Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Arda Guler donte ta shfrynte zemërimin e tij me një shishe ujë pas humbjes, por e pësoi keq në fund

12 January 2026 at 15:50


Barcelona fitoi mbrëmë Superkupën e Spanjës pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 3-2 në finalen e zhvilluar në Jeddah.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një moment i Arda Guler u kthye në një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale.

Mesfushori i ri i Real Madridit u gjet në qendër të vëmendjes, jo për shkak të paraqitjes së tij në fushë, por për reagimin pas humbjes.

ESTOY LLORANDO CON ARDA GULER 😭😭😭 pic.twitter.com/RP1pd6DUlf
— Jeff (@JeffFcb14) January 11, 2026

Vetëm pak sekonda pas vërshëllimës së fundit, Guler, dukshëm i zhgënjyer, filloi të godiste me shqelm një shishe me ujë pranë stolit, por në atë moment rrëshqiti dhe ra me shpinë.

Pas incidentit, ai u ngrit menjëherë dhe u drejtua drejt dhomës së zhveshjes, duke shpresuar që askush të mos e kishte parë momentin e tij të ngathët.

Megjithatë, e gjithë skena u filmua nga një tifoz nga tribunat dhe videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale. /Telegrafi/

Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli dhe nuk përjashton kalimin te klubi ku ka blerë aksione

12 January 2026 at 15:20


E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë larg Baselit, me yllin më të madh kosovaro-zviceran që nuk e përjashton mundësinë të luajë për Rapperswil Jona, klubin ku tashmë zotëron një pjesë të aksioneve.

Gjatë një interviste të gjatë për “Blick”, Shaqiri ka folur për përfshirjen e tij në klubin zviceran Rapperswil, i cili garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

“Unë nuk jam përfshirë në Rapperswil pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu përfshin shumë punë. Mundohem të përcjell çdo ndeshje në shtëpi, kur është e mundur”, ka deklaruar Shaqiri.

telegrafi.com

Ylli kosovar tha se ende nuk e di nëse do të drejtojë ndonjë klub në të ardhmen, por konfirmoi se po punon për t’u pajisur edhe me licencat e trajnerit. Megjithatë, ai është i sigurt se do të mbetet pjesë e futbollit edhe pasi ta përfundojë karrierën si futbollist.

“Ndoshta do të luaj për Rapperswilin edhe vetë. Kjo qartë është një mundësi. Klubi do të jetë 100-vjeçar në vitin 2028. Tani e dini synimin tim për të ardhmen”, ka thënë Shaqiri duke qeshur.

Shaqiri zbuloi gjithashtu se verën e ardhshme planifikon të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur disa nga ndeshjet e Kupës së Botës në futboll, ndoshta edhe finalen. /Telegrafi/

Huffman shkëlqen me dyshifror të dyfishtë dhe shpallet MVP, më të mirët e xhiros së 14-të në Superligë

12 January 2026 at 14:41


Java e 14-t e ProCredit Superligës, që shënon edhe fundin e gjysmës së garave solli shumë përballje interesante.

Sfidë emocionuese u zhvillua në Therandë, ku Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Rahoveci 029, me vendasit që kishin deri në 24 pikë epërsi, kurse mysafirët ngushtuan shifrat në një pikë, por në momentet vendimtare, therandasit ishin më të mirë për të shënuar fitore shumë të rëndësishme.

Basketbollisti i ndeshjes ishte Brandon Huffman. Qendra e Yllit u dallua me dyshifror të dyfishtë me 25 pikë e dhjetë kërcime. Huffman ishte i pandalshëm, duke u shpallur MVP i ndeshjes dhe javës.

Trepça fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës bindshëm, ku te mitrovicasit më të mirët ishin Mustapha Amzil me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime dhe Dardan Kapiti me 20 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Bora fitoi dramën në Prizren ndaj Bashkimit, ku Alex Hunter shënoi trepikëshin vendimtar, në sekondat e fundit. Hunter e mbylli ndeshjen me 19 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Vëllaznimi ndaj GO+ Pejës, ku te kuqezinjtë u dallua i zakonshmi Jericole Hellems me 21 pikë, një kërcim dhe katër asistime.

