Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

“Do të luftojmë për të”, komenti prekës i Xhakës për tifozin e Sunderlandit që humbi babanë bëhet viral në rrjetet sociale

26 December 2025 at 23:47

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka treguar edhe një herë anën e tij njerëzore jashtë fushës, duke dhënë mbështetje morale për një tifoz të klubit, i cili humbi babanë.

Në muajin prill, Ross Appleby, një përkrahës ikonë i Sunderlandit, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Djali i tij, Ray, kishte shprehur dhimbjen për humbjen e babait përmes një postimi në TikTok, duke përmendur edhe rikthimin e Sunderlandit në Liga Premier dhe paraqitjet e shkëlqyera të skuadrës këtë sezon.

Megjithatë, ai nuk e kishte pritur reagimin e kapitenit të ekipit. Në postimin e Rayt, Granit Xhaka la një koment të fuqishëm dhe emocionues:“Ne do të luftojmë për të në çdo ndeshje”.

Mesfushori shqiptar, i cili iu bashkua Sunderlandit këtë verë nga Bayer Leverkusen, pritet të motivojë edhe bashkëlojtarët për ndeshjen e radhës ndaj Leedsit në Premier League.

Xhaka ka kaluar më parë shtatë vite te Arsenali dhe katër sezone te Borussia Monchengladbach.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Do të luftojmë për të”, komenti prekës i Xhakës për tifozin e Sunderlandit që humbi babanë bëhet viral në rrjetet sociale appeared first on Sinjali.

Venezuela liron 99 protestues pas zgjedhjeve të 2024-ës

26 December 2025 at 23:33

Autoritetet e Venezuelës kanë njoftuar lirimin e 99 personave që u arrestuan gjatë protestave pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut dyshojnë se numri i të liruarve mund të jetë më i vogël se sa ai i raportuar nga qeveria.

Protestat shpërthyen pas shpalljes së presidentit Nicolas Maduro si fitues i zgjedhjeve. Shumë qytetarë nuk pranuan rezultatin dhe dolën në rrugë në Karakas dhe qytete të tjera, duke protestuar dhe bllokuar rrugët.

Sipas qeverisë, gjatë këtyre protestave u arrestuan rreth 2.000 persona, përfshirë edhe të mitur.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj qeverisë së Maduros, duke shtuar praninë ushtarake në rajon dhe duke ndërmarrë masa ekonomike. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të ishte më mirë që Maduro të largohej nga pushteti. Autoritetet zgjedhore dhe Gjykata e Lartë e Venezuelës kanë konfirmuar fitimin e Maduros, ndërsa protestat kishin për qëllim kundërshtimin e këtij rezultati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Venezuela liron 99 protestues pas zgjedhjeve të 2024-ës appeared first on Sinjali.

Trump: Unë do të jap fjalën e fundit për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës

26 December 2025 at 23:20

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai do të jetë personi që do të japë fjalën e fundit për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë për Politico, Trump tha se pavarësisht propozimeve që mund të sjellë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në Mar-a-Lago të dielën, “ai nuk ka asgjë derisa Trump ta miratojë”.

“Kështu që do të shohim se çfarë ka”, shtoi Trump.

Zelensky kishte prezantuar më parë një plan paqeje prej 20 pikash, i cili parashikon krijimin e një zone të demilitarizuar, me kushtin kryesor që Rusia të tërheqë forcat nga një pjesë e territoreve në Donetsk. Zyrtarët ukrainas e përshkruan planin si një përpjekje për “të treguar fleksibilitet pa lëshuar territor”.

Trump u shpreh optimist për takimin me Zelenskyn, duke thënë: “Mendoj se do të shkojë mirë me të. Mendoj se do të shkojë mirë me Vladimir Putinin.” Ai gjithashtu shtoi se “do të flasë me udhëheqësin e Rusisë së shpejti”.

