Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

E papritur në Big Brother VIP Kosova/ Vajzat nuk përmbahen më, Dolce godet Albën

By: M C
25 December 2025 at 19:52

Një situatë tensioni është shënuar në shtëpi mes Dolces dhe Albës, pas një debati verbal që u zhvillua gjatë bashkëjetesës së tyre. Përplasja nisi pas një komenti të Albës, i cili u interpretua si provokues nga Dolce, duke sjellë reagime të menjëhershme mes dy banoreve.

Sipas pamjeve të momentit, shkëmbimi i fjalëve u intensifikua për disa çaste dhe në një moment pati edhe kontakt fizik, çka bëri që banorët e tjerë të ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë palët. Ndërhyrja e tyre ndihmoi që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Pjesë nga debati:

Dolce: Me ujë mos lag, pse më lag?! Mos më lag pellushin!

Alba: Dua ta lag.

Dolce: Ti jashtë ke për të kërkuar falje. Ti, po!

Pas incidentit, atmosfera në shtëpi vijoi të ishte disi e tensionuar, ndërsa banorët u shprehën të kujdesshëm në komunikimin me njëri-tjetrin. Ngjarja nuk zgjati shumë, por u vu re se ndikoi në marrëdhënien mes Dolces dhe Albës.

Aktualisht, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja në vijim apo do të mbetet një episod i izoluar në dinamikën e përditshme të shtëpisë. Situata u menaxhua nga vetë banorët, ndërsa publiku po ndjek zhvillimet e radhës.

The post E papritur në Big Brother VIP Kosova/ Vajzat nuk përmbahen më, Dolce godet Albën appeared first on Albeu.com.

Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim

By: M C
25 December 2025 at 19:36

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte një nga vitet më të suksesshme. Kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Botërorit, është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë me në krye trajnerin Silvinjo, i cili është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm.

Braziliani ka formuar një skuadër që pëson pak gola, cinike para portës, por që vetë braziliani nuk ka shumë dëshirë që të bëjë eksperimente me lojtarët, skuadrën apo edhe me listat e gurmbullimit. Në vitët e fundit, ai i ka qëndruar besnik thuajse të gjithë lojtarëve dhe që nga kualifikueset e Europianit, deri në Ligën e Kombeve e Botëror, kanë qenë thuajse të njëjtët lojtarë.

Paraqitjet e tyre, kanë qenë bindëse jo vetëm me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe me klubet ku luajnë, si në Europë, ashtu edhe në Azi apo në Amerikë. Kështu, vlerat e disa prej futbollsitëve në dritaren e “Transfermarkt” janë rritur ndjeshëm, por ka edhe prej atyre që kanë pësuar rënie në treg apo edhe ato që nuk kanë pasur ndryshim. Rritjen më të madhe në treg, e ka pasur mesfushori i Leçes, Medon Berisha i cili nga 1.5 milionë euro vlerë të kartonit që kishte, tashmë vlerësohet me 6 milionë euro.

LOJTARËT ME RRITJE- Veç Berishës që ka pasur rritjen më të madhe me plot 4.5 milionë euro, rritje vlere kanë edhe disa futbollistë të tjerë. Kështu, Adrion Pajaziti ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove, nga 800 mijë që ishte vlera e tij para rivlerësimit. Rritje me 1 milionë euro në treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i Laçit vlerësohet aktualisht me 3.5 milionë euro, ndërkohë që deri më tani ishte 2.5 milionë. Me 1 milionë euro është rritur edhe kartoni i Arbër Hoxhës që e sheh veten tashmë në vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërkohë që një rritje të lehtë ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali në verë dhe nga 1.2 milionë euro që ishte vlera e tij më parë, tashmë ka shkuar në 1.8 milionë. Lojtarët e tjerë nuk kanë pësuar rritje, por pritet që së shpejti edhe kartoni i Muçit të ndryshojë, gjithmonë nëse sulmuesi vazhdon me këto ritme te Trabzonspori, pasi së fundmi ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje.

