Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Përplasje aleatësh në Jemen, Emiratet tërhiqen pas ultimatumit 24-orësh dhe bombardimit saudit

30 December 2025 at 20:51

Lufta e gjatë në Jemen ka marrë një kthesë dramatike këtë të martë, duke shënuar një përçarje të hapur mes dy fuqive kryesore të koalicionit anti-Houthi: Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen e forcave të tyre ushtarake nga Jemeni. Ky vendim vjen pas një ultimatumi të prerë nga Këshilli Presidencial i Jemenit, i mbështetur nga Riadi, si dhe pas një sulmi ajror saudit ndaj një dërgese të dyshuar armësh.

Pika kritike e përshkallëzimit ishte bombardimi i portit jugor të Mukallas nga aviacioni saudit. Në një deklaratë të rrallë dhe të ashpër, ushtria saudite pretendoi se kishte goditur një dërgesë që vinte nga Fujairah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila sipas tyre përmbante “sasi të madhe armësh” për separatistët e Këshillit Tranzicional Jugor (STC).

“Ekuipazhi kishte çaktivizuar pajisjet e gjurmimit. Dërgesa ishte një kërcënim i menjëhershëm”, thuhej në deklaratën e Riadit.

Nga ana tjetër, Abu Dhabi i mohoi kategorikisht akuzat për dërgim armësh, duke pranuar vetëm transferimin e automjeteve. Ministria e Jashtme e Emirateve bëri thirrje për “përmbajtje dhe mençuri”, duke mohuar çdo rol në nxitjen e konfliktit.

Reagimi politik ishte i menjëhershëm. Udhëheqësi i Këshillit Presidencial të Jemenit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mori dy vendime drastike: anulimin e paktit të mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dhënien e një ultimatumi 24-orësh për largimin e forcave të EBA-së nga territori jemenas.

Po ashtu, u vendos një ndalim 72-orësh për të gjitha kalimet kufitare që nuk kanë miratimin e Riadit.

Ky zhvillim nxjerr në pah tensionet e fshehura prej kohësh mes dy shteteve të Gjirit. Ndonëse të dyja janë pjesë e luftës kundër rebelëve Houthi, të lidhur me Iranin, ato mbështesin fraksione rivale brenda kampit tjetër: Arabia Saudite mbështet qeverinë qendrore, përkatësisht Këshillin Presidencial, ndërsa Emiratet janë mbështetësi kryesor i separatistëve të jugut të STC-së.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se tërheqja po bëhet për shkak të “zhvillimeve të fundit”, pa dhënë një kalendar të saktë, duke lënë të hapura pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e operacioneve kundër terrorizmit në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje aleatësh në Jemen, Emiratet tërhiqen pas ultimatumit 24-orësh dhe bombardimit saudit appeared first on Sinjali.

Hero në fluturim: Mjeku nga Peja shpëton jetën e një të riu amerikan në aeroplan

30 December 2025 at 20:40

“Ishte pothuajse pa shenja jete… pas 45 minutash hapi sytë dhe dhuroi buzëqeshje”.

Këto fjalë përmbledhin momentet dramatike të një fluturimi transatlantik nga Vjena drejt New York-ut, ku një akt humanizmi i një kosovari u kthye në mrekulli.

Protagonist është Malë Dautaj, mjek nga Peja, i cili me profesionalizëm dhe guxim arriti të shpëtojë jetën e një të riu amerikan.

Në aeroplanin e mbushur me udhëtarë, mjeku nga Kosova u gjend në këtë situatë emergjente gjatë një fluturimi, e para që i kishte ndodhur në jetë.

Këtë përvojë të jashtëzakonshme, që ai e përjetoi me përgjegjësi të madhe, por edhe me krenari profesionale, Malë Dautaj, e ndau në një rrëfim.

Ai tregoi fillimisht momentin kur u kërkua ndihmë për pasagjerin, gjendja shëndetësore e të cilit po përkeqësohej me shpejtësi dhe pothuajse ishte pa shenja jete.

