Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

By: M C
24 December 2025 at 21:48

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan dhe ngritën zërin. Në postimin e tij, Bardhi thekson gjithashtu se ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben.

“Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë. Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu”, tha Bardhi.

The post Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale appeared first on Albeu.com.

“Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë

By: M C
24 December 2025 at 21:18

Armando Broja i sheh gjërat më me pozitivitet pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, të cilin e ndihmoi të merrte një barazim ndaj Bornmuthit. Sulmuesi, në një intervistë të dhënë për mediat e klubit, ka vlerësuar se ai dhe ekipi kanë dëshirën dhe urinë që duhet për të synuar mbijetesën në elitë.

“Bornmuth është një skuadër shumë e mirë, e dimë këtë. Janë shumë të vështirë për t’u përballur. I kemi parë disa nga rezultatet e tyre në këtë sezon, janë gjithmonë konkurrues edhe ndaj ekipeve të mëdha. Ndaj padyshim janë një ekip i vështirë dhe për ne ishte ndeshje e vështirë.

Por siç e thashë, të marrësh një pikë, që është e mirë pas 7 humbjesh, është një ndjesi e mirë për ne si një grup pasi është diçka mbi të cilën të mund të ndërtojmë. Thuajse e harruam se si ndjehesh por ishte një ndjesi fantastike që të siguronim një pikë dhe të shihnim para si grup. Padyshim një ndjesi fantastike për mua, por edhe i gjithë ekipi ishte i kënaqur, të gjithë ishin të përfshirë. Ndaj ndoshta paraqitja nuk ishte më e mira që kishim, por sa i përket rezultatit, ishte i mirë për ne që të ndërtonim mbi të dhe krijonim një ecuri.

Kemi pasur shumë vendosmëri në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur, jo vetëm në këtë ndeshje. Ishte ndeshja në transfertë ndaj Mançester Junajtid ku humbëm me një gol diferencë, ndeshja në shtëpi ndaj Liverpulit ku humbëm me një gol të vonë. Kanë qenë disa ndeshje. Edhe me Fullhemin humbëm me një gol dhe mund ta shihje që ishim konkurrues, kishim cilësi, dëshirën, urinë, bashkimin që të qëndrojmë në Premier Ligë. Si një skuadër, si një grup, me djemtë çdo ditë, unë mund ta shoh te çdokush, të gjithë duan të mbijetojmë. Ky është kampionati më i mirë dhe padyshim që të gjithë duam që të jemi pjesë e këtij kampionati dhe të luajmë. Ndaj siç e thashë do të luftojmë në çdo ndeshje që të kemi mundësi. Dhe shpresoj që tani, pas këtij barazimi dhe kësaj pike, të ndërtojmë vazhdimësi. E kemi parë se sa shpejt ndryshojnë gjërat dhe ne do të qëndrojmë të bashkuar duke shpresuar që të ndryshojmë gjërat”, tha Broja në prononcimin e tij.

The post “Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë appeared first on Albeu.com.

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

By: M C
24 December 2025 at 20:50

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën 3-2 në javën e 18-të të Superiores skuadrën vlonjate të Flamurtarit.

Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Balajn në minutën e 4-të. Pas 20 minutash, ishte sërish kapiteni shkodran që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 43-tën, Maksuti rihapi ndeshjen për Flamurtarin.

Një minutë nga starti i pjesës së dytë, Yago shënoi të tretin për ekipin e Edi Martinit, por vlonjatët reaguan sërish duke i shkurtuar shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, me Bangaly në të 56-tën.

Kështu Vllaznia merr fitoren e parë pas 6 ndeshjes radhazi, duke e mbyllur vitin 2025 në vendin e katërt me 30 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk lëviz nga vendi i parafundit, me 14 pikë.

The post Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore appeared first on Albeu.com.

Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës

By: M C
24 December 2025 at 20:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiç në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

“Serbia mbetet në rrugën drejt BE-së”

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiç tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi dhe “duke kërkuar shumë, e duke mos dhënë asgjë”, transmetoi Radio-Televizioni i Serbisë.

“E kemi kuptuar mirë këtë mesazh dhe mendoj se është e rëndësishme që ta kemi kuptuar mirë, duke e ditur se nuk mund të jemi vetëm në botë. Prandaj, jemi në rrugën evropiane dhe do të mbetemi në rrugën evropiane, të paktën sa të jem unë president dhe sa të ketë këtë shumicë parlamentare, por ky është mësim për ne”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në negociatat me BE-në, të cilat filluan para më shumë se dhjetë vjetësh. Në përfundimet e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i Serbisë, por se reformat janë ngadalësuar, ndërsa përparimi në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit është minimal.

Akuza për bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiç akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Ai i ka akuzuar edhe më herët Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën se po krijojnë një “aleancë ushtarake”, pasi këto tri vende në mars nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin në sfidat e sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal.

“Përse i kanë zgjeruar këto marrëveshje ushtarake edhe me Slloveninë dhe përse janë përpjekur kaq fort të fusin edhe Bullgarinë në këto procese? Është plotësisht e qartë se këtë nuk e kanë bërë për ndonjë histori gazetash. Përkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me njerëz në BE, të gjithë kanë rrudhur krahët”, deklaroi Vuçiç.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka investuar më së shumti në qëllime ushtarake, krahasuar me të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Në vitin 2024, Serbia ka ndarë për ushtrinë 2.2 miliardë dollarë, që përbëjnë 2.6 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Megjithatë, Vuçiç tha se “amerikanët në mënyrë të qartë dhe të hapur po i armatosin shqiptarët në Kosovë, ashtu si edhe Turqia”.

“Qëllimi i vetëm është rrezikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë dhe integritetit të saj territorial dhe, natyrisht, sulmet ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë. Nuk ka qëllim tjetër. Përse ka kaq shumë armatim të Republikës së Kroacisë? Një fushatë e vazhdueshme dhe permanente kundër Serbisë dhe popullit serb”, theksoi Vuçiç.

Incidenti më i rëndë i armatosur kohëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhi në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor. Tre sulmues mbetën të vrarë gjithashtu.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Sulme nga vendet fqinje në territorin e Serbisë nuk ka pasur.

Akuza edhe në lidhje me Kosovën

Vuçiç gjithashtu akuzoi Kosovën dhe fuqitë e mëdha se nuk po respektojnë asgjë nga ajo që është nënshkruar deri tani në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja e fundit u arrit pikërisht nga Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit 2023.

Zbatimi i asaj marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, nuk ka filluar kurrë.

Në kundërshtim me marrëveshjen e arritur atëherë, sipas së cilës Serbia do të ndërpriste fushatën për çnjohjen e Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se Serbia “do të duhet të vazhdojë punën e vështirë dhe të lodhshme për anulimin e njohjeve”.

“Për ne, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë – kështu ka qenë dhe kështu do të jetë, dhe e di që nuk është e këndshme kur për këtë duhet të flisni në Londër apo Uashington… Por kështu është, ndaj ju lutem të mos kemi debat lidhur me këtë, të mos kemi biseda”, tha Vuçiç.

Në vitin 2025, Kosovën e njohën më shumë shtete.

Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamasi e njohën pavarësinë e saj këtë vit, duke e çuar në 121 numrin e përgjithshëm të vende që e njohin Kosovën. /REL/

The post Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

By: M C
24 December 2025 at 20:16

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Sipas informacioneve paraprake, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet. Megjithatë ende nuk dihet sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit.

Ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Sakaq, Policia po vijon ende aksionin në afërsi të ish-vilave.

The post Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person appeared first on Albeu.com.