VLERAT E ULURA- Krahas lojtarëve që këtë periudhë kanë parë që kartoni i tyre ka pësuar rritje, ka edhe nga ato futbollistë vlera e të cilëve ka rënë. Kështu, rënien më të madhe e ka pësuar Armando Broja i cili me skuadrën e tij të Bërnleit po kalonte një moment të vështirë. Pavarësisht golit në ndeshjen e fundit, vlera e Brojës ka rënë në 10 milionë euro, ndërkohë që ishte 14 milionë euro para rivlerësimit të bërë së fundmi. Rënie të vlerës ka pësuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares ka pasur kartonin me vlerë 6 milionë euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij ka zbritur në 5 milionë. Në të njëjtën vlerë ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje më të madhe. Vlera e sulmuesit të Austin ishte 7 milionë euro, ndërkohë që tani vlerësohet me 5 milionë. Ulje të lehtë ka pësuar edhe Ivan Balliu, kartoni i të cilit tashmë kushton 1.2 milionë euro, nga 1.4 që ishte më parë.

MË TË SHTRENJTËT- Ndryshimet e vlerave të kartonit, kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Kështu, Kristjan Asllani është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, me vlerën e tij që ka shkuar në 13 milionë euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, të cilët e kanë vlerën e kartonit nga 10 milionë euro. “Top 5” e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berishën, ku të dy lojtarët kushtojnë nga 6 milionë euro, me Berishën që e sheh veten për herë të parë në këtë klasifikim sa i përket vlerës së lojtarëve, pasi më parë vlera e tij ishte vetëm 1.5 milionë.

LOJTARËT MË TË LIRË- Lojtari me vlerën e kartonit më të lirë në Kombëtare, është Naser Aliji. Mbrojtësi i Dinamos e ka vlerën në treg 300 mijë euro dhe pak më të lartë e ka portieri i Egnatias, me vlerën në treg 400 mijë euro. Gjithashtu një tjetër portier është në listën e lojtarëve më të lirë dhe bëhet fjalë për Simon Simonin, i cili vlerësohet me kartonin që shkon në 600 mijë euro. Nga 700 mijë euro kushton kartoni i dy lojtarëve të tjerë, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes që mbyllin kështu pesëshen e lojtarëve me vlerën më të ulët në “Transfermarkt”. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqipëria, pas dëmtimit që pësoi Marash Kumbulla në kampionatin spanjoll.

The post Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë?

By: M C
25 December 2025 at 19:13

Atmosfera e fundvitit ka marrë një domethënie edhe më të veçantë për familjen e Jozefina Topalli. Pikërisht në këto ditë festash, familja ka ndarë me publikun një lajm që ka sjellë gëzim dhe emocion.

Vajza e saj, Margerita Topalli, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është në pritje të ëmbël. Me një postim të ngrohtë dhe plot simbolikë, ajo ka konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohet shumë shpejt.

Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, janë në pritje të fëmijës së tretë. Çifti është tashmë prind i dy djemve dhe kjo shtatzëni shënon një kapitull të ri e të lumtur në jetën e tyre familjare.

Në imazhin e publikuar pranë pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet e buzëqeshur dhe e rrethuar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët, duke reflektuar qartë emocionin dhe lumturinë e kësaj periudhe. Pamja festive duket se simbolizon më së miri pritjen e një fillimi të ri për familjen.

Për familjen Topalli–Serreqi, magjia e Krishtlindjeve këtë vit shoqërohet me një ndjenjë edhe më të fortë gëzimi dhe shprese. Pritja e ëmbël është kthyer në kryefjalën e këtyre festave, duke e bërë fundvitin edhe më të paharrueshëm për ta.

The post FOTO/ Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë? appeared first on Albeu.com.

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5/ Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

By: M C
25 December 2025 at 18:53

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort publikun. Banorët Stenaldo dhe Iliri kanë ndarë histori nga jeta e tyre, duke treguar sakrifica, dhimbje dhe forcë që i kanë shoqëruar ndër vite.