MVP

Brandon Huffman (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 10 kërcime, / asistime, 31 indeksi

Top 5

Brandon Huffman (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 10 kërcime, / asistime, 31 indeksi

Mustapha Amzil (Trepça) 23 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

Dardan Kapiti (Trepça) 20 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Alex Hunter (Bora) 19 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 21 pikë, 1 kërcim, 4 asistime, 19 indeksi

Yamal publikon pamje që nuk duhej nga dhomat e zhveshjes - Szczesny shihet duke pirë duhan

12 January 2026 at 13:55


Lamine Yamal u paralajmërua ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt në Instagram festën në dhomën e zhveshjes së Barcelonës pas fitimit të Superkupës.

Sulmuesi anësor spanjoll hyri “Live” në Instagram dhe, në një moment, e ktheu kamerën në anën tjetër të dhomës.

Gjatë transmetimit, Yamal regjistroi Wojciech Szczęsny duke pirë duhan, ndërsa një zë në sfond u dëgjua duke e paralajmëruar: “Kjo nuk mund të regjistrohet”.

🗣️ "ESO NO SE PUEDE GRABAR"

A Lamine Yamal se le apareció Wojciech Szczęsny fumando mientras grababa un Live tras ganar la Supercopa al Real Madrid 😅 pic.twitter.com/iOfAbdsqe5
— ESPN.com.mx (@ESPNmx) January 12, 2026

Szczęsny, i cili nuk ngurron të festojë sukseset e tij në futboll duke konsumuar duhan, e ka pranuar edhe publikisht dashurinë e tij për duhanin.

Edhe pse Yamal e largoi shpejt pamjen, tifozët arritën ta regjistronin momentin, dhe pamjet e Szczęsnyt duke pirë duhan u bënë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

​Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës

12 January 2026 at 13:04


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar personalitetin botëror të sportit, Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Osmani theksoi se Arat ka dhënë kontribut të çmueshëm në promovimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke kulmuar me angazhimin e tij që Kosova ta fitojë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Nga ana e tij, Arat u shpreh se ndihet i nderuar me marrjen e medaljes presidenciale, duke shtuar se promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e bënë me shumë zell, derisa tha se populli i Kosovës duhet të ndihet krenar me të arriturat në sport si dhe me organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të bëhet pas katër vitesh.

Arat është biznesmen dhe administrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare.

Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakow 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj.

Së fundi (2023-2024), e për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash. /Telegrafi/

Real Madridi arrin një marrëveshje të mrekullueshme me vlerë 300 milionë euro në vit

12 January 2026 at 12:36


Real Madridi humbi mbrëmë El Clasicon, duke regjistruar humbjen e pestë në gjashtë përballjet e fundit me Barcelonën.

Megjithatë, përveç shpërblimeve financiare të fituara vetëm për performancën në finale, klubi madrilen ka arsye për kënaqësi, falë një marrëveshjeje të madhe sponsorizimi që po finalizohet.

Sipas Jose Felix Diaz, drejtor i AS të Madridit, Reali është duke përfunduar një nga marrëveshjet financiare më ambicioze në historinë e Klubit Mbretëror, që përfshin rinovimin e kontratave kryesore të sponsorizimit me Fly Emirates, Adidas dhe HP.

Masa më urgjente është rinovimi i kontratës me Fly Emirates, sponsori kryesor i ekipeve të para të futbollit dhe basketbollit të Realit. Kontrata aktuale skadon më 30 qershor, dhe linja ajrore aktualisht paguan midis 70 dhe 80 milionë euro në sezon për të shfaqur logon në pjesën e përparme të fanellës. Me kontratën e re, kjo shifër pritet të kalojë për herë të parë 100 milionë euro në vit, duke e vendosur Realin në krye të sponsorizimit sportiv.

