vepra të tjera penale

10 December 2025 at 13:29

Etleva Delia autore e “Gjërat Tona”, në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për operacionin e zhvilluar në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, ku u arrestuan 7 persona.

Gjatë intervistës në studio, Delia tha se dy kushërinjtë Rraja ishin me precedentë penalë. Gjithashtu theksoi se Nikla “është baza” që lidhte grupet kriminale, që u zbulua nga zbërthimi i bisedave në “sky ecc”.

“Janë 14 urdhër arreste të firmosur nga SPAK. 7 janë ekzekutuar. Ndërsa 4 ë tjerë janë shpallur në kërkim. Mes këtyre 14 personave, 5 prej tyre janë drejtues. Ndërsa dy prej personave kryesorë janë djali dhe kushëriri i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ndaj tyre është ngritur akuzë grup i strukturuar kriminal. Grupi u zbërthyer nga bisedat në “sky ecc”. Në zonën e Niklës njiheshin si fis i fortë”, tha ajo.

Gjithashtu Delia tha se janë pesë grup që kanë bashkëvepruar me njëri tjetrin dhe mesa duket lidhja ka qenë zona e Niklës.

Ndërsa shtoi se është ende herët për të përcaktuar rolet e secilit prej tyre, pasi ende nuk ka edhe një komunikatë zyrtarë nga SPAK.

“Rrahman Rraja, ish deputet u bë më shumë i njohur nga incidentet e të birit. Një tjetër rast ishte kur të gjithë si fis dhunuan dy vëllezërit Maja, ku edhe u publikua një video. Dhe vetëm pas kësaj Rrahman Rraja dha dorëheqjen”, tha ndër të tjera Delia.

/abcnews.al/

Pse u dorëzuan terroristët e Oroshit?/ Sokolaj: Shpëtuan jetën e tyre! Dorëzimi jo i thjeshtë, duhet të verifikohet

By: Rovena
25 November 2025 at 20:42

Pas më shumë se 12 orësh tension dhe negociata intensive në Orosh të Mirditës, dorëzimi i Julian Cumrakut dhe Hamza Ukës, dy personave të kthyer nga konfliktet në Siri dhe të cilësuar me rrezikshmëri të lartë, vijon të ngrejë pikëpyetje për motivet dhe rrethanat e tij.

Edhe pse ata u vunë në pranga mbrëmjen e së hënës, burime nga grupi hetimor konfirmojnë se të dy kanë refuzuar të japin deklarime, duke e “kyçur” komunikimin me autoritetet.

Eksperti i sigurisë Gjergj Nikolla dhe gazetarët Trashgim Sokolaj dhe Etleva Delia thanë në emisionin “Real Story” në ABC News se dorëzimi nuk ishte aq i thjeshtë sa u duk fillimisht dhe se pas kësaj lëvizjeje mund të fshihen dyshime apo dinamika ende të paqarta.

Sipas tyre, më shumë sesa një akt bashkëpunimi, dy të arrestuarit kanë kërkuar të shpëtojnë jetën, ndërsa negociatat me familjarët dhe kërkesa për garanci sigurie kanë qenë thelbësore në vendimin e tyre për t’u dorëzuar.

Gjergj Nikolla: Këta persona të kthyer nga Siria, jo të gjithë janë rehabilituar, këta e kanë problemin në mendje. Në psikologji quhet “ujqërit e vetmuar”. Vazhdojnë me të njëjtën filozofi. Dënimi i këtij personi nuk i ka arritur qëllimit, sepse synimi është që ata të rehabilitohen. Janë shumë të rrezikshëm, sepse janë të paparashikueshëm.

Trashgim Sokolaj: Akti dhe dorëzimi që bënë, është një përjashtimi nga rregulli. Ne prisnim që ata të vazhdonin të rezistonin. Mendonim që gjatë natës të kishte rezistencë. RENEA të ofron negociata, madje u premtojnë që do kenë lehtësira ligjore. Në rastin konkret është bërë një negociatë me familjarët. Ata kishin disa rezerva ushqimi. Ishte një ambient që nuk ishte banuar vetëm nga dy persona. Dorëzimi nuk më duket kaq i thjeshtë, duhet që të verifikohet. Deri më sot nuk pamë një dorëzim të tyre, ata thjesht kanë shpëtuar jetën e tyre.  