Në një diskutim të hapur brenda shtëpisë, Iliri rrëfeu se pas ndarjes nga jeta të dy prindërve, ai është kujdestari ligjor i motrës së tij, e cila vuan nga sëmundje. Ai theksoi se përgjegjësia për të ka qenë dhe mbetet prioriteti i tij kryesor, edhe gjatë pjesëmarrjes në BBV5. Aktualisht, për motrën e tij kujdeset bashkëshortja, e cila ka lënë punën për t’iu përkushtuar plotësisht asaj.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Ndërkohë, Stenaldo ndau historinë e tij prekëse, duke treguar se “heroina” e jetës së tij është nëna. Ai rrëfeu se në moshën 6-mujore humbi shikimin për shkak të një infeksioni të rëndë, ndërsa babai i tyre kishte ndërruar jetë, duke e lënë nënën të përballej e vetme me gjithçka.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.

Rrëfime që kanë prekur zemrat e publikut dhe kanë treguar anën më njerëzore të banorëve të BBV5.

The post Rrëfime që prekin zemrën në BBV5/ Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine” appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi në Korçë? Konflikt dhe përleshje brenda një lokali, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

By: M C
25 December 2025 at 18:29

Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje mes disa personave në Korçë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe raportohet se policia ka shoqërur të dhunuarin dhe pronarin e lokalit.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit.

The post Çfarë ndodhi në Korçë? Konflikt dhe përleshje brenda një lokali, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës

By: M C
25 December 2025 at 18:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli një gjendje krize shtatëditore për furnizimin me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në furnizimet me naftë nga Greqia. Masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë elektrike ESM të përdorë rezervat e detyrueshme shtetërore të naftës pa kompensim, tha qeveria në një deklaratë.

“Ky vendim lind për shkak të pamundësisë për të furnizuar me naftë, e cila është thelbësore për prodhimin. Rezervat shtetërore të naftës së derivuar nga nafta do të transferohen pa kompensim dhe ESM është e detyruar t’i raportojë qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbi konsumin e naftës”, tha qeveria në Shkup pas një mbledhjeje të kabinetit të hënën.

ESM i kishte kërkuar qeverisë të shpallte gjendje krize për shkak të vështirësive në furnizimin me linjit dhe naftë nga Greqia. Kompania ia atribuoi ndërprerjet bllokadave të vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me burime kryesore të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

ESM tha se deklarata e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar mjaftueshmërinë e energjisë derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal.

Mediat e huaja shkruajnë se shumica e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut gjenerohet nga termocentralet e ESM që përdorin linjit dhe naftë. Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së krizës, sipas shërbimit informativ të qeverisë bullgare.

Oferta u komunikua gjatë një telefonate midis Ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev dhe homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, sipas raportimeve. Fermerët grekë kanë organizuar bllokada rrugore dhe kufitare në të gjithë Greqinë veriore që nga fundi i nëntorit, duke protestuar kundër vonesave të pagesave të subvencioneve, çmimeve të ulëta të prodhuesve dhe rritjes së kostove të prodhimit.

Demonstruesit kanë bllokuar autostradat kryesore, përfshirë autostradën Athinë-Selanik dhe pikat kufitare me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, duke ndërprerë trafikun ndërkombëtar të mallrave.

Fermerët po kërkojnë subvencione më të larta, lehtësim tatimor, çmime minimale të garantuara për produktet bujqësore dhe kompensim për rritjen e kostove të karburantit dhe plehrave. Protestat, të cilat kanë përfshirë mijëra traktorë të vendosur në pikat e bllokimit, lehtësuan përkohësisht kufizimet e udhëtimit për periudhën e festave të Krishtlindjeve, por protestuesit u zotuan të intensifikojnë veprimet më pas.

The post Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës appeared first on Albeu.com.

