Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësve sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.
Sipas Chikli-t, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe paralajmëroi se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje “nëse”, por “kur”, duke krijuar një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt.
“Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha Chikli, duke shtuar se Izraeli po forcon kapacitetet mbrojtëse për të përballuar kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e tij ekstremistë.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë pranë kufijve të Izraelit.
Ndryshe, Ahmed al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili u largua nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi.
Procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike po vazhdon me ritëm të shpejtë. Aktualisht janë përpunuar 26 nga 40 vendvotime, që përbën 65% të totalit.
Nga numërimi i deritashëm. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 87.46 % të votave, ose 7,127 vota.
Partia Demokratike e Kosovës – PDK ka 5.52% të votave, ose 450 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK ka 4.70 % të votave, ose 383 vota.
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 1.44 % të votave, ose 117 vota.
Një seri ortekësh në Alpet italiane kanë shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur këtë të premte, ndërsa erërat e forta kanë penguar operacionet e shpëtimit, njoftuan autoritetet.
Reuters shkruan se orteku i parë goditi Luginën Maira në jugperëndim të Alpeve, pranë kufirit me Francën, në rajonin e Piemonte-s.
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, sipas Shërbimit të Shpëtimit Alpin (Soccorso Alpino). Për shkak të motit të keq, ekipet e shpëtimit u detyruan të niseshin në këmbë nga lartësitë më të ulëta, pasi helikopterët nuk mund të arrinin në vendngjarje.
Një ortek i dytë ndodhi pranë Pragelato-s, një destinacion i njohur për ski rreth 60 km në perëndim të Torinos. Një grua e kapur nga orteku arriti të lirohej vetë, por nuk mundte dot të lëvizte për shkak të plagëve. Ekipet e shpëtimit po punonin për ta evakuuar, ndërsa helikopterët sërish ishin të kufizuar nga kushtet atmosferike.
Autoritetet thanë se po monitoronin raportet për një ortek të tretë në Piemonte, por detajet ende nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë, në rajonin verilindor të Veneto-s, një ortek në shpatin Vajo Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një alpinist 50-vjeçar. Ekipet e shpëtimit arritën tek ai me helikopter, por nuk mundën ta shpëtonin, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Reshjet e dendura të borës të kombinuara me erërat e forta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e ortekëve në Alpe gjatë ditëve të fundit, duke sjellë paralajmërime për skiatorët dhe alpinistët. Zyrtarët lokalë u bënë thirrje qytetarëve për kujdes dhe i këshilluan të shmangin lëvizjet jashtë pistave të skive, pasi kushtet mbeten të paqëndrueshme.
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur ndjeshëm pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi me ndërhyrje nëse autoritetet iraniane përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve paqësorë.
Këshilltarë dhe zyrtarë të lartë iranianë reaguan ashpër ndaj komenteve të Trumpit, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane në çështjet e brendshme të Iranit do të përbënte shkelje të një “vije të kuqe”.
Këshilltari i lartë i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Larijani, ka deklaruar se një ndërhyrje e Shteteve të Bashkuara në protestat në Iran do të çonte në kaos në të gjithë rajonin. Sipas tij, siguria kombëtare e Iranit nuk mund të përdoret për “kërcënime aventureske”, ndërsa paralajmëroi se një ndërhyrje e SHBA-ve do të destabilizonte gjithë rajonin dhe do të dëmtonte interesat amerikane.
Protestat më të mëdha në Iran në tre vitet e fundit janë shndërruar në dhunë në disa provinca, duke lënë disa persona të vdekur.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se, nëse Irani qëllon dhe vret në mënyrë të dhunshme protestues paqësorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijnë “në ndihmën e tyre”.
“Jemi të armatosur dhe gati për veprim,” shkroi ai në një postim në Truth Social.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë shënojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të trazirave që janë përhapur në mbarë vendin që nga e diela, kur tregtarët nisën protestat për shkak të mënyrës se si qeveria po e menaxhon rënien e fortë të monedhës dhe rritjen e shpejtë të çmimeve.
Siç shkruan The Guardian, presidenti iranian Masoud Pezeshkian fillimisht u shpreh i gatshëm për dialog dhe u bëri thirrje institucioneve të dëgjojnë kërkesat legjitime të protestuesve, por deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare tregojnë një linjë më të ashpër kundër çdo ndërhyrjeje të huaj apo përpjekjeje për destabilizim.
Këto zhvillime vijnë në një moment delikat për marrëdhëniet Iran–SHBA, të cilat janë përkeqësuar edhe më tej pas paralajmërimeve të Washingtonit për veprime ushtarake nëse Teherani rindërton programin e tij bërthamor. Irani, nga ana e tij, ka mohuar pasurimin e uraniumit dhe ka sinjalizuar gatishmëri për negociata me Perëndimin.
Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave.