Edhe Adidas do të rrisë tarifat, duke paguar rreth 120 milionë euro në sezon për të veshur fanellat e ekipit, ndërsa HP, e cila ka logo në mëngët e fanellave, pritet të rrisë pjesëmarrjen e saj në sponsorizim me ciklin e ri të kontratës.

Kur të mblidhen të gjitha këto, Reali pritet të arrijë shifrën e jashtëzakonshme prej 300 milionë eurosh në sezon vetëm nga të ardhurat nga fanellat dhe reklamimi. /Telegrafi/

Caicedo beson te suksesi i Chelseat me Rosenior

12 January 2026 at 11:38


Moises Caicedo beson se Chelsea mund të vazhdojë të përmirësohet nën drejtimin e trajnerit të ri Liam Rosenior, pasi “Blutë” siguruan një fitore dominuese 5-1 ndaj Charlton Athletic në raundin e tretë të FA Cup.

Ndeshja e parë e Rosenior në krye të skuadrës u mbyll me një fitore të thellë, ndërsa Caicedo vlerësoi qasjen e trajnerit, veçanërisht në aspektin e disiplinës dhe përpjekjes.

“Mendoj se ai thjesht dëshiron disiplinë dhe përpjekje nga ne, në stërvitje dhe në ndeshje. Ne kemi filluar shumë mirë me të dhe me siguri do të bëjmë shumë gjëra të mira me të”, deklaroi mesfushori i Chelseat.

Duke reflektuar mbi fitoren ndaj Charltonit, Caicedo shtoi: “Jemi shumë të kënaqur me fitoren sepse e dinim se është shumë e vështirë të luash kundër tyre, kështu që skuadra ishte e mirë", tha Caicedo.

Ai përfundoi: “Është një betejë kur luan kundër një skuadre si ata, por skuadra jonë ishte e përgatitur. Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe fituam ndeshjen", deklaroi mesfushori i londinezëve. /Telegrafi/

Fair-play nuk ekziston për të:  Mbappe i pengoi shokët e skuadrës të krijonin një korridor nderi për Barcelonën

12 January 2026 at 10:15


Mbrëmë, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 3:2 dhe fitoi Superkupën e Spanjës, por ceremonia e ndarjes së medaljeve u shënua nga një situatë e tensionuar, e shkaktuar nga sjellja josportive e Kylian Mbappes.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Barcelonës u rreshtuan për të nderuar lojtarët e Real Madridit, të cilët shkuan të merrnin medaljet e vendit të dytë. Sipas protokollit, futbollistët e Realit më pas duhej të ktheheshin dhe të formonin një rresht për të nderuar fituesit.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Lojtarët e Real Madridit nuk i respektuan fituesit, dhe Kylian Mbappe luajti një rol kyç në këtë vendim.

Thibaut Courtois dhe disa lojtarë të tjerë të Realit, pasi morën medaljet e tyre, u drejtuan drejt futbollistëve të Barcelonës për të formuar një vijë, por në atë moment Mbappe, sapo kishte marrë medaljen e tij, filloi t’u thërriste dhe t’u tregonte që të largoheshin, duke u kërkuar të mos formonin rresht.

Lojtarët e Realit e dëgjuan dhe u larguan nga fusha, një veprim që u konsiderua si mungesë fair-play dhe u interpretua në mënyra krejtësisht të kundërta nga tifozët e dy klubeve.

Kylian Mbappé stopping his teammates from giving Barcelona the champions guard of honor last night. He moved the away. pic.twitter.com/ddDXa3CBLp
— Prince 👑 (@Princeutd1P) January 12, 2026

Tifozët e Barcelonës e dënuan sjelljen e Mbappes duke e cilësuar atë si një humbës të keq, ndërsa tifozët e Real Madridit e lavdëruan, duke thënë se ai tregoi se është një “madrilen” i vërtetë.