Etleva Delia: Nuk kishin për qëllim që qëllonin policinë. Plagosja ndodhi aksidentalisht. Kanë kërkuar që t’u sigurohej jeta. Uka u vetëplagos me pistoletë.

Rivali i Aldo Bares i shpëton atentatit/ Delia: Julian Sulo me të shkuar kriminale. Duket si një aktivizim i të rinjve të Lushnjes

25 November 2025 at 13:29

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona”, foli për atentatin në Lushnje. Gjatë intervistës, Delia tha se Julian Sulo, ndaj edhe të cilit iu bë atentat, është një person me të shkuar kriminale.

Gjithashtu nënvizoi se Julian Sulo është i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit.

“Ky person ka një të shkuar kriminale. Ka qenë i plagosur edhe më herët. Së fundmi sa kishte dalë nga burgu për kundërshtim të punonjësve të policisë. Ka qenë i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit. Fakti që është djegur një automjet, ai është plagosur është një atentat i dështuar. Duket se është një aktivizim i të rinjve të Lushnjes. Ka persona që përplasen për hesave”, tha Delia.

Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo ishte shënjestër e një atentatit këtë të martë në qytetin e Lushnjës.

Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona, të cilët i kanë bërë pritë dhe më pas kanë zbrazur armët mbi makinën e tij, por fatmirësisht 45-vjeçari ka arritur t’i shpëtojë plumbave.

/abcnews.al/

Arrestimi i dy terroristëve me flamur të ISIS/ Delia: Si ranë në gjurmët e policisë? Njëri prej tyre, prej kohësh në ndjekje nga antiterrori

25 November 2025 at 13:24

TIRANË- Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona”, në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për operacionin e zhvilluar në Orosh, për kapjen e dy personave që u izoluan prej disa orësh në banesë.

Gjatë intervistës, Delia tha se operacioni ishte me rrezikshmëri, ndërsa shpjegoi se si “ranë në gjurmët” e policisë së Pukës këto shtetas.

“Gjithçka ka nisur si një kontroll territori. Kanë parë një person të dyshimtë në fshatin Orosh të kryeziut. Një fshat pothuajse i braktisur dhe kjo ka bërë të binin në sy. Në momentin që i është bërë thirrje nga policia dhe i është kërkuar të ndalojë, është larguar. Më pas janë bërë kontrolle. Është kontaktuar pronari i banesës. Gjithashtu pronari i shtëpisë është arritur të futej në kontakt me personin që iu largua policisë. Këta shtetas kanë qenë në banesë pa dijeninë e pronarit. Në ndjekje nga policia e Pukës njëri prej tyre “ka thënë fjalë në gjuhën arabe”. Pas hetimeve rezultoi që njëri ishte në ndjekje nga terrori prej disa muajsh”, tha Delia.

Më tej shtoi: “Antiterrori ka informacione. Ka persona të caktuar që kanë luftuar krah ISIS. Kanë shërbyer si komando dhe më pas janë kthyer i tillë ka qenë dhe Uka, ka qenë Komando në Irak dhe më pas janë kthyer. Dy shtetasin ishin subjekte të Antiterrorit”.

/abcnews.al/

“Atentati në Rinas, i mirëorganizuar”/ Delia: Krimi, afër perfeksionit. Konfliktet e Gilmando Danit, të shumta

12 November 2025 at 13:27

TIRANË- Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona” në ABC News e ftuar në “News Line” foli për atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, miku i Emiliano Shullazit dhe u plagos, Muçi Shaljani.

Gjatë intervistës, Delia tha se vrasja në Rinas ishte e mirëorganizuar dhe se dyshohet për katër autorë, njëri prej tyre shofer.

Më tej nënvizoi se nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur informator brenda terminalit në Rinas.