“Rreth orës 16:00 pasdite, gjatë fluturimit mbi oqean, në aeroplanin e Vjenës duke shkuar në Nju Jork, kam vërejtur një situatë emergjente në mes të kabinës. Një djalë kishte filluar të përkeqësohej dhe u kërkua menjëherë ndihmë.”

Në ato çaste kritike, Dautaj iu afrua pacientit dhe e kuptoi menjëherë seriozitetin e gjendjes së tij.

“U afrova pranë pacientit dhe vërejta se në ato momente ishte i shtrirë, pothuajse pa shenja jete. Fillimisht e tërhoqëm drejt pjesës së përparme të aeroplanit, ku u shtri për të mundësuar ndërhyrje më të sigurt.”

Përballë një situate ku çdo sekondë ishte vendimtare, përgjegjësia që mori mbi vete ishte jetike për fatin e të riut amerikan.

Ai rrëfeu tutje se intervenimi ishte i domosdoshëm për ta kthyer pacientin në jetë.

Ndërhyrjen e realizoi me pajisjet personale që kishte me vete, si dhe me mjetet e ofruara nga ekuipazhi i avionit.

“Vrapova për të marrë mjetet nga çanta ime personale dhe më pas kërkova nga ekuipazhi çantat me pajisjet e nevojshme. Me ndihmën e një djalit që më asistoi gjatë gjithë kohës, filluam trajtimin emergjent. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe, por ishte e domosdoshme ta kthenim pacientin në jetë, përndryshe situata do të ishte fatale”, tha ai për Klan Kosovën.

Përpjekjet zgjatën pothuajse një orë dhe falë reanimimit të pandërprerë dhe përkushtimit maksimal, i riu buzëqeshi.

Momentet e rikthimit në jetë të tij u shoqëruan me duartrokitje nga pasagjerët, ndërsa për mjekun nga Kosova me 27 vjet përvojë pune, ky ishte shpërblimi më i madh emocional dhe profesional.

“Vura re se pacientit i mungonte oksigjeni. Pas rreth 45 minutash reanimimi dhe ndërhyrjeje të vazhdueshme, pacienti hapi sytë dhe dhuroi buzëqeshjen e parë, moment që ishte jashtëzakonisht prekës. Pas kësaj, duartrokitjet që mora, ishin vërtetë impresionuese, pasi ishte hera e parë që bëra një veprim të tillë në aeroplan. U ndjeva me të vërtetë i lumtur” – përfundoi Dautaj rrëfimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hero në fluturim: Mjeku nga Peja shpëton jetën e një të riu amerikan në aeroplan appeared first on Sinjali.

Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tjera

30 December 2025 at 20:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri të martën pasdite është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike në 9 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Komunat ku është përmbyllur procesi janë: Mamushë (6 vendvotime), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot, Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11) dhe Viti (64).

Deri më tani, 1,221 vendvotime nga gjithsej 2,557, ose 47.75%, janë procesuar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.

Komisioni njofton se procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 29 QKN-të tjera dhe rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas përfundimit të procesit në të gjitha komunat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tjera appeared first on Sinjali.

Pesë persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Pejë

30 December 2025 at 20:28

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në pasditën e sotme, në rrugën Zhujë Selmani, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, kështu konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Pejë appeared first on Sinjali.

Zelensky dhe Trump diskutojnë dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë

30 December 2025 at 20:21

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të martën se Kievi po diskuton me Uashingtonin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë.

Në një bisedë përmes WhatsApp me gazetarë, Zelensky tha se një prani e tillë do të përfaqësonte një nxitje të madhe të sigurisë për vendin e tij.