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

By: M C
24 December 2025 at 19:47

Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për ushtarët në vijën e parë, të cilët përballen me një valë të re sulmesh ruse për të marrë Donetskun. Putin nuk jep armëpushim për festën perëndimore ajo ortodokse do të festohet më 7 janar dhe madje rrit përpjekjen ushtarake për të shkatërruar rezistencën e gjithë vendit.

Të hënën në mbrëmje ka shkaktuar një sulm tmerri, me 635 dronë dhe 38 raketa që kanë rënë nga muzg deri në mëngjes mbi shumë qytete. Kanë vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, dhe kanë plagosur të tjerë dymbëdhjetë. Por flota vdekjeprurëse është përqendruar kryesisht kundër rrjetit elektrik, me një qëllim të qartë: të shkaktojë kolapsin e shpërndarjes së energjisë.

Censura ushtarake ukrainase mbulon informacionet sensitive. Nga ajo që ka dalë, sulmet kanë pasur si qëllim elektrodridet që importojnë energji nga Rumania dhe lejojnë të kompensojnë impiantet e shkatërruara. Kjo ka krijuar një ulje të tensionit total, duke detyruar tre centralet bërthamore ukrainase aktive të ulin prodhimin: “Duhet të presim që rrjetet të riparohen”, shpjegoi zëvendësministri i Energjisë, Artem Nekrasov.

Gjeneratorët termikë të kolosit privat Dtek kanë pësuar dëmtime të tjera: është hera e shtatë që bombardohen brenda dy muajve. Provinciat Rivne, Ternopil dhe Khmelnytskyi ranë në errësirë, me blackout të gjatë edhe në lagjet e kryeqytetit. Por drita shkon dhe vjen kudo, duke bllokuar ngrohjen dhe furnizimin me ujë në pallatet sovjetike në periferitë dhe në kondominiumet moderne në qendër. Një pengesë edhe për furnizimet ushtarake: Zaporizhstal, një nga çelikuarët më të rëndësishëm, ka ndërprerë aktivitetin.

Mjetet shpërthyese kanë goditur kryesisht rajonin afër kufirit me Rumani dhe Poloni: Varshava ka bërë të fluturojnë avionë luftarakë për të ndaluar kalimin e tyre. Edhe ukrainasit kanë përdorur kryesisht F-16 për të interceptuar raketat cruise dhe hipersonike.

Nga Moska, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ishte hakmarrje ndaj “sulmave terroriste të Ukrainës ndaj objekteve civile në Rusi”, drejtuar ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial ukrainas dhe impianteve energjetike që mbështesin operacionet e tyre. «Ky është sinjali i qartë i prioriteteve ruse», deklaroi Zelensky. «Një bombardim para Krishtlindjes, kur njerëzit duan të jenë me familjet, në shtëpi, të sigurt. Një sulm mes negociatave për të ndaluar luftën. Putin nuk pranon faktin që duhet të ndalojmë masakrën».

Në front, Kremlini ka futur në fushë forca të reja. Ditët e fundit ka pasur sulme të shumta me kolona mjetesh të blinduara, që përpiqen të depërtojnë në mbrojtjet; dronët ukrainas i kanë shkatërruar, duke i penguar të thyhen linjat. Zemra e betejës mbetet Donetsk, i kërkuar me çdo çmim nga Putin, ku Moska po përqendron njësitë më të mira. Një rezultat i parë i konfirmuar: pushtimi i qytetit Siversk. Rusët kishin shpallur fitore javën e kaluar, dje Kiev ka pranuar se ka tërhequr presidiumin e fundit “për të shmangur humbjen e panevojshme të jetëve”.

Siversk para pushtimit kishte 10 mijë banorë: është shkatërruar tërësisht. Ndodhet 40 kilometra nga Sloviansk dhe 53 kilometra nga Kramatorsk, qytetet kryesore që mbeten në duart e ukrainasve. Tani luftohet në fshatin Sviato-Pokrovske, i dominuar nga një altopiano që është pengesa e vetme natyrore. Komanda ruse përpiqet të depërtojë në fortesat e Donetskut nga të gjitha drejtimet.