“Deri në këto momente nuk kemi emra konkret personash të dyshuar. Nisur nga vetë ngjarja, krim gati ‘perfekt’ kam dyshimet e mia, nisur edhe nga eksperienca e ngjarjeve të mëparshme, nëse do bëja një paralele ngjason me një vrasje të ndodhur në Vlorë. Ku u vra Bledar Birçaj…Ishte pothuajse njësoj. Edhe në këtë rast një nga kallashnikovët i ka rënë në tokë njërit prej autorëve dhe është kthyer ta marrë. Mund të jetë rastësi, nuk do të thotë se është i njëjti grup. Por uroj që kjo ngjarje të zbardhet. Autorët e ngjarjes kanë marrë çdo masë, kanë qenë të maskuar, kanë njohur mirë zonën, janë larguar nga një rrugë rurale. Ngjarja është menduar nga atentatorët që të mos lënë gjurmë. Për ngjarje të tilla çdo informacion që mund të rrjedhë aksidentalisht mbase mund të prishë hetimet, por në ngjarje të tilla janë më të rezervuar për informacione. Është një listë e gjatë konfliktesh, Gilmando Dani dhe Emiliano Shullazi kanë qenë personazhe që bashkëvepronin dhe kanë një historik më shumë se 20 vjeçar përplasjes që kanë pasur me grupe të ndryshme. Nisur nga bisedat që kanë dalë nga SkyEcc, janë ekspozuar shumë plane. Në bisedat e fundit që dolën flitet për një grup në Fushë Krujë, por nga ana tjetër një tjetër ngjarje në Vlorë. Këto sigurisht që do të identifikohen ashtu edhe shumë ngjarje të tjera”, tha Delia.

Sa i përket pezullimit të zinxhirit komandues në AMP, gazetarja Delia tha duhet të kishte pasur më shumë vëmendje dhe se një person që ka ndryshuar të dhënat nuk duhej të bëhej pjesë e policisë.

“Ai quhet Mustafa Sheqeri dhe minimalisht duhet të ishte bërë për gjeneralitetet e tij të sakta. Ne kemi parë që në ndihmë të grupeve të strukturuara kriminale nuk ishin vetëm punonjës policie, kishte edhe prokurorë, gjyqtarë apo edhe hetues. Dhe kjo nuk duhet të kalojë kaq lehtë. Besoj që duhet të ketë edhe një reformim”, u shpreh më tej gazetarja Etleva Delia.

/abcnews.al/

Luciano Spalletti krahason yllin e Juventusit, Kenan Yildiz, me Khvicha Kvaratskhelia dhe Antonio Di Natale

3 November 2025 at 23:04


Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka bërë një krahasim të veçantë për talentin e ri të skuadrës, Kenan Yildiz, duke e vënë pranë ish-lojtarëve të shquar si Khvicha Kvaratskhelia dhe Antonio Di Natale, të cilin trajneri italian e konsideron një prej talenteve më të nënvlerësuara me të cilët ka punuar.

Yildiz, i cili mungoi në ndeshjen e parë të Spallettit në krye të Juventusit gjatë fundjavës, pritet të rikthehet në formacionin titullar kur “Zonja e Vjetër” përballet me Sporting në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Spalletti konfirmoi se mesfushori “është i gatshëm”, duke shtuar krahasimin me disa nga lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar.

“Kvara kishte ato karakteristika. Një tjetër lojtar me talent të jashtëzakonshëm, por pa shumë vëmendje, ishte Toto Di Natale. Yildiz është një prej atyre lojtarëve që do të jenë në të gjitha rrjetet sociale në fund të sezonit”, deklaroi Spalletti.

Yildiz, 20 vjeç, ka regjistruar shtatë kontribuime (gola dhe asiste) në 12 paraqitje deri tani në të gjitha garat këtë sezon.

Yildiz duket se po konfirmohet si një nga lojtarët më të ndjekur dhe më premtues të Juventusit për sezonin aktual, duke kombinuar talentin, kreativitetin dhe një prezencë të spikatur në fushë. /Telegrafi/

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Gazetarja jep detaje: U aplikua e njëjta skemë me atë të vitit 2018

29 October 2025 at 13:50

TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë zhvilluar një operacion kundër tjetërsimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje në Shëngjin dhe tek “Rana e Hedhun”.

Janë ekzekutuar 9 urdhër arreste për zyrtare ter Kadastrës, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe ish efektivë policie.