“Sigurisht, ne po e diskutojmë këtë me presidentin Trump dhe me përfaqësuesit e koalicionit perëndimor që mbështesin Kievin. Ne e duam këtë. Ne do ta donim këtë. Ky do të ishte një qëndrim i fortë i garancive të sigurisë,” ka deklaruar Zelensky.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende çështjen e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë sipas çdo marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Zelensky gjithashtu ngriti çështjen e asaj që ai e përshkroi si një sulm të rremë ndaj rezidencës së presidentit rus, Vladimir Putin. Ai theksoi për mediat se është i përkushtuar për të vazhduar bisedimet për të dhënë fund luftës së nisur nga pushtimi rus në vitin 2022 dhe se është i gatshëm të takohet me Putinin në çdo format.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të dielën se ai dhe Zelensky ishin “ndoshta shumë afër” një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, megjithëse çështjet territoriale mbetën të vështira. Ai shtoi se garancitë e sigurisë ishin 95% e rrugës drejt një marrëveshjeje të tillë dhe shpresonte që vendet evropiane të merrnin përsipër një pjesë të madhe të përpjekjes me mbështetjen e SHBA-së.

Ndërkaq, të martën, Rusia njoftoi se qëndrimi i saj negociues do të ashpërsohej, duke akuzuar Kievin për sulmin ndaj një prej rezidencave presidenciale të Putinit – një akuzë që Kievi e ka quajtur të pabazë dhe e cila synonte, sipas tij, të dëmtonte bisedimet e vështira të paqes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky dhe Trump diskutojnë dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë appeared first on Sinjali.

E rëndë në Pogradec, e mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatëzanë – arrestohet i dyshuari

30 December 2025 at 20:14

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat në Pogradec. Një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar pëe vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzën 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka tregruar më pas ngjarjen dhe sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Euronews raporton se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë në Pogradec, e mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatëzanë – arrestohet i dyshuari appeared first on Sinjali.

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e gjetur prova

30 December 2025 at 20:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Siç mësoi Sinjali, njëri nga viktimat është Endrit Lajqi, kurse bashkë me të ishte edhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda.

Lidhur me rastin, ka dhënë detaje Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës. Ai tha se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova që do të shërbejnë për veprimet e mëtejshme hetimore, si dhe janë identifikuar dëshmitarët.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e gjetur prova appeared first on Sinjali.

Rusia vendos raketat bërthamore Oreshnik në Bjellorusi

30 December 2025 at 19:40

Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, duke theksuar se shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.

Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.

Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.

“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia vendos raketat bërthamore Oreshnik në Bjellorusi appeared first on Sinjali.

20°C në “tokën e akullt”: Shteti nordik përjeton Krishtlindjen më të nxehtë në histori

30 December 2025 at 19:32

Islanda ka përjetuar Krishtlindjen më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke shënuar një tjetër sinjal alarmi për pasojat e ngrohjes globale.

Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, më 24 dhjetor temperatura në qytetin Seyðisfjörður, në lindje të vendit, arriti në 19,8 gradë Celsius, pothuajse 20°C, një vlerë jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë variojnë nga -1°C deri në 4°C.

Rekorde të tjera u shënuan po atë ditë edhe në zona përreth, ku në Bakkagerði u regjistruan 19,7°C. Rekordi i mëparshëm për muajin dhjetor ishte vendosur në vitin 2019.

Meteorologët shpjegojnë se ky fenomen u shkaktua nga masa ajri të ngrohta me origjinë tropikale, tërhequr mbi vend nga një sistem i fortë presioni të lartë, i cili pengoi depërtimin e ajrit të ftohtë.

Ekspertët theksojnë se Islanda po ngrohet me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Gjatë këtij viti, vendi ka përjetuar valë të forta të të nxehtit, shkrirje të akullnajave dhe ndryshime të dukshme në ekosisteme.

Madje, për herë të parë janë konstatuar edhe mushkonja në Islandë, një dukuri e panjohur më parë. Studimet tregojnë se rajoni Arktik po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit, dhe Islanda është një nga shembujt më të qartë të këtij ndryshimi dramatik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 20°C në “tokën e akullt”: Shteti nordik përjeton Krishtlindjen më të nxehtë në histori appeared first on Sinjali.

