Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 2026Main stream

Real Madridi përgatit mbi 75 milionë euro për yllin e Ligës Premier

7 February 2026 at 15:50


Emri i Sandro Tonalit po fillon të fitojë terren në planifikimin e afatit kalimtar të verës. Mesfushori i Newcastle United është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë dhe situata e tij premton të jetë një nga fokuset kryesore kur të rihapet afati kalimtar.

Edhe pse kanë mbetur ende disa muaj deri në verë, klubet e mëdha tashmë po bëjnë lëvizje prapa skenave, të vetëdijshëm se të qenit përpara në lojë mund të bëjë gjithë ndryshimin në një marrëveshje të kësaj madhësie.

Newcastle është plotësisht i vetëdijshëm për vlerën e Tonalit. Klubi anglez e konsideron italianin një lojtar kyç në projektin e tyre sportiv dhe, për këtë arsye, përjashtoi çdo mundësi të largimit të tij gjatë afatit kalimtar dimëror. Në fakt, Arsenali u përpoq të shqyrtonte opsionet e tyre në orët e fundit të janarit, por mori një refuzim të prerë.

Nga ‘St James' Park’ erdhi një mesazh i qartë: Tonali nuk ishte në shitje në afatin e janarit. Vendimi u bazua jo vetëm në arsye sportive, por edhe në ato strategjike. Newcastle, i mbështetur nga një nga fuqitë më të mëdha financiare në futbollin botëror, nuk ka nevojë ta shesë dhe do të shqyrtojë një largim vetëm nëse oferta është e jashtëzakonshme.

Megjithatë, interesi për mesfushorin nuk është zbehur. Profili i tij i përshtatet praktikisht çdo projekti elitar: intensitet, qetësi me topin, prani fizike dhe një aftësi e jashtëzakonshme për të diktuar ritmin e lojës. E gjithë kjo e bën atë një objektiv kryesor për disa gjigantë evropianë.

Real Madridi hyn fuqishëm në garë

Duke parë përpara verën e ardhshme, Real Madridi duket të jetë një nga klubet më të pozicionuara për të provuar ta nënshkruajnë atë. Në ‘Valdebebas’, besojnë se Tonali përshtatet në mënyrë të përkryer në ndryshimin e mesfushës, një zonë strategjike për të ardhmen e afërt të ekipit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madridi po përgatit një ofertë fillestare që tejkalon 75 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, por në përputhje me vlerën e tregut të lojtarit dhe rëndësinë që ai do të kishte brenda projektit të klubit.

Qëllimi është i qartë: të demonstrohet që në fillim se interesi i tyre është i vërtetë dhe se Real Madridi është i përgatitur të konkurrojë në nivelin më të lartë.

Klubi mbretëror beson se Tonali mund të sjellë ekuilibër, lidership dhe një mentalitet konkurrues që i përshtatet në mënyrë të përkryer kërkesave në Bernabeu. Për më tepër, mosha dhe përvoja e tij në ligat e nivelit të lartë përforcojnë idenë se ky është një investim afatmesëm deri në afatgjatë. /Telegrafi/

Manchester United merr fitoren e katër radhazi, mposht edhe Tottenhamin

7 February 2026 at 15:28


Manchester Unitedi ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.

Ekipi i Micheal Carrick ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat duke treguar forcën e tyre dhe synimin për të mbyllur kampionatin sa më lartë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç raste shënuan edhe një gol, kjo edhe për faktin se shfrytëzuan diferencën numerike, pasi mysafirët luajtën pa Cristian Romeron nga minuta e 29-të shkaku i kartonit të kuq.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes me anë të Bryan Mbeumo, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kobbie Mainoo.

Advantage United at the break 👊 pic.twitter.com/BN4RHIJFMZ
— Manchester United (@ManUtd) February 7, 2026

Në pjesën e dytë, Unitedi menaxhoi mirë lojën, krijoi edhe raste tjera, teksa në fund shënoi edhe golin e sigurisë.

Goli i vetëm në 45 minutat e dytë erdhi në minutën e 81-të me anë të kapitenit Bruno Fernandes, i cili vulosi fitore me rezultat 2-0.

Three points in the bag! 💼✅ pic.twitter.com/dCmV14cFBv
— Manchester United (@ManUtd) February 7, 2026

Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e katërt me 44 pikë, ndërsa Tottenham renditet i 14-ti me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq luajnë në udhëtim te West Hami, teksa Spurs e presin Newcastle United. /Telegrafi/

Drenica dhe Llapi ndahen në paqe

7 February 2026 at 15:04


Drenica dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Thomas Brdaric dhe ai i Tahir Batatinës janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të edicionit pranveror.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjetën rrjetën.