Vranësira, dhe reshje dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, për nesër

By: M C
25 December 2025 at 17:32

Europa Juglindore mbetet nën mot të paqëndrueshëm, nderkohe Ballkani ndikohet nga masa polare, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Nga ana tjeter, Europa Qendrore,, Ishujt Britanikë dhe Gadishulli Iberik paraqiten me mot të kthjellët, por të ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb , Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira, me reshje të pakta dëbore në Verilindje dhe Juglindje. Pasdite priten reshje të izoluara në Jug, ndërsa Qendra dhe Veriu mbeten pa reshje. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 15°C. Era fryn verilindore, mbi 40 km/h, me dallgëzim 1–2 ballë.

Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore mbetet me reshje të dendura dëbore dhe temperatura shumë të ulëta, ndërsa Europa Qendrore, dhe Veriore dominohen nga mot i kthjellët, por shumë i ftohtë.

Ndërsa kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Masat ajrore sjellin mot të ftohtë dhe pa reshje, përjashtuar Jugun dhe zonat e thella malore. Gjatë pasdites, pritet përmirësim i ndjeshëm i motit. Temperaturat luhaten nga -4°C deri në 13°C.Era fryn lindore–verilindore, mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

The post Vranësira, dhe reshje dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, për nesër appeared first on Albeu.com.

Ukraina godet rafineritë ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow

By: M C
25 December 2025 at 17:21

Forcat ukrainase kanë goditur një numër objektesh ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow dhe dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në Ukrainë, thanë zyrtarët ukrainas. Ukraina më parë ka përdorur raketa të prodhuara në Britani për të goditur objektet industriale ruse të përfshira në luftën e Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm Ukrainas njoftoi se Forcat Ajrore Ukrainase përdorën raketa lundruese Storm Shadow për të goditur rafinerinë e naftës Novoshakhtinsk në rajonin e Rostovit.

“U regjistruan shpërthime të shumta. Objektivi u godit”, tha Shtabi i Përgjithshëm Ukrainas në një postim në Telegram, duke shtuar se rafineria është një nga njësitë më të mëdha të furnizimit me produkte nafte në Rusinë jugore dhe furnizon me naftë dhe karburant aviacioni forcat ruse në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha se dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në Ukrainë goditën rezervuarë nafte në portin rus të Temryuk në rajonin e Krasnodarit dhe një uzinë përpunimi të gazit natyror në Orenburg në Rusinë jugperëndimore. Uzina e Orenburgut është më e madhja e këtij lloji në botë dhe ndodhet 1,400 kilometra larg kufirit ukrainas.

Autoritetet ruse në rajonin e Krasnodarit thanë se dy tanke u përfshinë nga flakët në portin e Temryuk pas një sulmi me dron. Flakët mbuluan një sipërfaqe prej 2,000 kilometrash katrorë, sipas një postimi nga selia operative e Krasnodarit në Telegram.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha gjithashtu se forcat ukrainase kishin goditur një bazë ajrore në qytetin rus të Kaykop, në Kaukazin e Veriut. Kievi ka shtuar sulmet ndaj rafinerive ruse dhe infrastrukturës tjetër energjetike që nga gushti në një përpjekje për të ndërprerë të ardhurat e Moskës nga nafta, një burim kryesor financimi për luftën e Rusisë në Ukrainë.

The post Ukraina godet rafineritë ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow appeared first on Albeu.com.

Turqia arreston presidentin e Fenerbaçes, akuzohet se ka përdorur lëndë narkotike

By: M C
25 December 2025 at 16:54

Presidenti i Fenerbaçes, Sadettin Saran është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi për përdorimin dhe furnizimin me drogë, hetim ky i cili ka përfshirë edhe figurat e njohura.

Saran u ndalua vetëm disa orë pasi analiza e flokëve, rezultoi pozitive për metabolitët e kokainës, një rezultat që autoritetet thonë se mund të tregojë ekspozim tek narkotikët për një periudhe të gjatë kohore.

Ndërsa për skandalin në fjalë ka reaguar menjëherë edhe klubi turk Fenerbaçe. Ky i fundit publikoi një deklaratë duke shprehur mbështetjen për Saran dhe duke siguruar tifozët se aktivitetet e klubit do të vazhdojnë pa ndërprerje.