Policia holandeze arreston një sirian, dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë

30 December 2025 at 19:21

Policia holandeze ka arrestuar një burrë 29-vjeçar sirian, për të cilin dyshohej se ishte anëtar i Shtetit Islamik dhe po planifikonte një sulm në një vend të paspecifikuar në Evropë, kanë njoftuar prokurorët të martën.

Sipas autoriteteve, dyshimet mbi planet e tij u bazuan në postimet që burri kishte bërë në mediat sociale.

Prokurorët kanë thënë se agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, kishte gjetur mesazhe në të cilat burri kërcënonte të kryente një sulm gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi sulmin e dyshuar ose mbi anëtarësinë e tij të mundshme në Shtetin Islamik.

Burri u arrestua më 18 dhjetor në shtëpinë e tij në Vlissingen, në jugperëndim të Holandës. Një gjykatë vendosi të martën që paraburgimi i tij të zgjatet për të paktën 30 ditë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia holandeze arreston një sirian, dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë appeared first on Sinjali.

Ekzekutimi i Renis Dobrës, si u gjurmuan autorët e vrasjes

By: Elva
30 December 2025 at 20:38

Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dhe rezultatet e analizave të 3 automjeteve të dyshuara se morën pjesë në pengmarrjen dhe vrasjen e Renis Dobrës nga fshati Zenisht i Matit. Në materialet e publikuara gjatë emisionit, mësohet se Fation Bushgjokaj u kthye për të dorëzuar makinën tip ‘Range Rover’, këtë herë i vetëm, pa praninë […]

The post Ekzekutimi i Renis Dobrës, si u gjurmuan autorët e vrasjes appeared first on BoldNews.al.

6 këshilla që i bëjnë planet e Vitit të Ri më të realizueshme

By: Elva
30 December 2025 at 20:27

Vendosja e objektivave për Vitin e Ri është një traditë e përhapur, por për shumë njerëz ajo përfundon shpejt në zhgënjim. Rezolutat shpesh braktisen që në muajt e parë, jo për mungesë vullneti, por sepse janë të paqarta ose shumë ambicioze. Sipas studimeve të fundit, njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë nga premtimet e […]

The post 6 këshilla që i bëjnë planet e Vitit të Ri më të realizueshme appeared first on BoldNews.al.

Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije

By: Elva
30 December 2025 at 20:00

Kina ka intensifikuar ndjeshëm presionin ushtarak ndaj Tajvanit, duke lëshuar raketa dhe duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake rreth ishullit, në atë që konsiderohet një nga manovrat më të rrezikshme të viteve të fundit. Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake, forcat kineze kanë lëshuar raketa në ujërat në veri dhe jug […]

The post Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije appeared first on BoldNews.al.

Prezantuesi i njohur italian nën hetim për abuzim seksual

By: Elva
30 December 2025 at 19:27

Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim penal ndaj prezantuesit të njohur televiziv Alfonso Signorini, i cili dyshohet për dhunë seksuale dhe zhvatje, pas një kallëzimi të bërë nga një i ri 27-vjeçar. Sipas mediave italiane, kallëzimi është depozituar nga Antonio Medugno, model dhe tiktoker nga Napoli, i cili pretendon se ka qenë viktimë e […]

The post Prezantuesi i njohur italian nën hetim për abuzim seksual appeared first on BoldNews.al.

Masat urgjente per prishjen e syrit te keq

30 December 2025 at 20:44

Nga Thoma Gëllçi

Fejton

Kur u ça tubi 1000 milimetersh i ujit në Vlorë dhe qyteti mbeti pesë ditë pa pikë uji as për të larë dhëmbët, as për të shkuar ne banje , qeveria reagoi me shpejtësinë që e karakterizon vetëm në raste shumë serioze: mblodhi komisionin e ekspertëve për gjetjen e fajtorit metafizik. U përmendën reshjet e pazakonta, rrëshqitjet e dherave, amortizimi i rrjetit që ishte më i vjetër se disa ministra në detyrë, u përmend si gjithmonë shprehja “ Gjithë fajin e ka Saliu”, por prapë sikur analiza nuk ishte shumë e thellë. Por pas tre orësh mbledhjeje dhe katër kafeve pa sheqer, Kryeministri e mbylli diskutimin me një fjali epokale:
– S’ka nevojë për analiza të gjata dhe as të mbytemi në një pikë uji. Është syri i keq. Vlorën e kanë marrë mësysh.”

