Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dinamo fiton turneun “Futsal Junior” për moshën U-13

19 January 2026 at 12:13

TIRANË, 19 janar/ATSh/ Turneu “Futsal Junior” për grupmoshën U-13, i organizuar nga Federata e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe Agjencia e Parqeve Rekreative, u mbyll ditën e djeshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë 16 skuadra, të ndara në katër grupe, duke dhuruar ndeshje mjaft të bukura, shumë të luftuara dhe tejet argëtuese për fëmijët pjesëmarrës. Në fund të turneut, Dinamo City u shpall fituese e këtij turneu, pasi mposhti 3-0 Partizanin A.

FSHF bën me dije se ndeshjet gjysmëfinale u luajtën mes Dinamo City-t A dhe B, East Park dhe Partizanit A dhe përfunduan Dinamo City A 3–2 BS East Park, Dinamo City B 2–5 Partizani A, Partizani A 0-3 Dinamo City A.

Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në praninë e Drejtorit Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, si dhe drejtuesve të tjerë të SHRFT, të cilët përgëzuan fëmijët dhe trajnerët për nivelin e treguar dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve në formimin e brezit të ri të futbollistëve.

Turneu “Futsal Junior” nuk ndalet këtu pasi këtë fundjavë, radha i vjen ekipeve të grupmoshës U-11, ndërsa fundjavën e ardhshme do të zbresin në fushë edhe më të vegjlit e grupmoshës U-9, duke vijuar misionin për të nxitur pjesëmarrjen masive dhe dashurinë për futbollin që në moshë të vogël.

Turneu “Futsal Junior” për moshën U-13
1 nga 6

/e.i/a.f/r.e/

The post Dinamo fiton turneun “Futsal Junior” për moshën U-13 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lojtarët e Algjerisë nuk pranojnë eliminimin nga Kupa e Afrikës dhe përplasen me arbitrin

By: V K
11 January 2026 at 11:06

Në fund të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Afrikës mes Algjerisë dhe Nigerisë që u mbyll me fitoren 2-0 në nigerianëve, plasi grushti në fushë.

Lojtarët filluan të zihen me njëri tjetrin dhe situata doli plotësisht jashtë kontrollit.

Shumë prej tifozëve arritën të futeshin deri në pistën e atletikës që rrethonte fushën, me situatën që u desh kohë të qetësohej.

Por kjo nuk u mbyll me kaq pasi lojtarëve të Algjerisë nuk iu doli inati, duke iu kundërvënë edhe arbitrit Omar Artan pa shkuar ende në dhomat e zhveshjes.

The post Lojtarët e Algjerisë nuk pranojnë eliminimin nga Kupa e Afrikës dhe përplasen me arbitrin appeared first on Albeu.com.

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

By: V K
25 December 2025 at 13:19

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të ndalte serinë prej 7 humbjesh, e sidomos për vetë sulmuesin shqiptar.

Ai i dha fund një thatësie të gjatë para portës në Premier Ligë dhe tashmë mund të jetë më i qetë në kërkimin e kësaj vazhdimësie.

Ky realizim, përtej të tjerave, ka treguar se Broja njeh portën kundërshtare, ndaj në mediat britanike, parashikohet që ai të ketë në vijim rolin e titullarit në radhët e Bërnlit dhe jo ta nisë nga stoli si në ndeshjen e fundit.

Broja projektohet të jetë titullar në duelin kundër Evertonit këtë të shtunë, me Bërnlin që është në kërkim të tre pikëve në shtëpi për të ngjallur edhe një herë shanset e tij për mbijetesën.

Fakti që futbollisti shqiptar ka qenë në edicionin e kaluar pjesë e Evertonit në huazim, favorizon sulmuesin pasi njeh lojën e ekipit të Devid Mojes, teksa pritet që ai të shfrytëzojë më së miri njohuritë për pikat e dobëta që ka kundërshtari.