Në Prishtinë për konsumatorët shtëpiak për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa nga janari tarifa është ngritur në rreth 63 cent, në Prizren tarifa ishte 38 cent, tani e tutje do të jetë 56 cent, në Pejë nga 25 cent konsumatorët do të paguajnë 39 cent, në Mitrovicë nga 36 cent tarifa është ngritur në 53 cent, në Gjakovë nga 37 cent tarifa u ngrit në 52 cent, në Ferizaj nga 37 cent në 53 cent, ndërsa në Gjilan nga 35 cent në 54 cent.
Për këtë ngritje të çmimeve një pjesë e qytetarëve kanë thënë se nuk janë të informuar. Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit këtë ngritje të çmimeve e kanë arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe zgjerimin e rrjetit.
“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujërave të ndotura, të miratuara në kuadër të procesit tarifor 2026-2028, janë ndikuar kryesisht nga rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, si dhe nga rritja e kostove të tjera operative dhe investive, përfshirë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit. Miratimi i tyre është bërë duke pasur për qëllim mbulueshmërinë e kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve”, kanë thënë për RTK-në nga ky autoritet.
Qytetarët kanë kundërshtuar çdo ngritje të tarifave. “Nuk është veç uji, por tek të gjitha, te rryma, tek ngrohja, te mbeturinat, të gjitha kanë filluar të ngriten 100%. Sa munden qytetarët t’i përballojnë këto. Nuk e di a i mendon dikush këto, a mundemi me ia dalë a jo”, tha një qytetar.
“Shtrenjtimi i ujit ndikon negativisht jo vetëm te unë, por te e gjithë familja. Shtrenjtimet nuk janë vetëm te faturat e ujit. Sikur të ishin veç te uji, do të ishte më lehtë”, tha një tjetër qytetar.
E sipas njohësve të ekonomisë ngritja e këtyre tarifave nuk arsyetohet në situatën aktuale.
“Kur i analizon pasqyrat financiare që ato paraqesin apo investimet kapitale nuk arsyetohet ngrija e çmimit. Këtu një lloji faji e kanë edhe institucionet e Kosovës, të cilat duhet të fokusohen pak më shumë në mbikëqyrjen e autoritetit rregullativ, për faktin se qytetarët e Kosovës e kanë të pamundur t’i paguajnë këto tarifa”, tha Lulzim Beqiri.
Pas konfliktit të muajit qershor me Izraelin, sanksionet, inflacioni dhe rrëzimi i monedhës kanë vendosur mbijetesën e përditshme në qendër të zemërimit publik.
Protestat e shkaktuara nga thellimi i krizës së inflacionit në Iran kanë hyrë në ditën e katërt rradhazi, duke u përhapur nga Pazari i Madh i Teheranit në qytete të mëdha si Isfahan, Shiraz, Mashhad, Hamadan dhe Qeshm, ndërsa dhjetëra mijëra iranianë - nga pronarët e dyqaneve dhe tregtarët e pazarit deri te studentët universitarë - kanë dalë në rrugë në disa provinca.
Inflacioni ka arritur mbi 42 për qind në të gjithë vendin, për shkak të rrëzimit të monedhës së rialit, rritjes së shpejtë të çmimeve të ushqimeve dhe mallrave thelbësore, dhe vështirësive ekonomike të gjera, të cilat edhe grupet e lidhura me regjimin i kanë njohur me rezerva.
Çmimet e ushqimeve u rritën me 72 për qind, ndërsa artikujt shëndetësorë dhe mjekësorë me 50 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, raporton euronews.
“Ne e njohim zyrtarisht këtë protestë… i dëgjojmë zërat e tyre dhe e dimë se kjo buron nga presioni natyror që krijohet mbi mënyrën e jetesës së njerëzve”, tha ditë më parë presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.
Pezeshkian i ka dhënë udhëzime ministrit të Brendshëm që të angazhohet në dialog me përfaqësuesit e demonstruesve.
Zyrtarët e qeverisë janë shmangur nga kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj protestuesve, ndërsa mediat shtetërore dhe transmetuesi kombëtar IRIB kryesisht kanë shmangur raportimet nxitëse.
Ndërkohë, të martën kishin dalë raportime për disa arrestime, sidomos të studentëve, por burimet lokale të lajmeve sot kanë konfirmuar se studentët e arrestuar janë liruar.
Riali, valuta zyrtare e Iranit, po tregtohet në nivele rekord të ulëta, rreth 1.3–1.45 milion rial për një dollar amerikan në tregun e hapur, duke shënuar një rënie prej rreth 20% vetëm gjatë muajit dhjetor.
Në jetën e përditshme, iranianët japin çmimet në toman, një monedhë historike prej ari që nuk përdoret më pas vitit 1932, por që ka ende një rëndësi emocionale për iranianët. Një toman përbëhet nga 10 rial — pra, 100 mijë rial zakonisht quhen 10 mijë toman.