Ndërkohë, ndryshe nga Mbappe, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ndoqi protokollin zyrtar, iu afrua lojtarëve të Barcelonës dhe i uroi secilin prej tyre individualisht për fitoren. /Telegrafi/

Flick vlerëson fitoren ndaj Realit në finale, ka disa fjalë për tre yjet e ekipit

12 January 2026 at 09:06


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 3-2 të skuadrës së tij ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

“Është e shkëlqyer, ishte një finale e rëndësishme dhe kundër Madridit është gjithmonë e veçantë. Jam krenar, luajtëm ashtu siç donim”, deklaroi Flick pas ndeshjes.

Duke folur për festimet, trajneri gjerman zbuloi se nuk ishte ende në dhomën e zhveshjes, por kishte parë lojtarët duke festuar.

“Tani po festojnë dhe kam parë vetëm se po kërcenin. Jam shumë krenar, luajtëm shumë mirë, duke mbajtur posedimin e topit dhe duke kontrolluar ndeshjen. Në fund, e gjithë skuadra luajti ashtu siç na pëlqeu. Nuk ishte e lehtë dhe luftuam si skuadër, ishte mbresëlënëse”, shtoi ai.

Flick foli edhe për ndikimin që kjo fitore ka në ekip. “Situata është e ndryshme nga sezoni i kaluar. Ne filluam nga disavantazhi, por tani po kemi sukses dhe po funksionojmë si ekip. Kjo më jep ndjenja shumë të mira. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ndryshimet që kemi bërë na kanë dhënë shumë frymëzim".

Trajneri i Barcelonës vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve. “Gjysmëfinalja ishte shumë e mirë dhe sot pashë të njëjtën gjë, ishte mbresëlënëse. Ne luajtëm shumë mirë kundër Madridit, ata gjithashtu luftuan deri në fund. Jam shumë i lumtur për gjithçka".

Pas ndeshjes, Flick veçoi edhe performancat e disa lojtarëve kyç. Ai lavdëroi veçanërisht Raphinhan i cili ishte fantastik duke shënuar dy gola.

“Mentaliteti i Raphinhas është mbresëlënës dhe kemi edhe të tjerë si ai, kjo ndikon në të gjithë ekipin. Ai humbi shansin e parë, por shfrytëzoi të dytin dhe na dha besim. Ishim nën shumë presion, siç mund ta shihni".

Flick foli edhe për progresin e Eric Garcias, një futbollist që po luan në pozita të ndryshme te Barcelona dhe gjithmonë po tregon paraqitje solide.

“Eric pati disa raste dhe është zhvilluar shumë. E vlerësoj këtë, sepse ai mund të luajë në shumë pozicione. Ka një mentalitet mbresëlënës dhe mund të jetë një nga kapitenët në të ardhmen".

Trajneri zbuloi edhe një këshillë që i dha ekipit para finales. “Të paktën të shënojnë një gol. Ekipi në përgjithësi, jo unë si trajner, për mënyrën se si luan dhe çfarë u ofron tifozëve, mund të mbështetemi në këtë. Nuk mendoj për ndeshjet e mëparshme, sepse finalja ishte shumë e rëndësishme dhe të luash kundër Madridit është gjithmonë e veçantë".

Në fund, Flick komentoi edhe rikthimin e Ronald Araujos. “Mendoj se në këtë situatë, që ai të luajë dhe të fitojë titullin është shumë e rëndësishme. Jam i lumtur që e shoh përsëri, është shumë i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Finalja e Superkupës së Spanjës: Mësohen sa para kanë fituar Barcelona dhe Real Madridi

12 January 2026 at 08:22


Mbrëmë, lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridin me rezultatin 3:2 në Arabinë Saudite, duke fituar kështu Superkupën e Spanjës.

Megjithatë, fitimet financiare nga kjo garë nuk janë aq të mëdha sa mund të kenë pritur tifozët.

Shumë tifozë mendonin se klubet spanjolle do të përfitonin shifra astronomike për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e kësaj gare në Arabinë Saudite, por realiteti është ndryshe.

Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro.

telegrafi.com

Diferenca mes fituesit dhe humbësit në finale është vetëm gjysmë milioni euro, një shifër relativisht e vogël për standardet e futbollit modern.