The post Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar

20 December 2025 at 13:52

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Klubi Sportiv Teuta e konsideron një skandal hyrjen e tifozëve në fushë gjatë sfidës së luajtur mbrëmjen e të premtes mes Flamurtarit dhe skuadrës durrsakë, e cila u ndërpre për rreth 30 minuta.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, që mbylli ditën e parë të javës së 17-të të Superligës, në minutën e 69’, pas një përplasjeje mes një lojtari të Flamurtarit dhe një lojtari të Teutës, në fushë hynë tifozët e tribunës përballë, të cilët goditën lojtarët “miq”.

Gjyqtari ndaloi lojën, duke e rifilluar pas largimit të tifozëve nga stadiumi. Në një reagim për mediat, Teuta publikoi edhe pamje nga incidenti dhe kërkoi masa të ashpra nga FSHF.

“Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga lojtarët kundërshtarë dhe tifozët vlonjatë. KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të”, thuhet në njoftim.

“Ky episod tronditi lojtarët, të cilët kaluan në një gjendje shoku psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C). KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u marrë parasysh dhuna e paprecedentë në fushë”, vijon njoftimi.

KF Teuta nënvizoi se ndeshja u kthye në “ferr” dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm për të luajtur futboll.

“KF Teuta disponon edhe një video tjetër ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte. KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten, pasi njollosin futbollin shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, që u luajt dje në stadiumin e Vlorës, përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja ofroi emocione deri në sekondat e fundit. Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1-0 në favor të Teutës, ndërsa pas rifillimit vlonjatët përmbysën rezultatin, por pa arritur të marrin tri pikë, pasi Teuta barazoi gjithçka në sekondat e fundit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesfushori anglez bëhet temë e nxehtë te Mançester Junajtid, apeli i të vëllait në stadium: Lirojeni

By: V K
16 December 2025 at 11:02

Gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Bërnmuth, e cila përfundoi me një barazim dramatik 4-4, Xhordan Maino-Hames, vëllai i mesfushorit të “Djajve të Kuq”, u fotografua pranë fushës duke veshur një bluzë ku shkruhej “Free Kobbie Mainoo ” (Lirojeni Kobi Maino).

 

 

Nuk është sekret që mesfushori anglez dëshiron të largohet nga Junajtid për shkak të kohës së kufizuar të lojës që po gjen, me Napolin të cilët janë gati ta mirëpresin atë me krahë hapur në janar.

Fotografia, e postuar nga vetë Xhordan në llogarinë e tij në “Instagram”, menjëherë shkaktoi një sërë diskutimesh rreth të ardhmes së anglezit.

The post Mesfushori anglez bëhet temë e nxehtë te Mançester Junajtid, apeli i të vëllait në stadium: Lirojeni appeared first on Albeu.com.

Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO)

By: V K
13 December 2025 at 09:19

Ditën e djeshme, mesfushori i Kombëtares Medon Berisha, u dëmtua në minutën e tetë të ndeshjes së Leçes me Pizën.

Berisha u largua me barelë dhe lot.

Pas sfidës së fituar në Seria A, presidenti i Leçes dha informacionet e para. Stiki Damiani, tregoi se Berisha mund të mos ketë diçka serioze, ndërsa bëhet fjalë për problem muskulor.

“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh presidenti i Leçes.

Berisha po shkëlqente me Leçen dhe ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm. Plot tre herë e ka fituar çmimin si lojtari i ndeshjes në Seria A.

Në përfundim të ndeshjes, fjalët e para të Ramadanit shkuan pikërisht për Medon Berishën:Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson, e presim sa më shpejt në fushë”, u shpreh Ramadani.

 

 

Pas ndeshjes, edhe trajneri Eusebio Di Francesco, theksoi se kjo fitore u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke vërtetuar peshën e mesfushorit kuqezi brenda ekipit.