Sipas pritshmërive, takimi i së dielës do të përqendrohet te garancitë e sigurisë, menaxhimi i centralit bërthamor Zaporizhzhia, dhe kontrolli territorial i Donbasit, që Moska e ka pretenduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Unë do të jap fjalën e fundit për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës appeared first on Sinjali.

Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

26 December 2025 at 23:11

Për të hyrë në Kosovë, bashkëvendësit po presin vetëm deri në dhjetë minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kaq po pritet në Bërnjak, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinjë, Merdarë e Muçibabë.

Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Tri gra sulmohen me thikë në metronë e Parisit, i dyshuari arrestohet

26 December 2025 at 23:04

Tre gra u sulmuan me thikë të premten pasdite në tre stacione të ndryshme metroje në Paris, në një seri sulmesh që tronditën kryeqytetin francez. Policia ndërhyri shpejt dhe arrestoi një të dyshuar mashkull menjëherë pas ngjarjeve.

Sulmet ndodhën rreth orës 16:00 sipas orës lokale në stacionet République, Arts et Métiers dhe Opéra. Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi incidentet dhe bëri me dije se lëndimet e viktimave nuk paraqisnin kërcënim për jetën, raporton Sky News.

Zjarrfikësit iu ofruan ndihmën e parë viktimave, ndërsa media lokale Le Parisien raportoi se dy gra u goditën me thikë në shpinë dhe kofshë.

I dyshuari, një burrë rreth të 20-ave, u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë në shtëpinë e tij, raportoi C News. Sipas deklaratës së prokurorit, sulmuesi ishte i njohur më parë për policinë dhe u identifikua përmes pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tri gra sulmohen me thikë në metronë e Parisit, i dyshuari arrestohet appeared first on Sinjali.

Osmani për mërgatën: Ju mbajtët gjallë emrin dhe flamurin e Kosovës kur ende nuk valvitej lirshëm në vend

26 December 2025 at 22:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në pritjen e organizuar për mërgatën, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj atdheut.

Ajo përmendi se mërgata është një pjesë e pandashme e atdheut, që përçon dashuri dhe kujdes për Kosovën, edhe mijëra kilometra larg kufijve të saj.

Osmani theksoi se mërgata ka ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën, flamurin dhe kulturën, dhe ka qëndruar pranë vendit edhe në kohë të vështira.

Ka vërtetë një pjesë të atdheut që nuk qëndron brenda kufinjëve të hartës, por zemra për atdheun ju rreh edhe nga mijëra kilometra larg. Ka një Kosovë që përveç gjuhës sonë të zemrës, gjuhës shqipe, flet edhe shumë gjuhë të tjera, që punon në shtete të largta, por mendimin dhe zemrën gjithmonë i mban këtu. Kjo Kosovë, është mërgata jonë, një copë atdheu që jeton larg, dhe afër njëkohësisht, që nuk u shkëput kurr edhe kur u detyrua të largohej. Nderi i një kombi matet me ata që i qëndojnë atdheut pranë dhe atëherë kur fizikisht janë larg. Janë disa njerëz të cilët asnjëherë nuk kërkuan lavdi, mirëpo me veprat e tyre gjithnjë i dhanë lavdinë më të lartë atdheut, e tillë është mërgata jonë. Ajo që i dha mbështetje kombit, në kohët më të rënda, e ajo që na gjendet pranë edhe sot, teksa vendi jonë përballet me sfida të reja. Ju jeni dëshmi se atdheu nuk është vetëm vend, por është edhe besë, është kujtesë, dhe njëkohësisht përgjithësi. Jeni ata që e mbajtët gjallë emrin e Kosovës në kohët më të rënda, ata që e bartët flamurin tonë kombëtar, nëpër botë, kur ai ende nuk valvitej lirshëm këtu në Kosovë. Ata që e ruajtët gjuhën edhe krenarinë, në ditët më të vështira për ne. Prandaj sot, kur ju themi të gjithëve mirëseerdhët në atdhe, nuk po ju presim si mysafir por si pjesë e pandashme e vetvetes sonë.”, tha Osmani, përcjell Sinjali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani për mërgatën: Ju mbajtët gjallë emrin dhe flamurin e Kosovës kur ende nuk valvitej lirshëm në vend appeared first on Sinjali.