Sipas informacioneve, në zonën e Ranës së Hedhun dyshohet të jenë tjetërsuar prona për të ndërtuar disa objekte banimi që më pas janë legalizuar.

Gazetarja dhe autorja e “Gjërave Tona” Etleva Delia, thotë se skema e përdorur në këtë veprimtari është e jetë me atë të vitit 2018, ku i përfshirë ka qenë dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ajo zbuloi dhe skemën se si është bërë tjetërsimi i pronave, kryesisht në zonat turistike .

“E njëjta skemë e tjetërsimit dhe e legalizimit të objekteve me atë që ka ndodhur në 2018 ku u përfshi edhe ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës.  Fillimisht bëhet tjetërsimit të pronave, behej falsifikimi i dokumenteve, pastaj kalimi në pronësi të këtyre pronave te individë që as nuk kanë dijeni”, tha ai./abcnews.al

Xhovalin Delia, “Lorenzo i Madhërishëm” i artit shqiptar në Firence

By: berti
28 October 2025 at 12:32

Nga Albert Vataj Xhovalin Delia, një prej figurave më të veçanta të artit bashkëkohor shqiptar, është nderuar me Çmimin e Dytë “Lorenzo il Magnifico” në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Firence 2025, një prej ngjarjeve më prestigjioze në kalendarin ndërkombëtar të arteve pamore. Ky vlerësim e shpall atë simbolikisht si një “Lorenzo të Madhërishëm” të artit shqiptar, një artist që nuk…

Source

Grupet kriminale në lupën e SPAK/ Delia: Arrestimi i Aldo Avdylajt surprizë. Ekstradimet nga Dubai, një sukses

By: Rovena
14 October 2025 at 18:34

Uniformat blu të policisë dhe SPAK kanë kryer disa megaoperacione ditët e fundit, për kapjen dhe vënien para drejtësisë komponentë të grupeve kriminale. Ditën e djeshme u zhvillua një aksion në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan 14 persona. Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News Etleva Delia ndau më shumë detaje gjatë një interviste për “Tirana Live”. Ajo tha se gjatë operacionit u sekuestruan armë, radio dhe veshje si të policisë.

“Është një zonë e njohur për ngjarje kriminale dhe grupe kriminale. Në përballje e parë me Forcat e Rendit ka pasur një tension. Akuzat e tyre janë të rënda pasi u gjetën armë, municione, radio dhe veshje që përdorte policia. Nuk është gjetur ende nëse po planifikonin diçka apo jo. Disa prej tyre janë persona me precedent penal. Një prej tyre dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal që nuk funksionon më. Këto janë të dhënat e para të këtij operacioni.”

Etleva Delia u ndal edhe tek arrestimi i të shumëkërkuarit Aldo Avdylaj. Arrestimin e tij e cilësoi si një lajm të mirë, pasi ishte një person me rrezikshmëri të lartë, por dhe një surprizë pasi mendohej të ishte jashtë shtetit, ndërkohë që ndodhej në një shtëpi të marrë me qira në mes të Tiranës.

“Ishte një surprizë. Askush nuk e priste që Aldo Avdyli të ishte në Shqipëri, e aq më pak në Tiranë. Nga bisedat që zhvilloheshin në Sky ECC ishte një person që ndihmohej vazhdimisht që t’u shpëtonte forcave të policisë dhe të figuronte sikur jashtë edhe pse mund të ishte bë Shqipëri. Ndodhi e kundërta, ai ka qenë brenda Tiranës. Arrestimi i tij është një lajm i mirë, pasi ishte një person me rrezikshmëri të lartë.”

Gazetarja Delia u ndal edhe te ekstradimet nga Dubai, të cilat i cilësoi një sukses të madh, pasi më parë Duabi konsiderohej si një “strehë e sigurt” për të kërkuarit nga autoritetet shqiptare.