“Presidenti Sadettin Saran u mor në paraburgim sonte nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale nga Zyra Presidenciale e Fenerbahces si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm. Procesi vazhdon brenda kornizës së sundimit të ligjit dhe nën përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Besimi ynë është i palëkundur se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë periudhë me qetësi dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar klubi.

Nga ana tjetër, Sadettin Saran hodhi poshtë rezultatin e testit, duke këmbëngulur se nuk e kishte përdorur kurrë substancën narkotike për të cilën akuzohet dhe ka kërkuar riekzaminim.

The post Turqia arreston presidentin e Fenerbaçes, akuzohet se ka përdorur lëndë narkotike appeared first on Albeu.com.

Dh*noi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

By: M C
25 December 2025 at 16:25

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar.

Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi ka dhunuar fizikisht vëllanë dhe dajën e tij.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, i cili akuzohet për dhunë në familje.

The post Dh*noi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos appeared first on Albeu.com.

Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS

By: M C
25 December 2025 at 16:16

Në dosjen hetimore të SPAK ku i godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t, përshkruhet se si biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Erion Ismaili, zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës kishin planifikuar rrëmbimin e Gerond Meçes, pasi ai ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimimeve për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona tëtjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët”, thuhet ne dokumentin zyrtar të Prokurorisë.

RASTI I GJIKNURIT DHE BIXHA

Më tutje, në dosjen e SPAK përmendet edhe një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me një situatë që Damian Gjiknurit, i cili ishte bërë pengesë për realizimin e planeve te tyre. Biseda është e vitit 2019, e cila është analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e Ergys Agasit, i cili flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte bërë pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave. Ne mesazhet ne dosjen e prokurorisë, Alqi Bllako shprehet se: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërkohë në një tjetër SMS thekson: “Të bëjë letrat shpejt”

Më konkretisht, Ergys Agasi flet për një person me nofkën “Labi””, i identifikuar si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Sipas të dhënave në QKB, Elgerti Bixha rezulton të jetë administrator i kompanisë “FORTIS Inert”.

I. Shoqëria ” FORTIS INERT “, është shoqëri me përgjegjesi të kufizuar e së drejtës shqiptare, themeluar me datë 02/11/2022 me NUIS M22309039E me seli qendrore ne Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, Pallati “Bjorn”, Kati 2, Njësia Bashkiake nr. 7. me administrator Elgerti Bixha. Ortaket e shoqërisë janë Elgerti Bixha dhe shoqëria “FORTIS BETON CO.”. (Sipas të dhënave të QKB deri me datë 13.01.2023)

II.FUTBOLL CLUB DINAMO CITY, shoqëri aksionere e së drejtës shqiptare, regjistruar me datë 20.09.2021, me NIPT M12121037S, me seli qendrore në Durrës, Rruga “Asti Gogoli” Lagjia nr.14, Pasuria me nr.5/104, Vol.9, faqe 214, ZK.8516, Durrës dhe me të administrator Ilir Sinani.(Sipas Ekstraktit historik të shoqërisë datë 07.06.2024)”

PLANI DHE KERCENIMET

Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja ** robt do fusim çunat….”, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të “hequr” pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

Kjo rrethanë, sipas SPAK, lidhet edhe me pengmarrjen e Gerond Meçes, pasi edhe ai si në rastin e Gjiknurit, kishte krijuar pengesa nëpërmjet ankimimeve pranë (Komisionite te Prokurimeve Publike (KPP-së), për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSHI, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal ishte i njëjtë.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte. Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj”- thuhet ne dosjen e SPAK.

The post Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
24 December 2025 at 23:48

Dashi

Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet ne lidhjen qe keni krijuar. Beqaret nga ana tjetër do ndiheni mjaft mire sepse do takojnë persona qe ja vlejnë t’i kesh pranë. Për sa iu përket financave, nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëni ndonjë çmenduri sepse situata do ju dale jashtë kontrollit.

Demi

Do e rivendosni dialogun ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat do shkojnë mjaft mire me personin qe keni ne krah. Do merreni vesh për gjithçka me te dhe nuk pritet te linde as problemi me i vogël. Beqaret do gjejnë mënyrën e duhur për te joshur dike. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do kryeni edhe disa investime te rëndësishme.