Zhgënjimi ka qenë në rritje që nga konflikti 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit në muajin qershor të këtij viti, i cili nisi kur Izraeli bombardoi objektet ushtarake dhe bërthamore në vend më 13 qershor në një sulm të papritur që vrau udhëheqës të njohur ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe politikanë.
Irani u hakmor me mbi 550 raketa balistike dhe mbi 1000 dronë vetvrasës, ndërsa Shtetet e Bashkuara u përfshinë duke ndërhyrë për të kapur sulmet iraniane dhe duke kryer sulme ajrore mbi tre objekte bërthamore iraniane më 22 qershor - një nga sulmet më të drejtpërdrejta të SHBA-së ndaj territorit iranian në dekada.
Irani iu përgjigj duke qëlluar raketa ndaj një baze amerikane në Katar, transmeton Telegrafi.
Edhe pse një marrëveshje për armëpushim u arrit midis Iranit dhe Izraelit më 24 qershor, presioni mbi ekonominë ka vazhduar që atëherë për shkak të sanksioneve, vështirësive fiskale dhe paqëndrueshmërisë së monedhës.
Rreth 30 qershorit, riali iranian po tregtohej në tregun e lirë rreth 91,500 toman, shumë më i fortë se nivelet aktuale.
Vlen të theksohet se shkaku i protestave aktuale është kryesisht ekonomik - ndryshe nga lëvizjet e mëparshme që ishin të përqendruara në çështje si mbajtja e detyrueshme e hixhabit.
Fakti që dita e tretë e protestave, e mërkura, përkon me 9 Dey - një datë që regjimi iranian e shënon si përvjetorin e shtypjes së protestave pas zgjedhore të vitit 2009 - ka pasur një rëndësi simbolike dhe ka fuqizuar më tej protestuesit.
“Shtrëngimi i 9 Dey” i referohet një serie tubimesh masive të organizuara nga qeveria në Iran më 30 dhjetor 2009, që shteti i përdori për të kundërshtuar protestat e Lëvizjes së Gjelbër dhe pretendimet e tyre për manipulim zgjedhor. Kjo ngjarje shpesh përdoret për të justifikuar shtypjen e mëvonshme të çdo kundërshtimi, dhe mediat shtetërore dhe zyrtarët iranianë i referohen këtij eventi vjetor si “Epika e 9 Dey” ose “Dita e Zotit”.
Akoma nuk është e qartë nëse autoritetet do të përpiqen të rilancojnë narrativat e vjetra të sigurisë të lidhura me atë datë.
Mesazhet e shtetit gjatë trazirave kanë qenë të përziera: nga njëra anë, disa zyrtarë qeveritarë kanë deklaruar se “njohin të drejtën për të protestuar,” ndërsa të tjerë përpiqeshin të bënin një dallim mes “protestuesve ekonomikë” dhe të ashtuquajturve “sabotorë” ose “ndryshues të regjimit.”
Ky lloj dallimi, sipas precedentëve të mëparshëm, shpesh ka shërbyer si paralajmërim për shtypje të ardhshme ndaj atyre që konsiderohen kërcënim për regjimin.
Humbja e durimit dhe dëshpërimi i prekshëm
A viral video from the second day of protests in Iran shows a protester in Tehran sitting in front of security forces.
Another clip shows him being beaten after he stands up.
The protests have spread to other cities, accompanied by anti-establishment slogans. pic.twitter.com/A8pes5lrsd — Ghoncheh Habibiazad | غنچه (@GhonchehAzad) December 29, 2025
Ndërsa fuqia blerëse po zhduket, numri i njerëzve që ndjejnë se nuk kanë më asgjë për të humbur po rritet shpejt dhe në mënyrë eksponenciale.
Kjo ndjenjë dëshpërimi ka marrë një formë vizuale shumë të fuqishme në një imazh viral nga dita e parë e protestave: një burrë ulur pa armë mbi asfalt, në mes të rrugës, përballë forcave të sigurisë. Pamja ngjason në mënyrë shqetësuese me figurën e njohur të burrit të vetëm që qëndroi përpara tankeve gjatë protestave në Sheshin Tiananmen, duke nxjerrë në pah dëshpërimin, frikën dhe poshtërimin që kriza aktuale ka shkaktuar tek iranianët e zakonshëm.
Në kulturën iraniane, turpi i të mos ofruarit për familjen ka një rëndësi të veçantë emocionale. Ndryshe nga shumë valë protestash të kaluara, autoritetet nuk kanë vendosur ndërprerje të gjerë të internetit ose të shërbimeve të telefonisë mobile dhe SMS-ve gjatë ditëve të para të trazirave.
Megjithatë, këto sinjale nuk duhet të interpretohen si dëshmi për një ndryshim të qëndrueshëm apo struktural. Regjistri i gjatë i institucioneve të sigurisë dhe mediave shtetërore të Iranit sugjeron se një kthim tek shtypja mbetet plotësisht i mundshëm.
