Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

By: Elva
9 February 2026 at 23:01

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale. Demi Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

By: El Be
9 February 2026 at 23:00

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, qytetarët u pyetën se cilën prej partive politike do të votonin nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, përgjigja e tyre është se partia që  udhëheq është Partia Socialiste

Megjithëse në këtë fillim shkurti, PS bie me 0.5%, brenda marzhit të gabimit të sondazhit. Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese goditi Ramën dhe qeverinë, PD nuk rritet, kurse partitë e reja vijojnë rënien elektorale.

Edhe shpresa për një parti të re ngjitet me ritmet e breshkës, në rast se vërtet do të lindë një parti të re.

Metodologjia e sondazhit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

Yesterday — 9 February 2026Main stream

“45 vite burg për komandantët e UÇK-së”, Berisha: Ripërsëritje e shpifjeve të famziut Vukçeviç!

By: Elva
9 February 2026 at 22:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paraqitjes së pretencës nga prokurorët ndërkombëtarë në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilët janë kërkuar dënime me dhjetëra vite burg. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se akuzat e paraqitura përbëjnë, sipas tij, një ripërsëritje të pretendimeve […]

The post “45 vite burg për komandantët e UÇK-së”, Berisha: Ripërsëritje e shpifjeve të famziut Vukçeviç! appeared first on BoldNews.al.

Dëmtohet rruga për në Malin e Tomorrit, rrezik për qytetarët

By: Elva
9 February 2026 at 22:44

Një pjesë e rrugës që të çon drejt Malit të Tomorrit është dëmtuar, duke e bërë të vështirë qarkullimin e qytetarëve drejt vendit të shenjtë. Siç shihet edhe në pamje, asfalti është çarë dhe një pjesë e tokës ka rrëshqitur, duke e kthyer lëvizjen në këtë segment në të rrezikshme për automjetet. Kjo rrugë u […]

The post Dëmtohet rruga për në Malin e Tomorrit, rrezik për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

By: Elva
9 February 2026 at 22:20

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015. “Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë […]

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on BoldNews.al.

Lidhjet me Epstein, ish-ministri i Kulturës i Francës jep dorëheqjen nga Instituti i Botës Arabe

By: Elva
9 February 2026 at 22:13

Ish-ministri i Kulturës i Francës, Jack Lang, ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Institutit të Botës Arabe, pas publikimit të dokumenteve që hedhin dritë mbi lidhjet e tij financiare me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, i dënuar për abuzime seksuale. Dorëheqja vjen pasi Prokuroria Financiare e Francës hapi një hetim ndaj Lang dhe […]

The post Lidhjet me Epstein, ish-ministri i Kulturës i Francës jep dorëheqjen nga Instituti i Botës Arabe appeared first on BoldNews.al.

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

By: El Be
9 February 2026 at 22:47

53 persona kanë humbur jetën, pasi një gomone që mbante 55 pasagjerë, përfshirë dy foshnja, është përmbysur në brigjet e Libisë, njofton agjencia e OKB-së për migracionin.

Të vetmet të mbijetuara janë dy gra nigeriane, të cilat u shpëtuan nga autoritetet libiane njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Gominia mbante emigrantë dhe refugjatë nga vende të ndryshme afrikane dhe u mbyt afërsisht gjashtë orë pasi u nis nga qyteti bregdetar i al-Zawiyas në Libinë veriperëndimore.

IOM thotë se pothuajse 500 migrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia deri më tani në shkurt të 2026-ës.

Libia është bërë një pikë ndalese për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane që kërkojnë të arrijnë në Evropë që kur udhëheqësi i hershëm Muamar Gadafi u vra në vitin 2011.

Të mbijetuarit i thanë IOM-it se barka e vogël prej gome ishte nisur rreth orës 23:00 sipas orës lokale nga al-Zawiya, në perëndim të Tripolit. Ajo u përmbys disa orë më vonë në orët e para të së premtes në veri të Zuëarës.

Nuk është menjëherë e qartë pse ka zgjatur kaq shumë që lajmi të dalë në dritë.

Njëra nga dy të mbijetuarat tha se kishte humbur bashkëshortin e saj, ndërsa tjetra raportoi se dy foshnjat e saj kishin vdekur, tha agjencia. Ekipet e IOM-it u ofruan të dyja grave kujdes mjekësor urgjent.

IOM thotë se të paktën 375 emigrantë u raportuan të vdekur ose të zhdukur vetëm në janar pas një serie mbytjesh anijesh “të padukshme” në Mesdheun qendror gjatë periudhave të motit ekstrem të dimrit. Numri i vërtetë i viktimave dyshohet se është më i lartë.