Që nga ajo ditë, në Kryeministri u krijua një strukturë e re strategjike, me vendim të posaçëm qeverie: Drejtoria e Shikimit të Filxhanit dhe Prishjes së Mësyshit Kombëtar. Zyra e saj u vendos në katin e dytë , aty ku më parë ishte zyra e Fugës. U pajis me tre karrige druri, një mangall portativ dhe një dollap me filxhanë turke të trashëguar nga koha e monizmit.
Në përbërje të drejtorisë u emëruan tre plaka me CV të pasur shpirtërore: njëra kishte prishur mësyshin e një autobusi në Berat në vitin ’97, tjetra kishte shpëtuar një krushqi nga syri i keq në Lushnjë, ndërsa e treta ishte legjendë në Fier për aftësinë për të lexuar llumin e kafesë .

Çdo mëngjes, para mbledhjes së qeverisë, tre plakat ulen mbi dosjet e projekteve infrastrukturore, tundin filxhanët, i përmbysin me solemnitet dhe shpallin parashikimin zyrtar të ditës:
– Këtu shoh një vijë të trashë… kjo është një media kazan e xhelozuar nga suksesi qeveritar!
– Jo moj, kjo njolla si rrufe është opozita, po na hedh energji negative mbi tubat!
– Le të jetë çtë dojë! Do ta prishim me tymosje.
Pastaj ndizet mangalli, hidhet kripë, sherbelë dhe një copë qepë për çdo rast, dhe nje kollare e vjeter e kryeministrit , ndërsa një nga ndihësat mban shënime .

Kur ndonjë tub tjetër çahet, nuk thirret më hidrauliku, por Task-Forca e Mësyshit. Tre plakat mbërrijnë me urgjencë qeveritare, bëjnë rreth tubit një rreth me shkumës, e prekin tri herë me filxhan dhe shpallin diagnozën:
– Është mësyshje e rëndë, e ardhur nga fqinjët xhelozë për sukseset . Kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Qeveria u kujdes qe bashke me tubin te sillnin nga Turqia edhe tre xhezve, me te cilat u pajis drejtoria kunder yshtjes dhe magjive.

Tani tre plakat nuk merren më vetëm me tubat e ujit, por janë ngarkuar me një mision edhe më delikat: të yshtin Diellën, ministren AI që është në muajt e fundit të “shtatzënisë digjitale”, dhe t’i heqin mallkimin që, sipas ekspertizës shpirtërore të qeverisë, ka zënë të gjithë AKSH-in. Çdo pasdite ato rrinë rreth serverëve, u fryjnë kabllove optike si foshnjëve me dhimbje barku dhe i luten algoritmit që të lindë pa defekte, sepse nëse edhe Diella del me mësysh, rrezikon të mbetet pa ujë jo vetëm Vlora, por edhe vetë sistemi shtetëror – nga filxhani deri te databaza.

18:45 Konferenca e fundvitit e Ramës/ “Kryeministri, i frikësuar nga SPAK, në fokus qeveritarët”

By: EL
30 December 2025 at 18:45

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot konferencën e fundvitit me gazetarët ku është bërë bilanci i 12 muajve.  Ne nje dalje televizive, avokati Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e Ramës.

Rama u shpreh se ka një nevojë për rishikim, referuar dhe një direktive nga Bashkimi Evropian, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ si dhe vendimeve të SPAK për arrestim të zyrtarëve të akuzuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ duke çuar numrin e paraburgosurve më të lartë se të dënuarve.