Videot që shpërndahen në rrjetet sociale — veçanërisht nga rajonet me popullsi kurde — tregojnë për përdorim të forcës dhe dhunës nga autoritetet, duke nxjerrë në pah ndjeshmërinë e shtetit ndaj trazirave në këto zona.
Ndërkohë, deklaratat e zëdhënësve të qeverisë dhe veprimet e hershme të administratës Pezeshkian dallojnë në ton nga ciklet e mëparshme të protestave, por ato nuk adresojnë shkaqet thelbësore të pakënaqësisë publike, as krizat e thella ekonomike që po përjeton Irani.
Ndërsa sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kufizuar të ardhurat nga nafta, qasjen në banka dhe importet, shumë iranianë theksojnë se investimet e vazhdueshme të elitës sunduese në projeksionin e fuqisë rajonale dhe në prioritetet ideologjike kanë ardhur mbi kurriz të stabilizimit të çmimeve, mbrojtjes së të ardhurave dhe adresimit të vështirësive ekonomike të përditshme.
Frikërat nga sulme të përsëritura
Frikësimet për një eskalim ushtarak janë intensifikuar pas takimit të fundit midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, një takim që i ka dhënë peshë të re presionit të Uashingtonit ndaj Teheranit. Për shumë iranianë, perspektiva e luftës shoqërohet me tryeza të zbrazëta, duke thelluar ndjenjën e pasigurisë dhe perceptimin se prioritetet kombëtare janë gjithnjë e më të shkëputura nga realitetet e përditshme të jetës.
Kjo situatë zhvillohet në sfondin e viteve të sanksioneve ndërkombëtare, të shkaktuara kryesisht nga obsesioni i regjimit iranian për të ruajtur ndikimin rajonal dhe global, si dhe përfshirjet e përsëritura të vendit në konflikte dhe eskalime ushtarake jashtë vendit, gjë që ka kthyer Iranin në një shtet ekonomikisht të izoluar.
Shumica e iranianëve mbështeten te pagat e vogla në sektorin publik ose privat, të cilat nuk kanë mundur të ndjekin ritmin e inflacionit, ose te punët informale dhe të dytë, si dhe te kursimet e pakësuara të familjeve, duke e bërë çdo ditë një sfidë për mbijetesën dhe stabilitetin ekonomik.
Konsumimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt produkteve të prodhuara brenda vendit dhe artikujve bazë, pasi produktet e importuara — nga medikamentet dhe elektronika, deri te qumështi për foshnja dhe pjesët rezervë — janë bërë të shtrenjta ose shpesh të papërfshirshme për shkak të kufizimeve bankare dhe mungesës së valutës.
Shumë familje plotësojnë dietën e tyre me produkte bujqësore të rritura lokalisht, nga bujqësia e vogël ose rrjetet mbështetëse familjare. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka dëmtuar gradualisht fuqinë blerëse të qytetarëve, duke shtyrë një pjesë gjithnjë e më të madhe të popullsisë drejt pasigurisë ekonomike.
Ndërsa konflikti 12-ditor përfundoi papritmas me një armëpushim - pavarësisht vrasjes së komandantëve të lartë iranianë dhe spekulimeve në disa qarqe opozitare se qeveria mund të rrëzohej - Netanyahu deklaroi hapur se, edhe pse objektivi i Izraelit nuk ishte ndryshimi i regjimit, ai bëri referenca indirekte për “lirinë e popullit iranian”.
Sipas mediave të brendshme iraniane, vizita e presidentit Pezeshkian në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari vazhdoi sipas planit, dhe ai aktualisht ndodhet në Shahrekord.
Ky udhëtim, fillimisht i kushtëzuar nga mungesa e “ngjarjeve të papritura,” pasqyron vetë paqëndrueshmërinë e situatës aktuale dhe kujdesin e qeverisë për të shmangur çdo incident të paparashikuar gjatë krizave të fundit.
Në fund të fundit, mbetet e paqartë se cilën rrugë do të zgjedhë udhëheqja iraniane: të hapë kanale të sinqerta për të adresuar pakënaqësitë ekonomike apo të kthehet te metodat e njohura të shtypjes.
Një paralajmërim i fundit nga Hesameddin Ashena, ish-këshilltar presidencial, pasqyron këtë dilemë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se nëse autoritetet “provokojnë trazira, trazirat do të pasojnë,” duke shtuar se insistimi i vazhdueshëm mbi qasjet e kaluara do të çojë patjetër në një kryengritje publike. /Telegrafi/
Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësvd sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.
Sipas tij, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Chikli theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje nëse, por kur, duke paralajmëruar për një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt.
Israeli Minister Amichai Chikli:
The Syrian President is a member of ISIS and a supporter of radical Islam.
Ministri shtoi se Izraeli duhet të jetë i gatshëm për çdo skenar, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse për të përballuar kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e tij ekstremistë.