The post Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Atmosferë magjike në prag festash, futbollistët e klubit spanjoll gëzojnë si fëmijë dhe luajnë me topa bore (VIDEO)

By: V K
11 December 2025 at 12:42

Shumë pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe atmosfera e festave ka përfshirë dhe futbollistët. Mbrëmjen e djeshme, u luajt ndeshja mes Slavia Pragë dhe Atletik Bilbao në Champions dhe sapo ekipi spanjoll mbërriti në Pragë, lojtarët filluan të luanin me topa bore.

Disa nga lojtarët e “Baskëve” u gëzuan si fëmijë kur panë shtresën e parë të dëborës për këtë vit.

Sapo zbritën nga avioni, ata nxituan të bënin topa dëbore dhe filluan t’i hidhnin drejt shokëve të tyre të ekipit që po zbrisnin gjithashtu.

Disa lojtarë spanjollë u habitën kur panë borë kaq herët në sezon.

 

😂✈️ Athletic Club players throwing snowballs at each other after landing in Czech Republic for their match against Slavia Prague. 🇨🇿❄️ pic.twitter.com/z515dYhINq

— EuroFoot (@eurofootcom) November 24, 2025

The post Atmosferë magjike në prag festash, futbollistët e klubit spanjoll gëzojnë si fëmijë dhe luajnë me topa bore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Derbi Tirana-Partizani/ Policia plan masash për garantimin e sigurisë, ja akset rrugore që do bllokohen

By: V K
7 December 2025 at 14:07

Policia e Tiranës, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

The post Derbi Tirana-Partizani/ Policia plan masash për garantimin e sigurisë, ja akset rrugore që do bllokohen appeared first on Albeu.com.

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

By: V K
4 December 2025 at 10:53

Policia e Tiranës, ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.

Uniformat Blu të kryeqytetit, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N.

Po ashtu, policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë, A. S., B. S. dhe J. S.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N”, sqaroi policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar appeared first on Albeu.com.

Sfida Lushnja-Kukësi/ Rei Manaj rikthehet aty ku nisi gjithçka, në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndjek ndeshjen nga tribuna (FOTO+VIDEO)

By: V K
4 December 2025 at 10:18

Kjo e mërkurë solli emocione të veçanta në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes, ku u zhvillua ndeshja mes ekipit vendas dhe Kukësit, e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte prania si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe në tribunën VIP e yllit të Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

 

 

Krenaria e qytetit të Lushnjes, autori i golit historik ndaj Serbisë, ndoqi me interes 90 minutat e sfidës nën brohoritjet e ngrohta të tifozëve lushnjarë, që e përshëndetën me entuziazëm.

Takimi përfundoi pa gola, por prania e Manajt i dha një tjetër shkëlqim ndeshjes, duke rikujtuar se sporti bashkon dhe frymëzon.

Rei Manaj, me thjeshtësinë që e karakterizon, u përshëndet nga të rinjtë dhe tifozët që e konsiderojnë një model frymëzimi për brezin e ri.

Ai nuk ngurroi të bëjë foto me tifozët , duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë me qytetin e tij të lindjes.

Prania e tij u përjetua si një festë nga publiku lushnjar, që e ndjek karrierën e sulmuesit me krenari.

Sporti mbetet ura më e bukur që lidh qytetarët me figurat që i përfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 

The post Sfida Lushnja-Kukësi/ Rei Manaj rikthehet aty ku nisi gjithçka, në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndjek ndeshjen nga tribuna (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja

3 December 2025 at 14:06

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

/e.i/j.p/

The post Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asllani humbet penalltinë në fund, Berisha protagonist te dy golat e fitores, mbyllet mes emocioneve ndeshja e Seria A (VIDEO)

By: V K
30 November 2025 at 15:18

Leçe ka mposhtur Torinon në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A. Medon Berisha asistoi dy golat e fitores 2 me 1 të Leçes.

Në fund Asllani mund të barazonte takimin, por humbi penalltinë.