Binjaket

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte dhe pasionante gjate kësaj dite. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do arrijnë ta gjejnë menjëherë personin e ëndrrave. Financat do jene ne gjendje goxha te mire. Nuk do keni vështirësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Gaforrja

te dashuruarit do kenë gjate gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do iu ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi disa probleme te vogla. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë konkrete nuk pritet te ndodhe. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Shpenzoni për gjerat me te nevojshme, po kurrsesi pa e tepruar.

Luani

Do jeni shume tolerante gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje si duhet. Do i harroni madje edhe problemet e vogla qe keni pasur dikur. Beqaret nuk duhet te ecin kuturu dhe te pranojnë çdo ftese qe do iu behet sepse do pendohen rende. Ne planin financiar nuk do jeni aspak te matur dhe gjerat nuk do ecin si i kishin menduar.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme serioze njëjtën tuaj ne çift, sot gjithçka do rregullohet. Partneri do jete ne humor dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret qe nuk mundohen fare te gjejnë një person për ta pasur ne krah dhe presin qe gjerat t’iu bien nga qielli, nuk do ja dalin dot te ndryshojnë status. Ne planin financiar duhen bere kufizime ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Për ata qe janë ne një lidhe do ketë shume tension dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni shume te ruani një klime harmonike, nuk do ja dilni dot. Beqaret do e vuajnë shume vetminë , por nga ana tjetër nuk do hedhin asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Financat duhen mbajtur sa me shume nen kontroll. Gjendja do jete e paqëndrueshme.

Akrepi

Mos bëni gabim ta idealizoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër do zhgënjeheni tej mase prej tij. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet te kërkojnë persona perfektë apo gjera te pamundura. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Ne planin financiar nuk rekomandohet te kryhen transaksione te tejskajshme. Gjendja do jete serish delikate.

Shigjetari

Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene pak me te mira se kohet e fundit dhe do ndiheni me te qete.

Bricjapi

Aq mire do ja kaloni gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah saqë nuk do kërkoni asgjë me shume nga jeta. Do filloni madje te programoni edhe te ardhmen. Beqaret do marrin mesazhe dashurie nga persona qe i kane njohur me pare, por nuk kishin menduar se mund t’i pëlqenin. Ne planin financiar bëni kujdes. Mos shpenzoni shuma te mëdha sepse do keni probleme.

Ujori

Çiftet qe kane kohe qe janë ne krize do kenë një dite me te qete, por gjithsesi atmosfera serish nuk do jete ashtu si duhet. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Nuk do mungojnë njohjet e reja, por gjithsesi nuk priten menjëherë ndryshime te statusit. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte. Kurseni sot qe edhe e nesërmja te jete e mire.

Peshqit

Nëse ka kohe qe rutina është bere pjese e jetës suaj ne çift duhet te mundoheni sa me shpejt ta ndryshoni situatën. Vetëm kështu nuk do lejoni qe problemet dhe debatet te jene te zjarrta. Beqaret do e kenë me te lehte ta gjejnë një person te përshtatshëm gjate një feste te organizuar nga miqtë. Gjendja e financave do jete e mire. Do jeni goxha kursimtare.

The post Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

By: M C
24 December 2025 at 23:45

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregu Perëndimor, duke i bërë thirrje Izraelit që të tërheqë këtë vendim.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet nënshkruese, mes tyre Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Irlanda, Belgjika, Danimarka, Islanda, Norvegjia, Malta, si dhe Kanadaja dhe Japonia, dënuan miratimin e vendbanimeve, duke theksuar se këto veprime shkelin ligjin ndërkombëtar dhe rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmëri në rajon.

Deklarata u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme gjermane, ku thuhet se zgjerimi i vendbanimeve izraelite minon perspektivat për paqe dhe siguri afatgjatë, si dhe rrezikon të dëmtojë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit, përfshirë planin e paqes në Gaza.