E bën nga veriu, duke rritur presionin mbi Lyman, dhe nga jugu, duke tentuar të eliminojë pjesën e mbetur të garnizonit të Pokrovsk. Përpiqet gjithmonë të shfrytëzojë superioritetin numerik të këmbësorisë, duke infiltruar në qendrat urbane kur moti i keq verbon dronët e Kievit. Pastaj i mbështet avancimin shtëpi për shtëpi me bombardime ajrore, artileri dhe flota dronësh. Në një filmim shihet një parashutist ukrainas i ngujuar në një kasolle, i cili në dy minuta sulmohet nga njëzet avionë të telekomanduar.

Për të penguar gjeneralët e Kievit të transferojnë trupa nga zonat e tjera, Moska po intensifikon sulmet kudo: kundër Kharkiv, kundër Sumy dhe kundër Zaporizhzhia. Një betejë e egër, ku komandantët rusë nuk shqetësohen për masakrën, vetëm për të arritur suksesin e kërkuar nga Kremlini./La Repubblica/

The post Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik appeared first on Albeu.com.

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

By: M C
24 December 2025 at 19:16

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për ç’ka është kritikuar nga Kosova.

Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës, informon Radio Evropa e Lirë.

Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.

“Me punësimet e reja do të përmirësohet edhe më tej niveli i mbrojtjes shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiç për popullin e vet në KiM”, thuhet në njoftim.

Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.

Bëhet fjalë për një konkurs për 400 vende pune, të cilin, para së gjithash, dhe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 12 tetor, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se shteti i Serbisë “kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.

Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.

Disa parti politike serbe në Kosovë e kanë kritikuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se kjo nuk është hera e parë që qytetarët “manipulohen për të mbështetur udhëheqësit e Listës Serbe”.

Para zgjedhjeve parlamentare në shkurt të këtij viti, Serbia kishte gjithashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësim partiak të njerëzve të përshtatshëm”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.

Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviçit.

Ndërkohë, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiçin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash”.

The post Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Fluks trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, aksident zinxhir me gjashtë automjete

By: M C
24 December 2025 at 18:42

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë trafiku i rënduar dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë qarkullimi, duke sjellë bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë aks.

Drejtuesit e automjeteve nuk kanë mundur të frenojnë në kohë, çka ka çuar në përplasjen zinxhir.

Fatmirësisht, nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime të lehta.

The post Fluks trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, aksident zinxhir me gjashtë automjete appeared first on Albeu.com.

Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me emigrantë, raportohet për 116 viktima/ Vetëm një i mbijetuar, u nisën nga Libia

By: M C
24 December 2025 at 18:23

Një anije tjetër me emigrantë dyshohet se është mbytur në ujërat e Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë.

Informacionet paraprake flasin për të paktën 116 viktima. Kjo u raportua nga OJQ-ja gjermane “Sea Watch”, duke cituar raporte nga Alarm Phone, një rrjet ndërkombëtar aktivistësh dhe vullnetarësh që drejton një linjë telefonike emergjence për emigrantët në vështirësi, gjatë kalimit të Mesdheut.

Lajmi është publikuar edhe nga “La Repubblica”, teksa nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Organizata u informua më 19 dhjetor se një anije ishte nisur nga porti libian i Zuwarës, me 117 persona në bord.

“Ne u përpoqëm vazhdimisht të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses”, raporton Alarm Phone. “Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, morëm informacion se peshkatarët tunizianë kishin gjetur një të mbijetuar të vetëm në një varkë druri. Burri thuhet se kishte deklaruar se ishte nisur nga Zuwara dy ditë më parë dhe se ai ishte i vetmi i mbijetuar”.

Më 21 dhe 22 dhjetor, “të ashtuquajturat roje bregdetare libiane dhe tuniziane na thanë vazhdimisht se nuk kishin lejuar askënd të zbriste gjatë atyre ditëve”.