KQZ: Në 888 nga 948 qendrat e votimit mund të ketë ndërprerje të energjisë

26 December 2025 at 22:48

Nëse nuk ndodhin parregullsi zgjedhore, dita e zgjedhjeve më 28 dhjetor mund të karakterizohet edhe nga ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë mbledhjes së mbajtur të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shprehu shqetësim lidhur me ndikimin që një ndërprerje e mundshme e energjisë mund të ketë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 948 qendra votimi që do të jenë të hapura të dielën, 888 mund të përballen me ndërprerje të furnizimit me rrymë.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, tha se kjo situatë është shumë shqetësuese për procesin zgjedhor:

“Një raport të cilin ju na keni dërguar, për mua është shumë shqetësues, për faktin se ka paralajmërime se diku në 888 qendra votimi mund të mos ketë energji elektrike. Kjo s’do të thotë që ndoshta tërë ditën, por në këto qendra në bazë të informatave dhe raportit që posedojmë dhe për më keq, 666 prej tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë që potencialisht nuk do të ketë energji elektrike”, tha Gashi në mbledhjen e KQZ-së.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, shprehu shpresën që të mos ketë ndërprerje të energjisë, por theksoi se kjo varet nga konsumi në ditën e votimit. Ai vuri në dukje se gjysma e qendrave të votimit nuk kanë alternativa të tjera të furnizimit me energji:

“Pika më problematike në tërë territorin e Republikës së Kosovës është Rahoveci, e cila e shpërndan energjinë edhe për Komunën e Malishevës. Janë dy komuna që janë shumë problematike, edhe është qendra e Prizrenit, ku transmisioni i cili e furnizon Prizrenin, e furnizon edhe komplet Komunën e Dragashit. Këto janë dy shqetësimet më të mëdha të KOSTT-it sa i përket transmisionit”, tha Buzhala, duke njoftuar për takimin me përfaqësuesit e KEDS-it dhe planin operativ që i është komunikuar nga ata.

Pas takimit me KQZ-në, KEDS-i ka dhënë zotimin se do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji gjatë ditës së zgjedhjeve:

“Do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin. Në secilin vendvotim do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme, do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale, ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit, kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit”.

Disa komuna të Kosovës kanë përjetuar reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit, dhe sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ndërprerja e rrymës ka qenë pasojë e mbingarkesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Në 888 nga 948 qendrat e votimit mund të ketë ndërprerje të energjisë appeared first on Sinjali.

Zhduket nga Suedia bufi i dëborës, shkak ndryshimet klimatike

26 December 2025 at 22:25

Bufi i dëborës është shpallur i zhdukur në nivel rajonal në Suedi. Për herë të parë në 20 vjet, vendi ka humbur zyrtarisht një specie shpendi.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e numrit të tyre, duke prishur ekosistemin e brishtë arktik.

“Dimrat më të ngrohtë sjellin më shumë shi dhe më pak borë, duke shkatërruar tunelet e borës ku mbështeten lemingët – burimi kryesor i ushqimit të bufëve të dëborës,” shpjegoi revista BirdLife International.

Bufi i dëborës, një nga speciet më të mëdha të bufëve në botë, jeton në rajonet e ftohta të Arktikut, përfshirë Alaskën, Kanadanë, Rusinë veriore dhe Skandinavinë.

Ai është bërë i njohur edhe në kulturën popullore përmes personazhit Hedwig në filmat e Harry Potter.

Është e vështirë të ngatërrosh një Buf të Dëborës me një zog tjetër. I madh, i bardhë i ndezur dhe tepër i hijshëm, është një nga bufët më të mëdhenj në botë. Normalisht folezon shumë lart në Arktik, pas rritjes dhe rënies së popullatave të lemingëve. Në vitet e mira, kur ushqimi është i bollshëm, disa migrojnë në jug dhe vendosen në malet suedeze.”