Deklaratat e Chikli-t vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë përreth kufijve të Izraelit.
Ndryshe, Al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili është larguar nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi. /Telegrafi/
Gjykata Supreme, pjesë e Dhomave të Specializuara në Hagë, ia ka refuzuar Jakup Krasniqit lirimin me kusht.
Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.
“Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë, vendimi i njëjtë u dha edhe për Kadri Veselin.
Por, si e arsyetoi kjo Gjykatë vendimin?
Sipas vendimit të Supremes ku në panel është edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, nuk është konstatuar asnjë shkelje në vendimet e mëparshme me të cilat Kadri Veselit i refuzohej lirimi.
“Paneli vëren se Z. Veseli nuk tregon për një shkelje thelbësore të një procedure specifike në Ligj ose në Rregullore. Siç është theksuar tashmë në Pikën 1, një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë duhet të pretendojë një shkelje thelbësore të procedurave të përcaktuara në Nenin 48(7)(b) të Ligjit. Megjithatë, dhe duke pasur parasysh se Mbrojtja argumenton konkretisht se Paneli i Apelit nuk i rivlerësoi siç duhet rreziqet sipas Nenit 41(6)(b) të Ligjit dhe në vend të kësaj u mbështet në gjetjet e mëparshme pa shqyrtuar nëse ato mbeten të mjaftueshme në këtë fazë të procedurës”, thuhet në vendimin e Supremes, raporton nacionale.
Sipas vendimeve të mëparshme, Kadri Veseli ka rrezik të ndërhyrjes në procedura dhe të tentojë të ndikojë në dëshmitarë. Dhe këtë, e ka thënë edhe Gjykata Supreme.
“Ndërsa Paneli pranon dhe pajtohet me Panelin e Apelit se një bazë specifike, siç është rreziku i pengimit, mund të zvogëlohet me kalimin e kohës, kjo nuk është automatike dhe varet nga rrethanat e çështjes. Nuk është e nevojshme, siç sugjeron Z. Veseli, që diçka e jashtëzakonshme të jetë e nevojshme për të treguar se rreziku nuk është zvogëluar. Ajo që është e nevojshme është që arsyet e vazhdueshme të justifikojnë paraburgimin e vazhdueshëm”, thuhet në këtë vendim.
Edhe gjyqtarët e Supremes, aludojnë në zbulimin e informatave konfidenciale nga Veseli, pavarësisht se gjykimi tashmë është në fund.
“Trupi kujton se Apeli iu referua sjelljes së mbështetur më parë si treguese të ekzistencës së rrezikut të pengimit, duke përfshirë zbulimin e supozuar të informacionit konfidencial. Duke vepruar kështu, Trupi i Apelit konsideroi se kjo sjellje ilustron gatishmërinë dhe aftësinë “e mundshme” të Z. Veseli për të përhapur informacion konfidencial, dhe vuri në dukje se kjo kishte rezultuar në mbikëqyrje shtesë në Njësinë e Paraburgimit. Trupi i Apelit e konsideroi këtë të rëndësishme për vlerësimin e vazhdueshëm të rrezikut të pengimit dhe kujtoi se standardi i zbatueshëm kishte të bënte me mundësinë, në vend të pashmangshmërisë së një ngjarjeje në të ardhmen”, thuhet në këtë vendim.
“Në dritën e sa më sipër, Trupi i Supremes konstaton se Trupi i Apelit nuk e ka keqzbatuar standardin përkatës në rrethanat e çështjes në përputhje me Nenin 41(6)(b) të Ligjit. Nuk ka asgjë në shqyrtimin e paraburgimit që sugjeron se procesi është ndërmarrë në një mënyrë kuazi-automatike. Ai vlerësoi siç duhet ekzistencën e vazhdueshme të rreziqeve përkatëse në kohën e shqyrtimit dhe ofroi arsye të mjaftueshme për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të z. Veseli”, thekson vendimi i Supremes.
Veseli ishte ankuar se nuk kishte asnjë provë e dëshmi, që atij t’i vazhdohej paraburgimi.
“Paneli vëren se parashtrimet e Z. Veseli, në lidhje me nëse provat që favorizojnë lirimin janë shqyrtuar mjaftueshëm, janë tërësisht të natyrës faktike. Për shembull, Z. Veseli argumenton se nuk është paraqitur asnjë provë. Megjithatë, Paneli i Apelit shqyrtoi sa vijon: (i) përfshirjen e mundshme të Z. Veseli në zbulimin e paautorizuar të provave; (ii) aftësinë e tij për të marrë informacion konfidencial duke pasur parasysh pozicionin e tij në Kosovë, (iii) dhe njohuritë e tij të shtuara për informacionin konfidencial në lidhje me dëshmitarët. Për më tepër, argumentet e tij përbëjnë një mospajtim me vlerësimin diskrecionar të fakteve nga Paneli i Apelit, i cili nuk mund të merret në konsideratë brenda procedurës për mbrojtjen e ligjshmërisë”, thuhet në vendim më tutje.