Për më tepër, as kërkimet ajrore të kryera më 20 dhe 21 dhjetor nga avioni Frontex Osprey 4 dhe as ai i kryer më 22 dhjetor nga Seabird 3 i Sea-Watch nuk gjetën asnjë gjurmë të anijes.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë informacione të mëtejshme dhe shpresojmë se nuk është e vërtetë që ka vetëm një të mbijetuar”, përfundon Alarm Phone. “Nëse kufijtë do të ishin të hapur, këta njerëz ndoshta nuk do të ishin detyruar kurrë të kalonin Mesdheun”, komenton Sea Watch. “Ne kërkojmë përgjigje. E tëra çfarë duam për Krishtlindje janë kufij të hapur!”

The post Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me emigrantë, raportohet për 116 viktima/ Vetëm një i mbijetuar, u nisën nga Libia appeared first on Albeu.com.

Ideohet shkëmbimi i bujshëm mes Juventusit dhe Milanit/ Tare merr një futbollist të Italisë, bardhezinjtë kërkojnë një “kthim në shtëpi”

By: M C
24 December 2025 at 17:59

Juventusi dhe Milani mund të bëhen protagonistë të merkatos së janarit me shkëmbime të bujshme mes dy skuadrave, të cilat kërkojnë përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku gjithsesi rivalizojnë me njëra-tjetrën për katërshen e parë në Serinë A.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se mes dy klubeve mund të ketë negociata konkrete për lëvizje lojtarësh, pasi Maks Alegri i ka kërkuar Igli Tares që të marrë nga Juventusi mbrojtësin Federiko Gati. Ky i fundit ka qenë titullar i rregullt me Alegrin në vitet e trajnerit te bardhezinjtë e si rrjedhojë, do të pranonte një transferim në Milano.

Nga ana tjetër, Spaletit i pëlqen mesfushori Riçi, por për momentin nuk duket në prioritetet e Milanit për ta lënë të largohet. Por në klubin torinez do të ishin të kënaqur edhe me afrimin e belgut Koni De Uinter, i cili ka dalë nga radhët e akademisë së tyre para se të kalonte te Xhenoa e së fundmi te Milani. Futbollisti në fjalë do të ndihmonte Juventusin edhe për listat e Champions pasi do të cilësohej si një prodhim i akademisë së klubit.

The post Ideohet shkëmbimi i bujshëm mes Juventusit dhe Milanit/ Tare merr një futbollist të Italisë, bardhezinjtë kërkojnë një “kthim në shtëpi” appeared first on Albeu.com.

AKU bllokon 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të kompanisë “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketë në gjuhën shqipe, gjobë ndaj subjektit

By: M C
24 December 2025 at 17:43

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte të kompanisë “Tona alb shpk”.

Sipas AKU-së, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Përveç bllokimit të mallrave, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.

The post AKU bllokon 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të kompanisë “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketë në gjuhën shqipe, gjobë ndaj subjektit appeared first on Albeu.com.

Shpërthejnë debatet e ashpra brenda në shtëpinë e BBVA, kontakte fizike mes Angelos dhe Senos

By: M C
24 December 2025 at 17:40

Një situatë mjaft e tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ka shpërthyer një debat i ashpër mes Angelos dhe Senos.

Përplasja ka kaluar përtej fjalëve të rënda edhe një kontakt të vogla fizik, çka ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe reagime të forta nga publiku.

Shkak i debatit është bërë mënyra e komunikimit të Senos ndaj vajzave në shtëpi, e cila është kundërshtuar hapur dhe ashpër nga Angelo.

Ky i fundit është shprehur se si brenda këtij formati, ashtu edhe jashtë tij, ngritja e zërit dhe sjellja agresive ndaj vajzave janë të papranueshme.

Pjesë nga biseda:

Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.

Seno: E di unë kujt i bërtas.

Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.

Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.

Angelo: Nuk ka as edhe një shans t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo.