Ishte sulmuesi Ronaldo Chacon (17’), i cili shënoi për epërsinë 1-0 të drenicasve dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më të kërkuese, krijuan më shumë dhe gjeten edhe golin në fund, duke qenë edhe të ndihmuar nga fakti se Drenica luajti nga minuta e 65-të pa Igball Jasharin, i cili u ndëshkua me të kuq.

Goli i vetëm në pjesën e dytë, erdhi në minutën e 82-të me anë të Arbnor Ramadanit, i cili shënoi për 1-1 me ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.


Pas këtij barazimi, Drenica mbetet e teta me 21 pikë, teksa Llapi i shtati me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, drenicasit udhëtojnë te Drita, ndërsa llapjanët luajnë në udhëtim te Prishtina. /Telegrafi/

Drita triumfon në udhëtim te Ferizaj

7 February 2026 at 15:00


Drita ka fituar në udhëtim te Ferizaj me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit e ka nisur me fitore sezonin pranveror, duke triumfuar në udhëtim te Ferizaj, duke treguar se do të jetë deri në fund aty në garën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i tundin rrjetat, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.


Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më cinike dhe përkundër rasteve të pakta, arritën ta tundin rrjetën dhe të marrin tri pikë shumë të vlefshme.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 49-të me anë të Kristal Abazajt, i cili i vetëm para portierit nuk gaboi për 1-0, i cili doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.


Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e tretë me 32 pikë, apo një më pak se Prishtina dhe Ballkani në dy pozitat e para, ndërsa Ferizaj mbetet i nënti me 19 pikë.

Në takimin e javës tjetër, Drita është nikoqire e Drenicës, ndërsa Ferizaj udhëton te Prishtina e Re. /Telegrafi/

Prishtina e nis me fitore sezonin pranveror, merr tri pikë të mëdha te Dukagjini

7 February 2026 at 14:51


Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Afrim Tovërlanit e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin pranveror, duke marrë tri pikë shumë të vlefshme udhëtim dhe duke barazuar Ballkanin me pikë në pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.

Ishte Gjelbrim Taipi (14’), i cili shënoi për epërsinë 0-1 pas asistimit të Arjol Bllacës dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, u luajt futboll më i ngadaltë dhe pa shumë raste nga të dyja ekipet, kështu që shifrat mbeten të pandryshuara dhe Prishtina në fund iu gëzua një fitoreje të madhe 1-0.

E gjithë ajo që vlen të theksohet janë kartonët e shumtë nga të dyja e ekipet dhe përjashtimi i Elton Krasniqit (90+) pas dy të verdhëve.


Pas kësaj fitore, Prishtina e she veten në pozitën e dytë me 33 pikë, po aq sa ka Ballkani i pari, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e katërt me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Llapin, teksa Dukagjini është nikoqir i Gjilanit. /Telegrafi/

Arbeloa: Jemi larg arritjes së potencialit tonë të plotë

7 February 2026 at 14:30


Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka pohuar se skuadra e tij është larg arritjes së nivelit më të lartë, por siguroi që puna e palodhur dhe dëshira e lojtarëve të mbetet e paprekur.

Los Blancos janë në një formë të mirë në kampionat duke marrë pesë fitore radhazi, por trajneri Arbeloa nuk është ende i kënaqur me nivelin e skuadrës, të cilën dëshiron ta përmirësoj.

"Jemi në pikën ku duhet të punojmë shumë. Ekipet e mëdha, për të fituar, duhet të bëjnë shumë gjëra mirë, dhe kjo vjen nga puna e palodhur dhe orët e shpenzuara”, ka thënë fillimisht Arbeloa.

“Qëndrimi dhe dëshira e lojtarëve mbeten po aq të mira. Jemi larg arritjes së potencialit tonë të plotë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Ndryshe, Real Madridi përballet me Valencian nesër (e diel) në Mestalla dhe do të kërkojë të ushtrojë presion mbi Barcelonën në garën për titull, me vetëm një pikë që i ndan dy ekipet. /Telegrafi/

Distria fantastike, kalon në finalen e Grand Slamit të Parisit

7 February 2026 at 14:00


Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Paris të Francës.

