Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet
PRISHTINĂ, 6 janar/ATSH/ Kryetari i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, Ekrem Kastrati, bĂ«ri tĂ« ditur se kanĂ« shpallur gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme si pasojĂ« e vĂ«rshimeve tĂ« mĂ«dha nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«.
Kastrati thekson se Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe kanë shqetësuar qytetarët të cilët gjatë natës dhe ditës së sotme kanë përjetuar këto reshje.
![]()
âKomuna e MalishevĂ«s shpall gjendjen e jashtĂ«zakonshme pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« shiut, e tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar shumĂ« dĂ«me dhe kanĂ« shqetĂ«suar qytetarĂ«t e komunĂ«s, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« natĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme dhe ditĂ«s sĂ« sotme kanĂ« pĂ«rjetuar njĂ« ndjenjĂ« jo tĂ« mirĂ« pĂ«r shkak tĂ« vĂ«rshimeve tĂ« mĂ«dha tĂ« shiut. Prandaj, si komunĂ« kemi themeluar shtabin emergjent, I cili gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s ka qenĂ« nĂ« nivel tĂ« detyrĂ«s dhe gatishmĂ«rinĂ« tonĂ« qĂ« tâu dalim nĂ« ndihmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, tĂ« cilĂ«t tani pĂ«r tani jetojnĂ« njĂ« njĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, tha ai.
Kastrati tha se kanë kontaktuar edhe me institucionet qendrore, përfshirë Agjencinë për Menaxhim Emergjent por edhe institucione tjera përkatëse sa i përket menaxhimit të këtyre vërshimeve.
Ndërkaq, në komunën e Drenasit, konkretisht në Komoran, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa biznese janë përballur me vërshime, ndërsa që nga orët e hershme të mëngjesit po tentojnë të largojnë ujin nga ambientet e tyre. Edhe në disa komuna tjera të vendit gjendja është e rënduar nga vërshimet. /KosovaPress/
The post Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.