Buxheti total i çmimeve të ndarë nga Shoqata Spanjolle e Futbollit për këtë kompeticion arrin në 21.3 milionë euro. Si Barcelona ashtu edhe Real Madridi përfituan nga 6 milionë euro secili vetëm për pjesëmarrjen e tyre në turne.

Përveç shumës fillestare prej 6 milionë eurosh, Barcelona mori një bonus prej 2 milionë eurosh për fitimin e trofeut, ndërsa Real Madridi përfitoi një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh për vendin e dytë.

Pavarësisht se nuk është kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz në Spanjë, Superkupa mbetet shumë e rëndësishme për shkak të rivalitetit.

Përtej aspektit financiar, është një duel për prestigj, ku ekipet luftojnë fort për trofeun dhe për të ia “vjedhur” atë rivalit më të madh. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Igli Tare konfirmon: Maignan dëshiron të qëndrojë, pritshmëri të mëdha për Jasharin

11 January 2026 at 15:57


Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për formën e skuadrës, të ardhmen e portierit Mike Maignan, si dhe pritshmëritë për mesfushorin e ri Ardon Jashari, ndërsa ka komentuar gjithashtu mbi situatën e sulmuesit Christopher Nkunku.

“Tabela tregon se po kalojmë një periudhë pozitive. Gjysma jonë e parë e sezonit pati disa rezultate të rëndësishme. Ka ende shumë për të përmirësuar, por ne jemi optimistë dhe e kuptojmë se duhet të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundur deri në fund të sezonit”, tha Tare për DAZN Italia.

Në lidhje me Maignan, negociatat për një kontratë të re morën një kthesë të papritur, pas një periudhe ku largimi i tij dukej i sigurt.

Tare konfirmoi se portieri francez dëshiron të qëndrojë dhe është në prag të nënshkrimit të një zgjatjeje.

“E dimë që raporti me Mike është i jashtëzakonshëm. Atij i pëlqen projekti i Milanos dhe dëshiron të qëndrojë. Duhet të presim derisa të jepet drita jeshile, por jam i bindur se arsyeja e shëndoshë do të triumfojë dhe ai do të jetë një figurë kyçe për të ardhmen e këtij projekti.”

Mike Maignan 2024/05/Mike-Maignan.jpg telegrafi.com

Sa i përket Ardon Jasharit, Tare shprehu pritshmëri të mëdha për mesfushorin pas rikthimit nga lëndimet që e mbajtën jashtë për katër muaj.

“Kemi pritshmëri të mëdha për të, pasi tregoi disa performanca të mrekullueshme sezonin e kaluar. Ai ka luajtur shumë më mirë në dy muajt e fundit, duke marrë minuta në Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën, duke dëshmuar se i përket një klubi si Milani", tha Tare. /Telegrafi/

E ardhmja e Bruno Fernandes në pikëpyetje pas largimit të Amorim nga Manchester United

11 January 2026 at 15:36


Bruno Fernandes ka treguar gjithmonë një përkushtim të padiskutueshëm ndaj Manchester United, duke u shndërruar edhe në një nga liderët dhe kapitenët e skuadrës.

Megjithatë, largimi i papritur i bashkëkombësit të tij Ruben Amorim mund ta ketë shtyrë mesfushorin portugez të reflektojë seriozisht mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”, sipas raportimeve nga Anglia.

E ardhmja e Bruno Fernandes ka qenë një nga temat më të diskutuara muajt e fundit, veçanërisht pasi u bë e ditur se Manchester United kishte qenë i gatshëm ta shiste atë gjatë afatit të fundit kalimtar. Vetë lojtari refuzoi çdo mundësi largimi, i bindur për të qëndruar besnik ndaj objektivave që i kishte vendosur vetes kur iu bashkua klubit.