Seno: Rri urtë! Usht!

Angelo: S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.

Seno: Ty si strateg… s’do të lë të flesh deri në fund.

Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot.

Toni i ashpër dhe fjalori i përdorur e bënë situatën të pakëndshme, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin gjakrat dhe të shmangnin një përshkallëzim të mëtejshëm

The post Shpërthejnë debatet e ashpra brenda në shtëpinë e BBVA, kontakte fizike mes Angelos dhe Senos appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Skandalet e Belinda Ballukut, shkarkohen dy zëvendësministri e MIE, caktohen drejtorët e ri të ARRSH dhe KESH

By: M C
24 December 2025 at 17:03

Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.

Gentian Gjyli, i cili është marrë i penduar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), është larguar nga drejtimi i ARRSH. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Haxhiademi ka një përvojë të gjatë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka shërbyer si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që nga viti 2019 si Sekretare e Përgjithshme.

Sakaq, nga detyra si zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u shkarkua edhe Besjan Kadiu.
Pavarësisht këtyre lëvizjeve, si Haxhiademi ashtu edhe Kozeli do të jenë ende nën varësinë e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po ashtu akuzohet nga SPAK, i cili kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj.

Sipas SPAK, drejtori i KESH, Erald Elezi, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për dy projekte me vlerë 210 milionë euro: Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe. Ai ka qenë gjithashtu Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH për tenderin e Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, akuzohet gjithashtu nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, ndërsa masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

The post EMRAT/ Skandalet e Belinda Ballukut, shkarkohen dy zëvendësministri e MIE, caktohen drejtorët e ri të ARRSH dhe KESH appeared first on Albeu.com.

U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani tregon emrat: Ja me cilët deputetë të PD-së kam pirë kafe para se të merrja firmat

By: M C
24 December 2025 at 16:55

Zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit, ka mbizotëruar skemën politikën në javët e fundit, teksa kjo ka sjellë përplasje dhe akuza brenda Partisë Demokratike.

Endri Shabani ka falenderuar sërish deputetët e opozitës që firmosën propozimin e tij për zgjedhjen në krye të Avokatit të Popullit.

Shabani tha se i është mirënjohës deputetëve të opozitës për firmat e tyre.

“Mendoni se 35 deputetë të opozitës nuk kanë parë emrin e kujt po firmosin? Mund të ketë pasur dinamika të brendshme që kanë ndodhur dhe unë nuk i di. Ka qenë Adriana Kalaja kandidate po ashtu, ndoshta ata e kanë pasur atë si preferencë. Ata kanë firmosur më shumë se një kandidat. Unë u jam mirënjohës që kanë dhënë firmat për zgjedhjen time dhe kanë lejuar që deputetët të firmosin për mua”, tha Shabani.

Më tej, ish-kreu i Nismës Thurje, ka deklaruar se para se deputetët opozitarë të firmosnin emrin e tij, ka pirë kafe me disa prej tyre, ku përmendi emrat e Klevis Balliut, Ina Zhupës dhe Xhelal Mxiun.

“Kam pirë rreth 30-40 kafe me të gjithë ata që firmosën. Klevis Balliu ka firmosur bashkë me dy deputetë të tjerë, Xhelal Mziun dhe Ina Zhupën. Me Mziun jam takuar në kafe dhe e falënderova; ai më tha të mbështes. Askush nuk ka firmosur pa e ditur”, deklaroi Shabani në News24.

The post U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani tregon emrat: Ja me cilët deputetë të PD-së kam pirë kafe para se të merrja firmat appeared first on Albeu.com.

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

By: M C
24 December 2025 at 16:24

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve.

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës.

Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet appeared first on Albeu.com.

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro

By: M C
24 December 2025 at 16:20

Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar një hap përpara drejt nisjes së punimeve.

Ato përfshijnë 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër prej 60.5 mln euro financohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi në Rrogozhinë. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.

Segmenti është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.

Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit, raporton Scan Tv.

Ndërkaq, gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit në komisionet parlamentare u bë me dije se rehabilitimi dhe elektrifikimi i këtij seksioni pritet të përfundojë në vitin 2028.

The post Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
23 December 2025 at 23:48

Dashi

Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Nuk duhet humbur asnjë mundësi edhe sikur asgjë e jashtëzakonshme te mos ndodhe. Gjendja e financave do vije duke u përkeqësuar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete prioritare gjate kësaj dite. Asgjë tjetër nuk do ketë aq rëndësi sa ajo kështu qe do mundoheni gjithë kohës te ruani një klime te ngrohte. Beqaret duhet ta heqin turpin sa me pare qe te munden sepse përndryshe kane për te mbetur vetëm. Te ardhurat do kenë përmirësime te lehta, por jo aq sa për te kryer shpenzime te mëdha.

Binjaket

As qe do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ja lini kohës. Ne fakt nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e keqe. Beqaret nga ana tjetër do jene shume te zënë me pune dhe nuk do merren me gjetjen e personit ideal. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te bëni investimet e menduara dhe te shlyeni një pjese te borxheve.

Gaforrja

Edhe pse ne mëngjes duket se klima për te dashuruarit do jete e ngrohte, bëni kujdes nga influenca e jashtme. Disa persona do mundohen te gjejnë mënyrën për t’ua prishur harmoninë. Për beqaret do shfaqet dashuria e shumëpritur. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Shmanguni shpenzimeve te mëdha sepse gjendja do jete vërtet delikate.

Luani

Priten shume divergjenca ne çift gjate kësaj dite dhe kjo për shkak te mos tolerancës dhe padurimit qe do tregoni. Gjithsesi ne mbrëmje situata mund te ketë një ndryshim te vogël. Beqaret nuk do kenë risi. Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet te ndodhe për ta. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes.

Virgjeresha

Tregohuni gjate gjithë kohës te disponueshem ndaj partnerit tuaj sot sepse me shume se kurrë ai do kenë nevoje për ju. Beqaret ne vend qe te mbyllen ne shtëpi dhe te vuajnë nga vetmia, duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe te argëtohen sa te mundin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe.

Peshorja

Gjate gjithë kohës do mbizotërojë bashkëpunimi ne çift sot. Do merreni vesh edhe me shikime me personin qe keni ne krah kështu qe nuk pritet asnjë vështirësi. Beqaret nuk do mundin as sot te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni shume impulsive dhe kjo do ju çoje drejt gabimeve.

Akrepi

Mos prisni me ju qe jeni ne një lidhje, por merrini sot vendimet me te rëndësishme te jetës suaj . Nuk ka me kohe për te humbur. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin për te cilin do iu rrahe zemra fort dhe do fillojnë me te një histori te këndshme dashurie. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Mos u tregoni perverse sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i humbni piket përkundrejt atij qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Gjithçka do ndodhe ne momentin e parashikuar. Sot nuk priten te reja. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa vendime ne lidhje me te ardhmen e buxhetit.

Bricjapi

Edhe pse jeni ne një lidhje ka rrezik te fantazoni për dike tjetër sot dhe kjo mund t’iu çoje drejt gabimeve. Nëse nuk ndjeni me aq shume sa ne fillim për partnerin mire është qe t’ia thoni. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpëtojnë dashurisë me shikim te pare. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme te cilat do duan durim dhe sakrifica.

Ujori

Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm sot për te dashuruarit. Gjithçka do ju shkoje ashtu si e kishin ëndërruar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua ngrohte zemrën. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi vërtet. Nëse merrni pak me tepër kohe me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do jete shume me e kënaqshme.

Peshqit

Dite shume me e qete se kohet e fundit kjo e sotmja për te dashurorit. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse personat qe do iu propozojnë kane kohe qe i njohin. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Situata do jete me e vështirë sidomos për ata qe kane pasur shume probleme se fundmi.