Në nëntor, Qendra Suedeze e Informacionit për Speciet propozoi klasifikimin e bufit të dëborës si “të zhdukur” në Suedi, pasi nuk është vërejtur asnjë folezim që nga viti 2015.

Ky institucion, pjesë e Universitetit Suedez të Shkencave Bujqësore (SLU), përditëson Listën e Kuqe çdo pesë vjet, ndërsa versioni i rishikuar pritet të publikohet në mars 2026.

Por jeta nuk ka qenë kurrë e lehtë për këtë specie. Në vitet 1800, në disa pjesë të botës, ajo ishte ndër bufat më të persekutuar. Mijëra u qëlluan për taksidermi, dhe të rriturit dhe vezët u gjuanin për ushqim.

Sipas një studimi të botuar në revistën Bird Conservation International në fund të vitit 2024, popullata globale e bufëve të dëborës vlerësohet në 14,000 deri në 28,000 individë në çiftëzim.

Në vitin 2017, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e klasifikoi specien si të cenueshme, pas një rënieje prej rreth 30% të popullatës globale në dekadën e fundit.

Megjithatë, biologu Mikael Svensson nga Banka e të Dhënave të Specieve SLU thekson se, edhe pse nuk shihen më në Suedi, bufët e dëborës nuk janë zhdukur nga e gjithë Skandinavia. Një rikthim i lemingjeve mund të nxisë, me kalimin e kohës, rikthimin e bufëve të dëborës, të cilët migrojnë në mënyrë të çrregullt për mijëra kilometra, në varësi të disponueshmërisë së gjahut.

Pavarësisht këtyre sfidave, Bufët e Borës janë zogj të jashtëzakonshëm. Ata mund ta dëgjojnë prenë e fshehur nën borën e thellë dhe zhyten drejt e nëpër të për ta kapur atë.

Të kamufluar në mënyrë të përsosur në peizazhin arktik, ata mund të jetojnë për dekada në disa nga kushtet më të ashpra në Tokë.

Dhe për një kohë të gjatë, Suedia u ofroi pikërisht atë që u nevojitej: mot të ftohtë, peizazhe të hapura, ligatina dhe shumë brejtës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket nga Suedia bufi i dëborës, shkak ndryshimet klimatike appeared first on Sinjali.

Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën  pas një debati për ndeshjen e NFL-së

26 December 2025 at 22:01

Një burrë 47-vjeçar nga Florida vrau gruan e tij dhe plagosi të bijën, para se të vriste veten, pas një konflikti për ndeshjen e këtij të hëne të NFL-së.

Sherifi i Qarkut Polk, Grady Judd, tha se Jason Kenney kreu vetëvrasjen disa orë pasi kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe plagosi vajzën e tij 13-vjeçare, duke e qëlluar në fytyrë.

Sherifi shtoi se ngjarja ndodhi pasi gruaja i sugjeroi Kenney-t që të mos shikonte ndeshjen e të hënës midis San Francisco 49ers dhe Indianapolis Colts.

Sipas raportimeve, Kenney kishte konsumuar alkool ndërsa konflikti degradoi, gjë që bëri që gruaja t’i kërkonte djalit të saj 12-vjeçar të thërriste 911.

Djali vrapoi te shtëpia e një fqinj, kur dëgjoi të shtëna armësh. Kur policia mbërriti, gjetën gruan, Crystal Kenney, të vrarë, ndërsa vajza 13-vjeçare kishte plagë nga të shtëna në shpatull dhe fytyrë. Adoleshentja ndodhet aktualisht në spital./Fox13/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën  pas një debati për ndeshjen e NFL-së appeared first on Sinjali.