“Paneli vëren që në fillim se Z. Veseli nuk tregon për një shkelje të konsiderueshme të një procedure specifike në Ligj ose në Rregullore në parashtrimet e tij. 138 Sipas Nenit 48(7)(b) të Ligjit, një palë që kërkon mbrojtje të ligjshmërisë duhet të identifikojë një shkelje të konsiderueshme të procedurave të përcaktuara në këtë Ligj dhe në Rregullore”, thuhet aty.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pesë komuna të tjera – Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj, kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
Ndërkohë, në QKN e Prishtinës, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë në pjesën e parë të ditës së shtunë.
Deri më tani, janë procesuar 2,504 nga 2,557 vendvotime, ose rreth 98% e të gjitha vendvotimeve.
“Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.”, thuhet tutje në njoftim.
Lëngu i portokallit ka qenë shpesh në qendër të debatit për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe mungesës së fibrave krahasuar me frutin e plotë.
Megjithatë, studime të fundit tregojnë se një gotë e vogël mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin.
Zemra dhe qarkullimi i gjakut
Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokallit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).
Studimet kanë treguar gjithashtu ulje të tensionit të gjakut tek personat mbipeshë.
Truri dhe funksionet njohëse
Në afat të shkurtër, lëngu i portokallit përmirëson vigjilencën dhe performancën mendore krahasuar me pijet e tjera të ëmbla.
Tek të moshuarit, konsumimi i përditshëm për 8 javë ka sjellë përmirësime të dukshme në funksionet njohëse.
Çfarë e bën të veçantë?
Përveç vitaminës C, lëngu i portokallit është i pasur me folate, kalcium, kalium dhe tiaminë.
Përmban flavonoide si hesperidina, me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, që ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.
Mund të ndikojë pozitivisht edhe në mikrobiomën e zorrëve, duke nxitur prodhimin e substancave anti-inflamatore.
Zgjedhja më e shëndetshme
Ekspertët theksojnë se fruti i plotë mbetet opsioni më i mirë, falë fibrave dhe përmbajtjes më të lartë të flavonoideve. Megjithatë, një gotë e vogël lëng portokalli 100% disa herë në javë shihet si pjesë e pranueshme e një diete të balancuar.
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa në veri, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime të përkohshme në disa akse rrugore.
Prefekti i Qarkut Shkodër njofton se, pas ndërhyrjeve të Policisë Rrugore dhe mjeteve borëpastruese, aktualisht nuk ka situata emergjente, dhe qarkullimi në të gjitha akset kryesore është normalizuar.
Sipas njoftimit, gjatë orëve të fundit qytetarët raportuan vështirësi në qarkullimin në disa segmente të zonave malore për shkak të kushteve atmosferike, por pas ndërhyrjes së strukturave përkatëse, situata është menaxhuar me sukses.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë raportuar nga qytetarë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa segmente të zonave malore, si pasojë e kushteve atmosferike.
Menjëherë pas raportimeve, shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë në terren për verifikimin dhe menaxhimin e situatës.
Nga informacionet e përditësuara nga strukturat operacionale, nuk rezulton asnjë situatë emergjente apo bllokim i akseve rrugore, ndërsa qarkullimi është normalizuar.
• Aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.
• Në aksin Selcë–Qafë Predelecit, për shkak të ngricave të përkohshme, janë marrë masa parandaluese dhe situata po monitorohet nga Policia Rrugore.
Prefekti i Qarkut ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm ndërmjet strukturave përgjegjëse, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efektiv.
Apelohet për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.
Strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.
Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie, udhëtoi në kufirin Rafah që lidh Egjiptin me Gazën për të vizituar palestinezët e plagosur dhe punonjësit humanitarë që shpërndanin ndihma.
Ajo foli me anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe dhe shoferë kamionësh, duke shqyrtuar mënyrën e shpërndarjes së ndihmave në territorin e shkatërruar.
Sipas mediave lokale, Jolie ishte e pranishme për të parë nga afër situatën e palestinezëve që ishin evakuuar për arsye mjekësore dhe për të diskutuar me punonjësit humanitarë mbi nevojat e tyre.
Kjo vizitë vjen dy muaj pas misionit të saj në qytetin e luftuar të Khersonit, Ukrainë, ku vizitoi spitale dhe takoi fëmijë refugjatë. Jolie, e cila ka shërbyer si Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UNHCR-së dhe si E Dërguar e Posaçme, ka kryer më shumë se 60 misione në terren për të ndihmuar refugjatët dhe familjet e zhvendosura. Ajo ka vizituar refugjatë ukrainas në qytete të ndryshme, përfshirë Lvivin dhe Romën, duke i mbështetur fëmijët dhe familjet e tyre që kanë ikur nga lufta.