Bruno kishte premtuar se do t’i udhëhiqte “Djajtë e Kuq” drejt rikthimit të lavdisë dhe drejt një pranie të rregullt në Ligën e Kampionëve. Deri tani, ky objektiv nuk është realizuar, ndërsa ndryshimet në stolin e trajnerëve kanë vazhduar. Viktima e radhës ka qenë pikërisht Ruben Amorim, me të cilin Bruno kishte një marrëdhënie shumë të afërt, thuajse më shumë personale sesa profesionale. Portugezi nuk e ka fshehur pakënaqësinë për shkarkimin e tij.

Madje, në orët pas largimit të Amorim, Bruno Fernandes u pa duke dalë nga një hotel në shoqërinë e asistentit të tij, çka ndezi menjëherë spekulimet për një transferim të mundshëm.

Arabia Saudite ka tentuar prej vitesh ta bindë mesfushorin portugez, por ai ka refuzuar çdo ofertë për shkak të dashurisë për Manchester United. Megjithatë, mënyra se si u trajtua Amorim mund ta ketë lëkundur këtë qëndrim.

Nga ana e klubit, situata mbetet e pandryshuar. Nëse drejtuesit ishin të gatshëm ta shisnin Brunon verën e kaluar, nuk ka arsye të besohet se strategjia ka ndryshuar.

Një ofertë e madhe financiare për një lojtar mbi të 30-at, i cili ndoshta ka kaluar kulmin e formës së tij, shihet si një mundësi që klubi mund të mos e shpërfillë. /Telegrafi/

Rosenior me fjalë të mëdha për yllin e Chelseat: Jam i impresionuar me të

11 January 2026 at 15:27


Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka rezervuar lëvdata të veçanta për Jorrel Hato, pas performancës mbresëlënëse të adoleshentit në fitoren 5-1 të “Bluve” ndaj Charlton Athletic në Kupën FA.

Rosenior theksoi se 19-vjeçari tregoi pjekuri përtej moshës së tij.

Hato ka pasur një fillim të vështirë te Chelsea, por trajneri beson se paraqitja e tij në “The Valley” përfaqëson një hap të madh përpara.

“Ai është vetëm 19 vjeç. E pashë të luante edhe ndaj Fulham dhe atëherë u impresionova shumë. Ndaj Charlton ai e çoi atë formë në një nivel tjetër", tha Rosenior.

“Jo vetëm për golat e tij. Atributet e tij mbrojtëse ishin të shkëlqyera. Mënyra se si qetësoi ndeshjen gjatë posedimit të topit, si u mbrojt një kundër një, dhe prapë kishte energjinë dhe shpejtësinë për të na ndihmuar në sulm, ka qenë e jashtëzakonshme".

"Njoh shumë nga këta lojtarë, janë të rinj të shkëlqyer. Ka qenë një fillim shumë i mirë për të, por edhe për të gjithë ekipin me mua,” përfundoi Rosenior.

Holandezi shkëlqeu ndaj Charlton duke shënuar golin e parë në fitoren e madh të Chelseat 1-5. /Telegrafi/

Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon golin e 11-të në La Liga

11 January 2026 at 14:55


Vedat Muriqi ka vazhduar me gola në La Liga, duke shënuar edhe në xhiron e 19-të.

Sulmuesi kosovar e ka nisur ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos si gjithmonë si titullar me fanellën e Mallorcas.

E kur kaluan 30 minuta lojë, Muriqi gjeti golin duke shënuar me kokë pas asistimit nga Lato për 1-1.

Pas përfundimit të pjesës së parë, vendasit e Vallecanos janë në epërsi 2-1.

Për Muriqin goli i sotëm në kryeqytetin spanjoll ishte i 11-ti sezonal me fanellën e Mallorcas. /Telegrafi/

Vedat Muriqi has equalized score for Mallorca

🇪🇸 Rayo Vallecano 1-1 Mallorcapic.twitter.com/K23n5nMpSI
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 11, 2026

Mësohet skuadra që preferon Guehi të transferohet në janar

11 January 2026 at 14:43


Emri i Marc Guehi është një nga më të kërkuarit në merkaton e dimrit. Qendërmbrojtësi i Crystal Palace, kontrata e të cilit me “Eagles” skadon më 30 qershor, nuk ka ndërmend të rinovojë marrëveshjen me klubin londinez.