Mohamed Salah uron Krishtlindjet! “Shpërthejnë” polemikat në rrjet

By: D Marku
26 December 2025 at 23:54

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të ardhmes së tij, por për një moment privat që ka ndarë me ndjekësit e tij. “Ylli” i Liverpool ka publikuar një foto familjare, e cila e tregon atë duke festuar Krishtlindjet me gruan dhe vajzat e tij para pemës së Krishtlindjes.

Ky moment i thjeshtë dhe i ngrohtë ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave dhe medieve, duke i dhënë një pamje tjetër të jetës së tij jashtë fushës së futbollit.

Postimi i Mohamed Salah me mbishkrimin “Gëzuar Krishtlindjet” ka gjeneruar një reagim masiv në rrjetet sociale, me mbi 50,000 komente dhe më shumë se 500,000 pëlqime brenda vetëm 30 minutash. Megjithatë, shumë egjiptianë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në komentet poshtë fotos, duke e sulmuar 32-vjeçarin. Ata kanë argumentuar se, si një person që i përket fesë islame, Salah po shkel disa parime fetare, duke i cilësuar urimet për Krishtlindje si të papranueshme dhe “haram” (ndaluar). Ky reagim ka nxitur një diskutim të gjërë rreth kufijve të fesë dhe tolerancës ndërfetare, duke theksuar se gjithsesi, Salah vazhdon të jetë një figurë shumë e dashur për shumë njerëz, përfshirë ata që ndjekin besime të tjera.

Salah ka treguar më shumë se njëherë se i përket besimit Islam. futbollisti ka shpërndarë shpesh foto së bashku me familjen e tij duke vizituar Mekën në Arabinë Saudite, gjithashtu një nga vendet e shenjta për popullin islamik. Në fakt, tifozët e zjarrtë mund të kujtojnë sulmuesin që shpesh lutej në fushë përpara se të fillonte ndonjë ndeshje.

The post Mohamed Salah uron Krishtlindjet! “Shpërthejnë” polemikat në rrjet appeared first on Albeu.com.

Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

By: D Marku
26 December 2025 at 23:23

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin e tij të dytë të madh lidhur me skandalin 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

Najib, 72 vjeç, u akuzua për përvetësimin e gati 2.3 miliardë ringit malajzian (rreth 569 milionë dollarë) nga fondi sovran i pasurisë së vendit, 1MDB, dhe u shpall fajtor për katër akuza për shpërdorim pushteti dhe 21 akuza për pastrim parash.
Vendimi i gjykatës, i shpallur të premten në Putrajaya, pasoi shtatë vjet procese ligjore dhe dëshmira nga 76 dëshmitarë. Ky është dënimi i dytë për Najib në lidhje me 1MDB, pasi ai është tashmë i dënuar dhe në burg për një tjetër rast të lidhur me këtë skandal.

Dënimi i fundit përfshin katër akuza për shpërdorim pushteti dhe 21 akuza për pastrim parash, ku ai do të vuajë një dënim të përgjithshëm prej 15 vitesh burg.
Ndërsa Najib kishte kërkuar që të vuante pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpiak, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij të hënën.
Skandali i 1MDB bëri bujë ndërkombëtarisht dhe përfshiu figura të njohura nga Malajzia, Goldman Sachs dhe Hollywood. Hetuesit kanë vlerësuar se rreth 4.5 miliardë dollarë u shpenzuan nga ky fond në xhepa privatë, duke përfshirë edhe atë të Najibit.
Avokatët e Najibit kanë pretenduar se ai u mashtrua nga këshilltarët e tij, përfshirë Jho Low, financierin që mbetet i lirë dhe i akuzuar për përfshirje në skandal.
Në vitin 2020, Najib u shpall gjithashtu fajtor për përvetësim të 42 milionë ringit (rreth 10 milionë dollarë) që ai mori nga një njësi e 1MDB, SRC International, dhe u dënua me 12 vjet burg. Ky dënim u përgjysmua vitin e kaluar, por ky i fundit është më i rëndë dhe ka të bëjë me një shumë më të madhe parash.

The post Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg appeared first on Albeu.com.