Në një postim për Instagram, Jolie shkroi: “Fokusi im, së bashku me kolegët e mi @refugees, është që të bëhet gjithçka e mundur për të siguruar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njerëzve të zhvendosur dhe refugjatëve.”
Puna e saj humanitare dhjetëra vjeçare i solli Çmimin Humanitar Jean Hersholt në vitin 2013 dhe e bëri të njohur angazhimin e saj ndaj çështjeve humanitare dhe të drejtave të njeriut në nivel global.
Ministria e Jashtme e Izraelit e ka akuzuar kryetarin e ri të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, për hedhje të “benzinës antisemti në zjarr të hapur”, pasi ai ktheu prapa një urdhër të nënshkruar rishtazi nga kryetari në largim, Eric Adams.
“Që në ditën e tij të parë si kryetar i Nju-Jorkut, Mamdani e tregon fytyrën e tij të vërtetë: ai e shfuqizon definicionin e IHRA-së për antisemitizmin dhe i heq kufizimet ndaj bojkotimit të Izraelit. Ky nuk është lidership. Është benzinë antisemite mbi zjarrin e hapur” – shkroi në rrjetin X Ministria e Jashtme e Izraelit, raporton gazeta “The Guardian”.
Mamdani shfuqizoi një urdhër të periudhës së Adamsit me të cilin ishte miratuar definicioni i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit [IHRA] për antisemitizmin.
Në një deklaratë të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikane-Islamike thuhet se mirëpritet tërheqja e definicionit “kundërthënës e tepër të gjerë” të IHRA-së për antisemitizmin, i cili, sipas këtij këshilli, “shpesh përdoret për t’i censuruar kritikat ndaj racizmit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Qeveria e Izraelit”.
Kundërpërgjigjja e Izraelit erdhi disa orë Mamdani lëshoi një urdhër për shfuqizimin e të gjithë urdhrave ekzekutivë që i kishte lëshuar Adamsi pasi ndaj tij ishin ngritur akuza për korrupsion më 2024 e të cilat në mënyrë kundërthënëse ishin rrëzuar më vonë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vikendi i parë i janarit do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje të herëpashershme.
Sipas parashikimit të IHMK-së, dita e shtunë do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa vende-vende priten riga shiu. Në zonat malore, vranësirat mund të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Edhe dita e diel parashikohet me mot kryesisht të vranët, me reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit. Në viset e larta malore parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar spekulimet për largimin e tij nga klubi, duke theksuar se nuk ka asnjë paqartësi rreth së ardhmes së tij në “Etihad”.
Tekniku spanjoll ka rikujtuar se ka kontratë të vlefshme me kampionët e Anglisë dhe se ndihet i vlerësuar nga drejtuesit e klubit.
“Do të jem trajner i Cityt sezonin e ardhshëm? Oh Zoti im… kam kontratë. E kam thënë një milion herë”, ka deklaruar Guardiola.
Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm për zërat dhe lodhjen e disa njerëzve pas një dekade në krye të skuadrës, por ka theksuar se aktualisht ndihet i lumtur në klub.
“E di që shumë njerëz janë lodhur nga unë pas 10 vitesh këtu. Një ditë do të largohem, e premtoj. Por tani jam i lumtur, dua të luftoj me ekipin tim dhe klubi më respekton – kjo u dëshmua sezonin e kaluar”.
Guardiola ka veçuar mbështetjen e drejtuesve të klubit edhe gjatë periudhës më të vështirë të sezonit.
“Ne nuk fituam asnjë ndeshje për tre muaj dhe ata më qëndruan pranë. Çfarë më shumë mund të kërkoj?”, është shprehur ai.
Në fund, trajneri katalanas ka konfirmuar se ka edhe një vit kontratë dhe se dëshiron të vazhdojë punën në krye të Manchester Cityt.
“Kam edhe një vit kontratë. Do të doja të isha këtu, pastaj do të shohim”.
Këto deklarata vijnë pas raportimeve të shumta se ky mund të jetë viti i fundit i Guardiolës me Cityn, si dhe pas zërave se klubi anglez ka shprehur interesim për trajnerin e sapo shkarkuar nga Chelsea, Enzo Maresca.
Qytetari shkruan se bëhet fjalë për ananas bio, i cili në një market në Orikum shitet me çmimin 350 lekë për kilogram, ndërsa në Conad Vlorë i njëjti produkt ofrohet për 1075 lekë/kg më shumë se trefishi i çmimit. Qytetari shprehet se ky nuk është një rast i izoluar, por një praktikë e përsëritur, ku […]
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit ka ndërprerë konferencën për shtyp të presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila po zhvillohej në Mexico City.
Në momentin kur u aktivizua sistemi i paralajmërimit për tërmete, presidentja së bashku me gazetarët u detyruan të largohen menjëherë nga salla.
Pas stabilizimit të situatës dhe verifikimeve të sigurisë, Sheinbaum u kthye në sallë dhe vazhdoi konferencën për shtyp.