Për këtë arsye, Palace mund të marrë në konsideratë shitjen e tij që në afatin kalimtar të janarit, për të shmangur humbjen e lojtarit si transferim i lirë në fund të sezonit.

Interesi për Guehin është i madh dhe pretendentët nuk mungojnë. Mbrojtësi anglez ka qenë një nga figurat kyçe të skuadrës këtë sezon, duke regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat, me tre gola dhe katër asistime, statistika të konsiderueshme për një qendërmbrojtës.

Dy klubet që ndodhen aktualisht në “pole position” për shërbimet e tij janë Liverpooli dhe Manchester City. Pala e lojtarit është plotësisht e vetëdijshme për interesimin e këtyre dy gjigantëve dhe, sipas raportimit të The Athletic, Guehi tashmë ka një preferencë të qartë për hapin e radhës në karrierë.

Sipas të njëjtit burim, qendërmbrojtësi anglez do të preferonte të vishte fanellën e Liverpoolit, sesa të transferohej te Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola.

Në fund të afatit kalimtar të verës së kaluar, një transferim i Guehi-t te Liverpooli për rreth 35 milionë euro dukej shumë pranë finalizimit.

Megjithatë, marrëveshja dështoi në minutat e fundit, pasi Crystal Palace u tërhoq nga negociatat për shkak se nuk arriti të gjente një zëvendësues të përshtatshëm për mbrojtësin e tij kryesor. /Telegrafi/

Problemet në mbrojtje, City synon transferimin e një mbrojtësi nga Serie A

11 January 2026 at 13:53


Manchester City po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Bolognës, Jhon Lucumi, teksa pasiguria rreth së ardhmes së kolumbianit në Serie A po rritet.

Sipas Il Resto del Carlino, qendërmbrojtësi 27-vjeçar ka tërhequr interes serioz nga gjigantët e Ligës Premier, në një moment kur kontrata e tij me Bolognën po hyn në një fazë kritike.

Lucumi ka qenë një figurë kyçe në repartin defensiv të skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Italiano, duke ofruar qëndrueshmëri, lidership dhe siguri në ndërtimin e lojës nga prapavija.

Megjithatë, kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme dhe përpjekjet e klubit italian për të arritur një zgjatje afatgjatë thuhet se kanë ngecur.

Në këtë situatë, kampi i mbrojtësit po shqyrton me kujdes interesimin e Manchester Cityt përpara se të marrë një vendim për kushtet e reja, çka i shton edhe më shumë presion Bolonjës në negociatat që vazhdojnë. /Telegrafi/

Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re

11 January 2026 at 13:09


Sulmuesi italian Mario Balotelli, i cili tashmë konsiderohet në fund të karrierës së tij në nivelin më të lartë, ka gjetur një klub pas gjashtë muajsh pa kontratë.

Balotelli, i cili u largua nga Genoa verën e kaluar, është fotografuar së fundmi në një aeroport në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mbërriti për të nënshkruar një marrëveshje me Al-Ittifaq.

Tifozët e pritën në aeroport 35-vjeçarin dhe e filmuan duke pozuar për foto, ndërsa më pas u shfaq edhe një fotografi e Balotellit me fanellën e klubit të ri.



Ky është momenti i parë në karrierën e Balotellit që largohet nga Kontinenti i Vjetër, ku ka luajtur për klube të shumta si Inter, Milan, Liverpool, Nice, Marseille, Brescia, Manchester City, Monza, Adana dhe Sion.

Ai ka 36 ndeshje dhe 14 gola me ekipin kombëtar italian. /Telegrafi/

Juventusi dhe Milani shqyrtojnë një shkëmbim të madh gjatë janarit

11 January 2026 at 11:57


Juventusi dhe Milani po konsiderojnë një shkëmbim të mundshëm lojtarësh gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të Tuttosport.

Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi që përfshin Federico Gatti dhe Ruben Loftus-Cheek.