Izraeli ka miratuar së fundmi ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, territor i pushtuar që nga viti 1967, kur mori kontrollin edhe mbi Jerusalemi Lindor. Aktualisht, në këto zona jetojnë mbi 700 mijë kolonë izraelitë, mes rreth 3 milionë palestinezëve.

Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme. Edhe Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar ato si një nga pengesat kryesore për arritjen e një zgjidhjeje paqësore me dy shtete, e cila do të lejonte bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti të pavarur palestinez.

The post Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

By: M C
24 December 2025 at 23:16

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) njoftoi se në pranga ka rënë inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka përplasur kalimtarin P. F., 65 vjeç. I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë rreth orës 21:00 si pasojë e plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

By: M C
24 December 2025 at 23:10

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme nga një sherr masiv, ku protagonist absolut ka qenë Ilir Vrenozi.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua si personazhi i humorit dhe sportivitetit, ka shfaqur një anë krejt tjetër.

Ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit, duke pasur si shënjestër Juxhin Plovishtin, banorin që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme.

Situata doli aq shumë jashtë kontrollit, saqë debati verbal rrezikoi të kthehej në sulm fizik. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme dhe fizike e banorëve të tjerë, të cilët janë detyruar të bllokojnë Ilirin duke e mbajtur me forcë, për të mos lejuar afrimin e tij me Juxhinin dhe degjenerimin e situatës.

Kjo thyerje e rëndë e qetësisë dhe tentativa për konfrontim fizik pritet të sjellë pasoja, ndërsa publiku është sy e veshë për zarfin e zi nga “Vëllai i Madh” mbi thyerjen e mundshme të rregullave thelbësore të lojës.
SHIKONI VIDEON

The post VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin appeared first on Albeu.com.

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

By: M C
24 December 2025 at 22:16

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i West Side Family, iu drejtua Selin duke i thënë se Kristi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” me idenë që do bënte namin.

Miri: Bajamja, bajamja, merr një kshu… bëhet personazh, ndërkohë personazh nuk të bën kënga.

Miri: Sa këngë kam bërë unë për dashurinë, s’kanë bërë këta këtu të gjithë bashkë. Leje çfarë kemi bërë jashtë. Ne jemi këtu brenda

Selin: Po…

Miri: Ky që është futur, është futur me idenë se ‘unë jam hiti, Bajamja, këtu do bëj namin’. Këtu të marrin bukën nga goja. Neve na ndau siç na ndau, kush ia vari më? Ndaj është vetëm, është i mërzitur. Pse ia dhanë zarfin e bardhë? Se ishte më i mbaruari.

The post “Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu appeared first on Albeu.com.

SHBA të fokusuar në misionin kundër Venezuelës, bllokadë për Karakasin dhe presion të lartë për Maduron

By: M C
24 December 2025 at 22:05

Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcave ushtarake amerikane të përqendrohen vetëm në zbatimin e “karantinës” në Venezuelë, tha një zyrtar amerikan për ‘Reuters’.

“Ndërsa opsionet ushtarake mbeten, ne po përqendrohemi fillimisht në përdorimin e presionit ekonomik, forcimin e sanksioneve, për të arritur rezultatin që kërkon Shtëpia e Bardhë”, tha burimi.

Aktualisht ka një rritje të përkeqësimit të krizave gjeopolitike, veçanërisht midis Uashingtonit dhe Karakasit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se gjëja “e zgjuar” do të ishte që homologu i tij venezuelian, Nicolas Maduro, të “largohej”, të braktiste pushtetin.

Në të njëjtën kohë, investitorët po i zvogëlojnë uljet e reja të normave të interesit nga Rezerva Federale (Fed), banka qendrore e SHBA-së, brenda vitit 2026, në sfondin e të dhënave të fundit që treguan një treg pune në dobësim dhe një ngadalësim të inflacionit në SHBA.

Marina e SHBA ka bombarduar mbi 80 anije dhe varka apo skafe që niseshin nga Venezuela me sasi të mëdha kokaine nga kartelet narkos që besohet se janë të lidhura me regjimin e Maduros. Gjithashtu numërohen edhe mbi 20 të vrarë.