The post Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

By: M C
23 December 2025 at 23:46

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e saj ka qënë sa e bukur, aq edhe e vështire. Është rritur në Laprakë, në një familje (mami dhe nëna) që nuk ka pasur shumë, por që bënin të pamundurën që të mos i mungonte asgjë.

Është bullizuar pafund por këto bullizime e kanë bërë më të fortë.

Mami u zhvendos në Itali kur ishte në gjimnaz dhe duke qenë se punonte nuk takoheshin dot.

Prindërit e saj janë ndarë ende kur Armela s’kishte lindur dhe është njohur vonë me babin. Por ka marrëdhënie shumë të mirë me të.

Zhvendosja e saj në Itali ishte e domosdoshme për shkak të shëndetit të mamit, dhe muajt e fundit është kujdesur si për mamin edhe për gjyshen. “Nëse më pyet nëse kam punuar gjatë kohës që isha atje, kjo ka qenë full time job”,- thotë ajo.

Mami vuan nga kanceri në mushkri dhe ka kaluar peripeci për 3 vite me radhë.

Ajo thotë: “Pjesëmarrja në BB9 ishte hera e parë që u përballa me një publik të gjerë dhe presionin. Aty kuptova se çfarë ndodh kur je vetvetja në një vend ku pjesa më e madhe luajnë role. Gjithë këto vite nuk ka qenë nostalgji, por sfidë për t’u rikthyer sërish që t’i marr atë që nuk i mora. Kësaj radhe mbi të gjitha dua ta shijoj, jo ta mbijetoj.”

The post E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re appeared first on Albeu.com.

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

By: M C
23 December 2025 at 23:25

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet e molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët dolën në protestë pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë, duke kërkuar përgjegjësi dhe hetime të pavarura.

Media britanike vë theksin tek imuniteti parlamentar i Ballukut, i cili sipas opozitës dhe qytetarëve, po pengon zbardhjen e skandalit dhe rrezikon të ardhmen demokratike dhe institucionale të Shqipërisë. Pamjet e publikuara tregojnë tensionet dhe marshimin e protestuesve, që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria.

Daily Mail nënvizon se këto ngjarje vijnë pas përplasjeve të deputetëve të opozitës me policinë brenda Kuvendit, duke rritur shqetësimin ndërkombëtar mbi situatën politike në vend.

The post Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

By: M C
23 December 2025 at 23:18

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të parë, në shtëpinë më të ndjekur në vend do të jetë pjesë një banor i verbër, duke shënuar një hap domethënës drejt përfshirjes dhe përfaqësimit në televizionin shqiptar.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një perspektivë të re në dinamikën e lojës dhe në raportin e publikut me realitetet që shpesh mbeten jashtë vëmendjes mediatike.

Kush është Stenaldo Mëhilli?

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi.

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.

Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh.

Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin.

Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.

Ka marrë pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.

Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.

Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.

Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.

“Unë në Big Brother hyj për të qenë i barabartë me të tjetër. Big Brother është mali më i lartë që unë ngjis në hapat e jetës”, është shprehur ai.

Nuk do që të trajtohet ndryshe, ka shumë armë për të luftuar në garë dhe thotë se në asnjë moment nuk do të viktimizohet.

Nuk e sheh veten si përfaqësues të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por dëshiron të jetë natyrshëm një model pozitiv, që përmes funksionimit të përditshëm dhe arritjeve personale kontribuon në reduktimin e paragjykimeve sociale.

Lajmi ka sjellë emocione të forta brenda shtëpisë, disa prej banorëve nuk kanë mundur të mbajnë lotët, duke treguar reagimin e tyre të sinqertë dhe mbështetjen për kolegun e ri.

Ky moment pritet të ndikojë dukshëm në dinamikën e shtëpisë dhe të ndryshojë mënyrën se si banorët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke sjellë emocione të papritura në program.

The post Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im appeared first on Albeu.com.

❌
❌