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Besoj ende se do rikthehem në pushtet

By: D Marku
26 December 2025 at 22:39

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe shpalljen non grata, për të cilën u shpreh se ishte një rrufe në qiell të hapur.

“Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën”, tha ai.

Berisha tha se demokratët ia kanë dalë me kauzën e tyre duke shtuar se beson edhe se do t’ia dalin për t’u rikthyer në pushtet.

“Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën. Kisha besuar. Sikundër besoj dhe sot. Patjetër. Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Vetëm mision. Ministrat e mi, mision. Qeverisja është mision. Anëtarësimi në NATO, mision. Infrastruktura mision. Edhe diktatorin e përzumë me votë. Pse qëndrova? Në 13 dhjetor u thashë mirupafshim. Do mbetem mik i PD-së dhe gjatë gjithë natës mendova se bëra gabim se duhet të qëndroj me Kosovën. Shkruaja çdo ditë. Facebook ishte gazeta ime. Dhe unë merresha me të. E kam përdorur. Lexoja. Natyrisht kam shkruajtur disa nga kujtimet por nuk jam fans i autobiografive. Ekziston diçka. Kisha jetuar në diktaturë, një nga mësimet ishte se qëndrimi në kohë të gjatë në karrige nuk është i dobishëm për vendin. Edhe sot e mendoj. Kam dhënë dorëheqjen. Pa ndonjë keqardhje të madhe. Mendova se unë përmbusha. Ishte një rrufe në qiell të hapur. Më kishte thënë Rama po censurohesh, se ke dekonspiruar kundër politikës së jashtme SHBA. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë dinjitetit tim. Ishte beteja për dinjitetin tim. Kur ata kërkuan të mos hyj në parlament. Atë se bënë dot. Kur në tërbim, Yuri Kim bënte çdo gjë që të kontrollonte Lulzim Bashën si kryetar partie. Kjo nuk mund të ndodhte. U vendosëm në një izolim të paprecedent. Nga burokratë të korruptuar europianë dhe botëror. Ne ia dolëm dhe do ia dalim. Është kauzë e drejtë. Për të qenë i suksesshëm duhet të ketë moral dhe empati. Jashtë moralit dhe empatisë e kam të vështirë të mendoj. Mund të kesh sukses por do jesh problem i madh”, ka thënë Berisha.

The post “Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Besoj ende se do rikthehem në pushtet appeared first on Albeu.com.

Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

By: D Marku
26 December 2025 at 22:28

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës, duke rikthyer problemet kronike të menaxhimit të ujësjellësit.

Tubacioni me diametër 1000 mm, i dëmtuar ditën e sotme, ka ekspozuar jo vetëm dobësinë e rrjetit, por edhe mungesën e investimeve afatgjata në sigurinë e furnizimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, dhe kreu i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, inspektuan nga afër dëmtimin, ndërsa qytetarët mbetën pa ujë në mes të ditës.

Burime konfirmuan se pasditja solli një zgjidhje provizore, e cila nuk garanton stabilitet dhe mbetet larg një zgjidhjeje përfundimtare.

Ndërhyrja e plotë është shtyrë për orët e mëngjesit, duke lënë qytetin të varur nga improvizime./ Boldnews

The post Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 26 December 2025Main stream

Bebe Rexha deklaron se është ende beqare: Santa nuk më solli ndonjë këtë vit

26 December 2025 at 21:47

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një set fotografish festive të publikuara në Instagram, ku shfaqet elegante dhe provokuese njëkohësisht.

Në imazhet e ndara me fansat, artistja paraqitet e veshur me një kostum të bardhë, të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, duke krijuar një stil që ndërthur elegancën, sensualitetin dhe atmosferën dimërore. Fotografitë janë realizuar në ambient të brendshëm, pranë pemës së Vitit të Ri, e zbukuruar me drita dhe elemente festive, duke i dhënë setit një ndjesi intime dhe festive.