Pavarësisht tragjedive të përsëritura, migrantët vazhdojnë të përpiqen të kalojnë kufirin.

Zyrtarët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë paralajmëruar për tortura, trafikim, punë të detyruar, zhvatje dhe abuzime të tjera të kryera nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, duke përfshirë grupet e milicisë.

IOM thotë se trafikantët dhe rrjetet e kontrabandës përfitojnë duke i detyruar njerëzit të hipin në anije të mbipopulluara dhe të papërshtatshme për lundrim, duke kontribuar në rritjen e numrit të të vdekurve.

Agjencia ka kërkuar bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës dhe trafikimit, së bashku me krijimin e shtigjeve të sigurta dhe ligjore të migrimit për të zvogëluar vdekjet në det.

Shumë anije që fundosen nuk raportohen kurrë nga kontrabandistët e njerëzve që i operojnë ato. Ata që vdesin thjesht zhduken, familjet e tyre lihen pa e ditur kurrë se çfarë u ka ndodhur atyre.

Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Norvegjinë dhe Sierra Leonen, i kanë bërë thirrje Libisë të mbyllë qendrat e paraburgimit ku grupet e të drejtave të njeriut thonë se emigrantët janë torturuar, abuzuar ose vrarë.

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

By: El Be
9 February 2026 at 22:36

Debatet mes Selin dhe Rogertit duket se nuk kanë fund në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Banori e thërret herë pas here Selin “Barbie” dhe sot ajo iu kthye duke i thënë “bukurosh”. Duket se kjo fjalë nuk i pëlqeu Rogertit, i cili iu drejtua duke i thënë që të mos e përmendë më, pasi ai është burrë i martuar.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.

Selin: Bukurosh, merr frymë thellë

Rogerti: Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh

Selin: Bukurosh

Rogerti: Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar

Selin: O bukurosh

Rogerti: Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare

Selin: Kur të stoposh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë unë do stopoj

Rogerti: Thuaj tullumbac, çufo, ça të duash, por jo bukurosh. Nuk dua me më ardhë femrat se jam i martuar dhe i kënaqur.

Selin: Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu

Rogerti: Të lutem mos më thuaj bukurosh, kaq

Selin: Jo bukurosh por super bukurosh. Kështu që bukurosh kthe përgjigje nëse ke kapacitet për të kthyer përgjigje. Nuk e ke, ngelesh bukurosh.

Rogerti: Baby G më ndihmo, se ka konotacion tjetër.

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

By: El Be
9 February 2026 at 22:28

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg në total të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Kurti shkruan se “Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste” dhe se “institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre”.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.

Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

By: El Be
9 February 2026 at 22:18

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë: 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryebashkiaku u Rrogozhinës u regjistrua teksa ndikonte tek punonjësit e OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga shkalla e parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

By: El Be
9 February 2026 at 22:12

Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, gazetari Roland Qafoku u përplas me kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, duke i thënë këtij të fundit se nuk ka vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë.

Qafoku: Ke treguar disa cilësi të veçanta si politikan, por ke dy gjëra që nuk po ndez. E para, popullin nuk po e frymëzon dhe e dyta, ajo që është akoma më e rëndësishme, që ti nuk ke vota.

Lapaj: S’kam vota?! S’kam deputetë në Parlament sa duhet. Duhet të kisha 7 deputetë.

Qafoku: Nga ndryshon ti nga Edi Rama si politikan?

Lapaj: Ndryshimi është një dhe vetëm një sot, unë si Adriatik sot është e provuar që sot s’i kam vjedhur asnjë cent qytetarëve shqiptarë.

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

By: El Be
9 February 2026 at 21:59

Të ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi dhe koloneli Sami Neziri, analizuan luftën ruse në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, humbjet e Rusisë nga kjo luftë janë shumë të mëdha, megjithatë është e vështirë që të ulet në negociata.

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi u shpreh se e sheh të vështirë që presidenti rus Vladimir Putin të arrijë të ulet në negociata pa arritur qëllimet e tij.

“Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës siç kërkon ajo është pothuajse zero. Në këtë pikë Ukraina në momentin që nuk merr garancitë, vështirë të firmosë për dhënie territori. Por të të dyja palët mendojnë që mund të fitojnë luftën dhe për aq kohë sa të dyja palët kanë këtë qëndrimin vështirë që të ketë tërheqje”, tha ai.