Nga minuta e parë luajtën tre mesfushorë të Kombëtares. Berisha asistoi dy gola për tre minuta në pjesën e parë.

Asllani e humbi penalltinë në minutën e 91-të. Kështu edhe Leçes i mbeten 3 pikët.

 

The post Asllani humbet penalltinë në fund, Berisha protagonist te dy golat e fitores, mbyllet mes emocioneve ndeshja e Seria A (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dalin FORMACIONET/ Ja kush janë 11 shqiponjat që do synojnë fitoren përballë “Tre Luanëve”

By: D Marku
16 November 2025 at 16:49

Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar. Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Ndërkaq janë publikuar dhe formacionet zyrtare të dy ekipeve

The post Dalin FORMACIONET/ Ja kush janë 11 shqiponjat që do synojnë fitoren përballë “Tre Luanëve” appeared first on Albeu.com.

Ambasada britanike për ndeshjen Shqipëri-Angli: Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat

By: D Marku
16 November 2025 at 16:13

Ambasada Britanike në Tiranë ka dhënë një mesazh miqësor dhe sportiv në prag të ndeshjes së fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Anglisë.

”Sonte, Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat, dhe kjo ndeshje do t’i japë fund një udhëtimi emocionues.

Hajde Angli! Suksese Shqipëri”, shkruan ambasada, duke përcjellë një atmosferë respekti dhe sportiviteti mes dy kombëtareve.

The post Ambasada britanike për ndeshjen Shqipëri-Angli: Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat appeared first on Albeu.com.

Ndeshja Shqipëri-Angli, rrugët që bllokohen sot

16 November 2025 at 10:37

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Sonte në orën 18:00 luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për grupin K të fazës kualifikuese të Botërorit 2026.

Për shkak të ndeshjes duke nisur nga ora 14:00 policia ka bërë me dije se do të bllokohen disa rrugë të kryeqytetit. Kufizime të qarkullimit të mjeteve do të ketë në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”;

⁠Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike.

The post Ndeshja Shqipëri-Angli, rrugët që bllokohen sot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja Shqipëri-Angli/ Policia e Shtetit plan masash, ja akset që do të bllokohen sot

By: V K
16 November 2025 at 09:43

Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Angli. Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Në këtë kuadër, janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Rruga “Skerdilajd Llagami”;

Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Ndeshja Shqipëri-Angli/ Policia e Shtetit plan masash, ja akset që do të bllokohen sot appeared first on Albeu.com.

Nesër ndeshja Shqipëri – Angli, policia publikon masat e sigurisë. Këto janë akset që do të ‘blindohen’ në Tiranë

By: M C
15 November 2025 at 16:43

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:
* Rruga “Papa Gjon Pali II”;
* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Themistokli Gërmenji”;
* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
* ⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”;
* ⁠Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Nesër ndeshja Shqipëri – Angli, policia publikon masat e sigurisë. Këto janë akset që do të ‘blindohen’ në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Përballja Shqipëri-Angli/ Policia me plan masash, blindohet kryeqyteti

15 November 2025 at 16:38

TIRANË– Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Anglisë.  Përballja do luhet të dielën në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke nisur nga  ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikojnë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

“Autoritetet do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:
* Rruga “Papa Gjon Pali II”;
* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Themistokli Gërmenji”;
* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
* ⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”;
* ⁠Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

VIDEO/ Shqiptarët pushtojnë Andorrën, momente emocionuese gjatë ekzekutimit të himnit

By: M C
13 November 2025 at 20:54

Momente emocionuese u regjistruan para nisjes së sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë. Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, stadiumi u përfshi nga një atmosferë elektrizuese, teksa mijëra tifozë kuqezinj, që kishin mbushur shkallët e impiantit, kënduan njëzëri himnin shqiptar.

Koret, flamujt dhe emocionet e përbashkëta krijuan një skenë të paharrueshme, që tregoi edhe një herë dashurinë e madhe të shqiptarëve për kombëtaren e tyre, pavarësisht distancës apo kundërshtarit.