“Dubai nuk është më një strehë e sigurt dhe këtë e kemi thënë prej muajsh. Gjatë këtij viti janë ekstraduar tetë persona që do të thotë se është një sukses i madh.”/abcnews.al

Zbulohet tre lojtarët e PSG-së që kanë shitur më shumë fanella këtë sezon, befasi i dyti dhe i treti

4 October 2025 at 10:11


Paris Saint-Germain është njëra nga skuadrat më të famshme në botë aktualisht, kjo për shkak edhe të triumfit në Ligën e Kampionëve edicionin e fundit, kështu që fansa nga e gjithë bota po blejnë çdo ditë e më shumë fanellat e tyre.

Kamioni francez po vazhdon të shesë fanellat e tyre në të gjithë botë, por tashmë është mësuar se kush janë lojtarët e tyre më të preferuar për tifozët.

Sipas La Source Parisienne, Ousmane Dembele është lojtari i PSG-së, fanellat e të cilit me emrin e tij shiten më shumë.

🥇Le flocage numéro 1, réclamé le plus par les supporters parisiens est sans surprise notre ballon d’or Ousmane Dembélé. #PSG #FLOCAGE
— La Source Parisienne (@lasource75006) October 3, 2025

Fituesi i Kupës së Botës me Francën tashmë gëzonte një popullaritet pak më të lartë se pjesa tjetër e skuadrës, por profili i tij u rrit ndjeshëm pasi fitoi Topin e Artë 2025.

'Dembouz' zë vendin e parë, i ndjekur nga gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa Desire Doue plotëson tre vendet e para.

Megjithatë, La Source Parisienne nuk i zbuloi shifrat e sakta të shitjeve duke lënë hamendësime te tifozët.

Befasia është mos përfundimi i yjeve si Achraf Hakimi, Marquinhos apo Vitinha në top treshen e fanellave më të shitura. /Telegrafi/

SPAK “rrethon” Sukthin/ Delia: Aldo Avdylaj i shpallur në kërkim, kërkonte kokën e Durim Bamit

By: Rovena
2 October 2025 at 18:31

SPAK ka shkatërruar një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve.

Sipas gazetares së ABC News dhe autore e programit “Gjërat tona”, Etleva Delia tha për “Tirana Live” se në total u lëshuan 8 urdhër-arreste, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 3 persona janë ende në kërkim.

Sipas saj me këtë operacion, Prokuroria e Posaçme ka zbardhur edhe vrasjen e Edmir Bregut, mikut të ngushtë të Edmond Çekiçit, pra dy operacione të rëndësishme të ndodhura në një ditë. Porositës i atentatit, sipas SPAK rezulton të jetë Astrit Avdylaj, i cili e ka porositur vrasjen për hakmarrjen e nipit të tij. Gazetarja Etleva Delia thotë se shkak ka qenë trafikim i i drogës, ku Astrit Avdylaj kishte një rol aktiv, edhe tek operacioni “Revanzhi”. Urdhër-arrest ka edhe për Avdylajn, masë e cila i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”.

“Mund të jenë dy operacione të ndodhura në një ditë të vetme. Aksione të tilla të vjetra, aq më tepër për vrasjen e ndodhur në janar, ka ardhur në ndihmë edhe mesazhet e Sky ECC. SPAK ka firmosur 8 urdhër arreste, nga këto pesë janë ekzekutuar. Mes të arrestuarve është edhe Astrit Avdyli, masa i është komunikuar në burg, pasi ndodhet në burg që prej qershorit. Aldo Avdylaj është nipi i Astrit Avdylaj, i cili ishte në kërkim për operacionin Revanzhi, ku ishte aktiv, edhe në vrasjen e Durim Bamit. Sipas të dhënave Edmir Bregut, mendohet të jetë porositur nga Astrit Avdylaj, pasi donte t’i vriste nipin. Kjo për arsye të trafikimit të lëndëve narkotike. Janë emra që nuk dalin për herë të parë në skenë. Aksioni i sotëm i SPAK ka qenë i fokusuar kryesisht në Durrës, Shijak dhe Gjirin e Lalzit”, tha gazetarja Etleva Delia./abcnews.al

“Mesazhi nga qelia”/ Si po i ndryshon Diddy jetët e të burgosurve?