Nga ana e tij koloneli Sami Neziri tha se Rusia do të përpiqet të fitojë kohë për të shtyrë luftën, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që mund ta detyrojë Rusinë të ulet në negociata është kolapsi ekonomik,

“E vetmja gjë që mund të detyrojë Rusinë të ulet në negociata është ekonomia. Ka indikacione se ekonomia ruse ka nisur të tkurret. Sipas ekspertëve të fushës, po të vazhdojë ky trend i ekonomisë Rusia është në gjendje të mbështesë luftën jo më shumë se 1 deri në 2 vite. Nëse shtrëngohet më tepër në sanksione Rusia mund të shkojë drejt kolapsit ekonomik dhe kjo është e vetmja rrugë që ta ulë në negociata”, theksoi koloneli.

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

By: El Be
9 February 2026 at 21:43

Prokuroria Speciale e Hagës kërkoi dënimin me 180 vite burg në total, 45 vite për secilin, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Analisti Blerim Burjani në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi, u shpreh se kjo pretencë ka nxitur reagime të fuqishme në Kosovë, duke filluar nga veteranët e luftës e deri te personalitetet publike dhe politike.

Z.Burjani argumentoi se pretendimet e prokurorisë janë të “orkestruara mirë” dhe se po tentohet të provohet ekzistenca e një “plani kriminal”.

Ai e konsideroi këtë pretendim si të palogjikshëm, pasi sipas tij, UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare dhe nuk ka pasur mundësi të kontrollonte tërë procesin dhe luftën në të gjithë Kosovën në mënyrë të centralizuar.

Burjani bëri një krahasim të fortë, duke thënë se masa prej 45 vitesh burg e propozuar nga prokuroria është e ngjashme me atë që kishte propozuar vetë Beogradi.

Intervista e plotë:

 Si është pritur në Kosovë kjo pretencë e Hagës?

Burjani: Ka reagime të fuqishme nga të gjitha anët, duke filluar dhe nga, veteranët e luftës dhe të tjerë personalitete publike dhe politike në Kosovë. Natyrisht që kjo është diçka shumë e rëndë dhe e keqe që mund të ndodhë dhe se mendoj që prokuroria ka bërë një propozim i cili nuk do të thotë që është përfundimtar, mirëpo pretendimet e saj janë shumë të qëllimshme dhe shumë të organizuara mirë dhe të orkestruara mirë, dhe duket se e ka planifikuar këtë proces mjaft mirë deri në fund. Prandaj ka tentuar dhe po tenton gjithë kohën, që të thotë që ka ekzistuar një plan kriminal që realisht nuk ka pasur kurrë plan kriminal që ka mundur të kontrollohet nga UÇK-ja i tërë procesi dhe tërë lufta në Kosovë, pasi që kjo ushtri ka qenë vullnetare dhe, duke u bazuar se ka qenë ushtri vullnetare, nuk ka mundur të ketë kontroll në tërë Kosovën. Pra, kjo është e palogjikshme.

Zoti Burjani, çfarë ndikimi pritet që të ketë në Kosovë, në skenën politike, në sferën publike kjo kthesë e papritur ndoshta në procesin e Hagës në kuptimin e masës së dënimit që kërkojnë prokurorët?

Burjani: Për momentin nuk ka se çfarë e godet në kuptimin politik vendin, por në kuptimin real ndërkombëtar mund ta godasë Kosovën në shumë segmente, sidomos në pastërtinë e luftës që e ka bërë ushtria e Kosovës, e që duket që intenca themelore apo kryesore e ka këtë prokuroria. Pra, kjo është shumë e dëmshme për shtetin. Ndërsa sa i përket aspektit politik, Kosova ka organizim të mirë politik, ka institucionet e saj demokratike dhe ajo do të funksionojë ashtu si duhet, por brenga më e madhe mbetet se kush do t’i besojë një drejtësie të tillë të njëanshme që ka qenë dhe që ka organizuar apo orkestruar së bashku, duket, me faktorë të ndryshëm relevantë ndërkombëtarë dhe me Serbinë. Këtu duket që kanë dorë shumë faktorë relevantë, edhe ata politikë, edhe ata që duket që kanë të bëjnë me rendin rajonal. Natyrisht kjo është kundër paqes, se dënimi i tyre është kundër situatës paqësore që mbretëron në Ballkan dhe askush nuk mundet të sigurojë Ballkanin në të ardhmen që mund të ketë ndonjëfarë qetësie në këtë variant apo në këtë mënyrë kur njerëzit e pafajshëm pretendohet të dënohen dhe të marrin masa drakonike apo dënime të rënda dhe ndoshta të papara, dhe të krahasohet me gjykatat serbe, sepse është e çuditshme se këto 45 vjet që ka propozuar prokuroria, kishte propozuar edhe Beogradi. Realisht nuk ka prova direkte, po ka disa dëshmi që i quajnë prova direkte, dhe në mënyrë indirekte tërë procesin e dëshiron ta sqarojë apo ta shpjegojë dhe ta lërë fajtor apo përgjegjës që janë shquar, ku thotë, përkatësisht liderët e UÇK-së, pra me prova tërthorazi, duke pretenduar që ka mjaft prova tërthorazi që dëshmojnë indiciet e veprave të rënda penale që i quajnë ata kriminale. Kjo është për t’u dyshuar jashtëzakonisht.