The post SHBA të fokusuar në misionin kundër Venezuelës, bllokadë për Karakasin dhe presion të lartë për Maduron appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

By: M C
24 December 2025 at 21:48

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan dhe ngritën zërin. Në postimin e tij, Bardhi thekson gjithashtu se ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben.

“Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë. Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu”, tha Bardhi.

The post Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale appeared first on Albeu.com.

“Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë

By: M C
24 December 2025 at 21:18

Armando Broja i sheh gjërat më me pozitivitet pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, të cilin e ndihmoi të merrte një barazim ndaj Bornmuthit. Sulmuesi, në një intervistë të dhënë për mediat e klubit, ka vlerësuar se ai dhe ekipi kanë dëshirën dhe urinë që duhet për të synuar mbijetesën në elitë.

“Bornmuth është një skuadër shumë e mirë, e dimë këtë. Janë shumë të vështirë për t’u përballur. I kemi parë disa nga rezultatet e tyre në këtë sezon, janë gjithmonë konkurrues edhe ndaj ekipeve të mëdha. Ndaj padyshim janë një ekip i vështirë dhe për ne ishte ndeshje e vështirë.

Por siç e thashë, të marrësh një pikë, që është e mirë pas 7 humbjesh, është një ndjesi e mirë për ne si një grup pasi është diçka mbi të cilën të mund të ndërtojmë. Thuajse e harruam se si ndjehesh por ishte një ndjesi fantastike që të siguronim një pikë dhe të shihnim para si grup. Padyshim një ndjesi fantastike për mua, por edhe i gjithë ekipi ishte i kënaqur, të gjithë ishin të përfshirë. Ndaj ndoshta paraqitja nuk ishte më e mira që kishim, por sa i përket rezultatit, ishte i mirë për ne që të ndërtonim mbi të dhe krijonim një ecuri.

Kemi pasur shumë vendosmëri në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur, jo vetëm në këtë ndeshje. Ishte ndeshja në transfertë ndaj Mançester Junajtid ku humbëm me një gol diferencë, ndeshja në shtëpi ndaj Liverpulit ku humbëm me një gol të vonë. Kanë qenë disa ndeshje. Edhe me Fullhemin humbëm me një gol dhe mund ta shihje që ishim konkurrues, kishim cilësi, dëshirën, urinë, bashkimin që të qëndrojmë në Premier Ligë. Si një skuadër, si një grup, me djemtë çdo ditë, unë mund ta shoh te çdokush, të gjithë duan të mbijetojmë. Ky është kampionati më i mirë dhe padyshim që të gjithë duam që të jemi pjesë e këtij kampionati dhe të luajmë. Ndaj siç e thashë do të luftojmë në çdo ndeshje që të kemi mundësi. Dhe shpresoj që tani, pas këtij barazimi dhe kësaj pike, të ndërtojmë vazhdimësi. E kemi parë se sa shpejt ndryshojnë gjërat dhe ne do të qëndrojmë të bashkuar duke shpresuar që të ndryshojmë gjërat”, tha Broja në prononcimin e tij.

The post “Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë appeared first on Albeu.com.

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

By: M C
24 December 2025 at 20:50

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën 3-2 në javën e 18-të të Superiores skuadrën vlonjate të Flamurtarit.

Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Balajn në minutën e 4-të. Pas 20 minutash, ishte sërish kapiteni shkodran që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 43-tën, Maksuti rihapi ndeshjen për Flamurtarin.

Një minutë nga starti i pjesës së dytë, Yago shënoi të tretin për ekipin e Edi Martinit, por vlonjatët reaguan sërish duke i shkurtuar shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, me Bangaly në të 56-tën.

Kështu Vllaznia merr fitoren e parë pas 6 ndeshjes radhazi, duke e mbyllur vitin 2025 në vendin e katërt me 30 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk lëviz nga vendi i parafundit, me 14 pikë.

The post Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore appeared first on Albeu.com.

❌
❌