Mundësia u diskutua gjatë një takimi të zhvilluar të premten, ku morën pjesë trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, drejtori ekzekutiv Damien Comolli dhe drejtori i ri sportiv, Marco Ottolini. Bëhet e ditur se në ditët në vijim mund të ketë bisedime konkrete midis të dy klubeve.

Prioritetet e Juventusit në këtë merkato mbeten një mesfushor qendror i gjithanshëm dhe një zëvendësues për Kenan Yildiz. Spalletti ka theksuar se do të nënshkruajë vetëm lojtarë që mund t’i shtojnë cilësi ekipit dhe të mos prishin ekuilibrin e arritur në javët e fundit.

Sipas Tuttosport, trajneri i Juventusit është admirues i Loftus-Cheek, i cili kohët e fundit ka refuzuar një transferim te Lazio, pavarësisht interesit të ish-trajnerit të tij te Chelsea, Maurizio Sarri. Loftus-Cheek kërkon më shumë minuta lojë, me shpresën për të qenë pjesë e skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës 2026, dhe Juventusi mund t’i ofrojë mundësi më të shumta për të treguar vlerën e tij.

Fizikaliteti dhe shkathtësia e Loftus-Cheek do t’i përshtateshin taktikave të Spallettit, ndërsa Gatti do t’i lejonte trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, të forconte qendrën e mbrojtjes në pjesën e dytë të sezonit./Telegrafi/

Gjimshiti pëson lëndim të rëndë në fitoren e Atalantës

11 January 2026 at 11:27


Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u lëndua gjatë fitores së Atalantas me 2-0 ndaj Torinos në javën e 20-të të Serie A.

Gjimshiti u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 44-t, pas një përplasjeje të ashpër me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapata.

Zëvendësimi i tij u bë me suedezin Isak Hien, ndërsa mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar është dërguar në spital për analiza më të hollësishme.

Lëndimi nuk dukej i lehtë dhe Gjimshiti pritet të qëndrojë për disa javë jashtë fushave.

Golat për Atalantan u shënuan nga Charles De Ketelaere në minutën e 13-të dhe Mario Pasalic në minutën e 95-të.

Te Torino, ndeshjen e përfundoi mbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa Kristjan Asllani qëndroi në stol.

Pas këtij rezultati, Atalanta renditet e shtata me 31 pikë, ndërsa Torino ndodhet në mesin e tabelës me 23 pikë. /Telegrafi/

El Clasico e parë e vitit 2026 - Barcelona dhe Real Madridi luftojnë për trofeun e Superkupës

11 January 2026 at 10:52


Futbollistët e Barcelonës dhe Real Madridit do të ndeshen sonte në stadiumin King Abdullah në Xheda, këtë herë në finalen e Superkupës së Spanjës.

Rivalët më të mëdhenj të futbollit spanjoll do të luftojnë për trofeun e tretë më të rëndësishëm në vend, pas titullit të La Ligës dhe Kupës së Mbretit, ndërsa tifozët presin një tjetër spektakël nën drejtimin e tyre.

Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë në formë të mirë. Barcelona ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Real Madrid ka regjistruar pesë fitore radhazi.

On a mission. pic.twitter.com/U3XBkb8onr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 11, 2026

Katalanasit arritën finalen pas një triumfi të madh 5-0 ndaj Atleticos së Bilbaos në gjysmëfinale, ndërsa Reali mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madrid, me rezultatin 2-1.

Ky do të jetë El Clasico i dytë i sezonit, pasi të dyja ekipet janë takuar një herë më parë në La Liga, ku Reali triumfoi 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

👊 ¡A POR LA SUPERCOPA! @HP pic.twitter.com/yZOa3ahNDL
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 11, 2026

Në historinë e El Clasicos, janë luajtur gjithsej 262 ndeshje zyrtare: Real Madridi ka regjistruar 106 fitore, Barcelona 104, dhe 52 përballje kanë përfunduar barazim.

Sfida e sontme do të fillojë në ora 20:00 me orën lokale. /Telegrafi/

❌
❌