Kosova ka siguruar tashmë medaljen e parë në Grand Slamin e Parisit, por do të luftojë për të artën.

Bëhet fjalë për xhudisten tonë, Distria Krasniqi, e cila tashmë e ka të fituar të argjendtën, pasi ka siguruar finalen.

Distria Krasniqi ka fituar përballjen gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane ka arritur të fitojë kësaj radhe ndaj kundërshtares franceze, Amandine Buchard për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Në finale, Distria do të ndeshet ndaj spanjolles Ariane Toro Soler. /Telegrafi/

Laporta i jep një goditje të re Perezit: Barcelona zyrtarisht largohet nga Superliga Evropiane

7 February 2026 at 13:45


Kampioni aktual i Spanjës, skuadra e Barcelonës ka njoftuar sot (e shtunë) zyrtarisht tërheqjen nga projekti kontrovers i Superligës Evropiane.

Siç dihet, Barcelona, së bashku me Real Madridin dhe Juventusin, ishte një nga themelueset e kësaj gare, e cila nuk u realizua kurrë.

Katalunasit i dhanë kështu fund pjesëmarrjes së tyre në një nga idetë më të diskutueshme në futbollin modern evropian.

"FC Barcelona informon publikun se sot ka informuar zyrtarisht Kompaninë e Superligës Evropiane dhe klubet që ishin pjesë e atij projekti, për tërheqjen e saj nga projekti i Superligës Evropiane", thuhet në njoftim.

FC BARCELONA STATEMENT https://t.co/HsHNaqHtIi pic.twitter.com/1Knaja2sJd
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 7, 2026


Ndryshe, shumë besojnë se kjo është një goditje e re nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndaj Florentino Perez të Real Madridit, të cilët kanë qenë në një "pozicion lufte" për disa sezone tani.

Siç dihet mirë, Laporta dhe Perez kanë qenë aleatë prej vitesh, të bashkuar kundër presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe atij të La Liga-s, Javier Tebas, në betejën për Superligën Evropiane.

Nga ana tjetër, Reali e akuzon fuqishëm Barcelonën për "skandalin më të madh në historinë e futbollit", dhe po i referohet çështjes Negreira. /Telegrafi/

Jetmir Topalli transferohet te Serik Spor

7 February 2026 at 13:27


Klubi turk, Serik Spor A.S. ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollistin kosovar, Jetmir Topalli.

Jetmir Topalli ka ndryshuar skuadër, por jo edhe ambient, pasi vazhdon të mbetet pjesë e futbollit turk.

Është skuadra e Serik Spor e cila ka njoftuar nënshkrimin e me Topallin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për një periudhë 1.5-vjeçare.

Anësori kosovar pritet të shtojë cilësi dhe alternativa të reja në repartin sulmues, teksa klubi synon të forcojë ekipin për objektivat e këtij sezoni në Ligën e Parë Turke.

“Mirë se vjen në familjen tonë Jetmir”, ka qenë mesazhi i Serik Spor A.S, duke i uruar mirëseardhje Topallit në aventurën e re në futbollin turk.

Ndryshe, Topalli në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit Bandirmaspor, teksa më parë ka luajtur edhe me Istanbulspor, Pendikspor, Manisa FK, Malatayspor dhe në Kosovë me Ballkanin, Feronikelin, Vushtrrinë dhe 2 Korrikun. /Telegrafi/

KB Sigal Prishtina emëron Dusan Dubljevicin si trajner të ekipit të parë

7 February 2026 at 12:59


KB Sigal Prishtina ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin malazez Dusan Dubljevic, i cili nga tani merr drejtimin e ekipit të parë, në një moment të rëndësishëm për klubin pas ndryshimeve të thella në strukturën drejtuese.

Emërimi i Dubljevic vjen si pjesë e një strategjie të qartë për rikthimin e stabilitetit, organizimit dhe disiplinës në skuadër, me fokus të veçantë në ndërtimin e një mentaliteti fitues që historikisht e ka karakterizuar Sigal Prishtinën.

Trajneri i ri sjell me vete përvojë të gjerë ndërkombëtare, duke udhëhequr skuadra si KK Sutjeska Niksic dhe KK Teodo Tivat, si dhe duke pasur paraqitje të rëndësishme në garat elitare rajonale, ABA League dhe ABA League 2.