Një fillim simbolik e plot frymëzim për kuqezinjtë, të cilët u ndjenë si në shtëpi në zemër të Andorrës.

VIDEO

The post VIDEO/ Shqiptarët pushtojnë Andorrën, momente emocionuese gjatë ekzekutimit të himnit appeared first on Albeu.com.

Duka: Ndeshja ndaj Andorrës më e rëndësishmja e edicionit, duhet impenjim maksimal

12 November 2025 at 20:09
TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e vlerësoi ndeshjen ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni.

 

Në një intervistë televizive Duka tha se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.

“Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars. Padyshim që kemi edhe një sy nga Anglia. Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tre pikët në këtë stadium”, theksoi Duka.

Duka tha se “në ndeshjen e parë kemi humbur në stadiumin e vjetër me rezultatin 2-0 për Andorrën, ka qenë ndeshje miqësore. Ndeshjet zyrtare i kemi fituar në Andorrë në 2019 dhe 2021. Por kanë qenë ndeshje të vështira, nuk kanë qenë të lehta. Në Elbasan Arena në nëntor 2019 kemi barazuar kur kemi qenë në disavantazh 1-2. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Andorra sot është më mirë se më parë. Ka një ekip që lufton. Anglia i ka shënuar me vështirësi, 0-1 këtu dhe 2-0 në Angli me autogol. Mbetet një ndeshje e vështirë, por jam shumë i bindur që ekipi jonë e di rëndësinë e ndeshjes. Nuk ka asnjë vend për vetëkënaqësi, vetëm për impenjim maksimal dhe për të bërë detyrën”.

Kreu i FSHF-së u shpreh se “ka shumë gjëra se pse nuk jemi gjithmonë në të njëjtin nivel”.

“Ky është ndryshimi me skuadrat e mëdha me më pak të mëdha, siç jemi ne. Nëse do t’i bënim të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel, atëherë nuk do të ishim më Shqipëria. Nuk do të ishim skuadra që lufton për play-off, por do të ishim Anglia që ka siguruar vendin e parë. Për mua, Letonia nuk është një ekip i dobët. Luan i organizuar dhe na ka vënë shumë në vështirësi edhe në Tiranë. Por rezultati i harron gjërat. Kemi fituar 1-0, kur edhe mund të na kishin barazuar. Megjithatë, jemi në Andorra për të dhënë maksimumin dhe për të vazhduar shpresën për në Botëror. Në radhë të parë djemtë për kënaqësinë e vet që mund t’i japë një kampionat Botëror dhe për të gjithë tifozët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe nëpërmjet televizorit etj. Le të shpresojmë që do të bëjmë detyrën dhe jam i bindur që nuk do të kemi hap fals”, nënvizoi Duka.

Sa i përket tifozerisë, Duka theksoi se “mendoj që ne si tifozë, në një lloj mënyre, kemi fituar kulturën sportive dhe e kemi kuptuar që nuk ka më ndeshje të lehta. Mbështetësit e ekipit Kombëtar e dinë që nuk është një ndeshje e lehtë, por e dinë që duhet fituar. Pikërisht për këtë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për ta përkrahur ekipin, për ta mbështetur atë, për ta çuar drejt fitores. Besoj se jemi vendi që e ndjen më shumë ekipin Kombëtar. E ndjen vërtet dhe e mbështet atë në çdo moment”.

“Padyshim, edhe ne kemi menduar për plane, por e kemi përqendruar më shumë vëmendjen për nesër këtu në Andorra. Ta mbyllim historinë dhe të mos mbetet për ta luftuar në Tiranë. Le të mbetet ndeshja në Air Albania kundër Anglisë një ndeshje luksi për ne dhe për Anglinë”, tha Duka.

/k.s/j.p/

The post Duka: Ndeshja ndaj Andorrës më e rëndësishmja e edicionit, duhet impenjim maksimal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