Sipas autoriteteve, tërmeti me magnitudë 6.5 është regjistruar në jug të vendit. Raportet paraprake tregojnë se nuk ka viktima dhe as dëme serioze materiale.
Megjithatë, në kryeqytet janë raportuar 12 persona të lënduar, konfirmoi kryetarja e Bashkisë së Mexico City, Clara Brugada.
Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës kanë vijuar kontrollet në zonat e prekura për të garantuar sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/
Një zjarr i madh brenda një lokali shkaktoi vdekjen e rreth 40 personave dhe mbi të lënduarve në Le Constellation në Crans‑Montana të Zvicrës.
Fishekzjarre në shishet e shampanjës, të vendosur shumë pranë tavanit, duket se shkaktuan zjarrin, sipas një zyrtari.
Prokurorja e Përgjithshme e Valais, Beatrice Pilloud, thotë se shërbimi i prokurorisë “nuk po kursen asnjë përpjekje për të përcaktuar rrethanat e këtij ngjarjeje tragjike”, raporton skynews.
“Duket se zjarri filloi nga fishekzjarret e llojit ‘luan’, të njohur gjithashtu si flakëza, të cilët ishin vendosur mbi shishet e shampanjës”, thotë ajo.
“Këto flakëza u afruan shumë pranë tavanit. Kjo çoi në atë që njihet si një incident ‘flashover’, ku zjarri përhapej shumë shpejt”, deklaroi zyrtarja zvicerane.
Pamje të ngjarjes janë siguruar dhe disa persona janë intervistuar tashmë, shtoi ajo.
Personat që janë intervistuar përfshijnë dy menaxherët francezë të barit.
“Ne do të mund të hetojmë nëse ndonjë individ ka përgjegjësi penale për këtë incident. dhe nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë dhe nëse këta njerëz janë gjallë, të gjitha hetimet do të hapen për zjarr të shkaktuar nga pakujdesia, vrasje nga pakujdesia dhe lëndime nga pakujdesia”, pohoi Pilloud. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar shefin e inteligjencës, Kyrylo Budanov, si shefin e ri të stafit të tij, pak më shumë se një muaj pasi ndihmësi i tij i mëparshëm i lartë dha dorëheqjen për shkak të një debati për korrupsion.
“Në këtë kohë, Ukraina ka nevojë për një fokus më të madh në çështjet e sigurisë”, tha Zelensky.
Budanov, 39 vjeç, deri më tani ka drejtuar inteligjencën ushtarake Hur, e cila ka marrë përsipër një numër sulmesh shumë efektive kundër Rusisë.
Por, çfarë po shkruajnë mediat perëndimore për shefin e inteligjencës ukrainase Budanov, i cili do të bëhet kreu i ri i Zyrës Presidenciale
The New York Times: Budanov është një nga pak zyrtarët ukrainas që i besohet personalisht nga Shtetet e Bashkuara; lidhjet e tij joformale me agjencitë amerikane të inteligjencës mund të jenë vendimtare në negociata.
Financial Times: Një përfaqësues i brezit të ri të elitës luftës në Ukrainë — pa sfond oligarkik, me kontakte të drejtpërdrejta në Perëndim dhe me një nivel të lartë besimi nga partnerët.
Politico: Një nga pak zyrtarët e sigurisë ukrainase që shihet në Uashington si një bashkëbisedues i qartë dhe i besueshëm — një urë lidhëse midis inteligjencës, ushtrisë dhe politikës.
Bloomberg: Kreu i inteligjencës ukrainase me akses të drejtpërdrejtë te partnerët perëndimorë, roli i të cilit po shtrihet gjithnjë e më shumë përtej sferës ushtarake dhe po merr rëndësi politike.
The Economist: Një shef inteligjence me kokë të qetë dhe pragmatik, i cili mendon strategjikisht dhe flet një gjuhë që aleatët perëndimorë e kuptojnë.
Associated Press: Një figurë kyçe gjatë luftës që luajti një rol qendror në operacionet e inteligjencës së Ukrainës dhe tani po lëviz drejt një koordinimi më të gjerë politik.
Reuters: Një nga personat më me ndikim në rrethin e brendshëm të Zelenskyt, i cili ka peshë për shkak të kontrollit mbi inteligjencën, vendimet e sigurisë dhe kontaktet me Perëndimin.
Welt: Emërimi i një shefi inteligjence në një pozicion kyç politik tregon një ndryshim në fokusin e fuqisë në Ukrainë drejt sigurisë, luftës dhe negociatave.
Vlen gjithashtu të përmendet se inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR) dhe Kyrylo Budanov veçanërisht mbajnë kontakte me rusët në kuadër të shkëmbimeve të të burgosurve.
Kjo e bën atë një figurë potencialisht kyçe jo vetëm për dialogun me Shtetet e Bashkuara, por edhe për kontaktet e mundshme me palën ruse. /Telegrafi/