Dubljevic njihet për filozofinë e tij të punës që kërkon angazhim maksimal, përgjegjësi individuale dhe kolektive, si dhe respekt absolut për fanellën – vlera që përputhen plotësisht me identitetin dhe ambiciet e klubit nga kryeqyteti.

Në fund, KB Sigal Prishtina ka ftuar ‘Plisat’ dhe të gjithë dashamirët e basketbollit që të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin fuqishëm skuadrën në këtë fazë të re dhe vendimtare të sezonit. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare: Ferizaj dhe Drita duan ta nisin pranverën me rezultat pozitiv

7 February 2026 at 12:53


Ferizaj dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizajasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, e cila pritet të luhet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Nevil Dedes vjen në këtë me aromën e fitores në ndeshjen e fundit të vjeshtës dhe synon ta nis me rezultat pozitiv edhe edicionin pranveror.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit gjithashtu ka fituar pas tri barazimeve dhe do vetëm fitore për t’i qëndruar pranë Ballkanit në vendin e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj: Jovanovski, Neziri, Sadiku, Turkaj; Peposhi, Ramusa, Llabjani, Shabani, Avdulli; Richards, Sadriu

Drita: Maloku; Be.Krasniqi; Bejtullai, Pëllumbi, Sheji; Dabiqaj, Limaj; Ajzeraj, Abazaj, Balaj; Bl.Krasniqi;

/Telegrafi/

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit

7 February 2026 at 12:40


Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i ka nisur mirë garat në Paris, duke fituar fillimisht përballjen e parë në xhiron e dytë ndaj francezes Alicia Marques.

Kjo fitore e dërgoi pejanen në çerekfinale, ku edhe atu fitoi, edhe pse me vështirësi ndaj brazilianes Larissa Pimenta për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Fationa Kasapi u ndal pas dy fitoreve, duke u mposhtur në çerekfinale nga gjermania Mascha Ballhaus.

Kasapi në xhiron e parë e mposhti francezen Blandine Pont, në xhiron e dytë hungarezen Roza Gyertyas, ndërsa medaljen e bronztë do ta kërkoj me anë të repasazhit ndaj Seyun Yang nga Korea Jugore.

Edhe Erza Muminoviq u ndal në xhiron e dytë duke u mposhtur nga spanjollia Eva Perez Soler. /Telegrafi/



Drenica dhe Llapi duan tri pikët, formacionet zyrtare

7 February 2026 at 12:29


Drenica dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e parë të pranverës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Thomas Brdaric synon ta nis edicionin pranveror me fitore për të ikur fundit të tabelës dhe për të nisur misionin e mbijetesës.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës gjithashtu synon tri pikë nga kjo ndeshje, pasi vjen nga tri humbje dhe një barazim nga ndeshjet e fundit të vjeshtës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Haxhihamza; Osmanllari, G.Jashari, Da Silva, Prodani; Soler, Jonuzi; I.Jashari, Hamiti, Uka; Chacon;

Llapi: Coric; Ibrisagic, Ajvazi, Lleshi; Mulalic, Aliu, Ramadani, Bytyqi; H.Hyseni, Sadriu, M.Hyseni;

/Telegrafi/

Dukagjini dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

7 February 2026 at 12:20


Dukagjini dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ndue Përgjokajt synon ta nis pranverën me fitore, pas tri barazimeve radhazi në ndeshjet e fundit të vjeshtës.

Në anën tjetër, ekipi i Afrim Tovërlanit vjen nga një humbje prej Dritës dhe një forme të përzier në fund të vjeshtës, kështu që synon ta nis me fitore për të vulosur kandidaturën për titull këtë sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Lekaj, Pllana, Basriu, Iseni, Bardhoku; Morina, Xhemajli; Syla, Pefqeli, Zulfiji; Khalid;

Prishtina: Gjokaj; Mokono, Limani, Boueye, Saletic; Zeqiri, Taipi; Bytyqi, Bllaca, Veliu; Iliveski;

/Telegrafi/

Vjosa Osmani: Flamuri i Kosovës me krenari në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

7 February 2026 at 11:33


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur paraqitjen e Kosovës në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore dhe u uron fat sportistëve tanë në gara.

Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, duke shënuar një tjetër moment historik për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi publik, theksoi emocionin dhe rëndësinë e këtij përfaqësimi, duke vënë në pah se Kosova po prezantohet me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha në skenën olimpike.

Në këto Lojëra Olimpike Dimërore, Kosova përfaqësohet nga dy skitarët e saj, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët bartin ngjyrat e shtetit dhe shpresat e një vendi të tërë për paraqitje sa më të denjë dhe rezultate pozitive.

“Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë,” ka shkruar Osmani, duke u uruar sportistëve fat, sukses dhe kthim faqebardhë, ndërsa pjesëmarrja e tyre shihet si një tjetër hap përpara në afirmimin e Kosovës në sportin botëror. /Telegrafi/

Chivu gati të rinovojë kontratën me Interin, detajet dhe shifrat

7 February 2026 at 11:08


Drejtuesit e Interit thuhet se janë bindur tashmë nga cilësitë e trajnerit të ri, Cristian Chivu, të cilët pritet t’ia rinovojnë kontratën me kushte të reja.

Të gjithë te Interi shpresonin për një performancë të tillë, por nuk ishte një përfundim i paracaktuar kur u mor vendimi për të punësuar një trajner që kishte vetëm 13 ndeshje në Serie A.

Megjithatë, Chivu i habiti të gjithë, duke arritur të lërë gjurmë pavarësisht se skuadra luante me të njëjtin formacion si në vitet e kaluara.

Për këtë arsye, sipas Corriere dello Sport, një rinovim i kontratës duket shumë i mundshëm dhe shumë më i shpejt sesa mendohej.

Kontrata aktuale e trajnerit skadon në qershor të vitit 2027, por është arritur tashmë një marrëveshje për ta zgjatur atë për një sezon tjetër, deri në vitin 2028.

Natyrisht, paga e Chivu, aktualisht pak mbi 2 milionë euro në sezon, do të rritet gjithashtu, duke thyer barrierën prej 3 milionë eurosh në vit. /Telegrafi/

Paris Grand Slam: Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi e nisin me fitore, Loxha eliminohet

7 February 2026 at 10:59


Xhudistët e Kosovës i kanë nisur sot (e shtunë) garat në Grand Slamin e Parisit, ku shumica nga ta kanë shënuar fitore në përballjet e para.

E para që nisi garat ishte xhudistja Fationa Kasapi, e cila në kategorinë deri në 52 kilogramë fitoi më “Yuko” ndaj francezes Blandine Pont.

Fitore shënoi edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë, ku në xhiron e parë e mposhti xhudisten nga Franca Marine Gilly.

Edhe Akil Gjakova e ka nisur mbarë paraqitjen në Grand Slamin e Parisit, ku në kategorinë deri 73 kilogramë ai mposhti Otari Kvatidze nga Portugalia.

Megjithatë, e pafat ishte Flaka Loxha e cila pësoi humbje në xhiron e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, duke u mposhtur nga britanikja Acelya Toprak.

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do t’i fillojnë garat më vonë.

Ndryshe, spektakli botëror i xhudos zhvillohet që zhvillohet në Paris më 7 dhe 8 shkurt, marrin pjesë 499 garuesve nga 80 shtete, ku Kosova synon sërish podiumin. /Telegrafi/


Barcelona do të dëgjojë ofertat në verë për tre titullarët e ekipit

7 February 2026 at 10:10


Barcelona ka vendosur të lejojë tre lojtarë kyç në sistemin e Hansi Flick të largohen gjatë afatit kalimtar të verës. Ky veprim rrjedh nga nevoja urgjente për të balancuar llogaritë dhe për të arritur stabilitet përfundimtar në përputhje me rregulloret e Fair Play Financiar të La Ligas.

Lojtarë si Jules Kounde, Dani Olmo dhe Raphinha kanë kaluar nga të konsideruarit të paprekshëm në asete të transferueshme në kushte shumë specifike dhe të larta financiare. Ky nuk është një spastrim sportiv, por më tepër një strategji financiare për të financuar ambiciet e reja të trajnerit gjerman.

Mbrojtja e Barcelonës mund të humbasë një nga shtyllat e saj më të besueshme nëse një klub i madh evropian vendos të bëjë një lëvizje. Klubi do të dëgjonte ofertat për Kounde për sa kohë që tarifa arrin 80 milionë euro, një shumë ambicioze por në përputhje me nivelin e tij të lojës.

Flick po kërkon një mbrojtës të krahut me potencial dhe gjerësi më të madhe sulmuese, një profil që francezi nuk e përmbush natyrshëm. Shkathtësia e mbrojtësit francez është aseti i tij më i madh, por bordi e kupton se kjo është mundësia e fundit e madhe për të gjeneruar një fitim të konsiderueshëm.