Ngjela tha se ‘shkelja e barazisë në tendera’ është një vepër penale dhe se Rama është i frikësuar nga puna e Prokurorisë së Posaçme. Avokati shtoi se Shqipëria sot është nën kontroll të rreptë nga ndërkombëtarët, pasi në BE nuk mund të anëtarësohesh nëse je i prekur nga korrupsioni.

“Është trembur sepse korrupsioni në Shqipëri nuk e kontroll më. E kontrollojnë ndërkombëtarët. Por nuk e ka aq të lehtë për të ndryshuar ligjet. Pabarazi në tendera është analizë dhe hetim që bëhet Shqipërisë për të hyrë në BE. Pse Rama e ka në dorë?

Pabarazia në tendera është korrupsion i pastër sepse tenderin e drejton qeveria dhe ia jep kompanive të veta. Ajo është abuzim i hapur. Kjo tregon që Rama është i trembur. Mund të kenë ardhur analiza hetimore nga organet e mëdha të perëndimit. Ka shumë arsye pse Shqipëria kontrollohet se nuk mund të hysh në BE me korrupsion”, tha Ngjela.

Ngjela tha se SPAK kontrollohet nga ndërkombëtarët, të cilët dhe investojnë për këtë institucion, ndërsa shton se ekspertët e SHBA-së nuk janë tërhequr nga bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme.

“Amerikanët janë në SPAK. Nuk është e vërtetë që janë tërhequr. Çfarë do të bëjë SPAK se SPAK nuk e drejton Rama. Drejtohet nga ndërkombëtarët që e paguajnë”, tha avokati.

Me një vlerësim të përgjithshëm, Ngjela e vlerëson punën e SPAK si shumë të mirë dhe se në fokus të drejtësisë sot janë zyrtarë të lartë të shtetit, gjë që sipas Spartak Ngjelës ka frikësuar dhe Ramën.

“Puna e SPAK shumë e mirë. E ke parë se ku e ka përqendruar padinë penale? Kryeministër, ministra, kryetar bashkie, deputetë, pak janë këto?. Jo vetëm Ramën që trembin, por edhe zoti sikur të kishte lidhje këtu do e kishin trembur”, tha Spartak Ngjela./e.t

18:33 Broja “gradohet” titullar, fiton besimin e duhur te Burnley

By: EL
30 December 2025 at 18:33

Burnley do të përballet me Newcastle, në kuadër të kampionatit anglez. Në këtë takim,  pritet të jetë titullar Armando Broja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku i Burnley, Parker me gjasë do t’i besojë sërish sulmuesit kuqezi. Broja, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Bournemouth, luajti nga minuta e parë në sfidën ndaj Everton./e.t

18:32 Dollia e fundvitit me Partinë Socialiste/ Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

By: EL
30 December 2025 at 18:32

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të Partisë Socialiste, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë aktivitetit, Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke vwnw theksin tek shpresa dhe energjia e mirë për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

“Sot është një moment për të celebruar, për të uruar njëri tjetrin: një vit sa më të mbarë , sa më të shëndetshëm dhe për të uruar qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë për një vit plot me shpresë, me energji, me besim se e nesërmja dhe Viti i Ri do të jetë shumë i mirë” tha Manastirliu.

Nga ana e tij, Rama ngriti disa dolli, duke e nisur me një urim për familjet e të pranishmëve, për vajzat dhe gratë pjesëmarrëse, si edhe për mbështetësit e Partisë Socialiste që, sipas tij, nuk janë domosdoshmërisht “në vijën e parë”, por kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në Partinë Socialiste.

“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tua. Të dytin do ta bëj për të gjitha vajzat dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë dua ta ngre për të gjithë ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, por për ata që janë në vijën e dytë e të tretë që janë kryetarë të partisë, organizatave…” tha Rama në këtë aktivitet.

Në vijim, Rama shprehu mirënjohjen për çdo anëtar dhe aktivist të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ata si pjesë e një “familje të madhe”, dhe përcolli urime për shëndet e mbarësi për familjet e tyre, duke theksuar besimin e tij në forcën dhe vazhdimësinë e PS-së.