By: D Marku
2 October 2025 at 17:16

Diddy thuhet se po u jep mësime jete dhe biznesi të burgosurve të tjerë në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, ku mbahet që nga shtatori i vitit 2024. Sipas një letre të paraqitur nga një prej të burgosurve të tjerë, Ho Wen Kwok (i njohur edhe si Miles Guo), përpara dënimit të tij të ardhshëm të premten, më 3 tetor, Diddy ka krijuar një program të titulluar “Lojë e Lirë me Diddy-n”, përmes të cilit ai ndan përvoja dhe njohuri rreth jetës, biznesit dhe rrugës së tij në industrinë e muzikës.

“Kjo është hera e parë që kam parë një repart të tërë të marrë pjesë në një klasë ku nuk kishte ngjyrë apo përkatësi bandash, vetëm qëllimin e përbashkët të fitimit të njohurive dhe mençurisë”, vuri në dukje ai në letër.
Shoku i tij i burgosur e përshkroi Diddy-n si një “person të sjellshëm, të ndjeshëm dhe karizmatik”, duke pretenduar se e ka vëzhguar nga afër përgatitjen e muzikantit për mësimet, organizimin e tij dhe gatishmërinë e tij për të frymëzuar të tjerët. Në fakt, siç shkroi ai, ata kanë diskutuar gjithashtu krijimin e programeve që do t’i ndihmojnë të rinjtë të qëndrojnë larg rrugëve, përmes muzikës dhe sporteve.

Diddy u dënua në korrik për dy akuza të lidhura me prostitucionin pas një gjyqi dy-mujor, por u lirua nga tre akuza të tjera për trafikim qeniesh njerëzore dhe zhvatje. Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim prej më shumë se 11 vjetësh, ndërsa avokatët e tij kanë propozuar një dënim prej 14 muajsh burgim të ndjekur nga lirim i mbikëqyrur me trajtim të detyrueshëm rehabilitimi dhe mbështetje psikologjike. Vendimi i tij për dënimin do të shpallet nga gjykatësi Arun Subramanian të premten, më 3 tetor.

The post “Mesazhi nga qelia”/ Si po i ndryshon Diddy jetët e të burgosurve? appeared first on Albeu.com.

PSG-ja tronditet sërish para Barcelonës, Luis Enrike humbet një tjetër yll pas Dembelesë dhe Doue

By: V K
30 September 2025 at 12:35

Kviça Kvaratskhelia, nuk do të luajë nesër kundër Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Asi gjeorgjian, i dëmtuar të shtunën kundër Auxerre, nuk është i disponueshëm dhe nuk është përfshirë në listën e skuadrës të shpallur nga trajneri Luis Enrike.

Çfarë ndodhi?

Kvaratskhelia u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Auxerre, pasi u godit në pjesën e sipërme të kofshës nga Senaya (i cili mori një karton të verdhë).

Bradli Barkola, hyri në fushë në vend të tij dhe gjeorgjiani doli nga fusha duke çaluar. Kvara kishte pësuar tashmë një dëmtim kundër Lens në mesin e shtatorit, por u rikuperua kundër Marsejës.

PSG-së është pa Kvarën, por do të jetë në gjendje të mbështetet te Vitinja, i cili gjithashtu u lëndua në ndeshjen e fundit të Ligue 1, por është rikuperuar dhe është i disponueshëm për ndeshjen kundër katalanasve.

Zhoao Neves është rikthyer në skuadër, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit të ligës. Ousmane Dembele dhe Desire Doue do të mungojnë siç pritej, të dy janë ende duke u përballur me lëndime.

 

The post PSG-ja tronditet sërish para Barcelonës, Luis Enrike humbet një tjetër yll pas Dembelesë dhe Doue appeared first on Albeu.com.

“Nuk e tradhtova!”Divorci i bujshëm me Elia Zaharinë, Princ Leka zbulon si nisi romancën me fotografen: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

By: M C
25 September 2025 at 22:13

Princ Leka, ka folur për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm mes tyre, e cila u zbulua nga një video e filmuar nga vetë ai.

Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin falso.

“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore”, tha ai i ftuar në “Mirëmbrëma Yje”.

Ndër të tjera ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.

“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën”, tha ai.

Sa i përket videos që u bë virale në media, ku Princ Leka konfliktohej me Elia Zaharinë dhe babain e saj, tha se u pendua që e dorëzoi në polici.