Në mesfushë, situata e Olmos ka gjeneruar gjithashtu debat të brendshëm për shkak të formës së tij jokonsistente këtë sezon. Pavarësisht aftësisë së tij të pamohueshme teknike, historia e lëndimeve të mesfushorit sulmues të lindur në Terrassa është një shqetësim serioz për stafin mjekësor të klubit katalunas.

Performanca e shkëlqyer dhe ngritja meteorike e Fermin Lopez e kanë shtyrë klubin të marrë në konsideratë shitjen e tij për rreth 70 milionë euro. Me këto të ardhura, skuadra synon të adresojë zona të tjera të fushës që, sipas analizës së stafit të trajnerëve, kanë mangësi më kritike.

Koha e Dani Olmo me skuadrën mund të jetë e shkurtër nëse një ofertues me fonde të mjaftueshme vjen për të bindur Decon të qëndrojë.

Çmimi i habitshëm i Raphinhas dhe e ardhmja e sulmit

Lajmi që ka ndikuar më shumë në komunitetin e Barcelonës është vlerësimi i kapitenit të tyre aktual dhe lojtarit kyç sulmues në krahun e djathtë. Barcelona do të pranonte të ndahej nga ylli brazilian vetëm nëse oferta e paraqitur tejkalon shifrën neto prej 100 milionë eurosh.

Edhe pse sulmuesi anësori po kalon një sezon spektakolar, mosha e tij po e shtyn bordin të marrë në konsideratë një shitje rekord për të rigjallëruar sulmin.

Qëllimi është të gjendet një lojtar më i ri me potencial më të madh afatgjatë për t'iu bashkuar Lamine Yamal në sulm.

Raphinha gëzon një reputacion të fortë në Ligën Premier dhe në tregun në lulëzim të Arabisë Saudite, gjë që lehtëson një luftë ofertash. /Telegrafi/

Pasi Joshua ia theu nofullën, Paul konfirmon se do të kthehet në ring këtë vit

7 February 2026 at 09:50


YouTuberi dhe boksieri Jake Paul planifikon të rikthehet në ring në vitin 2026 dhe të garojë përsëri në divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas një humbjeje të vështirë ndaj Anthony Joshuas.

Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit Most Valuable Promotions (MVP).

Bidarian foli për të ardhmen e Paul gjatë njoftimit të ngjarjes së parë të organizuar nga MVP në Britaninë e Madhe, ku ndeshjet kryesore të mbrëmjes do të jenë Caroline Dubois kundër Terri Harper dhe Ellie Scotney kundër Mayella Flores.

MVP CEO Nakisa Bidarian CONFIRMS Jake Paul boxing return 🚨 pic.twitter.com/dUCzmeaPzp
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) February 6, 2026


Ai theksoi se Paul mbetet një figurë kyçe për rritjen e kompanisë pavarësisht humbjes ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda.

Kujtojmë që Paul u mund nga Joshua pasi boksieri britanik i peshave të rënda pranoi ndeshjen me një njoftim të shkurtër. Ishte humbja e parë e Paul në divizionin e peshave të rënda.

Pas ndeshjes, u përcaktua se Joshua ia kishte thyer nofullën në dy vende Paulit, i cili nuk zbythet dhe do të hyj përsëri në ring. /Telegrafi/

Zbulohet se sa ka fituar Ronaldo gjatë kohës që ishte në grevë te Al Nassr

7 February 2026 at 09:35


Cristiano Ronaldo ka vazhduar të fitojë shuma të mëdha parash pavarësisht se ka qenë në grevë në Al Nassr për pesë ditë.

Sulmuesi 41-vjeçar paguhet 500 milionë euro neto në sezon nga klubi saudit. E ndarë gjatë një viti prej 52 javësh, kjo është e barabartë me afërsisht 9.6 milionë euro në javë.

Nëse analizohet më tej, Ronaldo fiton rreth 1.37 milionë euro në ditë te Al Nassr.

Ronaldo nuk ka luajtur që nga 2 shkurti, me grevën e tij që tani shtrihet në pesë ditë për shkak të tensioneve me Superligën Profesionale Saudite dhe klubin.

Gjatë këtyre pesë ditëve, ai ka fituar rreth 6.85 milionë euro pa dalë në fushë.

Megjithatë, ylli portugez është rikthyer në stërvitje dhe në ndeshjen e xhiros së ardhshme pritet të luajë për Al Nassr. /Telegrafi/

❌
❌