“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël te secilës dhe secilit prej jush”, shkroi Rama në Facebook./e.t

18:23 “2 euro nata”, Bukureshti vendos taksë për turistët

By: EL
30 December 2025 at 18:23

Turistët që udhëtojnë drejt Bukureshtit nga viti 2026 do të përballen me një taksë të re turistike.

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkisë së Bukureshtit publikoi më herët këtë muaj një projekt për vendosjen e një tarife të posaçme, që synon promovimin e turizmit në kryeqytet.

Masa u miratua vetëm katër ditë më vonë, më 23 dhjetor, duke shkaktuar shqetësime për mungesën e një “plani konkret” mbi mënyrën se si do të përdoren fondet.

Sipas autoriteteve, taksa, e cila pritet të gjenerojë rreth 2.9 milionë euro, do të ndihmojë në promovimin e Bukureshtit si destinacion turistik.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, çdo turist që qëndron në struktura akomoduese në Bukuresht do të paguajë rreth 2 euro për natë. Ndryshe nga shumë qytete të tjera, kjo taksë nuk do të varet nga çmimi i akomodimit. Ajo do të mblidhet nga strukturat pritëse, platformat online si Airbnb dhe Booking.com, ose nga agjencitë turistike.

Sipas mediave lokale, mosrespektimi i rregullave mund të sjellë gjoba deri në 294 euro për individët dhe rreth 785 euro për bizneset.

Ndërkohë, Federata e Industrisë Hoteliere Rumune (FIHR) ka paralajmëruar se kjo masë mund të ndikojë negativisht në turizmin e Bukureshtit.

Sipas përfaqësuesve të industrisë, ndonëse promovimi i qytetit është i rëndësishëm, ligji është miratuar në mënyrë të nxituar dhe “jo transparente”, duke rrezikuar që Bukureshti të mbetet një destinacion i shtrenjtë fiskalisht, por pa një strategji të qartë promovimi./e.t

18:11 “Skifterët” shqiptarë nuk kursejnë as trenat, 3 të arrestuar. U kapën në flagrancë duke vjedhur

By: EL
30 December 2025 at 18:11

Me çmimet e bakrit që po rriten në mënyrë marramendëse, ishte e lehtë të supozohej se stacioni i trenit në Via Monterumici në Treviso të Italisë, do të ishte përsëri në shënjestër të bandave të specializuara në vjedhjet e bakrit.

Pasi zbuluan një vjedhje njëzet ditë më parë, makinat e patrullave të policisë raportuan katër rumunë në stacion gjatë natës, duke iu përgjigjur përsëri një raporti për një vjedhje në zhvillim e sipër.

Kurse këtë herë, oficerët e patrullave, të cilët mbërritën shpejt në vendngjarje, patën kohë të dallonin tre persona që po iknin. Pasoi një ndjekje, duke rezultuar në kapjen e menjëhershme të tre personave dhe dërgimin në stacionin e policisë.

Të tre u arrestuan. Ata janë shtetas shqiptarë pa vendbanim të fiksuar. Pesëdhjetë e dy bobina me kabllo elektrike prej lidhjeje alumini e bakri, me diametër afërsisht 2 cm, u vodhën nga depoja. Mallrat e vjedhura u gjetën dhe u rikuperuan afërsisht 150 metra larg vendit ku ndodhi vjedhja.

Për më tepër, në afërsi të menjëhershme u gjetën dhe u sekuestruan mjete të shumta për vjedhje me thyerje, të përdorura për të prerë gardhin metalik të depos dhe për të hyrë brenda.

Më pas, pranë magazinës, oficerët gjetën një makinë me një shtetas shqiptar brenda, prania e të cilit në vendngjarje dukej e dyshimtë. Prandaj, ai u dërgua në stacionin e policisë dhe, pas hetimeve të mëtejshme, u akuzua si bashkëpunëtor, informon media italiane. Dy nga tre të arrestuarit kanë precedentë të shumtë penalë, përfshirë edhe për krime kundër personit./e.t

❌
❌