The post “Nuk e tradhtova!”Divorci i bujshëm me Elia Zaharinë, Princ Leka zbulon si nisi romancën me fotografen: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë appeared first on Albeu.com.

Video virale e dh*nës me Elian, princ Leka thyen heshtjen: Nuk kam pasur miq në ato momente

By: redi
25 September 2025 at 20:59

Në mars të 2024 në pallatin mbretëror u shënua një nga ngjarjet më të forta mes princ Lekës, Elia Zaharisë dhe ku u përfshi edhe babai i saj. Sonte në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, për herë të parë princ Leka ka treguar variantin e tij. Ai ka treguar se divorci me Elian ka qenë shumë i vështirë. Teksa është ndaluar tek dhuna, Princ Leka thotë se ai nuk ka dhunuar askënd, edhe pse Gjykata e…

Source

Topi i Artë 2025: Renditjet nga pozita 20 deri në 11, Vinicius dhe Pedri zënë vendet e tyre

22 September 2025 at 19:26


Edhe pse nuk arritën të futen në top-10, disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror janë pozicionuar nga vendi i 20-të deri te i 11-ti në renditjen për Topin e Artë 2025.

Këta emra konfirmojnë edhe njëherë sa i ashpër është konkurrimi për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Në vendin e 20-të është kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili vazhdon të jetë lideri i zikaltërve në Serie A dhe në Evropë. Pas tij, në pozitën e 19-të, qëndron mesfushori i ri i PSG-së, Joao Neves, një nga zbulimet më të mëdha të futbollit portugez.

Një surprizë të këndshme e sjell Scott McTominay, që me paraqitjet e shkëlqyera te Napoli është renditur i 18-ti. Legjenda polake Robert Lewandowski e mbyll këtë katërshen në pozitën e 17-të, duke treguar se pavarësisht moshës mbetet një nga golashënuesit më të rrezikshëm në botë.

Në vendin e 16-të renditet sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, ndërsa menjëherë mbi të është një tjetër bomber – Viktor Gyökeres i Arsenalit.

Pozitat nga 20 deri në 16

Sulmuesi i ri francez, Desire Doué, ka marrë një vlerësim të madh duke u futur në vendin e 14-të me fanellën e PSG-së, kurse sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, është pozicionuar i 13-ti.

Top-20 mbyllet me dy nga lojtarët më të spikatur të futbollit evropian: Khvicha Kvaratskhelia i Napolit në vendin e 12-të dhe Pedri i Barcelonës në vendin e 11-të, duke dëshmuar se janë tashmë liderë të brezit të ri.

Kjo renditje forcon pritjen për top-10-shen finale, ku do të zbulohet kush do të shpallet fitues i Topit të Artë 2025 në ceremoninë e Parisit më 22 shtator. /Telegrafi/

Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon

By: D Marku
20 September 2025 at 20:13

Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte këtë të shtunë në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”, një projekt i realizuar gjatë një periudhe që ajo e përshkruan si “kakofoni” në jetën e saj personale.

Gjatë intervistës, gazetarja Jetona Koçibelli e pyeti Elian për divorcit e saj me Princ Lekën dhe mënyrën se si ajo e ka përballuar këtë periudhë të vështirë. Elia u shpreh me sinqeritet:
“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj.”

Elia i dha fund martesës së saj me Princ Lekën pas një periudhe tensioni dhe përplasjeve, disa prej të cilave u bënë publike. Megjithatë, ajo duket se ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer sfidat në frymëzim, duke kanalizuar energjinë e saj në krijimtari dhe projekte personale.

Libri i saj për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”, reflekton imagjinatën dhe ndjeshmërinë e autorës, duke ofruar një mesazh pozitiv dhe mësimdhënës për të vegjëlit. Prezenca në “ArtKand” shërbeu si mundësi për Elian që të ndajë jo vetëm krijimtarinë e saj, por edhe përvojat e jetës personale, duke treguar se resilienca dhe dashuria për jetën mund të mbizotërojnë mbi sfidat.

The post Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon appeared first on Albeu.com.

❌
❌