Bebe Rexha ka zgjedhur poza të ndryshme – nga ato më artistike deri te close-up-et, ku bien në sy grimi i sofistikuar, flokët e kapura me aksesorë delikatë dhe detajet e manikyrit. Paraqitja e saj është pritur me komente të shumta pozitive, ku fansat kanë lavdëruar stilin dhe sharmin e këngëtares.

Në njërin prej postimeve, Rexha ka shtuar edhe një mbishkrim me nota humori: “Santa didn’t bring me anyone. Still single (Ende beqare, Santa nuk më solli ndonjë këtë vit)”, koment që ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bebe Rexha deklaron se është ende beqare: Santa nuk më solli ndonjë këtë vit appeared first on Sinjali.

Zelensky thotë se është “i gatshëm të thërras referendum për planin e Trump me armëpushim”

26 December 2025 at 21:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të diskutojë çështjet territoriale, pengesa kryesore në bisedimet për t’i dhënë fund luftës, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Florida të dielën, ndërsa një kornizë paqeje prej 20 pikash dhe një marrëveshje për garanci sigurie janë afër përfundimit.

Duke njoftuar takimin, Zelensky tha se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, ndërsa Uashingtoni po bën përpjekje për t’i dhënë fund luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Sa i përket çështjeve të ndjeshme: Ne do të diskutojmë si për Donbasin ashtu edhe për centralin bërthamor të Zaporizhzhisë. Sigurisht që do të diskutojmë edhe për çështje të tjera”, u tha ai gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.

Axios më vonë citoi Zelenskyn të thoshte se shpresonte të binte dakord për një kornizë paqeje me Trump gjatë takimit dhe se do të ishte i gatshëm ta sillte atë kornizë në një referendum në Ukrainë nëse Rusia pranon një armëpushim.

Moska dëshiron që Ukraina të tërhiqet nga pjesët e rajonit lindor të Donetskut që trupat ruse nuk kanë arritur t’i pushtojnë gjatë pothuajse katër viteve të luftës, ndërsa kërkon kontroll të plotë të Donbasit, që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kievi dëshiron që luftimet të ndalen në vijat aktuale të betejës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky thotë se është “i gatshëm të thërras referendum për planin e Trump me armëpushim” appeared first on Sinjali.

Rrezarta Krasniqi: LDK-ja është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet

26 December 2025 at 21:03

Rrezarta Krasniqi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, me numër 36, ka reaguar pas një tubimi përmbyllës së partisë, duke theksuar bashkimin rreth numrit 123 dhe thirrjen për ndryshim në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se gjatë këtij tubimi është ndjerë një energji e jashtëzakonshme për të nisur një kapitull të ri për vendin, duke e cilësuar atë si të domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës.

“Sonte e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë. Në këtë tubim ndjemë energjinë e jashtëzakonshme për të filluar një kapitull të ri dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet, andaj të dielën votojmë për ndryshimin e madh. Ky është momenti ynë vendimtar! Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin! ✌✌”, ka shkruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezarta Krasniqi: LDK-ja është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet appeared first on Sinjali.

Mes pasigurive, Lewandowski i thotë “jo” largimit nga Barcelona

26 December 2025 at 20:57

Robert Lewandowski nuk ka në plan të largohet nga Barcelona, pavarësisht pasigurisë në rritje sa i përket rolit të tij në skuadër dhe situatës kontraktuale.

Sipas “Sport”, sulmuesi 37-vjeçar është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të rikthejë peshën e tij në ekip, edhe pse ka humbur statusin e titullarit si numër 9, me Ferran Torres që ka marrë më shumë hapësira në repartin ofensiv.

Lewandowski po hyn në gjashtëmujorin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor, dhe duhet ta bindë klubin për një rinovim. Nga 1 janari, ai ka të drejtë të negociojë lirshëm me klube të tjera, ndërsa interes konkret për të ka nga MLS dhe Arabia Saudite.