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

By: El Be
9 February 2026 at 21:39

Juristi Neritan Alibali ka kritikuar ashpër qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk arriti të merrte një vendim përfundimtar për konfliktin e kompetencave mes Kryeministrit dhe SPAK-ut.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Alibali u shpreh se mosmarrëveshja shkonte përtej çështjes specifike të zëvendëskryeministres Balluku; bëhej fjalë për vendosjen e kufijve kushtetues mes pushteteve.

Sipas juristitet, ngërçi i numrave në Gjykatë nuk duhet të shërbente si justifikim për mosdhënien e drejtësisë.

“Më ka bërë përshtypje negative fakti që kur panë se nuk mund të merrnin një vendim, nuk do të ishte turp t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias,” tha ai.

Alibali kujtoi se kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare dhe e sugjeruar edhe nga ekspertë të tjerë kushtetues në raste bllokimi.

Për Alibalin, situata juridike ishte e qartë:

“Kemi qartësisht kapërcim kompetencash për çështjen në fjalë,” por Gjykata, sipas tij, u duk se u ndikua nga presionet politike të momentit.

“Kanë hequr bashkëpunëtorët e drejtësisë”, Lapaj: Ndryshimet në Kodin Penal cenojnë reformën në drejtësi

By: Elva
9 February 2026 at 20:55

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, tha se ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një goditje ndaj reformës në drejtësi. Sipas tij, me ndryshimet e reja është hequr mundësia që prokurori të lidhë marrëveshje me persona […]

The post “Kanë hequr bashkëpunëtorët e drejtësisë”, Lapaj: Ndryshimet në Kodin Penal cenojnë reformën në drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria kërkoi 45 vite burg për krerët e UÇK-së, Rama shthur gojën: Mal me m*t

By: Elva
9 February 2026 at 20:39

Pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vite burgim për Hashim Thaçi dhe po aq për krerët e tjerë të UÇK-së, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të shkurtër në rrjetin X. Me një gjuhë aspak të përshtatshme për një kryeministër, Rama shkruan se ishte i shokuar dhe nuk gjen dot fjalë për këtë, sipas tij, […]

The post Prokuroria kërkoi 45 vite burg për krerët e UÇK-së, Rama shthur gojën: Mal me m*t appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Hetimet e SPAK po afrohen drejt zyrës së Edi Ramës

By: Elva
9 February 2026 at 20:17

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meço në Syri TV, komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe qëndrimin e kryeministrit. Çollaku u shpreh se pas shpalljes së Ballukut si e pandehur, sipas tij, pritej që ajo të […]

The post Çollaku: Hetimet e SPAK po afrohen drejt zyrës së Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Polici kërcënon me armë qytetarin në Tiranë

By: Elva
9 February 2026 at 19:50

Një efektiv policie ka kërcënuar me armën e shërbimit një qytetar gjatë një konflikti të ndodhur sot në zonën e quajtur “Malajziani” në Tiranë. Sipas raportimeve nga mediat, përplasja ka nisur pasi punonjës të një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte automjetin e parkuar pranë ambientit, me pretendimin se po pengonte zonën e shërbimit. […]

The post VIDEO/ Polici kërcënon me armë qytetarin në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Suedia ndryshon ligjin e shtetësisë, rrit kërkesat për emigrantët

By: Elva
9 February 2026 at 19:32

Suedia do të forcojë kriteret për marrjen e shtetësisë, me ndryshime që do të hyjnë në fuqi në qershor dhe që pritet të prekin mijëra emigrantë. Sipas rregullave të reja, aplikantët do të duhet të kenë jetuar në Suedi për të paktën tetë vite, nga pesë vite që kërkohej deri më tani. Përveç kohëzgjatjes së […]

The post Suedia ndryshon ligjin e shtetësisë, rrit kërkesat për emigrantët appeared first on BoldNews.al.

Nga reforma te përplasja: Rama sfidon pavarësinë e drejtësisë

9 February 2026 at 18:01

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë tashmë janë të qarta, madje kanë përshkallëzuar. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje për ndryshime ligjore pas zhvillimeve në çështjen që lidhej me zëvendëskryeministren Belinda Ballukun në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të hënën, Rama deklaroi se do të propozojë ndryshime ligjore për të mos lejuar, sipas tij, ndërhyrjen e pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv.

Qëndrimi vjen pas vendimit të Kushtetueses, e cila la në fuqi pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, masë e marrë më herët nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të lehtësuar hetimet ndaj saj.

Drejtuesi i qendrës ligjore “ResPublica”, Dorian Matlija shprehet se teknikisht kryeministri mund të bëjë një ndërhyrje të tillë dhe i quhet e vlefshme, por nga ana politike e cilëson të shëmtuar.

“Mund ta bëjë [ndërhyrjen], por mund të ketë subjekte të interesuara që mund ta çojnë prapë në Gjykatë Kushtetuese dhe të ketë përplasje. Është një tollovi në vazhdim, që nuk do zgjidhet kollaj,” tha avokati Matlija për Citizens.al.

Sipas tij, “është dilentatizëm të ndryshosh Kodin e Procedurës Penale, ama nëse do të ndryshojë Kushtetutën, i duhen 94 vetë për atë pjesë”.

Një ndërhyrje e tillë rrezikon të krijojë precedent dhe mund të cenojë jo vetëm reformën në drejtësi, por edhe procesin e integrimit evropian të vendit.

“Ndërhyrje në mes të lojës”

Më 6 shkurt, GJKKO, me kërkesë të SPAK, vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, e cila përveç postit të zëvendëskryeministres mban edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Qeveria e ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se në këtë masë po cenohej vullneti i qytetarëve dhe e drejta për të ushtruar pushtetin ekzekutiv.

Gjykata nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për të dhënë një interpretim të qartë për çështjen.

Dalja në një vendim 4 me 4 solli rrëzimin e ankimit, për rrjedhojë pezullimi i saj nga detyra mbeti në fuqi. Megjithatë vlen të theksohet se Balluku vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Mandati i deputetit ofron imunitet për masa të sigurisë si arrestimi apo kontrolli i banesës. Për këtë SPAK ka paraqitur në Kuvend edhe kërkesën për heqjen e imunitetit, kërkesë tp cilën shumica socialiste e mbajti prej muajsh pa shqyrtuar me pretekstin se “nevojitej të shprehej Gjykata Kushtetuese”.

Në një reagim publik Kryeministri Rama njoftoi se mazhoranca do të kërkojë zgjidhje përmes ndryshimeve në legjislacion dhe tregoi hapur se qeveria do ta mbrojë Ballukun duke mos ia lëshuar imunitetin.

“Deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”, u shpreh Rama.

Përballë këtyre zhvillimeve, ekonomisti dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), Zef Preçi, e konsideron problematike çdo ndryshim ligjor gjatë një procesi në zhvillim.

“Çfarëdo ndërhyrje ka efekt vetëm pas miratimit […] Nuk ka akte me efekt prapaveprues. Çështja do të hetohet sipas kuadrit ligjor aktual”, theksoi ai për Citizens.al.

Duke paralelizuar situatën me atë të shfaqur edhe në Serbi. Sipas Preçit, një konflikt i tillë institucional mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit.

Ai shton se mazhoranca mund të synojë zvarritjen procedurale të procesit parlamentar deri në afatet e parashikuara në rregullore.

Ndërsa qeveria ka lënë të kuptohet se nuk e konsideron urgjente shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, Komisioni Evropian kërkon që Kuvendi të veprojë pa vonesa për procedurat që lidhen me heqjen e imunitetit.

Sipas Brukselit, trajtimi i këtyre çështjeve është përgjegjësi e parlamentit, ndërsa lufta kundër korrupsionit mbetet kusht kyç për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Në raportin për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni theksoi se, megjithëse qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar, përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar presion mbi drejtësinë mbeten shqetësim serioz”, citoi ReportTV një zëdhënësi të KE.

Lexoni gjithashtu:

The post Nga reforma te përplasja: Rama sfidon pavarësinë e drejtësisë appeared first on Citizens.al.

❌
❌