Në këtë sezon, polaku ka realizuar tetë gola në La Liga, por ka kaluar rreth një muaj pa shënuar, ndërkohë që problemet fizike janë shfaqur më shpesh. Kjo situatë ka shtuar dilemat brenda klubit lidhur me vazhdimësinë e tij si lider i repartit ofensiv.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po e menaxhon me kujdes ngarkesën e sulmuesit, duke shpresuar që përvoja dhe instinkti i Lewandowskit të jenë vendimtare në pjesën e dytë të sezonit dhe në momentet kyçe.

Megjithatë, nëse Lewandowski nuk arrin të rikthejë ndikimin dhe të riafirmohet si titullar i padiskutueshëm, largimi i tij do të bëhej një opsion realist, duke e detyruar Barcelonën të rishikojë planet për pozitën e sulmuesit qendror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mes pasigurive, Lewandowski i thotë “jo” largimit nga Barcelona appeared first on Sinjali.

Fundjava e fundit e vitit 2025 sjell mot të ftohtë dhe temperatura nën zero

26 December 2025 at 20:40

Fundjava e fundit e vitit 2025 sjell mot të ftohtë dhe temperatura në minus.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë fundjavë pritet mot i ftohtë me vranësira dhe intervale dielli.

Të shtunën, temperaturat do të luhaten nga -3 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa të dielën, më 28 dhjetor, priten temperatura nga -6 deri në 3 gradë Celsius.

“E shtune – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimale. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, shton njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundjava e fundit e vitit 2025 sjell mot të ftohtë dhe temperatura nën zero appeared first on Sinjali.

Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën

26 December 2025 at 20:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të pretendojë rritje dhe zhvillim ekonomik gjatë qeverisjes së vet tash pesë vjeçare.

Kurti ka bërë krahasime ironike me ish-udhëheqësit e vendit, duke thënë se më parë ekonomia funksiononte si një veturë e futur në marshin e parë, ndërsa tani vendi po lëviz në marshin e tretë.

“Sa i përket rritjes ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kjo do të thotë se, edhe nëse ata kanë pasur drejtimin dhe kahun e duhur, e kanë lënë shtetin si një veturë në marshin e parë dhe e kanë lodhur duke e mbajtur vetëm aty. Ne, nga ana tjetër, jemi trefish më të shpejtë, sepse jemi në marshin e tretë”, tha Kurti.

Ai foli edhe për sektorin e energjisë, duke njoftuar se në vitin 2026 do të rikthehet skema që shpërblen ata që kursejnë energji.

“Kushdo që në një muaj të vitit 2026 dëshmon me faturë se ka shpenzuar më pak se në të njëjtin muaj të vitit 2025, do të shpërblehet për këtë kursim. Kush kursen më shumë, shpërblehet më shumë. Rreth 200 mijë familje do të mund të përfitojnë nga kjo skemë”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon me bombë në Kharkiv, vriten dy persona – plagosen tetë të tjerë

26 December 2025 at 20:30

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë ajrore të drejtuar nga Rusia në një rrugë qendrore të lagjes Shevchenkivskyi në Kharkiv, Ukrainë, njoftuan autoritetet lokale të premten.

“Një burrë vdiq në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në ambulancë”, deklaroi Oleg Synegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, përmes një njoftimi në Telegram.

Sulmi goditi një nga autostradat kryesore të qytetit, duke shkaktuar që disa makina civile të marrin flakë dhe të thyhen dritaret e ndërtesave të apartamenteve dhe shtëpive private në zonë, shtoi Synegubov.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kishte objekte ushtarake në zonën e sulmuar, dhe njësitë e emergjencës së bashku me forcat e rendit po shqyrtojnë aktualisht dëmet e shkaktuara në strukturat civile.

Rusia ende nuk ka reaguar ndaj raporteve për sulmin në Kharkiv, ndërsa verifikimi i pavarur i ngjarjes mbetet i vështirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon me bombë në Kharkiv, vriten dy persona – plagosen tetë të tjerë appeared first on Sinjali.

❌
❌